Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Imazhi i Shqiperise ne bote....???
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
heathcliff
i larguar.

Regjistruar: 12/02/2007
Vendbanimi: brenda vuajtes.
Mesazhe: 555

Question

Imazhi i shqiperise ne bote....???

prsh te gjitheve....
po e hap kete teme me synimin qe te pasqyrojme brenda mundesive tona cili eshte imazhi i vertete i shqiperise dhe shqiptareve ne bote?
besoj se secili prej nesh mund te thote dicka qofte ata qe jane ne shqiperi apo jashte saj, pasi qe edhe ata qe jetojne ne shqiperi jane te mirinformuar per aktualitetin e perditshem,,,,,
pyetja eshte e thjeshte por interpretimi duket mjaft i veshtire....
ja nje shembull,,,,
imazhi i shqiptareve ne greqi......
kam degjuar se per ti frikesuar femijet, greket u thone atyre , hajde se do te te haje shqiptari.... kjo ka ndodhur vite me pare , uroj te kete ndryshuar por jam skeptik per kete,,,,
a e njohin shqiperine dhe shqiptaret?
si na njohin ?
a na paragjykojne?
a na mbeshtesin?
po ne cbejme per te percjell imazhin e shqiperise ne bote?!



flm qe e lexuat....

__________________
....i premtova vetes te mos hesht dhe heshtjes te mos flas.... s.o

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Mars 2007 12:04
heathcliff nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė heathcliff Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me heathcliff (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: heathcliff Shto heathcliff nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto heathcliff nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Re: Imazhi i shqiperise ne bote....???

Citim:
Po citoj ato që tha heathcliff
prsh te gjitheve....
po e hap kete teme me synimin qe te pasqyrojme brenda mundesive tona cili eshte imazhi i vertete i shqiperise dhe shqiptareve ne bote?
besoj se secili prej nesh mund te thote dicka qofte ata qe jane ne shqiperi apo jashte saj, pasi qe edhe ata qe jetojne ne shqiperi jane te mirinformuar per aktualitetin e perditshem,,,,,
pyetja eshte e thjeshte por interpretimi duket mjaft i veshtire....
ja nje shembull,,,,
imazhi i shqiptareve ne greqi......
kam degjuar se per ti frikesuar femijet, greket u thone atyre , hajde se do te te haje shqiptari.... kjo ka ndodhur vite me pare , uroj te kete ndryshuar por jam skeptik per kete,,,,
a e njohin shqiperine dhe shqiptaret?
si na njohin ?
a na paragjykojne?
a na mbeshtesin?
po ne cbejme per te percjell imazhin e shqiperise ne bote?!



flm qe e lexuat....



Kjo eshte me te vertete :---TEMA ME SERIOZE-----DHE QE DUHET TE NA SHQETESOJE TE GJITHEVE ,te pergezoj per gjetjen..Sepse temat e tjera jane sa per muabet ,shty kohen,kjo eshte tamam Teme qe ka lidhje me te ardhmen tone ne familjen Europine,

                ---- Mendimi im eshte se imazhi yne jashte eshte negativ dhe ne te gjithe duhet te mendojme rruget dhe mjetet si ta ndryshojme kete imazh

  --------- .Nuk ka shume rendesi imazhi yne ne Greqi pasi ata jane nje shtet armik ndaj nesh , sepse ata mbajne nje ligj lufte kunder nesh ,keshtu ska kuptim te diskutosh per opinionin e armikut

------ Por ka shume rendesi imazhi qe ne kemi ne Europen perendimore,dhe ketu ne calojme ,ndaj duhen gjetur menyrat si te ndryshoj ky imazh

 -------------- Une mendoj se per tendryshuar imazhin e keq qe kemi ne Europe ne duhet tu kerkojm ambasadave tona ne keto vende te rrisin aktivetet e tyre diplomatiko kulturor ne dobi te Shqiperise ,duke filluar me ndonje sponsorizim ne mediat e huaja ( tv,gazeta ,ne vendet ku jane) ku te flitet me nota pozitive per Shqiperine , duke ftuar njerezit tane te kultures,atit ,etj, te bejne takime me kolegete tyre ne vendet perendimore ,ndonje konference te perbashket me ta per artin kulturen sportin ne Shqiperi ,etj,une mendoj per keto qe thashe ,por ruge te tjera ka plot..............

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Korrik 2007 22:40
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Enya
Shpirt # 1

Regjistruar: 12/02/2006
Vendbanimi: Orange, CT
Mesazhe: 4096

Re: Imazhi i shqiperise ne bote....???

