Deb*
different
Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515
|
Re: Rekord 485 dasma ne nje jave.....
Citim: Po citoj ato që tha BIONDIA
Rekord dasmash ne Qarkun e Elbasanit. Sipas te dhenave te mbledhura nga njesite vendore, lokalet apo restorantet, gjate javes qe kaloi, ne shkalle prefekture lidhen kurore rreth 485 cifte. Te gjitha lokalet kane qene te prenotuara, madje disa prej tyre qe 6 muaj apo nje vit me pare. Dasma ka pasur me bollek, si ne qytet ashtu edhe ne fshat. ...nje dasme shkon mesatarisht 20-25 mije euro me te gjitha shpenzimet, shume kjo me te cilen cifti mund te bleje edhe nje strehe te re. Por ka edhe dasma qe shkojne nga 50-100 mije euro, ku nenkuptohet tek te pasurit qe bejne dhurata edhe apartamente, makina, elektro-shtepiake dhe gjera luksi. Te holla pa hesap shpenzohen sidomos diten, ose naten e dasmes. Dhe ata qe dalin me te fituar jane orkestrantet dhe kengetaret. Kjo eshte stina e arte per kete kategori, pasi akordet behen muaj me pare. Orkestrat paguhen nga 200 mije, deri ne 1 milione leke nese ka edhe kengetarin brenda dhe kur eshte teper i njohur.
Mjaft te fituar nga ceremonite e dasmave dalin edhe restorantet. Nje cift dasmoresh ne Elbasan paguan mesatarisht 5 mije leke. Por ne lokale te vecanta menyja shkon edhe ne 6-8 mije leke. Sallonet e bukurise jane duke bere kerdine. Per t'u zbukuruar vetem per nje nate nje nuse duhet te shpenzoje nga 30-50 mije leke. Ketu behet fjale vetem per nuset e zakonshme, se per ato te "alta modes" shpenzimet jane marramendese dhe shkojne nga 200-300 mijen leke. Ka sallone bukurie qe marrin persiper te gjithe kompozimin e dasmes, duke filluar me zbukurimin e baneses, lokalit, makines, madje edhe pallatit e rrugices. Sallone te tilla paguhen shume shtrenjte, nga 100 mije, deri ne 300 mije leke. Biznes behet edhe me fustanet e nuseve. Ato levizin nga 30 mije, deri ne 100 mije leke. Por ka edhe fustane te rralle qe shkojne nga 300-500 mije leke.
Pjese e ketij gezimi jane kameramanet, fotografet, makinat luksoze te nuseve, limuzinat, veshjet, fishekzjarret, embelsirat, peshqeshet etj. Keshtu qokat jane te pafund dhe shpesh familjeve te zakonshme u duhet te punojne gjithe jeten qe te bejne nje dasme. Mjaft karakteristike jane skenaret e dasmave ne zona te ndryshme te Elbasanit. Ne qytet ka dasma nga te gjitha llojet deri tek mondanet. Ajo qe te gezon kohet e fundit eshte fakti se mjaft familjare i jane kthyer dasmave te tradites, ku nuk mungojne kenget e vjetra, kostumet popullore, sazet popullore, pajtonet e nuseve etj.
Me cuditi ky lajm jo se po martohen njerezit se gezime pacin por ne nje qark ku papunesia eshte shume e madhe dhe varferia ka arrit kulmin keto shpenzime me duken te "cmendura" ...
Dhe keto dasma jane bere ne muajin Gusht?! Mesa di une Shqiptaret nuk bejne dasma ne muajin Gusht, apo jam gabim?
__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|