Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Deshmi - si e kane njohur Jezu Krishtin?
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
BARIU
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/07/2005
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 145

Deshmi - si e kane njohur Jezu Krishtin?

Do te ishte me te vertete me vend qe te dergonim deshmite ketu se si kemi njohur Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin e jetes sone. Ka qene me te vertete gjithnje bekim i madh per mua te degjoj se si njerez te ndryshem kane pranuar Jezu Krishtin si Zotin dhe Shpetimtarin e jetes se tyre.
Keto me poshte ishin per mua deshmi me te vertete inkurajuese.
Femi Cakolli
 
Nje kerkim I apasionuar  mbi letersine historine rrenjet e tij familjare  sjell fakte te panjohura me pare per te, fakte qe ndryshuan dhe vete jeten e tij.
 
Si dhe pse u bera I krishtere?
 
Femijeria dhe rinia ime : prej myslimanizmit deri te ateizmi.
 
Ashtu si shume bindje te shumta qe nje femije I merr nga familja e tij dhe me mua ishte njesoj dhe nder to ishte feja perkatesisht formimi mbi religjonin.  Me gjithese rrjedh nga nje familje me besim mysliman  une gjithesesi trashegova  ne jeten time disa njohuri  dhe praktika islame. Edhe sot me kujtohen keto pikpamje te dikurshme mesimesh feja myslimane eshte feja me e paster, feja myslimane asht feja ma e drejta, muhamedi asht profeti I fundit dhe me I dashtuni I Perendise cdo femije lind mysliman, myslimanet kane barjamin, xhamine, kuranin, hoxhen duhet falur dhe kaq, Dhe kur u rrita ne mesin e rinise sone te atehershme revolucionare  ishte turp qe ti mesosh dhe ti zbatosh keto gjera  ose te besosh ne ekzistencaen e Zotit  dhe me turp te merresh me xhami ose me kishe sepse feja e shqiptarit eshte shqiptaria megjithese ne edhe si familje  sidomos vellezerit me te medhenj ishin veprimtare ilegale te ceshtjes kombetare te organizuar neper rruge te ndryshme  I ndikuar nga ata dhe nga literature qe kishin me baza patriotike dhe markiste-leniniste te gjitha keto ne mua krijuan  nje opinion te ri se nuk ka Zot. Prandaj si I ri mora pikpamje te reja mbi ceshtjet fetare: se nuk ka Zot por se natyra eshte vete Zoti , se kurani seshte liber I shenjte  se islamizmi eshte levizje nacionaliste arabe dhe neve nuk na duhet aspak, se ne per fe kemi Shqiptarine  se hoxhallret jane spiunet me te medhenj te serbise : se hoxha nuk hip ne minare pa pare: se shkenca eshte pergjigje e cdo gjeje.
 
Nje Pikpamje per tu bere hoxhe.
 
Babai im ishte hoxhe fshati per shume vjet  dhe me nje fare menyre dija te fshehtat e praktikes fetare te klerikeve myslimane  te literatures islame , si dhe shkallen e injorances  dhe te primitizmit te turmes  Islame (xhematit) ne xhami dhe ne jete. Babai im kerkonte prej meje qe te regjistrohesha ne medresene e prishtines. Ishte viti 1985. Isha ne vitin e dyte te shkolles se mesme . une nuk kasha deshire per kete dhe pse u bene shume perpjekje ne fund doli se nuk u pranova ne kete medrese . me kujtohet kur komisioni  per pranimin e nxenesve te rinj me pyeti per tri ceshtje 1. Na e thuaj a di ndonje dove lutje n’arabisht? E une nuk e thashe mire pergjigjen. 2. A e ke kuranin n’shpi? Une iu pergjigja jo. 3.  A don me u ba hoxhe katuni more djale? Iu thashe jo, pasi kjo pyetje me tingellonte  nje ironi dhe cenueshmeri te padurueshme.
 
Pse nuk u bera hoxhe fshati.
 
