Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Mes psikologjise dhe politikes: Shqiperia ne depresion.
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Mes psikologjise dhe politikes: Shqiperia ne depresion.

Po flisja me nja dy vete nga Shqiperia sot ne mengjes dhe ndjeva merzine e tyre. Nje merzi qe e kane te gjithe ata qe jetojne ne Shqiperi, nje monotoni, nje pamundesi...

"Sa rehat jeni ketu. Atje na u be koka daulle me politike. Sharje majtas e djathtas si qente. Jeta eshte bere shume e veshtire, biznesi eshte ne dore te pak vetave qe se leshojne."
M. eshte nje djale rreth te dyzetave, biznesmen i zoti dhe djale flori. Sa here vjen te me takoje vjen i stresuar nga ato qe jetohen e degjohen ne Shqiperi.

"Nuk shtyhet me. Eshte bere jetesa shume e shtrenje: taksa, cmimet cdo gje. Sikur mos mungonte kjo Nano vazhdon te beje gafa. Vajti fali gjithe debitoret e KESH-it qe skane paguar energjine. Nje dite para mitingut uli tarifat e Telekomit qe u rriten ne Nentor. C'kuptim ka kjo, pse i rriti, te provoje sa mbajme? Biznesi i vogel po vdes fare. Kishim ne mend te hapnim ndonje kompani po keshtu si kane ardhur punet ...aha"
A. eshte nje vajze e re me shkolle te larte. Ka jetuar gjithmone ne Shqiperi dhe e di mire si eshte gjendja ne cdo moment. Punon ne nje firme te madhe me nje rroge normale.

"Ketu s'ke cfare ben more, del nga puna s'di ku te shkosh, nuk shtyhet hic, s'ka variacion. Me mire marr makinen iki larg, ne Sarande apo Greqi, sesa te rri ketu te shtyj kohen kot."
I. eshte nje djale i ri i diplomuar jashte shtetit. Punon ne nje kompani gjigande me aktivitet ne Shqiperi.

"Nuk eshte e vertete qe ketu kalohet keq. Po te dish te besh shoqerite e duhura jetohet per bukuri, shtyhet mire"
E. eshte nje vajze e diplomuar ne Shqiperi prej pak kohesh. Optimizmi i saj me ngroh sadopak kur mendoj te kthehem ne Shqiperi. Eshte nje ze jashte retorikes se ankesave, qe jo rralle ne shqiptaret jemi mesuar te bejme dhe pa aresye.

"Edhe une kisha idealizmin tend por kur vjen ketu te priten krahet. Nuk ndryshojne kollaj gjerat."
P. eshte nje djale i diplomuar jashte shtetit. Prej 3 vjetesh jeton ne Shqiperi.

E verteta eshte se shqiptaret me banim ne Shqiperi po zhyten ne depresion masiv. Ngjan disi me depresionin e vitit '29 qe kaluan amerikanet. Ne keto kushte eshte teper veshtire te rregullohen gjerat pasi shumica e moshatareve jane dorezuar nen sloganin "Ketu gjerat nuk ndryshojne" dhe tani enden ne jeten e perditshme duke jetuar pa ndonje ideal. Po analizoj per nje cast pse kane ardhur punet deri ketu.

Nga njera ane qeveria po ndjek nje politike vertet te djathte qe shkaterron inisiativen e biznesit. Eshte teper veshtire te hapesh nje aktivitet e te eci puna, teper taksa, teper konkurrence. Po ne kete ane jane rritur edhe cmimet e disa kompanive te medha ne menyre te ekzagjeruar, duke filluar qe nga Telekomi. Qeveria nuk mbron konsumatorin duke sulmuar "hajdutet" e telefonise celulare, Vodafone dhe AMC. Pra vertet jeta eshte shtrenjtuar per disa sherbime te rendesishme.

Nga ana tjeter televizionet transmetojne vazhdimisht politike duke krijuar situata sherresh dhe ofendimesh. Mungesa e filmave te huaj eshte zevendesuar krejtesisht me sherret e politikaneve. Kjo situate po shkaterron nervat e shume te rinjve qe largohen me perbuzje nga konsiderimi i politikes. Ky eshte efekti i pare tragjik i ketij depresioni. Te rinjte largohen nga politika per te lene cakallet te shqyhen per pushtet me njeri tjetrin. Ju lutem mos me thoni qe nuk jane cakalle se mjafton te shikosh si sillen. Sali Berisha kerkon hedhjen e qeverise qe diten qe ajo krijohet. Klanet e Metes duan perseri qeveri. Klanet e Nanos po frikesohen nga kjo gjendje. Nano paska vene (mesa me thane) ministra qe ishin hequr per korrupsion.
Pra injoranca televizive shqiptare po ndihmon ne thellimin e ketij depresioni. Populli do gjithmone pak argetim. Ne filmin Gladiatori kishte nje shembull sesi "mbahej" urte nje popull i pakenaqur: Perandori organizonte vazhdimisht show tek Koloseu per te bere njerezit te harrojne hallet. Shikoni Italine. Jane dyfishuar cmimet e 90% te produkteve dhe qeveria eshte akoma aty, perkundrazi ne grevat e herepashershme nuk eshte kerkuar hedhja e qeverise. E pra, imagjinoni te merrej me politike televizioni italian sa merret televizioni shqiptar. Ju siguroj qe qeveria do kishte rene tashme.

