Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Wikileaks,shfaqen kabllograme pėr Shqipėrinė
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Fakti qe nuk ka (akoma) kabllograme per vite te caktuara nuk domethene se nuk ka komunikim. Jane informacione te vjedhura nga sistemi amerikan dhe nuk dihet sa jane vjedhur dhe sa kane mbetur pa publikuar. Qe ato jane te verteta e ka konfirmuar bota. Gjithe tentativat e tjera jane levizje mediatike per te diskretituar Wikileaks. Madje shoqata denoncoi me fakte emailet qe Banka Boterore dhe institucioen te tjera kane kembyer me hacker qe paguhen per te sulmuar faqen ose diskretituar shoqaten. Vec kesaj amerikanet u munduan te injektojne informacione te rreme qe te thone "E shikoni, jane gjerta te pasakta". Por deri tani i ka hasur sharra ne gozhde.

Ato qe lexohen jane realiteti. Por si gjithmone realiteti eshte i veshtire per tu besuar. Njerezit e kane me kollaj te besojne ne Zot.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2011 19:03
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha Fajtori
Fakti qe nuk ka (akoma) kabllograme per vite te caktuara nuk domethene se nuk ka komunikim. Jane informacione te vjedhura nga sistemi amerikan dhe nuk dihet sa jane vjedhur dhe sa kane mbetur pa publikuar. Qe ato jane te verteta e ka konfirmuar bota. Gjithe tentativat e tjera jane levizje mediatike per te diskretituar Wikileaks. Madje shoqata denoncoi me fakte emailet qe Banka Boterore dhe institucioen te tjera kane kembyer me hacker qe paguhen per te sulmuar faqen ose diskretituar shoqaten. Vec kesaj amerikanet u munduan te injektojne informacione te rreme qe te thone "E shikoni, jane gjerta te pasakta". Por deri tani i ka hasur sharra ne gozhde.

Ato qe lexohen jane realiteti. Por si gjithmone realiteti eshte i veshtire per tu besuar. Njerezit e kane me kollaj te besojne ne Zot.

Absolutisht dakort.
Megjithate behet fjale vetem per "gjera te njohura".
Sekreti me i madh qe kam lexuar ishte nje porosi e sekretares se shtetit klinton qe u kerkonte ambasadorve te mos kishin asnje lloj komunikimi me mediat me orar te percaktuar mire.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2011 19:10
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Nuk jane gjera qe dihen, sepse lexohet perceptimi zyrtar i shtetit amerikan. Nuk jane qyfyre e thashetheme gazetash. Prandaj Sala po mundohet ti ule ne nivel gazetash.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2011 19:39
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Turp kombëtar: U marrin 7 mijë $ ushtarëve që shkojnë në Irak e Afganistan

Xhemal Gjunkshi është emëruar pak kohë më parë në postin e Shefit të Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë shqiptare dhe pse emri i tij shfaqet në një nga dosjet më të shëmtuara të korrupsionit në historinë e Shqipërisë. Ai është akuzuar nga ushtarët e tij se i kërkonte para oficerëve që dërgoheshin me shërbim në Irak dhe Afganistan. Oficerët rrezikonin jetën e tyre në dy zonat më të rrezikshme të botës për të përfituar në formë dietash shumën e 14 mijë dollarëve amerikanë në gjashtë muaj. Gjysma e kësaj shume duhet ti paguhej Xhemal Gjunkshit. Një kabllogram i publikuar nga Wikileaks tregon detajet e skandalit që solli largimin e Shqipërisë nga misioni në Irak.





Titulli: Shqipëria, korrupsioni vazhdon në stafin e ushtrisë

Datë 14 nëntor 2008

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers

Klasifikuar si Material konfidencial/ deklasifikohet më 11/12/2018



“Ministri i Mbrojtjes ishte i zhgënjyer kur mësoi se misioni në Irak do të përfundojë në dhjetor pasi Shqipëria nuk ndodhet në listën e vendeve të Koalicionit që qeveria e Irakut i ka kërkuar të qëndrojnë. Një nga arsyet mund të jetë praktika e vazhdueshme e korrupsionit nga oficerët që zgjedhin ushtarët që do të marrin pjesë në mision. Kjo praktikë nuk është e re dhe mendohet se është zvogëluar disi që kur qeveria amerikane shprehu shqetësimin e saj. Por ata pranojnë se kjo praktikë ekziston ende dhe e bën të vështirë bashkërendimin e reparteve. Ambasadori Uidhers do të ngrejë këtë shqetësim gjatë takimit që do të ketë javën e ardhshme me ministrin e Mbrojtjes, Oketa.


