Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Per Shkodren!!!! Vlerėsimi i Temės: 2 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
red_dragon
Anetar i ri

Regjistruar: 04/05/2004
Vendbanimi: tiran
Mesazhe: 4

shkodra zemra jeme

Pershendetie Shokdra
Mua me Pelqen qyteti i shkodres dhe me se shumti me pelqen humori shkodra,si thoj ca kena ?
Po me kane thene qe vitet e fundit kan ardh ato dugagjinsit edhe ju kan mare ftyren.Pse kaq te keqi jane ata?
Shkodren e mbajme si djep te kultures.Ja ke inatin foli hakun . by red_dragon

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Maj 2004 19:14
red_dragon nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė red_dragon Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me red_dragon (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: red_dragon Shto red_dragon nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto red_dragon nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Shkodra ka qėnė qyteti i bibliotekave.

Shkodra ka qënë qyteti i bibliotekave më të vjetra e më të pasura. Që më 1683 njihej Biblioteka e Bogdanit, më pas ajo e Bushatlinjve, për të cilin, në vitet 40 të shek. 19-të u ngrit ndërtesa e cila shërbeu më vonë si seli e degës së Lidhjes Shqiptare te Prizrenit (1878-1881); biblioteka e Myftiut te Tabakëve, e themeluar në fillim të shek. 19-të, me mbi 2000 vëllime; bibliotekat e institucioneve fetare pranë Kalasë, në Pazar të Vjetër, Tophanë etj; bibliotekat e jezuitëve, në të cilat janë ruajtur vepra me vlerë si "Çeta e Profeteve" e P. Bogdanit, "Jeta anonimi i Skënderbeut"(botimi i vitit 1640), gramatika të moçme shqipe, studimet e albanologëve Mayer, Ascol, Hahn, Jokl, Kamarda, Kristoforidhi etj., bibliotekat françeskane (me mbi 15000 vëllime), ku ruheshin dorëshkrimet e Fishtës, Gjeçovit, kopja e Mesharit të Gjon Buzukut (1555), nxjerrë prej Justin Rrotës, enciklopeditë e ndryshme etj. si edhe vepra të rralla të shek. XV, XVI, XVII, të botuara në Francë, Zvicer, Gjermani, Itali, vepra filozofike, teologjike e historike në gjuhë të Europës dhe të Lindjes. Me bibliotekat e jeziutëve dhe françeskanëve, dhe akademitë e tyre respektive, u vendosen bazat e shkencës albanologjike; bibliotekat e shoqërisë "Bashkimi", "Agimi", të Klubit "Gjuha Shqipe", të "Komisisë Letrare Shqipe", të Shoqërisë "Vëllaznija", bibliotekat private te Hil Mosit, Mirash Ivanajt etj. etj. Në mes të shekullit XVIII, Korça kishte një bibliotekë me 4000 vëllime, të njohura ishin edhe bibliotekat e Voskopojës, Vithkuqit, Selasforit (Zvezdës). Gjatë Rilindjes Kombëtare nisi krijimi i bibliotekave pranë shoqërive e klubeve patriotike. Gjatë Pavarësisë, bibliotekat publike filluan të ngriheshin edhe në Tiranë dhe Elbasan. Deri më 1939 kishte gjithsej 5 biblioteka publike, Shkodër, Tiranë, Korçë etj. Pas Luftës së Dytë Botërore, shteti diktatorial për interesat e tij, i eliminoi bibliotekat e famshme me fondet e rralla, arkivat, koleksionet e rralla etnografike dhe numizmatike dhe muzeumet e klerit në Shkodër. Duke filluar nga kjo kohë, si rezultat i këtij veprimi dhunues antikombëtar, Shkodrës ju grabiten vlerat kulturore shqiptare që breza të tërë shkencëtarësh e atdhetarësh kishin krijuar ndër shekuj, prandaj ky qytet e humbi rolin parësor që mbante në vlerat materiale, muzealo- bibliografike në Shqipëri.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Maj 2004 09:55
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Biblioteka "Marin Barleti" Shkodėr

Biblioteka "Marin Barleti" e Shkodrës është një ndër bibliotekat më të pasura të Shqipërisë. Në kohë të ndryshme është quajtur Beledije, Përlimtare. Librat e parë të kësaj biblioteke ishin pronë e ish Bashkisë së Qytetit. Kjo bibliotekë u themelua që në vitin 1931. Në këtë bibliotekë, që në fillim u quajt Bibljoteka Popullore, u vendosën edhe librat e Bibliotekës së Shoqërisë së shpërndame "Vëllaznija". Në vitin 1945, me mbylljen e dhunshme të institucioneve shtetërore dhe private të para 28 Nëntorit 1944, kjo bibliotekë u pasurua me fondet e grabitura të bibliotekave private të institucioneve fetare, të jezuitëve, françeskanëve dhe komunitetit musliman.

