Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Feja dhe statistikat fetare nė Shqipėri
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14611

Feja dhe statistikat fetare nė Shqipėri

Pjesa më e madhe shqiptarëve sot në Shqipëri i përkasin një konglomerati jo-fetar dhe ateist që kap rreth 75% të popullsisë.


Historiku i shkurtër

Në lashtësi duke filluar që me pellazgët e mes ilirëve deri në krijimin e Bizantit nga Konstandini i Madh, dy kultet kryesore të adhurimit të natyrës kanë qenë Kulti i Gjarprit dhe Kulti i Diellit. Me vendosjen dhunshme të kristianizmit si fe të regjimit arrijmë në mesjetë, vitet 1300-1400, kur gjysma e popullsisë së Arbrit ishte ende pagane, ndërsa gjysma tjetër ndahej, sipas terminologjisë venedikase, mes latinëve (katolikëve) dhe skizmatikëve (ortodoksëve).

Paganizmi burimor dhe kristianizmi i importuar u gjendën atëbotë përballë zëvendësimit të udhëheqjes kristiane armeno-siriane të Bizantit, me udhëheqjen dhe fenë e re myslimane turko-arabe që vinte të zgjaste sundimin e Azisë në Ballkan dhe 500 vjet të tjera. Jo më kot dhe populli e quajti ushtrinë turke si ushtri bizantine, pasi nuk shihej ndonjë dallim mes tyre. Vlen të theksohet dhe se në mesjetë myslimanizmi konsiderohej nga bizantinët si herezi kristiane.

Sundimi fetar bizantino-osman do të përfundojë zyrtarisht për ne në vitin 1912 me shpalljen e pavarësisë duke sjellë në pah një popullsi pagane, kristiane e myslimane në Shqipëri. Këtu fillon dhe puna e shtetit modern shqiptar, që jo rastësisht, duke nisur që me përpjekjet e Rilindjes mishëruar në shprehjen e mirënjohur të Pashko Vasës, që prej 1912 ka punuar për dobësimin e feve dhe shfetarizimin e vendit duke i identifikuar fetë aziatike si importe të padëshiruara kulturore. Qëndrimet e Nolit me jehonën e shumë intelektualëve të tjerë për pavarësimin e institucioneve fetare nga Stambolli, Fanari e Vatikani, me ngritjen e shtetit modern do të bëhen realitet.

Programi i qeverisë së Zogut është ai që për herë të parë mes të tjerash bënte fjalë dhe për "reforma fetare". Por ç'ishin këto reforma?

Në 1923 me drejtimin e qeverisë mblidhet në Tiranë Kongresi i Myslimanëve Shqiptarë ku vendoset asgjë më pak se: shkëputja nga Kalifati, heqja e ferexhesë, kryerja e lutjes në këmbë dhe abrogimi i poligamisë, pra një çmyslimanizim i myslimanizmit, zhveshje nga thelbi i vet ritual. Në vazhdim më 1929 qeveria e shpall Kishën Ortodokse Shqiptare si autoqefale, gjë që ratifikohet nga Patriarkana vetëm pas 8 vjet mallkimesh e anatemash, në vitin 1937. Ndërkohë, po në këtë periudhë, do të kryhet dhe i vetmi census mbi përkatësinë fetare të popullsisë në Shqipëri. Është viti 1930, kur, duke ripohuar "statistikat" e administratës turke, me vetëm tre opsione të mundshme në mënyrë konvencionale popullsia e asaj kohe do të caktohet si 70% myslimane (sunitë dhe bektashinj) dhe 30% kristiane (ortodoksë 20% dhe katolikë 10%), duke kapur një numër 100% besimtarësh! Këto numra janë dhe numrat përgjegjëse për propagandën e sotme fetare. Në shtetin e Zogut do të shënohen dhe përplasjet e para midis dëshirës për pushtet të klerit dhe fuqisë së vetë shtetit që për ballafaqim do të zbatojë kombëtarizimin e tyre.

