Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Lufta Antifashiste > Qemal Stafa
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Ami-
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/12/2002
Vendbanimi: Venezia
Mesazhe: 569

Qemal Stafa

Qemal Stafa (1920-1942)

Militant komunist, figurë e shquar e lëvizjes komuniste dhe e Luftës A.N.Ç, një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Enver Hoxhës në themelimin e P.K.Sh dhe në organizimin e kryengritjes së armatosur, udhëheqës dhe organizator i R.K.Sh, Hero i Popullit. Lindi në Elbasan më 20.03.1920 në një familje patriote. Nxënës në gjimnazin e shtetit të Shkodrës përqafoi idetë komuniste, hyri në një nga celulat e qytetit, mori pjesë në lëvizjen revolucionare të rinisë, u bë një nga drejtuesit e shoqërisë jashtëshkollore “Besa Shqiptare“.
Në Tiranë u lidh me Vasil Shanton, u organizua në G.K të Shkodrës (1937) dhe së bashku me Vasil Shanton zhvillon veprimtari revolucionare, ngre celula komuniste, përhap idetë komuniste dhe literaturë revolucionare, lidhet me punëtorët, organizon aksione të rinisë shkollore. Në janar 1939 u arrestua e u dënua me burgim nga gjyqi që regjimi i Zogut organizoi kundër elementëve komunistë. Në gjyq nga i akuzuar u kthye në akuzues i regjimit të Zogut, deklaroi se është komunist dhe se vetëm komunizmi do ta shpëtonte masën e punëtorëve nga shtypja e mjerimi. Në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë arratiset nga burgu dhe bashkë me Vasil Shanton organizon qëndresën antifashiste, punon për tërheqjen e rinisë në luftë kundër pushtuesit të huaj, vazhdon të propagandoje idetë komuniste. Vijoi përkohësisht studimet në Itali dhe pas kthimit në atdhe u hodh në ilegalitet.
Pasi u njoh me Enver Hoxhën, mbështeti platformën e tij për shkrirjen e grupeve komuniste në një parti të vetme marksiste-leniniste. Mori pjesë në mbledhjen për themelimin e P.K.Sh si përfaqësues i G.K. të Shkodrës dhe së bashku me Vasil Shanton luajti rol të rëndësishëm për përfundimin me sukses të saj. U zgjodh anëtar i K.Q. të përkohshëm të P.K.Sh dhe në mbledhjen për krijimin e organizatës së R.K.Sh u zgjodh sekretar politik i saj. Kreu me sukses shumë detyra të rëndësishme për organizimin e forcimin e Partisë, për luftën e armatosur kundër pushtuesëve fashistë e për shpartallimin e elemntëve përçarës antiparti. Mori pjesë në konsultën e parë të Aktivit të Partisë (1942). Si komunist i pjekur e i vendosur, ndonëse i ri në moshë, me guximin, aftësitë e kulturën e tij u bë një nga udhëheqësit më aktivë të Partisë. U rrethua nga fashistët në Tiranë dhe duke luftuar heroikisht u vra më 5 maj 1942.
Qemal Stafa ishte edhe letrar i talentuar. Krijimtaria e tij i takon kryesisht viteve të rinisë. Shkroi tregime, skica e vjersha, një pjesë e të cilave u botuan me pseudonimin “Brutus“ në shtypin e kohës. Radhitet ndër letrarët e rinj realistë të viteve 30. Në shkrimet e tij u ngrit kundër realitetit shoqëror të kohës, vuri në qendër njerëzit e tjeshtë që vuanin nga padrejtësistë shoqërore, dha portrete të luftëtarëve e të njerëzve me karakter të fortë që nuk mpoeshten nga vështirësitë, që luftojnë për një botë të re. Trashëgimi i tij letrar është përmbledhur në vëllimin “Qortimet e Vjeshtës“ (1961).