Sipas burimeve jozyrtare, komandantët kërkojnë ryshfet deri në 7.000 dollarë amerikanë nga një ushtar që kërkon të shkojë në Irak ose Afganistan. Kjo shumë është sa gjysma e dietës që ai ushtar do të marrë gjatë gjashtë muajve qëndrim, duke llogaritur një dietë mesatare 80 dollarë në ditë. Shumë nga oficerët nuk mund ta paguajnë këtë shumë përpara nisjes dhe iu kërkohet të marrin borxh, të cilin mund ta paguajnë gradualisht duke dërguar mbrapsht gjysmën e ditës mujore.

Por edhe pas këtyre pagesave, shuma e parave që ata përfitojnë bën që shumë oficerë të jenë të gatshëm të shkojnë. Por ka pasur edhe ankesa. Në tetor, një grup ushtarësh nga regjimenti i Komandove i dërguan një letër të pa firmosur krerëve të qeverisë shqiptare dhe një kopje ambasadës, duke pretenduar se kolonel Xhemal Gjunkshi, komandanti i regjimentit, kërkon ryshfet dhe është i përzierë në skema të tjera. Ata kërcënojnë se këtë letër do ia dërgojnë gazetës “Nju Jork Times”.

Rotacioni i fundit në Irak nisi në shtator, që do të thotë se nuk do të zgjasë gjashtë muaj dhe ushtarët nuk do të kenë mundësi të paguajnë borxhin. Kjo mund të jetë një nga arsyet pse Ministria e Mbrojtjes po shqyrton mundësinë e ridërgimit të kësaj kompanie nga Iraku në Afganistan, menjëherë pas ardhjes. Kështu ushtarët mund të përfundojnë misionin 6 mujor dhe të paguajnë borxhet…









Gjeneral Xhemal Gjunkshi




Kush është Xhemal Gjunkshi

Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi ka marrë zyrtarisht detyrën e shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, më 8 gusht të vitit 2011. Ceremonia e marrjes së detyrës së Gjunkshit do të zhvillohet në ambientet e Ministrisë së Mbrojtjes në praninë e ministrit Arben Imami. Emërimi i Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi në këtë detyrë erdhi pas kërkesës së kryeministrit, Sali Berisha drejtuar presidentit Topi për lirimin nga detyra të shefit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Gjeneral Brigade Maksim Malaj, pasi i kishte mbaruar mandati i tij në këtë detyrë. Gjeneral Brigade Maksim Malaj, shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, për arsye të mbarimit të mandatit, më datë 28.7.2011, të lirohet nga kjo detyrë. Në vend të tij të emërohet Gjeneral Brigade Xhemal Gjunkshi – thuhet në propozimin e Berishës drejtuar presidentit.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2011 04:34
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lezhjani-82 ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   lezhjani-82
I Pavdekshem

Regjistruar: 02/01/2005
Vendbanimi: Eternity...
Mesazhe: 4813

kaq e veshtir asht per ta kuptu??? kjo pun asht me te futme, shfaqen keto kabllograme si fillimi i renjes se Saliut, ky asht qellimi.

__________________
Jeta eshte nje semundje vdekjeprurese seksualisht e transmetueshme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2011 13:38
lezhjani-82 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lezhjani-82 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lezhjani-82 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lezhjani-82't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lezhjani-82 Shto lezhjani-82 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lezhjani-82 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

“Lustracioni”, Berisha planifikoi sulm me gurë mbi Presidencë

Në një kabllogram të janarit 2009 Ambasada Amerikane në Tiranë i ka raportuar Uashingtonit një bisedë të gjatë që ka bërë me Presidentin e Republikës Bamir Topi. Në fokus të kësaj bisede është ligji i lustracionit dhe aspiratat politike të Topit. Sipas Ambasadës, Topi e sheh veten si pasuesin e Berishës në krye të PD-së dhe për këtë arsye ai nuk mund të dalë kundër ligjit të lustracionit pasi do të etiketohet si mbrojtës i komunistëve. Topi i ka shprehur Ambasadës Amerikane shqetësimet e tij në lidhje me ligjin si dhe frikën se Berisha do të organizojë një demonstratë kundër tij duke qëlluar institucionin me gurë.


Titulli: Presidenti Topi është vetëm në krye

Datë 9 janar 2009

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Zv. ambasadori Stiven Kristina

Material konfidencial, deklasifikohet më 01/08/2018

(Fillim i kabllogramit të zbardhur nga Wikileaks) – “..Presidenca shqiptare ndryshon dukshëm nga pjesa më e madhe e republikave parlamentare. I zgjedhur nga parlamenti, edhe pse presidenti ka shumë më pak kompetenca se kryeministri, ka pushtetin për të emëruar Prokurorin e Përgjithshëm si dhe gjyqtarët në Gjykatën e Lartë dhe atë Kushtetuese. Presidenti mund të vendosë veton për ligje, por parlamentit i duhet një votim me shumicë të thjeshtë për të kundërshtuar veton.