Vlen të përmendet se kjo bibliotekë, të paktën deri në muajt e parë të vitit 1991, ka pasur inkunabula dhe vepra shumë të rralla, që nga shekujt XV-të, XVI-të e këndej, shtypur nëpër qendrat më të mëdha të librave të vjetër në Europë si, në Gjermani, Zvicër, Itali. Këta libra të botuar, qoftë në Paris, Würtemberg, Bazilé, Venecia, Firenze, Romë, Napoli etj., formonin një nga pjesët më tërheqëse dhe që caktojnë drejtimin dhe i japin karakteristikën kësaj biblioteke, si një bibliotekë studimesh historike dhe filologjike klasike të botës së vjetër greke-romake. Ajo mbante vepra enciklopedike, leksikona dhe fjalorë të mëdhenj dhe të posaçëm që i mungojnë edhe dy bibliotekave më të mëdha të Tiranës, që janë siç dihet, shumë më të pasura në sasi se sa Biblioteka "Marin Barleti". Midis veprave të rralla të letërsisë shqipe në këtë bibliotekë, përveç botimit të parë të Bogdanit, është edhe vepra e J. Varibobës "Gjella e Shën Mëriis Virgjër" e vitit 1762, një nga botimet e shekullit XVII-të të Budit, "Doktrina", e shoqëruar me disa vjersha të përkthyera dhe origjinale. Në mes të veprave për Gjergj Kastriotin, krahas dy veprave të njohura të Marin Barletit, është një vepër e viti 1592 botuar në frëngjisht në Amsterdam, "Skënderbeu i Madh"; botimi greqisht, "Përmbledhje e Historisë së Gjergj Kastriotit"; dy poema mbi Skënderbeun, njëra latinisht dhe tjetra italisht; dy vepra dramatike të shekullit të XIX-të mbi Skenderbeun etj. Midis veprave të rralla është edhe botimi i vepres së Farlatit- Coletit, "Illyricum sacrum" (Vetëm dy vëllime), botimi i dokumenteve historike "Acta et Diplomata res Albaniae Mediae Aetatis Illustrantia", botuar nga L Thallņczy, K. Jireçek dhe E .Sufflay etj. Aty janë (ishin?!) disa nga koleksionet e vjetra të revistave dhe gazetave shqipe prej Lidhjes së Prizrenit e këndej, si "Albania" e Brukselit dhe e Londrës, "Koha-Bashkimi" të vitit 1910-1911; "Posta e Shqypnis", "Besa Shqyptare", "Zani i Shkodrës", "Ora e Maleve", "Hylli i Dritës", "Leka", etj. që të gjitha botime të Shkodrës, disa nga hartat e vjetra historike të Shqipërisë, fotokopjen e një kronike që ka të bëjë me historinë e vendit tonë. Një përshkrim i tërë mund të bëhët për repartet e albanologjisë, balkanologjisë dhe të Shkodrës, të cilat i krijojnë kushte të favorshme hulumtimi studiuesve të këtij qyteti. Momentalisht, kjo bibliotekë, sikurse edhe vetë qyteti që e mban, po lufton të mbijetojë e vetme dhe e papërkrahur nga askush në terrin e një epoke të pakuptimtë për qytetërimin e këtij qyteti.

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Maj 2004 09:58
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Shkodra, pronė e moralit musliman dhe atij katolik

E quajta në këtë mënyrë, pjesën e fundit të këtij shkrimi, sepse këto dy besime janë prezent dhe që dominojnë të gjithë jetën shpirtërore të këtij qyteti së bashku me rrethinat e tij. Shkodra, ky qytet me historinë më të vjetër, më aktive dhe më interesante në Shqipëri, pushon e ankoruar në juglindje me lumin Drin. Spirancën tjetër e ka hedhur në veriperëndim, pikërisht në liqenin që mbanin emrin e saj, si një simbol i përjetshëm bashkëjetese. Ndërsa Buna e shkurtër, mbyll kufijtë jugperëndimor të qytetit. Kështu që Shkodra shëmbëllen si një gadishull, ku pjesa verilindore e saj, kufizohet me malet Cukal dhe Maranaj. Mbi kokë, si një gjerdan i artë, prej qindra vjetësh, qëndron në roje kalaja e Rozafës. Nuk besoj që të ketë qytet tjetër në botë që Zoti e ka vendosur në një pozicion kaq të volitshëm për të mbijetuar. Ballkanologia angleze, zonja Edith Durham, në librin e saj, "Brenga e Ballkanit", e vlerëson në këtë mënyrë qytetin e Shkodrës: "Shkodra më mrekullon. Kur nuk jam atje, jam pothuajse gati të betohem se ai është qyteti më i mirë në botë."