 Se pari kasha frike kur mendoja se neser , une si I ri  kur dikush do te vdiste e zakonisht kasha trem nga te vdekurit vecanerisht nga te vjetrit dhe llogaritja se une do te jem I obliguar ti laja ata( me ela xhenazen)  kurrsesi ta pranoja kete oferta hoxhallaku, paramendo nje te ri 18 vjecar si hoxhe, duke lare nje plak 90 vjecar te vdekur, lakuriq. O Zot si mund te perballet keshtu kjo jete fetare pata menduar dhe cfare Zoti eshte ai I cili kerkon dicka te tille prej meje. Gjeja e dyte ishte se nese une behesha hoxhe  me skisha mundesi te jem me shoket dhe shoqet e mia. Skisha mundesi te luaja me futboll, te lahesha ne lum, te shikoj sportin ne television, smund te merresha me krijime smund te kasha veshur ato rroba qe deshiroja etj. Gjeja e trete mua me dukej sikur po tradhetoja  idealet e rinise sone te atehershme qe sakrifikohej neper burgje  per idealet e kombit, sepse si hoxhe une me nuk do te kisha aq shume kredibilitet I te qenit patriot, revolucionar etj. Cfare do te kasha si hoxhe: fshateret do tme respektonin formalisht, do te kasha me vete nje tufe pleqsh qe as nuk te degjoje dhe as nuk te kuptojne mire do te kasha rast ti marr para pas cdo njerit  qe do te vdiste ne ;vilajetin; tim.  Dhe do ti prisja ofertat e ramazanit e keshtu me rradhe. Ne nje menyre po kuptoja se thirrja si hoxhe  me izolonte nga jeta, nga rinia , nga ideali nga horizonte te reja te dijenise  nga privimi I lirise cfare une e enderroja ta kem ne thellesine e shpirtit tim dhe asesi te pajtohesha me kete fat, pasi  qe nuk kasha me cfar ete krenohesha edhe si I ri edhe si shqipetar. Shpesh here mendoja te shkruaja nje roman mbi Shqiptaret jane edhe te krishtere edhe myslimane. Madje nuk kam ditur as per popujt e tjere. Mendoja se I gjithe njerezimi eshte mysliman pervec Serbeve. I ndikuar nga botekuptimi mysliman urrejtja ime ne ate kohe ndaj serbeve ishte vetem se ata ishin “kryqali” por jo se ata ishin armiqte dhe shtypesit tane kete e mosova vetem nga atdhetaret.
 
Rinia studentore faza e vetedijezimit dhe analizimit.
 
Ne prishtine erdha per te studiuar letersine shqiptare ne vititn 1989 me nje motiv kryesor qe te njoh me mire shpirtin, letersine dhe historine e kultures sone. Tani kasha nje perkushtim shume te madh duke lexuar libra te ndryshem  edhe sipas zgjedhjes sime te lire, duke degjuar profesore te ndryshem, duke marren pjese ne takime dhe supoziume te ndryshme duke jetuar ne nje ambjent te ri etj keto ndikonin  ne mua qe me analikisht ti gjeja pergjigjet per disa ceshtje te kahershme. Dhe ndodhnin disa ballafaqime  te reja ne mendjen time. Banoja ne konvikt  dhe ne dhomen time kasha nje cimer qe ishte shqiptar katolik nga Stublla e Vitise. Mesova nga letersia dhe nga historia jone se dikur te gjithe shqiptaret kane qene te krishtere dhe se ka edhe tani, dhe se ka kishe te tille edhe ne Prishtine se letersia jone kombetare reeth 300 vjetpanderprere prej fillimit  eshte shkruar kryesisht prej prifterinjve kotolike dhe ortodokse. Zelli qe ta studjoja nje lende t eviti te pare , Letersia e vjeter shqipetare me coi deri te kasha katolike ne prishtine dhe kjo e dyta me coi deri tek kasha protestante po ashtu ne prishtine per te kerkuar me shume literature kishtare,religjioze dhe psikologjike.
 
Krahasimet dhe burimet civilizuese.
 
