Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Instalimi i Komunisteve ne Shqiperi
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

instalimi i komunisteve ne Shqiperi

Para vitit 1941, komunizmi ka qene nje faktor pa rendesi ne politiken shqiptare. Ne kohen e pushtimit te Shqiperise nga Italia ka patur rreth 200 komuniste ne Shqiperi, te cileve u mungonte udheheqja, kishin nje influence minimale dhe ishin te ndare ne kater fraksione. Ne keto rrethana KOMINTERNI kishte refuzuar sanksionimin e formimit te nje partie komuniste shqiptare. Keshtu Shqiperia ne ate kohe ishte i vetmi nga shtetet e partive komuniste te Evropes Lindore pa nje parti komuniste te formuar dhe pa nje lidhje formale me KOMINTERNIN para fillimit te luftes se Dyte Boterore.

PARTIA KOMUNISTE SHQIPTARE u krijuar ne nentor te 1941, pas disa perpjekjeve te komitetit rajonal te Kosovo-Metohise te PArtise Komuniste te Jugosllavise. Bashkepunimi shqiptaro-jugosllav ishte lehtesuar nga angazhimi i Partise Komuniste te JUgosllavise ne vetevendosjen e kosovareve ne 1928 dhe 1948 ( kushtetutat provizore te krijimit te Jugosllavise ne te cilat u njoh barazia e popujve te jugosllavise).

Nga mbledhja u zgjodh nje KOMITET QENDROR ME 11 ANETARE KU ENVER HOXHA ISHTE SEKRETAR I PERKOHSHEM.

Shumica e lidershipit te partise dhe 130 anetaret e pare te saj ishin studente ose intelektuale te rinj dhe pjesa tjeter punetore ose artizanale. Me shume pak perjashtime, ata nuk ishin pergatitur ne BAshkimin Sovjetik dhe nuk kishin lidhje me KOMINTERNIN

Qellimet e menjehershme te Partise se re komuniste shqiptare ishin per vendosjen e nje strukture organizative, per zgjerimin e anetaresise se saj, rritjen e influences tek masat dhe luajtja e nje roli udheheqes ne Levizjen e Rezistences.
Deri ne shtator te 1942komunistet kishin arritur te organizonin shumicen e forcave aktive antifashiste ne vend ne LEVIZJEN NACIONALCLIRIMTARE per koordinimin e perpjekjeve te rezistences dhe per vendosjen e nje strukture administrative per qeverisjen e rajoneve te cliruara te vendit.
Si e vetmja parti politike e organizuar ne LEVIZJEN NACIONALCLIRIMTARE, komunistet arriten te kontrollojne kete levizje dhe Ushtrine Nacional Clirimtare, te Shqiperise ( pjesen perberese te levizjes) duek vendosur numrin ne rritje te anetareve dhe mbeshtetesve te saj ne POZICIONET KYCE.

vijon...

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2003 17:37
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Keshtu ne fund te vitit 1942, komunistet ishin te pozicionuar shume mire per te luajtur nje rol udheheqes ne clirimin e Shqiperise.

Pas refuzimit ne gusht te 1943 te nje marreveshjeje per te bashkuar forcat me FRONTIN KOMBETAR, organizate kryesore demokratike jokomuniste e rezistences, LEVIZJA NACIONAL CLIRIMTARE, e gjeti veten ne fund te vitit te konfrontuar me forcat e kombinuara te ushtrise gjermane, ( e cila kishte pushtuar Shqiperine pas kapitullimit te Italise ne shtator te 1943), te Frontit kombetar dhe te organizates se Legalitetit, pro Zogut.

Gjate 1944 komunistet levizen vendosmerisht drejt konsolidimit te pushtetit te tyre.
Ne maj te 1944, ne KONGRESIN E PERMETIT, mbreti Zog ( qeveria ne egzil e te cilit nuk ishte njohur nga aleatet ) u rrezua formalisht dhe iu ndalua kthimi ne vend.
Ne KONGRESIN E BERATIT me tetor 1944, u zgjodh qeveria e perkohshme e udhehequr nga Enver Hoxha dhe e dominuar nga Komunistet. Ne dhjetor te 1944 u instalua ne Tirane, pas evakuimit te Shqiperise nga Gjermanet dhe deshtimit te rezistences se organizuar jo-komuniste.

