Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Shqiptarėt
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Shqiptarėt

Faik Konica
- Çelësat për të kuptuar jetën dhe natyrën e tyre
Për të kuptuar historinë e një populli është e nevojshme të studiohet natyra e tij, por një studim i paanshëm është i vështirë, për shkak se dëshmitari mund të ketë ose një qëndrim të keq, ose një simpati të pambështetur, sipas përvojës vetjake që ka. Prandaj unë do të përpiqem të jap një vështrim të shkurtër për këtë çështje të veçantë, duke e parë nga disa kënde.
Së pari: ka shumë rëndësi të dihet se fyerja më e rëndë në Shqipëri është ta quash dikë të pabesë, pra që nuk është besnik. Shumë nga rastet e gjakmarrjeve kanë pasur si pikënisje akuzën për pabesi. Natyrisht, kjo nuk do të thotë se në Shqipëri nuk ka njerëz që tradhtojnë, por na tregon pa u gabuar cila është kërkesa themelore për sjelljen, idealin që synohet (besa).
Në Greqinë e sotme fyerja me e rëndë për një njeri është ta quash analfabet dhe të trashë, pra ideali i fqinjëve jugorë të Shqipërisë është zgjuarsia në vend të karakterit të fortë.
Siç e thotë një fjalë e urtë, që përmendet shpesh kudo në Shqipëri, shqiptari për një plesht djeg jorganin, që do të thotë se është i padurueshëm dhe i krisur.
Një rregull tjetër shumë i bukur për sjelljen është thënia se “koka e falur nuk pritet” që do të thotë se kur armiku kapet ose nënshtrohet, nuk ka pse të vritet. Historiani bizantin Nikifor Gregoras, për të cilin mund të thuhet pa dyshim se nuk ka qenë proshqiptar, na pohon faktin se shqiptaret as nuk i vrasin e as nuk i kthejnë në skllevër armiqtë e mundur..Ka një rregull shqiptar të njohur botërisht e të provuar në jetë: gruaja është e paprekshme.
Edhe në gjakmarrjen dhe në luftërat me të egra gratë nuk janë qëlluar. Kur dikush ka armiq që i gjuajnë rastin për t’i marrë hakun dhe e ka ngushtuar nevoja për të bërë një rrugëtim, ndodh që ai, për ta bërë rrugën i sigurt, merr me vete një grua, ndonëse një veprim i tillë quhet paburrëri. Madje edhe cubat e rrugës së madhe e respektojnë këtë rregull.
Nja dyzet vjet me parë gjithë shtypi i botës u mbush një ditë me lajmin për një bëmë trimërore: një tren ndërkombëtar që shkonte nga Parisi në Stamboll, u ndal nga banditët në Traki. Të gjithë udhëtarët burra i detyruan të zbrisnin nga treni me plaçkat në dorë dhe ua rropën te gjitha gjërat e çmueshme, kurse kryetari i bandës u tha grave të qëndronin nëpër vende dhe disa herë u kërkoi të falur për shqetësimin që u shkaktuan. Nga urdhrat që ai u jepte shokëve të vet në gjuhën shqipe, u bë e njohur kombësia e banditëve.
Me interes është mendimi i turqve, sepse ata kanë qenë me shqiptarët për pesë shekuj. Të gjithë historianët turq flasin për kokëfortësinë e shqiptareve. Arnaud-iunud (shqiptarët kokëngjeshur), është një shprehje e ngulitur në kronikat e vjetra. Veç kësaj turqit mendojnë se shqiptarët janë kokëshkretë. “Ka një damar shqiptari” është një thënie e zakonshme e turqve.
Sipas mendimit të komandantëve të vjetër turq të ushtrisë, shqiptari është një luftëtar shumë trim dhe i shkëlqyer për të sulmuar armikun ose për të marrë një vend me sulm, por është indiferent kur vjen puna që rrethanat kërkojnë një taktikë mbrojtese. Sipas vlerësimit të turqve, shqiptari është i zgjuar “Ajaz Pasha i përkiste kombësisë shqiptare, e megjithatë ishte jashtëzakonisht i zgjuar”
Sipas turqve, një tipar tjetër karakteristik i shqiptarëve është dashuria për paratë; ata janë gjithnjë të gatshëm t’u hyjnë aventurave më të rrezikshme, po të jetë se e shohin që del me fitim. Në kohët e Perandorisë Turke të vjetër, ata tregonin një histori: “E pyetën shqiptarin: a do të shkosh në ferr?”Ai u përgjigj: “Sa të paguajnë atje?”
