Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poetja Suzana (Meminaj) Zisi
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

suzana_zisi






PËR TY QË PO MË LEXON TANI…



Ty,
që këtë çast lexon këto vargje,
Të falem…!
Në sytë e tu,
gjallojnë dridhjet e mia…
Nuk e njoh lodhjen,
nuk di të ndalem,
nëse harroj, më zgjon vetmia.
Nis e gërmoj aty mes rreshtash,
një varg, që shpirtin të ta ngroh.
Ritmin,
lëkundjen e valëve,
në detin që ta prek s’kam kohë.
Flatroj pastaj mes errësirës,
grimcat e dritës t’i shpëtoj.
Në agun e këtij mëngjesi,
t’i mbjell, e sytë të ti ndriçoj.
E nëse drita s’vjen te ti,
por shuhet tej ngadalë-ngadalë,
e ngërthej shpirtin,
e me të gdhend, një varkëzë me emrin: “Fjalë”.
Ti,
i ulur brenda saj,
Nëse do ndihesh i gëzuar,
Embël, do më pëshpëritësh:
“Është shpirti yt, duhet lexuar...”
************************
Kush mundohet te lendoje poetet ne menyre qellimkeqe ,eshte i poshter e maskara,njeri pa ndjenja njerezore,eshte nje kafshe! Poetet jane race e vecante njerezore,me shpirt te bute e human,ata dijne te falin,ate dijne te dhurojne vetem kenaqesi per shpirtrat tane te helmuar me urrejtje per njeri tjetrin.Su... te falenderoj nga zemra per clirimin qe i bene shpirtit tim ,qenies sime.Kur lexoj poezite e tua te mrekul;lueshme,te cilave ju ke dhene jete nga jeta jote,i harroj hallet dhe problemet qe me proekupojne per aq kohe sa lexoj krijimet e tua Su ....Faleminderit poete!

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Shtator 2009 22:01
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Nata…


Që dashuria ndonjëherë pjell urrejtjen,
Unë këtë e dija.
Nata - Jo…

Ndërkohë që hapësirash bënte fole,
e përpiu “të zezën” tënde, nën petkun e errësirës së saj,
I buzëqeshi mëngjesit me një: “Po”

Belbezimet e tua të fundit si dëgjoi, se…
Veshët i puthiti me pëllëmbë dhe u tret nëper re…

S Zisi

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2009 21:29
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Poetja Su... shkruan edhe proze me nje stil te vecante

HIJA E ZEZE

Pasi mbaroi pjatën e parë, ndjeu një si hapësirë në bark, kraharor, fundbark. Kur mbaroi të dytën, ajo u zgjerua. Trupi iu fry nga boshllëku. Pasi mbaroi të tretën, e kuptoi se ushqimet ishin pa peshë.
....Iu kujtua fëmijëria. Babai i punonte në minierë. Edhe nëna. Duart e tyre të zeza i dilnin shpesh në ëndërr. Duart e tyre të zeza gatuanin, atje, ato pak pare sa për të jetuar. Duart e zeza të nënës nuk i zbardhi as mielli, kur mbrunte bukën, as sapuni Lux që i fali një mikeshe…!
Mendimet e tij të zeza... Si mund të ishin ndryshe? Si mund të ishin ndryshe, përderisa edhe duart e tij po nxiheshin? Shihte me zili në televizorin e fqinjit, duart e bardha të kryeqytetasve dhe një urrejtje e pafund e pushtonte. Urrente duarbardhët e Tiranës dhe duarzinjtë e qytezës.
Dashuria e parë... Ishte e bardhë, vajza e drejtorit të gjimnazit. E hijshme, me duar të pambukta. Vec sytë i kishte të zinj. Martesa, me vajzën “e bardhë” në qytezën “e zezë”, nuk ndryshoi asgjë. Megjithëse mbante doreza kur punonte, duart i kishte të zeza. Dhe jo vetëm duart. Qymyri depërtonte kudo, përshkonte çdo rregull, ligj e pakt.
Qymyri të nxinte edhe jetën! ǒngjyrë kishte gjaku i tyre vallë? Po gjaku i saj?
Filloi të shkonte me femrat e minierës. “Këto duarzezat janë të mira në seks” mendonte. Tashmë, kur goca tre vjeçe dhe bebja në barkun e duarbardhës i kishin hedhur prangat, atij i lindi dëshira e zjarrtë dhe dashuria e tij e fundit. Të ishte i lirë.
Vitet e universitetit kaluan shpejt. Studionte deri vonë. Duhej të qëndronte mbi gjithçka. Duhej të injoronte duarbardhët dhe duarbardhat. Ai i urrente ata dhe hakmerrej duke i poshtëruar me mospërfillje. Ishte simpatik dhe tërhiqte vëmendjen e femrave, por, i vendosur, nuk u dorëzohej pasioneve të momentit. Sa herë shkonte në qytezë, pranë familjes, shfrynte dufin në gjinjtë e duarzezave. Çlironte streset e krijuara nga trillet e përfytyruara në vetminë e dhomës së konviktit. Kjo qytezë, ishte kufiri midis asaj që urrente dhe donte. Po ç’donte vallë? Lëkura filloi t’i nxihej (nga natyra ishte pak ezmer). Diellin e urrente. Këmishat edhe në piskun e vapës i mbante me mëngë të gjata. Ditën që i vdiq babai qau shumë. Por, brenda qenies së tij tragjike, një dozë gëzimi gëlonte: “Iku një duarzi”.Ndërsa vazhdonte të lexonte e të kulturohej, i lindi edhe një djalë. Tre fëmijë. O Zot! Tre qenie që do i ndiqte nga pas hija e zezë e gjyshërve...!
U emërua në kryeqytet. Një shtëpi komode, një punë e mirë, larg qytezës. Megjithatë, sa herë që duarbardha shtronte tryezën, duhma e qymyrit ishte më e fortë se erërat e gjellëve.
Punonte shumë. Megjithatë gjithçka i koklavitej e ngatërrohej. Për të argumentuar diçka, i binte rreth e qark, pastaj dilte në një rrugë pa krye duke e humbur fillin e mendimit. Belbëzonte pa kuptim dhe e ndiente shpërqëndrimin deri në palcë. Vetvetiu u largua nga shokët, miqtë. Tashmë, larg qytezës, filloi ta mbushte boshllëkun duke gjuajtur bjondet, lëkurëbardhat, sybardhat.
Një sybardhë, pakëz më e madhe se vajza e tij, e bëri të harrojë hijen e zezë, por jo ambicien për t’iu kundërvënë duarbardhëve. Por, një ditë, duke ngrënë feta sallami të zier në shtëpinë e sybardhës, diçka i ngeci në fyt. Për pak u nda nga jeta. E shpëtuan grushtat e vegjël të saj që e godisnin pa pushim në shpinë. Pas një stërmundimi të gjatë, arriti të nxirrte nga fyti një kokërr piperi të zi. O perëndi! Hija e zezë! – thirri dhe humbi ndjenjat. Të nesërmen, u largua prej sybardhës, duke urryer diellin, ngjyrat, dhe gjithë ç’ishin të bardha...

