Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Sharl Bodler
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Sharl Bodler

Sharl Bodler

1821: Më 9 Prill lind në Paris Sharl Bodler.

1831/1836: Sharl Bodler vjen të mësojë në Kolegjin local mbretëror. Një emërim i ri, ku Bodleri do të frekuentojë liceun e famshëm Luis-le-Grand.

1839/1842: Sharli hyn për pak kohë në Fakultetin e drejtësisë, por është tërësisht I tërhequr pas letërsisë, sidomos pasi është njohur me artistë të tillë si Balzak e Verval. Spikat fortë dëshira për një jetë të ç’rregullt, dëshirë kjo që e detyron familjen ta nisë për një udhëim të gjatë turistik në Indi. Bodleri, pasi qëndron pak kohë në ishullin Maurice, e ndërpret rrufeshëm udhëtimin dhe kthehet në Bordo. Në Francë hyn në zotërim të trashëgimisë së të jatit e lidhet me artisten mulate Jeanne Duval. Bukuria ekzotike, sensualiteti epshëror, magjia turbullkuese, janë tema të shumë lirikave të pjesës së parë të librit.

1845/1846: Debuton si kritik arti me dy vepra; ndërkaq vazhdon të bëje një jetë të shthurur e me mjaft shpenzime, duke eksperimentuar së bashku me miqtë e tij artistë, rebelë si vetë ai, efektet e hashishit dhe pasioneve më të shfrenuara të ndjenjave. Fillojnë të shfaqen vargjet e para në shtypin e përditshëm, së bashku me studime e artikuj të temave të ndryshme.

1847: Boton novelën “Fanfarlo” që përbën një lloj autoportreti ironic dhe përkthen poemën e famshme “Korbi” të shkrimtarit amerikan E.A Poe, me të cilin ndjen një afërsi të theksuar e për të cilin do të shkruajë ese mjaft të bukura e analitike. Suksesi saj i madh do t’i jepte një shtysë akoma më të fortë pasionit të tij për poezinë. Ndërkaq, forcon nje lidhje dashurie me artisten me “sy të gjelbër” Marie Daubrun, shpesh e pranishme si burim frymëzimi në pjesën qëndrore të “Luleve të së keqes”

1848: Bodleri është në mes të barrikadave, i ndezur nga idelaet revolucionare, që do t’i braktisë më vonë përfundimisht pas grushtit të shtetit të L. Napoleonit më 2 dhjetor 1851.

1857: Botimit të parë të paralajmëruar të “Luleve të së keqes” gjykata i përgjigjet me një gjobë prej 300 frangash, për krimin e përdhosjes së moralit të shoqërisë, duke i hequr botimit gjashtë poezi. Në këtë kohëperëndon edhe ylli i artistes M. Sabatier të frekuentuar prej 5 vjetësh e fortësisht të idealizuar nga Bodleri, deri në atë pikë sa shumë biografë besojnë se kjo mund të ketë qenë shkaku i thyerjes së raportit të tyre. Dëshmi të shkrimtarëve bashkëkohorë që vizitonin të njëjtin salon me poetin, e përhskruajnë atë si një grua me një inteligjencë të jashtëzakonshme e një bukuri të rrallë.

1864/1865: Gjashtë poema të vogla në prozë shfaqen në “Le Figaro” nën titullin “Le spleen de Paris”, ndjekur nga dy në “La Vieparisienne”, tre në “L’Artiste”. Në Belgjikë, ku shkon për t’u kuruar, një revistë I publikon poemën në prozë “Qentë e mirë”.

1866: Botohen 23 poezi të reja nën titullin “Mbeturinat”. Në fund të marsit Bodleri goditet nga një paralizë që i heq mundësinë për të folur.

1867: Pas transportit nga Belgjika, në një shtëpi mjekimi në Paris Bodleri nuk jep shpresa për përmirësim dhe vdes më 31 Gusht.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Modifikuar nga volter datė 25/05/2005 ora 11:40

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Maj 2005 11:17
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Bashkebisedim

Bashkebisedim

Ti je nje qiell i bukur vjeshte, roze e tere ciltersi!
po si nje det, trishtimin ngjit mbi mua duke u dridhur,
e le pas duke rreshqitur mbi buzet e mia mavi,
kujtimin pervelonjes te baltes se tij te hidhur

Dora jote pershkon me kot gjoksin tim qe lengon:
mikja ime, s'eshtye vetem nje vend i shkrumbuar,
prej thonjeve dhe dhembeve te grave, ajo qe kerkon.
Ndaj mos kerko me: Zemren bishat ma kane gllaberuar.

Zemra ime eshte nje pallat prej turmes i perdhosur;
brenda saj njerezit dehen, zihen, ngelen te sakatosur!
Parfumi i embel i qafes tende sec po me ndjell...

A do pra, kamzhik i rende shpirtrash, ti Bukuri!
Me syte zjarrt' qe shndrisin si ne dite festash nje qiell,
ato mbeturinat e lena prej bishave ti kthesh ne hi!


Sharl Bodler, Lulet e se keqes

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 25 Maj 2005 11:32
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
moonlight
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/04/2010
Vendbanimi: bjhguijhmnbjkhl
Mesazhe: 656

Shtrati i dashnoreve

Shtrati yne do të jetë i parfumuar
e divanet perreth, të thellë si varre
stolisur plot lule të rralla
mbledhur enkas nëpër qiej.

Duke djegur prushin e fundit,
zemrat tona do bëhen pishtarë
e do hedhin një dritë të dyfishtë
në zemrat tona si dy pasqyra binjake.

Në një mbremje në rozë e blu mistike
ne do të reflektojme të njejtën dritë
përzier plot vaj, rrënkime e lamtumira.

Pastaj një Engjell
duke hapur portat
e qiejve do na ringjallë
e flakët e shuara do rimarrin jetë,
e ne do të jemi përsëri së bashku
besnikë e të lumtur…

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 01 Nëntor 2014 11:23
moonlight nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė moonlight Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me moonlight (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: moonlight Shto moonlight nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto moonlight nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:02 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Figura te shquara botėrore > Sharl Bodler

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.