Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Historia e Qyteteve dhe Krahinave te Ndryshme > cameria dhe te drejtat e njeritu
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
gosacameria
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/12/2003
Vendbanimi: barcelona espańa
Mesazhe: 118

cameria dhe te drejtat e njeritu

si eshte e mundur qe minoriteti grek ne shqiperi , dhe partia qe e perfaqeson, kerkon me ze te lart te drejtat e tyre. dhe per te drejtat e camerise nuk kujtohen.

__________________
sa mire eshte te jesh shqiptar,,,,,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2003 21:20
gosacameria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė gosacameria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me gosacameria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: gosacameria Shto gosacameria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto gosacameria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qorri
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 26/12/2003
Vendbanimi: ketej nga bregu i lumit
Mesazhe: 250

Thumbs down

Pergjigje per gosacameria

Pyetje shume me vend por me e rendesishme eshte pse shteti grek ben cfare ti doje kokrra e qejfit me emigrantet shqipetare ne greqi dhe qeveria jone nuk ben asgje per te mbrojtur te drejtat e shqipetareve.Sipas meje ka te drejte Dr Berisha kur thote se kryeministri yne eshte kelysh greku.Si rrjedhoje komuniteti grek ne shqiperi mund te kerkoje dhe te qeverisi dhe kurrkush s'ka per ta ndaluar.

__________________
I SAY WHAT I THINK AND I DO WHAT I SAY

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2003 16:02
qorri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qorri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qorri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qorri Shto qorri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qorri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
gosacameria
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 28/12/2003
Vendbanimi: barcelona espańa
Mesazhe: 118

cameria dhe te drejtat e njeriut

qorri

jam shume dakorte me ty ska se cfare te them asgje me shume,


vetem shpresoj se edhe dita jone do arrije,sepse drejtesi heret a vone do te dale

__________________
sa mire eshte te jesh shqiptar,,,,,

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Dhjetor 2003 20:50
gosacameria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė gosacameria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me gosacameria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: gosacameria Shto gosacameria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto gosacameria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NYCgirl
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 04/01/2004
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 218

Exclamation

cameria

Greket i ndoqen camet nga ajo ane sepse i konsideronin te huaj, me saktesisht, Turq. Turqit kryen genocid ndermjet grekerve ne Konstandinopole dhe theren 2/3 e popullesise greke. Turqit gjithashtu kryen genocid ndermjet Armenise.
camet ishin konsideruar Turq ndermjet grekerve. Edhe Enver Hoxha pak a shume mori te njejtin vendim.
pastaj, edhe ne shqiperi camet ishin te konsideruar te huaj. Prinderit na thoshin te mos martoheshim me came.
I wonder why

__________________
Our country, right or wrong; if right, to be kept right; and if wrong, to be set right

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Janar 2004 00:47
NYCgirl nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NYCgirl Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NYCgirl (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: NYCgirl Shto NYCgirl nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NYCgirl nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Persa i perket ceshtjes Came ,te stabilizojme Irakun do tju ndihmojme ne ceshtjen tuaj ,qe eshte interes edhe U.S......

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2004 12:38
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BETERRI
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 03/05/2004
Vendbanimi: belgjike
Mesazhe: 185

Camet.....

Nycgirl nuk jam dakord me ty,po mire nqs camet paskan vrare kaq shume greke(mire jua kane bere)po arvanitasit dhe raca te tjera shqiptare qe jetojne ne greci dhe qe kontribuan kaq shume per pavarsine e shtetit Grek,cfare ju ndodhi??U asimiluan,dhe te gjithe emrat e tyre u kthyen ne emra Greke dhe ne histori Greke(kolo kotroni etj etj).