Plutarku na njofton, - shkruan kolonel Liku, - se Pirroja ka qenë një oborrtar i zellshëm dhe i kujdesshëm, kur ishte i ri e kërkonte miqësinë e njerëzve të fuqishëm. Ky është në përgjithësi karakteri i shqiptarëve. Ata janë të shqetësuar për të siguruar favoret e eprorëve të tyre dhe u rrinë besnik sa kohë që paguhen në rregull. Rebelimet e tyre, që ndodhin aq shpesh, përgjithësisht i shkakton shpërdorimi i besimit nga punëdhënësit, të cilët shpesh i hyjnë një ndërmarrjeje papasur mjetet e mjaftueshme monetare, duke shpresuar se do t’u shtohen paratë, kur të korrin sukses.
Shqiptaret, që përgjithësisht janë më të varfër se turqit,janë me të përmbajtur në kërkesat e tyre, janë më të duruar e të qëndrueshëm, janë më të vuajtur që nga fëmijëria”.
Në një vend tjetër koloneli Lik bën këto vërejtje:“Ndryshe nga turku dembel e fodull ose nga fshatari grek i varfër, që ka humbur gjithë gjallërinë nga pasojat e mjerimit dhe heshtjes së vazhdueshme, këta shqiptarët janë të dalluar për veprimtarinë e tyre të palodhur. Çdo pikë mbizotëruese pranë rrugës kam parë se e kanë zënë një ose disa prej tyre, në kohën që me dilte para syve, dhe dukej sikur bënin një garë se kush do ta arrinte më parë .Gjithë pyetjeve për topografinë ata u përgjigjen me përpikëri dhe me zgjuarësi të madhe, ndërsa shpërblimi më i mirë për ta është leja që u jap të shohin me goniometrin tim. Nuk ka gjëra me të ndryshme nga njëra tjetra se sa sjellja e shqiptarëve dhe sjellja e osmanëve, që janë qeniet njerëzore me dembele eflegmatike, me përjashtim te rastit kur i lëviz nga vendi ndonjë nxitje e jashtëzakonshme”.
Hobhauzit, mikut të Bajronit e që u quajt me pas lord Brauton, i kishte bërë shumë përshtypje ndjenja kombëtare si një tipar i shqiptarëve.
“Këtu ka, thotë ai, - një shpirt pavarësie dhe dashuri për atdheun nga gjithë populli e kjo në një masë të madhe,mënjanon dallimin e thellë që vihet re në pjesët e tjera të Turqisë ndërmjet pasuesve të dy/eve. Kështu, kur banorët e viseve të tjera i pyet se çfarë janë, ata përgjigjen: “Jemi turq” ose “Jemi të krishterë’ ndërsa banori i këtij vendi përgjigjet: “Jam shqiptar’... Ndjenja kombëtare bie fort në sy në karakterin e tyre. Nëse ndonjë prej tyre largohet nga vendi dhe duke rrugëtuar merr vesh se një bashkatdhetar i tij banon në një fshat pranë të cilit mund të kalojë, ndonëse nuk e ka parë e as nuk ka dëgjuar ndonjëherë për të, ai ndërron rrugë dhe shkon për ta takuar. Disa herë kam qenë dëshmitar i gëzimit që ata shprehin kur takohen kështu rastësisht, e shfaqin me haptas se sa i tregojnë ndjenjat dy angleze miq në këto rasa. E gjithë mënyra e sjelljes së tyre është e përzemërt dhe kur, pas një mungesë të shkurtër, ndodh që një shqiptar ndesh një të njohur, i jep dorën e djathtë dhe e puth në faqe dhe po kështu bëjnë kur ndahen, ndërsa po të jenë takuar në rrugë, kur largohen ca njëri nga tjetri, qëllojnë me pistoletë ose me pushkë”.
Po kështu një autor francez i shekullit te nëntëmbëdhjetë, admirali Zhyrjen dë Ia Gravjerë, i cili, si komandant i flotës franceze në Mesdheun Lindor për shumë vjet, u kishte bërë një studim të thelluar shqiptarëve, ka venë në dukje se “Kombësia i bashkon shqiptarët shumë më tepër sesa i ndan feja”.
Vëzhgimet e Hobhauzit për frymën kombëtare janë me interes të veçantë për studiuesin, sepse ndërmjet viteve 1878 dhe 1920 serbët e greket, këta humoristë të pavetëdijshëm, vazhdimisht janë përpjekur që, kundër formimit të një shteti shqiptar, të shfrytëzojnë argumentin se nuk ekziston kombi shqiptar. Fuqitë e mëdha kanë qeshur me ta, madje një diplomat bën një pyetje, pa i mëshuar fort, se a ka një gjë të tillë që quhet kombësia greke, të dalluar nga kisha greke.
Hobhauzi ve re se shqiptarët “nuk janë me shpirt të keq dhe kur bëhen të pamëshirshëm, kjo nuk vjen aq nga parimi i hakmarrjes sesa nga pasioni i çastit. Tradhtia është një ves që zor se e gjen ndërmjet tyre”.
