Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Cdo Here Qe Humbim Nje Gjuhe, Humbim Nje Vizion Per Boten
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Klodel
.

Regjistruar: 10/01/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 5233

Cdo Here Qe Humbim Nje Gjuhe, Humbim Nje Vizion Per Boten

Disa ekspertë të gjuhëve thonë se vetëm 600 prej rreth 6000 gjuhëve të botës rrezikohen nga zhdukja. Ata parashikojnë se në fund të shekullit të 21, bota do dominohet vetëm nga një numër i vogël i gjuhëve kryesore.

Dejvid Kristël, është një nga emrat më të njohur në çështjet e gjuhës si dhe autor i një numri librash në këtë fushë. Një nga temat e trajtuara prej tij është dhe rreziku për t'u zhdukur, me të cilin përballen shumë gjuhë të pakicave.
Por çdo të thotë vdekja e një gjuhe të vogël?
"Arsyeja kryesore mendoj se larmishmëria e gjuhëve është e barasvlefshme me larmishmërinë njerëzore. Me këtë kuptoj se raca njerëzore ka qenë e sukseshme në planet pikërisht se ka pasur aftësinë të përshtatet në një shumësi rrethanash. Mendoj se gjuha është e barasvlefshmja intelektuale e aftësive tona biologjike. Çdo herë që ne humbasim një gjuhë, humbasim dhe një vizion për botën", thotë eksperti Kristël.
Më tej ai shton se çdo gjuhë lidhet me të shkuarën dhe të tashmen e një bashkësie. Kjo do të thotë se nëse një gjuhë zhduket, bashkë me të zhduket dhe një identitet.
Gjuhëtarët dhe sociologët mendojnë se përmes gjuhëve të ndryshme ne zbulojmë pamje të ndryshme të botës. Nga ana tjetër ata mendojnë se mediat mund të ndihmojnë në ruajtjen e gjuhëve të cilësuara të rrezikuara.
Eksperti britanik Kristël thotë:
"Një gjuhë e rrezikuar, një gjuhë e një pakice, ka nevojë për çdo mik të mundshëm që ta ndihmojë. Këto gjuhë kanë nevojë dhe për mediat si një forcë që dëshmon se ka një interes për këtë gjuhë. Dhe mendoj se ka raste konkrete kur gjuhët janë ndihmuar nga prania e mediave", thotë Kristël.
Si shembull ai sjell gjuhën e Uellsit, e cila po shkontedrejt zhdukjes në vitet '60. Por ardhja e programeve të televizionit në këtë gjuhë në vitet e 70-ta shërbeu si ndihmë për shpëtimin e gjuhës së vendasve.
Mbajtja gjallë e një gjuhe varet si nga dëshira e folësve për ta ruajtur ashtu dhe na ndihma financiare dhe institucionale e shtetit.
Sipas Kristël tre janë elementët kryesorë për të ruajtur një gjuhë:
"Duhet të jetë para së gjithash një interes maksimal. Kjo ka të bëjë me faktin se vetë njerëzit duhet të duan të ruajnë gjuhën e tyre. Kjo është thelbësore ndonëse në disa pjesë të botës njerëzit dorëzohen dhe thonë se nuk u duhet më gjuha e tyre", sqaron Kristël.
Më tej ai shton se dhe qeveritë si dhe organizmat ndërkombëtare duhet të dëshmojnë se e vlerësojnë ekzistencën e gjuhëve të cilat realisht rrezikohen të humbasin.
Por një tjetër problem i rëndësishëm për të mbajtur të gjallë një gjuhë është dhe ana financiare.

"Dikush duhet të paguajë për gjuhët. Është një biznes i kushtueshëm të sigurosh mbijetesën e një gjuhe që rrezikohet. Dhe para kesh duhet te vijnë nga organizatat ndihmëse, të cilat në raste të tilla janë shumë të rëndësishme", pohon Kristël.

__________________
It takes just as much courage to express your love when it's right, as it does to walk away when it's wrong.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Qershor 2003 19:04
Klodel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Klodel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Klodel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Klodel Shto Klodel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Klodel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:09 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Media dhe Politika > Aktualitete Ndėrkombėtare > Cdo Here Qe Humbim Nje Gjuhe, Humbim Nje Vizion Per Boten

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.