Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Kujtime nga jeta ime...
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
hyperborea
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/10/2008
Vendbanimi: elba
Mesazhe: 45

Ndodh ndonjehere duke ecur rruges apo duke bere dicka ne natyre te hapur, te ndjesh qe dielli papritur ndricon me fort. Nuk i ngre syte por ashtu i pavetedijshem sic je ve re qe rreth e rrotull gjithcka eshte zbardhur me shume se zakonisht. Gjate lidhjes tende perceptuese me ambjentin perreth ne menyre te cuditshme kupton se ka ndodhur nje ndryshim teper i madh. Dita duket me shume e ndricuar. Cfaredo lloj objekti qe ndodhet afer shihet me mire, me qarte. Muret, pemet rruget, toka bile edhe qielli i nenshtrohen nje rritjeje te ndricimit qe nuk mund te shpjegohet me normalitetin e rrjedhjes se ngjarjeve deri ne ate moment. Entuziazmi rritet brenda vetes. Ndjeshmeria jote papritur ka ndryshuar dhe per kete arsye fillon te mendosh se gjithcka ka ndodhur si pasoje e ndricimit qe rritet. Shikon me rradhe objektet qe jane zbardhur me shume se zakonisht, behesh i vetedijshem se drita ka shtuar intensitetin e saj dhe ne fund vendos te shikosh ate qe ka zbardhur gjithcka. Ne menyren me te papergjegjshme ngre koken i cuditur te shikosh diellin qe solli nje ndricim te papritur me te madh se normalisht. Por ne ate cast nuk mundesh te kuptosh qe ky eshte nje kurth. Sepse ti ngre syte lart te shikosh diellin per te kuptuar se cfare ka ndodhur ndersa ai te verbon. Asnjehere nuk merr vesh qe ky eshte nje kurth i ngritur nga dielli. Ai e rrit ndricimin rreth e rrotull teje thjesht per te terhequr vemendjen qe ti ne menyre te pavetedishme ta shikosh ate dhe pastaj ai te te verboje me shkelqimin e tij.
Pikerisht nje gje e tille me ndodhi mua. Dielli me ngriti kurth. Me mashtroi, me terhoqi vemendjen dhe pastaj me verboi. Rastesisht apo ne menyre te percaktuar qarte, dielli donte qe une ta shihja sa i bukur ishte sepse per arsye qe nuk i mora vesh kurre donte te me verbonte me shkelqimin e tij. Donte te godiste me intensitetin e ndricimit te tij shqisen time te te parit derisa ta demtonte e une te mos shihja me. Isha duke u marre me gjerat e parendesishme te jetes sime krejtesisht i pandjeshem ndaj gjithckaje, isha duke kaluar kohe paqeje dhe qetesie me egzistencen time, kur dielli leshoi mbi mua rrezet e tij me fort se zakonisht dhe e beri qellimisht per te prekur ndijimet e mija e per te terhequr vemendjen time dhe interesin tim. Kerkoi qe patjeter une ta shikoja sepse ishte i sigurt qe pastaj ne ate shikim une do verbohesha.

__________________
not all that glitters is gold and not all gold glitter

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2008 17:55
hyperborea nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hyperborea Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hyperborea (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hyperborea Shto hyperborea nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hyperborea nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hyperborea
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/10/2008
Vendbanimi: elba
Mesazhe: 45