Topi i tha Ambasadës se debati për ligjin e lustracionit e ka ekspozuar shumë keq politikisht. Topi tha se PD do ta sulmojë egërsisht në rast se vendos veton kundër ligjit të lustracionit duke pretenduar se ai ka marrë informacione se aktivistë të PD-së do të nxirren në demonstratë kundër tij dhe do të godasin presidencën me gurë. Topi pretendon se edhe pse ka shumë aleatë brenda PD-së në parlament, asnjë nuk do të votojë pro vetos së tij në rast se vendos të bllokojë ligjin. Ai tha se në të vërtetë deputetët e PD-së do të ndjekin kryeministrin Berisha dhe do të kundërshtojnë Topin sepse kanë frikë se ndryshe Berisha do ti lërë jashtë listave zgjedhore për zgjedhjet e ardhshme parlamentare. Topi shprehu frikën se qëndrimi i tij kundër ligjit të lustracionit do ti kushtojë atij mbështetjen e shtresës kryesore politike- njerëzve të përndjekur nga regjimi komunist. Topi tha në mënyrë të përsëritur se në rast se vendos veton kundër ligjit, PD do të nisë një sulm ballor kundër tij që do të përfshijë edhe një fushatë diskredituese për etiketimin e tij si mbrojtës i ish-komunistëve.

Topi tha se ai nuk ka besim tek mbështetja e kreut të opozitës, Edi Rama, të cilin Topi e përshkroi si të ndrojtur dhe një njeri që ka bashkëpunuar me Berishën për të ulur kompetencat e presidencës… Topi u ankua për ndrojtjen që ka shfaqur opozita duke e përshkruar PS-në si pothuajse të padukshme në rolin e një partie opozitare. Topi tha se mungesa e vullnetit dhe dëshirës nga ana e PS-së e ka detyruar që të shfaqet vetë në rolin e opozitës. Kjo gjë ka sjellë përplasje të shpeshta të tij me kryeministrin Berisha dhe ka zvogëluar dukshëm pozitat e tij në PD.

Topi tha se ai e sheh detyrën e Presidentit në mbrojtje të institucioneve të pavarura si Prokurori i Përgjithshëm. Topi tha se kjo gjë e ka vendosur disa herë në konflikt me kryeministrin, por “disa principe vijnë përpara të tjerave”…

Teksa Berisha është një anëtar i elitës komuniste, Topi nuk ishte as anëtar partie dhe familja e tij, e afërt dhe rrethi i gjerë, ishin persekutuar nga komunistët. Ai e gjen veten tani në pozicionin absurd ku nëse ai vendos veton ndaj ligjit, do të cilësohet nga Berisha si mbrojtës i komunistëve.

Izolimi politik i Topit kundërshtohet edhe nga ambicia e tij politike. Topi e sheh veten si një pasues të mundshëm të Sali Berishës si kryetari i ardhshëm i PD-së dhe kjo shpjegon ngurrimin e tij që të përfshihet në një përleshje publike me PD-në për ligjin e lustracionit. Topi ka mbetur në mes të ambicies së tij politike dhe detyrës që të mbrojë Kushtetutën dhe demokracinë në Shqipëri. Mënyra se si do të menaxhojë situatën e ligjit të lustracionit do të jetë veprimi i tij më i vështirë”.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2011 17:48
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Meta i kërkoi Ramës 15 deputetë dhe kryeministrin



“Meta i kërkoi Ramës 15 deputetë dhe kryeministrin”. Kjo është esenca e një kabllogrami që Ambasada Amerikane në Tiranë i ka dërguar Departamentit Amerikan të shtetit pak kohë pas prishjes së koalicionit mes PS-së dhe LSI-së. Në kabllogram flitet për një takim kokë më kokë në zyrën e Ramës në bashki ku Meta ka bërë kërkesat e tij dhe kreu i PS-së i ka rrëzuar të gjitha.



Titulli: Reformat elektorale për NATO-n po krijojnë një pol të tretë

Datë 7 mars 2008

Dërguar nga Ambasada Amerikane në Tiranë

Merr Departamenti Amerikan i Shtetit

Firmosur: Ambasadori Xhon Uidhers

Material konfidencial, deklasifikohet më 03/07/2018

“Që pas zgjedhjeve të vitit 2005, kreu i LSI-së Meta ka kaluar dhimbje të mëdha për ti provuar besnikërinë e tij koalicionit me pesë parti të opozitës. Tërheqja e Metës nga koalicioni me PS-në është cilësuar si shkaku përse e majta humbi pushtetin dhe PD-ja krijoi koalicionin qeverisës. Sipas kontakteve tona, Meta është takuar me Ramën në zyrën e tij në Bashkinë e Tiranës dhe i ka paraqitur kërkesa konkrete siç është rritja e numrit të deputetëve të LSI-së nga 5 në 15 në zgjedhjet 2009. Mësohet se ai ka paraqitur një pakt edhe për postin e kryeministrit. Kërkesat i janë rrëzuar.