Problemi numer nje pra eshte se gjithe ky depresion shkaterron ate pak pergjegjshmeri politike qe duhet te kemi kur veme nje qeveri. Nje politike frytdhenese nuk behet dot me nje pol kostruktiv te vetem. Kjo eshte aresyeja pse "cunat e Mjaft-it" nuk jane aspak zgjidhje definitive politike. Do duheshin shume pole si Mjaft-i qe te krijohej nje strukture politike e re.

Pergjegjesia jone e perbashket.
Kushdo ti futet politikes do gjendet para kafsherise se politikaneve aktuale, qender i sulmeve te uleta dhe mosrespektit ndaj kundershtarit. Problemi, miqte e mi, nuk qendron aspak tek dy politikane, por tek stili politik qe ushtrohet ne Shqiperi. Sikur shtresa politike te ishte e mire nuk do mbanin dy persona te keqinj, Nanon dhe Berishen. Sikur ne te ishim popull kaq i mire nuk do pillnim (ose zgjidhnim) kete shtrese politike. Ka njerez qe nuk duan te pranojne kete per ti veshur problemet Saliut apo Fatosit

############################

Atehere le te hapim nje parti te re. Kjo eshte shume larg psikologjise se rinise sot por le ta imagjinojme per nje cast. Partine do e hap une duke marre ndihmen e shokeve. Fillojme fushata e partia zvillohet. Da dalim neper televizione dhe une do konsiderohem si themeluesi i kesaj partie. Te rinjte e tjere do pyesin veten: "Pse duhet te behem anetar i partise se atij tjetrit? Me mire hap parti vete dhe jam i sigurte per ate qe bej." E keshtu secili prej nesh do donte nje parti me vete se nuk beson kollaj tek partia e tjeter kujt.

Ne Shqiperi partite konsiderohen te personalizuara nga nje person apo tjeter. Kemi partine e Pollos, te Berishes, te Cekes, te Godos, te Nanos, te Gjinushit, etj. Pse ndodh kjo?
Aresyeja eshte shume e thjeshte. Ne te gjithe boten partite kane lider qe ndryshojne dhe lene vendin liderve te rinj. Psh e majta italiane ka ndryshuar D'Alemen, Prodin, Occhetton etj. Tani po vjen Fasino ne skene. Pra partite neper vende me tradite demokratike nuk jane te nje personi por te nje krahu. Lideret duhet te ndryshojne.

Ne jemi djem te rinj, por jetojme ne nje politike filo-komuniste. Partia qe do krijonim nuk duhet te jete as e imja as e jotja, por vetem nje korridor mundesie per njerezit e zote qe te vihen ne qeveri. Rinia duhet te krijojme kushtet qe njerezit e sakte te arrijne ne qeveri pa ndjere presionin e cakalleve qe perdhunojne politiken sot. Do ishte gjynah te krijonim nje parti si PD-ja, PDr-ja apo PS-ja. Celesi i zhvillimit politik qendron ne riciklimin e njerezve me kalimin e kohes dhe jo mbajtjen peng te vendit sic bejne Nano dhe Berisha.

Nga keto qe spjegova deri tani nje gje duket qarte. Nje politike e zhvilluar nuk ka nevoje per shume parti. Do te mjaftonin dy apo tre parti te pjekura qe populli te besoje tek politikanet.
Ekzistenca e kaq shume partive tregon papjekurine tone si shqiptare. Mjafton te shikohet Anglia dhe SHBA sesi kane patur klasikisht dy krahe qe kane alternuar pushtetin: demokratiket (laburistet) dhe konservatoret. Politikanet shqiptare qe hapin secili parti me vete tregojne papjekurine post-komuniste te sistemit politik. Neve si popull tregojme papjekurine tone qe votojme akoma dy partite kryesore, pa hedhur syte ne alternativa te tjera.