Natyrisht qe kjo s’eshte gje tjeter vec nje ngjarje krejtesisht e pazakonte, krejtesisht jashte rrjedhes normale te jetes sime. Nje ngjarje per te cilen sot pas kaq kohe qe ka mbaruar une ende pyes veten perse mu dha pikerisht mua. Perse gjithe ate rrjedhe te cuditshme fati e kishte percaktuar qe me pare qe te ndryshonte jeten time? Tashme gjithcka po kthehet ngadale ne normalitet. Jeta ime po i rikthehet rutines se perditshme te meparshme te cilen e humbi nga kjo ngjarje. Bej te njejtat veprime qe beja para se normaliteti te prishej, shkoj ne po ato vende ku kam me mijera vite qe shkoj ndersa ne mendje mbaj kujtime te hidhura te nje ndjenje te ndaluar dhe pyes heshturazi ne mendjen time perse? Edhe pse pergjigjen e di, edhe pse brenda vetes kam gati pergjigjen per cdo pyetje qe do te lindte si pasoje e nje procesi zinxhir qe do e shkaktonte dhenia e pergjigjes se pyetjes se pare mbetem pa goje kur perpiqem te kujtoj gjithcka qe ndodhi dhe menyren si ndodhi. Sepse pikerisht ne ate moment une kuptoj se sado qe pretendojme qe egzistojme, sado qe ne pretendojme qe jemi njerez te lire, zoter te fateve tona, pertej vullnetit tone ndodhin histori dhe ngjarje krejtesisht te pakontrolluara ne jeten tone te cilat tregojne se sa te paafte jemi ne kontrollin e vete jetes sone. Jane ngjarje qe tregojne se fati qesh e tallet me ne kur shikon se si perpiqemi me te gjitha forcat te planifikojme gjithcka. Fati tregohet cinik me ne teksa shikon se si ne qeniet humane me arsye pergatisim me hipokrizi te ardhmen tone dhe tallet me ne per vete faktin sepse e di qe planet tona asnjehere nuk do te realizohen. Sepse ai per ne ka rezervuar supriza nga me te cuditshmet qe shpesh here jane aspak te kendeshme dhe qe ne menyren me absolute do te jene percaktues te se ardhmes sone, shkaterimtare te planeve tona.
Pata degjuar nje kenge dikur dhe kisha qeshur me vargjet e kenges. Sepse kenga thoshte qe nuk jemi asgje. Jemi vec pluhur ne ere. Jemi pluhur qe era e con ku te doje. Pata qeshur por pas nje ngjarjeje qe la gjurme te pashlyeshme ne jeten time pata frike ta degjoj ate kenge perseri sepse pata frike nga e verteta qe ajo fshihte. Te gjitha nuk kane rendesi. Enderrat tona, shpresat tona, jeta jone, e ardhmja e shkuara s’jane vec pluhur qe fati marrezisht i merr dhe i con ku ti teket atij. Ne s’jemi gje tjeter vecse grimca rere qe fati duke qeshur i end ku te doje dhe i perhumb ne madhesine dhe madheshtine e botes dhe te vete egzistences. Ne vete me gjithe arsyen dhe vullnetin tone nuk llogaritemi sepse edhe pse bejme plane perfekte per te ardhmen dhe perpiqemi fort ti realizojme ato asnjehere nuk mundemi qe me kete veprim te kontrollojme rrjedhen e jetes sone. I vetmi qe mund ta kotrolloje kete eshte fati. Pikerisht ai per te cilin jam i bindur me teper se kurre pergatiti te fuste ne jeten time nje nga ngjarjet me te cuditshme.

__________________
not all that glitters is gold and not all gold glitter

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2008 17:56
hyperborea nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hyperborea Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hyperborea (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hyperborea Shto hyperborea nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hyperborea nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hyperborea
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/10/2008
Vendbanimi: elba
Mesazhe: 45

Ajo cfare ndodhi eshte thjesht nje histori qe si gjithmone e shkakton nje vajze. Dhe kjo nuk eshte historia e vajzes se portes ngjitur ose e fqinjes por eshte historia e nje personi qe fati ta ve perpara syve per nje kohe fare te shkurter dhe ta dergon serish larg duke e humbur ne hic prej dhe nga e sjell. Eshte nje njeri tjeter qe ka bashkeegzistuar me ty ne te njejten bote por nuk e ke pare kurre, nuk e ke takuar kurre sepse ka qene i fshehur pas mijera e mijera njerezve te tjere te cilet i takon cdo dite. Nje njeri qe nuk e ke ndeshur kurre kudo ku ke shkuar cfaredo qe ke bere.

__________________
not all that glitters is gold and not all gold glitter

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2008 17:57
hyperborea nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hyperborea Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hyperborea (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hyperborea Shto hyperborea nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hyperborea nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hyperborea
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/10/2008
Vendbanimi: elba
Mesazhe: 45

Nje histori si kjo e imja nuk mund te tregohet kurre sepse ajo ben pjese ne historite e ndaluara qe nuk jane thene kurre. Ne ato histori qe jane te mbushura me sekrete dhe mistere. Sepse e tille eshte bota ime, e brishte. Pa misteret dhe sekretet e saj ajo nuk mund te mbijetoje

__________________
not all that glitters is gold and not all gold glitter

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2008 17:58
hyperborea nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hyperborea Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hyperborea (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hyperborea Shto hyperborea nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hyperborea nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hyperborea
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/10/2008
Vendbanimi: elba
Mesazhe: 45

