Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Mes psikologjise dhe politikes: Shqiperia ne depresion.
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Per trojanin! Me fal, por cfare ishin Vjollca me Rezin per PD-ne?

Nuk e kuptoj kete lidhje qe i bere ti trojani...clidhje ka vjollca dhe rezi ne partine demokratike apo sepse ishin vecse prezantues te radio kontaktit ne tirane, ishin besnike, idhetare apo Saliu 1 dhe 2?!ufff...une sdi ti bej ndonje lidhje....ndersa sa per te dyten ne fakt nuk e di qe berisha ka dale ne televizor...hera e pare qe po e degjoj!
Edhe sikur te kishte thene shko vritu, cfare do te beje ti...do shkoje?!Nje kryetar vendi nuk eshte gjithashtu edhe ligjberesi...the same.
Pastaj ska qene Sala ai por BODE, ai qe permend per se dyti...ish ministri i ekonomise...nga sa mbaj mend! (me duket se e keni degjuar shprehjen se Saliut ngaqe eshte paksa i ndershem ja fusin gjithmone...kjo eshte, cti besh!)
Sa per dijeni kam qene ne shqiperi, por ndoshta ke pas te drejte se skam qene ne Tirane. Jam jugor sa per dijeni!!

Per fajtorin: Ke te drejte...kane qene 2 miliarde dollare...(dy mije miliarde...mmm...se bej dot llogarine se sa i bie ne fakt ne leke...!).
p.s./ jam si puna e pinokut ne llogari...ahahahaha...Baba karlo ka ikur te marre verdhushkat! mmm...te shohim cdo te pjelle edhe ai mali (?)ahahahaha. Ka qene edhe nje pergjigje me kete te fundit...
gjithe te mirat, a domani!

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Mars 2004 22:28
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Dodgy llogjika jote nuk justifikon plotesisht situaten tone. Duhet te njohim historine boterore qe te kuptojme ku jemi dhe ku mund te shkojme. Kete nuk e them si predikim. Po te jap disa raste me poshte:

SHBA ka qene nje shtet me shume probleme ne vitet 60% (nderkohe qe ne nuk njihnim probleme te rendit publik). Nje nga presidentet u vra dhe deri me sot hipoteza me e konsoliduar eshte se ka qene grusht shteti i brendshem
Italia ka qene klasikisht nje vend me njollen e luftes se dyte boterore. Misioni i pare ushtarak ku lejuan te marre pjese Italia ishte lufta e gjirit ne vitin '90. Jane tentuar disa here grushte shteti dhe nje kryeminister ju vra nga terrorizmi politik (Aldo Moro).
Anglia ka njohur nje terror dhe demostrata te pergjakshme ne vitet 60-70.

Ne arsim dhe art Shqiperia ishte nje konkurente e denje e vendeve te tjera deri ne vitin '90. Muzikantet tane jane akoma shume te pergatitur, ndersa matematicienet gjithmone shume te afte (flas gjithmone deri ne vitin '90). Shkollat tona ishin shpesh nje ose dy vjet para shkollave perendimore ne programin mesimor. Kete e dine shume prej nesh qe kane patur shoke jashte qe studjonin gjimnaz. Avantazhi arsimor i vendeve te tjera fillonte ne universitet.
Edhe sot tek tuk gjimnazi dhe tetevjecarja jone ja merr liceve perendimore.

Keto i them per nje aresye precize. Duhet te ndalojme vete-uljet qe ne rrenjet e ekzistences tone. Duhet te behemi realiste mbi te mirat qe kishim dhe qe nuk kane lidhje me komunizmin. Vertet nuk dinim cfare ishte cimcakizi por kjo nuk tregon prapambetjen. Te pakten jo fakti ne vetvete. Duhet te kuptojme se diferenca kaq drastike te zhvillimit ekonomik nuk ekzistonin me pare. Jane vitet '90 ato qe thelluan humneren ekonomike lindje-perendim (ose veri-jug sic thone analistet). Per te qene korrekte duhet te shikojme Shqiperine ne dinamizmin e viteve. Nuk mund ta fiksojme as tek Rilindja, as tek Diktatura, as tek Cimcakizi. Sipas meje fiksimi i pamjes tone tek nje fakt apo eveniment po na le shume prapa, pasi nuk kuptojme potencialin qe kemi dhe nuk e shfrytezojme, nderkohe qe vendet e tjera po shfrytezojne mire potencialin e tyre ne kohe. Mendoj se kjo eshte aresyeja qe akoma pas 13 vjetesh nuk kemi dale nga tuneli i tranzicionit.