Citim:
Po citoj ato që tha heathcliff
prsh te gjitheve....
po e hap kete teme me synimin qe te pasqyrojme brenda mundesive tona cili eshte imazhi i vertete i shqiperise dhe shqiptareve ne bote?
besoj se secili prej nesh mund te thote dicka qofte ata qe jane ne shqiperi apo jashte saj, pasi qe edhe ata qe jetojne ne shqiperi jane te mirinformuar per aktualitetin e perditshem,,,,,
pyetja eshte e thjeshte por interpretimi duket mjaft i veshtire....
ja nje shembull,,,,
imazhi i shqiptareve ne greqi......
kam degjuar se per ti frikesuar femijet, greket u thone atyre , hajde se do te te haje shqiptari.... kjo ka ndodhur vite me pare , uroj te kete ndryshuar por jam skeptik per kete,,,,
1-a e njohin shqiperine dhe shqiptaret?
2-si na njohin ?
3-a na paragjykojne?
4-a na mbeshtesin?
5-po ne cbejme per te percjell imazhin e shqiperise ne bote?!



flm qe e lexuat....



1-Sigurisht qe po.
2-Na njohin per nje popull inteligjent dhe punetor.
3-Jo, sepaku ketu ne amerike.
4-Sigurisht, perderisa na kane pranuar ne shtetin-shtepi te tyre
duke gezuar cdo lloj te drejte njerezore si vendasit.
5-Sa me shume studim & pune.


ps;-Urime, tema eshte shume interesante.E votova.

__________________
Time is money. ( by Benjamin Franklin)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Gusht 2007 19:31
Enya nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Enya Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Enya (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Enya Shto Enya nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Enya nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ESHI
Veteran ne forum

Regjistruar: 26/11/2003
Vendbanimi: USA
Mesazhe: 840

a e njohin shqiperine dhe shqiptaret?
Po,mgjse shume pak por, shume shpejt behen te interresuar te dine edhe me shume.

si na njohin ? Kjo varet nga pershtypjet qe mund ti lesh ti si person.Kuptohet qe nje person nuk personifikon gjithe bashke atdhetaret e tij por ne nje fare menyre prezantimi i secilit mund te leje pershtypjet e veta per Shqiptaret ne pergjithesi.Me krenari prezantohem kudo qe jam Shqiptare.

a na paragjykojne? Mbase po, mund te vije nga qe kane shume pak informacion.

a na mbeshtesin? Po, sidomos pasi ti kesh dhene mundesi te te njohin se kush je.

po ne cbejme per te percjell imazhin e shqiperise ne bote?!
Edukimi dhe arsimimi jane dy armet kryesore qe na duhen kudo qe te jemi. Mos mohojme kurre se kush dhe nga jemi.


heathcliff ---- i bukur avatari.

__________________
Kujtimi eshte e vetmja parajse nga e cila nuk mund te na debojne.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Gusht 2007 09:03
ESHI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ESHI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ESHI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ESHI Shto ESHI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ESHI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kumbulla
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 21/03/2007
Vendbanimi: tirana
Mesazhe: 120

po e njohin

Jetoj ne shqiperi dhe kam patur vetem nje shkeputje 3 vjecare per specializimi ne France.

Konstatova se na njohin por me shume me c'kane degjuar nga mediat dhe nga persona te vecante qe mund te kene takuar ne jeten e tyre qofshin shqiptare apo bashkombas te tyre qe kane vizituar Shqiperine.

Por mendoj qe jo vetem francezet na njohin keshtu por edhe qytetare te tjere te Evropes. Dhe kjo sa per fajin tone eshte dhe per fajin e shtetit apo pushtetareve tane nga menyrat e tyre te qeverisurit apo te administruarit prezantimin dinjitoz te nje Shqiperie qe po torturohet e cfilitet per t'u shpene drejt familjes Evropiane. Ndersa per menyren se si e kemi vetprezantuar veten seicili prej nesh si shqipetare nuk mjafton per te bere hyrjen e duhur drejt asaj bote qe deri para 17 vjetesh ka qene e ndaluar . pasi ky i yni eshte prezantim individual, thjesht personal i nje njeriu me shtetesi te ndryshem nga i tyre.

Menyra se si ne i kemi njohur shtetet e tyre ka qene neper mjet librave apo historive te tyre e lufterave qe qofshin te gjymtuara nga regjimi neper librat tane te historise prap se prap na benim ti njihnim. Kemi njohur shume shtete neper mjet lendes se historise ne shkolle, kemi njohur Italine, Jugosllavine, apo greqine jo vetem si vende kufitare per eshe nepermjet kanaleve te tyre qe i shihnim fshehur apo nga ndonje sinjal i forte i thithur nga antenat e shpikura neper taraca.

