Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Gripi i Shpendeve!!!
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Dr_Devil
www.Mjeksia.INFO

Regjistruar: 09/12/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 471

Citim:
Po citoj ato që tha buka-mamace
gripi i shpendve ka krijuar imunitet dhe nje force shkatrruese marramendse.E besoni o njerez jemi ne dhe perendia qe na ndihmon, ndersa vaksina nuk e ben dot parandalimin e ketij lloj gripi edhe te krijohet nje vaksine e till eshte e shtrenjte te prodhohet per masen e gjere te popullsise ne te gjithe boten. Masat higjenike vecanerisht disfektimi dhe izolimi i vatrave ndihmojne ne mos perhapjen e semundjes ende jemi me frike grip i shpendve kete vit eshte vet kolera.


Nuk ka krijuar akoma imunitet se nuk ka pasur vaksine per kete, kur te prodhohet vaksina dhe nje gje e tille me sa duket eshte bere e hungari, atehere te gjithe do te vaksinohen dhe te do te fitojne imunitet.

Pastaj duhet te kalojne vite qe nje vaksine te mos jete me e efekshme dhe virusi H5N1 te krijoje imunitet ndaj vaksines. Prandaj rri i qete se kjo dekade eshte e sigurte, nese gjendet vaksina.

Pastaj edhe nje gje. Mbase eshte e vertete qe per te gjetur vaksinen eshte nje pune qe kerkon shume financime po njehere qe eshte gjetur, nuk ka per te qene problem sesa ka per te kushtuar, dhe ka per tu perhapur ne te gjithe vendet madje edhe falas. Nuk eshte hera e pare qe ndodh nje gje e tille.

Sa per fjalite e fundit; ke te drejte, mjeket thone me mire te parandalohen semundjet sesa te sherophen. Po ndonjehere nuk mjafton qe te ruheni, dmth nuk jane vetem kushtet higjenike, Mos harro se shume mikrobe i merr nga ajri, e cfare do te besh ne keto raste, te izolohesh nga bota me vite???

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2006 21:18
Dr_Devil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dr_Devil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dr_Devil (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dr_Devil Shto Dr_Devil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dr_Devil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dr_Devil
www.Mjeksia.INFO

Regjistruar: 09/12/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 471

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
Njerhre e mire njerzit duhet te mledhin mendjen e kokes qe te jene te bashkuar.Te jene te ndergjegjshem dhe te luftojne kunder fatkeqesive natyrore ...epidemis ,varferise....etje.ti len luftrat ,inatet ,interesat.....

Te gjithe ne GROPE do shkojne.....(po kujt u flet....MURREVE???!!!!)



Bashkohem me thirrjen tende. Eshte shume e vertete.

Eshte shume ironike fakti qe ne shume vende te afrikes vazhdojne te vdesin njerez per semundje qe ne "boten moderne" jane zhdukur.

......nejse jashte teme kjo.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2006 21:21
Dr_Devil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dr_Devil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dr_Devil (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dr_Devil Shto Dr_Devil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dr_Devil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dr_Devil
www.Mjeksia.INFO

Regjistruar: 09/12/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 471

Kam lexuar ne gazete se kishte arritur deri ne nje fshat te Tiranes Virusi i gripit te shpendeve.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 18 Mars 2006 21:24
Dr_Devil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dr_Devil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dr_Devil (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dr_Devil Shto Dr_Devil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dr_Devil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Kela
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/08/2005
Vendbanimi: Ne Realitetin e botes njerezore
Mesazhe: 427

Citim:
Po citoj ato që tha eric darven
Njerhre e mire njerzit duhet te mledhin mendjen e kokes qe te jene te bashkuar.Te jene te ndergjegjshem dhe te luftojne kunder fatkeqesive natyrore ...epidemis ,varferise....etje.ti len luftrat ,inatet ,interesat.....

Te gjithe ne GROPE do shkojne.....(po kujt u flet....MURREVE???!!!!)



Perse duhet te biesh ne ate grope para kohe. Une per vete do ti anash kaloj.......

__________________
My words fly up, my thoughts remain below.
Words without thoughts never to heaven go.(William Shakespear)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Mars 2006 15:18
Kela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Kela Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Kela (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Kela Shto Kela nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Kela nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Kela
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/08/2005
Vendbanimi: Ne Realitetin e botes njerezore
Mesazhe: 427

“Gripi shpendeve tani ne dy forma”

Cod. A21032006

Shkencetaret Amerikan kane konfirmuar qe virusi H5N1 i pergjegjshem per semundjen virale te gripit te shpendeve ka evuluar ne dy rruge te ndryshme gjenetike.

Ata kane shprehur friken qe kjo do te rrise rreziqet tek njerezit dhe do te komplikoje kerkimet per nje vaksine te pershtatshme.

Ky grup shkencetaresh kane analizuar me shume se 300 mostra te H5N1 te mara nga shpend dhe njerez te infektuar nga 2003 deri ne vere te 2005 dhe kane prezantuar resultatet e ketyre analizave ne “International Conference on Emerging Infectious Diseases” ne Atlanata.