Menjëherë sapo ka lënë takimin, Meta i xhindosur nisi sulmet publike ndaj integritetit të Ramës dhe legjitimitetit të tij si anëtar i PS-së ose i të majtës. Ai vlerësoi vlerat e socializmit të vërtetë dhe kontributin që kanë dhënë qeveritë e PS-së. Shfaqja e Metës ishte e cilësisë së mirë: Meta i lëvizjes studentore 1990, Meta që drejtoi Forumin Rinor Eurosocialist, dy herë kryeministri dhe kontributet e shumta të dhëna nga ai në PS dhe qeverisë shqiptare. (Shfaqja të kujtonte edhe Ilir Metën që për pak nuk sulmoi fizikisht kryetaren e parlamentit, Jozefina Topalli më 2006)…

..Burime pranë ish-kreut të PS-së Fatos Nano dhe Metës konfirmuan se ata kanë arritur një marrëveshje gjatë një dreke të qetë. Disa nga gjashtë mbështetësit e Nanos që votuan për presidentin Topi kanë deklaruar mbështetjen e tyre për Metën. Flitet shumë shpesh për “marrëveshjet” me Nanon, por gjithmonë ato dështojnë. Në këtë rast është interesante të shohësh që LSI, kritikja më e madhe ndaj Fatos Nanos, ka ndalur… Nëse Meta ka krijuar “polin e tretë”, do të jetë më i dëmshëm për PS-në se sa për PD-në pasi partnerët e Berishës në koalicione janë më të disiplinuar. Por Rama nuk mundet të fitojë i vetëm. LSI e dënoi një herë opozitën socialiste, koalicioni i ri i Metës mund të marrë aq vota sa ta lërë sërish PS-në jashtë. Teksa zgjedhjet e 2009 po afrojnë, Rama duhet të bashkëpunojë me Metën. Për momentin ai ka mbajtur një qëndrim publik të qetë ndaj atij që e quajti “miku i tij Ilir Meta”. Detyra e Ramës do të jetë mbajtja e unitetit të opozitës dhe të ndalojë Nanon dhe Berishën që të marrin Metën në cepat e tyre. Sfida e tij më e madhe do të jetë si të plotësojë dëshirën publike të Metës për kryeministër…”.

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2011 18:04
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Citim:
Po citoj ato që tha lezhjani-82
kaq e veshtir asht per ta kuptu??? kjo pun asht me te futme, shfaqen keto kabllograme si fillimi i renjes se Saliut, ky asht qellimi.
hahahah Lezhjani. fillimi thote?!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2011 18:05
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kabllo- ministrat, portrete “MADE IN USA” për Berishën dhe 15 ministrat



Sali Berisha, kryeministër

Kreu i qeverisë aktuale Sali Berisha përmendet në dhjetëra kabllograme të Ambasadës Amerikane për DASH-in. Berisha përmendet shpesh si anëtar i ish-klasës komuniste të vendit, përmendet sidomos për përpjekjet pa fund për të shpëtuar djalin e vet nga drejtësia mbi Gërdecin, dhe në disa kabllograme përshkruhet Berisha që njohin gjithë shqiptarët: euforik, dhe “i paaftë për të menduar për gjëra normale”. Kabllogramet venë në lojë shpalljen me fanfare të projekteve të mëdha që nuk bëhen kurrë realitet dhe i quajnë ato “mirazhe në shkretëtirë”.

Një kabllogram tjetër i pabotuar deri më sot në median shqiptare është shumë interesant.
Tregon se një nga zyrtarët më të rëndësishëm të Departamentit Amerikan të Shtetit, Stuart Jones, do të vizitojë Tiranën dhe për këtë arsye Ambasada Amerikan jep sugjerimet e saj për ato që duhet të flasë. Mes sugjerimeve janë edhe porositë konkrete për tre nga personazhet kryesore të politikës në Shqipëri: Presidentin e Republikës, Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha dhe kreun e opozitës Edi Rama. Për Berishën, duke folur mbi pasojat e krimit të Gërdecit ambasada sugjeron:

“… Nën presion të madh nga hetimet, kryeministri Berisha po bëhet gjithmonë e më i çrregullt duke sulmuar zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe sistemin gjyqësor në përpjekje për të minimizuar dëmin politik dhe kriminal që mund ti bëhet atij vetë, familjes dhe aleatëve. Gjatë takimeve bilaterale ju do të keni mundësinë që ti jepni mesazhin që vjen direkt nga Uashingtoni që tentativat e qeverisë për të frikësuar prokurorët, për të kontrolluar drejtësinë dhe për të marrë më shumë kontroll në Shërbimin Informativ Shtetëror si dhe ndaj medias së lirë, janë të papranueshme. …

Edhe pse shumë anëtarë të PD-së e shohin Berishën si një pengesë politike, ai mbetet në kontroll të plotë të partisë dhe qeverisë. Asnjë vendim i rëndësishëm nuk merret në qeveri pa miratimin e tij. Ne kemi të gjitha arsyet të besojmë se tentativat e fundit për të bllokuar dosjet e Prokurorisë së Përgjithshme dhe kërcënimet për arrestimin e prokurorëve janë aprovuar nga vetë Berisha. Teksa hetimet për Gërdecin janë drejt përfundimit, ka shumë mundësi që djali i Berishës do të jetë i përfshirë – një përfundim që do të ishte shkatërrues për Berishën në planin politik dhe do të ketë pasojë kriminale për djalin e tij, Shkëlzenin.