Kalaja legjendare e Rozafës është ndërtuar rreth shekullit të katërt para Krishtit. Nga fundi i shekullit të 14-të, qyteti i Shkodrës u la në dorë të venedikasve prej sundimtarit të saj, Gjergj Balsha. Vetëm në vitin 1479 turqit osmanë arritën ta merrnin qytetin. Me marrjen e Shkodrës nga turqit, popullsia e krishterë u largua pothuajse totalisht për në Itali. Në qytet mbetën shumë pak familje katolike. Fillimi i shekullit të 19-të e gjeti Shkodrën me një popullsi muslimane rreth 90% të saj. Ky konvertim i shqiptarëve në fenë Islame, nuk u realizua në mënyrë spontane, por në bazë të logjikës së egzistencës të mëtejshme të Kombit Shqiptar. Dy faktorë të rëndësishëm ishin ato që e imponuan shqiptarin që të përqafojë Islamin: Lidhja shpirtërore me të, si dhe konstatimi që Islami u konsiderua një mbrojtës i sigurtë kundrejt rrezikut imediat të shpërbërjes kombëtare nga nacionalizmi shovinist serbo-grek. Prifti i lartë katolik, njëkohësisht edhe poeti i madh shqiptar Fishta, te vepra e tij e madhe "Lahuta e Malcis", duke parë rrezikun e këtij asimilimi u drejtohet shqiptarëve: "... Por, pse na të vogjël jemi/ Pse kend fis e vëlla nuk kemi/ Na sod Shkjaut s’mund t’i bajmë ballë/ Qi po do t’na përpijë gjallë/ Prandej, thom se e lyp e mara/ Qi dhe sod na, si përpara/ Të rrim njit me mbret të Stambollit/ Për me i bamun ballë Nikollit..."

Pra edhe vetë poeti i madh, françeskani Gjergj Fishta, e shikonte Turqinë në atë periudhë të vështirë për fatet e kombit, si një faktor i unitetit kombëtar. Ky unitet u ruajt fare mirë, ashtu siç e tregoi edhe vetë historia, kur shqiptarët përqafuan Islamin, i cili u bë pjesë e pandarë e botës së tyre shpirtërore dhe nacionale.

Megjithëse shqiptarët e përqafuan Islamin në mënyrë masive, turqit nga ana e tyre, nuk treguan ndonjë interesim të mjaftueshëm që institucionalizimi i kësaj feje në Shqipëri, të funksiononte mbi baza të shëndosha të teorisë së Islamit.

