Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dedikuar gjithe (pseudo) patrioteve shqiptare
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Dedikuar gjithe (pseudo) patrioteve shqiptare

O moj Shqypni, prapë ti?!

ERMAL ILIRJANI

Mos hapësh televizor a gazetë këto ditë se direkt të derdhet në kuzhinë ndonjë patriot që ka vënë një flamur në kokë, në makinë a në gjoks dhe që po bën luftë mediatike për të mbrojtur kombin. Me të drejtë ka filluar edhe një debat shumëplanësh për regjistrimin e popullsisë. Debat që ka bashkuar shumë qytetarë, opinionistë, figura publike. Por ç’është kjo pranverë e beftë shqiptarizmi dhe a e ka drejtuar ajo publikun në drejtimin e duhur? Personalisht mendoj se arsyeja kryesore që ka ndezur patriotizmin së pari është nevoja e brendshme për identitet dhe së dyti nevoja për t’u ndjerë pjese e një grupi në një shoqëri ekstremisht individualiste.

Lidhur me nevojën për identitet, ajo që vihet re është se pas mijëra vjetësh ekzistence, 99 vjetësh pavarësi, pushtimesh e ripushtimesh, komunizmi, kapitalizmi, demokracie, urbanizimi e ruralizimi, ne shqiptarët nuk ia kemi dalë të formëzojmë një identitet kombëtar dhe një platformë kombëtare. Dhe kur them “një” nënkuptoj të unifikuar që të na përfaqësojë të gjithëve.

Po le ta shohim pak më ftohtë këtë punë, dhe le ta nisim nga debati më i fundit mbi deklarimin e kombësisë dhe fesë. Përse u ndez ligjërimi publik dhe u skuqen ekranet nga flamujt. Ajo që i acaroi, trembi, cëmbisi është i famshmi deklarim i rreme i kombësisë dhe fesë?

Por a është në thelb ky problemi që duhet të thithë energjitë e shqiptareve, apo si zakonisht ne i rrimë aq afër ekranit saqë shikojmë një llambushkë që po digjet, po nuk arrijmë të shikojmë tablonë e plotë? Nëse marrim të mirëqenë dëmin nga deklarimi i rremë i disa “palo” bashkëkombësve, duhet të hamendësojmë se kemi gjëra madhore imediate për të humbur si komb apo si shtet. Çfarë kemi ne shqiptarët për të humbur nga ky proces?

Po ja, do thotë dikush, ne rrezikojmë të humbim historinë. Më falni që jua them, po e kemi humbur dhe vazhdojmë ta bjerrim nga dita në ditë. E kemi humbur sepse për aq kohë sa ne mund ta shkruanim, arkivonim, dokumentonim propagandonim, ne (shqiptarët, ilirët, arbrit etj.) nuk e bëmë. Arsyet mund të jenë të shumta, duke nisur nga fakti që jemi më shumë të pushkës sesa të penës (Milan Shuflaj, thotë se në mesjetë thuajse të gjithë princat shqiptarë, shkruesit i kishin o sllavë, o greko bizantinë), mbase për faktin që jemi më shumë të fjalës se të veprës (rikujtoj të fjalës së folur jo asaj të shkruarës), mbase për faktin që jemi individualistë, ose mbase, siç thonë, na e kanë futur të tjerët (po edhe kjo e të futmes sikur nuk qëndron shumë se herën e parë e të dytë e kanë fajin të tjerët, ndërsa herën e tretë...). Ne mund të jemi unikalë në rastin tonë, pasi edhe festën kombëtare të çlirimit nuk arrijmë ta unifikojmë.