Frika e këtij përfundimi është ajo që stimulon këto sjellje antidemokratike nga kryeministri Berisha- sjellje që duket se do të bëhen edhe më të ashpra teksa hetimet vazhdojnë. Berisha ka nevojë të dëgjojë nga ju në termat më konkrete se përpjekjet që po bën për të minuar institucionet e pavarura janë të papranueshme dhe se ne nuk do të rrimë në qetësi dhe të lejojmë atë të dëmtojë demokracinë e brishtë shqiptare. Berisha duhet të dëgjojë mesazhin se zgjedhjet e vitit të ardhshëm do të jenë një tregues i mirë se sa serioze është demokracia shqiptare…”

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2011 07:37
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Kabllo- ministrat, portrete “MADE IN USA” për Berishën dhe 15 ministrat


Kabllo- ministrat, portrete “MADE IN USA” për Berishën dhe 15 ministrat



Edmond Haxhinasto
Zv/Kryeministër dhe Ministër i Punëve të Jashtme

Emri i ministrit të Jashtëm, Edmond Haxhinasto përmendet vetëm një herë në kabllogramet e deritanishme të Ambasadës Amerikane publikuar në Wikileaks. Në këtë rast ai citohet si mbështetës i Ilir Metës, shprehimisht “mbështet propozimin e Metës për reformën zgjedhore”.





Majlinda Bregu – Ministre e Integrimit, Zëdhënëse e Qeverisë

Në një kabllogram të 14 nëntorin 2007 ku diskutohen etapat e integrimit të Shqipërisë në NATO dhe kryesisht detyrat që duhet të kryejë vendi ynë shkruhet:

“…Berisha ka mbledhur disa ministra të rëndësishëm (Basha- MPJ, Mediu- Mbrojtja, Bregu- Integrimi- Nishani MB, Bode- Financë, Ruli- Ekonomi), por ishte një grup me një solist. Pas një recitimi të gjatë të suksesit të reformave, ai mori listën e detyrave të pabëra me entuziazëm dhe u zotua të kryejë punët e domosdoshme që të ketë një histori të mirë për ti treguar NATO-s në takimin e mesit të janarit….”

Në një kabllogram të marsit 2008 Ambasada komenton prurjet e reja të politikës shqiptare.

“Qeveria e kryeministrit Berisha dominohet nga ministra që sapo kanë mbushur 30 vjeç. Teksa më të rinj nuk do të thotë më të zgjuar, kompozimi reflekton një trend që vlerësohet pozitivisht nga shumë shqiptarë: dhënia e pushtetit atyre që nuk kanë marrë pjesë në të shkuarën komuniste…”





Bujar Nishani – Ministër i Brendshëm

Ina Rama sapo ka marrë detyrën e Prokurores së Përgjithshme dhe ka nisur një reformë në prokurori duke ndryshuar pothuajse të gjithë drejtuesit në nivel qendror dhe lokal. Ambasada Amerikane në Tiranë është shprehur e shqetësuar për emërimin e disa prej drejtuesve të rinj, mes tyre edhe kandidatura e vëllait të ministrit të Brendshëm të asaj kohe, Bujar Nishani. Më poshtë kabllogrami i 6 shkurtit 2008:

“…Disa vëzhgues janë të shqetësuar veçanërisht me emërimin e Arjan Ndojës në postin e kreut të prokurorisë së Durrësit. Ndoja është shkarkuar nga ish kryeprokurori Sollaku për shkelje në detyrë. Rama propozoi të ripunësojë Ndojën, i cili raportohet të jetë një ish-shoku i klasës së saj, në vend të disa kandidatëve të propozuar nga Këshilli i Prokurorisë, një trup këshillimor në rekrutimin dhe rritjen profesionale të prokurorëve. Një nga të rekomanduarit ishte vëllai i ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani, i cili, kundër pritshmërive, nuk u emërua…”.