Ndryshe nga shkathtësia dhe përkushtimi i Vatikanit, për propagandën e krishterë në Shqipëri, Turqia nuk i kushtoi ndonjë vëmendje të veçantë kësaj baze të rëndësishme teorike. Për të vertetuar sa thamë më lart, kujtojmë se prej vitit 1991, kur u lejua ushtrimi i fesë, e deri në vitin në vazhdim, janë botuar aq shumë literaturë fetare sa që Turqia e atëhershme, jo për 500 por as për 1000 vjet, nuk do të mund t’i realizonte këto arritje të viteve të fundit. Ndryshon puna me Turqinë e sotme, ajo ka dhënë një ndihmesë të çmuar në rikonstruksionin tërësor të Islamit në Shqipëri. Turqia e sotme, ndryshe nga të gjitha shtetet e tjera që kanë interesat e tyre me Shqipërinë, në këto ditë tepër të vështira për ne, na u gjend shumë afër.
Megjithë këto vështirësi, Kombi Shqiptar si në çdo fushë tjetër të jetës edhe në fushën e teologjisë islame, nxorri mjaft dijetarë, që me erudicionin e tyre, me përkushtimin në rrugën e Zotit, e mbushën në mënyrë të kënaqshme atë boshllëk të trashëguar nga mungesa e theksuar e literaturës Islame në gjuhën shqipe. Ndër këta teologë muslimanë nga Shkodra mund të përmendim: Sheh Ahmet Shkodrën, sheh Muhamet Shkodrën (gjyshi dhe babai i shkruesit të këtyre radhëve), Daut Boriçi, Ibrahim Kaduku, Hafiz Halit Bushati, Haxhi Hafiz Muhamet Bekteshi, Hafiz Shefqet Boriçi, Hafiz Ali Ulqinaku, sheh Qazim Hoxha etj. Kemi thënë vetëm të vërtetën kur pohojmë se Shkodra, ndër qytetet më të mëdhenj të Shqipërisë, ka qenë dhe vazhdon të jetë, kryeqendra e Islamit në Shqipëri. Pas shkatërrimit të institucioneve fetare në vitin e mbrapshtë 1967, regjimi komunist nuk la asnjë xhami në këmbë, u rrafshuan të gjitha nga themelet, ndërsa për çudi, kishat nuk pësuan të njëjtin fat, përkundrazi, ato u maskuan nën hijen e modifikimit. U shfrytëzuan si teatër për fëmijë, kinema, shtëpi kulture, pallat sporti, shkollë etj. Viti 1991 që mundësoi riaktivizimin e fesë, e gjeti Komunitetin Musliman në Shkodër pa as më të voglën bazë materiale. Populli i Shkodrës i etur për mungesën e ushqimit të shpirtit të tyre, muslimanë dhe katolikë, ju vunë punës për ringjalljen e fesë. Po ashtu nje ndihme te madhe per ringjaljen e Islamit dhane shume bamires nga Turqia edhe vendet e ndryshme Arabe.
Mjafton të kujtojmë me këtë rast, ndihmën që na dha familja El Zamil nga Arabia Saudite për ndërtimin e xhamisë më të madhe në vendin tonë. Ajo ka "pushtuar" qendrën e qytetit, nga ku me madhështinë e saj fton muslimanët për paqë dhe nënshtrim ndaj Zotit gjithëmëshirshëm. Kjo xhami mban emrin e Kalifit të parë Islam, njeriut që shkriu gjithçka për Islamin, shokut më të ngushtë të Muhametit a. s., Ebu Beker. Po me ndihmën e vëllezërve tanë nga bota arabe, në Shkodër janë ndërtuar edhe pesë xhami të tjera, në qytet. Në Shkodër funksionon medreseja nga ku dalin teologë të rinj. Ata përgatiten nga pedagogë të kualifikuar nëpër universitete islame në vendet arabe. Gjejmë rastin këtu të përmendim dhe të falënderojmë këta teologë që me punën dhe përkushtimin e tyre, kanë fituar një simpati popullore të veçantë te besimitarët muslimanë shkodranë. Të gjithë këta besimtarë kanë patur rastin të dëgjojnë nëpër xhamitë e Shkodrës, ligjëratat interesante dhe me një nivel tepër të lartë profesional të teologëve, Muhidin Ahmeti, pedagog në Medrese, Ethem Haliti, pedagog dhe Imam i xhamisë "Ebu Beker", Ajni Sinani, pedagog i porsaardhur në Medresenë e Shkodrës. Kemi bindjen se me këta kuadro dhe me të tjerë më të rinj, e ardhmja e Islamit në Shkodër është më se e sigurt. Por ende kemi shumë për të bërë. Duhet që muslimanët të ndërgjegjësohen akoma më shumë, duke rritur nivelin e përkushtimit në rrugën e Zotit. Ka akoma nga ata muslimanë që mendojnë se obligimi ndaj fesë së tyre, mbaron me ardhjen e tyre në xhami vetëm një të xhuma, ose më keq akoma, dy herë në vit, në ditët e Bajramit. Për muslimanin e përkushtuar, obligimi në rrugën e Zotit nuk duhet të jetë me fushata, sepse edhe vetë jeta fillon e mbaron pa ndërprerje, domethënë ajo ecën dhe konsumohet ritmikisht e pa fushata. Islami i ka të qarta e të mirëcaktuara shtyllat e besimit, të cilat nuk kanë mundur t’i përkulin as të 1400 vjetët që kanë kaluar, nga koha kur Zoti na udhëzoi në besim.

Përsa i përket marrëdhënieve që muslimanët e Shkodrës kanë me besimtarët katolikë në qytetin e tyre, mund të themi fare të bindur, se ato janë mjaft të mira. Asnjëherë nuk ka ndodhur ndonjë konflikt i provokuar me qëllime të paracaktuara për prishjen e harmonisë fetare. Por nga ana tjetër, duhet të pranojmë pa xhelozi se kleri katolik punon me një intensitet të madh, investon për të ardhmen e tij, veçanërisht në qytetin e Shkodrës.