A nuk ju duket se cdo gje ne Shqiperi eshte tranzitive: qeverite, policet, firmat, drejtoret, ministrat, ligjet, klanet. Paradoksalisht fiksimi i politikes ne dy figura na ben te kemi vazhdimisht tranzicione. Pra fakti se nuk njihnim cimcakizin, ose fakti qe populli yne nuk ka dashur asnje qeveri mbi koke, nuk do te thote se duhet te jete gjithmone keshtu. Ja tani e njohem cimcakizin, a do na coje para kjo ? Apo duhet te pertypim 20 vjet cimcakiz qe te kuptojne se Shqiperine e bejme ne? Duhet te kalojne 20 vjet pertypje qe te arrijme zhvillimin? Une mendoj se jo. Edhe 100 vjet te hame cimcakiz gjerat nuk do levizin po nuk i levizem ne, sepse gjerat nuk levizin vete po nuk i levizi dikush. E aq me pak cimcakizi ka veti cudiberese ne organizimin e shtetit.

Sikur njeri nga ne te jete ne qeveri (largqofte) nuk do dije nga t'ja filloje, sepse gjerat jane ne rrjete. Atehere ti nuk mund te thuresh nje rrjete me nje levizje, duhet ta fillosh thurjen diku e ta kompletosh rrethin e reformave ne skajin tjeter. Cfare do besh me pare:
Do rrisesh rrogat e mjekeve?
Do rrisesh rrogat e arsimtareve?
Do rrisesh rrogat e policeve?
Do luftosh korrupsionin (qe mund te te haje koken)?
Do mendosh per shtresat e varfra?
Do mendosh te fusesh teknologjine (internet, mjekesi, kompjuter ne shkolla etj).
Do mendosh te terheqesh studentet qe studjojne jashte?
Do ruash figuren e atyre qe studjojne brenda?
Do luftosh kriminalitetin e organizuar (qe mund te te haje koken)?
Do forcosh pavaresine e gjykatave?
Do ndihmosh ngritjen e sindikatave?
Do sponsorizosh artin dhe artistet?
Do investosh ne infrastrukture?
Do ndihmosh firmat e fuqishme te afirmohen ne tenderat nderkombetare?
Do krijosh organizmin anti-trust?
Do respektosh Bashkimin Europjan?
Do respektosh SHBA?
Do gjobisesh kompanite telefonike qe mashtruan popullin deri dje?
Do sekuestrosh te ardhurat e biznesmeneve te djeshem ???
etj etj etj etj etj

Te gjitha keto varen nga njera tjetra. Cimcakizi mund te lehtesoje punen por nuk besoj se njohja e cimcakizit ben qe keto gjera te ecin vete. Te kuptohemi: nuk favorizoj diktaturen komuniste qe pati arritje ne disa fusha. E dime te gjithe se pati mega-difekte ne fusha te tjera. Nje nga keto difekte eshte ai problemi kryesor sot: psikologjia ku na la. Mua kjo me intereson sepse nuk jam i interesuar te gjykoj sa e mire apo keqe ishte diktatura, por me intereson te rregulloj te tashmen dhe te ardhmen.

P.s. Ishte mesazh shoqeror dhe jo ironik. Eshte mire te flasim per gjera precize sesi mund te rregullohen gjerat, sepse historia e cimcakizit dhe "mallkimit" qe kemi si popull nuk qendron. Kujtojme te gjithe se qeverisja eshte kollaj por nuk mendojme ndonjehere realisht per problemet qe do gjenim kur te ulemi ne karriken e qeverisjes? Secili i bie gozhdes se vet: pronat, te perndjekurit, korruspioni, varferia, etj, por sesi mund te integrohet zgjidhja e ketyre problemeve ne nje program te sakte askush nuk merr mundimin ta diskutoje.