###########################

Shume persona ne Shqiperi nuk jane te kenaqur nga kjo qeveri, por nuk duan as Sali Berishen. Situata e ndere qe ekziston ne Shqiperi po i le vend politikaneve te djegur si Berisha, i cili nuk eshte gje tjeter vecse faqja tjeter e medaljes. Nano kesaj rradhe po ben tre gabime.
1. Se pari nuk mbron popullsine nga renia ekonomike.
2. Se dyti po i le vendin ne dore Sali Berishes.
3. Se treti (dhe me e keqja) po stimulon depresionin masiv qe largon te rinjte nga pergjegjesite politike.

Shoqata Mjaft tregoi si duhet te jete nje parti konstruktive, por nuk mund te hyje ne politike e vetme. Ajo i hapi rrugen optimizmit dhe politikes se majte qe mungon ne Shqiperi. Ekziston rreziku qe frytet e saj ti mbledhe Sali Berisha dhe PD-ja. Ne qofte se ndodh kjo do kthehemi ne piken ku jemi. Prandaj duhen lene menjane depresionet dhe te besojme se mund te realizojme dicka. Klanet qe ekzistojne ne Shqiperi mund te shkaterrohen nese e duam vertet, por secili duhet te sakrifikoje dicka. Eshte nje rruge e veshtire sepse problemet fillojne qe ne mentalitetin tone (servilizmi i pari) por mund te kryhet nese besojme. Ndryshe do vazhdojne te udhehiqemi nga personazhe te degjeneruar qe akoma nuk dine te leshojne postet neper parti dhe qeveri.

Pershendetje.

P.s. Ky mesazh nuk ka per qellim mbrojtjen e qeverise ekzistuese. Nuk me takon mua te vleresoj nese ajo duhet te bjere apo jo. Deshiroj vetem te kemi te qarte se nuk eshte depresioni rruga e zhvillimit politik, perkundrazi kjo largon me shume Shqiperine e mundshme. Mes nesh mungon shpesh llogjika, respekti, pjekuria, miresia, prandaj le te zberthejme difektet e sistemit shqipar dhe te vetes tone. Keshtu do te evitojme gabimet qe kemi bere deri sot.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Modifikuar nga Fajtori datė 25/02/2004 ora 09:07

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shkurt 2004 06:55
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
azurro
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

"Polli mali dhe beri nje mi"

Tema qe ke hapur eshte e mbushur plot me pesimizem dhe kontradiksioe dhe qe per mendimin tim nuk i pergjigjen realitetit.

E para

Ju e quani Shqiperin nje vend ferri dhe perndimin nje parajs e verte gje qe nuk me rezulton ne ralitet .Mjafton te pyesesh nje prej emigranteve qe punon ne te zeze (dhe nuk jane pak) per ta bidur "zotin M"se sa"rehat" kalohet ketu."A po harrova" ju jeni student dhe punen nuk e keni provuar akoma sepse ka kush punon.

E Dyta

Nuk kuptoj se cfar lidhje ka falia e debitoreve te KESH-it dhe ulia e tarifave telefonike me biznesin qe kerkon te hap kjo "zonjushe".Sipas jush kjo eshte nje "gaf"e Nanos qe i fali?Un mendoj qe jo,ai kete gje duhet ta kishte bere me kohe.Por mund te kritikohet per momentin qe zgjodhi ,por aspak perse i fali.Te gjith flasim per varferine dhe kur behet dicka kunder saj ne persri fillojme te qahemi me gjera te kota "ishte e drejt o nuk ishte e drejt"

E treta

Nuk e di se cfar do te thuash me ate: qe ketu ne Shqiperi nuk shtyhet fare ska variacion etj.Por nje gje e kam shume te qart se Shqiperia nuk eshte Somali .

E katerta

Ju shkruani se"qeveria ndjek nje politik te djathte qe shkatrron inisjativen e bisnesit.Eshte e veshtir te hapesh nje biznes teper taksa,teper konkurenc".
Ne c`far literature eshte shkruajtur se politika e djathte shkatrron inisjativen e bisnesit? Kur dihet se tradicjonalisht e djathta favorizon biznesin dhe biznesmenet dhe penalizon klasen puntore.Persa i perket taksave ne Shqiperi ato jane me te ulta se ne cdo vend te Europes .Ne duhet te kemi te qart nje gje se pa taksa nuk ka shtet dhe pa konkurenc nuk ka treg.

E pesta

Per fatin tone te mire ne Shqiperi ekzistojne shume medje vizive dhe jo vizive keshtu qe cdo njeri nga ne ka mundesine e te zgjedhurit ate me kualitet me te mire.Por asnje ste jep te drejte morale te thuash se injoranca ka mbytur televizjonet tona dhe te hedhesh balt mbi punen e dhjetra regjizorve dhe teknikeve etj qe punojne cdo dit per te sjelle ate qe ne ralitet ndodh ne Shqiperi .

