Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Sistemi Bankar > Avantazhet dhe disavantazhet e Shqipėrisė nė monedhėn euro
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Avantazhet dhe disavantazhet e Shqipėrisė nė monedhėn euro

Euro, Si lindi e si u vu në zbatim

Viti 1957, Traktatit të Romës
Shkak ishte sistemi Bretton Woods (ku bënin pjesë edhe monedhat europiane) firmosur në Uashington në 27 dhjetor të vitit 1945.Që vendosi kurs fiks të shkëmbimit ndërmjet monedhave, konvertimin në ar dhe dollarin amerikan si monedhë reference. U themeluan FMN, Banka Botërore , GATT.
Vendet anëtare të Breton Woods-it ato nxisnin qarkullimin e mallrave dhe shërbimeve për shkak të pikëpamjeve mbi tregtinë sipas së cilës të gjitha ekonomitë përfitojnë nga tregtia. Sipas sistemit të kurseve fikse të këmbimit, me përjashtim të SHBA-së vendet e tjera kishin politika monetare jo-efikase, të domosdoshëm për një ekuilibër të brendshëm.
Instrument kryesor për arritjen e ekuilibrit të brendshëm ishte politika fiskale. Instrumentet kryesore për arritjen e ekuilibrit të jashtëm ishte huazimi nga FMN, kufizimet e kapitalit financiar dhe ndryshimet të rralla në kurset e këmbimit.
Në sistemin e Bretton Woods, hartuesit e politikave kryesisht tentonin që përmes politikave fiskale të arrinin e ekuilibrin e brendshëm, dhe atë për qëllime politike.

Krijimi i Komunitetit Evropian të qymyrit dhe çelikut, si një metodë integrimi sektorial ishte guri i parë në ndërtesën europiane.

Forcimi i mëtejshëm i marrëdhënieve ekonomike dhe efikasiteti në rënie i sistemit Bretton Woods solli nevojën e krijimit të Bashkimit Ekonomik.

Viti1970 nga një grup ekspertësh (i ashtuquajturi raporti Werner) kishte si qëllim futjen e një sistemi kursi këmbimi fiks ndërmjet valutave europiane kundrejt dollarit dhe qarkullimin e lirshëm të kapitaleve mes tyre

Në vitin 1972, vendet firmëtare të Traktatit të Romës krijuan një mekanizëm të ri për ti bërë ballë krizës, i ashtuquajtur “Gjarpri në tunel” i cili lejonte kontrollin e luhatjeve të monedhave europiane në korniza të papërcaktuara qartë kundrejt dollarit.

Ne Vitin 1979
Ukrijua Sistemi Monetar Europian (S.M.E) e cila përcaktoi kurse këmbimi të qëndrueshme mes monedhave evropiane por me mundësi korrigjimi nëpërmjet një marzhi luhatjeje nga +/-2.25% me përjashtim të lirës italiane të cilës ju la si marzh +/-6%.

Ne Vitin 1988
Në Këshillin Europian të Hanoverit , Jacques Delors me objektiv studimin e një Bashkimi Ekonomik dhe monetar të zgjeruar , integrimin e plotë të tregjeve financiare, lirinë e plotë të lëvizjes dhe transferimit të kapitaleve si dhe arritjen e realizimit të një monedhe unike. Jacques Lucien Jean Delors (1925), President i Komisionit Europian nga viti 1985 deri në 1994
Ne Vitin 1989 - 1992
Realizimi i fazës së parë të propozimit me liberalizimin e plotë të kapitaleve të tetë vendeve anëtare. Traktatin e Mastrihtit 1992 u forcua dëshira për pasjen e një monedhe unike europiane, të fortë e të qëndrueshme. Lindi kështu traktati i Bashkimit Europian


Traktati i Bashkimit Europain u realizua në tre faza
2002
Më 1 janar të vitit 2002 hidhen në qarkullim kartëmonedhat e para në vendet anëtare.
1999
11 vende anëtare adoptuan Euron si monedhë të përbashkët. Banka Qendrore Europiane bëhet përgjegjëse për politikat monetare të BE-se.
1992-1993
Komuniteti u godit rënd nga një krizë e Sistemit Monetar Europain. Një mbledhje urgjente e ministrave të financave të gusht të vitit 1993 doli në përfundimin se duhej zgjeruar marzhi i luhatjes ne 15 % .