Zbulimi I ketyre dy kishave ne te menduarit tim zgjoi interesin lidhur me praktikimin e jetes se krishtere. Nderkohe u ndesha edhe me me shume fakte te tjera se : xhamia e madhe ne prishtine para 280 vjetesh kishte qene kishe madje ne oborret e saj kishte qene varri I Pjeter Bogdanit, se ndertesa e teatrit kombetar kishte qene kishe, se nje kishe tjeter ishte rrenuar ne prishtine dhe ne vend te saj ishte ndertuar nje ndertese tjeter se para hotel Grandit ne prishtine deri para 37 vjeteve kishte pasur edhe aty nje kishe dhe ishte rrenuar :se kishte ende familje te shumta ne kete besim qe ne fshehtesi praktikonin fene e krishtere, kurse formalisht per opinionin ishin myslimane etj. Nje gje tjeter qe vereja ishte edhe krahasimi I ritualeve dhe jetes fetare ndermjet kishes dhe xhamise ndermjet priftit dhe hoxhes, ndermjet Bibles dhe kuranit, ndermjet kultures se krishtere dhe islamit, ndermjet vendeve perendimore dhe lindore. P.sh ndersa edhe ne meshe kam pare edhe te rinje, vajza dhe femije ne xhami krysishte shihja pleq. Edhe pse populli yne me shumice myslimane vereja qe ate me shume  I zinin bese priftit se sa hoxhes. Prifti fliste gjuhen shqipe hoxha arabishten dhe here here  nje shqipe shume te varfer, krahasimet jane  tmerruese. Fillova te lexoj librin “rrefimi I Shkodres” te martin Barletit. Nder te tjera atje shohim pershkrimin e bukurise ( e veshur me lloj  fustanelle ne te bardha dhe ne te zeza me floke te gjata per shpine) dhe trimerise se gruas shqipetare ( shkel mbi kufomen e burrit te saj dhe hedh zjarr  nga keshtjella kunder armiqeve). Duke lexuar keto pershkrime nga ky liber ne shtepine time ne mua krijoheshin dy parafytyrime. I pari Nena shkodrane e para 500 vjetesh e buku trimereshe, atdhetare, dhe nena ime sot me bukurine e saj te mbuluar, me petkat e urryera shkodrania, ndersa atributi kryesor I personalitetit te saj ishte te heshtesh te lindesh te sherbesh. Nga historia jone kombetare mesova nje mesim te madh se tek Iliro-shqipetaret nuk ka ndonje institucion me te vjeter se sa kisha e krishtere e cila ka nje vazhdimesi 2000 vjecare asgje tek shqiptaret nuk ka me te vjeter se sa kisha e Krishtit gjithe te tjerat ose jane me te reja ose jane ndryshuar. Dhe sot vetem kishes se krishtere ne mes shqipetareve I ndodh qe te jete edhe vlere themelore fetare dhe kombetare.
 
Krahasimet e vlerave shpirterore: Krishterimi dhe Islamizmi.
 Ne ate kohe jo s’e kisha ndonje formim teologjik  mbi keto ceshtje por une duke u nisur nga kontaktet qe kisha formuar me te krishteret si dhe duke ditur cfare eshte jeta islame me kohe vereja disa  dallime te medha. Te krishteret sidomod ata ungjillore te kembengulnin  ne te jetuarit te shenjte, ne falje ne pendim ne dashuri, ne emancipim te vazhdueshem frymeror prej myslimaneve nuk kerkohet asnjehere. Kur fillova qe ta lexoja  biblen nder te tjera hasa dhe ne historine tone. Bibla permendte Ilire Dalmacine apollonine dhe Nikopojen prandaj kjo me dukej me afer perderisa kurani  te cilin shume veshtire e kuptoja me dukej shume me I larget biblen e vereja si nje histori enciklopedike e dijes se shume popujve, kurse kurani me teper si nje rezyme biblike jo e qarte arabe. Te behesh I krishtere kerkohej nje kontakt apo nje perjetim I Zotit, kurse si mysliman kjo pretendohej se trashegohej qysh prej paralindjes. Kjo mundesi e trashegimise se besimit ose te religjionot eshte gabim me serioz I doctrines religjioze, pasi qe kurre nuk do te kete rilindje frymerore te besimtareve. Ne kuptojme se genet pasuria te mirat materiale, kulturoe trashegohen ,por jo edhe idete apo ndonje krahasim me te mirfe te jetes dhe vepres se krishtit dhe muhamedit per te kuptuar dallimet mes Krishterimt dhe islamizmit.Jezusi  e jep jeten e tij per ne mekataret qe te shpetojme, kurse muhamedi  I vret ata qe nuk besojne si ai. Jezusi I ringjall njerezit kurse muhamedi I vret, jezusi nuk ishte kurre I martuar e muhamedi kishte 14 gra etj.
 
Gjoni dhe feja jone e vjeter.
 
Mbaja mend nga babai im dhe dëshmitarë të tjerë duke dëshmuar se dikur, ne si familje, të ardhur 170 vjet më pare nga fushat e Leskocit, paraardhësit tanë kanë qenë të krishterë orthodoksë. Emri i paraardhësit tonë të fundit të krishterë i cili më pas u konvertua në fenë islame, ishte Gjon. Që kur isha fëmijë ky emër më tingëllonte I mahnitshëm dhe kisha një respect te veçantë për të. Stërgjyshi ynë quhej Gjon dhe deri tek unë na ndanin 11 breza. Në vitin 1991, pata në dorë për here të pare Dhjatën e Re ne te cilën njëri prej ungjijve quhej “Ungjilli sipas Gjonit”. Ky ungjill më fliste në mënyrë themeltare për Zotin. Para vitit 1991 në familjen tonë dhe në gjithë zonën tonë festohej Krishtlindja (populli  e quan Bozici), si edhe Shën Gjergjin, Shën Mitri, e,t,j.
 