...Tashmë, në një shtet të fuqishëm të Europës, në një restorant luksoz, ndihej i pafuqishëm. Hante pambarim dhe hapësira nuk i mbushej. Ajo zmadhohej e zmadhohej duke i kapërcyer të tëra përmasat e imagjinueshme. Universi brenda barkut të tij ishte sa një kokërr piperi të zi. Iu prenë forcat. Piruni i ra nga dora. Përmasat e hapësirës po zmadhoheshin. Ndërsa ndiente dobësimin e shqisave, një drithmë kënaqësie e përshkoi. Po vdiste. Po shpëtonte nga hija e zezë. Iu duk sikur larg, nga Shqipëria, i vinin zëra e pëshpërima të frikshme. Nuk donte t’i kuptonte. Por, ata flisnin gjuhën e tij. Zërat këlthisnin se fajin nuk e kishin duart e zeza të nënës, të fqinjëve. E zeza, ishte në mendjen e tij. O Zot! – klithi. Po e marr me vete edhe në varr. Mbështeti kokën mbi tavolinën e restorantit luksoz, duke perceptuar shpërbërjen e ngjyrave, zbardhjen…! Të zezën, nuk e përceptoi dot, sepse...vdiq.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2009 20:22
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Pse përpëlitesh?



Nuk ndihesh mirë në xhepin tim? Pse përpëlitesh?
Te kishin flakur në rrugë…Atje, nën peshën e këpucëve dhe shapkave të këmbësorëve që luten për ty në kishat e praruara por, kur ti u shfaqesh në formën e një ikone në rrugë, të shkelin me këmbe…!
Je më mirë aty në xhepin tim, mes atyre pak lekëve që kam kursyer këto dy muaj të nxehtë e sfilitës. Mes lekëve…Janë të shenjta për mua ato, ndonjeherë më të shenjta se vetë Ti. Harrova të të them që quhem Kris. Kristia. ǒrastësi! Pothuajse mbajmë të njëjtin emër ose më mirë të themi që të kanë pasur parasysh ty, kur më regjistruan në zyrën errët të gjendjes civile, mes pluhurit të bardhë të llokumeve, dhe erës së mykut që dilte nga sirtarët e kalbur…!
U linda në një ditë qershori te 1967-ës. Ështe viti kur u prishën kishat e xhamitë ne vendin tim. Hej, mik, harrova të të them që jam nga Shqipëria, megjithëse Ti, këtë duhet ta dish se je djali i ATIJ, të madhit që të krijoi Ty, sigurisht dhe mua, një prej miliarda qenieve të mjera të këtij universi.
Jam msuese. Pse qesh? Te duket e cuditshme qe nje mesuese pastron dhoma hoteli dhe lan pjata? Eh, miku im…Duhen ca leke…Duhen shume leke…Pse duhen? Qenke i pa informuar fare ti… Nuk i degjon fare ata qe te luten e falen cdo dite per ca pare? Degjo, se mos me thuash se c’jane paret se…!

“Jasu Kris!”
“Jasu Eleni!”

Degjon? Mberritem. Kjo qe me foli, eshte pronarja e hotelit, Eleni ose me e mire te themi Helena. Helena e Trojes…Trojes qe u dogj per faj te saj. Po te mos ish ajo, nuk do ish as kali dhe po te mos ish ai kale, nuk do ish as hija e tij e rende e tradhetise. Por kjo nuk eshte ajo e Trojes por i ngjan asaj, madje shume. E bukur, dredharake, joshese!

“Eja Kris, jane nje pirg me ene ketu, pse je kaq e hutuar? Apo do pime nga nje xhin si fillim?”

E degjon miku im? I pelqen te pije qe ne pike te mengjesit. Do dhe shoqeri. Nuk eshte dhe aq e keqe. Ndonjehere, kur me sheh te merzitur, me mbush nje gote plot dhe me peshperit: ”Kris, eshte e ndyre jeta, Kurajo! Ec te pime e ne djall pjatat e gotat…!”
Po fle ti? Hej, me degjo pra, ki pak durim, ti qe na mesove si te durojme. Ku e lame? Po, tek Helena. Nuk e lame aty biseden? Po ku? Aha, tek fakti qe ndonjehere une merzitem. Po, e vertete. Ndonjehere merzitem, madje merzitem shpesh ose me mire te themi qe une jam gjithmone e merzitur. Pse? Pse? Pse????? Po qenke i cuditshem ti…Nje bote e tere qe te ka idhull, beson se ti sheh, i ndihmon, u qan hallet…!
Uuuuuuuuuuu…me vjen te uleras e te cjerr faqet!!! Cfare zhgenjimi miku im…! Mire, mire po te fal. Ndoshta, kujtesa jote, eshte e dobet. Ne, jemi shume dhe mendja jote, eshte nje. Jemi shume ne mik.

