Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Qivuri i profecisė sė Marksit Vlerėsimi i Temės: 6 votime, mesatarja 3.33.
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
CHRISSA
Anetar i ri

Regjistruar: 02/02/2005
Vendbanimi: duisburg
Mesazhe: 13

per proud to be albanien dhe per te gjithe.

une jo me shume se 3 jave perpara kam lexuar 2 veprat kryesore te Marxit "manuscriptum" dhe "Manifest..."per faktin se duhet te jipja nje provim ne filosociologie dhe keto dy vepra i kam lexuar ne origjinale.
edhe une duke degjuar nga prinderit e mi per teorine marx-lenin e kisha shume ete veshtire te ambientohesha me idene qe ky shkaterrues studiohet akoma,por ne te vertet kesaj radhe ishte e kunderta nga ajo qe kisha degjuar.
per sa i perket pyetjes se "proud to be alb..."do t'i pergjigjesha ne kete menyre:
ne radhe te pare;marxi nuk ka folur kurre per nje pushtetar qe merr pushtetin me dhune,pra,ne thelb te teorise se tij nuk ka qene pushtetari por ai mbi te cilin bie pushteti.
ne radhe te dyte;marxi ishte kunder luftes se klasave.termi"die KLASSE muessen ueberhaupt nicht existieren"eshte shume i perhapur ne veprat e tij.pastaj si vini e me shkruani per luften e klasave kur ne kapitalizem vetem me vdekje duhet te dalesh nga ajo klase ne te cilen ke lindur?(shembull Anglia ne kohen Elisabetes se pare)
ne radhe te trete une te jap shume te drejt kur mendoni se pa prone private asnje shoqeri nuk ecen perpara.
ne kohen kur gjermania eshte ndare ne 4 kampe,njeren prej te cilave ju e quani "rep.Sovjetike e Bavarise"ta siguroj une qe nuk ka patur asnje lloj revolucioni,dhe per kete te jeni te bindur.Ju flisni per 1/4 e Gjerm.por mos harroni qe pjesa tjeter e saj ishte nen tutelen e forcave aleate perendimore(ANG,FR,SHBA).
Dhe persa i perket pyetjes se fundit qe marx eshte keqinterpretuar dhe qe eshte marr si simbol i komunismit kjo eshte mese e vertet dhe fajtori ne kete rast eshte populli qe nuk e ka marre kurre mundimin te lexoj dicka me teper sesa ishte planifikuar ne planin mesimor per marxin.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shkurt 2005 08:48
CHRISSA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė CHRISSA Kėrko mesazhe tė tjera nga: CHRISSA Shto CHRISSA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto CHRISSA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Në rradhë të parë: "ai mbi të cilin bie pushteti" është ose bëhet pushtetar dhe nqs marrja e pushtetit bëhet me dhunë (revolucion) nga ana e pushtetarit (të ardhshëm), atëherë ka folur pikërisht për të.
Në rradhë të dytë: mjetet e luftës së klasave në komunizëm nuk janë të njëjta me ato të "luftës së klasave në kapitalizëm". Pse nxjerr si shembull shek.XVI?
Në rradhë të tretë: nuk e kisha fjalën për R.D.Gj.-në, por për Republikën Sovjetike të Bavarisë (1919).

Thelbi i qëllimit tim është të tregoj që barazia (komunizmi) është e pavlefshme për njerëzimin. Ëndrrat dhe ambicjet e njerëzimit (historikisht) kanë treguar që njerëzimi do gjithnjë e më shumë dhe është veçantia e aftësive të sejcilit, për të arritur atë që do, ajo që e hedh poshtë barazinë. Dhe janë pikërisht komunistët (marksistë a jo) ata që manipulojnë me ëndrrat e të varfërve për të arritur qëllimet e veta.
P.S. Jam kurioz të di pse e ke të vështirë të më drejtohesh si Perëndi (nofka që kam).

Për spartacus:
Thua që Marksi s'ishte profet, por mundohesh të njësosh komunizmin me fenë. Pastaj nxjerr shembull epokën e gurit, kohën, ku njerëzit ishin të barabartë, pra kishte barazi. Kjo është aspirata e njerëzimit, të kthehemi në zanafillë?