__________________
GJERGJ FISHTA-HOMERI SHQIPTAR!!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2004 21:57
BETERRI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BETERRI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BETERRI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BETERRI Shto BETERRI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BETERRI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Ēėshtja Ēame, rast i mirė qė Greqia tė korrigjojė gabimet e saja historike

Me rastin e 60-vjetorit të Masakrës e Genocidit greke mbi popullsine e Çamërisë, të vitit 1944-të, gazetës kombëtare Bota Sot, zoti Ahmet Giaffo President i Shoqërisë për të Drejtat e Njëriut te Çamërise, i tha gazetës sonë se; Çamëria, shtrihet në pjesën Veriperendimore të Greqisë, me sip. prej 10000 km2, jo vetëm është një nga pjesët me pjellore të Greqisë, por me pozicionin e saj strategjik, është dhe rruga më e shkurtër e Greqisë për në Europë. Ai tha se në qoftë se dikur u bë nje gabim historik duke i'a aneksuar shtetit grek trojet shqiptare, asnjëhere nuk është vonë që gabimet historike të korigjohen. Mirpo në trajtimim e kësaj çështje ai tha se dëmet që kanë shkaktuar politikanët e tipit të Fatos Nanos ndër kohëra dhe papërgjegjesite kombëtare që demonstrohen sot edhe nga politikanë të tjerë shqiptarë, janë të mëdha dhe me pasoja katastrofale, si per çamët dhe Çamërinë por edhe për viset e tjera shqiptare.

Kështu, shprehet në intervistë zoti Gaiffo, ne kemi nevojë për një pozicionim të qartë deklarativ të Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e drejtë dhe sa më parë të çështjes së mbetur pezull. Çamëria si territor dhe si popullsi shqiptare iu dha dhe ju njoh Greqisë me marrëveshje europiane nga Fuqitë e Mëdha të asaj kohe dhe po mbahet akoma peng nga pjesa dërmuese e këtyre fuqive. Ndërsa, zhvillimet e sotme strategike ndërkombëtare sollën që roli dhe vëmëndja e SHBA që është kampioni i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe i demokracisë së vërtetë të drejtohen edhe në këtë rajon të botës, ku bënë pjesë edhe Çamëria e jonë e vogël, të jenë të pranishme dhe afatgjata. Për protestën që do të mbahet ditën e djel më 27 qershor në Nju Jork ai tha se le të kuptohet ky demonstrim si një homazh i ynë për këtë ditë nga vëndi më i madh dhe tempulli demokracisë në botë, por në të njëtën kohë të shërbej dhe në ngritjen edhe si një mesazh i ynë drejtuar Athinës, së tashmë ka ardhur koha e reflektimeve të mëdha për çështjen Çame dhe jo e injorimeve

BOTA SOT: Çila është rëndësia gjeografike dhe ekonomike e Çamërisë për Greqinë ?

Z. Ahmet Giaffo: Më vjen mirë që e filloni intervistën tuaj me një pyetje të tillë. Ka gjithmonë një arsye qe çonë në ndërmarrje të këtij niveli siç ishte shpërngulja e çamëve nga trojet e tyre autoktone, e shoqëruar kjo me vrasjet, djegëjet, përdhunimet masakrimet dhe akte të tjera monstruoze të kryera nga qarqe të caktuara të politikës shoviniste greke, që patën si synim kryesor pastrimin e Çamërisë nga shqiptarët e frymëzuar kjo nga urrejtja nacionale, por edhe nga interesat ekonomike që buronin nga ky pastrim nacional. Çamëria, e cila shtrihet në pjesën Veriperendimore të Greqisë, me sip. prej 10000 km2, jo vetëm është një nga pjesët me pjellore të Greqisë, por me pozicionin e saj strategjik, është dhe rruga më e shkurtër e Greqisë për në Europë.

Me portet e saj, Çamëria ka qënë në kohëra një nga pjesët vitale të ekonomisë greke për shkëmbimin e mallrave dhe produkteve me perendimin. Falë këtij pozicioni gjeografik, infrastruktures së saj, ajo i ka bërë me kohë "karshillëk" Egnatias romake. Përfshi këtu edhe resorset tjera ekonomike në bujqësi apo blegtori që e kanë bërë tokën e Çamërisë gjithmonë edhe më të lakmueshme nga grekët. Këto mendoj se ishin disa nga arsyet vërteta që e motivuan Greqinë të ndërmerte aksione të dhunshme për të asimiluar plotësisht Çamërinë shqiptare. Gjithëka tjetër që justifikon këto masakra është thjesht propagandë e shëmtuar për të fshehur qëllimin dhe fytyrën e vërtetë të krimit.