“Kënaqësia e tij me e madhe, - shkruan Hobhauzi, - kur nuk është i zënë me luftë, është të ngrohet në diell, të pijë duhan, të hajë, të pije raki, të dremisë ose të vijë rrotull në kopshtin rreth kasolles se vet, duke i rënë lahutës me një melodi te vetme. Ndonëse është i ngeshëm, përsëri ai është i padurueshëm dhe i gatshëm të rrëmbejë pushkën e të fshihet në pyll me thirrjen e parë te prijësit të vet.
Siç thotë Taciti, natyra e njeriut është çuditërisht e paqëndrueshme, kur po ata njerëz janë sa përtacë, aq edhe të pakënaqur që prehen... Por ngathtësia ose me mirë urrejtja për punën, që vërehet te ky popull, në asnjë mënyrë nuk shoqërohet me atë pamje rëndësie e dembellëku që e sheh përgjithësisht tek turqit. Përkundrazi, shqiptarët janë të gjallë, madje edhe lozonjarë; ndonëse lojërat e tyre popullore nuk janë shumë aktive, përsëri ata kur lozin tavëll dhe lojëra të tjera ulur, e tregojnë kënaqësinë me shpërthime të forta të qeshurash ose me shenja të tjera gëzimi fëmijëror. Gjithashtu, libri i Hobhauzit e bën Bajronin që të mos shkruante shumë gjatë për Shqipërinë. Poeti na e thotë vetë kështu: “Për Shqipërinë dhe banorët e saj nuk kam dëshirë të zgjatem shumë, sepse këtë do ta bëjë shumë mire bashkudhëtari im në një libër, që ka shumë mundësi të dalë nga shtypi përpara këtij (“Çajld Haroldi”, e prandaj as dua ta ndjek atë, as t’i dal përpara”. Pastaj Bajroni bën disa vërejtje kureshtare për shqiptarët dhe malësorët skocezë: “Arnautët ose shqiptarët me kanë bërë përshtypje të fortë me ngjashmërinë që kanë me malësorët e Skocisë nga veshja, shtati dhe mënyra e jetesës. Edhe malet e tyre dukeshin si të Kaledonisë, vetëm me një klimë më të butë. Fustanella e tyre, ndonëse e bardhë, ndryshe nga kelti, shtati i thatë e i gjallë, e folmja e tyre që tingëllon si keltishtja dhe zakonet e tyre të rënda, që të gjitha me kujtonin Morvenin”.
Nënës së vet Bajroni i shkruante: “Mua me pëlqejnë shqiptarët” dhe letrat e tij dërguar nënës nga Shqipëria janë plot me hollësi piktorike.
Një klerik i kishës së Anglisë, hirësia T. S. Hjuz shkruan:“Nga temperamenti shqiptarët janë pak grindavece dhe rallë ta falin goditjen; pa asnjë dyshim nuk u mungon talenti e mprehtësia dhe është një fakt i shënuar që tre burrat me të mëdhenj që ka nxjerrë Turqia ne këtë shekull, që të gjithë e kanë prejardhjen nga Shqipëria”.
Xhorxh Finlej, historiani i kryengritjes greke,I cilëson me këto fjalë:
“Hidriotët e të gjitha shkallëve shfaqin karakterin e veçantë të racës shqiptare: ishin krenarë, fodullë, të pashtruar dhe të etur për fitim. Parësia (domethënë shtresa e lartë), ishin ziliqare dhe kërkues, populli ishte I pagdhendur dhe i dhunshëm. Por që te dyja palët kishin disa virtyte të shkëlqyera dhe dalloheshin prej grekeve sepse e donin të vërtetën dhe ishin të ndershëm kur plotësonin atë që merrnin përsipër”.
Për një mendim të fundit nga britanikët do vijë në kohën tonë dhe do të citoj te nderuarin Sër Edvin Piërz, i cili ka pasur një përvojë pothuaj prej gjysmë shekulli me shqiptaret dhe prandaj meriton plotësisht të quhet autoritet. Pesë cilësitë që ai i rendit si karakteristika të shqiptarëve janë: kalorësia, mirësjellja, pavarësia, toleranca, besnikëria. “Ata kanë zgjuarësi, - thotë Sër Edvin, - dhe një dinjitet e mirësjellje që të bën përshtypje të mirë”. Ai e pranon se e kanë si te metë tiraninë:“Shqiptari i veriut jashtë vendit të vet e ka treguįr veten
një tiran të pazotin, - thotë Sër Edvin, por, - shton ai në mënyrë domethënëse, - pika për të cilën unë po tërheq vëmendjen këtu është se ndërmjet tyre ka pasur edhe një përzierje gjaku serb.
Dhe pikërisht kjo është çështja, sepse sa here ka ndodhur që shqiptarëve t’u ketë munguar instinkti i kalorësisë, për të mos e prishur atë që është më i dobët, gjithmonë ka dalë se një shqyrtim i imët ka treguar që ata kanë qenë shqiptarë të përzier me sllavë.
E vlen të vihet në pah askush në këtë galeri vëzhguesish, me sa duket, nuk e ka gjetur karakteristikën me kryesore të shqiptareve e pikërisht atë, pa njohjen e së cilës historia e tyre do të mbetej një mister, pra individualizmin e tyre.