Më 23 prill 2008 Ambasada Amerikane në Tiranë i shkruan kryeministri Berisha e shqetësuar se një komision për viktimat e Gërdecit nuk po funksionon. Kabllogrami thotë:

“Komiteti i Menaxhimit të Emergjencave në Gërdec, i kryesuar nga ministri i Brendshëm, Bujar Nishani po ecën ngadalë. Zgjedhja nga Nishani e Alfred Ollit si koordinatori i grupit në Gërdec ishte një zhgënjim…”





Arben Imami – Ministër i Mbrojtjes

Celulari i Arben Imamit ka qenë “telefoni zëvendësues” i Ambasadës Amerikane për Berishën, kur ky ka qenë shef kabineti. Në 18 korrik 2008 Ambasada Amerikane në Tiranë ka bërë një përmbledhje të kontakteve shqiptare dhe ka shkruar “Sekretaret e kryeministrit janë të afta të komunikojnë në anglisht (Znj Eda ose Znj Vali). Shefi i kabinetit, Arben Imami të ndihmon në orët jashtë orarit…” Në një portret të Imamit, hartuar nga Ambasada thuhet:

“…Berisha i ka vënë Imamit nofkën, “Gjenerali nga Jugu”. Kur shpërthyen protestat e dhunshme në Maj, policët e protestave e sulmuan Imamin dhe me një goditje në fytyrë, ja rrëzuan të gjithë dhëmbët e parë. Disa protestues dhe një figurë sportive e shqiptarëve i kthyer në politikan Agim Fagu thuhet se kanë bërë shaka me Imamin kur merrte veten dhe i thanë: “Gëzohu! Po luftojmë për diçka shumë më të rëndësishme se disa dhëmbë…

Me rënien e qeverisë së PD-së në 1997 dhe me ngritjen në fuqi të PS, Fatos Nano e emëroi Imamin “ Ministër të Reformave Legjislative dhe Mardhënieve Parlamentare”. Në qeveritë socialiste pasuese të drejtura nga rival të ndryshëm në PS , Imami vazhdoi të përfitonte favore, duke u bërë ministër i Drejtësisë nën Kryeministrin Ilir Meta, dhe më pas Ministër i Qeverisjes Vendore/lokale dhe Decentralizimit nën Kryeministrin Pandeli Majko. Në 2003, Imami u josh që të pajtohej me një Berishë të “reformuar” dhe të kthehej me të djathtën. Mund të bëhet i i vëshirë kur është i stresuar. Në përgjithësi, është shumë i rezervuar. Ka dyshime mbi arsyet e kthimit të tij tek PD-ja…”




Ridvan Bode – Ministër i Financave

Në një kabllogram të publikuar nga Wikileaks, i titulluar “Këtë javë në Shqipëri, 12-18 prill 2008”, Ambasada Amerikane ka informuar Departamentin e Shtetit për mundësinë e krijimit të fraksioneve brenda PD-së. Duke përmendur një projektligj të Topallit për të zhveshur presidentin Topi nga kompetencat, Ambasada flet për grupimin e njohur të deputetëve mbështetës të Topit.

“Deri më tani fraksionet brenda PD-së ishin parë vetëm në kafene dhe restorante ose në takime zyrtarësh që ishin shokë mes tyre. Por ditët e fundit teksa po diskutohen ndryshimet kushtetuese dhe ato elektorale, nisën të dalin në sipërfaqe ide për reformimin e institucioneve kushtetuese, ide të cilat po nxjerrin në dritë ndarjen që ekziston brenda mazhorancës qeverisëse. Një amendament shkaktoi debate të shumta brenda tre grupimeve brenda PD-së. Javën e kaluar një deputet demokrat, prezantoi “në mënyrë të pafajshme” një amendament që do të zhvishte Presidentin nga fuqia e tij kryesore: Dekreti. Sipas propozimit, të gjithë dekretet presidenciale duhet të firmoseshin edhe nga kryeministri përpara se të hynin në fuqi.

Brenda PD-së u krijua një opozitë me mbështetësit e Topit ndërsa kryeministri Berisha tha se nuk kishte dijeni për këtë propozim… Duket se ideja ka ardhur nga vetë Berisha dhe u përqafua menjëherë nga dy fraksione oportunistësh në PD (grupimi i Topallit dhe ai i dyshes Bode- Rusmali, i drejtuar nga ish-ministri i Drejtësisë dhe përfshin edhe ministrin aktual të Financave), të cilët kënaqen të sulmojnë grupin e tretë “topistët”.







Sokol Olldashi – Ministër i Punëve Publike dhe Transportit

Në një kabllogram të datës 17 prill 2009, me titull Bechtel për qeverinë shqiptare: “Mos e hapni rrugën Durrës-Kukës në qershor”, ambasada zbardh një nga skandalet më të mëdha të qeverisë. Firma që ndërtoi tunelin e Kalimashit i kërkoi qeverisë që të mos e hapte për zgjedhje pasi do të rrezikonte jetën e njerëzve, por kjo gjë nuk u mor parasysh. Në këtë kabllogram, ambasada i kushton vëmendje faktit që Olldashi ishte kundër hapjes. Pas disa vjetësh, kur të ketë shpëtuar nga hija e rëndë e Berishës, Sokol Olldashi do të mund të mburret me këtë kabllogram.