Ata nuk e di as vete se si na njohin nuk e di se pervec greqise apo ish Jugosllavise a mund te kete pasur ne ndonje liber histore qofte dhe filloreje ne ndonje shkolle te ndonje vendi tjeter europian ndonje rresht te shkruar per ne? Evropianet historine apo vazhdimesine e ngjarjeve ne Shqiperi me miire e degjojne nepermjet rrefimeve tona e ndoshta nga ngjarjet  politike qe vetem po prezantohet me se shumti duke u grindur majtas -djathtas sa here vjen nentori per diten kur iku gjermani i fundit 28-29 ?!!!!!!

Jam skeptike vertet per faktin se sa dhe si na njohin prandaj  dhe kjo teme shume interesante me terhoqi e me futi ne turbullira te tilla mendimesh.

 

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Gusht 2007 13:19
kumbulla nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kumbulla Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kumbulla (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kumbulla Shto kumbulla nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kumbulla nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Plepi
Anetar i ri

Regjistruar: 16/10/2007
Vendbanimi: Cte duhet ty
Mesazhe: 14

Angry

Na njohin dhe nuk na njohin

Me terhoqi shume si teme dhe prandaj vendosa te marr pjese ne diskutim.E fillova titullin e mesazhit na njohin dhe nuk njohin per te vetmin fakt se kemi nje informacjon  te paket ne bote rreth shqiperise dhe historise se saje.Kjo ka ardhur si rrjedhoje i prezantimit ne bote ,per mendimin tim personal nga njerze qe nuk njohin fare historine,ka qe e njohin pak ate ,ka edhe me keq kur thone se ne shqipetaret keshtu jemi (kur shikojne nje raste negativ) ,ka nga ata qe e kane turp te thone qe jane shqipetare,etj etj, pra ka disa shtresa njerzeshish te cilet ne kontaktet me boten krijojne kete imazh dhe kuptohet kane te drejten e te folurit dhe te iinterpretimit te problemit sipas nivelit te tyre arsimore.Per te dale nga kjo krize identiteti per mendimin tim dy jane rruget:

1-Te rishkruhet historia nga historjane dhe jo politikane

2-Te intesifikohet puna ne te gjitha strukturat e shtetit,shoqatat e ndryshme qe operojne ne kete fushe te historise,per nje publikim ndryshe nga ai i djeshmi (ku historia kishte si burim vetem partine e punes  ku te shpalosen vlerat e popullit tone.Praktika ka vertetuar  se: kur na njohin te tjeret vlerat tona historike  na respektojne, kur nuk na njohin kane kureshtjen te na degjojne dhe ndoshta me vone edhe do te ndryshojne .

__________________
Duhet te jesh karizmatik ne cdo moment.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2007 08:10
Plepi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Plepi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Plepi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Plepi Shto Plepi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Plepi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Elbasanas
Anetar i pa konfirmuar

Regjistruar: 23/10/2007
Vendbanimi: Frankfurt
Mesazhe: 75

Shqiperia dhe shqiptaret ne syte e Botes!

Teme shume e goditur!

... Jetoj ne Gjermani qysh prej 17 vjetesh. Ne fillim "vuaja" shpirterisht kur gjermanet me thonin se NUK E NJHIM Shqiperine! Gjithashtu me pyesnin se, ku bie Shqiperia (Afrike, Azi) ???!!! Kjo gje me bente te KISHJA DHE ME SHUME mllef per Sistemin e atehershem (para 1990) !
Nejse...Por edhe tani, mbas 17 vjetesh,Shqiperia shume pak njihet,te pakten ne Gjermani.... e kam fjalen, nga populli i thjeshte! Dhe kjo eshte "pune" e dobet-miserabel e Shtetit shqiptare per te "Reklamuar" Shqiperine jashte...!
Per Ilustrim. Shume vende te Europes, sapo fillon sezoni Touristik, bejne Reklama te Vendit te tyre, ne kanalet televizive gjermane. C'ben Shqiperia, Ministria e Turizmit : HESHT !!!
A nuk eshte kjo nje forme e njohjes se Shqiperise jashte?
Si mund te vijne Turiste gjermane ne Shqiperi kur ato nuk dine akoma se ku bie Shqiperia dhe se a ka apo s'ka Det...?
Nje pike-problem tjeter eshte se shume gjrmane NUK BEJNE DALLIM midis Kosoves dhe Shqiperise?
...Eshte e vertete se jemi nje Gjak, por ama jemi te gjthe te vetedijshem se ka ndermjet Kosoves dhe Shqiperise dallime ne aspekte te ndryshme!!!Teme tjeter kjo....
Pra, kam mendimin se Shqiperia njihet shume pak, per te mos thene, hic, ne Bote dhe me e keqia ne Europe (perjashto Italine & Greqine) !!!

Imazhi jone-shqipetareve ketej jashte: MISERABEL!