__________________
Mendjet e mėdha diskutojnė ide, mesataret ngjarje, te voglat njerėz...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Janar 2004 13:29
Ami- nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Ami- Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Ami- (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Ami-'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Ami- Shto Ami- nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Ami- nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Qemal Stafa (1920-1942). Figurë e shquar e lëvizjes dhe e Luftës ANÇ. Lindi në Elbasan më 20.3.1920 në një familje patriote. Nxënës në gjimnazin e shtetit të Shkodrës, hyri në një nga celulat e qytetit, mori pjesë në lëvizjen revolucionare të rinisë, u bë një nga drejtuesit e shoqërisë jashtë shkollore "Besa Shqiptare". Në Tiranë u lidh me Vasil Shanton, u organizua në GK të Shkodrës (1937) dhe së bashku me V.Shanton zhvillon veprimtari revolucionare, lidhet me punëtorët, organizon aksione të rinisë shkollore. Në janar 1939 u arrestua e u dënua me burgim nga gjyqi që regjimi i Zogut.

Në gjyq nga i akuzuar u kthye në akuzues i regjimit e rendit feudalo-borgjez. Në prag të pushtimit fashist të Shqipërisë arratiset nga burgu dhe bashkë me V. Shanton organizon qëndresën antifashiste, punon pa u lodhur për tërheqjen e rinisë në luftë kundër pushtuesit të huaj. Vijoi përkohësisht studimet në Itali dhe pas kthimit në atdhe u hodh në ilegalitet.

Kreu me sukses shumë detyra të rëndësishme për organizimin e forcimin , për luftën e armatosur kundër pushtuesve fashistë e tradhtarëve të vendit, për demaskimin e shpartallimin e elementëve përçarës etj. U rrethua nga fashistët në Tiranë dhe duke luftuar heroikisht u vra në 5 maj 1942. Është përfolur se Enver Hoxha kishte gisht në vrasjen e tij.

Q. S. ishte dhe letrar i talentuar. Krijimtaria e tij u takon kryesisht viteve të rinisë. Shkroi tregime, skica e vjersha, një pjesë e të cilave u botuan me pseudonimin "Brutus" në shtypin përparimtar të kohës. Radhitet ndër letrarët e rinj realistë të viteve 30. Në shkrimet e tij u ngrit kundër realitetit shoqëror të kohës, vuri në qendër njerëzit e thjeshtë që vuanin nga padrejtësitë shoqërore, dha portrete të luftëtarëve e të njerëzve me karakter të fortë që nuk mposhten nga vështirësitë, që luftojnë për një botë të re. Në një varg shkrimesh me karakter publicistik Qemal Stafa paraqiti haptazi idetë e tij revolucionare me pjekuri e bindje. Trashëgimi i tij letrar është përmbledhur në vëllimin "Qortimet e vjeshtës"(1961).

Pas Çlirimit emrin e Q. S. e mbajnë rrugë e sheshe, shkolla e institucione, qendra pune e reparte ushtarake. Në kryeqytet, në sheshin që mban emrin e tij, është ngritur busti i heroit. Dita e rënies së Qemal Stafës përkujtohet si Dita e Dëshmorëve. (M. I. -N. J.)

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Mars 2005 13:37
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
stratovarius
I perjashtuar nga moderatoret

Regjistruar: 08/02/2006
Vendbanimi: KAshar
Mesazhe: 12

Abaz Kupi.

Patriot nacionalist dhe luftetar i shquar. per te flasin me shume veprat.

__________________
Tell me when the kiss of love
becomes a lie?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Shkurt 2006 23:11
stratovarius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė stratovarius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me stratovarius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: stratovarius Shto stratovarius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto stratovarius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

qemali ishte burre i zoti por ishte komunist

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Nëntor 2007 02:06
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

--deri tani ne Historine e re te Shqiperise komunistet kane dale njerezit me te afte,me te talentuar dhe me patriote------keta  sot po e shesin Shqiperine cike e nga nje cike,njerezit po  i lene rugeve---nuk ju sigurojne popullit azgje---e vetmja siguri e ketyre sot eshte --IKNI MERRNI RUGET------Keta sot i ndihmon gjithe bota dhe s'kane drita dhe uje --turp--as ne afrike nuk eshte keshtu,ndersa keto dite  ngrit dhe cmimi bukes prap--SKANDAL dhe SALI idioti thote ...epo eshte globalizem hahahahahah--ore ky duhet te jete i cmendur patjeter se s'ka mundesi qe te perdori justifikime te tilla prej budallai,ose pastaj eshte nivel shume i ulet--ka SHUME MUNDESI QE SI KY LLOJ NJERIU TE KET QENE QENJA NJEREZORE GJATE PERIUDHES QE KALOI NGA MAJMUNI NE NJERI---------Si mund te ndihen keta sot kunder komunisteve qe siguruan dritat ujin,punen ,arsimin,shendetsine,industrine ushtrine-tekniken eperparuar-,artin,- kulturen--te gjitha keto arritje monumentale te nje populli te vetmuar--dhe pa perkrkahje --------------keta sot i shkateruan ,dhe keta  na dashkan ne shqiptareve-------