BOTA SOT: Bandat e Kretës nën urdhërat e Zografos dogjën e bënë shkrumb e hi disa fshatra shqiptare. Mirepo lind pyetja: A mund të thonë grekërit sot, se ata kanë shkatërruar një vend të populluar nga "grekërit" me këtë ngjarje historike ?

Z. Ahmet Giaffo: Dihet mirë përbërja e këtyre fshatrave. Ne jo vetëm që kemi lista të plota të familjeve të shpërngulura me dhunë, por gjuha, kultura, doket dhe zakonet, veshjet tradicionale, gojëdhanat, përrallat e nina-nanat e nënave çame dëshmojnë me së miri që këto fshatra dhe jo vetëm këto por vete historia e Greqisë së vjetër dhe të re, dëshmon se këto janë troje autoktone dhe 100% shqiptare. Në qoftë se dikur u bë nje gabim historik duke i'a aneksuar shtetit grek trojet shqiptare, asnjëhere nuk është vonë që gabimet historike të korigjohen. Dhe shëmbuj për këtë ka shumë në historinë e shteteve të ndryshëm. Në këtë pikë, në ndihmë na vijnë dhe studiues dhe autorë të huaj të letrave , si Bajron, De Pouqueville këshilltar francez në oborrin e Ali Pashë Tepelenës, i cili ka bërë një përshkrim të hollësishëm të çamëve. Gjithashtu, do të përmendja këtu dhe një nga udhëheqësit e revolucionit grek, Alexandros Ypsilantis, i cili kërkoi mbështetjen e çamëve në këtë revolucion, ku çamet kanë shkruar faqe të ndritura në historinë e këtij revolucioni dhe që sot historia krenohet me këta heronj të Greqisë moderne.

BOTA SOT: A jeni më të motivuar dhe më aktiv në demaskimin e qëndrimeve nihiliste të Qeverisë socialiste me Fatos Nanon ne krye dhe maxhorancës parlamentare ?.

Z. Ahmet Giaffo: Shikoni, e kam shprehur edhe një herë mendimin tim më parë në një intervistë, por e ka theksuar edhe sekretaria e Shoqatës sonë në intervistën e fundit me ju se për ne çamët, por edhe për mendimin tim personal, e keqja nuk është vetëm dëmi që po shkakton politika dhe veprimet e z. Nano ne Shqiperi, si dhe ndaj çështjes çame. Për mua e keqja është më e madhe dhe më e thellë. Për të analizuar dhe kuptuar lexuesit këtë që them, duhen parë dhe analizuar veprimet e klasës politike të shtetit shqiptar që me krijimin e ketij shteti me 1912. Dëmet që kanë shkaktuar politikanët e tipit të Fatos Nanos ndër kohëra dhe papërgjegjesite kombëtare që demonstrohen sot edhe nga politikanë të tjerë shqiptarë, janë të mëdha dhe me pasoja katastrofale, si per çamët dhe Çamërinë por edhe për viset e tjera shqiptare. Megjithatë me që ju më pyetni unë dua të sqaroj edhe një gjë e cila ka të bëjë edhe me filozofinë tonë si çamë. Ne jemi të kujdesëshëm që të mos biem preh e luftra ve të shterpeta vetëshkatërruese midis politikanëve shqiptarë dhe atyre zhvillimeve të mbrapshta që kanë ndodhur në Shqipëri, në këto 60 vjetë të jetesës së përbashkët me vëllezërit e tjerë shqipëtarë, por jemi dhe tepër të kujdesëshëm edhe tani ne vitet e paskomunizmit e të pluralizmit. Ne jemi të koncentruar në përgjegjësite dhe detyrat tona për zgjidhjen e çështjes sone çame dhe në funksion të kësaj ne tregohemi të kujdesshëm që megjithë tollovit sic thonë shqiptaret e Kosovës, të mos biem preh e qarqeve të caktuara politike.

BOTA SOT: A keni zgjedhur ndonjë strategji më të mençur, më bashkërkuese, më të kualifikuar, që t’ua qartësoni si shqiptarëve dhe ndërkombëtarve qëndrimet tuaja ?.