E gjashta

Me sa kuptoj une, juve i dashur fajtor nuk doni asnje parti .Per ju cdo politikan eshte nje i korruptuar nje "injorant"nje qe mund te shes nenen e babain per interesat e tij.Per ju asnje parti nuk eshte e denje per kete vend as P.S as P.D as P.D.R etj.Ju aludoni se eshte gjunah qe ekzistojn keto parti duke ofenduar reth 85%te elektoratit qe keto parti perfaqsojn ne gjith Shqiperin.Ju kerkoni te krahasoni politiken e SH.B.A dhe G.B me ate Shqiptare,kjo eshte nje utopi e vertet .Shqiperia mik i dashur ka nje pervoje dhjet vjecare demokratike(duke mos marre parasysh ato para 1944)dhe per te arritur SH.B.A-ne dhe Angline duhet te rrjedhin shume lumenj.
Ju me lart folet shume per alternativa te tjera por cilat jane ato nuk na thate.Ju thoni qe zduhet te votojme per partite e me siperme por per nje force tjeter mund te na thuash se kush eshte ajo?
Si konkluzion do te thoshia :Shoqeria Shqiptare nuk eshte nje shoqeri e semur dhe deprese, te semur dhe depres jemi ne qe mendojme se jemi elita e atij kombi,ne qe pasi mbarojme nje shkolle jasht na duket vetja me te kulturuar dhe me te shkolluar se moshataret tane qe mbarojne ne Shqiperi.Ne qe pa dale akoma ne jete na duket vetja si njerzit me te pregatitur dhe me te ditur qe ka nxjerre ndonjehere ky komb.Ne qe predikojme per tolerance por tolerancen nuk e njohim.Ne qe themi mjaft sharjeve dhe ofendimeve dhe e harojme sapo marrim tastieren ne dore dhe nuk lem "xhevahire"pa shkruajtur. Pra le te kurohemi vet nje here dhe pastaj te "mendojme"per te tjeret

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shkurt 2004 20:47
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė azurro Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: azurro Shto azurro nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto azurro nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
IQVLORA
me pushime

Regjistruar: 17/09/2003
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 2750

Ne shqipetaret duam te rrijme te gjithe ne qoshe kur dihet qe ato jane vetem dy

Zoti Fajtori me analizen tuaj teper sinjifikative i beni autopsine politikes arkaike qe ndiqet sot ne Shqiperi.Mire e keni ju se keta politikane teper konfliktuale nuk po e cojne Shqiperine drejt Europes por drejt Haitit ne Karaibe.Edhe nqse do te krijohej nje parti e re e djemve shqiptare me nje tjeter vizion per te tashmen dhe te ardhmen e brezit me te ri mbi te do te suleshin lukunia e ujqerve dhe e cakenjeve dhe ajo do te asfiksohej.Te gjithe i kemi degjuar akuzat monstruoze te socialisteve per levizjen <> se gjoja jane te paguar nga pala kundershtare dhe disponojne lokale luksoze ne Tirane etj.Te njejten gje do te bente edhe partia e Berishes po te ishte ne pushtet ne mos me keq se edhe mund te fuste policet injorant per t'i keqtrajtuar.Por gabimin me te pafalshem e bejme ne si popull qe besojme verberisht ne keto dy parti e dy lideret e tyre te cilet jane fosile te komunizmit.Motoja e tyre eshte:O me ne o kundra nesh rruge te mesme nuk ka.Keta njerez nuk e njohin kompromisin per nevoja madhore sic jane interesat e popullit e vendit.Ata i ha meraku vetem per kolltukun personal dhe jo per gje tjeter.Po hajde ta kuptoj ai popull i cili sic behet ne parlament politike,populli bene ne rruge,ashtu sic bejme edhe ne ketu ne faqet e forumit.Pra nqse kjo parti e re kjo foshnje qe do te lindete nuk do te votohej,sepse ne shqiptareve injoranca dhe mospergjegjshmeria na ka lene ne bisht te Europes.Duhet te dini edhe partia e Pollos i cili ka qene bisht i Berishes ka fituar 6-7 vende ne parlament vetem e vetem se njerezit jane syleshe dhe e dijne se votojne per PD duke mos vene re ndryshimin ne siglen e tyre.Pra ai popull e meriton qe Saliu dhe Fatosi t'i shk...... para e mbrapa sepse eshte vet fajtori nr1.Ish kryetari i partise se barishteve N Hoti ka thene se ne maloket nuk zbresim nga kali po nuk na vrave ,ndersa une do ta perketheja se ne shqiptaret ne pergjithesi duam te jemi te gjithe ne krye te qoshes ose tavolines,por se kush do te ngelet per te sherbyer.....?Z fajtori nuk e di nga je por do te tregoje nje histori te vertete dhe kuptimplote per cka e titullova shkrimin tim.Kuci eshte nje fshat ne Vlore i cili eshte shquar per tradita luftarake,por cdodhi mbas clirimit.Ne festen e deshmoreve te fshatit shkoi dikush nga biroja politike dhe i kerkuan qe te vendosej nje autobuz qe fshati te lidhej me Vloren.Byroisti e mbajti fjalen dhe ua dergoi autobuzin.Mirpo cdo mengjez kuciotet turreshin te gjithe te zinin vendin e pare kur dihej qe vetem nje ishte.Pra cdo mengjez kerciste huri dhe cdo mbasdite tek agjensia ne Vlore.Thone kur nje i madh tjeter shkoi ne Kuc per ti zgjidhur mosmarrveshjet duke ju thene se eshte turp te beni keshtu etj dikush u ngrit e tha:<>.Fjala e tij u prit me duartrokitje te stuhishme.I deleguari i zene ngusht ju tha se autobuzin do ta lyejme me boje te kuqe dhe shoferin do ta gjejme me emer Ylli por kerkesen e trete nuk mund t'ua plotesoj dot sepse eshte e pamundur.Na nuk dim gje i duam keshtu sic i tham te tria.Dy kerkesat e para u plotesuan por e treta jo.E tregova kete ngjarje te vertete per t'i vene koke muhabetit se Tosi dhe Sala nuk e lene qoshen ,pra vendin e pare edhe duke e ditur se jane qe te dy te deshtuar.Keta dy njerez pervers do ta mbajne per shume kohe peng politiken shqipetare dhe ne pergjithesi zhvillimin dhe integrimin ne Europe.Duhet disa forca te reja ose dy pole te rinje ne politiken tone qe te dalim nga kolapsi dhe depresioni ku kemi rene si popull.Nuk mund t'ju hiqet asnje presje atyre qe jane shkruar nga Fajtori me larte.