“Kris, qenke ne forme sot…”
“Faleminderit shef, edhe ti…”
“Tek dymbedhjeta ki pak kujdes…Kishin pire shume mbreme. Po do,
te ndihmoj dhe une…!”
“Falemindrit, je shume i sjellshem por…une mund tia dal vete”
“Ok, ti e di…”

Ky, eshte shefi im, burri i Elenit. E sheh si i shkelqejne syte? Eshte si nje ujk i uritur perballe femrave por asnjehere nuk e tepron, te pakten ne raport me mua. Do te te shpjegoj se cdo te thote shprehja “ujk i uritur”??? Po ti qenke krejt naiv miku im…Po te te nis sqarimin, duhet ta filloj nga fillimi fare…nga Eva dhe Adami. I njeh? Nuk i njeh???
Do filloj perseri te uleras…Uuuuuuuuu….! E di qe clirohem kur uleras? Edhe ti ke uleritur shume kur te kryqezuan…por me mire te mos flasim per ty, jane gjera qe une i di mire. Flasim per mua. Ti nuk me njeh fare.
Jeta eshte e cuditshme mik. Une, po te mos ekzistonte im ate e ime me, nuk do isha sot ketu, nuk do te te ngrija nga rruga ku te kishin flakur dhe ti do ishe ende atje duke renkuar nga dhimbjet…! Une nuk do isha ketu, nqs im vella nuk do notonte mes nates se erret nga Saranda per Korfuz…!
Une nuk do isha ketu, nqs nuk do shtrohesha urgjentisht ne nje spital te Athines. Eh, nje hemorragji pas lindjes. Ende nuk ndihem mire por, me duhet te punoj. Vajzat e mia… Nuk te thashe qe kam dy binjake te vogla e te bukura? Po te mos ishin ato, nuk do punoja une ketu, jo. Po, te mos isha martuar, nuk do kisha lindur. Epo, edhe po te mos martohesha e te mos lindja, diku do punoja se rroga e mesueses ne vendin tim eshte qesharake. Cdo te thote qesharake??? Po pse, vetem duhet te uleras une tere diten sot??? Mos bej shume pyetje se te flaka perseri atje, ne rruge…Me mire degjo. Te shkojme tani tek dhomat, se pjatat dhe gotat i beme xixe. Nuk mund ta mohoj qe sot punuam te dy. Edhe ti. Po, po, edhe ti. Ti me ndihmove shume me pranine tende.

“Oh, Kris, je lodhur shume sot…”
“Disi.”
“Mos e pastro dhomen time, eshte në rregull, nuk fjeta ketu.”
“Ok, Laura.”

Eshte franceze Laura. Me fat. Shkruan poezi, shetit, noton, argetohet neper disko… Une pastroj. E mire, mire, nuk po behem e keqe, jo. Por…e kam pak zili. Edhe une shkruaj poezi por nuk i botoj dot. Vendi im i varfer vetem strese me ofron. Po te mos isha lindur ne Shqiperi, mund te isha dhe une poete e madhe si ajo ose mund te isha e deshtuar, por, ne fund te fundit, do provoja…
Eh mik, mbaruam per sot. Sa eshte ora? Tani do hame dicka me Elenin(Helenen) dhe do shetisim pak buze detit. Ok?

-Kris, eja ne disko me ne. Ec pra nje here. Ti je femer e embel, duhet te argetohesh pak.

Ajo nuk e di qe ne jemi dy... Me mire vazhdojme shetitjen miku im. Na duhen leket. Duan te hane vogelushet e mia, apo jo? Marrim nje birre te madhe dhe e pime bashke. Apo nje akullore? Mire, mire, e shoh qe te pelqen birra. I biem nga rruga e gjate se mbreme kur u ktheva nga rruga e shkurter, nje i dehur me bark te madh si rrondokop, me ndoqi hap pas hapi duke me kerkuar nje puthje. O zot! Edhe nje i dehur me duhej ne ate cast. Isha aq e lodhur sa do refuzoja edhe princin e kalter. Pse jane kaq te pacipe meshkujt…
Me duket se thashe O zot…Une, kerkova Zotin…Une thirra emrin e Atit tend…Ekziston Ai? Me thuaj, te lutem! Kot qe te pyes. Po te mos ekzistonte Ai, nuk do ishe as Ti, as une, as miliarda qenie qe i luten Atit tend perdite, qe e besojne dhe qe Ai, i denoi me vdekje. Po, po…Ati yt na denoi me vdekje…Nuk e di as kete? Po ne te gjithe vdesim. C’do te thote vdekje??? Po ti nuk di asgje miku im. Ti qenke krejt i jashte loje…Po mire, pa me thuaj, a ishe Ti ai qe yt Ate dergoi prej qiellit per te ndihmuar njerezit? A nuk sakrifikove Ti, durove, vuajte, u kryqezove per te miren e njerezimit? Nuk te kujtohet asgje??? Kane kaluar mijra vjet???
Uuuuuuuuuuuu…! Me vjen te vdes fare tani…Nuk me qetesojne me ulerimat. Nuk ke faj Ti miku im. Ai, te ka shpelare trurin. Je kaq i pafajshem…
Pse perpelitesh? U mpive tere diten ne xhep…? Ke te drejte.
Eja ne shtratin tim te qetesohesh. U lodhe shume duke me degjuar. Ishte leksion i gjate. Fli vogelush, vazhdojme neser…