 Besimi në Jezus Krishtin
 
Ishte muaji Mars I vitit 1992, kur unë I dorëzova përfundimisht zemrën time Jezus Krishtit si Zotit dhe Shpëtimtarit tim. Zoti më kishte dhënë një vegim ku me thërriste që unë të bëhesha prift I tij (I ndarë për të, I veçuar prej tij, I dedikuar për te). Ky ishte një përjetim personal, dhe unë iu dorëzova kësaj thirrjeje hyjnore të Perëndisë. Une kisha një përjetim personal të bekimeve të Zotit mbi mua. Jezusin e pranova në jetën time duke qenë sundimtari dhe zotëruesi im. Bëra lutjen e shpëtimit dhe të pendimit prej mëkateve. Kjo ishte lutja ime e pare bërë Zotit plotësisht në gjuhën shqipe. Kisha një çlirim dhe prekje shpirtërore. Për ta vendosur besimin tim tek Krishti, askush tjetër nuk më detyroi. Në këte vendim unë isha vetë I zoti. Krishti nuk kerkoi prej meje të ndërroj emrin dhe mbiemrin tim, as të kisha ndonjë petk rrobash të veçanta, as ndonjë imixh të veçantë, as për ta spiritualizuar këtë besim, por thjesht që jeta ime të kënaqte Zotitn dhe që zemra ime të shortohej për të, as që të bëhesha katolik apo orthodoks, por që të isha ndjekës I tij personal, dishepulli I tij.
 
Kunderishtite e besimit tim protestant.
 
Besimin tim fillova qe ta shfaq  se pari ne kishen protestante ne Prishtine  edhe pastaj edhe ne familjen time dhe tek rrethi im me gjere. Gjithekund korrja reagime te ashpra ne emer te disa parrullave te medha. Me perpara per cilindo njeri apo ideologji  qe flisja nuk kishte reagime te tilla, as per buden as per konfucin as per Platonin, as per muhamedin, Abrahamin, as per marksin, as per Lenin etj. Por per krishtin kishte nje aversion te madh. Keshtu kuptova qe ne fillim luften frymerore, driten nga erresira. Bibla thote qe terri dhe djalli e kundershton Krishtin I cili vjen nga drita, nga qielli kurse bota eshte gati qe te marre  gjithcka qe vjen nga vetvetja e saj. Kundershtimet ishin dhe vazhdojne qe te jene dhe sot nga njerez dhe grupacione te ndryshme. Me kujtohet kur isha ftuar nga disa inspector Serbe ne biseden informative lidhur me besimin dhe veprimtarine time. Ata me inorizonin duke me thene ti je lindur mysliman dhe ashtu duhet te vdesesh. Pse te intereson Krishti ai eshte I yni, ju jeni me turq me arab. Degjoje atin tend dhe se krejt shqipetaret jeni myslimane. Policia serbe disa here  me kishte marre ne pyetje  dhe kishte kontrolluar banesen time duke dyshuar se une jam spiun I CIA-s. sebashku me te gjithe ungjilloret e Prishtines. Madje ne gazeten “jedinstvo” dhe politika po betohej ne feton kunder nesh dhe levozja ungjillore ne Kosove, kurse nje gazetar specialisht po per kete teme shkroi nje liber  me ne ne dy vellime I quajtur “ Ubij bliznog tvoga”. Po ashtu me kujtohet, ishte viti 1995, kur disa politikane shqipetare te cilet kishin degjuar per kete me ftuan ne bisede  dhe ata ishin te bindur se ne te vertete  ishim bashkepunetor te CIA-s. Une po u sqaroja qe nuk eshte keshtu, ndersa njeri prej tyre me thoshte “ dashte Zoti qe te jeni pse jo,dhe skein nevoje qe te na tregoni”. Shume te tjere nga shqipetaret me thinin qe ne kemi lidhje me shkiet. Katoliket na quanin si “laramana” dhe se ne smund te ishim te krishtere pasi qe nuk kishim lindur te tille. Disa nga shoket e mi me quanin per te cmendur sepse po merresha me fe me gjera te kota. Intelektuaklet na quanin sekt disa te tjere se besimin e kam nderruar per te holla.Ne vitin 1996 kur me thirri nje hoxhe  I rendesishem I prishtines ne bisede. Dhe ai kerkonte prej mejhe boterisht qe ta mohioj kete besim sepse sipas tij shume veta mysliman do ta marrin kete besim.ne vitin 1998 Krishtin e pranoi edhe babai im ashtu edhe sikur shume anetare te tjere te familjes time. Jezusi ka paralajmeruar se per shkak te tij ne do te kemi persekutime dhe perjashtime. Une jam I kenaqur dhe me paqe dhe me besim te sigurt dhe aktiv duke permbushur  dy porosi e medha te Zotit Krisht : Duaje Perendine me gjithe qenien tende dhe duaje te afermin tend si vetveten si dhe te perhapim mbreterine e Perendise tek cdo njeri. Dhe per kundershtimet ndaj besimit duhet falenderuar Perendia. Cfare besimi do te ishte ai ne qofte se nuk do te kishte sprova te ndryshme.
 