Aty shkruhet se ai, si ministër i transportit, ndoshta s’ka qenë dakord me hapjen e rrugës para përfundimit. Mirëpo, drejtuesit e “Bechtel” mendojnë se as Olldashi, as disidentët e tjerë, nuk kanë kurajo që ta çojnë këtë opinion gjer para liderit të pagabueshëm, doktor Berishës që ndër të tjera, e ushtron autoritetin e vet edhe në lëmin e inxhinjerisë e arkitekturës. Sipas Strok, drejtori i Drejtorisë së Rrugëve në Ministrinë e Transporteve, dhe ndoshta vetë ministri Olldashi, janë të mendimit që hapja e rrugës duhet shtyrë për në tetor, për arsye sigurie, mirëpo ai mendon se askush nuk ka dëshirë t’ia komunikojë këtë gjë kryeministrit. Strok gjithashtu mendon se drejtori i Drejtorisë së Rrugëve mund të ketë probleme ligjore nëse firmos një shtesë në kontratë për kosto të tjera, dhe në fakt ai u akuzua më vonë për faktin se i kishte shtuar kostot për të mbuluar shpenzimet e fushatës së Berishës..”

Në një kabllogram tjetër 15 ditë pas zgjedhjeve të përgjithshme të qershorit 2009 Ambasada Amerikane lëshon bombën për njerëzit që kanë hyrë në parlamentin shqiptar dhe e rendit Sokol Olldashin në një nga 7 deputetët për të cilët ka prova për trafik droge dhe lirim të kriminelëve nga burgu. “Shkelësit e ligjit bëhen ligjbërës” titullohet kabllogrami ku shkruhet: “Olldashi është momentalisht ministri i Punëve Publike, Transportit dhe Telekomunikacionit. Deputet i PD-së nga Fieri dyshohet për kontrabandë mallrash dhe lëndësh narkotike. Rrethanat lidhin Olldashin dhe F.K. në Fier me ministrin e Drejtësisë, Enkelejd Alibeaj në një skemë për të liruar të burgosur nga burgu për të vepruar si “të fortë” në zgjedhje”.






Genc Ruli:

Genc Ruli përmendet fillimisht në një kabllogram të 27 korrikut 2006, ku ambasadori tregon se si Besnik Mustafaj i kishte rrëfyer që Ruli planifikonte një vizitë në Iran. Më pas Ruli përmendet në një kabllogram të nëntorit të 2007, si pjesë e një ekipi me ministrat më të rëndësishëm që Berisha i kishte grumbulluar për të takuar ambasadorin e SHBA në NATO, Nuland, i cili vizitonte Shqipërinë për çështje të integrimit në NATO. Sipas raportit të ambasadës amerikane, i gjithë ekipi i ministrave heshti, ndërsa Berisha pasi pranoi detyrat e pakryera, recitoi “vetëm suksese”.

Në prill të 2008, kur ishte duke u diskutuar privatizimi i ARMO-s, Ruli përmendet në kabllogram si favorizues i një firme hungareze që kishte paraqitur interes për privatizimin. Firma quhej MOL, dhe sipas ambasadës amerikane, ajo ka mundësi të ketë qenë një prej bizneseve të varura nga kompania ruse LUKOIL. Në të njëjtin kabllogram zv.ambasadori Steven Cristina shprehet se për Rulin ka kohë që flitet se është i korruptuar, dhe këto kanë marrë kredibilitet edhe nga vetë veprimet e Rulit. Në të njëjtin kabllogram thuhet se Rezart Taçi, që po konkuronte me MOL për privatizimet e ARMO-s, i kishte rrëfyer ambasadës se Genc Ruli ka lidhur marrëveshje të fshehtë me MOL.





Aldo Bumçi: Ministri i Kulturës, shpesh PD e përdor si “zagar”

Aldo Bumçi përmendet vetëm në një paragraf, në qindra kabllogramet që dërgonte ambasada amerikane në Tiranë. Ndoshta zoti Bumçi mund të kish merituar të përmendej më gjatë, po edhe kaq nuk është pak, për këtë deputet “prominent” të PD-së (siç shkruan kabllogrami). Gjithsesi, meqenëse është shumë shkurt, po e botojmë krejt tekstin e përkthyer.

“Gjatë një dëshmie, sekretarja e ish-ministrit të drejtësisë, Aldo Bumçit, ka theksuar se ka patur të paktën dy takime mes Bumçit dhe Shkëlzenit në vitin 2007. Kur është pyetur për një letër që Bumçi ia dërgonte Mediut, letër në të cilën Bumçi jepte aprovimin për projektligjin mbi çarmatosjen që do i hapte rrugë Gërdecit, sekretarja pohoi se Bumçi kishte shkruar sipër zarfit “për Shkëlzen Berishën”.