__________________
Kur nuk keni mesuar asgje nga askush dhe kur askush nuk ka mesuar asgje nga ne,atehere thjeshte kemi humbur rastin ne jete.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shkurt 2004 21:06
IQVLORA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė IQVLORA Kėrko mesazhe tė tjera nga: IQVLORA Shto IQVLORA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto IQVLORA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

dakort me ty fajtor. por MJAFT nuk do te behet parti politike por te mbetet levizje qytetare. pra vendi nuk ka piken e alternatives. ne keto kushte

nga ana tjeter nuk kuptoj llogjiken e zgjedhjeve te parakohshme kur asnjera pale nuk ka me cfare alternativash zhvillimi te afroje... sepse jane te pazhvilluar dhe na ngopen 14 vjet.

s'di.........

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Shkurt 2004 21:36
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Azzuro, ky mesazh te drejtohet ty meqe je i vetmi qe s'ke kuptuar mesazhin tim.

Se pari titulli "Polli mali dhe beri nje mi" permban nje ironi teper banale. Edhe sikur te ishte keshtu Shqiperia nuk eshte mal por nje koder e djegur ne panormen nderkombetare.

Se dyti
Nuk e quaj une Shqiperine vend ferri. Ne asnje pike te mesazhit tim nuk del dicka e tille. Solla disa shembuj reale te personave qe jetojne ne Shqiperi. Nese eshte apo jo nje ferr kjo s'me intereson, po ta le ty ta ndash. Dihet qe depresioni eshte thjesht nje menyre si e shikon boten. Objektivi im shikonte pikerisht menyren si e perjetojne shqiptaret Shqiperine dhe jo ndarjen e rradhes te ferrit dhe parajses.
Aq me pak quaj vendet perendimore parajse. Ku e lexove kete ? E imagjinove ?

Se treti
Ti bie ne kontradikte me veten. Nga nje ane thua behet mire qe u falen debitoret e KESH-it, nga ana tjeter kerkon nje shtet me taksa. Nuk e kuptoj si mund te mblidhen taksat kur fal ata qe si paguajne. Di gje ti si behet kjo ?

Se katerti
Sic e pe ishin copa dialogesh qe kam bere me persona te ndryshem. C'lidhje ka KESH-i me Telekomin ishte pyetja ? Asnje, jane dy probleme te shprehura nga i njejti person.
Shprehjen se nuk shtyhet ne Shqiperi e huazova nga nje dialog qe kam patur. Secili e di vete shtyhet apo jo ne Shqiperi. Une di se e shtyej nje muaj atje, me pas merzitem. Mesa shikoj ti e shtytke mire ne Shqiperi duke folur nga Kanadaja. Kot te te pyes, pse ke ikur? Pse nuk kthehesh?
Shqiperia te jete Somali? Hheheheh, shpresoj qe jo, po i ngjan ne disa pika, psh ne '97.