© Suzana Zisi

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shtator 2009 20:36
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

JAM YLL I KËPUTUR PREJ QIELLIT TËND

- tregim-



- Jam hija jote – pëshpëriti duke lëvizur instinktivisht qafën, gjest të cilin e kish marrë zakon që prej fëmijërisë kur, sapo i rriteshin pakëz flokët e rrallë, lidhte dhjetëra bishtaleca, si bishta miu me fjongot e sajuara me fasha nga ato të ndihmës së shpejtë. Pasqyrës, i gëzohej duke valëvitur kokën tërë finesë por…bishtat e veckël si të miut, humbitnin mes bardhësisë dhe gëzimi shuhej në trishtimin e bebëzave të zinj sterrë.
- Jam hija jote në variantin më të keq të mundshëm.
- Ta shoh trishtimin që të kaplon sa herë unë përmend një takim.
- Shpesh, kam ndjesinë që ne jetojmë në dy kohë pa asnjë pikë takimi. - Unë ndoshta jam personazhi yt i trilluar apo ti, ndoshta, metafora ime e munguar.
Për një çast, iu shfaqen si në një film bardhë e zi, pamje, ndjesi, madje edhe puthje të buta si pambuk të cilat i vinin si prej një planeti të shkumtë por njëkohësisht, iu dukën aq të prekshme e tokësore sa, për një çast, u rrëqeth dhe u mblodh kruspull prej rrymës së nxehtë që i përshkoi palcën e kurrizit, muskujt e qafës, pastaj atë, pikën e saj të dobët, barkun, cili gjithmonë paguante me dhimbje, haraçin e fantazive e mundimshme hipno – magjiko - erotike.
- Hija nuk ka ngjyra – pëshpërite duke më përpirë të tërën me sy, që prej kontinentit tënd të largët. Ndërkohë që më kishe pas në çdo hap që hidhje e në çdo frymëmarrje (ende më ke). Unë isha aty, edhe pse kjo ishte e sikletshme për ty(jam ende).
- Në ç’përmasa vozisim ne të dy? E ke menduar ndonjëherë?
- Ja, këtë buzëqeshjen kaq fisnike në fytyrën e hequr paksa prej dhimbjeve të shpinës, ta dua shumë. Ta adhuroj buzëqeshjen i dashur…
- Koha po mbaron. Më presin punë të tjera. Shihemi nesër, the?
- Ok, në një dimension tjetër. Më fal! Shaka. Më jep një puthje.
- Më mirë një përqafim. Si thua?
- Sa i mirë je, - i pëshpëriti ajo tek veshi, ndërkohe që ai, i përshkuar tejpërtej prej një rryme të vakët, u shtriq si ariu polar mbi dëborë, për të çliruar ngërçin që krijuan buzët e saj, në atë çikjen e lehtë si prej puhize.

……………………………
***

Ishte mpirë krejt. Një kafe, vetëm një kafe e fortë do më kthjellojë, mendoi dhe me një vrull prej adoleshenteje, shkoi drejt kuzhinës duke rrëzuar ç’gjeti para. “Moka” nuk po hapej. Përqendroi gjithë forcat, por, gishtërinjtë e hollë, u skuqën aq shumë, sa mend po shpërthenin, pa arritur ta zhvidhosnin. Mirë e tha? Kështu quhej? Zhvidhosje? Rrëmbeu një xhezve (ç’fjalë e shëmtuar). Kafja turke ishte sosur, por, edhe një ponç i nxehtë mund ta kthjellonte e ngrohte njëherazi.
Duke pritur flakën jeshile të ndizej prej vlimit, vërejti profilin e vet tek pasqyra e kanatit të kristalinave. Hmm… E zbehtë, thuajse e tejdukshme… Iu kujtua një personazh i një mikut të saj shkrimtar. Femra e këtij tregimi, për ti mbushur mendjen personazhit mashkull se zbehtësia e tij ishte krejt normale, i thotë: “Aristokratët, harxhonin një thes me para për ta bërë lëkurën të zbehtë”.
- E vërtetë kjo. Hahahaha…unë kam privilegjin të jem e zbehtë pa qenë aristokrate. Le që ku ka aristokraci këtu?
Ndërkohë që xhezvja u vesh me flakëzën jeshile, ajo i vërejti lakuriqësinë dhe e mëshiroi.
- Ti, je si unë.
Flakëza shpërtheu , ndoshta prej inatit a mbase prej faktit që i kish kaluar afati i ndenjjes në zjarr.
Si përfundim, me një frymë, gëlltiti ponçin e bashkë me të, edhe ngërçet e konvulsionet, që as vete se kuptoi përse iu shtuan atë çast.
Po lotonte. Fytyra e tij indiferente, dukej se i buzëqeshte nga përtej-realiteti dhe e ndillte që t’i afrohej.
Doli jashtë. Binte shi i imët. U struk brenda trikos së lehtë dhe nisi të gjarpëronte kuturu, nëpër rrugicën e ndotur të lagjes, me frikën se mos shkiste tek shkelte lëkurët e bananeve dhe të mollëve që fqinja përballë, i flakte tërë qejf prej dritares së vilës së saj luksoze.
Të çuditshëm këta “aristokratët e rinj” të lagjes sime, mendoi.
Duke çapitur, ndjeu një të ecur të nxituar që s’mund të ishte kurrsesi i saji. Ktheu kokën qetësisht por…asgjë.
- Je ti?
- Ehë.
- As që e mendova se mund të ndodheshe këndej nga anët tona këtë çast. A nuk duhej të ishe në punë tani?
- Ehë.
- Mirë, ecim. Me sa duket t’i paska ngrënë macja fjalët.
- Hahahahaa… Sinqerisht, as vetë se kuptoj ç’më sjell tek ti.
- E mirë, mos e vrit mendjen. Punë e madhe. Jemi këtu dhe kjo është e rëndësishme. Do pakëz ponç?
- Ku do e marrësh në këtë orë?
- Ajo, nga poshtë trikos, nxori një shishkë që e kish blerë dikur në një ishull të thatë mes Egjeut të lagësht.
- Ai e rrëkëlleu pothuajse të terën.
- Uau, harrova që…
- Pa problem, mërmëriti ajo dukë i tharë pikat e fundit të shishes me një të rrufitur të panatyrshëm…
U kthye përballë tij, duke iu kruspullosur kraharorit si një mizë e tulatur nga i ftohti i papritur i vjeshtës. Krahët e tij, e shtrënguan fort, fort, aq sa ia morën frymën.
Në këtë vorbull dihatjeje, ndjeu frymëmarrjen e tij të rënduar që e mbuloi me një fjali të gjatë, artikuluar dhimbshëm, duke vrarë bashkëtingëllore, përdhunuar zanore, e mbytur psherëtima…
Ndenjën një copë herë ashtu të kapluar si dy bimë, duke ndjerë limfën e njeri - tjetrit të rridhte zhurmshëm e të çmendte fantazitë e tyre të sëmura…
Një e lehur qeni, i solli në vete. Me sa duket, limfa e zhurmshme, kish qenë shiu i cili i kish lagur e plevitosur gjer në palcë.
Ajo e tërhoqi lehtë prej dorës së djathtë, duke ia ngulur sytë pritshëm mes errësirës, e sigurt që ai, ishte në gjendje të shihte edhe natën, po aq mirë sa edhe ditën…