Z. Ahmet Giaffo : Nuk e kuptoj se çfarë doni të nënkuptoni me fjalën “Strategjime e Mençur”, por strategjia jonë është e bazuar në programin dhe statutin e formuluar me krijimin e shoqatës.Ne po punojmë dhe funksinojme në bazë të këtij Statuti dhe Programi të publikuar, i cili është demokratik dhe me aksioma paqësore. Megjithëse relativisht e re, Shoqëria Për Të Drejtat e Njeriut Çamëria ka arritur objektiva të rëndësishem në rrugën e saj drejt qëllimit final, kthimit të çamëve në Çamëri. Mendimet dhe qëndrimet tona si çamë janë të qarta dhe të lexueshme për këdo që është i interesuar që të respektohen të drejat e një individi apo kolektivi. Unë mendoj se nuk ka vënd këtu në paqartësine tonë si çamë apo misioni ynë të jetë më transparent, por e kundërta. Ne kemi nevojë për qartësi nga qëndrimet e shtetit dhe individëve te Shqipërisë por edhe të ndërkombëtarëve. Ne kemi nevojë për një pozicionim të qartë deklarativ të Shqipërisë dhe Greqisë për zgjidhjen e drejtë dhe sa më parë të çështjes së mbetur pezull. Interesat tona të përbashkëta janë që të gjithë popujt të gezojnë të drejtat e tyre historike, që Çamëria si pjese e BE-së sot të jetë e lulëzuar dhe begatuar si e terë Greqia, por në radhë të parë të jetë pronë edhe e atyre që e kanë trashëguar nga mijera vjetë. Ne jemi që çamit t`i njihet e drejta e gëzimit të vendlindjes dhe atdheut të tyre të të parëve dhe çamët të mos hallakaten si deri më sot ku i i çojnë erërat e fatit të tyre të hidhur. Vështirësite janë të mëdha, por ne po punojmë që veprimet tona të jenë frytdhënse dhe te koncentruara në të gjithë masen came.

BOTA SOT: Ndërsa ju po kërkoni të drejtat tuaja , diku duket se heshtet ....!?!

Z. Ahmet Giaffo : Në se do të studiosh dhe të përpiqesh të kuptosh se përse lindi çështja çame apo për të parë të gjitha dimensionet e kesaj çështje në hapesirë dhë në kohë, menjëherë do të konstatosh dhe do të bindeni se kemi të bëjmë me një çështje tepër madhore dhe tepër delikate. Shkombetarizimi i Çamërisë është në radhë të parë pasojë e politikës genociste të kastave me ultranacionaliste shoviniste greke, po edhe te situatave dhe interesave politike të shteteve ballkanike dhe atyre evropiane në kohë të ndryshme. Nuk ishte pra Çamëria pjesë e Greqisë dhe çamet nuk ishin grekë por ajo që ndodhi më 1913 ishte vetëm një veprim mekanik pa baze reale. Éshtë pikërisht kjo arsyeja d.m.th që çamët ishin dhe mbeten shqiptarë që na bën ne të besojmë në drejtësinë e çështjes që mbrojmë dhe në fitoren e asaj të drejtë. Por natyrisht për ne Çamëria nuk është vetëm rezultat i sjelljes dhe veprimeve greke në radhë të parë, por është edhe vepër apo viktimë e lojrave më të gjëra politike ndërkombëtare. Në brigjet tona janë përplasur egër erërat lindje perëndim që nga kohët antike si dhe më 1821, 1857, 1878, 1912-13, 1923-24, më 1944-45 e deri në ditët tona. Çamëria nuk u aneksua vetëm me dhunë nga ana e shtetit grek më 1913. Çamëria si territor dhe si popullsi shqiptare iu dha dhe ju njoh Greqisë me marrëveshje europiane nga Fuqitë e Mëdha të asaj kohe dhe po mbahet akoma peng nga pjesa dërmuese e këtyre fuqive. Për të kthyer në vënd të gjitha padrejtësitë apo për të rotulluar boshtin e levizjes së deritanishme mbi çështjen Çame duhet kohë dhe energji kolosale. Ne jemi të ndërgjegjëshëm për ato që nuk varen nga ne, por në fund të fundit, koha po punon edhe per zgjidhjen e çështjes çame. Që të mos mbetem në kuadër të shpresave dhe të jem më i kuptueshëm dua të them se vete procesi i integrimit që po ndodh në Europë për të krijuar nje EU të unisuar sjell në vetëvete edhe nxjerrjen mbi tavolinë edhe të çështjes së të drejtave të ligjshme të çamëve që kanë 60 vjet që kërkojnë në rrugë paqësore e demokratike që të gëzojnë si europiane të drejtat e tyre njerëzore të mohuara. Unë jam i bindur se do të kemi zhvillime optimiste për cështjen çame dhe nuk kemi të bëjmë aspak me një qyqarllëk, por me nje çështje delikate dhe të lënë në haresë në sirtaret e atyre që mendojnë për një Europë të së ardhmes. Kategorizime te tilla si, "qyqarllëk" apo "joegzistuese" apo "kriminel lufte", me falni por, e kanë vëndin në koshin e plehërave të historisë. Se në fund të fundit edhe politikanët, diplomatët, historianët, shkencetarët e çdo fushe e dinë se krijimi artificialisht i një diaspore jo vetëm që nuk zgjidh probleme por edhe më shumë i shton ato.