Rruga e shkelur nga qeveria e Zogut do të arrijë në ekstrem me vendosjen e diktaturës duke dhënë sot një shumicë dërrmuese jo-fetare brenda shtetit shqiptar. Reforma agrare e gushtit 1945, shtetëzon krejt 2'169 kishat, xhamitë e teqetë e vendit duke i kthyer në qendra kulture për rininë. Priftërinjtë dhe hoxhallarët shtrëngohen të braktisin të "kaluarën e tyre parazitare", dhe rreth 200 prej tyre do të burgosen e internohen madje dhjetëra do të vriten. Ateizmi militant i shfytyruar nga totalitarizmi komunist arrin në antiteizmën ekstrem shtetëror për herë të parë në histori. Në vitin 1967 nga radhët e rinisë nis shembja e objekteve të kultit, duke lënë në këmbë vetëm ato me vlerë historike, dhe Shqipëria shpallet zyrtarisht shteti i parë ateist në botë. Që prej atij çasti ushtrimi i fesë do të ndalohet me ligj.

Me zhbërjen e feve semite, kjo diktaturë ndihmoi jo pak dhe në zhdukjen e disa pjesëve të traditës burimore pagane shqiptare, pasi fetë, me përjashtim të sunitëve, në pamundësi për të çrrënjosur paganizmin, kishin trupëzuar mjaft elemente të theksuara pagane në ritet e tyre, si festat, praktikat, apo p.sh. dhe pelegrinazhi drejt vendeve ku më parë zhvillohej Kulti pagan i Diellit, mbi apo në të cilat ishin ndërtuar qëllimisht kisha e teqe. Popullsia vazhdon të këmbëngulë dhe sot në vizitën e këtyre vendeve të stërlashta të kultit diellor, që qoftë nga injoranca, qoftë nga synime të tjera kanë nisur sërish të keqinterpretohen nga neofetarët. Sidoqoftë vlen këtu të përmendet rrethi i Elbasanit për ruajtjen e vendosur të festivalit pagan të Ditës së Verës, më datë 14 mars, që tashmë është shpallur dhe festë kombëtare në Shqipëri.


Gjendja sot

Sot Shqipëria është shtet pa fe zyrtare dhe me liri besimi të garantuar me kushtetutë. Dy besimet semite (myslimanizmi dhe kristianizmi) me katër sektet e tyre (bektashizmin, sunizmin, ortodoksizmin dhe katolicizmin) kanë festa fetare të caktuara si festa kombëtare për shkak të prezencës historike në vend. Arsimi publik është jofetar dhe indoktrinimi fetar në to ndalohet me ligj. Në dallim nga shumë vende të tjera feja në Shqipëri nuk përfshihet si lëndë mësimore. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit në vend ka 14 shkolla private fetare me 2'600 studentë. Që prej 1991 shënohet një ardhje e madhe misionarësh kristianë nga SHBA e cila filloi të dobësohej pas trazirave në vend në 1997. Bashkë me ta vijnë dhe misionarë myslimanë nga Arabia Saudite. Në vitin 2002 do të shënohen 31 shoqata kristiane, që përfaqësojnë 45 organizma të ndryshme dhe 17 shoqata e grupe islamike. Qershia në tortën fetare janë dhe 500-600 misionarë të pavarur fesh të ndryshme.

Pas 50 vjet ateizmi formal dhe informal në vitin 1992 të dhënat japin një pamje popullsie me 74% jo-fetarë. 2 Pas vitit 1993 e deri në 2004 sipas sondazheve të të huajve në vend rreth 50-65% e shqiptarëve deklarohen po ashtu jo-fetarë. 3 Në vitet 2005-2006 vlerësimet konkretizohen sërish tek 72%-75% jo-fetarë. 1 4


