Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Celsi i universit
Gjithsej 13 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Nuk e di por edhe nuk me intereson kjo urrejtje jotja kundra hebrejve dhe Einstein. Persa i perket Einstein them se gabohesh. Mjafton vetem te te kujtoj se vete Einstein pranonte se teoria e tij kishte defektet e veta. Planeti Merkur nuk i bindej teorise se tij. Perthyerja e drites qe vinte nga nje yjesi tjeter e keshtu me rralle. Megjithese shume nga keto defekte te teorise se tij nuk e hedhin poshte ate. Formula qendron E=mc2. Ashtu sikurse kater format e energjise, gravitacionale, elektromagnetike, berthamore e fuqishme dhe berthamore e dobet.
Lidhur me ate qe me pyet pra perkuljen e universit, besoj se e kemi trajtuar edhe vite me pare ketu ne forum kur kemi folur per materien dhe hapsiren.
Nga teleskopi me pasqyra i Newton tek huber apo mikroskope e instrumenta qe pikasin edhe therrmijen e Zotit shkenca eshte gjithmone ne zhvillim.
Ah po se per pak harrova, Einstein para se te vdiste tha une ju dhashe nje derrase qe kishit mangut megjithese ju kerkoni nje pllake mermeri.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2015 21:03
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Piktoro, qe ti shef dhe ato qe nuk i shohin te tjeret, kjo duhet te jete nje karakteristike mjaft e vecante e jotja dhe une nuk kam cfar te them! Por ti e di mire se ne (dhe une) u rritem ne nje sistem pa urrejtje per popujt e tjere, pervec kesaj e ke pare mire ketu ne te gjitha komentet e mia nuk paraqitet asnje lloj urrejtje! Keshtu une nuk e di ku e shef ti urrejtjen per hebrejt (cifutet), vetem pse une bej nje konstantim, ate se ky komunitet zoteron jo pak mediat dhe keshtu i mbron bukur me fanatizem dhe jo hapur emra si Ajnshtajni, Havkingu, etj. Dhe perse duhet te shfaq une urrejtje, kur ne temen e caktuar shkencore une merrem posacerisht me ate teme!
Persa i perket Ajnshtajnin, ketu ke shkare edhe me tej ne gjykimin tend, pasi une nuk e hedh krejt poshte Ajnshtajnin, por dy teorite e tij, me sakte nje teori e gjysem nga ai, biles e vleresoj per pikpamjet e tij mbi Natyren dhe ligjet e saj.
Tani persa i perket 3 provave kryesore te teorise se pergj. te relativitetit, (merkuri, perthyerja e drites dhe perkulja me e madhe e ngjyres se kuqe), keto kane qene te njohura edhe nga Njutoni, por me sakte (dy te fundit ne lidhje me perkuljen e drites) jane shpjeguar nen teorine e gravitetit te Njutonit edhe nga Kavendish dhe Soldner. Pra, ne lidhje me terheqjen e drites nga forcat e gravitetit, teoria Njuton-etj. eshte po aq e plotesuar, cfar ngelet vetem te pranojme qe edhe drita (grimcat e saj) kane nje fare mase, sado e vogel kjo. Ndersa ne lidhje me lekundjet e Merkurit, aty duhet te ndikojne forca te brendshme ne Merkur, ose ka trupa te tjere te vegjel, qe nuk dallohen dot ne driten e diellit.
Ajnshtajni e pranon shpejtesine konstante te drites "c", pra nje levizje (shpejtesi) absolute ne cdo sistem referimi, por ne te njejten kohe na jep shifren "c²", cfar ai nuk e ka kuptuar se eshte shpejtesia relative e drites dhe jo ajo absolute.
Persa i perket kater forcave qe permend, po te sjell dicka dite tjeter nga nje punim i imi, por jo qe te besosh se une kam te drejte.
Persa i perket perkuljes se Universit, une nuk e di ku kam folur une me lart per kete!?! Une fola per perkuljen e Hapsires, pra ate qe na thote Ajnshtajni, e qe eshte pa luptim per proöeset fizikale ne hapsire.
Ah, se per pak harrova, edhe une para se te vdes do te te them: une u perpoqa te shpjegoj dicka, -pa pretenduar se kam te drejte-, por ju i mbajtet syte gjithmone nga tavani dhe thate: "pese miza ha beleci"!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2015 17:27