--------------------QE NE SHQIPTARET NUK JEMI NDONJE POPULL SHUME I ZGJUAR KJO DIHET------------POR NATYRISHT NUK JEMI AQ BUDALLENJ SA TE NA GENJEJE PROPAGANDA E NJEREZVE ME INJORANTE,ME QESHARAKE DHE ME PRIMITIVE---(RUSTIC) QE KA NXJERRE NDONJEHERE KOMBI SHQIPTAR,KETA KRIMBA QE ZVARRITJEN E TYRE  MUNDOHEN TE NA I PARAQESIN PER DINJITET, TE CILET SOT PER FATIN TONE TE KEQ JANE NE KRYE...---

  ------E VETMJA E MIRE E KETYRE SOT ESHTE SISTEMI QE ESHTE DEMOKRATIK--SE KETA VET JANE SHUME TE FELLIQUR--NDERSA NE KOMUNISEM  ISHTE E KUNDERTA NJEREZIT ISHIN TE SHKELQYER  INTERESOHESHIN PER FATIN E NJERIUT TE THJESHTE,NDERSA SISTEMI ISHTE  I FELLIQUR-------------

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shkurt 2008 06:02
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enver-Hoxha
AntiParazit.

Regjistruar: 28/04/2008
Vendbanimi: Milano
Mesazhe: 112

Bravo Ami.

Per te nderuar shokun e madh Qemal Stafa e zgjodhem diten e " 5 Majit " si diten e deshmoreve te popullit.

Hero kombetare.

__________________
'No force, no torture, no intrigue, no deception can eradicate Marxism-Leninism from the minds and hearts of men.' -Enver Hoxha

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Prill 2008 00:57
Enver-Hoxha nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enver-Hoxha Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enver-Hoxha (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Enver-Hoxha't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enver-Hoxha Shto Enver-Hoxha nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enver-Hoxha nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Citim:
Po citoj ato që tha Enver-Hoxha
Bravo Ami.

Per te nderuar shokun e madh Qemal Stafa e zgjodhem diten e " 5 Majit " si diten e deshmoreve te popullit.

Hero kombetare.




Qemal Stafa e shume patriote te tjere nuk e njihnin zbatimin stalinist te komunizmit ne praktike.Qemali ishte nje djalosh me ide demokratike ne koken e tij,me sa kemi mesuar per aktivitetin e tij.Nuk e besoj qe ai te ishte dakord me sahanlepirsin e jugosllaveve.Keto kundershti midis tyre u finalizuan me spiunimin dhe eleminimin e tij fizik nga hajduti i arkes se ambasades zogiste ne Bruksel.Edhe nqse nuk do ta kish zhdukur gjat LNCl ,Laveri do ta kish futur ne burg,pushkatuar si tradhetar ose do te perfundonte si djali patriot e atdhetar Nako Spiru.Familja Stafa e ka urryer e perbuzur Laver Bimbashin,gjer atje sa nuk e pranonin ne shtepine e e tyre dhe as qe kishin pranuar pensionin e tij nga xhelati e vrasesi i djalit te tyre.Keto fakte jane deklaruar nga e dashura e Qemalit, e cila u syrgjynos burgjeve te diktatures,por fale zotit ajo i arriti ditet e lirise dhe i tregoi gjithe shqiptareve per kriminelin Dulle Cibuku.
Kupto dicka qe sa here shkruan aq here po gabon rende.Po ta dije Ami ,qe eshte pinjoll i nje familjeje patriote qe ti i bene hosonara do t'i vinte per te vjelle.Me mire ik largohu se je i padeshiruar per forumistet.Shoket po t'i tregoj une H Milloshi,R Alia,M Asllani,G Ruci etj larashesh.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Maj 2008 13:35
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 23:03 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Lufta Antifashiste > Qemal Stafa

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.