Propaganda fetare

Institucionet fetare në Shqipëri dhe vegla të ndryshme të tyre në instanca shtetërore, gjatë këtyre dy dhjetëvjeçarëve kanë propaganduar majtas e djathtas statistikat e vitit 1930 duke i marrë si të mirëqena me marrëveshje, saqë është kthyer në shabllon deklarimi i rremë se Shqipëria ka 70% myslimanë (qëllimshëm pa caktuar dhe përqindjen në bektashinj dhe sunitë) dhe 30% kristianë (20% ortodoksë, 10% katolikë). Problemi kryesor i karakterit matematik me këto "statistika" është se tregojnë dhe popullsi 100% besimtare, gjë që është të paktën komike. Neomyslimanë të caktuar, në pozicione kyçe shtetërore, pa marrë pëlqimin e popullit, e radhitën Shqipërinë në Konferencën Islamike në vitin 1992, një lajm që ra si bombë atyre ditëve në Shqipëri, por që u hesht e ëmbëlsua me subvencionime të majme arabo-saudite.

Që prej vitit 1993 në Shqipëri veprojnë dy fraksione të rrezikshme asimilimi, fraksioni ortodoks nga Greqia dhe fraksioni islamik nga Arabia Saudite i cili në Kosovë dhe Maqedoni ka marrë dhe variantin ekstrem vehabist. Duke shfrytëzuar varfërinë në zona të ndryshme të vendit janë ndërtuar pa kriter kisha ortodokse dhe xhami sunite në vende ku rëndom nuk ka as besimtarë dhe të cilat as nuk frekuentohen as nuk pasqyrojnë realitetin. Për shkak të këtyre lëvizjeve të njëanshme dhe tendencioze ka patur dhe incidente kundër bektashinjve nga shtetas jo-shqiptarë. Zonat rurale u pushtuan për rreth 6 vjet me program të hollësishëm për larjen e trurit të fëmijve parashkollorë dhe indoktrinimin e tyre në myslimanizëm. Të gjitha këto lejoheshin nga shteti, por fatkeqësisht dhe nga prindërit injorantë të këtyre fëmijëve. Megjithatë për shkaqe të mirënjohura dhe për arsye pragmatizmi numri i ateistëve dhe jofetarëve ndonëse pati një rënie sidomos në vitet e para pas diktaturës është normalizuar sërish pak a shumë në të njëjtat nivele.

Vlerësimet sot janë se rreth 25% e popullsisë janë fetarë prej të cilëve myslimanët dhe kristianët ndajnë afërsisht të njëjtat përqindje, me numër "fetarësh të vërtetë" tek 4-5%, por ku janë më të dukshëm kristianët ortodoksë dhe myslimanët sunitë.

Duhet përmendur fakti se ky realitet i cili mund të konstatohet mjaft lehtë nëse jeton në Shqipëri, luftohet nga dy degëzimet e mësipërme asimiluese po aq fort sa dhe serbët e grekët nëpër shtyp dhe internet. Qëllimi për të dy palët është i një karakteri të ndryshëm propagandistik, por me zbatim të njëjtë. Për përhapjen e mitit ka ndihmuar fuqishëm dhe injoranca dhe papërgjegjësia e gazetarëve vendas dhe atyre të huaj, ku këta të fundit sa herë që përmendin Shqipërinë i bashkëngjisin pa të keq dhe epitetin "myslimane" apo togun "shumicë myslimane". Këto ndodhin kur Ministria e Jashtme dhe përfaqësitë e shtetit shqiptar në dhé të huaj nuk ndërmarrin asnjë veprim për ruajtjen dhe paraqitjen e saktë të imazhit të vendit, saqë gjithsecili mund të thotë ç'të dojë pa asnjë lloj pasoje.

Ilustrim të kësaj dukurie përbën dhe një hollësi me vizitën e presidentit Bush. Dy ditë përpara vizitës Xhorxh Bushi do të shprehet në shtyp për Shqipërinë si "vend mysliman", por gjatë dhe pas vizitës togu në fjalë u zëvendësua shprehimisht me "vend me tolerancë fetare". Gjasat janë që dikush paska ndërmarrë hapa saktësimi, por problemi qëndron se shtypi i huaj e riprodhoi masivisht rastin e parë sidomos për të theksuar idenë se ja "një vend mysliman që e do Perëndimin". Rasti më flagrant syresh i ditëve të fundit ishte dhe ky gazetar që e çon myslimanizmin në Shqipëri në cakun e 95%-it. Vetëm se ka një problem, Shqipëria jo vetëm që nuk është vend mysliman, jo vetëm që nuk ka shumicë myslimane, por nuk është as vend me shumicë fetare!