Pak histori nga aktiviteti i Kishës Katolike në Shkodër.

Siç kemi theksuar edhe më lart, kur Perandoria Osmane në vitin 1479 mori Shkodrën, pjesa dërrmuese e qytetit, që ishin të gjithë katolikë, u larguan përtej detit. U larguan me mendimin e gabuar se turqit, me ardhjen e tyre, do t’i keqtrajtonin duke i kthyer me forcë në muslimanë. Në njëfarë mënyre kishin të drejtë këta katolikë që u larguan të frikësuar nga vendi i tyre. Duke mos e njohur Islamin dhe ligjet e tij, mendonin se edhe turqit do të ishin misionarë të fesë, ashtu siç ishin në të vërtetë misionarët e krishterë. Këta misionarë me zjarr e me hekur, u impononin krishtërimin popujve të tjerë, siç ka ndodhur me popujt e Amerikës së Jugut apo të Afrikës e gjetkë. Por ata ishin të gabuar, sepse në ligjësinë islame është rreptësisht e ndaluar imponimi i besimit për këdo qoftë. Këtë fakt e vertetojnë më së miri edhe shumë kisha të ndërtuara gjatë pushtimit osman, një pjesë e të cilave jetojnë edhe sot. Po ashtu mund të përmendim se ishte toleranca fetare e muslimanëve të Perandorisë Osmane, ajo që në vitin 1856 u ndërtua Katedralja e Shkodrës. Ajo vazhdon të pozojë edhe sot shumë e bukur, ku besimtarët katolikë vazhdojnë të kryejnë ritet e tyre fetare. Kush mund t’i pengonte turqit që së paku në Shqipëri, të mos e lejonin kultivimin e fesë së krishterë, apo aq më tepër, ndërtimin e një katedraleje aq të madhe siç është kjo që u ndërtua në Shkodër? Askush nuk mund t’i ndalonte përveç ligjësisë islame, e cila bazohet në lirinë e besimit individual apo kolektiv. Duke përfituar nga hapësirat që lejon ligjësia islame, katolikët këtu në Shkodër u organizuan në më-nyrë të përsosur. U ndërtuan shumë objekte kulti jo vetëm në qytet, por edhe nëpër fshatra ku jetonin pjesa më e madhe e besimtarëve katolikë.

Në vitin 1861 u përurua shkolla Françeskane. Megjithëse nën sundimin turk, ajo vazhdoi normalisht punën e saj për edukimin dhe përgatitjen e kuadrove të rinj të klerit katolik françeskan. Në vitin 1878 u hap shkolla e parë e fretënve jezuit e cila vazhdoi punën deri në ardhjen e komunizmit në Shqipëri. Në vitin 1898 filloi botimin revista katolike "Lçia e zemrës së Jezu Krishtit". Në vitin 1899 krijohet shoqëria letrare "Bashkimi", me drejtor të saj abatin e Mirditës, klerikun Prengë Doçi. Në vitin 1907 françeskanët krijojnë teatrin e parë në Shkodër por edhe në të gjithë Shqipërinë. Në vitin 1912 doli në qarkullim e përkohëshmja "Zani Shna Ndout", drejtor i të cilës ishte Gjergj Fishta. E të mendosh se të gjitha këto aktivitete i zhvillonte Kisha Katolike pa dijeninë e qeverisë turke në Shqipëri, është një naivitet foshnjor. Edhe pas largimit të turqve nga Shqipëria, kleri katolik në Shkodër vazhdoi punën e tij me një intensitet dhe këmbëngulje për t’u lavdëruar, por njëkohësisht edhe për të mësuar nga eksperienca e tyre. Në vitin 1913 doli në qarkullim e përkohshmja "Hylli i Dritës", drejtor i saj i kudondodhuri Gjergj Fishta. Në këtë kohë Shkodra gjendej e pushtuar nga ushtria ndërkombëtare. Në vitin 1916 u formua "Komisia Letrare" nga personalitete të klerit katolik. Në këtë vit Gjergj Fishta themeloi dhe drejtoi fletoren "Posta e Shqypnisë". Në vazhdim të vitit 1916 u krijua shtypshkronja françeskane. Në vitin 1921 u themelua Liceu Françeskan, i cili përgatiste klerikë të rinj, etj.