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Kur flasim per perkuljen e Hapsires. Hapsira kthehet ne materie (teorikisht, dmth me llafet tona) se ndryshe nuk ka kuptim perkulja e hapsires, pra boshlleku? Mirpo akoma nuk eshte vertetuar ky materializim i hapsires. Njeriu duke qene ne funksion e vezhguesit mundohet tu jape pergjigje shume pyetjve qe lindin gjate studimeve.
Sot akoma kerkohet te shpjegohet materia, pesha e saj, energjia qe e mban te lidhur ne strukture dhe forcat bashkvepruese.
Je ngjitur pas Newton-it si ushkuri. Askush nuk ta mohoi ate, perkundrasi. Ashtu sikurse leva e Arkimede-s apo Kopernik, Kepler Galileo Kanti apo dhe Pitagoren po deshe. Secili nga keta ka sjelle kontributin e tij dmth nga nje drrase qe kishte manget bota e shkences dhe po nderton shkallen e njohurise.
Ne fund nje keshille te mire nga une. Ne fakt nga te moçmit. Nuk ka rendesi sasia por cilesia. Shoh qe shkruan shume dhe kjo te ben te lavderueshem per zellin qe ke, kaq nuk mjafton. Mundohu te jesh me konciz dhe me modest.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Dhjetor 2015 21:26
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Ore piktor, sa bukur qe flet! Ne fillim te pakten! I futesh problemit, dhe pastaj del serish, fesht, pa u ndjere! Nuk e kuptoj perse nuk e vazhdon fillin e mendimit!?
Hapsira e perkulur pra, eshte dicka materiale, nje lloj mediumi, nje lloj eteri. Kjo pikpamje sunduese qysh nga koha e Laplasit dhe Kantit, shek. 18, eshte diskutuar shume por nuk eshte ndryshuar. Tani, pyetja me e pare (feminore) eshte: cfare materie eshte kjo? Fillimisht mendohej (kujto mesimet e shkolles) per atome te ndryshme, duke filluar kryesisht me hidrogjenin, e pastaj me atome elementesh te tjere. Edhe sot thuhet se hidrogjeni permbush me shume Hapsiren e verejtur! Mirpo, kur flitet per PERKULJE te Materies (Hapsires), -simbas teorise se Ajnshtajnit- nuk percaktohet fare kjo lloj materie e Hapsires se perkulur, pasi kjo Hapsire ajnshtajniane merret dy-dimensionale, dhe vetem nepermjet RENDESES se trupave behet tre-dimensionale, dhe nepermjet levizjes se tyre kemi edhe dimensionin e katert -po sipas Ajnshtajnit- KOHEN. Deri ketu jemi ne rregull?
Atehere, perderisa ti na permend (jo per te diskutuar, por per te dale nga diskutimi, fesht) materien, peshen e saj, energjine qe e mban te lidhur ne strukture dhe forcat bashkvepruese, na thuaj i dashur se cfare MATERIE eshte kjo Hapsire e PERKULUR, cfare qenka kjo pesha e saj, cfar eshte kjo energji qe e mban strukturen (cilen strukture, formen?), dhe c'jane keto forcat bashkvepruese, pasi ne hapsiren dy-dimensionale te Ajnshtajnit, kemi thjesht vetem RENDESEN (peshen) e trupave, pa as edhe nje lloj bashkveprimi! Ajnshtajni hoqi pikerisht ate bashkveprim qe kishte percaktuar ne forme te pergjithshme Njutoni per trupat ne Hapsire.
Tani ti na i bej bashkimin e ketyre forcave bashkvepruese me peshen e ajnshtajniane te trupave! C'eshte kjo energji qe mbaka strukturen (e trupave materiale)?
Diku me lart, ne nje nenkapitull ketu tek fizika, kemi folur per peshen dhe masen, kane dhene shpjegimet e tyre disa, dhe une nuk jam kunder qe edhe ne ato shpjegime te deritanishme, ka vend per permisime. Pasi ne fund te fundit, ne duhet te arrisim unifikimin e peshes me masen, per te kuptuar si funksionon Natyra. Ne te kundert, ne do themi se Natyra ka formuar per trupat nje MASE si dhe nje PESHE! Mirpo Natyra nuk ka pse te formoje dy njesi te ndryshme, per te treguar te njejten gje!
Ajnshtajni mendoi se e zgjidhi kete problem, tek futi Hapsiren gjeometrike dy-dimensionale dhe trupat (e vdekur) me peshen e tyre! Mirpo gaboi rende, shume rende! Kjo eshte nje nga gafat me te medha ne shkencen e deritanishme. Mekat, sepse Ajnshtajni kishte disa pikpamje te qarta per Natyren.