Se pesti
Nese do shkruhej ne literature se e djathta shkaterron biznesin atehere nuk do ekzistonte si krah politik, apo jo? Ne literature shkruhen menyra qeverisjeje qe favorizojne konfiguracione ekonomike te caktuara. Monopolizimi i bizneseve dhe rritja e taksave ka sjelle te favorizohen nje rreth i ngushte biznesmenesh dhe te vdese biznesi i vogel. Nese kjo per ty eshte politike e majte atehere une jam Shekspiri.
Po ta mbyll me pyetje kete pike. Partia Socialiste eshte e majte apo e djathte xhanem? Ketu do me iki truri ndonje dite, te djathtet mbrojne politiken e PS-se, hajde paradoks hajde.

Se gjashti
Duhet te shikoje Fiks Fare te dates 19 Dhjetor qe te kuptoje na mbyt apo jo ignaranca ne TV. Nese nuk e ke pare ta kujtoj une. Ishte rasti i dy te ftuarve qe gjate nje emisioni kerkuan ndonje sajdisje, ndonje shishe uje perpara etj. Prezantuesi pranoi dhe porositen tre konjak ti pijne gjate emisionit.
Do thuash ti rast i rralle. Ok, edhe une nuk pergjithesoj keto raste. Sidoqofte fakti qe une takoj njerez te stresuar nga politika qe transmetohet ne TV do te thote se ata qe kane televizionet jane te papergjegjshem per efektet qe krijojne keto gjera mbi shikuesit.
Jo me larg se dje nje gazetar me tha: "Kisha nje program me argetim ne nje televizion privat, por nuk donin ate. Me kerkonin programe politike, te cilet nuk doja ti beja dhe ika."
Do ishte gabim te pergjithesojme gjithe gazetaret dhe televizionet, por ndodh shpesh qe moshataret e mij flasin gjithe stres per politiken per faj te debateve te egra televizive, disa nuk flasin fare se i ka mbetur si "rrethi i kujteses".

Se fundi
Po, eshte deri diku e vertete qe une nuk dua thuajse asnje parti. Por kjo nuk eshte urrejtje ndaj partive, por indiferentizem deridiku. Une nuk ve besimin tim ne nje parti pa qene i sigurte tek ajo qe bej.
Nuk eshte cdo politikan ashtu sic thua ti, mos te pergjithesojme gjerat, por ka dhe nga ata. Problemi qe shtrova ka te beje me atmosferen qe krijojne politikane luftarake. Sherret dhe zenkat si mes partish ashtu dhe brenda partish bejne qe te mungoje etika e sjelljes. Ti hap njehere Fiks Fare ose lajmet e tjera shiko se cfare thuhet ne parlament. Me tha nje shok para ca ditesh "I ka mbetur vetem te thone: Vdeksh ishalla".
Duhet te kthehesh ne nje reflektim me veten qe te kuptosh ku qendron problemi. Po te ndihmoj pak meqe mund ta kesh te veshtire. Politika ka lindur si bashkebisedim per te konfrontuar ide divergjente mbi udheheqjen e nje vendi. Dikush mendon se duhet te ulen taksat per biznesin e vogel, tjetri mendon se duhet te ngrihen. Ne fund populli zgjedh ate qe mendon me te sakte. Atehere cfare eshte nevoja te shahen e grihen politikanet shqiptare? Pse tentojne vazhdimisht te hedhin qeverine kur kjo eshte zgjedhur nga populli? Pse shajne njeri tjetrin "hajdut, kriminel, kusar" etj sa per sy e faqe? Pse nuk i cojne provat e krimeve ne gjykate?
Kjo gjendje, Azzurro, largon ata qe mund te jene te afte te qeverisin. Askush nuk do i hynte politikes ne keto kushte pasi te nesermen e zgjedhjeve del Sali Berisha dhe si zakonisht nuk njeh zgjedhjet. Ose (per te bere shembullin e kundert) Fatos Nano paguan televizionet te me sulmojne.

Jam une ai qe respekton dhe Saliun dhe Fatosin ne masat e duhura. Jane dy politikane qe mbajten freret e shtetit ne nje periudhe te caktuar, na sollen deri ketu ku jemi, votohen nga shume njerez, por...
Por kjo nuk do na ndaloje te bejme analiza si mund te zhvillohet sistemi politik.
Por kjo nuk do te thote se duhet te vazhdojme te votojme akoma vetem ata..
Por ka ardhur koha te hyje nje shtrese e re politikanesh qe respektojne me shume njeri tjetrin dhe i hapin rrugen atyre qe mund te jene me te zot se vete ata.