Në ditët e sotme qyteti gumëzhin nga lëvizjet dhe puna e tyre e pandërprerë. Me një disiplinë ushtarake dhe me investime të pakursyera nga Vatikani, ata e kanë konsoliduar pozitën e tyre në Shkodër si asnjëherë tjetër në këto 500 vitet e fundit... Më ndiqni me vëmendje, ju lutem! Jo vetëm që i kanë marrë pronat e tyre, por kishat e maskuara në ambjente të tjera, siç kemi thënë më lart, i kanë rindërtuar në mënyrë të shkëlqyer. Mund të themi pa e tepruar se godinat më të bukura e më estetike të qytetit, janë kishat dhe ambjentet e tyre të shumta në qytetin e Shkodrës.

Sot në Shkodër veprojnë françeskanët, jezuitët, stigmatinët, Misionaret e Dashurisë, meshtarë të ndryshëm, si dhe Motra nga shumë kongregata. Aktualisht në Shkodër zhvillojnë aktivitetin e tyre fetar 7-8 kisha, 3 qendra sportive, 2 qendra kulturore, 5 seminare shkollore, 4 ose 5 kopshte e çerdhe, dy prej tyre janë vendosur në lagje muslimane që frekuentohen nga familje muslimane (!).

Gjithashtu në qytet qarkullojnë shtatë revista fetare e kulturore të klerit katolik: "Mbas Teje", "Rrezja e Jonë", "Familja e krishterë", "Drejt Jetës", "Kumbona e së Diellës", "Hylli i Dritës", "E ardhmja", etj. Radio Shkodra transmeton çdo ditë nga 15 minuta emisione fetare të Radio Vatikanit në gjuhën Shqipe. Gjithashtu, kishat katolike po bëjnë përpjekjet e nevojshme për hapjen e radiotelevizionit privat.

Pas gjithë këtyre aktiviteteve të kishës katolike, s’ka si të mos mendosh mirë për punën dhe përkushtimin e misionit që këta kanë marrë përsipër për edukimin e besimtarëve e veçanërisht të brezit të ri, me ndjenjat e tyre fetare.

Po ashtu edhe bashkesia Islame e Shqiperise ka punuar me cdo mundesi per te rikuperuar demet e sjella nga sistemi i mbrapshte komunist.
Nga të 36 xhamitë që qyteti i Shkodrës ka patur para shkatërrimit të tyre nga barbaria komuniste, sot ka vetëm tetë, dy prej të cilave janë mesxhide. Po ashtu organizohen edhe aktivitete të tjera kulturore e sportive për rininë. Rinia, kjo pasuri e pashterrur e së nesërmes për fatet e Islamit, duhet të trajtohet me vëmendje dhe kujdes të veçantë.

Përpjekjet e lavdërueshme të myftiut të Shkodrës, zotëri Haxhi Faik Hoxha dhe aktivitetin e tij të gjithanshëm në drejtim të rigjallërimit të Islamit në qytetin tonë, kemi përshtypjen se ka gjetur mirëkuptimin e nevojshëm nga Komuniteti Musliman në Qendër,.

Është një krenari më se e ligjshme për shumicën absolute të kombit shqiptar, që i vetmi nga të gjitha shtetet e tjerë të Evropës, zgjodhi alternativën islame të besimit në masën 90% të popullsisë së tij. Kjo arritje, pa dyshim është një tregues me anë të cilit, njëherazi verteton dhe ekspozon, mençurinë kolektive të kombit tim. Duke pranuar Islamin si fenë kryesore kombëtare, u përzgjodh më e mira e mundshme, qoftë në drejtimin shpirtëror, qoftë në drejtimin e mbrojtjes së identitetit kombëtar.

Duke përfunduar, i lutem Zotit të plotfuqishëm e mëshirëmadh të na shtojë obligimet tona në rrugën e Tij, në mënyrë që me punën tonë dhe me përkushtimin tonë, të mbajmë lart flamurin tone kombetar.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2004 13:58
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Indriti.....