Tani qe gjithcka ka mbaruar dua qe te gjitha kujtimet e mija dhe mundesisht te gjithe kete histori ti hedh ne leter. Gjithcka mbaroi pikerisht tani ne vjeshte. Nga dritarja e dhomes sime shoh se si nen diellin e arte te vjeshtes bien ngadale nga pemet fletet e zverdhura. Per mua ky eshte nje spektakel qe nuk do ta humbisja per asgje ne bote, nje ngjarje qe me pelqen jashte mase sepse e gjithe bota duket kaq bukur nen ajrin e fresket te vjeshtes dhe nen ngjyren e arte te saj. Por kete vjeshte gjerat jane pak me ndryshe se zakonisht. Fletet bien ngadale duke i zhveshur pak nga pak druret derisa vjen nje moment kur ata duken jashtezakonisht te vetmuar per shkak te humbjes plotesisht te gjetheve. Duken kaq te thate, kaq te mpakur, kaq pa jete sa thua se jeta mbaroi. Ne njefare menyre une jam njesoj si keta drure. Pikerisht kete vjeshte une humba te gjitha gjethet e mia. Perbrenda ndihem krejtesisht bosh. Te gjitha ndjenjat e mia rane ne qetesi ose u larguan pas atij shkulmi te cmendur emocional, pas atij shperthimi te pasionit qe ishte fare e pamundur te kontrollohej. Tani, tek une gjithcka po vdes ngadale. Brenda meje nuk ka mbetur me asgje dhe boshlleku po perhapet me shpejtesi ne te kater qoshet e shpirtit tim. Shpirti im po kthehet si ata druret e pemeve qe shoh jashte dritares sime, krejtesisht i zhveshur, krejtesisht pa gjethe, krejtesisht pa jete. Cfare ka mbetur tani ne shpirtin tim eshte nje stine e thate dhe e bardhe. Nje stine qe ndjenjat dhe mendimet fillon te mi mbuloje si me guverte me nje lloj pluhuri te bardhe, nje lloj rere qe bie siper gjithckaje dhe e plogeshton duke e detyruar shpirtin tim te vdese dhe e shtyn ne kete menyre mendjen time te harroje. Pikerisht per kete arsye per te mos harruar, per te mos mbuluar gjithcka me pluhur vendosa qe kete vjeshte ate ngjarje qe ndoshta mund te jete nje prej ngjarjeve me te pabesueshme ta hedh ne leter.

__________________
not all that glitters is gold and not all gold glitter

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2008 17:59
hyperborea nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hyperborea Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hyperborea (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hyperborea Shto hyperborea nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hyperborea nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hyperborea
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/10/2008
Vendbanimi: elba
Mesazhe: 45

Qelloi qe shefi im i ri te ishte i korruptuar. Kjo nuk perbente problem per ndergjegjen time por kete e konsideroja si nje problem per shefin tim. Nuk e di nese ishte veti e karakterit tim qe te mos zhvatja para prej personave te cilet fati per momentin i drejtonte tek une por isha krejt i vetedijshem qe kjo ishte dicka qe une nuk e pranoja. Ndihesha keq te merrja rryshfet. Ne fakt isha i dale mode. Sepse moda ishte te merrje rryshfet. I shihja te tjeret ta benin kete gje dhe ndiheshin teper te kenaqur.

__________________
not all that glitters is gold and not all gold glitter

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2008 18:00
hyperborea nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hyperborea Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hyperborea (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hyperborea Shto hyperborea nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hyperborea nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hyperborea
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/10/2008
Vendbanimi: elba
Mesazhe: 45

Kjo do me sillte telashe. Mungesa e aftesise se marrjes se rryshfetit do me sillte probleme te medhaja. Shefi im nuk do ta pelqente sjelljen time sepse me sjelljen time do ti prishja biznesin e tij. Ai nuk do te qe ne gjendje te mblidhte parate e mundshme qe ishin ne qarkullim sepse une i largoja klientet. Ky qe nje ligj i pashkruar. Ligj qe binte ndesh me rregullat e moralit dhe te ligjit ne pergjithesi por ishte pikerisht ky ligj i pashkruar qe do te zbatohej dhe jo morali e ligji i mirefillte. Keshtu shefi im ankohej se une nuk beja punen nuk isha i disiplinuar etj etj. Ky fakt shenoi dhe fillimin e nje lufte te heshtur midis meje dhe atij. Ne momentin qe kuptova kete gje duhej te kisha ikur dhe te kisha shpetuar nga telashet. Por si gjithmone fati dhe rastesia nuk me lane te ikja. Sepse ky ishte vetem fillimi i problemeve te mija.