Qellimi i kesaj teme eshte te diskutohen keto gjera duke evituar depresion dhe fatalizem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2004 00:50
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Ne fakt e rilexova msg e DODGY-t...

Fajtori besoj se ajo qe dha dodgy eshte thjesht nje replike e atyre qe shkruajte ti, dhe ne qofte se ai nuk i ka rradhitur mire apo nuk e ka zgjeruar temen, kjo sdo te thote qe ka bere ndonje gabim..ne fund te fundit ato ka ndjere dhe besoj se eshte e drejta e tij dhe e shumekujt te shprehe ato qe mendon. Gjithashtu, ta dish se askush nuk mund ti hedhe poshte disa vlera te se kaluares pasi e dime shume mire qe ekziston edhe nostalgjia e atyre viteve(?).
Po, ka pasur edhe te mira...por ama nuk mund te thuash qe kur na q...n...me tallona, me pushkatime, internime dhe burgime...na vinte mire se kishim xhaxhin Enver ne krye, - dikujt me pak dhe dikujt me shume...(pastaj ishim te mbeshtetur mbi forcat tona atehere, kurse tani po mbeshtetemi mbi revizionizem imperializmin amerikan). NE fakt qeka e vertete kur thone se Shqiperia eshte 50 vjet prapa...mmm...?!.
p.s./shkollat ne te gjithe lindjen kane pasur nje sistem mesimor te atille dhe shume te rrepte, ndersa ne perendim eshte me shume praktike...ketu i mesoje atij te cerdhes dhe kopshtit se cfare funksione kishte xhaxhi enver more...dhe mos them ne shkolle qe behej fatosi i tij dhe me pas pionier me shallin e kuq ne qafe(atehere behej edhe debatik...mesoje vjersha dhe poezi per te...mmm...).
gjithe te mirat dhe kujtoni shprehjen e Hitlerit: Fat per ne diktatoret qe populli eshte injorant...

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2004 09:12
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Ah fajtori...ti dinim ato pergjigje me Reforma...do te ishim Politikane!

...Apo jo...?.
Zgjidhjen e tyre ja kemi lene te "zgjedhurve", atyre qe kemi votuar une edhe ti (ne mos ne ata, ato...!)...

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2004 09:17
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

mayday

Se pari Reizi dhe Vjollca jane turpi me i madh qe ka pesuar fjala e lire ndonjere, (nuk e di a jane/kane qene anetare te PD se pak rendesi ka kjo),por ata ishin pasqyra e vete sistemit obskurantist qe Baca Sale po perpiqej te ushtronte ne Shqiperi, ata ishin Majakovsket e Doktorit.

Se dyti; do te thoshja se qe pas 98-es eshte vene re se Doktori dhe idhtaret e tij me nje mjeshteri te rralle jane perpjekur t`ia hedhin fajin te tjereve(si psh. rasti i yt, se ishte faji i Bodes dhe jo i Doktorit), (faji ishte i Gazidedes, qe SHIKU na paskesh terbuar dhe jo i Doktorit), dhe keshtu mund te vazhdojme gjate.

Jo se e kam memorien te perkryer, por e mbaj mend se ishte Saliu qe tha ne televizion se: Keto firma jane te pastra ... , pa perjashtuar mundesine se dhe Bode mund te ket thene ndonje gje te ngjashme apo te njejte si puna e Doktorit. E mbaj mend se te nesermen une depozitova $20 000 ne nje nga keto firma (ne ate me te sigurten ahahaaa... .)
Dhe do te te pyesja se nqs. ne nje vend nuk mund ti besojme Presidentit te republikes , atehere kujt ne dreq duhet ti besojme???

pershendetje trojani

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2004 16:18
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

Trojani: Nje pyetje kam!