Modifikuar nga Perendia datė 18/02/2005 ora 02:11

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2005 01:48
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
CHRISSA
Anetar i ri

Regjistruar: 02/02/2005
Vendbanimi: duisburg
Mesazhe: 13

pershendetje proud to be alb...!

une e kuptoj boten tuaj ne kete aspekt dhe e vleresoj qellimin tuaj(d.m.th mbrojtjen e idese).
ju jam shume mirenjohese per shume gjera qe keni shkruar por,e vetmja gje per te cilen une dua ritheksoj eshte fakti qe ne gjermani nuk ka kurrfare revolucioni.pse?Marx-i pak a shume i ka shkruar veprat e tij ne gjysmen e pare te shek 18 dhe n.q.s do te kishte ndodhur ndonje rev.do te kishte zaptuar po kete periudhe historike dhe nuk ka rev.pa nje udheheqes shpirteror apo jo?(per te dal pak nga tema jam sh.e bindur qe ju e dini se cka ndodhur ne gjysmen e pare te shek 15 ne gjerm,dhe nuk flitet kurrsesi per rev.por theksohet e ritheksohet qe ka qene vetem nje reforme e begate,e kam fjalen per Luther dhe doktrinen e tij,dhe dihet qe Luther ka qene jo vetem nje reformator qe e fshehu identitetin e tij por iu shfaq hapur kishtareve dhe gjithsesi nuk behej fjale per revolucion)
pastaj Marx rrinte i ulur ne skrivanine e tij shkruante dhe nuk ka dale kurre hapur te thoj:o popull,hapni syte se nga kapitalizmi na kanoset nje rrezik i madh.ketij i them nje kritikues regjimesh dhe jo nje revolucionar.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Shkurt 2005 11:05
CHRISSA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė CHRISSA Kėrko mesazhe tė tjera nga: CHRISSA Shto CHRISSA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto CHRISSA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

Marksi s'i ka shkruar veprat e tij në gjysmën e parë të shek.XVIII, por në gjysmën e dytë të shek.XIX dhe revolucioni që hoqi monarkinë dhe solli në pushtet Gardën e Kuqe të Bavarisë ndodhi disa vite më vonë duke patur si udhëheqës shpirtëror, pikërisht, teorinë marksiste (dmth Marksin).
Dhe, kurrsesi Marksi ishte thjesht kritikues regjimesh, pasi nuk u kufizua vetëm me kritika ndaj tyre, por me teorinë e tij u jepte pasuesve edhe zgjidhjen revolucionare. Dmth la 1 Kalë Troje, por për gjithë njerëzimin.

Aq sa kuptova shembullin e Elizabetës I, aq po kuptoj edhe shembullin e Martin Luterit. Nuk po flasim për shek.XVI, por për teorinë marksiste në shek.XX dhe XXI. Dhe kjo epokë tregoi në praktikë që teoria marksiste nuk përshtatet me njerëzimin.

P.S. S'po mbroj as1 ide timen deri tani, thjesht po bisedojmë rreth teorisë marksiste dhe po kërkoj të jepen argumente ose shembuj në praktikë nga ata që u pëlqen kjo teori dhe përpiqen ta mbrojnë.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2005 00:26
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
CHRISSA
Anetar i ri

Regjistruar: 02/02/2005
Vendbanimi: duisburg
Mesazhe: 13

ju thoni qe kishte pikerisht rev.ne fillim te shek xx (1919 me krijiim e rep.sovjetike te bayer-sipas jush)dhe kishte udheheqes shpirteror Marksin qe ne ate kohe edhe eshtrat si gjendeshin?
nuk ishte teoria e marksizmit qe nuk gjeti vend ne praktike por teoria marksiste-enveriste.
mos harro se komunizmi erdhi si pasoje e trazicionit kapitalist qe ne ate kohe ishte nje mjerim.
komunizmi si ide dhe si teori ka ekzistuar shume me perpara se te shkuante marx dhe asnje here nuk ishte kritikuar si regjim, u kritikua nga njerezit pikerisht kur shume shqetesime erdhen nga edukimi komun.
pse te mos e marrin marxin si vazhdues te platonit?
e keqja e nje populli ven nga vet ai!
nuk duhet kritikuar marxi si nje hulumtues mbi humbjen por ata qe na humben duke marre si shembull teorite e marxit.
marxi duke pare te keqijat qe kapitalizmi po i sillte shoqerise u be mbrojtes i teorise komuniste,ashtu sic ne qe kemi degjuar ose perjetuar te keqijat e komunizmit anojme nga ideja kapitaliste.
mos harro qe pasqyruesi me i drejte i kapitalizmit1(do quaja te tille kapitalizmin paramarksiste)ka qene marksi.
nuk jeni vetem ju i nderuar "krenar....."qe i kuptoni te keqijat e teorise komuniste,jemi te gjithe,ashtu sic te gjithe jemi deshmitar te asaj cka ka ndodhur ne kete periudhe tek ne.
por faji nuk eshte Marx....