Pas kësaj dëshmie Bumçi, ende një deputet prominent (dhe shpeshherë një zagar sulmi i PD-së), akuzoi ish-sekretaren e vet për shpifje, dhe e paditi. E frikësuar sekretarja deklaroi publikisht se dëshmia e saj ishte e manipuluar”. Me këtë paragraf nis e përfundon portretizimi i Ministrit të Kulturës, Aldo Bumçit, nga ambasada amerikane.






Fatmir Mediu: A thonë të vërtetën lotët?

Mediu për herë të parë përmendet nga Uidhers në nëntor të 2007, kur, në një vizitë të një delegacioni të lartë të NATO-s, Berisha mbledh ministrat kryesorë. Kabllogrami vë në dukje se ministrat, ndër ta dhe Mediu, heshtin dhe lënë vetëm Berishën të flasë. Në dhjetor të 2007 Uidhers raporton se Mediu i kërkon ndihmë SHBA për demontimin e armëve, ndërkohë që i ofron ambasadorit mundësinë që një pjesë të armatimeve e municioneve të vjetra shqiptare të shkojnë në Afganistan e në Irak.
Këtu duket se fillon një histori që tre muaj më vonë shënjon thellësisht karrierën e ministrit aktual të ambientit.

Kabllogrami tjetër ku përmendet Mediu është ai i ditës së shpërthimit, ditë kur ministri i telefonoi një gjenerali amerikan për t’i kërkuar ndihmë. Dy ditë më vonë Mediu e takoi vetë Uidhersin, në një situatë të nderë. Ambasadori raporton se ministrit i dridhej zëri, dhe përlotej prej situatës tragjike. Mediu i tha Uidhersit se do të jepte dorëheqjen dhe se kishte folur për dorëheqjen në telefon edhe me Berishën e Ramën.. Nga ana e tij, Uidhersi e këshilloi ta jepte sa më shpejt dorëheqjen, që të mos bëhej shumë çështje mediatike. Nuk kuptohet në atë kabllogram nësë Uidhers vërtet e ka besuar pafajësinë e Mediut, se natyrisht që ai nuk mund të shprehej për këtë çështje. Megjithatë në një kabllogram të mëvonshëm, kur prezanton ministrin e ri të mbrojtjes, Gazmend Oketën, Uidhersi shkruan se: “Ambasada ka punuar prej kohësh me Oketën… ai nuk i vonon proceset, firmos urdhrat e nevojshëm, dhe i mbaron punët. Është i dedikuar, i vendosur, efektiv dhe pa njolla korrupsioni në dijeninë tonë, ai është “anti-Mediu””.

Në kabllogramin e qershorit 2008 shfaqet ish-shefi i shtabit, Luan Hoxha, i cili i rrëfen ambasadorit se Mediu ka patur dijeni për gjithë procesin. Në kabllogramet e mëtejshmë gjuha që Uidhers përdor për Mediun ndryshon, ai shkruan se Berisha e shpall të pafajshëm ish-ministrin, e më vonë, në mars të 2009, shkruan se Berisha e Mediu lidhin “Koalicionin e Gërdecit”.
Mediu në kabllogramet e shumta që vijojnë përmendet për çështje të lidhura me Gërdecin, për lidhjet e tij me Shkëlzen Berishën, Delijorgjin e Fahri Balliun, si edhe për mbrojtjen që ka marrë nga bija e Berishës. Komentet e Uidhersit nuk kanë qenë vetëm sekrete, e kjo ka bërë që Mediu të mos i ketë mirë marrëdhëniet me këtë ambasador.







Genc Pollo: Dështoi me partinë e vet, ka nevojë për post

Në korrik të 2008 kur Berisha ndërroi disa poste ministrash në qeverinë e tij, del për herë të parë emri i Genc Pollos, në kabllogramet e publikuara. Genc Pollo aty përmendet si një aleat i Berishës, partia e të cilit tashmë ka vdekur, e që ka nevojë për një post me staturë politike që të rimëkëmbet. Këtë staturë, ia jep vendi i zv.kryeministrit.

Pollos i bëhet një CV e shkurtër, që nga shkollimi e gjer të aktiviteti politik, fillimisht me PD, e pasi sfidoi Berishën në 1999, me PDR. Pollo më pas përmendet në një kabllogram të 2009, kur së bashku me ministrin Imami e me kryeministrin Berisha ai ndoqi çështjen e blerjes së helikopterëve nga qeveria shqiptare. Ambasadori shprehet i shqetësuar për faktin se procedura e blerjes së këtyre helikopterëve nuk qe transparente, duke eliminuar ofertën amerikane e duke pranuar atë europiane.
Siç i rrëfyen më vonë ambasadorit vetë ministrat, helikopterët u porositën në Europë sepse përmes kësaj blerje Shqipëria synon të marrë mbështetje për integrimin në BE…

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Shtator 2011 07:52
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 03:47 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 [3] 4 5 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Wikileaks,shfaqen kabllograme pėr Shqipėrinė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.