Ndaj kur thua se te gjithe shkencaret kane te drejte, pasi gjithkush ka shtuar nga nje tulle ne shkence, ketu do zgenjehesh ne lidhje me Ajnshtajnit, pasi teorite e tij nuk mund te perfshihen ne lidhje me Gravitetin.
Dhe meqe e mbylle diskutimin tend te shkurter dhe konciz me nje keshille mbi modestine, edhe une po te kujtoj nje shprehje te urte popullore: se modestia e tepruar eshte hipokrizi! Nuk e kuptoj ku e sheh ti mendjemadhsine tek une, apo se po "hahem" me emra te medhenj!?. Qenkam i pari?!. Apo mos duhet te fshihem fare, pse kam qene i lidhur me temat shkencore gjithe jeten!? E keshtu mos te diskutojme dicka, se i perket nje emri te madh?!. Nuk e kuptoj se per cfar modestie flet!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Dhjetor 2015 16:59
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Me te drejte po te them se eshte hera e pare qe ke shkruar bukur. Shume bukur. Seriozisht. Ne gjithe ato shkrime qe ke bere ketu, ky me siper ka qene me i qarti me i thjeshti edhe me konçizi.
Te pakten ketu ne kete shkrim shpreh mendimin tend dhe ben pyetje duke lene te hapur debatin çka eshte e nevojshme domosdoshmerisht ne forume.
U zgjata disi por kur ndihesh mire kur lexon diçka qe te jep mundesi per tu shprehur dukesh sikurse je perpara nje profesori perfekt. Kete e them se normalisht njohurite e mia jane te pakta dhe te varfera perpara njohurive te tua.
Konstaton se une i largohem diskutimit te problemit! Ne fakt une ta kam shprehur disa here se nga natyra jam skeptik. Duke qene i tille e kam te veshtire ta kuptoj, pranoj dhe arsyetoj abstrakten.
Lexova diku se jane zbuluar nja dy planete te tjere ne sistemin tone diellor. Tashme a nuk kam te drejte une te ngrej pyetjen legjitimuese: se kur nuk kemi njohuri mbi ate qe na rrethon pra sistemin tone diellor, duke i shtuar jo nje po dy planete te tjere qe shqetsokan Plutonin, kur mendohej se ky ishte planeti i fundit biles qe as nuk konsiderohej (ka akoma sot qe nuk e konsiderojne) planet. Atehere çfare mund te themi per galaksite e tjera, apo universin?
Ne fund po te them se une e kam per pasion astronomine pasi me pelqente dikur fizika dhe natyrisht matematika. Kjo me ben me te lirshem çka nenkupton nje zog qe rritet ne liri, harabel e jo i mbyllur ne kafazin e shkences, kanarine.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 12 Dhjetor 2015 22:30
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Piktoro, po tall b... tani?! Apo nuk e di un nga diskutimet e meparme, se sa di ti dhe sa nuk di ti mbi fiziken dhe natyren!? Apo tani te pelqen te rreshqasesh nga diskutimi?! Se helbete, kemi te bejme me emra te medhenj, si Ajnshatjni!...
Tani une po te jap ketu, jo vetem per ty por per kedo dashamires te shkences, disa filmime qe kam bere une me 2013 dhe 2015 me tema shkencore e qe jane ne youtube. Nese merr vesh gjermanisht, i shikon e gjitha, perndryshe ne shqip ke nje permbledhje nja 10 minuta te v. 2013 dhe nje permbledhje tjeter ne tre pjese te v. 2015.
Une pretendoj se kam sjelle dicka te re, por, si "pinjoll" i nje populli tashme te degraduar, jam i sigurte se keto te reja qe une kam sjelle, do u kalojne -sic dhe po i kalojne nderkohe- emrave te tjere neper popuj te degjuar. E di, kjo qe po them tingellon pak skicofrenike, por koha do ta tregoje se eshte FAKT! Gjithe te mirat!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2015 13:52
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Per dashamirsit e shkences, ne dy gjuhe, gjermanishte te keqe dhe ne shqipe te harruar!
Wissenschaftliche Themen beim youtube, in deutsch und albanisch:
Temat shkencore tek you tube, në gjermanisht dhe në shqip:

Dezember 2013 (deutsch):
Robert Thomai kleine neuigkeiten in der Wissenschaft 16.12.2013 Teil 1 (12min und 37 sek.)
Robert Thomai kleine neuigkeiten in der Wissenschaft 16.12.2013 Teil 2 (12,36 min.)
bis Teil 7 ist diese Wissenschaftsabend von 16.12.2013 (insgesamt ca. 1 ½ stunde)
Robert Thomai kleine neuigkeiten in der Wissenschaft 16.12.2013 Teil 8
Robert Thomai kleine neuigkeiten in der Wissenschaft 16.12.2013 Teil 9
Robert Thomai kleine neuigkeitem in der wissenschaft 16.12.2013 Teil 10
Robert Thomai kleine neuigkeiten in der Wissenschaft 16.12.2013 Teil 11

etwas kleineres neues in den geophysikalischen und kozmologischen welt (10 min, 25 dez. 2013)

Janar 2014 (shqip):
robert thomai / thomanikaj, permbledhja shkurt ne shqip e temes shkencore (ca. 10 min. 10.1.2014)


November 2015 (deutsch):
MVI 4793 Robert Thomanikaj Wissenschaftsabend 4.11.2015 (ca. 21 min. Teil 1)
MVI 4794 Robert Thomanikaj Wissenschaftsabend 4.11.2015 (ca. 30 min. Teil 2)
MVI 4795 Robert Thomanikaj Wissenschaftsabend 4.11.2015 (ca. 30 min. Teil 3)
MVI 4796 Robert Thomanikaj Wissenschaftsabend 4.11.2015 (ca. 3 min. Teil 4)
MVI 4797 Robert Thomanikaj Wissenschaftsabend 4.11.2015 (ca . 3 min. Teil 5)

November 2015 (deutsch):
MVI 4818 Die Bewegung Teil 1 robert thomanikaj (ca. 9 min.)
MVI 4821 Gravitation Teil 2 Robert Thomanikaj (ca. 3 min.)
MVI 4834 Entropie Teil 3 robert thomanikaj (ca. 5 min.)
MVI 4836 Entropie (Ergänzung) Teil 3a Robert Thomanikaj (ca. 5 min.)
MVI 4874 Elektromagnetismus der Erde Teil 4 robert thomanikaj (ca. 7 min.)
MVI 4880 Plattentechtonik der Erde Teil 5 robert thomanikaj (ca. 11 min)
MVI 4885 Relativität Teil 6 robert thomanikaj (ca. 15 min.)
MVI 4891 Wissen im Antike Teil 7 robert thomanikaj (ca. 7 min.)
MVI 4894 ART vom Einstein Teil 8 robert thomanikaj (ca. 8 min.)
MVI 4898 ich und das wissen Teil 9 robert thomanikaj (ca. 12 min.)
MVI 4899 wissen in zukunft, ewige universum, etc. robert thomanikaj Teil 10 (ca. 6 min.)
MVI 4902 wissen in zukunft, ewige universum, etc. robert thomanikaj teil 10 (Ergänzung 6 min.)

Nëntor 2015 (shqip):
MVI 4905 robert thomanikaj permbledhja ne shqip e temave shkencore ne nentor 2015 (ca. 30 min)
MVI 4906 robert thomanikaj permbledhja ne shqip e temave shkencore ne nentor 2015 (ca. 9 min.)
MVI 4907 robert thomanikaj permbledhja ne shqip e temave shkencore ne nentor 2015 (ca. 4 min.)

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Dhjetor 2015 13:54
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Per dashamirsit e shkences, ata te astronomise, kozmologjise, etj.
Diten e enjte, me 21 korrik 2016, ora 18,15, jep euronews (stacioni i lajmeve qe transmetohet ne disa gjuhe europiane) nje emision per misionin Roseta (ai sateliti qe dergohet ne nje asteroid te madh ne Hapsire). Mendoj qe emisioni eshte interesant!