…………
***

Duke zmadhuar fotografinë e tij ne aparatin e celularit, ndjeu një prekje të lehtë në supin e majtë… Nuk lëvizi. Një rrëqethje që mend i ropi lëkurën, e përfshiu, ndërsa solli ndër mend faktin që çelësin në derë e kish rrotulluar plot tre herë.
- Hej, mos u tremb de! Oj kjo, kaq frikacake…
- Ti nga hyre, kalama i prapë? Grilat janë të ulura, derën e kyça.
- Hahahahaaa…
- Hë pra, më thuaj…
- Tani, se nuk po të kuptoj, nuk do që të rri këtu me ty, apo…?
- Jo, po…dua, dua, mos u largo, të lutem!
Një valë e çuditshme, e paprovuar më parë, e përshkoi të tërën tek i puthte duart, ashtu nxitimthi, si e hallakatur, epshëm, pa radhë, të dyja njëherazi, duke ia lagur.
Ai, i skuqur dhe i hutuar, solli ndër mend femrat e jetës së tij dhe konkluzioni: “Asnjëherë më par녔 ...
- Hej, nuk jam Jezusi unë…
Zëri, e zgjoi prej hallakatjes dhe endjes në atë sipërfaqe të butë e të ngrohtë. Nuk ishin vetëm burimet e pakontrolluara të buzëve por edhe diku më sipër, ca pikëza të kripura, si me qenë ishin pikuar prej Mëmës së Oqeaneve…
- Më përpive të tërin…, ke sy të shohësh? Nuk janë as të bukura…
Ajo, ngriti qepallat e stërpikura nga lotët dhe e vështroi drejt. Një tis pikëllimi, e bëri edhe më të zbehtë lëkuren e saj të tejdukshme.
- Mos, budallaqe, bëra shaka. Unë jam yll i këputur. Yll i këputur prej qiellit tënd.
Ia përfshiu atë fytyrëzën e vogël mes dy pëllëmbëve.
Ishte e çuditshme ndjesia që i shkaktonin këto buzë, frymëmarrja, dridhja e duarve që ngulmonin të rrënjëzonin diku aty në brendësi të kraharorit. Sikur të mundej, ajo do mblidhej, zvogëlohej e tretej e tëra aty brenda, për të mos dalë kurrë më. Ai e dinte mirë këtë. Nuhaste çdo mendim dhe ndjesi të sajën, edhe pse shpesh herë, e kapte frika e çuditshme se, një mëngjes, një drekë a mbrëmje, Planeti do zgjohej pa të, pa atë gropëzën delikate mes gushës së brishtë.
Herë – herë, kish ndjesinë se mëngjesi, do e gjente pa këtë prani, se dikush tjetër do ish beniamini i saj, edhe pse thellë – thellë, një zë i çuditshëm e siguronte për të kundërtën.
“Ajo, nuk mund të ekzistojë pa ty.”
Këtë, edhe pse i pëlqente (e kujt s’do i pëlqente), nuk donte ta besonte.
Përse? Përse kështu? ǒtë veçantë kish ai? ǒshihte ajo brenda tij, që i bëhej hije?
E ndjente kudo. Edhe në punë, tek mundohej të fshihte prej kolegëve atë shprehjen e butë të fytyrës, edhe në shtëpi… hmm…
Sytë e saj të pafajshëm, e mbulonin me një cipëz të hollë mirësie, dashurie dhe besimi… Sytë e kadifenjtë…
- ǒpo sajon në atë mendjen tënde, ëëë?
- Po të mendoja ty.
- Mua? Po unë, unë… këtu jam.
- Po, po, ty.
- Shaka jo fort e kripur.
- Po pra, se nuk është aspak shaka, ndaj. Na mbush nga një kupë verë tani, se na u tha gryka. Apo do përvëlosh mes flakëve pak nga ai ponçi yt karakteristik me raki Skrapari?
- Ponçi? Zot, ulëriti së brendshmi ajo. Nuk paska qenë ëndërr me sy hapur? Zot, më ruaj prej vetes!
Zgjati duart dhe nisi ta prekte të tërin.
Ai, duke e parë drejt, paksa i çuditur, u tremb prej këtij shpërthimi dhe nisi të sajonte “plane të fshehta” (o pika planeve të tij) për t’iu shmangur “katastrofës” që donte apo s’donte ai, ishte në prag.
Por, jo. Ajo, pasi e eksploroi dhe u bind që ai ishte aty, i plasi një pyetje bombë në fytyrë:
- Po mirë, kaq i ftohtë pse je sot, as një të puthur miqësore nuk meritoj?
- Jo. Jo tani.
- Ok. Por mos e vono se pastaj… i mjeri ti… Po tu hodha unë, do të të
mbys, artikuloi duke shpërthyer në të qeshura të çuditshme e frymëngrënëse, sepse, pas disa sekondash, një kollë alergjike, e bëri të gulçonte e të skuqej si flamuri i kombit (Pa atë shkabën e frikshme në mes, sigurisht. Atë shkabën që, ajo, shpesh e quante merimangë me dy kokë).
I ra lehtë me grushta në shpinë, dhe pas një periudhe të gjatë përpëlitjeje, ngjyra në fytyrën e saj imcake, u normalizua. U bë sërish e zbehtë. Një zbehtësi që edhe të vdekurit do ia kishin zili.
Kupat e verës, rrëzëllenin nën dritën e mpakur të qiriut të sapondezur.
- Gëzuar, e vogël!
- Gëzuar, i miri im!
- Hahahahahaha…
Asnjëherë më parë nuk e kish përkëdhelur. Ajo, po. Ajo ishte e tillë, përkëdhelëse në çdo detaj. Ishte e tëra si një ledhatim, përjashto rastet e shumta të grindjeve të shkurtra por të shpeshta (të cilat, me thënë të drejtën, humbitnin si kripa në ujë, përpara gëzimit dhe dëshirës për jetë që i falte e tërë qenia e saj).
E tërë kjo masë mishi e kockash, ishte krijuar pikërisht për ta bërë të ndihej mirë, madje edhe kur flinte, edhe kur harronte veten.
- Hej, ”mik”…
- Po, “mike”, dëshiron gjësend?
- Ty.
- Mua?
- Të tërin.
- Ja ku me ke. Eja.
-Jam… - pëshpëriti nga thellësia e përqafimit të tij, duke lëshuar një shtëllungë të ngrohtë avulli prej shpellës së saj orale.