Zoti ju bekofte.
 
Femi Cakolli eshte pastor I kishe protestante “ Bashkesia Ungjillore e Mesise” ne Prishtine.

 
 
 
Saimir Braho.
 
Pavaresisht suksesit ne boten e muzikes Saimiri ende nuk kishte gjetur qellimin e jetes se tij.
 
Une I perkas atij brezi Shqipetaresh qe e jetojne adoleshencen e vet per gjate fillimit te viteve 90. Nderrimi I sistemeve nga ai dictatorial ne ate kapitalist solli me vete hapsiren e nevojshme per mua qe te mund te realizoja endrren time per te qene “dikush” nje person I famshem qe gezonte respektin e shumices se njerezve te panjohur.
 
Meqenese isha vetem 17 vjec  vetekuptohet qe mjeti me I mire per te arritur qellimin tim ishte muzika. Keshtu ne gjimnazin tim krijova nje grup muzikor qe e quajta “ritfolk”.
 
Ne festivalin e pare kombetare te pasdiktatures, ku censura komunsite mungonte ne morine e grupeve te reja muzikore  te te gjitha rrymave  kenga me te cilen u paraqit grupi yne fitoi cmimin e pare.
 
Menjehere pas kesaj une fillova te behesha person I njohur jo vetem ne shkollen e lagjen time por edhe ne qytetin tim e shume shpejt nepermjet televizionit ne te gjithe Shqiperine.
 
Nuk po perjetoja gezimin e parashikuar.
 
Megjithese kisha arritur qellimin tim nuk po perjetoja gezimin e parashikuar ne endrren time dhe kjo me shtyu te kerkoja me fort e me shume mundim, jo vetm ne rrugen e suksesit muzikor por edhe te atij teatror me nje shprese se nje dite nepermjet ketij suksesi do te gjeja dhe do te shojoja permbushjen e endrres time.
 
Por sa me I qendrueshem behet suksesi im ne muzike apo diku tjeter aq me I madh behej zhgenjimi im ne deshtimin e ketij te fundit per te me bere te lumtur.
 
Kisha arritur moshen 26 vjec  dhe zhgenjimi u pasua nga nje deshperim I tejskajshem I cili filloi te me vinte poshte ne menyre te vazhdueshme dhe te pameshirshme.Megjithese kisha jetuar vite me rradhe jeten e nje “artisti pa komplekse”  vendosa te heq dore nga disa vese  si pija dhe duhani me shpresen e vaket se dicka do te arrija. Megjithese arrita te heq dore nga keto vese perseri pyetje te tilla si ; Perse jam ne kete bote? apo Cili eshte qellimi dhe permbushja e jetes njerezore ? jo vetem qe kerkonin pergjigje por arrita ne perfundim se nga pergjigjet e ketyre pyetjeve varej vete jeta ime.
 
Nje dite…
 
Nje dite ne dhomen time, ne shtratin tim, I mbytur nga ky deshperim dhe coroditje e thelle qe nuk e pershkruaj dot me fjale I kerkova ndihme Atij… qe disa here e kisha refuzuar si subjekt bisede me besimtare, Atij…  qe shume here e kisha akuzuar ne padijen time per cdo gje qe me shkonte mbrapsht, Atij… qe as e kisha besuar ndonjehere  se ishte I gjalle dhe I vertete, Atij… ZOTIT.
Atje ne humneren ku kisha rene I thirra  me gjithe shpirt dhe ju dorezova:” Te lutem nese eshte e vertete qe ti ekziston shpetome nga ky tmerr dhe tregome Ti te verteten e jetes”.
Ne menyre te cuditshme degjova nje ze te thelle dhe te dashur ne shpirt qe me tha te qetesohesha dhe papritur gjithe brenga ime u largua per ti lene vendin ne shpirtin tim nje paqeje ngazellyese, te pashpjegueshme  qe perfshiu gjithe qenien time. Me kete gezim ne zemer rashe e fjeta kur u zgjova kjo paqe e shpirtit ishte po aty dhe aty u mrekullova se isha I bindur se gjithcka, qe po me ndodhte, nuk ishte nje iluzion I imi por krejt e vertete.
 