VËSHTIRË T’I BËSH NË NJË MENDJE
“Një nga përshtypjet me të forta, - thotë dr. Luisi, - që më ka lënë kontakti i gjatë me popullsinë shqiptare, është me siguri kjo: që te çdo shqiptar ka një njeri me vetëbesim. Çdo individ, qoftë i zgjuar ose budalla, ka një aftësi të habitshme për të vendosur vetë dhe e ve në kartë pasurinë e gjakun e tij në një mënyrë prej biznesmeni. Ne një situate të paqartë, kushdo pa asnjë kufizim, qoftë i madh ose i vogël gjykimi i tij, merr pjesë në mënyrë të ndjeshme e ndërkaq secili është gati të marrë një nismë të fuqishme. Shkurt, nuk ka masa indiferente në Shqipëri”.
Mungesa e kësaj fryme të kopesë mund të jetë interesante, po ajo ka pasur pasoja fatale për unitetin e Shqipërisë. Për shkakun se shqiptari gjithmonë ka dashur të marrë pjesë personalisht, drejtpërdrejt, madje edhe pa ndërmjetësinë e delegateve, për diskutimin e çështjeve të gjithë shoqërisë, ideja e tij për qeverinë nuk i ka kapërcyer kufijtë e qytetit ose të malit të tij. Ashtu si për greket e lashtë dhe italianët e mesjetës, ideali i shqiptarit ka qenë qyteti-shtet. Dhe kur një nevojë kombëtare kërkonte unitetin e veprimit, vetëm pas bisedimesh pa fund arrihej të vendoseshin masat e përbashkëta që do te merreshin ndonjëherë tepër vonë. Sa herë që në të kaluarën është pushtuar Shqipëria, gjithmonë kjo ka ndodhur për shkak se ka munguar një qëndrese e bashkërenduar. Jo shumë larg, në fund të shekullit të tetëmbëdhjetë autorët angleze e francezë flasin për Shqipërinë si konglomerat i një numri të madh republikash të vockla dhe njësish gjysmë feudale, nganjëherë të lidhura në grupe, nganjëherë krejt të veçuara e te mënjanuara, që e njihnin sulltanin si një sundimtar të largët e të papërcaktuar, i cili nuk ndërhynte në qeverisjen lokale.
Është interesante të krahasohen dy sundimtarë te Shqiprisë në vitet e fundit të shekullit të tetëmbëdhjetë dhe në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë: Ali Pashë Tepelena në Jug dhe Karamahmud Pashë Bushatiliu në Veri. Që të dy kanë qenë shqiptarë dhe që të dy kanë pasur sukses. Por, Ali Pashën e urrenin, sepse me gjithë padijen dhe krimet e tij, ai e kishte nocionin e një bashkimi të disiplinuar dhe me dorë të përgjakur i shtrëngoi t’i bindeshin një autoriteti qendror, duke i shpartalluar pa mëshirë ata që do të kundërshtonin, ndërsa Karamahmudin e donin, sepse ai kishte konceptin tradicional për një qeveri që nuk ndërhyn dhe mban tolerancën patriarkale kundrejt mosmarrëveshjeve lokale.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2011 20:16
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vizioner
...ne Timon

Regjistruar: 23/11/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 6857

Angry

Shqiptarėt

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re falja-e-bajramit.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 16 herė.

Fotoja e dites.

Injoranca shqiptare, me prapanicen perpjete, ne mes te nje sheshi-rruge publike!!!

__________________
I am the author of my life;
unfortunalty, I'm writing in pen & can't erase my mistakes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Nëntor 2011 11:39
Vizioner nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vizioner Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vizioner (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vizioner't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vizioner Shto Vizioner nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vizioner nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Eria
... smile ...

Regjistruar: 19/10/2005
Vendbanimi:
Mesazhe: 10645

Re: Shqiptarėt

Citim:
Po citoj ato që tha Vizioner
Fotoja e dites.

Injoranca shqiptare, me prapanicen perpjete, ne mes te nje sheshi-rruge publike!!!




Me ben cdo vit pershtypje kjo gje.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Nëntor 2011 12:03
Eria nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Eria Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Eria (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Eria Shto Eria nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Eria nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 12:59 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Shqiptarėt

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.