arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
Qeveria: Me mitingjet tona edukojme femijet
Qeveria refuzon të zbatojë rekoman dimin e Avokatit të Popullit, për të ndaluar pjesëmarrjen e nxënësve nën moshën 18 vjeç në mitingjet elektorale. Në një letër zyrtare drejtuar Ermir Dobjanit në datën 12 maj 2009, ministri i Arsimit, Fatos Beja e justifikon këtë qëndrim me argumentin se gëzimi i tyre (fëmijëve) për pjesëmarrje në inaugurime i shërben shëndetit mendor, interesit më të lartë të fëmijës dhe vlerave njerëzore e edukuese të tyre. Inaugurimi i një shkolle të re, z.Avokat i Popullit, - shkruan mandej Beja, - është një gëzim i madh për fëmijët. Ata kanë të drejtë të gëzojnë për kushtet e reja që krijohen për ta. Por në letrën e tij absurde, ministri i Arsimit nuk mjaftohet me kaq. Ai sulmon Avokatin e Popullit se po bëhet pjesë e akuzave elektorale të opozitës, duke ngritur të tilla shqetësime. Sipas Bejës, inaugurimet e shkollave apo kopshteve të ndërtuara nga qeveria, edhe pse bëhen në këtë periudhë parazgjedhore, nuk kanë lidhje me fushatën elektorale. Madje për ministrin e Arsimit, këtë argument nuk e rrëzon as pjesëmarrja në këto inaugurime e përfaqësuesve të lartë të qeverisë apo të pushtetit vendor. Dua të besoj se në rekomandimet e bëra nuk ngatërrohet inaugurimi i shkollave me tubimet elektorale, siç pretendohet edhe në disa nga akuzat elektorale të disa partive opozitare. Më duhet tju kujtoj se kryetarët dhe/ose përfaqësuesit e Pushtetit Vendor, pavarësisht nga partia që përfaqësojnë, si rregull, marrin pjesë në këto inaugurime. Inaugurimi i një shkolle të re, z.Avokat i Popullit, është një gëzim i madh për fëmijët, për mësuesit, për prindërit, për përfaqësuesit e pushtetit vendor, si dhe për komunitetin ku ndodhen këto shkolla. Sigurisht, MASH dhe DAR-et do të inaugurojnë kopshte e shkolla, së bashku me nxënësit dhe mësuesit e prindërit e tyre, të çdo partie qofshin ata, - shprehet Beja. E megjithëse është i vetëdijshëm se gjuha e përdorur nëpër tubime politike, ku marrin pjesë edhe nxënës nën moshën 18 vjeç, është jashtë sferës së edukimit shkollor, ai thotë se në këtë rast Ministria e Arsimit nuk ka asnjë tagër për të kontrolluar gjuhën e politikanëve. Madje, ai shton se pjesëmarrja ose jo e prindërve me fëmijët e tyre në mitingje dhe veprimtari elektorale jashtë orëve të mësimit nuk zgjidhet me dispozitat normative të arsimit.
Mësuesit
Pjesëmarrja e studentëve mbi 18 vjeç apo mësuesve në mitingjet elektorale gjatë orarit të mësimit, gjithashtu nuk përbën ndonjë problem për ministrin tonë të Arsimit. Sipas tij, liria e tyre për angazhime politike buron nga Kushtetuta dhe nuk mund të pengohet nga dispozitat normative të MASH. Brenda së njëjtës logjikë absurde, Beja pretendon se pjesëmarrja e studentëve apo mësuesve gjatë orarit të mësimit nëpër fushata elektorale është një tregues që shoqëria demokratike në vendin tonë funksionon më së miri. Në 40.000 arsimtarët e Shqipërisë ka veprimtarë politikë të të gjitha partive politike shqiptare, dhe unë nuk kam asnjë objeksion për këtë, sepse kjo përbën një tregues të shoqërisë demokratike që funksionon sot në Shqipëri, - përfundon letra e Bejës, drejtuar Avokatit të Popullit.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|