Sic e tha Besjani tek nje teme mbi Mjaftin, duhen edukuar qytetaret qe te kemi politikane te mire.


Krahasimi i Shqiperise me SHBA nuk behet "peer to peer" por si shembull qe mund te marrim nga demokracite e konsoliduara. Ose si termometer si grades tone te zhvillimit. Thashe se ne kemi shume parti dhe ata klasikisht dy. Kjo eshte nje simptome e problemeve politike qe perjetojme jo nje shembull per tu aplikuar ne menyre te trashe me nje ligj qe ndalon partite e tjera. Edhe SHBA kane problemet e veta te demokracise e spo i them ketu, por ne po analizojme aspektet pozitive te sistemit te tyre: ne kete rast partite si korridore te lirshme per njerez te zote.

Nuk mund te them per cilen force te votosh. Edhe ata qe duan te bjeri Nano nuk dine kush do ja vlente te vije. Alternativa qendron ne ndryshimin e menyres si mendojme partite, ne nje stil te ri qe se bej dot une dhe as ti vetem. E gjithe kjo alternative duhet te linde sa me shpejt duke pare hienat qe sillen qark pushtetit.

Fakti tregon se PS dhe PD kane humbur kontaktin me popullin perderisa pas 13 vjet qeverisje kemi patur nje lufte civile dhe probleme te vazhdueshme korrupsioni dhe jetese. Tashme tentojne te hipin ne qeveri per inerci te se kaluares por e dime mire te gjithe se duhet te ndryshojne thelle rrenjet qe te kene pjese ne te ardhmen optimiste te rinise shqiptare.

Fjale te medhaja, e di, por keshtu e mendoj une dhe shpresoj ta mendojne sa me shume te rinj qe te gjejme optimizmin per shkaterrimin e klaneve dhe ndertimin e jetes normale qe cdo vend perendimor ka.

Do thuash ti vetem fjale. Po normal, ne s'po biem dakort me fjale e jo me te biem direkt me vepra. Le te biem ne ujdi ketu pa veprat behen kollaj po qeme dakort te gjithe.

Ah dhe dicka. Kush po mendon se eshte elite? Cfare eshte elita ne politike xhanem? Akoma me konceptin e byrose politike? Nese dikur do beja pjese e nje elite kete do e zgjidhnin te tjeret dhe jo une.

Ke te drejte kur thua se ndonjehere nxjerrim "xhevahire". Asnje nuk eshte i pagabueshem, as une. Ja mesova nje gje te re.

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shkurt 2004 07:19
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

KUSH ESHTE ALTERNATIVA.