Para 2005 cdo rast njerezor i semure me gripin e shpendeve ka qene shkak i nje lloj te vecante te virusit H5N1, i cili infektoi njerez ne Vietnam, Kambodia dhe Tailand.
Por analizat e fundit tregojne nje mutacion gjenetic i cili duket se eshte zhvilluar gjate vitit te kalur dhe si pasoje i ketij mutacioni jane infektuar njerez ne Indonezi.
Nje nga ekspertet kerkues, Dr Rebecca Garten tha “ Meqenese virusi po vazhdon perhapjen nga ana gjeografike, ai po i nenshtrohet dhe nje ndryshimi gjenetik. Ne 2003 ne patem vetem nje lloj te H5N1 me potencial semundje-shkaktuese te nje epidemie vdekje-pruerese ne qeniet njerezore. Tani kemi dy.”

Shqetesime te nje epidemie vdekje prurese
Virusi H5N1 ka prekur Evropen, Afriken dhe pjese te Azise dhe ka shkaktuar vdekjen e 100 njerezve dhe infektimin e rreth 180 qe nga ri-shfaqja e tij ne 2003.
Shkencetaret jane te shqetesuar qe ky virus mund te evuloje dhe te kete aftesi transmetimi njerez-njerez, pike e cila do te shkaktoje nje epidemi vdekje prurese, duke rezultuar ne vdekjen e miliona njerezve ane e mbare botes.Te gjitha viruset pesojne mutacione, keshtuqe H5N1 s’ben ndonje perjashtim.
Dr Nancy Cox (shefja e grupit qe beri studimin e permendur me larte), sqaroi qe asnjeri nga dy llojet e virusit H5N1 s’ka mundesi te kaloje lehte nedermjet njerezve.
Por, Prof Hugh Pennington, nje mikrobiolog ne Aberdeen University, thote qe viruset e gripeve jane expert ne evoulimin dhe mutacione.Sipas tij, eshte e mundshme qe te dy llojet e virusit H5N1 te krijojne aftesite e kalimit njerez-njerez.
“Por s’ka nevoje te friksohemi, sepse ky virus eshte akoma nje virus shpendesh dhe mund te mbetet i tille."

__________________
My words fly up, my thoughts remain below.
Words without thoughts never to heaven go.(William Shakespear)

Modifikuar nga NS-6 datė 17/02/2007 ora 22:55

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2006 14:31
Kela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Kela Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Kela (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Kela Shto Kela nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Kela nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Kela
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 10/08/2005
Vendbanimi: Ne Realitetin e botes njerezore
Mesazhe: 427

Uuppppssss

Harrova te shkuaj burimin e informacionit! Eshte nga BBC News (21.03.06)

__________________
My words fly up, my thoughts remain below.
Words without thoughts never to heaven go.(William Shakespear)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2006 14:36
Kela nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Kela Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Kela (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Kela Shto Kela nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Kela nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

amerika po merr masat qe te gjetur ne menyre sa me te shpejte per gjetjen e shpendeve qe mund te jene te infektuar...

informacione me te detajuara per kete :
http://www.usda.gov/wps/portal/

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Mars 2006 22:21
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dr_Devil
www.Mjeksia.INFO

Regjistruar: 09/12/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 471

Eshte konfirmuar edhe presenca e virusit ne nje fshat afer tiranes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Mars 2006 22:47
Dr_Devil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dr_Devil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dr_Devil (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dr_Devil Shto Dr_Devil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dr_Devil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Dr_Devil
www.Mjeksia.INFO

Regjistruar: 09/12/2005
Vendbanimi: Italy
Mesazhe: 471

Arriti edhe ne TR.