Per shembuj s'ka vend ne kete Text, qe ti shkruaj...!!! TURP per NE !
..... ...... ......
Pershendetje te gjitheve!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2007 10:49
Elbasanas nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Elbasanas Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Elbasanas (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Elbasanas Shto Elbasanas nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Elbasanas nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
honeybunny11
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 03/09/2007
Vendbanimi: --!!--
Mesazhe: 32

Greqin mos e perjashto fare me ka qelluar te me pyesin nese ne shqiperi ka det ose universitete. Edhe ketu te iken truri kur mendon se shumica e shqiptareve jane ne greqi dhe se jemi me komshi me Greqin sesa me Gjermanin.

__________________
The best and the most beautiful things in this world can not be seen or even touched they must be felt with the heart.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Tetor 2007 13:58
honeybunny11 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė honeybunny11 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me honeybunny11 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: honeybunny11 Shto honeybunny11 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto honeybunny11 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
~Enigme~
Simplexity

Regjistruar: 08/10/2005
Vendbanimi: My soul
Mesazhe: 4073

Shpesh hasim artikuj, dokumentare, apo libra qe here te shkaktojne ndjenja krenarie e here ndenja keqardhjesh. Kam vene re qe keto ndjenja gershetohen e sjellin ne pah “nacionalizmin pozitiv” i shprehur ne menyra te ndryshme, disa duke lokalizuar dhe justifikuar sakrificat e historise te kombit tone e disa duke e kritikuar per t'i dhene hapesire permiresimit.

Ketu m'u duk e arsyeshme te bashkengjit nje dokumentar shume te shkurter, e ndare ne 2 pjese. Pjesen 2 do ta bashkengjit nje here tjeter pasi t’i kem bere nje permbledhje. U interesova per burimin dhe mendoj se ky dokumentar mund te jete krijuar nga AlbInvest ku nje nga qellimet e tyre eshte pikerisht nxitja per te krijuar hapesira biznesi.

http://www.youtube.com/watch?v=LYTtny0OP2k

Dokumentari fillon me kufijte e Shqiperise, flet per figura te shquara dhe mesazhet te Gjergj Kastrioti dhe Nene Tereza. Vazhdon me numrin e shqiptareve ne Shqiperi si dhe jashte shtetit. Flet per harmonine e shqiptareve pavarsisht qe eshte nje vend mbartes te feve te ndryshme. Dokumentari flet per raportin e popullsise te shkolluar, si dhe ve ne dukje shkollimin e theksuar ne vendet perendimore.

Flet per kryeqytetin, si dhe turizmin, bukurite natyrore ku thekson pasurine me tradita historike dhe kulturore. Flet per Butrintin, qytetin antik te Apolonise, Durresin dhe amfiteatrin, duke permenduar dhe rrugen Egnatia.

Pershkruan se si koha bizantine i dha vendit punime dhe artiste si dhe qytete te bukura, permend Beratin, Gjirokaster dhe Krujen. Flet per piktoret me te medhenj si Onufri, kompozitorin Kukuzeli, dhe arkitektin Sinanin.

Flet per klimen, nje klime mesdhetare me temperaturen mesatare, ku klima dhe variacioni gjeografik sjell turizmin. Flet per malet, dhe e pershkruan shqiperine si nje pamje spektakle. Permend mundesi per investime hotelesh ose gabina si dhe aktivitete psh obore tenisesh, apo gara kuajsh, apo aktivitete per ski.

Pershkruan Shqiperine bregdetare duke permendur dhe krahasuar detin Jon dhe Adriatik. Flet per numrin, e hoteleve si dhe numrin e turisteve qe shpenzojne pushimet ne Shqiperi.

Pershkruan pasurite me minerale, sic jane rezervat minerale te kromit, nikelit, qymyrit, hekurit, fosfateve, gelqere dhe mermerit etj. Si dhe permendet burimet e ujit, 11 lumenjte te cilet mund te perdoren per sisteme hidroelektrike. Hidrocentralet tani po prodhojne me shume se 5.5 bilion kilovat ore energji ne vit. Dokumentari thekson se si sektori i energjise eshte nje dere e hapur per investime si psh ndertimi i hidrocentraleve pasi eshte nje nevoje per marketingun shqiptar.

__________________
Fillimi i nje ngjarje, ku shpaloset ne kohe por lind jashte asaj, eshte njekohesisht perfundimi.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2009 13:25
~Enigme~ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ~Enigme~ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ~Enigme~ (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė ~Enigme~'t! Kėrko mesazhe tė tjera nga: ~Enigme~ Shto ~Enigme~ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ~Enigme~ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

E njohin shqipet Shqipen?

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Mars 2009 15:02
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:37 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: [1] 2 3 4 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Imazhi i Shqiperise ne bote....???

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.