DEMOKRACINE e sjell gje nje person, dy apo tre apo nje popull i tere...a nuk eshte njesoj edhe ne keto fakte qe na ke paraqitur ti!. A nuk do te ishte me mire qe te shpetonim edhe nga keto qe ke thene ti te futeshin shkaktaret brenda...?!Une e thashe edhe me pare qe askujt nuk eshte per ti besuar me ne kete vend...pervec atyre te shtepise tende (ketu perfshij edhe ata qe jane emigrante, edhe ata studente edhe ata qe i shuan malli per familjen e tyre ketu...) dhe VETVEHTES (ne fund te fundit ky eshte kapitalizmi...nuk eshte njesoj si lashteisa jone 1945-1991...!, kur hanin te gjithe!
Mos kujto se une shumba ne firmat piramidale, rreth trecerekun e atyre tendeve...por ne fund te fundit tere shqiptaret humben, kush shtepine, kush pronat, kush paret e fundit, kush paret e varrimit te vet...kush e kush gruan
Fajin ne rradhe te pare duhet ta kerkojme tek vetvehtja apo jo?!
p.s./kurrsesi atyre qe jane ne pushtet nuk duhet ti besojme...NUK i presim paret nga ZOTI (ndoshta vetem fatet nga ai!) dhe aq nga qeveria apo jo(ndoshta kjo e fundit anasjelltas mund te realizohet)?!

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2004 17:27
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
botaed
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 05/01/2003
Vendbanimi: londer angli
Mesazhe: 190

Fajtori

Me mesazhin qe ke shkruajtur jam dakort qe nuk mund te bejme politike shqipetare pa bere politike nderkombetare dhe kjo eshte pikerisht ajo qe une kam dashur te shpjegoj gjate gjith kohes ne forum.Kur une mbroj nje pjese ( supozuar) te keqe te historise nuk po mbroj anen e keqe te saj por te drejten e popullit tone qe ta mbroje te drejten e tij historike. PSH, une si gjith te tjeret e di qe ne kohen e Hoxhes ka pas shume te keqija por nuk mund te mohojme historine tone sepse personazhet historike nuk jane te keqija dhe as te mira por thjeshte historike dhe nuk mund ti gjykojme.Mos duhet qe bota te mohoj egzistencen dhe madheshtine e figurave te urryera nga nje pjese e popullsise ne kohen qe kane jetuar si perandoret romake,sulltanet turk, Napoleoni, Ducja, caret,Stalini etj ,jo as nuk duhet dhe as nuk ndodh por respektivisht cdo shtet krenohet me figurat historike qe kan ndikuar te formojne egzistencen e tij.Megjithese duhet te bejme politike nderkombetare sepse eshte e nevojshme ne nuk duhet ne asnje menyre te kopjojme sepse humbasim identitetin tone dhe nuk ja dalim kurre mbane.Duhet ta dime qe politika ne vendet e ndryshme te europes
( megjithese jane anetare te te njejtave organizma ) megjithese eshte e nje sistemi te drejtuar nga parti te njejta ndryshon sipas tradites politike te atij vendi dhe bindjeve tradicionale te krijuar nga shoqeria perkatese gjate evenimenteve historike.Psh Italia ben nje politike ndryshe nga Britania e madhe dhe Franca ndryshe nga Spanja sepse kane krijuar kultura te ndryshme dhe mentalitete te ndryshme gjate historise prandaj edhe Shqiperia duhet qe ta beje politiken e saj ne perputhje me mentalitetin ,kulturen dhe traditen e trasheguar gjate evenimenteve dhe ndryshimeve te shpeshta dhe ndonjehere ne ekstreme historike.Eshte pikerisht ketu ku edhe politika shqipetare ngec sepse ne kemi trasheguar nje politike te cale nga historia jone dhe disi unike per nje shtet kaq te vogel dhe kaq kompleks, dhe nje pjese te mire te fajit e kane edhe interpretimet historike si psh, filani eshte tradhetar, filani eshte i shitur , filani na shiti,filani na bleu , filani na vrau, filani na beri nenen,etj etj ( me mbahet mend ne nje shkrim kur lexoja qe ne kohen e tij e akuzonin Luigj Gurakuqin sikur te ishte spiun i italianeve dhe qe nga marreveshjet qe kishte bere kunder shqiperise , italianet ja kishin mbushur xhepat me florinj , dhe e vereteta qe se kur L.Gurakuqi vdiq e gjeten ne itali vetem me disa qindarka ne xhep).

