shelgu
-
Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928
|
Indriti
Duke bredhur forumit shikoj nje popezi te Indritit. Ka edhe poete te tjere qe mund te shihen dhe analizohen, por sepse sua te grricem pak sot: ndoshta se pashe urime dhe mbivleresime per kete djale te mire dhe te dashur, ndoshta se kam edhe c'te them ketu dhe ndoshta se ja vlen te merresh me vjershat e tij
Ti ske faj.
Ti ske faj, pse une te desha
Pse te ndieva ti ske faj
Svihet nen komando zemra
Su hap dot porta e saj.
Ti ske faj pse te besova
Pse sme zure bese ske faj
Gjithcka kisha ti dhurova
Cdo kujtim ne shpirt e mbaj.
Ti ske faj, ndaj mos vajto
Mos u kridh ne lot per mua
Ske faj qe tashme me do
Por te drejt skam te te dua.
I vetmi fajtor jam une
Ti ske faj, ske per asgje
Ske faj pse te doja shume
Ah, te doja mbi cdo gje.
Kur sme doje te kam dashur
Kur me do, smund te te dua
I shkoj ditet zemerplasur
Jete mizore loz me mua.
E gjithe poezia te orienton menjehere ne boten e dashurise se thyer. Vjersha eshte e thjeshte dhe ndoshta puerile. Indriti duket qe di te perdore fjalet, kontrastet dhe rimen, por nuk ka as edukimin minimal mbi letersine dhe sidomos poezine. Kjo mund te jete faj i nje shkolle krejt te dobet dhe pa nivelin e duhur, mund te jete pasoje e nje gjuhe te cunguar dhe te permiresuar ne vitet e mevonshme, ose edhe difekt i vete autorit.
"Ti s'ke faj, por une kam faj, por une skam faj" etj etj perseritet kaq here gjate rreshtave sa te ze koka dhe ne fund te mbetet ndermend pikerisht e kunderta: nje faj i madh.
Megjithate, ve re nje deshire te madhe te autorit per te shkruar, per te kerkuar te bukuren. Ai e ndjen aromen e poezise dhe perpiqet qe te na e dergoje edhe ne. Ai perpiqet te ndaje impresionet qe merr diku, por fatkeqesisht nuk ja arrin ta beje. Ai ka shqisen e poetit diku, por duhet shume edukim dhe pune qe ajo te marre formen e duhur dhe sharmin poetik.
A do te munde Indriti ta beje kete, apo do vazhdoje profesionin e tij te mjekut, inxhinierit, juristit etj etj?
Mall i lire kinez i blere neper tezgat e nje qyteti te madh, keshtu me duken keto lloj shkrimesh. Kur e shikon te dhemb dhe te vjen mirte njekohesisht. Te vjen mire, njesoj sikur te ndodhesh ne nje lendine te mbushur me lule te shemtuara, ku kullosn shume blete duke thithur nektar te prishur.
Megjithate perseri eshte lendine me lule.
Mund te ishte edhe shkretetire
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|