Cindi
larguar
Regjistruar: 01/09/2005
Vendbanimi: arratisur
Mesazhe: 2664
|
Citim: Po citoj ato që tha lost_soul
s'ka problem per eksperiencen.. me aq sa kemi degjuar...
une zgjedh ameriken (duke perfshire edhe kanadane )
per trajtimin e barabarte te njerezve ne rradhe te pare,
per mundesite per t'u bere kushdo,
per hapsirat qe kane (ne europe njerezit jane te ngjeshur si sardelet ne kuti)..
per mendjen e hapur qe kane njerezit..
keto me shkojne ne mend tani per tani
Ti Kanadez mos u ngaterro shume me Amerikanet se ne jemi me lart se ju
I pranoj te gjitha sa permend losti dhe me teper votoj "per mendjen e hapur qe kane njerezit". Ky fenomen nuk ndodh kurresesi ne vendet europiane, media dhe propaganda bejne brainwash there. Ne Amerike dhe ne Kanada gjen cdo lloj informacioni dhe ke te drejte te shfletosh dhe lexosh te gjitha opsionet dhe artikujt dhe je i lire te zgjedhesh kush te duket me e llogjikshme.
Do te shtoja :
1. Ligji eshte i persosur.
2. Te jesh ne Europe nuk ke mundesine ekonomike te bredhesh gjithe boten. Te jesh ne Amerike mund te bredhesh ku te duash. Mundesia ekonomike eshte me e madhe.
3. Kreditet bankare funksionojne shume me mire ne Amerike se sa ne Europe. Qe vitin e pare ti je ne gjendje te blesh shtepi (kuptohet me kredi). Kjo gje eshte absurde te ndodhi brenda nje viti ne Europe.
4. Trajtimi i pacienteve neper spitale eshte shume me i persosur ne Amerike se sa ne Europe.
5. Sjellja e punonjesve ne te gjitha dikasteret kudo qe te shkosh, pa dallim rrace, moshe, profesioni eshte ne lartesine e duhur ne Amerike dhe le shume per te deshiruar ne Europe, ku te perplasin deren ne turinj dhe te trembin me sjelljen dhe tonin arrogant.
6. Trafiku ne Amerike eshte absolut dhe shume respect ndaj kembesorit. Ne Europe me mire harroje kete dhe kij kujdes mos te marrin motorat koken. Rruget jane te mirembajtura dhe zbatohen me perpikmeri te gjitha kodet per ambjentin. Punoj vete ne kete fushe dhe flas me garanci, deri edhe ku do te kalojne breshkat mendojne.
7. Te jetosh ne Amerike, shume here te duket se ke bredhur ne te gjithe boten. Azhornohesh me te gjitha kulturat, duke filluar qe nga ngrenja-gatimi, zakonet e popujve, festivalet e ndryshme, komunitetet e rracave te ndryshme, galerite e arteve etj, etj.
8. Ne Amerike ke mundesi te jetosh ne cdo shtet ku ti mund te perballosh standartin e jeteses. Kjo gje nuk ndodh ne Europe, shtrenjtesia eshte fenomen qe po e vret Europen nga dita ne dite.
9. Sistemi aresimor do te thoja eshte me i larte dhe me unik ne Europe se sa ne Amerike, flas ketu per shkollat fillore, te mesme dhe gjimnazet. Universitetet kane game me te gjere.
10. Sigurimet shendetsore dhe benefitet sociale jane me te mira ne Europe se sa ne Amerike (perjashtoj ketu Kanadane). Kuptohet per keto benefite europiani ka luftuar me shekuj. Por do te shtoja qe meqe pagesa ne Amerike eshte me e larte ne nje fare menyre edhe mund te perballohet. Por megjithate le shume per te deshiruar per tu bere nje lloj unifikimi i siguracioneve shendetsore.
11. Jeta behet me e mire ne Europe se sa ne Americe. Njerezit atje jane me te hapur dhe dine ta jetojne jeten (e kam fjalen me teper per Europen jugore). Ne Amerike shoqeria eshte shume e mbyllur (shtepia ime, makina ime, bacja ime, pushimet e mia, puna ime, familja ime, etj, etj) Ndiqet parrulla "Asnje nuk me do mua, dhe asnje nuk duhet te dua" Por megjithate jane njerez te sjellshem, te dashur (fallco), te paster dhe mund te shkosh per lunch shume kollaj me ta.
Shoke kur te me kujtohen te tjera do ti shtoj se u lodha per momentin.
Rrofsh Losti per temen qe hape se edhe une me ne fund u zbraza duke bere balancin qe me mundonte tere keto vite dhe akoma nuk po qetesohem me keto ndryshimet Europe-Americe
__________________
arratisur syrgjynosur...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|