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2011 06:50
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Ad do kishte qene mire te citoje edhe burimin.
Gjithsesi meqe ra fjala, statistikisht nuk kemi asgje te sigurte, te gjitha keto jane hipoteza qe ngrihen mbi nje te shkuar.
Ne kohen e Zogut po, sepse njerzit identifikoheshin edhe me fene. Por sot qe kane kaluar thuajse dy breza dhe koha ka evoluar ku njeri brez eshte dashur ta mohoje ose praktikoje fshehurazi dhe nje brez tjeter qe u rrit pa ndikim fetar plus edhe familjet e tjera pa paragjykime fetare qe kane perzier fete.

Dhe gjithsesi prape ky ose kjo ketu qe ka bere kete artikull nuk eshte i besueshem, me vjen keq.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2011 17:35
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

me pelqeu ky shkrimi qe ka sjedh A,D.
me te vertet qe shteti shqiptar duhet te angazhohet per imazhin jo fetar te vendit ose vend me toleranc fetare te jashtzakonshme qe dmth same shit, nobody give a shit. sepse kjo eshte e verteta sidomos brenda shqiperise

perndryshe serbet dhe greket po punojn jashtzakonisht shume per te na quajtur shtet mysliman arabic ne mes te evropes qe gjoja nuk e kemi vendin ktu.
dhe evropianet po i besojn kto bullhsite meqe shteti une nuk ben asgje per te luftuar ket propogante te qelbur.

fakitkisht serbet kane punuar aq shume ne ket propogande, qe neser te filloje nje lufte tjeter mes serbve dhe shqiptarve, serbia do kete simpatine e plote te evropes qe po luftojn kunder myslimanizmit ne evrope gjoja, dicka qe evropanet simpatizojn shume me kte.

prandaj ne kemi shtet shkerdhat edhe popull shkeradhat ne pergjithesi! shikoj vetem individual shqiptar te mire neper kto dhoj forume evropiane qe e mbrojn imazhin shqiptar kunder lobistave serb cdo dite neper debate.