Si gjithmone plako mezi pret qe te na tregosh "bemat" e sheheve dhe mullave,Shkodra nuk asht qujt kurr "simbol i fese Islame" po e ngaterron shume "me qellim" historine e qytetit te Shkodres,megjithese nuk habitem duke lexuar nje fjale tanden"vellezerit tane Arab???po na ndihmojne shume"kjo thenie tregon shume per ty.Enver Hoxha kishat i ktheu ne objekte kulturore per vete arkitekturen qe ata kishin ,kurse xhamijat nuk e di se ka prish ndonji xhami dhe skishte si te ndodhte kjo sepse ne krye te qytetit te Shkodres kane qene gjithmone muslimane shkodrane,persa i perket vuajtjeve te klerit katolik shkodrane e din edhe ti vete,persa i perket Lahutes se Malcise do te bi une disa vargje ku tregohet e verteta mbi "domosdoshmerine" e te qenit ne krahun e baba sulltanit.Shkodranet kane luftuar kunder Turkut te Zi gjithmone ,pa dallim fejet.Ndihmat qe sjellin "vellezerit e tu Arab" nuk jane gje tjeter vec ;ndertime te sa me shume xhamijave(sic eshte rasti i ndertimit te xhamise Ebu Baker siper rrenojave te nje kishe te vjeter)dhe pagimin e sa me shume teologeve per te percjelle frymen Wahabiste Saudite tek pasardhesit e Gentit,Teutes,Balshes,etj.Nuk duhet te harrojme se pushtuesit Turkoshake kane lene mbrapa edhe ne qytetin e Shkodres shume familje te pastra Turke te cilet tani ne shekullin XXI Arabet i konsiderojne si vellezer?

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2004 14:59
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Beteri

Dicka me habit se tepermi me ty!!!!

Se me duket ti shjkon gjithmone pas posteve te mija edhe nuk do gje tjeter pervecse te kundershtosh!!!!
Por per nje gje te jam mirenjohes qe sme ke len post pa lexuar flm robo.

Tani te kthehemi ne teme:

Po te vesh re une kam permendur pak histori mbi shkodren fillimisht po ashtu edhe mbi poziten e saj gjeografike, me pas kam folut mbi aktivitetet e tolerancen e shembullt qe kane pasur islamizmi e katolicizmi ne kete qytet.

Pastaj kam permendur ndihmen e venedikut qe ka dhene per restaurimin e kishave dhe per ringjalljen e aktiviteterve krishtere.

Dhe ne fund ndihmen e bamirersve apo vellezerve muslimane arabe qe kane nduhmuar ne ringjaljen e fese islame ne kete qytet.

Pra sipas teje venedikun duhet te permendim e arabet e turqit jo.

Ndihma eshte ndihme i nderuar ajo pranohet nga te gjithe, dhe duhet te jemi te drejte e te sinqerte te tregojme te verteten mbi cdo lloj ndihme qe na ka ardhur dhe prej cdokujt.

Pra duke qene se shteti yne nuk do qe tja dije as per bashkesine islame e as per ate katolike e ootodokse keto komunitete jane te detyruar qe te kerkojne ndihme tek bashkefetaret e tyre.

Ps xhamia ebu beker esht me e madhja ne Balakan dhe per kete duhet te falenderojme sponsoret e saj.
Te pakten muslimanet ju beni si te doni.

Mendoj qe te mkbetemi ne teme e te mos e kthejme ne diskutim te pavlere sikur e kemi zanat.
Indriti.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2004 22:05
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Indriti.....

Une i lexoj shkrimet e tuja dhe kjo nuk ka asgja te keqe,nuk besoj qe ka permend dikush ndonjehere Venedikun dhe asnji nuk i ka qujt vellezer italianet,nuk me ban mu dikush vlla me dike qe ka te njejten fe me mu,vllezer per mu jane vetem shqiptaret,ndersa per ndihmat qe po jepen nga vende arabe ,kam ndigju shum musliman ne shkoder qe thojne:nuk na bijn naj gja per me har apo per me ndertu dicka te hajrit por na ndertojn xhamija,keto ankesa un i nigjoj prej popullit te thjeshte dhe jo prej teologeve qe kan bi si kerpurdhat mbas shiut,mos harro menyrat qe u ndoqen tek shqiptaret e Maqedonise:sa me shume xhamija dhe asnji shkolle shqipe,jam per nje Bektashizem shqiptar dhe aspak per kapuqa qylymash arab dhe veshje me fustana per burrat,ke naj gja kunder ksaj???Nuk kam pa qe pjesa katolike ven naj kapuq priftash ne kry apo vishen me veladon te zi prifteror,keto pra jane dy gjanat qe qojne ne degradimin e identitetit shqiptar,dy sa per fillim,se ma vone vijne rregjistrimet per prishje tolerance:persa i perket tolerances fetare ne shkoder duke perjashtu deri ne '44,mbas vitit '45 e ktej toleranca ka qene zero,te gjithe kryetaret e qytetit te shkodres kane qene muslimane me vite te tana dhe kane ba cmos qe ne shkoder te mos merrnin pashaportizim katoliket,nderkohe qe shkodra u mbush me karrociere Berdicet,Mjedet,shtojit,postribet,barbullushit,kop
likut,iballet etj etj etj.Indrit jam per ndihme arabe por jo vetem per ngritje institucionesh fetare por edhe ekonomike.Nuk kam pa hala nji kish te re,vetem ata te vjetrat jane meremetu e rinovu.Ishalla nuk ka shum shqiptar si ti qe krenohen se kane xhamine ma te madhe ne Ballkan.Pershendetje nga vllai jot katolik Beterri.