Vendosa menjehere se do te kapesha fort pas Zotit.
 
Vendosa menjehere se do te kapesha fort pas Zotit dhe nuk do te largohesha kurre, mire po nje problem jo I vogel mu shfaq aty per aty. Une nuk njihja Zotin, aq me teper per faktin, qe ne mbare boten, miliona njerez thone se e njohin Zotin me te vertete, secili krejt ndryshe nga tjetri. Atehere I’u pervesha punes per ta gjetur vete Zotin.
 
Fillova te interesohesha per literature te ndryshme fetare duke ia nisur nga feja tradicionale  e famljes sime e me gjere. Pas nje kerkimi te deshperueshem  dhe rraskapitje plot pyetje  dhe hamendesime, vendosa te pyes te krishteret  per dicka qe me ishte ngulitur dhe sme shqitej nga mendja: Pse ata thoshin per Krishtin,”Biri I Perendise” kur ishte jologjike qe Zoti te kishte femije.
 
Nje mik shume I dashur I krishtere pasi degjoi pyetjen time, me shume durim me foli per jezusin Perendine e vetem dhe te plotfuqishem, Krijuesin tim dhe te university  qe la qiellin per te paguar me gjakun e tij demin e pallogaritshem qe I shkaktonte mekati im marrdhenies sime me Perendine e shenjte  dhe te Drejte. Pra ne ato caste une kuptova se shkaku I gjithe vuajtjeve te mia fizike dhe shpirterore vinte vetem prej prejardhjes tim emekatare  dhe veprimtarise sime ne kundershtim me vullnetin e krijuesit tim.
 
I hodha nje sy te shpejte jetes time dhe e pashe te mbushur me ligesi, te shprehur apo jo, me ambicje te eger, te dukshme apo te fshehur, dhe gjithcka qe me rrethonte dhe  te “mirat” qe kisha bere per njerezit qe kisha konsiderate, kishin qene fllucka sapuni perpara deshirave te mbrapshta te zemres sime, te cilen fatkeqesishte e njihja shume mire.
 
Gjithashtu, kuptova qe nuk nevojitej te beje asgje me “fuqine”time njerezore te pa vlere per te arritur paqtim me Perendine. Duhej vetem te pranoja vertetesine e pamohueshme te ketij lajmi te mrekullueshem qe sjell shpetim te perjetshem per gjithe boten.
 
Por ajo qe me preku me thelle ne qenien time ishte se vete Zoti, krijuesi im, kishte kryer kete veper unike per tme shpetuar personalisht mua, per tme kaluar nga erresira ne driten e tij.
 
E njoha menjehere qe ai ze qe me foli dhe ajo dore qe me qetesoi ate dite te tmerreshme ishte Jezusi dhe menjehere e pranova ne zemren time thirrjen e tij per te qene I lare e I pastruar me ane te gjakut te Tij dhe per tu pajtuar me Te e per te shijuar pranine e lavdishme te Krijuesit dhe Shpetimtarit tim.
 
Pyetjet e mia…
 
Tani pyetjet e mia “Perse jam ne kete bote” apo “Cili eshte qellimi I jetes njerezore” kane marre pergjigje te qarta  dhe une tashme jetoj per te bere vullnetin e Atij qe me deshi dhe me do me shume se c’mund ta dua une  veten time.
 
Jeta dhe rrethanat e jetes time mbase nuk kane ndryshuar  dhe ndonjehere jane me te veshtira, por zemra im egezohet duke perjetuar marredhenien e mrekullueshme me Zotin Jezus dhe duke shijuar te verteten cliruese me bekimet e Perendise. Tashme, paqja dhe gezimi I tij mbreteron ne shpirtin tim.
 
 
 
 

 

__________________
Vetëm Jezu Krishti të shpëton

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Shtator 2006 17:23
BARIU nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BARIU Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BARIU (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė BARIU't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: BARIU Shto BARIU nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BARIU nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BARIU
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 14/07/2005
Vendbanimi: Shqiperi
Mesazhe: 145

Deshmi te vecanta.