Po edhe atje ku ne kemi dështuar si shqiptarë, na kanë ardhur në ndihmë të tjerët, armiqtë siç do i quanim ne: arkeologë italianë e francezë na zbulojnë rrënojat e kolonive greke dhe qyteteve ilire të ngritura me mermer grek apo tjegull romake; gjuhëtarë gjermanë na studiojnë dhe na ruajnë gjuhën; historianë grekë na përkufizojnë dhe na përcaktojnë origjinën dhe vendndodhjen (flas për ata të lashtët, jo këta të sotmit); pushtuesit e njëpasnjëshëm na bëjnë harta lufte dhe na regjistrojnë popullsinë dhe vendbanimet; e për të vazhduar edhe sot, ku ekspeditat franceze, italiane, gjermane, greke etj., vazhdojnë bëjnë zbulime arkeologjike; ku UNESKO vazhdon dhe na jep fonde për të ruajtur ato çikë gjëra që ne vazhdojmë të mos i lëmë në këmbë. Pra betejën për historinë deri më sot e kemi të humbur pasi së pari nuk e kemi të përcaktuar qartë, së dyti atë që kemi, jo vetëm nuk e ruajmë, por e shkatërrojmë dhe e deformojmë, së treti sepse dhe atë që është nuk dimë ta fusim në mozaikun botëror (p.sh mendoj se reklama më e mirë për historinë do të ishte investimi i shtetit tone për një film hollivudian mbi Skënderbeun, lobi grek e bën këtë për vit me “heronjtë” e tij).

Po mund të humbim territore nesër, pasnesër, do thotë dikush tjetër. Nesër, pasnesër?! Le te zbresim pak me këmbë në tokë, ne i kemi të humbura territoret. Kemi gjysmën e Shqipërisë (asaj të përcaktuar si katër vilajetet Turke !!) jashtë kufijve. Apo këto janë harruar se kur u ndanë këto na ranë?! A ka një platforme për të kërkuar atë që është e drejta e Shqiptarëve, a janë bashkuar vallë shqiptarët të kërkojnë, mbrojnë dhe bashkojnë këto territore? Jo, sepse ato i kanë ca shtete dhe kombe që kanë bërë pune sistematike, ndërkohë që ne merremi me llogje. Por mirë ato që nuk na dhanë, por ne po humbim edhe atë që na kanë falur. Si do të thoni ju? Po ja, së pari nëpërmjet lënies bosh te fshatrave e territoreve të tëra dhe shpërnguljes në Tiranë, Vlorë, Shkodër, Fier e Korçë të 13% të popullsisë që mbeti në vend. Ndërkohë që nuk duhet harruar që 22-25% e popullsisë së përgjithshme ose 35% e popullsisë aktive ka avulluar jashtë vendit. (statistikat Ministria e Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta). Se në fund të fundit logjika e pasjes së territoreve është që t’i përdorësh e t’i shfrytëzosh e jo t’i kesh për inventar. Kemi humbur territore duke i lënë të na shpyllëzohen (më duket se nuk kemi qenë të pushtuar këto dekadat e fundit), po humbasim fshatra të tërë nga erozioni (përfshi edhe objekte historike e kulturore), po humbasim lumenjtë dhe detin nga keqtrajtimi, kemi humbur edhe pjesën më të madhe të florës dhe faunës nga kallashi, tritoli, korrenti etj. A u bë ndonjë aleancë kuq e zi për këtë, se në fund të fundit këto territore nuk do na i marri me vete Jorgoja.

Po mund të humbasim gjuhën, se këta që ndërrojnë identitet fillojnë nuk flasin shqip. Po më rifalni pak o miq, po për çfarë humbje flasim? Gjuhën shqipe ka vite që të merr malli ta dëgjosh të shqiptohet e të shkruhet siç duhet, dhe aq më pak të dëgjosh të përdoret më tepër se 10% e fjalorit të saj. Mirëpo me sa duket është e vërtetë ajo që thuhet se ca gjëra përdori ose do i humbësh. (“use it or lose it” është termi në anglisht)

Po mund të humbasim kulturën shqiptare do thotë dikush tjetër. Po cilën kulturë, o derëbardhë? Së pari, nëse flasim në termin e kulturës si ajo që e cilësonte Ciceroni “kultivimi i mendjes dhe shpirtit”, ne as nuk dimë të kemi kultivuar mendjen (flas si komb dhe jo si individë) dhe as shpirtin. Mendja kultivohet me dije, me art, me kulturë, me shkollim, me qytetari që nënkupton edhe teatër, opera, stadiume, shkolla universitete, forume qytetare etj. Sa për kultivimin e shpirtit, lëre fare. Po le të flasim për kulturën si shpirt i popullit, si një identitet i përbashkët. Këtë duhet ta gjejmë në veshje, ndërtesa, organizime e ceremoni tradicionale, në këngë popullore, në legjenda e rrëfenja, në fjalët e urta, në vlera morale të njëjta.