BOTA SOT: A jeni të bindur se asnjë çështje nuk vendoset tash nga ata që i mbajnë mbi kurriz këto çështje, ato vendosen nga struktura të fuqishme ndërkombëtare, ose nga ndërhyrjet e shteteve të fuqishme me diplomaci dhe politik, prandaj ku besoni ju se do të zgjidhjet çështja çame ?

Z. Ahmet Giaffo: Ne shqiptarët kemi një shprehje që thotë se po nuk qau fëmija edhe nëna s’i jep të pijë. Nisur nga kjo urtësi e popullit tonë duhej që shteti shqiptar në çdo kohë të ngrinte zërin dhe të merrte masa në fushën diplomatike dhe politike që të synonin zgjidhjen e këtij probelmi. Për fat të keq një gjë e tillë nuk ndodhi. Atëhere lindi nevoja e grumbullimit dhe mobilizimit të vetë çamëve që janë forca më e intersuar lëvizëse për të shtyrë procesin e zgjidhjes përpara, por edhe njëherë qartësoj dhe theksoj se Çamëria ju njoh Greqisë me dokument ndërkombëtar dhe duhet po me dokument ndërkombëtar t`ua kthej të drejtën atyre që ju takon, pra shqiptareve te Çamërisë. Kjo është e qartë. Kur u vendos në atë kohë nga Fuqitë e Mëdha që Çamëria t`i jepej në administrim shtetit grek, për fat të keq, por e theksoj edhe për fat të mire, në këto vendime tepër të dënueshme nga koha dhe tepër të gabuara për Evropen, nuk ka marrë pjesë SHBA. Zhvillimet e sotme strategike ndërko mbëtare sollën që roli dhe vëmëndja e SHBA që është kampioni i mbrojtjes së të drejtave të njeriut dhe i demokracisë së vërtetë të drejtohen edhe në këtë rajon të botës, ku bënë pjesë edhe Çamëria e jonë e vogël, të jenë të pranishme dhe afatgjata. Pra ineresat ameriakne që janë të kundërta me ato që u projektuan nga ivestimi i fuqishëm i Rusisë cariste një shekull më parë në rajonin e Europës juglindore do të sjellin dhe do te dalin ne pah natyrshëm të gjitha problemet që u viktimizuan nga strategjite e mbrapshta pansllaviste e ortodokse ruse. Vërtet këtu kemi të bëjmë prapë me interesa do të thotë dikush, po por dallimi është 180 gradë. Dhe atehere erërat e kundërta do të zbulojnë malet antike dhe fushat e Çamërisë të mbuluara nga mjegulla shoviniste dhe obskurantizmi lindor dhe ato do të rifitojnë pamjen e tyre brilante në histori dhe gjurmët e të parëve tanë do të jenë të qarta. DHE AJO DO TÉ JETÉ KOHA KUR ÇAMÉT DO TÉ KENÉ TÉ DREJTÉN TÉ NDEZIN ZJARR NÉ VATRAT E TYRE DHE TÉ SHTROJNÉ BUKÉN BUJARE NÉ SOFRAT E TYRE.