Pra edhe Nano dhe Berisha kur u takuan thane me te njejtin ze qe ne na eshte dashur te merremi me PROBLEME TE TRASHEGUARA TEK SHQIPETARET, dhe padyshim edhe ne shqipetareve sot na duhet qe te formojme historine tone per here te pare te lire ta bejme pa mbajtur dhe pa u detyruar te mbajme asnje krah te vecante dhe ne te njejten kohe te mendojme per te ardhmen dhe padyshim qe eshte nje barre e madhe per tu mbajtur.

__________________
E MARTE 8 QERSHOR 2004
DITA ME E ZEZE NE HISTORNE E POLITIKAVE NDERKOMBETARE.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2004 18:36
botaed nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė botaed Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me botaed (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: botaed Shto botaed nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto botaed nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

O grupi, une do ju lutesha qe mos harroni per cfare e kemi hapur temen. Kur shkruani kijeni parasysh, qe mos ta kthejme ne nje diskutim per Salen apo Tosin.

MayDay tha dicka qe ka nje te vertete por eshte dhe plage e shoqerise:
"Vetem atyre te shtepise tende besoju"

Kjo eshte shpesh e vertete dhe pasqyrohet direkt ne krimet dhe gjakmarrjet ne Shqiperi. Nje shok me thote kur do te tallet: "Jemi 20 vllezer, 12 per tu vrare dhe 8 per te rrojt". Lidhjet kaq te forta me farefisin tregojne se nuk ka shtet. Nga ana tjeter veshtiresojne krijimin e shtetit sepse kryhen hakmarrje familjare pa menduar gjate.

Keto jane probleme qe duhen diskutuar dhe jo miresia dhe keqesia e Berishes. Mbase une bera gabim i pari qe e trajtova por tani terhiqem. Ketu nuk eshte ceshtje Berishe. Ketu behet fjale cfare i mungon Shqiperise nga ana institucionale dhe si mendoni ju te zgjidhet. Nuk dua te bejme fushate elektorale pro ketij ose kunder atij. E kemi thene te gjithe qe kjo klase politike ka probleme prandaj cdo votim pro apo kunder do hynte ne tratativa per te gjetur zgjidhjen po nga keta politikane.

Ju si e mendoni zigjidhjen? (pa ndare nese Berisha ose Nano jane te mire apo te keqinj)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2004 18:50
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
mayday
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50

oky doky edhe une terhiqem...

e vertete qe u trash ca muhabeti...por sisha une apo jo qe e hapi kete diskurs se kush eshte me shk...dhe kush jo!...thjesht duhet te shikojme te kaluaren nga vijme qe te gjykojme se cfare mund te bejme ashtu sic tha edhe botaed...
ju uroj gjithe te mirat...une me duket se do te hap nje shoqate keto jave(seriozisht!)...

__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2004 19:02
mayday nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė mayday Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me mayday (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: mayday Shto mayday nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto mayday nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
AIR-FORCE-ONE
deri ne vdekje politike

Regjistruar: 01/02/2004
Vendbanimi: U.S.WASHINGTON
Mesazhe: 663

Nuk di se sa mund te jeme brenda kesaj teme....

Dje ne Mollas te Elbasanit nipi masakroi gjyshen,sepse i kishte prere FIDANET..........
Gjyshja se ka te lehte te dali nga kjo gjendje....


Perpara ca ditesh nje 17 vjecar masakron me thike,shokun e klases ,per nje KARRIGE............

__________________
"Njė burrė mund t?i japė dinjitet rangut tė tij, por asnjė
rang s?mund t?ia shtojė dinjitetin njė burri ? "

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Mars 2004 20:25
AIR-FORCE-ONE nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AIR-FORCE-ONE Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AIR-FORCE-ONE (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė AIR-FORCE-ONE't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: AIR-FORCE-ONE Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AIR-FORCE-ONE nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:08 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 6 faqe: « 1 2 3 [4] 5 6 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Mes psikologjise dhe politikes: Shqiperia ne depresion.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.