***

- Jam…? - Këtë ende nuk e di. Mund të them, “ndihem” ose “dua” se, që të them “jam”, këtë duhet ta konfirmosh edhe ti. A më ndjen pranë çdo çast? A të ikën fryma kur më përfytyron? Të del gjumi natën dhe kërkon me duar trupin tim në shtratin bosh? A të duket se sustat e anës së majtë të shtratit përkulen nga një energji e çuditshme dhe e mistershme? Jo? E pra, unë këto ndiej dhe përjetoj... Ndërsa ti, je duke u marrë me jetën tënde, unë jam duke u marrë me ty.
- ǒjam unë për ty? Mu përgjigj të lutem! Në mos mua, thuaja vetes.
Sytë e tij, duke iu fshehur vështrimit ngulmues, u treten diku mes gjinjve, duke zhbiruar gjurmët e kuqe të puthjeve…
- Sa të bukur duken kështu…ë?
Një lot i nxehtë iu dërrmua nga syri i majtë, duke u pasuar nga një tjetër që rrodhi nga i djathti, duke u rrokullisur rëndë…
I mblodhi këmbët nën vete, duke përfshirë gjunjët me duar e duke u dridhur prej ajrit të ftohtë që hynte nga dritarja e hapur.
Duke u rrëqethur e tëra, u ngrit vrullshëm dhe me një shpejtësi të çuditshme, rrëmbeu një shall të leshtë dhe kapërceu shkallët e ngushta me një hap, duke rendur nëpër natë… U përmend vetëm kur këmbët iu lagën nga uji i ftohtë brisk…
- Mos, budallaqe!
- Je ti? Je ti???
Asgjë. Askush. Kish kohë që ai nuk ishte dukur gjëkund (edhe pse ndihej kudo). Edhe zërin kish ditë që nuk ia kish ndjerë (edhe pse kumbonte gjithandej). Iu kujtuan telefonatat e tyre të hershme. Si fillim, heshtje derisa të dy rregullonin ritmin e frymëmarrjes e më pas, një dialog i çuditshëm, i ethshëm, frymëngrënës, i lagur…
- Më ka marrë malli…
- Edhe mua.
- Të kam shume xhan!
- Edhe unë!
Heshtje varri, pëshpëritje, fjalë pa kuptim, dridhje… Pip…pip…pip…
- Nuk të dëgjoj mirë.
- Të dua…
- Çfarë?
-Po ti?
- Ehë, tani të dëgjoj më mirë…
- Si më do? Në ç’mënyrë?
- Nuk dëgjoj fare.
- Hahahahaaaa…
- Ky zëri yt…
- Si është zëri im?
- I çuditshëm, zë fëmije…
- Të dua!
- …
- Më dëgjon?
- Po shpirt…Hmm…Se kisha thënë ndonjëherë këtë…
- Hahahahaaaa…
Heshtje… Frymëmarrje e nxituar… Pip, pip, pip… Përsëri ndërprerje.
Ajo, shtriqej e tëra pas kësaj dhe, me sytë e fiksuar në tavan, me buzëqeshjen si prej të çmendure, ravijëzonte fytyrën e tij, e pikturonte me ngjyrat qe ajo donte, e prekte me duart – hije, e mbështillte me krahë, e përpinte me gojë meduze dhe harrohej në një gjumë të thellë… Por, me sa duket…Brrrrr, sa ftohtë… Ndërsa vazhdoi shëtitjen buzë detit, një shi i butë po e lagte duke e stërpikur me ëmbëlsi. Flaku shallin tej dhe e drejtoi fytyrën nga qielli i errët. E ndjeu pranë. Ishte aty.
- Përse në errësirë? Përse jo ditën?
Zhaurima e dallgëve të lehta që dukej sikur kërkëllisnin dhëmbët e mprehtë, i theri veshët. Nga bregu, dikush, me një kandil në dorë, po i bënte ca shenja të çuditshme. Ndjeu diçka të mprehtë që i fshiku këmbën e djathtë.
- Të kujtohet?
- Zot, je ti?
- Po.
- Të kujtohet ajo natë?
- Po, unë 30 minuta para se të bisedonim, kisha shkarë kur po dilja prej vaskës. Ti…
- Unë, pas 30 minutash, kur biseduam, të pyeta: “Të dhemb gjuri? Të ndaloi hemorragjia?”
- Po, dhe unë u pataksa fare. Eh…Vërtet se nuk të kam pyetur, nga e dije ti që isha rrëzuar?
- Eja këtu.
Ajo u ul në rërë e këputur, ndërsa ndjeu shikimin e tij të dhembshur që e përkëdheli... ashtu siç dinte ta bënte vetëm ai. Duart e tij, nisën të eksploronin plagën e këmbës. Ndjeu diçka që grisej, diçka që fashohej tek gjymtyra e saj e lënduar, dy duar që e përfshinë nga supet dhe një zë i ngrohtë që diç i pëshpëriti në rrëzë të veshit…
Ky njeri. Kjo hije. Është gjithëshka. Gjithëshka dua. Gjithëshka dëshiroj. Gjithëshka që prek, por, çuditërisht se kam…
- Mos u largo!
- Jo. Jam këtu.
- Mos ik, unë po të shtrëngoj fort.
- Jam këtu.
- Më ndjen? Përse largohesh???
Ajo nisi të ulërinte nëpër natë, ndërsa duar të çuditshme qeniesh monstruoze, me thonj të spërdredhur, i gërvishtnin lëkurën…
- Mooos ... !
Çeli sytë dhe, ndërkohë që u mundua të kthjellonte shikimin duke larguar sklepat e syve, përfytyroi boshllëkun pa emër që kish lënë ai dhe çmendurinë që e priste nëse ai nuk shfaqej…
- Mjerë ti, - i ulëriti vetes.
Rubineti i ujit të nxehtë, gurgulloi. U zhyt në vaskën e shkumtë. Ndërkohë që me njërën dorë eksploroi plagën e fashuar të këmbës (Zot, përse e fashuar, po çmendem me sa duket…) dora tjetër, ngriu midis gjinjve. Në pasqyrën përballë, mes masës së mëndafshtë e të fryrë, dalloi një njollë të trëndafiltë…. Preku veten. Ishte e tëra aty. Nuk mungonte asgjë. Fundja, ...a nuk ishte veçse hije? Hija e tij.
U lëshua mes shkumës, duke menduar që, asnjëherë nuk kish qenë vetëm…



© Suzana Zisi

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shtator 2009 10:09
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Maria_Magdalena
Anetar i ri

