Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > E bardha eshte pak. Vlerėsimi i Temės: 8 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
lubi
shume pune

Regjistruar: 05/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

ej shume shume e bukur kjo..................

Indriti faleminderit sepse me kete teme qe ke hapur --perveç shpirtit tend te bukur e te ndjeshem------na e kpijove mundesine te njohim dhe kete poete dhe prozatore --kaq te mrekullueshme dhe qe shkruan ne menyre te mahnitshme

Te pershendes shume -shume -shume!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

Miqesisht---------------------

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2005 17:49
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lubi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lubi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lubi Shto lubi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lubi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

flm lubi!

edhe ti ke nje shpirt shume te bukur ndaj po te pershendes

Nuk jam Penelopa…


Unë,
thur natën,
si merimanga,
Pëlhurën e dashurisë…
E,
ditën,
shthur,
atë,
që është endur
në një epokë
tjetër…
Nuk jam Penelopa.
Mtonjësit,
nuk erdhën.
U trembën,
fantazmat
e Itakës së vjetër…!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2005 19:35
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ti më mungon…



Ti,
më mungon…
Edhe kur je
fare pranë meje.
Mos u end
legjendash.
Unë jam këtu.
Ti,
më mungon.
Edhe pse,
i strukur
brenda meje,
je përdite.
Ti,
më mungon.
edhe kur më puth,
edhe kur
më thua se më do.
Ti,
je shumë për mua.
I tëri për mua…
Leri të flenë Perënditë…!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2005 19:38
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lubi
shume pune

Regjistruar: 05/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

ej me rrenqethe trupin...............



__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 27 Maj 2005 22:36
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lubi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lubi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lubi Shto lubi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lubi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Lubi te pershendes!

