arturm
Veteran ne forum
Regjistruar: 06/12/2006
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 1195
|
Citim: Po citoj ato që tha Piktor
Nuk u merzita aspak arturm, as u zhgenjeva siç na mbanin me shprese dikur partizanet po te them dhe une se Shqiperia nje dite do te behet e qe te behet duhet pune dhe kohe. Edhe ata premtuan se do hame te gjithe ne, me luge floriri dhe do kishim begati. Kujt i plasi se politikanet tane hane vertet me luge te florinjta sot. Kujt i plasi se qeveritaret e kane rrogen e larte. Nga dje pabukesa sot na dolen te shendoshte dhe te mirepaguar saqe u rriti taksat nuk do ua rrise aspak rrogat popullit deri ne vitin e fushates elektorale biles thuhet se jane te mbipaguar. E pastaj do vazhdojme te jetojme me enderra se keto shkojne per te lare borxhin qe na la Saliu. Na e bene borxhin gogol. Thua se jemi i vetmi vend ne bote me borxhe.
Qe thua ti po flisja me nje mikun tim, simpatizant i thekur i Ps dhe qe ka nje urrejtje patollogjike per Berishen.
I them se ja Rama te rriti çmimet e naftes, cigares dhe duhanit - edhe Berisha i ka pas ngrejt mu pergjigj.
Ore i them do te marri me zor leket e energjise tani e tutje. - epo duam te bejme shtet me tha.
Po do kesh 50 mije lek me pak ne muaj or mik se deri tani ke pagu sa ke pagu tani do te marre nje te pesten e rroges.
Hajt se me mire do te behet se jane me te mire se Zhozi e ata qente e tjere.
Po Jozefina çfare te ka bere ty e pyes.
A thuhen ato fjale qe tha ajo turp per nje femer.
E kote te vazhdoja me tej arturm ky popull meriton kete qeveri dhe ta gezoje. Nga keta nuk kam asnje shprese se nje dite do nderrojne mendje. Jane politizuar ne ate menyre qe siç e thashe ne nje teme tjeter nuk dine te dallojne shapin nga sheqeri dhe nuk hane aspak pyka. Kur nuk hane pyka ca qe jane me te zgjuar e me shkolle prej ketyre si ky miku im as mos ki aspak shprese.
Per bese jane te gjithe politikane.
Psh Piktor.
Politika prandaj eshte politike, qe te behen te gjithe politikane.
Mendoj se nje handicap i sistemit aktual eshte barazia e votes. Vota ime vlen njelloj me ate te Varkes apo te Lules, ose vota jote eshte e barabarte me ate te me Enveristit ketu ne forum.
Kjo nuk eshte e drejte, mendoj se dikush qe voton duhet te jete, jo inteligjent se mund edhe te mos jesh i tille, por te pakten I INFORMUAR.
Por edhe e kunderta eshte e rrezikshme, sepse po te kish me shume peshe vota e "inteligjenteve/informuarve" kundrejt te tjerereve do krijohej nje lloj diktature "intelektuale", dhe kjo do ishte po ashtu e demshme.
Prandaj thuhet qe ky sistem nuk eshte me i miri, por per fat te keq akoma nuk ka nje me te mire.
Kthehemi tek muhabeti yne.
Une Piktor, nuk besoj se Rama do beje mrekullira ekonomike.
Nuk e kam besuar Berishen per kete gje dhe nuk kam pse besoj Ramen.
Kjo per nje arsye te thjeshte, sepse mundohem te jem realist.
Shqiperia eshte nje vend i vogel dhe nuk mund/duhet te beje gjera te medha. Shqiperia mbahet, dhe do mbahet, akoma per shume dhjetvjecare ne saje te emigrimit. Kaq.
E vetmja gje qe kerkoja/kerkoj une nga nje Qeveri, eshte qe te krijoje nje minimum shteti ligjor dhe nje minimum infrastrukture materiale dhe teknollogjike.
Keto shpresa deri tani me Berishen nuk mu realizuan. Shpresoj tek Rama, jo qe te beje mrekullira se nuk i ben dot, por te pakten ta sjelli vendin ne binaret nga te cilet e nxorri Berisha duke filluar qe nga 1990.
Po krijoi nje minimum shteti ligjor, nje minimum administrate kompetente dhe te qendrueshme, dhe nje minimum infrastrukture per 4 vjet, bravo i qofte, perndryshe le te iki se nuk e ka sjelle zoti.
Diferenca midis ne te dyve eshte se ti, pa e kuptuar, po sillesh si ai qe merrje si shembull ne tregimin tend.
Kush eshte alternativa jote ndaj Rames? Berisha (sepse une tjeter alternative nuk shof, dhe nuk ka).
Atehere kot qe flasim.
Nqs ne PD. me humbjen e zgjedhjeve do te kishte nje analize dhe riformim te partise, atehere ti mund te propozoheshe me nje alternative te re, perndryshe cfare po na thua? Te kthejme Berishen? Nuk e di, ma sqaro kete.
Une mendoj qe nje analize te punes se Rames mund ta bejme nga fundi i vitit, le te shofim.
Rama ka nje mandat 4 vjecar, le ta leme te punoje, natyrisht duke e kritikuar nqs nuk vepron drejt, por natyrisht UNE NUK DO JEM KETU DUKE TE MBROJTUR TY RAMEN NQS POPULLI E HEDH ME VOTE PAS 4 VJETESH. NDOSHTA EDHE UNE S'JA JAP VOTEN TIME PAS 4 VJETESH (ashtu si nuk ja dhashe per mandatin e 4 per Kryetar Bashkie)
Po iku, duhet te qerrohet nga politika dhe t'ja leje vendin nje tjetri, perndryshe, nqs do humbi dhe do beje akoma gam gam ne opozite, une do kem te pakten kurajon qe mos te flas me per te.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|