Per deshmite e mesiperme mund te shihni me shume ne www.topkristian.com

Gjithashtu keto dy deshmi me kane pelqyer shume.

Milionat qe me sillte futbolli, nuk me jepnin paqe

JORGINHO
Cfare femijerie ke patur ?

Se bashku me gjashte motrat dhe vellezerit e mi, jemi rritur ne nje qytet te vogel prane Rio de Zhaneros..Kemi qene te varfer por gjithsesi kemi kaluar nje femijeri te mrekulleheshmE. Kam qene nje femije mjaft I levizshem. Derisa u bera 8 –vjec kemi jetuar ne nje shtepi prej druri dhe madje gjate kupes se Botes ne 1974 , nuk kishim as televizor .

A ke patur ndonje sportist si shembull , kur ke qene femije ?

Shembuj per mua kane qene Ziko si sportist dhe Leonardo si njeri. Ai ishte mbrojtes I djathte ne komebtaren e vitit 1982.

Kur e fillove futbollin ?

Gjithmone kam deshiruar te jem nje futbollist profesionist dhe kam luajtur futboll qe kur kam qene 5 vjec. Kur u bera 13- vjec u futa ne nje klub sportiv dhe u bera profesionist ne moshen 17 vjecare

Na trego per vitet e tua te para si futbollist?

Shume njerez me nxisnin te behesha futbollist. Ne fillim kisha frike te shkoja ne stervitje , por nje miku im me dha zemer dhe une fillova te shijoj futbollin.

A e mban mend heren e pare kur i je lutur Zotit ?

Une lutesha gjithmone kur babi im nuk ishte ne shtepi . Ai largohej shume shpesh nga shtepia . Ne janar te vitit 1986 jam lutur qe ti qendroj besnik te dashures time Kristina.

Kush e zbuloi talentin tend ?

Nje mik I im. Kur mbusha 13 vjec u regjistrova per here te pare ne nje klub futbolli.

Si arrite deri ne Gjermani ?

Bayer 04 Leverkusen pa dy nga ndeshjet e mia . Gjate nje ndeshje me kombetaren Braziliane kunder Portugalise, ata kishin ardhur per te pare nje lojtar tjeter , por ne vendin e tij, me zbuluan mua.

Cila ishte pershtypja jote e pare per Europen ?

Si brazilian , Europa sigurisht qe ishte shume e ftohte per mua. E mira eshte se ketu eshte cdo gje shum e mir-organizuar. Miqte e mi te pare kane qene mesazhatorja Trzolek , si dhe lojtaret Heiko Herrlich dhe Oliver Page e sigurisht perkthyesi im

Per cilet klube ke luajtur ?

Kam filluar te luaj per Ameriken Rio de Zhanera dhe pastaj tek Flamengo. Nga 89-92 kam luajtur me Leverkusen nga 92-94 me Bayern 94-98 kam qene Japoni me Kashima Antlers . Kam luajtur ne Sao Paulo ne 99 dhe 00-01 kalova ne Rio Vaska de Gama .
Se fundi ne 02 kam luajtur tre muaj per Fluminense.

Si u bere I krishtere ?

U bera besimtar fal menyres se si ishte trasformuar jeta e vellait tim. Ai ishte I alkolizuar dhe Jezusi e cliroi nga kjo. Me kishin dhene nje Bibel qe e lexoja shpesh. nderkohe ndodhen tri gjera te rendesishme. Ne shtator te vitit 1985 u sherova me njehere nga nje demtim ne kofshe, qe e kisha patur per vite te gjate. Te gjithe rreth meje mendonin se demtimi kishte ardhur nga nje magji e njohur qe ma kishin bere ne Brazil (Makum). Kur u luten per mua per kete gje ne grupin e studimit te Bibles, u sherova menjehere. Ne janar te vitit 1986 Perendia degjoi lutjen time,e me ndimoi qe ti qendroja besnik te fejuares time. Gjeja e trete ishte se une e krahasoja veten me vellain tim qe kishte paqe ne zemer dhe ishte I lumtur. Une nuk e kisha ate paqe dhe pse kisha shume para . Pikerisht atehere kuptova se kisha nevoje per Perendine . Fillimi I jetes time te re si I krishtere ishte shume mire . Nje pastor nga Atletas de Christo ( nje mision I krishter per sportistet ne Brazil ) me ndimoi te njihja Jezusin dhe Biblen , keshtu qe pata nje fillim te mbare me Perendine .

