SHKODRA4001
Anėtar Aktiv
Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599
|
Zbulohet Grimca e Zotit
Zbulohet Grimca e Zotit
14/12/2011
Shkencëtarët e Përplasësit të Madh të Hadrone, po mundohen të jenë të përmbajtur, për të thënë se kanë zbuluar gjurmë të të ashtuquajturës, Grimca e Zotit. Të dhënat u paraqitën në Gjenevë të Zvicrës në një seminar të organizuar nga CERN.
Grimca, konsiderohet si mjeti nga i cili cdo gjë në Univers merr masën e vet. Në fakt, kjo ka ngjallur entuziazëm, por shkencëtarët thonë se ende mungojnë disa të dhëna për ta quajtur Zbulim. Por nëse i tillë do jetë, atëherë do të ishte hapi më i madh shkencor në këto 60 vitet e fundit.
Është e rëndësishme sepse do tna lejojë ta kuptojmë universin, i vëzhguar përmes eksperimenteve. Ekzistenca e saj mund të shënojë hapa përpara në teoritë e unifikimit, të verifikuara nga forcat bërthamore dhe eletromagnetike, por që ende përjashtojnë gravitetin.
Kjo grimcë ishte një përbërës që i mungonte të ashtuquajturit Standart Model, që njihet në fizikë si udhërrëfyesi që përshkruan ndërveprimin e grimcave apo forcave të ndryshme.
Kërkimi u bë nga dy ekipe të ndryshme dhe eksperimentet u pagëzuan CMS dhe Atlas. Rezultatet e eksperimenteve ishin thuajse të njëjtë, për të njëjtën masë, nga 124-125 gigaelektron/volt.
Zëdhënësi i eksperiment CMS, Guido Toneli tha se tejkalimi përputhet me Modelin Standart Higs, afër 124 gigaelektronvolt, por ende nuk mund ta themi me gojën plot.
O Zot, ky ishte komenti i parë i 82 vjecarit Peter Higs, i befasuar nga dy përfundimet e përafërta të dy eksperimenteve.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|