SIRENA
Suzana Zisi


Mëngjesi, ishte i kthjellët. E kaltra e qiellit, më kish hyrë thellë në shpirt dhe më mundonte. Kraharori im, ishte i vogël për një hapësirë kaq të madhe. Një rrënqethje më përshkoi të tërin. Një ndjesi e çuditshme, ngjethëse, e frikshme. Diçka jonormale do t'më ndodhte. Pra, s'duhej të nisesha me shokët. Unë jam rob i parandjenjave. Anjëherë ato s'më kanë gënjyer. Po mendoja se ç'gënjeshtër do të më nxirrte nga situata. Në këtë çast, autobuzi erdhi. S'më mbeti tjetër, veç të hipja.
...Jam këtu, midis detit dhe qiellit. I mrekulluar, aq sa s'jam në gjendje ti kthej përgjigje koleges sime që seç më përshpërit.
E quajnë Hera. Është shoqja ime më e mirë. Ka dy fëmijë. Është e martuar me shokun tim më të mirë. Pra, siç e shihni, është dyfish shoqe dhe mike. Njihemi prej kohësh. Megjithëse punojmë në një zyrë, ne flasim fare pak. Jo se s'kemi kohë, por kuptohemi mirë edhe pa folur. Kur është e mërzitur, unë zhdukem nga zyra. Të nersërmen, në vend të përshendetjes, ajo përshpërit :
“Faleminderit! Vetëm ti më kupton mua.” Ndërsa, kur jam i mërzitur unë, ajo më merr për krahu duke mërmëritur nëpër dhëmbë :
“Ku do e pimë atë konjakun?” Dhe unë i zbrazem. Ajo më dëgjon me durim pa më ndërhyrë, duke qenë e bindur për magjinë e saj, aftësinë e saj për të qetësuar edhe një gur e jo më një mik të afërt.
Kuptohej mirë me burrin. Ose më saktë, me natyrën e saj të qetë, të bindur, jo kryeneçe, ajo mund të zbuste edhe një egërsirë e jo më shokun tim që ishte djalë i mirë.
Ndonjëherë, dukej sikur diçka e mundonte, e gërryente përbrenda por unë nuk arrija ta pyesja, sepse ajo, duke u zhytur thellësisht në projektin që kishte para, më linte të kuptoja se ishte çështje pune.
Bjonde, me sy të zinj, pakëz më e më e gjatë, pakëz më inteligjente se unë. Kjo pra është Hera.
Ja, u ngrit në këmbë dhe kërkoi të notonim drejt ishullit. Askush s'pranoi, veç meje sigurisht. Notonte bukur, si sirenë. Mes të qeshurave, më tha se më donte shumë dhe se isha për të miku më i mirë. E besova. Ajo s'dinte të gënjente. Filluam garën. Ajo notonte më bukur por jo më shpejt se unë. Në çastin, kur po përpiqej të ma kalonte, ndjeva diçka luspore që më gërvishti keq këmbën. Hapa sytë i tmerruar. O zot, ajo kishte një bisht të gjatë me luspa të shndritshme!!!
“Ç'e ke atë bisht?!” ulërita.
“Fillove të tallesh? Jepi, se edhe dhjetë metra na kanë ngelur.” Doli në breg para meje.
E fitoi garën. Dhe, si trofe, mbreti i detit, i fali bishtin. Dola dhe unë. Hera, me një qetësi për tu admiruar, ledhatonte luspat e shndritshme.
“Mos u frikëso, - pëshpëriti, - është më se e natyrshme…!”
Tashmë ajo ishte nudo, por, në lakuriqësinë e saj, nuk kishte asgjë të turpshme.
Në sytë e saj, lexova një trill, një lojë, një irealitet.
Ndërkohë që unë s'po e mblidhja dot veten, ajo qeshte, tallej. Më acaroi. U ula pranë saj dhe iu luta të ishte pakëz më serioze.
“Hera ç'do të bëjmë tani? Ku do të shkojmë më këtë bisht?”
“Asgjëkundi, - u përgjigj e qetë.”
“Hera ...!”
“Mos u shqetëso i dashur. Kjo ndodhi. Duhet ta pranojmë.”
“Si do t'iu themi shokëve, burrit, fëmijëve, botës?”
“Asgjë, ne do të jetojmë këtu.”
“Je mirë nga mendja?!”
“Do të ikësh? Ik. Por do të pendohesh. Kam qenë edhe herë të tjera këtu, por, bisht s'më ka dalë, ti e di mirë. Pse pikërisht, sot, me ty?”
“Ç'do të thuash?”
“Dua të them që, po ke ndër mend të ikësh, ik që tani.” - dhe sytë e saj u mbuluan nga lotët.
Asnjëherë, nuk kisha përfytyruar të isha diçka më shumë për Herën. Asnjëherë, nuk e kisha menduar ndryshe. Kurse ajo, këmbëngulte natyrshëm, sikur të gjitha këto t'ia kishin parathënë fatat.
U krodha në det. Më pas edhe ajo. Fillova të notoj drejt bregut, duke qenë i sigurt, se ajo do të më ndiqte pas. Mu mbështoll rreth trupit dhe filloi të qante. Trimëria, zgjuarsia, burrëria, para lotëve të një femre, humbasin.
Iu luta të vinte me mua. I thashë se s'ishte faji i saj, se bota do ta kuptonte.
“Jo. Askush s'ka për të më kuptuar. Do qëndroj këtu.” Dhe duke dënesur pëshpëriti:
“S'më kuptove as ti, ti ...! Dhe u zhyt në fund të detit.
Mora frymë thellë, dhe, në kohën që u bëra gati të zhytesha për ta shpëtuar, më doli gjumi…
O zot !!! Sa mirë që është ëndërr. Ëndërr...
Ora është 6:00. Pas një ore, jam i sigurt që s'do ta gjej në zyrë. Ajo është atje në fundin e detit. Sirena Herë, ndoshta shpreson se do e ndeshë ndonjë ditë shtrigën e detit, dhe, në këmbim të dashurisë, ti japë përsëri këmbët, që i humbi në ëndrrën time. Jo! Sirena Herë, s'ka për ta takuar kurrë atë. Shtrigën, e kam kyçur, në një nga qelitë më të errëta të zemrës sime dhe s'kam për ta lëshuar, me gjithë lutjet e saj të përjetshme. Ëndrra ime e vrau Herën, e mbyti atë. Sepse, patjetër, me çdo kusht, ajo, s'duhet të hyjë në botën time.
Ajo është atje, me bishtin e gjatë, e hijshme, e butë, e denjë vetëm për fundin e detit…!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Maj 2005 16:56
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lubi
shume pune

Regjistruar: 05/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

.........''''''''''??????!!!!!!!!!