Na trego pak per grupet e studimit te Bibles qe fillove me sportistet.

Ne fillim mora pjese ne nje grup qe studionte Biblen, qe mbeshtetej nga pastor Werner . Me pas njoha Hess , nje ish bashkepunetor ne SRS pro sportler dhe keshtu formuam grupe te vecanta studimi te Bibles ku merrnin pjese shume lojtare.

A ke ke formuar grupe te tjera te krishtera ?

Ne Mynih te Gjermanise hapem nje kishe. Ne fillim vinin vetem Braziliane por tani edhe Gjermane. Kam hapur edhe nje kishe ne Japoni, pesedhjete perqind e njerezeve atje nuk kishin asgje me pare per Jezusin.

C’thua per jeten tende sot

Eshte e mrekullueshme . Se bashku me Bebeton dhe disa ish – lojtare une kam nje kompani dhe punoj si agjent sportiv. Ne kemi edhe nje projekt socjal qe merret me perkujdesjen e 700 femijeve. Po ashtu, perfshihem edhe ne punet e Atletas de Christo dhe kemi ngritur nje fondacion ne Gjermani.

Cfare deshirash ke per te ardhmen?

Te mund te filloj me shume projekte pune sociale, ndoshta ne Tajlande, Etiopi opo Indi. Do te me pelqente te punoja edhe me nje skuader futbolli apo ndoshta te hapja nje klubin tim.

Kush eshte kuptimi I jetes?

Te duash Perendine.

Cfare do te donin te thonin miqte per ty?

Ai eshte nje I krishter I vertete.

Cfare eshte gjeja me e rendesishme qe do te doje ti thoje te tjereve?

Jezusi jeton. Ai te dhuron nje jete te mrekullueshme.





VUDU

Une quhem MARKO AURELIO.
Si shume djem te tjere…..
Kam lindur ne nje familje te thjeshte……..
Enderroja nje jete, plot sukses dhe kenaqesi…..

Ne moshen 16-vjecare, nje shoku im me coi te nje magjistare dhe keshtu rashe nen varesine e “Makumbes”(kult brazilian qe perzien krishterimin me vudun). Kjo me beri nje person shume egoist dhe te ftohte. Intresi im I vetem ishin gjerat qe mund te me ndimonin te fitoja lavdi.
Arrita deri aty saqe beja kurbane, kercenoja shoket e mi dhe u beja keq te tjerve .Mendoja se me ndimen e “Makumbes”, mund te arrija disa gjera, qe do te me ndimonin ne karrieren time profesjonale, megjith kete vazhdoja te mos isha I lumtur, sepse ato qe bo beja ishin veprat e Satanit.
Ne kete kohë fillova te luaja per nje skuader, ku kisha mundesi te behesha futbollist profesionist. Ne këtë skuader takova shume lojtare te krishtere, të cilet me tregonin vazhdimisht per Fjalën e Perëndise. Ata më ftonin te merrja pjesë në grupe që studjonin Biblën, por unë nuk e pranova kurrë këtë ftesë. Megjithatë fara e besimit të krishtere ishte mbjellur në mua.
Pas disha kohësh, nje shoku im I shkuadrës,që ishte besimtar I krishtere, më dha një Bibël dhe më foli për mëshirën dhe dashurinë e madhe që kishte Perëndia për mua. Gjatë diteve në vazhdim fillova të lexoja Biblën dhe doja të dija më shumë.
Fillova te merrja pjese ne grupet qe studjonin Biblen, ne te njejtin takim qe me kishim ftuar edhe me pare, ku takova sportiste te tjere te krishtere. Pas shume bisedash, pranova qe Jezui te behej shpetimtari I jetes sime. Kjo gje me mbushi me gezim. Tani e di se suksesi dhe lavdia nuk vlejne nese nuk arrin per te nderuar dhe lavderuar Jezusin.
KENAQESIA DHE LAVDIA DO TE ZHDUKEN NJE DITE,VETEM PERENDIA ESHTE I PERJETSHEM. AMEN

Per te lexuar me shume deshmi te tilla ju mund te shihni vete ne:
www.bible-for-the-nations.com ose ne www.footballchurch.com

Gjithe te mirat:
Bariu

__________________
Vetëm Jezu Krishti të shpëton

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shtator 2006 15:12
BARIU nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BARIU Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BARIU (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė BARIU't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: BARIU Shto BARIU nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BARIU nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:28 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Feja krishtere > Deshmi - si e kane njohur Jezu Krishtin?

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.