Po le ta fillojmë me veshjet. Sigurisht që veshjet mund të jenë ato të pakta që mund të mbijetojnë (kryesisht si pasojë e sëndukëve të gjyshërve), por që sot në kohën e globalizmit vishemi njëlloj si amerikanët, grekët, italianët, turqit e serbët. Pra veshjet nuk do i humbim. Ndërtimet që të mund të na identifikonin harrojeni (maqedonasit kanë një stil të shtëpive, grekët kanë edhe stil të fshatrave, kroatët po ashtu etj), stili ynë përfaqësohet nga një mishmash tullash të kuqe, parafabrikatesh, suvash të arnuara dhe betoni ku mbizotërojnë “fitilat” (hekurat e lënë mbi soleta për të shtuar katin tjetër). Të vjen të vësh kujën të shkosh në kalanë e Gjirokastrës (që është qytet që mbrohet nga UNESKO) dhe të shikosh poshtë. Pra stilin e ndërtimit nuk do na e grabisë kush. Organizimet, ceremonitë, festat edhe ato kanë marrë të tatëpjetën, si e feston njeri nuk e feston tjetri. Shyqyr që na doli një festë vere që e bëmë kombëtare, po qe edhe atë nuk dimë si duhet ta festojmë.

Po këngët? A këngët po, këngët i kemi, vetëm se një pjesë gjatë komunizmit i kthyem në tekste me parti dhe Enver, një pjesë gjatë tranzicionit i kemi bërë me “o sa kam bythën e mirë” ose tallava apo turbofolk. Po s’ka gjë, do thoni ju, se të paktën na identifikojnë. Po mor dashamirës, po, vetëm se nuk më identifikojnë mua dhe një pjesë të mirë të shqiptarëve që njoh, por nga ana tjetër me të njëjtat tekste pa mesazh dhe ritme elektronike identifikohet gjithë Ballkani, Europa, Azia e më tutje.

Po legjendat dhe rrëfenjat? Këto po, kemi trashëguar shumë, dhe na kanë treguar shumë, por për fat të keq këto nuk po i humbim sepse Mehmeti (emër tipik shqiptar!!) po na bëhet Jorgo. Jo miq, po i humbasim kryesisht sepse Briany, Emmy, Noeli, Jurgeni (emra fëmijësh shqiptarë), po na shikojnë Digitalb dhe Tring, dhe përveç se kanë filluar të flasin sipas handikapit profesional të përkthyesit, po mësojnë edhe gjithë rrëfenjat e botës, po aspak histori me Zana, Orë, Shtojzovalle, Gishto, Kacamisër, Gjysmagjel apo qoftë edhe me Çufo.

Po vlerat morale? Këtu dua t’i referohem pak Vaso Pashës tek “O moj Shqypni” kur para dy shekujsh ju drejtohej shqyptarëve me të vërteta të tipit: “ E s'të ka mbetun as em'n as besë;.... Shqyptar', me vllazen jeni tuj u vra,.... E për sa pare qi do t'fitoni, Besën e t'parëve t'gjith e harroni,” etj. Me sa duket vlerat morale të shqiptarëve paskan qenë çorap para dy shekujve, dhe me sa shohim nuk është se ka ndryshuar ndonjë gjë e madhe. Sot pavarësisht atij “shqiptarit” që na kanë ngulur në mend librat, rrëfenjat apo këngët, unë nuk njoh dikë që të jep besën, nuk shikoj njeri që të këshillojë në rrugë fëmijët që bëjnë gabim, rrallë e më rrallë shikoj dikë që kthen një portofol të gjetur (ku do e shikoj do thoni ju? Po ne media. Ku tjetër? Me gjithë qejf do falja mijëra orët e kronikës së zezë për raste të tilla). E për të mos thënë për postulate të tipit: mos vrit, mos vidh, mos dëshiro gjënë e tjetrit, respekto babanë dhe nënën se këto i nënkuptova të humbura kur përmenda kultivimin shpirtëror.

Po atëherë ç’dreqin do humbim ne meqenëse sot jemi njëlloj si dyqind vjet më parë: “Ca thonë kam fe, ca thonë kam din; Njeni: "jam turk", tjetri "latin"; Do thonë: " Jam grek", "shkje"-disa tjerë,....”??? Për fat të keq nuk do humbi asgjë tjetër vec asaj që “Vet e kemi prishun për faqe t'zezë!”.

