capkenia durrsake
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 28/04/2005
Vendbanimi: ne boten e luleve
Mesazhe: 61
|
dikur kam pas mbajtur dhe une
kur kam qene me e vogel kam mbajtur 2 here ditar. Mbajmend qe njeher mbasi isha zene keq me motren ,kam shkruajtur ca me ka ardh neper mend, e per cudi mami im e kishte lexuar se un nga pakujdesia e kisha lene mbi tavoline. (mami ishte tmerruar nga fjalet e mia dhe me denoi ) kur e kujto tani me vjen per te qeshur.
ndersa kur u rrita pak mendova te nisja nje ditar tjeter si ne klase te tete qe isha (mu dukte vetja e madhe mua) po ngaqe kkisha frike se mos ma lexonte njeri ditarin fillova te shkruaja ne anglisht,kuptohet gjys shqip e gys anglisht. edhe kshu sikur spo me pelqente dh e nisa me shenja me fjal mbrapsht,si te me vinte per mbare. dhe e dini me te bukuren kur e mora me e lexo njeher spo kuptoja qoft dhe gys llafi.(:
edhe mua me pelqejne kujtimet dhe i ruaj me nostalgji ,madje ditet me te bukura un i shenoj gjithmone qe sa her jam e merzitur sikur me japin force per te hec perpara.
po tani skam dhe aq kohe sa te shkruaj ne ditar edhe pse me pelqen si ide.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|