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2004 17:32
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Pershendetje o Beterr!

Po kush te ke thene nje here qe duhet te mbajme kapuc ne muslimanet eeee? E dyta veshja e rrobes se bardhe nuk eshte ndonje gje fetare por zakon arab , duhet ti dish keto gjera.

Pastaj ne shqiperi ka nevoje per shume ndihma dhe nuk eshte e vertete qe jane ndertuar vetem xhami.

Arabet kane ngritur spitale ujesjelles, sponsorizojne mijera jetime ne shqiperi....

Po ashtu ne kuader te ndihmave jane edhe xhamite pasi po te mos ishin parate qe erdhen si ndihme ndoshta populli shkodres do falej neper rruge ashtu sikur ndodhi kete bajram nne tirane qe u falen ne asfalt.

Pra krenari eshte te kesh xhamine me te madhe ne ballakan por me vone do e kuptosh ti.

Ps. te lutem mos shkruaj me jashte teme pasi ketu po flitet per Shkodren e vlerat e saj dhe askush nuk ka nge qe te lexoje grindjet tona jashte teme.
Une e di qe ti e ka marre vesh qe je gabim mirepo humbja nuk pranohet lehte.
Zoti te lehtesofte.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2004 21:03
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

ciao shkodra

Ju i thate te gjitha por harruat humorin dhe barsaletat shkodrane. Personalisht s`kam qene kur ne Shkoder, por megjithate e dashuroj dhe respektoj pa mase ate, sepse shkodranet qe kam njohur ma kane kultivuar kete ndjenje.
Ne dallim nga gjithe shqiptaret e tjere ju shkodranet keni edhe nje instikt tjeter, ate te nuhatjes se shkodranit prej shkodrani.
Nuk e di nqs me kuptuat se cfare dua te them apo jo, per ata qe s`me kuptuan po ju jap nje shembull:
Kur isha student ne Tirane, me kish qelluar shume here te shetitja se bashku me nje shokun tim shkodran Arturin. Me kujtohen shume raste kur ai ia fillonte buzeqeshjes ose te qeshures, dhe ne habiteshim te gjithe se pse ai qeshte pa ndonje shkak kaq papritur. Por me vone e kuptuam. Sa here qe ndonje shkodran ecte perballe ndoje tjetri ne shetitoret e Tiranes ata fillonin te qeshnin, perzantoheshin sepse nuk njiheshin me pare, tregonin ndonje barsalete, qeshnin akome me shume, i uronin njeri tjetrit naten e mire dhe vazhdonin shetitjen.
Nuk e di per te tjeret por une e kam patur gjithmone zili kete humor shkodran, kete menyre te qenit "hight" qe vetem shkodranet dine ta kultivojne dhe ta shijojne.
Jam i bindur se, nqs dy shkodrane qe nuk e njohin njeri-tjetrin, do te ecin perballe njeri tjetrit ne mes te Parisit ata do te fillojne te buzeqeshin prej nje distance 50m, pastaj do te takohen, prezantohen, tregojne ndonje barsalete ... .


"Diku aty nga fundi i 80-es Ramizi shkoi per vizite ne nje nga fabrikat e Skodres. Takimi ishte shume serioz dhe ndermjet te tjerave ai tha; se 80% e barsaletave te Shqiperise lindin ne Shkoder. Aty ngrihet nje shkodran dhe kunderpergjet: Mos bre burre: se dhe ketu na e hengre 20 perqindshin. Nenkuptohet qe mbledhja u prish perj te qeshurave."

He pra mo, ku jane barsaletat???
Apo ju ka zene gjumi???
Jeni apo s`jeni kampione bote ne barsaleta???

pershendetje trojani

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Maj 2004 21:19
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Trojani......

Je njish vlla.Don edhe nji barcalet tjeter?oke.Shkon Prokop Murra(atehere minister i mbrojtjes)ne Korce ,takon ushtaret dhe i pyet:he mo,ju del ushqimi?Na del dhe na tepron,i thone ata,po tepricat ku i qoni i pyet Prokopi:i hame e nuk na dalin ,i pergjigjen ushtaret.

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Qershor 2004 16:24
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 09:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 9 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 7 8 9 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Per Shkodren!!!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.