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shkurt 2005 09:38
CHRISSA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė CHRISSA Kėrko mesazhe tė tjera nga: CHRISSA Shto CHRISSA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto CHRISSA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Perendia
Perėndia s'ka fe!

Regjistruar: 12/04/2004
Vendbanimi: ©
Mesazhe: 328

E kam kuptuar që nuk më ke kuptuar, por nuk mendoja se keqkuptimi yt do ishte kaq i thellë...

Citim:
Po citoj ato që tha CHRISSA
ju thoni qe kishte pikerisht rev.ne fillim te shek xx (1919 me krijiim e rep.sovjetike te bayer-sipas jush)dhe kishte udheheqes shpirteror Marksin qe ne ate kohe edhe eshtrat si gjendeshin?

E di se ç'thashë, por varet nga kuptimi im dhe yti. Për mua Marksi ishte udhëheqës shpirtëror edhe në revolucionin kuban (të Fidelit).
Citim:
Po citoj ato që tha CHRISSA
nuk ishte teoria e marksizmit qe nuk gjeti vend ne praktike por teoria marksiste-enveriste.
nuk jeni vetem ju i nderuar "krenar....."qe i kuptoni te keqijat e teorise komuniste,jemi te gjithe,ashtu sic te gjithe jemi deshmitar te asaj cka ka ndodhur ne kete periudhe tek ne.
por faji nuk eshte Marx....


Mendoj se ky mendim i yti ishte thjesht paragjykim ngaqë jam shqiptar, se deri tani s'kam folur për praktikën e Enverit, por për praktikimin e teorisë marksiste në përgjithësi. Më jep 1 shembull ku teoria marksiste pati sukses e praktikuar mbi njerëzimin.
Nqs mendon se jemi të gjithë që i kuptojmë të këqijat, pse kundërshtohemi?
Citim:
Po citoj ato që tha CHRISSA
mos harro se komunizmi erdhi si pasoje e trazicionit kapitalist qe ne ate kohe ishte nje mjerim.

Nuk e harroj; por më thuaj cili sistem ka sukses sot për sot mbi njerëzimin, komunizmi (që është e pamundur të mos përfundojë në diktaturë) apo kapitalizmi (që deri tani përdor demokracinë për të bashkëjetuar)?
Citim:
Po citoj ato që tha CHRISSA
komunizmi si ide dhe si teori ka ekzistuar shume me perpara se te shkuante marx dhe asnje here nuk ishte kritikuar si regjim, u kritikua nga njerezit pikerisht kur shume shqetesime erdhen nga edukimi komun.
pse te mos e marrin marxin si vazhdues te platonit?


Po flasim mbi teorinë marksiste pasi tema është e tillë, kështu që Platoni s'hyn. Mund të flasim dhe mbi barazinë nqs do... jam kundër saj. Nqs nuk u kritukua si regjim para Marksit, duhet të jetë se nuk ekzistonte regjim i tillë (marksist).
Citim:
Po citoj ato që tha CHRISSA
nuk duhet kritikuar marxi si nje hulumtues mbi humbjen por ata qe na humben duke marre si shembull teorite e marxit.

Kushdo që zbaton atë teori na humbet. Teoria marksiste (barazia) nuk i përshtatet njerëzimit.
Citim:
Po citoj ato që tha CHRISSA
marxi duke pare te keqijat qe kapitalizmi po i sillte shoqerise u be mbrojtes i teorise komuniste,ashtu sic ne qe kemi degjuar ose perjetuar te keqijat e komunizmit anojme nga ideja kapitaliste.

Mos përgjithëso! Unë s'anoj nga ideja kapitaliste thjesht se kam përjetuar komunizmin. Dhe Marksi s'ishte i vetmi që pa të këqijat e kapitalizmit të asaj kohe, por nga të parët që kërkoi barazinë duke përdorur mjetet e informacionit masiv. Dhe kjo e bën të veçantë.
Veçantia është ajo që i jep njerëzimit emrat, historinë, madhështinë, etj...(ashtu si edhe të kundërtat)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Shkurt 2005 20:07
Perendia nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Perendia Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Perendia (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Perendia Shto Perendia nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Perendia nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 15:54 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Politika Shqiptare > Analiza > Qivuri i profecisė sė Marksit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.