Keshtu qe para perfundimit te Luftes se Dyte Boterore, u realizua tranzicioni nen nje qeverisje komuniste ne Shqiperi, dhe Shqiperia u shnderrua keshtu ne vendin e pare te Evropes LIndore, ku komunistet erdhen ne pushtet pa mbeshtetjen e drejtperdrejte sovjetike dhe pa pranine e ushtrise se Kuqe ne territorin e saj.
Lideret e rinj komuniste te Shqiperise ishin ne pergjithesi te rinj, patriotike, ambicioze, por kushin vetem njohuri te kufizuara dhe lidhje te pakta me levizjen nderkombetare komuniste.

Vijon...

Profesor Nicholas Pano, autori i "Albania" ne "the Columbia History of Eastern Europe in the 20th century", Columbia university press 1992.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2003 17:50
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Albanian

Po ta kishe vene re pak me mire , do shikoje qe nuk eshte Analistja ajo qe e ka shkruar, por eshte artikull i nje personi tjeter. Dhe do te ishte me mire qe te lije kete fjalor me kedoqofte ne Forum.
Megjithate do te te bej nje pyetje se une nuk e kam te qarte; Kur ka filluar botimi i "Zeri i Popullit"?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2003 18:28
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

e para nuk e them une, eshte fragment nga nje liber dhe eshte material i shkruajtur nga prof Nikolas Pano.

e dyta, un nuk kam studjuar ushtri qe te di historikun e ndarjes se funksioneve ushtarake dhe nuk shikoj lidhje me temen. ka patur komisare po ca kane qene ata nuk di ta percaktoj, kur te jem e informuar mundem te argumentoj ketu.

e treta jam akoma ne vitin 1944. mesa di une zeri i popullit ka qene i publikuar nga komiteti qendror i partise se punes se shqiperise.

ME duket se pervec vasil Shantos, asnje nuk kishte patur kontakt me rusine gjate luftes se dyte boterore. Sic thuhet ne materialin e mesiperm, komunistet shqiptare nuk njiheshin nga kominterni deri ne 1941. dhe PKSH u krijua me ndihmen e Jugosllaveve. dhe jo te ruseve
Rusia i binte cik si larg per shqiperine gjysem feudale ne ate kohe nuk te duket???

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2003 18:41
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

NIkolas Pano eshte nje profesor shume i mirenjohur i historise shqiptare dhe i problematikes shqiptare, prandaj nuk me takon mua apo ty ta vleresojme sepse e vlereson ambjenti i tij akademik qe di me shume...

mua personalisht ne kete teme albanian nuk ke c'fare te me thuash. nese ke ndonje replike personale ke nje nenforum te vecante per kete. te lutem nuk dua qe kjo teme te mbushet me chit chat.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2003 18:57
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

mundesh ta argumentosh me dicka te publikuar ku je bazuar ne ate qe lenini ka patur korrespondece me bajrram currin. faktet historike argumentohen dhe me burimin nga jane mare apo lexuar. dhe lihen menjane vleresimet personale (kush kujt ja di per nder). jemi ne histori jo ne propagande

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2003 19:00
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Pashai
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/11/2003
Vendbanimi: Amerika e Veriut
Mesazhe: 38

Grupet Komuniste ne Shqiperi kane pasur kontakt fillimisht me BRSS dhe me Komiternin nepermjet Ali Kelmendit dhe Koco Tashkos. Keto lidhje ishin perpara krijimit te PKSh, qe nga mesi i viteve 1930-te. Vete E.H. e permend si nje privilegj dhe kenaqsi takimin me Kelmendin. Shyqyr qe Kelmendi vdiq shpejt se ndryshe do te perfundonte edhe ai si Koco Tashko.