Kështu që bashkatdhetarët e mi, para se të kërcejmë përpjetë se "greku po do me na bo këtë”, “se serbi po do me na bo atë”, ne duhet të formëzojmë dhe forcojmë identitetin shqiptar. Të punojmë me mish e me shpirt për mëmëdhenë, siç kanë punuar një dorë njerëzish që shqiptarët sot ju kanë harruar edhe emrin. Ky duhet të jetë fokusi i aleancave qytetare, ngaqë besoj fort se nëse ne arrijmë të ngremë vlerat morale, kulturën, dijen, artin, të organizojmë mire jetën shoqërore dhe forcojmë ekonominë, nuk ka arsye që shqiptarët të dëshirojnë të bëhen grekë apo serbë. Përkundrazi, nuk është çudi që të ndodhte dhe e kundërta.


Marre nga respublika.al

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Prill 2011 22:11
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Raimondi duhet ta lexoje kete, pasi per te çdo gje shqiptare eshte e shtrenjte. Dhe nga shkrimi pa viza do mesonte diçka.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2011 01:00
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Raimondi duhet ta lexoje kete, pasi per te çdo gje shqiptare eshte e shtrenjte. Dhe nga shkrimi pa viza do mesonte diçka.
e ke gabim
patrotizmi i raimondid eshte shume i shendosh dhe i vlefshem per shqitaret.
me ka takur rastesisht ta lexoj duke bere debate me grek dhe serb ne youtube. po ti lexosh me syrin neotral pa mbajtur anen e asnjeres pale, raimondi makes sense and its hilarious

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Prill 2011 01:18
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Cfare analizash plehra qe lexon neper internet mer zot!!! Pa fund!

E cila eshte premisa e ketij te lodhuri se qeni shqiptar? Qe ne shqiptaret kemi identitet gjysma gjysma?
Dhe konkluzioni? Hapni shalet dhe lejoni gjithcka brenda, se nuk ia vlen te mbrohet as ajo gjysem qe eshte.

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2011 05:55
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

Mendoj se artikulli eshte nje denoncim i nje ipokrizie te shumeperhapur tashme ne shqiperi per sa i perket nazionalizmit, vetem kaq.

Mendoj se artikullshkruesi flet kunder "te deklaruari qe jam shqiptar" qe ka marre perparesi karshi "te qenit shqiptar".

Personalisht mund te them qe nacionalistet e vertete shqiptare jane njerezit si kol. Myslym Pasha, inxh. Arben Mece, Artan Lame, Dritan Hila dhe jo llafolloget e forumeve, gazetave apo podiumeve politike.

Kete kendveshtrim ofron artikullshkruesi.

Modifikuar nga arturm datė 24/04/2011 ora 08:52

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2011 08:32
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

vetem ate artan lamen njoh pak nga debati atij "historianit" zvicerrjan me historin e re te skenderbeut, se kyt artkullin ktu as fjaline e pare nuk e kam mbaruar...

problemi i artanit dhe i te gjithe juve qe jeni kaq te uritur per dituri dhe me qellime te drjeta rebele nobel ne mendjen tuaj, eshte se dukeni naive idiota.
kur vjen fjala tek greeks vs albanians and serbs vs albanians, eshte bardhe e zi, disa gjera jane te thjeshta dhe nuk dojn philosophira te "thellla" si te atij lame artan lames me fansat e tij. edhe nje gomar e din qe populli shqiptar ka qene viktime e rraces mizere si ai grek dhe serb.

greqia i ka patur dyert hapur ne perendim tash 50 vjet, akoma e tregojn veten kafshe, serbet gjithashtu, kane patur dyert hapur ne boten perendimore, dhe akoma kane ngelur kafshe. sepse vetem kafshet tregojn kaq dinakri kaq pashpirtesi sa tregojn kto dy popuj ndaj nesh historikisht, ja nje krahasim i thjeshte
cifutet nuk urrejne gjermanet kaq shume sa grekt dhe serbt na urrejn neve, dhe cfar u ka bere gjermia cifuteve ne krahasim me ne vs gekt dhe serbt, nuk ka shpjegim tjeter pervec nje rrace kafshe qe nuk evulon dot se eshte e lindur wild, si ato hainat ne afrike
kurse juve mereeni me disa bullishte idera qe jane qesharake