Cod. B23032006

Mbërrin virusi H5N1 në portën perëndimore të kryeqytetit. Pula e ngordhur në Pezë-Helmës, konfirmohet zyrtarisht e infektuar me virusin e shpendëve. Laboratori i referencës në Londër ka deklaruar dje rezultatin pozitiv të analizave, duke shtuar kështu një tjetër vatër të virusit vdekjeprurës. “Gjatë analizave të kryera për pulën nga Pezë-Helmësi, rezultoi pozitiv prania e virusit H5N1 në masën 99.8 për qind, e ngjashme me rastin e Greqisë dhe atë të Bosnjës”, - thuhet në raportin final të laboratorit të Veterinarisë së Webrigde. Ekspertët kanë ngritur rrjetin e survejancës dhe kanë përcaktuar zonën e karantinës e cila përfshin disa fshatra në një rreze prej 3 kilometrash, ndërkaq që zona e rrezikut arrin deri në Vaqarr, 1 kilometra larg portës perëndimore të kryeqytetit, atë të Kombinatit.
Konfirmimi
Përgjigja pozitive e analizave të pulës së Pezë-Helmësit nga laboratori, ka mbërritur mëngjesin e ditës së djeshme. News24 ishte i pari televizion që dha lajmin pas komunikimit të drejtpërdrejtë me laboratorin e Wejmbrixh në Londër. Përfundimisht është konfirmuar edhe prania e nëntipit N1, ndërkohë që një ditë më parë ishte dhënë edhe përgjigja për nëntipin H5. Raporti final nga Anglia shpjegon se në katër testet e kryera me kampionin e pulës së dyshuar për H5N1, rezultoi prania e virusit N1, pas izolimit të tij në kushte laboratorike. Ky është i dyti rast i deklaruar me këtë virus, pas atij të Çukës. Një ditë më parë, Instituti i Kërkimeve Veterinare konfirmoi se analizat e ardhura nga Londra pohonin se tek pula e Pezës-Helmësit ishte gjetur vetëm nëntipi i virusit H5. Ndërkaq, i njëjti institucion kishte provuar si pozitive tek i njëjti shpend virusin H5, por u desh përsëritja e analizave në laboratorin e referencës për të zbardhur rezultatin.
Karantina
Në hyrje të fshatit Pezë-Helmës, në një karton të varur mbi një dru me shkrim dore shkruhet; “Zonë në Karantinë”. Punonjësit e shërbimit veterinar dezinfektojnë të gjitha automjetet që hyjnë dhe dalin në zonë. “Kjo zonë është në karantinë prej 12 ditësh, që në momentin kur u dyshua si një vatër bartëse e një virusi, edhe pse nuk ishte konfirmuar prania e H5N1. Ne kemi vijuar dezinfektimin, por nuk është bërë asnjë asgjësim masiv i shpendëve”, - shpjegon Nevruz Lika, shef i Shërbimit Veterinar të Tiranës. Në bazë të një plani të detajuar, është përcaktuar zona e karantinës me një rreze prej tre kilometrash. Në zonën e karantinës përfshihen 5 fshatra : Peza e Vogël, Mnik, Ura e Beshirit, Damia Fortuzaj si dhe një lagje e fshatit Shesh. Kryeveterineri i Tiranës shpjegon gjithashtu, se është detajuar edhe zona e rrezikut që shtrihet deri në 10 kilometra. Në këtë hartë përfshihen fshatrat : Baldushk, Pezë e Madhe, Arbanë, Ndroq, Grepaj, Bërzezë, Varosh, dhe kufiri i fundit me kryeqytetin është Vaqarri, që ndodhet rreth një kilometër nga zona e Kombinatit. Prej dy javësh në këtë zonë ka nisur kontrolli ku sipas një raporti i detajuar, mësohet se numri i shpendëve arrin në 8800 dhe mbi 150 të tjerë kanë ndodhur brenda dy javësh.
Monitorimi
Autoritetet shëndetësore kanë mbërritur dje në vatrën e infeksionit për të inspektuar zonën ndaj influencës aviare. Shefja e Institutit të Shëndetit Publik, me një grup specialistësh kanë marrë kampione gjakut të banorët e Pezë-Helmësit, pas 15 të parave që u analizuan javën e shkuar në këtë institut. Drejtoresha e ISHP-së theksoi se kampionet e gjakut po merren në ato famuije ku ka pasur shpendë të ngordhur dhe mendohet se banorët kanë pasur kontakte të rrezikshme me shpëndët e ngordhur. “Ne kemi kërkuar kushte të larta higjenike nga ana e banorëve të fshatit Pezë-Helmës, pasi kjo është e vetmja mënyrë për të mos u rrezikua nga infeksioni. Të kihet kujdes në momentin e therrjes së shpendëve që kanë simptoma të dyshimta, për të evituar kontaktet me gjakun ose sekrecionet e tjera”-theksoi Silva Bino, drejtore e ISHP-së.


Marre nga Gazeta Shqiptare.

Modifikuar nga NS-6 datė 12/05/2007 ora 22:14

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2006 19:57
Dr_Devil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Dr_Devil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Dr_Devil (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Dr_Devil Shto Dr_Devil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Dr_Devil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
NS-6
Mnemonic

Regjistruar: 16/01/2005
Vendbanimi: Raccon City
Mesazhe: 3634

sa informacione mund te kete nje fshatar i thjesht rreth ketij virusi...a thua jane formuar grupe qe tu shpjegojne sa do pak se per cfare behet fjale ne ato zona?psh sa prej tyre e dine psh qe virusi shkaterrohet ne temperatura mbi 70 grade?ose se cfare shenjash mund te jape etj...nje informim i popullates do te ishte dicka shume e rendesishme...por halli eshte sa behet andej?fundja edhe nje flete si ato te rreklamave do te ishte e mjaftueshme

__________________
Kurre mos debato me nje idiot!Njerezit mund te mos e bejne dallimin! (Ligj i Marfit)
Think Different!Think Again! (National Geographic Channel)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Mars 2006 22:08
NS-6 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė NS-6 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me NS-6 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė NS-6't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: NS-6 Shto NS-6 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto NS-6 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 7 faqe: « 1 2 3 4 [5] 6 7 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Mjekėsia > Gripi i Shpendeve!!!

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.