BOTA SOT: Së fundi duke ju referuar një njoftimi tuajin për një protest paqësore më datën 27 qershor në Nju Jork, a mund të na thoni se cilat janë rrethanat që po u nxisin intesifikimin për protesta dhe reth protestes se Nju Jorkut?

Z. Ahmet Giaffo: Siç dihet, më 27 qershor 1944 u finalizuan qëndrimet shoviniste të filluara ndër vite ndaj Çamërisë si një akt përmbylles që çoi në realizimin e planit grek për një Çamëri pa shqiptarë. Masakrat e fundit fizike ndaj popullatës së pambrojtur çame filluan në këtë datë me vrasjet dhe therëjet e burrave, grave dhe fëmijëve, pleqëve në Paramëthi dhe vazhduan në të gjithë Çamërinë deri në mars 1945, ku së fundi u shpërngulen me dhunë çamët musliman nga vatrat e tyre. Ky ishte akti më fatal për Çamërinë e cila e pagoi me humbjen e 10 % te popullësisë së saj. Më 27 qershor të këtij viti mbushen plot 60 vjet që ne jemi larguar nga vatrat stërgjyshore me dhunë nga një shtet i cili as sot e kësaj dite nuk e ndjenë brengen e një faj dhe krimi që ka kryer ndaj shtetasëve të vetë. Heshtja dhe qëndrimi poshtrues i deri tanishëm zyrtar grek, dëshmonë më së miri se çamët nuk janë aspk fajtor për t'u akuzuar si deri më sot nga Athina zyrtare, për gjoja bashkëpunëtor me pushtu esin nazifashist apo krime lufte, por se interesave të djeshme e të sotme greke ju duhej që Çamëria të spastrohej nga shqipëtarët me çdo mjet dhe metod. Ne përkujtim të kësaj ngjarje tragjike dhe të pa haruar për ne është planifikuar ndër të tjera, nga Shoqëria jonë këtu në SHBA, që në shënjë nderimi dhe respekti për vatrat tona të braktisura dhe viktimave të pafajshme të terrorizmit shoven grek, të demonstrohet ne mënyrë paqësore para selisë së OKB-së në Nju Jork. Le të kuptohet ky demonstrim si një homazh i ynë për këtë ditë nga vëndi më i madh dhe tempulli demokracisë në botë, por në të njëtën kohë të shërbej dhe në ngritjen edhe si një mesazh i ynë drejtuar Athinës, së tashmë ka ardhur koha e reflektimeve të mëdha për çështjen Çame dhe jo e injorimeve. Dhe sa më shpejt të realizohet kjo aq më mirë do të jetë. Janë marrë të gjitha masat si dhe ne bashkëpunim me organizatat shqiptaro-amerikane si Vatra, LDK, dhe PLL në Amerikë, e po punohet që ky aktivitet të realizohet me sukses dhe shpresoj dhe uroj që të kemi pjesëmarrje të gjerë dhe një mbështetje vëllazërore nga të gjithë shqipëtaret ne diaspore. Mar rast nga kjo interviste t’ju bëj dhe një herë thirrje të gjithë shqiptarëve t’i bashkohen çamëve dhe përkrahësve të çështjes çame në ditën e tyre me të rëndësishme më 27 Qershor, ora 11:00 A.M(paradite) përpara selisë së Kombeve të Bashkuara, New York për ta bërë çështjen tonë kombëtare prezente dhe në këtë seli ku përfaqësohen të gjithë popujt.

Ju faleminderit
Bashkëbisedoi BEQIR SINA
Nju Jork

Gazeta Metropol 24-06-2004

http://www.albanianeducation.info/wmview.php?ArtID=5018

__________________
il primitivismo e la non cultura sono forme eterne!! CHI CREO LE DONNE??!!DIO E STATO UN GENIO

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Qershor 2004 23:29
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

CAMET..