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2011 10:23
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
arturm
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195

sa inat qe keta serbet dhe greket nuk na duan te miren

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2011 11:26
arturm nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė arturm Kėrko mesazhe tė tjera nga: arturm Shto arturm nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto arturm nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Citim:
Po citoj ato që tha arturm
sa inat qe keta serbet dhe greket nuk na duan te miren
kjo ska te beje me kte dhoj inati, por inati qe juve keni ngel duke kritikuar shqiperin dhe kriminelat shqiptar, dhe kjo vjen nga nje dhoj drejtsie qe juve ndjeni por me duket gomardhek!
ne krahasim me krimet shteterore serbe greke te organizuar ndaj nesh si popull, eshte sikur nje killer pedofile (grekt/serbt) para gjyqit duke justifikuar veten qe e vrava se ishte femij mistrec (shqiptarin), kurse ato heronjt tuaj nacionalist me duken deshmitaret naive idiota te atij killerit, dhe deshmojn qe ka qene femij mistrec megjithmend, youhoner=ne skene boterore
kshtu i shoh une gjerat, nejse

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2011 12:52
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lost_soul
going nowhere..

Regjistruar: 11/12/2005
Vendbanimi: orders of magnitude
Mesazhe: 2692

Artan Lame jo vetem e ka surratin si turk, por edhe shpirt turk. Te gjithe keta i perkasin nje rryme te coroditurisht, qe hapja e Shqiperise ndaj botes ia ka shperhapur mendimet sa nga lindja ne perendim.
Pallavrat ne kete artikull mund te hidhen ne hale lehtesisht, po kush ia ka ngene!

__________________
Walking the drunkard's walk...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2011 16:31
lost_soul nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lost_soul Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lost_soul (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: lost_soul Shto lost_soul nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lost_soul nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Sa me shume leviz mes Evropes dhe Amerikes, aq me shume bindem qe shqiptaret rrjedhin nga trute ne kontinentin matane. Ekstremistet me te medhenj, isteriket me te medhenj, demagoget me te medhenj gjenden ne Amerike. Dhe sa me shume krahasoj realitetin shqiptar me trute e shqiptareve ne amerike aq me shume bindem qe nuk e kane idene fare per cfare flasin dhe cfare bejne. Imitojne ekstremistet cifute, emigrantet italiane dhe katunaret amerikane qe te ndjejne se kane dhe vete nje shtet te madh.

Pikepamjet me realiste ndaj Shqiperise dhe shqiptareve i gjen tek shqiptaret qe jane ne vendet fqinje, Greqi, Itali, nga ku levizin njerez me shumice nga dhe per ne Shqiperi.

Banaliteti i emgiranteve te larget nuk arrin te shikoje korruptimin e theksuar moral te ambjentit shqiptar. Perkundrazi, tani ne prag zgjedhjesh i lepihet politikes, ne emer te pragamtizmit dhe prakticitetit per te cilet kulturat e vendeve ku jetojne shquhen. Bravo nga njera ane, turp nga ana tjeter. Nje gje duhet theksuar, po nuk ndaluan njehere shqiptaret te mendojne cfare jane dhe ku po shkojne, po nuk arriten te kuptojne ku po i con kultura kriminale qe fshishet poshte kapakut te politikes, nuk mund te ndertojne asgje me shume vetem se nje shtet kaubojsesh. Ata qe jetojne ne kultura kaubojsesh mund ta duan kete, por Shqiperia eshte ne East, jo ne far West. Per cdo njeri qe ne Shqiperi ndihet mire dhe kenaqet me kulturen e anti-ligjit, mijera te tjere do largohen dhe do peshtyjne emrin e Shqiperise neper dhembe. Pseudo patriotet kete se kuptojne dot. Por me pak observim levizjesh demografike dhe pak te njohur neper bote mund te kuptojne shpejt se kultura e kaubojsave ka falimentuar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Prill 2011 20:10
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 11:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: [1] 2 3 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Dedikuar gjithe (pseudo) patrioteve shqiptare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.