Nuk di fare se çfare te them??!!!!!!!!!!!
humba ne brendesine e trgimit---endres --iluzionit -duke lexuar u renqetha e tera--------------e tani!!!tani jam krejtesisht pa fjale

e di qe nuk ke nevoje per komente....por une besoj qe gjitheseicili prej nesh kerkon dhe imagjinon ne çdo çast nje sup ne te cilin te mbeshtese koken pa friken se mos rrezohet..............................

te pershendes---shume shume!!!!!!!!!!!!!!!!!

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Maj 2005 17:30
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lubi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lubi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lubi Shto lubi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lubi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Smile

Lubi....

Lumenjtë e mi rrjedhin…

Lumenjtë e mi,
rrjedhin,
në detin
tënd
të vdekur…
Dhe,
më hapen plagë,
në shpirt,
në tru.
Ëndrrat
mbesin
jetime.
Legjendat,
vdesin
këtu.
Lumenjtë e mi
rrjedhin,
në detin
tënd
të vdekur…
Dielli,
dashuri
e harruar.
Shpresat,
treten
pa lindur.
Unë
Rozafë e flijuar…!
Lumenjtë e mi,
vdesin,
rilindin,
rrjedhin…
Nën
qiellin
gri.
Nën
malet
e trishtuar.

detin
tënd
të vdekur…
Tek ti,
që,
koha
të ka harruar…!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2005 15:29
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Ku të fshihem?

E fsheh
fytyrën.
E fsheh
shpirtin.
E fsheh
ndjenjën,
pas
një perdeje
të zezë…
Me frikën,
se më përgjon
dikush,
po vdes!
Se,
sytë tuaj,
me tatuazhe
të frikshme,
I nxinë
ditët.
I lerosën
netët.
I përdhunuan
ëndërrat e mia.
Vdiq gëzimi.
Pakëz durim,
kërkon
të më shesë,
Tregtari
dredharak:
Mashtrimi!

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2005 15:32
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
lubi
shume pune

Regjistruar: 05/05/2005
Vendbanimi: shtepi
Mesazhe: 378

shume--shume--ankth e trishtim..........!!!!!!!!!!!!

Indriti ti je mjaft i ri per te pelqyer dhe preferuar ne menyre te veçante poezi kaq te trishtueshme ----------zemer gezoju jetes dhe merre gjithçka me hareshem. ...................

Si thua te ndihmojme njeri -tjetrin per te qene me entuzias dhe te nisim me optimizem çdo hap ???????????????!!!!!!!!!!!!!!!!!!

te pershendes

shume sinqerisht dhe miqesisht---pasi vete me ke thene qe dy shpirtera te paster e kuptojne shume mire njeri--tjetrin

__________________
is good to be important,but is more important to be good

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Maj 2005 16:13
lubi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė lubi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me lubi (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė lubi't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: lubi Shto lubi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto lubi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Indrit
I pandreqshem.

Regjistruar: 01/04/2004
Vendbanimi: I ulur ne zemren e nenes.
Mesazhe: 1814

Lubi...

flm per keshillat por vuajtja ndonjehere eshte burim i qendreses.Dhe nuk e di se si mund te konceptohet bukuria e jetes pa njohur shelliren e vuajtjeve.Pra kur semuresh ja kupton vleren shendetit, dhe pasi sherohesh ja kupton vleren ilacit te idhur...
Dhe, me ne fund, me cfare e konpenson tere kete njeriu?? A mos po kerkon jete pa semundje, pa pleqeri, pa te meta, pa ndihme, pa kufizim, pa pikellim dhe pa dhembje.
A nuk po kerkon perkryerjen absolute, ndonese perkryerja absolute i perket vetem Zotit. I perkyer eshte vetem Nje dhe i Vetmi, do te thote se njeriu nuk do te jete e kenaqur derisa personalisht te behej zot, e kjo eshte percmim i vetvetes.
Ndoshta kemi mendime te kunderta ne kete pike por ndonjehere njeriu e ka mbipeshe ti mbaje vuajtjet vetem per vete, ndaj edhe gjen menyra te ndryshme ti shprehe ato.
Qe te kthehemi ne teme po postoj dicka nga Zana.
Miqesisht dhe sinqerisht.

__________________
Duro, duro...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2005 09:00
Indrit nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Indrit Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Indrit (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Indrit Shto Indrit nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Indrit nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 19:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 12 faqe: « 1 2 3 4 5 6 7 8 [9] 10 11 12 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Bota e librit > Shkrimtare shqiptare > E bardha eshte pak.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.