__________________
not all that glitters is gold and not all gold glitter

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2008 18:01
hyperborea nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hyperborea Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hyperborea (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hyperborea Shto hyperborea nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hyperborea nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hyperborea
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/10/2008
Vendbanimi: elba
Mesazhe: 45

Duhej te kisha ikur me kohe, duhej te kisha shmangur gjithcka me kohe, por bera te kunderten. Qendrova te luftoj me kuriozitetin e tepruar per te pare se kush do te fitonte. Une isha ne qender dhe i ndieja goditjet e forta nga te kater anet por shtrengoja dhembet qe te mos nxirrja ze. Kete gje e ndienin dhe koleget e tjere te cilet ne menyre te pavetedijshme u kthyen ne tifoze te thjeshte. Per ta rezultati qe i parathene. Shefi im ishte i fuqishem, kishte bere shume leke, nga ana tjeter kishte mbeshtetjen e nje deputeti te zones qe ishte dhe minister. Keshtu qe humbja ime ishte kaq evidente. Ne njefare menyre edhe une isha i vetedijshem per kete prandaj s’beja gje vetem rrija dhe shikoja se si po vdisja ngadale. Por si gjithmone fati ne menyren me ironike do te tregonte qe asgje nuk eshte e sigurt.

__________________
not all that glitters is gold and not all gold glitter

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2008 18:02
hyperborea nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hyperborea Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hyperborea (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hyperborea Shto hyperborea nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hyperborea nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hyperborea
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/10/2008
Vendbanimi: elba
Mesazhe: 45

. Por ne fakt per shkak te ankesave shefi yne ishte bere problem. Dukej se problemin me te madh e kishte ai. Qendrimi i tij tek ne dukej gati i pamundur. Koha e pritjes ishte jashtezakonisht e gjate ndersa ndryshimi ishte teper i shpejte. Gjithcka ndodhi me shpejtesi rrufeje. Ne nje dite me shi komunikohet qe shefi im kalon ne pozicionin tim ndersa une pushohem nga puna. Kjo nuk me pelqeu aspak. Nje shije e hidhur mu mblodh ne maje te gjuhes. Kisha lexuar biblen ne pjesen ku thuhej se kush te godet ne nje faqe ktheji dhe faqen tjeter. Mund te isha i perulur. Mund te ulja koken dhe te shokja diku gjetke dhe te kerkoja fatin tim. Por ajo qe ndodhi ishte nje grush ne fytyren time. Vjen nje moment dhe per shkak te natyres njerezore nuk mund te pranosh peruljen. Kerkon te luftosh per te vene sadopak drejtesi. Ska me perulje ska me falje.

__________________
not all that glitters is gold and not all gold glitter

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2008 18:04
hyperborea nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hyperborea Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hyperborea (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hyperborea Shto hyperborea nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hyperborea nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
hyperborea
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 10/10/2008
Vendbanimi: elba
Mesazhe: 45

Prandaj fillova nje vargan perpjekjesh te mundimshme per te gjetur te drejten e humbur. Isha shpresethyer dhe besoja se nuk do ta gjeja kurre. Por per habine time dhe te te gjithe personave qe e dinin kete ngjarje gjerat rrodhen ndryshe. Perpjekjet dolen frytdhenese. Deri ne ate moment besoja se bota ishte e pushtuar nga vlerat me te keqija. Besoja se kishte njerez qe dinin te benin vetem keq. Por pikerisht ne nje situate te tille pashe nje ane te mire njerezore qe eshte dashuria. Pata shume njerez qe me perkrahen. Pashe shume njerez te mire qe luftuan me mua pa asnje kompromis. Ajo qe po me ndodhte ishte shume cuditshme por shume e mrekullueshme. Pashe nje bote te heshtur qe nuk do ta kisha pare kurre nese s’do me kishte ndodhur kjo qe me ndodhi.

__________________
not all that glitters is gold and not all gold glitter

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2008 18:05
hyperborea nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hyperborea Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hyperborea (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hyperborea Shto hyperborea nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hyperborea nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 06:05 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Ditari > Kujtime nga jeta ime...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.