Camet kane pesuar padrejtesine me te madhe e cila vazhdon edhe sot.
Kosova tani eshte jo sic ka qene me pare.
Shqiptaret e Maqedonise...natyrisht edhe ata nuk jane sic kane qene.
Po camet ?????
Me mijera came, greket iu kane prere kokat dhe i largonin nga shtepite e tyre.Me mijera femije jane masakruar dhe per kete gjenden deshmitare edhe sot ndermjet cameve te cilet arriten te mbijetonin.
Pronat a cameve u konfiskuan nga greket me te pa drejte dhe ne menyre prej hajduti.
Te pakten shtepia e camit eshte nje pasuri e patundshme e cila mbrohet ne cdo ligj te botes.
Camet vazhdojne te jene te braktisur dhe te vjedhur.
Gjermania pagoi miliarda per demshperblimet e luftes. Kurse Greqia jo vetem qe ben sikur nuk degjon, por kerkon per disa minoreitare (nuk dihet mire se cfar kerkon) te drejta te cilat sot ne Shqiperi i kane te gjithe.
Uroj qe ceshtja came te zgjidhet sa me shpejt.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shkurt 2005 16:09
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Re: cameria

Citim:
Po citoj ato që tha NYCgirl
Greket i ndoqen camet nga ajo ane sepse i konsideronin te huaj, me saktesisht, Turq. Turqit kryen genocid ndermjet grekerve ne Konstandinopole dhe theren 2/3 e popullesise greke. Turqit gjithashtu kryen genocid ndermjet Armenise.
camet ishin konsideruar Turq ndermjet grekerve. Edhe Enver Hoxha pak a shume mori te njejtin vendim.
pastaj, edhe ne shqiperi camet ishin te konsideruar te huaj. Prinderit na thoshin te mos martoheshim me came.
I wonder why



Hahahahahahaha NYCgirl.
Sa do qe te perpiqesh te jeshe e pa dukshme, te pakten une te dalloj ty o greke. Edhe here te tjera ta kam thene kete gje.
Me vjen keq qe kete temen e cameve e kam pare me vonese.
Falenderoj vajzen nga cameria.
NYCgirl...greket nuk i ndoqen camet sepse i konsideronin turq.Ata e dinin shume mire qe camet jane shqiptare.Por, me qe ishin te pa mbrojtur,dhe meqe greket jane aq te dobet ne karakterin e tyre, filluan te benin spastrimin duke vrare edhe femije.
Pse greket kete gje nuk e bene me ciganet ne Greqi ? Edha ata jane te huaj dhe askush nuk e mohon kete?
Perse o NYCgirl?
Sepse ciganet nuk kishin prona ashtu sic kishin camet.Nuk ishin te organizuar ashtu si camet dhe, ciganet nuk njihnin lidhjet e farefisnise.
Sa per Enver Hoxhen, nuk eshte e vertete qe paska marre te njejtin vendim. Nga e kupton ti o NYCgirl qe Enver Hoxha paska marre kete vendim???? Cfar fakti ke ti per kete?
Nuk e dua fare Enver Hoxhen, por, kurresesi nuk e barazoj me veprimet e grekeve qe bene kundra cameve.
Ke thene qe ne Shqiperi camet ishin te konsideruar te huaj...
...hahahahahahahaha...as te mashtrosh nuk di ti hahahahaha.
Menyra e mashtrimit qe ke eshte e stilit te vjeter grek, harrove se jemi ne shek 21.
Ke thene qe priderit na thoshnin te mos martoheshim me came....hahah perseri me vjen per te qeshur me ty.
Pse flet ne numurin shumes ti NYCgirl?????????
Mua priderit nuk me kane thene nje gje te tille kurre.
Pastaj nga prinderit e tu, natyrisht nuk pritet gje tjeter vetem vrer kundra cameve.
Une jam rritur me camet, dhe njerez me te mrekullueshem nuk ka.
NYCgirl, po ta perseris edhe nje here....Lodhuni sa te doni ju, por nuk mund ta mbuloni diellin me shoshe ju kurre.
Koha nuk punon me per ju o NYCgirl.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shkurt 2005 16:28
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Haahahahaha se harrova...o NYCgirl ketu tema eshte per camet dhe jo per Armenine hahahahaha....sidoqofte eshte e drejta jote te lodhesh e t'i besh veshet pipez kur ka ndonje postim qe thote te verteten le lidhje me greket.
Lodhu, Greqi lodhu se e ardhmja eshte e jotja...........
Jepiiiiiiii NYCgirl............

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Shkurt 2005 16:39
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Historia > Historia e Qyteteve dhe Krahinave te Ndryshme > cameria dhe te drejtat e njeritu

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.