Besoj qe gjeja me e mire do te ishte te diskutonim se si mund te krijohet nje alternative dhe ata qe kane ndonje ide mua personalisht do te me behej qejfi ta degjoja dhe ta bashkebisedoja me ta , te pakten do te ishte me mire se te diskutoja detajet e atyre qe kan ndodhur fije e per pe dhe me duket e vetmja rruge per te patur bisede konstruktive.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shkurt 2004 17:55
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
azurro
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Per fajtorin
Ato qe une kam shkruar me lart jane marre nga"bashkebisedimet"e tua me personazhe te ndryshem imagjinare ose jo pa shtuar ose paksuar asnje presje.
Ju i dashur mik shpreheni"Nuk e quaj une Shqiperin vend ferri".Po atehere si i shpjegoni theniet e me poshtme qe ju ua vishni personazheve te ndryshem:"Atje na u be koka daulle","Nuk shtyhet me","Ketu ske se Cfar ben","Sdi ku te shkosh","ska variacon","Me mir marr makinen dhe shkoj ne Greqi(dhe ku pale ne Greqi)","Kur vjen ketu te priten krahet fare"etj si keto.C`far presupozojn keto thenie qe Shqiperia eshte"parajsa"?
Ju edhe ne pergjigjen qe me jepni vazhdoni te gaboni duke thene se"Edhe n.q.s Shqiperia eshte nje"ferr" apo jo mua nuk me intereson".Shpresoj qe te ket qene thjesht nje lapsus nga ana Juaj sepse e gjitha kjo qe shkruajm dhe debatojme s`do te kishte kuptim.
Ju shkruani se un bie ne kontradit me veten! Atehere po ta persris edhe nje here qe jam shume dakort me faljen e debitorve te KESH-it dhe uljen e tarifave te telekomit dhe cdo gje tjeter qe do te zbuste sado pak shkallen e varferuse qe po kalon populli jone,por kjo nuk do te thot se meqense shteti beri kete duhet te heq edhe taksat.Falja e borzhit te konsumatorve nuk eshte falja e taksave(qe eshte gje tjeter) por falja e borxhit per kosumin qe ata kan konsumuar dhe shteti e pa te arsyeshme qe duhej falur dhe fali
Me poshte ju vazhdoni"Un di si e shtyj nje muaj atje,me pas merzitem".N.q.s eshte e vertet nje gje till eshte e kot qe ja keni hipur ketij kali sepse Shqiptaret dhe Shqiperia nuk kane nevoj per llafe te bukura por per veprime konkrete dhe keto veprime kryhen ne Shqiperi
Persa me perket mua po, e kaloj shume mire ne Shqiperi edhe pse tani per tani ndodhem ne Canada dhe ne keto 14 vjet emigracion kohen me te madhe e kaloj ne Shqiperi dhe nuk do te jet e larget dita qe do te kthehem te banoj atje.
Ju shkruanit se qeveria ndjek nje politik te djathet qe shkatrron inisjativen e biznesit dhe un tu pergjigja: se e djathta historikisht mbron interesat e bizesmenve dhe penalizon ato te klases puntore. Me kete doja tju thoshja se nuk eshte politika e djathte ajo qe shkatrron bisnesin dhe asgje me teper se kaq.
Ju vazhdoni te me pyesni nese kjo eshte nje politik e majte apo jo?Un ju pergjigjem se nuk e di.Por mendoj se eshte nje politik e diktuar nga te tjeret dhe qe i ra ne pjes te majtes per ta zbatuar. Ne situatat qe ndodhet vendi yne ku kerkohet me insistim integrimi ne B.E dhe ne strukturat Euro Atlantike duhet qe te ndiqet nga nje ser reformash qe jane jo popullore por shume te rendesisheme dhe qe te gjith ne sot duhet ti paguajme nje cemim te lart qe neser femijet tan te mos vuajn ate qe po vuajm ne sot.
Ju vazhdoni te kembngulni se nuk duhet te votohet per P.S-ne dhe P.D-en por per nje alternativ tjeter. Sic ju thash dhe me lart me thoni ju, ju lutem se kush eshte alternativa tjeter, apo ndoshta Legaliteti(zoti na ruajt)Ne fillim ju deklaroheni si asnjanes pastaj me poshte dilni qe edhe ju keni simpati per nje parti,mund te na thoni se kush eshte ajo parti qe eshte me e"mire" se te gjitha partit e tjerat, cfar programi ka,kush eshte lideri i saj,cfar rryme i perket etj.Jo per gje por thjesht per kurjozitet.

Si konkluzion un mendoj se ka ikur koha e llafeve te bukura,se njerzit z`duan te degjojn llafe qe i merr era por duan te shohin veprime konkrete ku te mbeshteten dhe te krijojme te ardhmen e tyre.Ata kane trembedhjet vjet qe degjojn vetem fjal,fjal dhe asgje me shume.Pra nqs kemi dicka konkrete le ta diskutojm ne te kundert populli thot:"Fjalet e shumta jan fukarallek"

Modifikuar nga azurro datė 26/02/2004 ora 19:39

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shkurt 2004 18:55
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė azurro Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: azurro Shto azurro nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto azurro nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

azurro spo ben fajtori interviste me vetveten, por sa kuptova une ka takuar disa persona nga shqiperia, emrat e te cileve natyrisht s'ka pse ti beje te ditur dhe ka thene cfare thone ata. ky eshte thelbi. permes fjaleve te personave qe jetojne ne shqiperi ka dashur te shprehe dicka.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shkurt 2004 19:40
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
azurro
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 21/01/2004
Vendbanimi: Canada
Mesazhe: 280

Te me falesh Analiste por nuk jam kaq naiv.
E kritikova fajtorin jo se e kam inat ,perkundrasi un kam respekt per mendimet qe ai shpre. Ne diskutimin e shume temave te tjera ai shpre mendime shume te pjekura dhe koherente dhe per kete e pergezoj.
Por mendimi im eshte se ne temen e me siperme e ka shkelur duke e ngjyrosur Shqiperin me ngjyra qe si meriton.
Mesazhi im eshte te mos harrojm nga vijm dhe te mendohemi mir ku do te shkojme.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shkurt 2004 20:25
azurro nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė azurro Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me azurro (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: azurro Shto azurro nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto azurro nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Mendoj qe nje Junte Ushtarake i duhet SHqiperise .............

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 26 Shkurt 2004 21:17
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:36 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: [1] 2 3 4 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Mes psikologjise dhe politikes: Shqiperia ne depresion.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.