ǒkuptojmë me €izim?
Termi euroizim, nënkupton adoptimin e monedhës euro nga një shtet që nuk bën pjesë në grupin e vendeve anëtare të Bashkimit Evropian të cilët kanë adaptuar euron si monedhë të tyre kombëtare.
Menyrat
Eurizimi mund të përshtatet në tre mënyra

Euroizim I kryer nga një administratë provizore
Euroizim I Njëanshëm
Euroizim me marrëveshje

€izmii njëanshëm i një ekonomie
Hyrja e Euro-s
Hyrja e Euro-s në qarkullim ndryshoi sistemin monetar në Europë duke pasur një efekt të madh mbi vendet jo anëtare të Bashkimit Ekonomik Monetar. Ndikimi i Euro-s varet nga intensiteti i marrëdhënieve tregtare dhe financiare të një vendi me Eurozonën, tregun ndërkombëtar të kapitalit, kursit të këmbimit si dhe nga roli i Euro-së si valutë ndërkombëtare.

Rostowski dhe Bratkowski
Vendet në tranzicion të cilat kërkojnë anëtarësim në BE monedha vendase duhet të zëvendësohet me monedhën Euro brenda një kohe të mundshme për tu realizuar. Kjo do të thotë që cash-i i brendshëm që është në qarkullim apo në katastrofat e bankave do të zëvendësohet me kartëmonedha dhe monedha euro të cilat blihen duke përdorur rezervat ndërkombëtare të një vendi.
Pjesemarrja ne ERM - II
Para se një vend anëtar të adoptojë monedhën euro, duhet të plotësojë disa kritere ekonomike dhe juridike, të ashtuquajturat kriteret e konvergjencës. . Vendet kandidate për të hyrë në Eurozonë duhet të marrin pjesë në mekanizëm, pa pasur luhatje të theksuara ekonomiko-financiare, për të paktën dy vjet para se të adoptojë monedhën Euro.

Avantazhet dhe Disavantazhet ne Euro


Avantazhet ne Euro

- Reduktimi i kostove të transaksioneve
Avantazhi më i prekshëm i një euroizimi të njëanshëm është reduktimi i kostove të transaksioneve. Këto kosto, edhe pse në vetvete janë humbje për bilancet e bankave, ndikojnë ndjeshëm në ekonominë e një vendi .

- Ulja e normës së interesit
Reduktimi i shpejtë dhe i njëanshëm i normës së interesit do të stimulonte rritjen e investimeve dhe do të kishte një impakt pozitiv në politikat fiskale, me uljen e ndjeshme të kostos së borxhit publik.

-Reduktimi i luhatjeve të kursit të këmbimit
Aplikimi I një monedhe unike do të evitonte kostot që paraqet luhatja e kursit të këmbimit për ekonominë e një vendni. Një luhatje e vazhdueshme e kursit të këmbimit sjell destabilitet të çmimeve, pasiguri tek investitorët, kosto të lartë në investime si dhe një rrije të deficitit të llogarisë korrente.

- Banka Qendrore dhe Eliminimi i Rolit te Saj
Nëse do të mendonim një aplikim të monedhës unike,do të “eliminoheshin” pothuajse të gjitha funksionet bazë të saj. Nëpërmjet euroizimit , shtetet pranojnë humbjen e pavarësisë në aplikimin e politikave monetare duke I hequr Bankës Qendrore instrumentet për zbatimin e politikës monetare.

- Humbja e se drejtes se “seigniorage”
Nëse do të flasim në pozitat e një vendi që synon të heqë dorë nga monedha e saj për të adoptuar një monedhë tjetër do të vëmë re se dy janë kostot të lidhen ngushtë me sinjorazhin: kostoja flow që lidhet me të ardhurat e munguara nga heqja dorë e monedhës vendase dhe kostoja “stock” e sinjorazhit që lidhet me zëvendësimin e gjendjes së parasë vendase në qarkullim me monedhën e re.