Roli i Komisarit ne ushtri eshte te sherbeje si shef i organizates se partise, te mbikeqyre moralin dhe te beje propagande. Komisaret shqiptare ne ate periudhe ishin ne pergjithsi te rinj qe viheshin te punonin ne bashkepunim me komandantet ushtarake te cilet ishin zakonisht fshatare ose njerez pa shkolle. Ne kete menyre "nena parti" realizonte kontrollin e forcave ushtarake.

V. I. Lenin ka qene me te vertete i pari qe ka denoncuar Traktatin e Fshehte te Londres. E ka bere per qellimet e tija apo per te miren e Shqiperise eshte nje gje qe mund te diskutohet por kjo bote s'eshte kurre e thjeshte keshtu qe motivet e tij s'kane shume rendesi.

Partia Komuniste Jugosllave ka pasur fillimisht dy te derguar kryesore ne Shqiperi; Dushan Mugoshen dhe Miladin Popovicin. I pari ne Shqiperi ka qene Dushani i cili kerkoi ndihmen e grupeve komuniste Shqiptare per te bere te mundur arratisjen e Popovicit nga nje burg Italian. E.H. nuk ka shkuar ndonjehere mire me Dushanin dhe preferonte haptas Popovicin. Preferenca e tij duket edhe ne kundershtimin qe i ben versionit zyrtar jugosllav per vrasjen e Popovicit ne Kosove. Me vone ketyre te dyve ju bashkua edhe Vukmanovic Tempo. Sado qe te perpiqen "komunistet" shqiptare ta kundershtojne te verteten, eshte fakt qe personazhe jugosllave kane qene vazhdimisht prane organeve me te larta te PKSh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Nëntor 2003 23:05
Pashai nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Pashai Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Pashai (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Pashai Shto Pashai nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Pashai nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

mos u shqeteso albanian se jam vetem ke viti 1944 akoma 46 eshte goxha interesant si vit por kur te kem kohe se shyqyr nuk jam stervitur asnjehere me zellshmeri enveriste keshtu qe mbetem tipike ballkanike, dembele....

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2003 10:11
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

Fitorja e besimit te klases punetore dhe masave ne shqiperi nga komunistet erdhi si pasoje e rolit te shkelqyer qe luajten ata ne shoqerine shqipetare.Si perkunder alternativave komunistet kishin disipline ,ishin vullnetare dhe krijuan nje rol model ne ambjentet ku operonin.Ata luftuan jo vetem armikun por njekohesisht fanatizmin,ndikimet negative te fese (dihet qe njerezit e kishes dhe xhamise ne shqiperi kan qene te instaluar dhe thjeshte antishqipetar) analfabetizmin dhe hajdutet e pulave.Prandaj ata fituan edhe besimin e popullit sepse vendosen qe cdo njeri pa dallim feje,etnie,race apo klase ka te drejten qe te haj mish pule.prandaj u mblodhen te gjitha pulat ne kooperative dhe u vendos qe te ndaheshin ne menyre te barabarte per te gjith fshataret pervec atyre qe e kishin ngrene racionin e tyre per 50 vitet e ardhshme.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2003 15:35
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Pashai
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/11/2003
Vendbanimi: Amerika e Veriut
Mesazhe: 38

Citim:
Po citoj ato që tha botaed
.Ata luftuan jo vetem armikun por njekohesisht fanatizmin,ndikimet negative te fese (dihet qe njerezit e kishes dhe xhamise ne shqiperi kan qene te instaluar dhe thjeshte antishqipetar)


Nuk eshte e vertete qe PKSh luftoi fete ne Shqiperi gjate luftes, thjesht per faktinq qe s'ishte aq e fuqishme. Perkundrazi, PKSh bashkepunoi me autoritetet fetare aty ku mundi, rasti me i famshem eshte ai i Baba Faje Martaneshit. Eshte e padrejte dhe e pasakte te akuzosh te gjithe njerzit e fese ne Shqiperi si te instaluar dhe anti-Shqiptare, shume nga intelektualet e njerzit e shquar te kohes ishin njerez te kishes e te xhamise (mendo per Fishten).

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Nëntor 2003 19:29
Pashai nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Pashai Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Pashai (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Pashai Shto Pashai nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Pashai nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:45 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Politika shqiptare ne vite > Instalimi i Komunisteve ne Shqiperi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.