Regjistruar: 10/06/2009
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 13

VEC MĖNGJES MUND TĖ JEM…

Shpesh herë mendoj se mund të vdes nesër…! Po ti miku im? Edhe ti??? Sigurisht, na ndjek prapa si hijenë dhe pret të perfitojë nga gabimet tona. Si nuk u nginj një herë Ajo?
Dje, në mëngjes, e ndjeva kaq pranë kur u mishërua në trajtën e një tumori dhe nisi të endej rreth meje për të më gjetur pa mendje por unë si gjithmonë, arrita ti shmangem…!
Diku e ndali hapin. Jo tek unë, por ndoshta nesër, ku i dihet…pasnesër, një ditë tjetër, një tjetër…
Nesër, mund të jem unë preja e dashurisë së saj, mëngjesi i preferuar. Jo, nuk mund te jem kurrë dreka, e aq me keq darka…vec mëngjes mund te jem…
Të kujtohen shumë mëngjese nga jeta miku im??? Jo? Oh, unë i kujtoj të tëra… Hap sytë dhe shoh që kam rilindur përsëri, nuk mbeta në metastazat vdekje -ëmbla të gjumit.
Ajri i fresëet , i pari që ledhaton krijesën e rilindur, konturet gri të maleve(vec në mëngjes më pëlqejnë se në mbrëmje duken si mamuthë të ardhur nga parahistoria), rrezet e ëmbla të diellit ose stërkalat e shiut(sipas rastit) që të urojnë mirseardhjen në këtë ditë por që është një mirseardhje në jetë se…ndoshta mund të mos vije…Eh, mëngjesi…Ja si ky i sotmi që zhurmëron nga zukatjet e gjinkallave që cuditërisht sot, qenkan zgjuar herët…Si ky i sotmi…Vec kjo kështjellë, nuk e gëzon mëngjesin. Ne trupin e saj të lashtë, në brinjët e gurta, metastazat, nuk depertojnë dot si në mushkrinë e një organizmi, apo në gjoksin e bukur të një gruaje…!!!
E di si e kam quajtur në një poezi?” Zonjë e rënde me tualet myshqesh…”Ah, ta kam treguar…dikur…! Pra, ajo e di që do jetë përjetësisht, ndaj, nuk lumturohet si unë edhe nga një element i parëndësishëm si, një sms në celular i cili duket sikur më thotë: “Edhe sot je këtu…”
Eh!!! Sikur të vdes nesër…sa gjera kam lënë pa i shkruar…
…Ato fjalët që i braktisa atë mëngjes të ftohtë tek qoshja e rrugës. Ishte ngricë dhe mendova që do i shkruante ndonjë tjetër që do kalonte pas meje…
…ato që i harrova dje…Harroj shpesh se c’ndodh një ditë më parë dhe, cuditërisht, kujtoj shprehjen e fytyrës së Klitemnestrës kur e përshkoi tejpërtej me shpatë, Agamemnonin fatzi...Por, ato i kanë shkruar më parë të tjerët…unë jam tejet e vonuar…
…ato që mu dhimbsën dhe i mbylla në një sirtar të harruar…
Celësin, nuk e kam. Por, nuk më kujtohet dhe sirtari. Nqs vdes nesër, ato do mbeten përjetësisht atje??? Ndoshta pas vitesh, dikush do i gjejë të mumjezuara dhe kur eksploratori tu heqë fashat, ato do shpërthejnë por, ai do i mbledhë me kujdes e do i shkruajë…
…ato që kurrë nuk ti shkrova, ty, mik i dashur…sepse kisha ndjesinë që ti, nuk kishe lexuar ende ato që të kisha shkruar gjatë shekujve të fundit…
…ato që dot nuk ua thashë dritshkurtërve që sistematikisht ma mbushin kupën me helm, nga “dashuria”…
…ato që nuk pata guximin ti kërkoja skutave te errëta të unit tim…e që do vdesin me mua…Pse si shkrova? Pse? Do ishin këtu pas vdekjes sime duke numëruar mëngjeset, minutat, sekondat, duke pritur radhën e …mosqënies…
.
Por, c’po dërdëllis më kot! Unë kam ende kohë deri sa të më përpijë gjumëvdekja…të shkruaj për unin tim, e po më doli koha, të shkruaj dhe para saj dhe për atë pak më para saj…edhe për atë…Ku shkuat, ikët përsëri??? Mos! Nuk kam kohë të rend pas jush…Ejani! Akrepi, nisi numërimin!!! Vdekja, vërtitet rrotull meje duke ravijëzuar orbita planetesh të cilat sa vijnë dhe bëhen më të ngushta…
Nesër, mund të jem unë preja e “dashurisë” së saj, mëngjesi i preferuar. Jo, nuk mund të jem kurrë dreka, e aq më keq darka…Vec mëngjes mund të jem…!

© Suzana Zisi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 10:55