Disavantazhet ne Euro

Huadhenesi i shkalles se fundit për të parandaluar falimentimin e një banke, që do të shoqërohej me implikime të mëdha në jetën ekonomike e sociale të një vendi (kriza e fundit financiare e dëshmon më së miri)dhe për të mos lejuar shtrirjen e krizës në bankat e tjera me rrjedhojë humbjen e sistemit bankar, Banka Qendrore luan rolin e huadhënësit të shkallës së fundit për aq kohë sa një bankë ndodhet në krizë. Në rastin e euroizimit të njëanshëm Banka Qendrore humbet mundësinë e veprimit si huadhënës I shkallës së fundit.

Ekonomia shqiptare dhe Euro Kostot e sinjorazhit për Shqipërinë
A duhet vërtet një euroizim i ekonomisë?


Shqipëria arriti anëtarësimin e plotë në NATO

BE aktualisht pranoi kërkesën e Shqipërisë për liberalizmin e vizave, për të kaluar pa pengesa në vendet e zonës Shengen

Hap i parë drejt anëtarësimit të BE dhe dorëzoi një aplikim të plotë për anëtarësim

Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian
Fillimi

Euroizmi i ekonomisë shqiptare, në çfarë nivelesh jemi?
Depozitat në monedhë të huaj
Tek depozitat në monedhë të huaj përfshihen të gjitha llojet e depozitave në valutë, rrjedhëse dhe pa afat të cilat janë lehtësisht të vëzhgueshme pasi raportohen çdo muaj në Bankën Qendrore.

Paraja e huaj në qarkullim
Në Shqipëri burimet kryesore të hyrjes së monedhës së huaj janë të ardhurat nga eksportet, paratë nga transfertat e emigrantëve, kalimet cash nëpërmjet pikave doganore dhe kovertimet nga lekë në monedhë të huaj.

Euroizmi i ekonomisë shqiptare
Në bazë të përllogaritjeve të këtij studimi euroizimi i ekonomisë shqiptare u tejkalon të 56 për qind duke e konsideruar të lartë këtë indeks. Në këtë indeks zërat me peshë janë përqindja e lartë e transaksioneve tregtare me vendet e BE-së (rreth 90 për qind), rritja e kredisë në monedhë të huaj nga bankat në vend (rreth 85 për qind të totalit të kredisë) apo remintancat nga emigrantët tanë.

Kostot e sinjorazhit për Shqipërinë
Kostot e sinjorazhit
Në disa studime për matjen e sinjorazhit në Shqipëri është dalë në përfundimin se kostot e tij në periudhën 2002-2008 janë mesatarisht 1.73 për qind i PBB (Produktit të Brendshëm Bruto). Ajo që vihet re në këtë studim është një tendencë rënëse e këtij zëri në të ardhurat e buxhetit të shtetit në vite. E matur sipas konceptit fiskal kjo e ardhur për Shqipërinë në periudhën e studimit 2000-2008 është vetëm 0.44 për qind e PBB dhe përbën 1.92 për qind të të ardhurave fiskale.
Kostoja e humbjes së të ardhurës së Shqipërisë nga sinjorazhi, në rast të një euroizimi të njëanshëm është i papërfillshëm.

Si Komiteti Europian dhe Banka Qendrore Evropian , i kanë lejuar vendet kandidate për pranim, të adoptojnë çdo regjim kursesh këmbimi që ato vetë mund të zgjedhin, duke përfshirë edhe bord monedhë, siç është miratuar edhe nga pranimet e tyre në Bullgari, Estoni dhe Lituani.
Euroizimi në një këndvështrim të ngushtë, i kuptuar si zëvendësim i monedhës vendase me euron, në të kundërtën është rregulluar plotësisht në mënyrë strikte nga Bashkimi Europian derisa janë përcaktuar jo vetëm konvergjencat për hyrjen, por edhe pranimin e negociuar në Bashkimin Monetar Evropian. Shqiperise i leverdis një euroizimi njëanshëm Ajo de facto e ka bërë monedhën e saj, mjetin kryesor të transaksioneve brenda dhe jashtë vendit.Rrethohet nga vende fqinje ku pothuaj të gjithë kanë euron Volumin tregtar,Tregu imobiliar perdor euro, Tregu i ndërtimeve shit-blerje ne euro

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Qershor 2011 10:30
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 04:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Ekonomia dhe Biznesi > Sistemi Bankar > Avantazhet dhe disavantazhet e Shqipėrisė nė monedhėn euro

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.