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Korrik 2016 15:51
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Per ndonje te mbetur ne kete bote, ndoshta edhe nga mendja, qe interesohet akoma per shkence, po jap ketu nje shkrim timin te shkruar shpejt dhe shkurt, pra mund te isha ndalur me gjate ne shkrim e te shpjegoja ato qe kam shpjeguar ne librat e mi dhe ne filmimet e hedhura ne youtube. Po nejse, eshte nje shkrim qe u shkrua sa per te provuar nese can dot tek revista e Akademise se Shkencave, e cila del ne anglisht, por me shprese afer 1%, dhe meqe mendoj se shkrimi nuk do jete perkthyer e as botuar, sepse nuk kam marre asnje lajm qysh nga maji kur e kam nisur, po e jap ketu shkrimin. Me pare pason letra ime, pastaj shkrimi.

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shtator 2016 18:34
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
robert
Veteran ne forum

Regjistruar: 08/05/2010
Vendbanimi: Gjermani
Mesazhe: 871

Letër drejtuar Akademisë së shkencave të Shqipërisë


Të dashur e të nderuar akademikë dhe punonjës së këtij institucioni,

është hera e parë që po ju shkruaj, duke ju nisur një shkrim të thjeshtë shkencor, pa terminollogji speciale e të vështirë për një lexues të zakonshëm, me titull: “Graviteti –kjo forcë universale”, shkrim që pason në fund të disa informacioneve të tjera mbi dy libra të mi. Siç sqaron në fund edhe ky shkrim, apo siç mund të dallohet edhe nga informacionet e tjera më lart, tashmë unë dukem i lodhur për shkrime të tilla shkencore, dhe kjo vjen sepse kam vënë re, se shumë nga ato që kam shkruar dhe thënë unë po kopjohen nga gjithfarë vjedhësish në të ashtuquajturën botë anglo-saksone, gjë që tregon se shkrimet dhe fjalët e mia ndiqen dhe përkthehen në gjuhë të tjera, (pa llogaritur këtu prova të tjera që unë kam për ndjekjen dhe përkthimin fshehurazi të shkrimeve të mia). Në të njëjtën kohë, ndonëse unë u kam çuar përherë gazetave dhe TV-ve informacione mbi titujt e mi të rinj, mbi botimet e mia të reja, thjesht që ato të japin në informacionet dhe lajmet e tyre kulturore nga një njoftim të vogël për këto tituj të rinj librash, ato –me ndonjë përjashtim shumë të rallë e të ngordhur prej dy-tre sekondash– i kanë lënë në heshtje këto tituj! Gjithë kjo situatë, panvarsisht vlerës që kanë apo nuk kanë këto libra, të deprimon; e jo vetëm kaq, por edhe nuk të nxit të shkruash më! Në këtë rast humbja është jo vetëm personale, por –nëse unë kam sjellë vërtet gjëra të reja në dijet shkencore– kjo humbje është edhe kombëtare.
Është një fatkeqësi e madhe për këtë vend, është një tragjedi e hidhur për këtë shoqëri, që debati shkencor ka humbur. Shohim vetëm mburrje mbi organizime të ndryshme, si ato në disa universitete private, të gjitha vetëm për të përthithur lekë. Por nuk po shohim nga bota shqiptare idč të reja, si në fushat shoqërore ashtu dhe në shkencat natyrore! Edhe nëse mund të kemi ndonjë të re shkencore, sado të vogël apo të paverifikueshme, kjo do të kalojë nën prizmin e atyre të nënës dhe atyre të njerkës! Çfarë mund të thuash më shumë! Ju e njihni situatën aty, për t’mos thënë që jeni –pak apo shumë– aktorë të kësaj situate.
Me urimet e mia më të mirat për punën tuaj, si dhe me shpresën time më të ftohtë për botimin e shkrimit tim tek revista juaj shkencore në anglisht, Robert ...

__________________
Kush i ben qejfin vetes, eshte
budall!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Shtator 2016 18:35
robert nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė robert Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me robert (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: robert Shto robert nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto robert nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 10:22 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 13 faqe: « E parė ... « 2 3 4 5 6 7 8 9 10 [11] 12 13 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Shkenca > Fizikė dhe Astronomi > Celsi i universit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.