Maria_Magdalena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Maria_Magdalena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Maria_Magdalena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Maria_Magdalena Shto Maria_Magdalena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Maria_Magdalena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Shume me ndienje, ky shkrimi lart...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 12:07
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erious
.

Regjistruar: 27/09/2007
Vendbanimi: europe
Mesazhe: 2217

te jeme un padron i forumit... tema te tilla (ku 327% jane thjeshte publicitet) s'do ti pranoja, pra o leket o shko e cicero neper rruge per vargjet gjith pasion (ku sot dhe ne fillore te grine me te tilla shkrime) e beja publicitetin

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 20:25
erious nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erious Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erious (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erious Shto erious nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erious nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Maria_Magdalena
Anetar i ri

Regjistruar: 10/06/2009
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 13

DON ZHUANI...

Endesh
si hije,
Mes ecejakesh të pasosura…
Dashnor i përjetshëm.
Tragjiki shekujve.
Ti.
Donzhuani
..............shqiptar
.........................i legjendave.
Ti.
Fantazma
..............ironike
........................e netëve…!
Kostandin!
“Vëlla”i përbaltur.
Pse frikë patën?
Pse s’thanë të vërtetën?
Doruntainat,
ti,
i ndërrroje përditë.
Pse
e përçudnuan kështu legjendën?
Pse mbyllën sytë?
Shkatërron dhe rilind.
Shuan dhe ndez,
Ëndërrat e vajzave,
...........................të prera
......................................në mes...!
Herë – copa balte
..........................tragjike,
......................................lëshon.
Herë – ar – eliksir dashurie.
Herë Doruntinën – princeshë, përqafon.
Herë i frikshëm shfaqesh si hije.
Qëndron - statujë,
mes jetës dhe varrit.
Dhe,
stepesh!
Të hysh atë dalësh?
Të rendësh mes territ
...............................skandalit,
A hapin, gjëkundi,ta ndalësh?
Kostandin!
Don Zhuani im, shqiptar.
Oqeane lotësh mblodhe në altarët e pritjes.
Pasione pa fund
........................ndeze.
Shuajte zjarre tragjikë.
Me alibinë- satirë të Ngritjes,
Nga i yti varr alegorik…!
Endesh
fantazmë,
Mes ecejakesh të panumërta...
Dashnor i përjetshëm.
“Vëlla”!!!
Ah, sikur...!
Doruntinat e dhimbjes nuk vdesin.
Rilindin nga brinjët e tua…
Si Eva,
nga Adami,
Dikur …!!!


© Suzana Zisi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2009 21:14
Maria_Magdalena nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Maria_Magdalena Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Maria_Magdalena (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Maria_Magdalena Shto Maria_Magdalena nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Maria_Magdalena nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
moonlight
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/04/2010
Vendbanimi: bjhguijhmnbjkhl
Mesazhe: 656

Shume e pelqej dhe une ne poezi kete.
Poezi shumeee te bukura..

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Maj 2010 12:44
moonlight nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė moonlight Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me moonlight (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: moonlight Shto moonlight nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto moonlight nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 4 5 [6]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Poetja Suzana (Meminaj) Zisi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.