ndersa ktu dhe ne cdo forum shqiptar kta te sgjuarit clever anoying insects e kalojn kohen duke i vene gishtin nje veriori qe eshte chechen dhe duke fut percarje ne mase sikur jane te paguar nga greket dhe serbet.
turp te kene, dhe shumica nuk jane gje tjeter vetem magjyp greke.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2011 21:56
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Kurt e kuptoj indinjaten tende fort mire.
Vetem mos harro se jo te gjithe ata qe shiten per patriote jane te tille dhe e kunderta jo te gjithe ata qe nuk te duken si patriote jane tradhtare ose te shitur.
Rilindasit na kane lene nje amanet me pushke e pene per memedhene, e pra sot duhet me shume mend se pushke, pseudopatriotet siç i quan Kristo Frasheri po bejne punen e tyre dhe njeriu i thjeshte nuk di ti dalloje. Ata jane te zgjuar, hedhin gurin e fshehin doren, kane qellime te caktuara dhe mbi te gjitha vellavrasese, ata luajne me temperamentin e nje malsori dhe ne pergjithesi te shqiptarve duke e ditur se ata jane gjaknxehte.
Eshte koha te rrime zgjuar.
Nuk zgjidhim gje as duke share as duke akuzuar se keshtu do behemi edhe me te keqinj dhe do mohojme edhe prejardhjen prej turpi.
E pra gati nje shekull me pare nje njeri i madh, qe luftonte per çeshtjen kombetare, punoi e punoi dhe kur e mesoi mire se ata qe i vinin gure ne rrota dhe i prishnin pune ishin shqiptare, tha -une prej sotit nuk jam shqiptar.
Nuk e kupton se ngado ta vertitesh muhabetin, nuk gjen ate pergjigje qe deshiron.
Europes nuk i hy ne sy aspak besimi fetar i shqiptarve i dashur kurt, grekerve, tuqve e serbeve po. Por europa nuk eshte as greqi as serbi por ata kane aleate te medhenje natyrale dhe jo.
Nuk eshte se nuk kemi nje lider te forte, sepse ate nuk e do askush, por duhet te kemi me shume besim tek njeri -tjetri dhe te bashkohemi te gjithe, te kemi nje mendim mbi kombin dhe ai te mos jete, objekt i perditshem pazaresh politike.
Ne fund te fundit kurt, kur ne nuk kemi as dinjitet as krenari kombetare, por e shesim per pensione te grekut apo favore te tjera, une jam krenar, jam shqiptare, me vjen keq per vellezrit e mij qe shiten e blihen lehte por ja qe kjo eshte e verteta, e kupton qe problemi qendroon tek vete shqiptaret dhe jo tek i huaji. I huaji ate pune ka. Ne e kemi fajin kurt dhe askush tjeter.
Jemi nje popull i shkombetarizuar sa me ska.
Gjithsesi rri i qete Kurt se asgje e keqe nuk i ndodh Shqiperise, realiteti atje eshte krejt ndryshe e sinqerisht me zemer do te te keshilloja te mos i merrje shume seriozisht llafeve te internetit .
Kur te vije ora vij dhe une me ty e rrokim armen per atdheun qe tash per tash po kalon nje periudhe mesturacionesh si ato te grave e po nxjerr te keqen, te dali njeher kjo e keqe, po te dali mire e mire ama e ti shohim ne sy e pse jo ta dime se ke kemi komshi, nje shqiptar apo serb, grek apo turk.
Jo se ka ndonje gje te keqe se Shqiperia nuk eshte vendi vetem i shqiptarve si komb. Edhe sikurse te duam ne, apo edhe me ndjenjen e gabuar nacionaliste qe jemi rritur ne.
Pas e mires thojne vjen e keqja ishalla pas te keqes do vije e mira shpresoj.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Tetor 2011 22:54
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Jo mor nuk eshte se mbarova nga meraku se po ma hyn serbi brenda:d por me vjen me inat qe nuk ben shteti ose vete populli asgje per te mbrojtur imazhin shqiptar sadopak por bejn te kunderten.
Lexon komente shqitaresh neper lajme internet youtube etj etj qe spertojn te kalojn diten dhe enrgjine me nje oreks te jashtzakonshem duke krijuar urrejtje percarje brenda nje kombi por ne anen tjer serbi greku kalon diten duke bindur upinionin evropian dhe boteror per gjera absurde fetare qe nuk egzistojn kunder nesh. Dmth ata nuk pertojn te bashkohen ne emer te genjshtres urrejtjes dhe absurditetit nda nrsh kurse ne si popull kemi prioritet vetem te ndjehemi superioriora ndaj njeri tjetrit, ajo ka rendesi.
Dmth kemi koshience skllavesh te nje rrace inferiore si komb dhe si shtet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2011 05:18
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Besoj se po ekzagjeron. Kur ne nuk kemi qene ne gjendje. Te krijojme nje shtet qe mbron territorin e vete. Por shpesh here jemi ndar ne terma rajonal. Me ngjan ketu ka dicka qe nuk shkon midis nesh. Dhe jo midis ata dhe ne.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2011 05:25
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Po egzagjeroj???!!! Cfar egzaktsisht???

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2011 05:34
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

sillesh si viktim... kur ne fakt te pakten ne shqiperi. fajin s'na e ka pas as grequ dhe serbi. por vete inability jone per te krijuar nje shoqeri koherente. besoj mban mend turperinat si 97-eta. komplet faji jone.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2011 05:37
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kurt
.........

Regjistruar: 29/12/2007
Vendbanimi: ......
Mesazhe: 5021

Po pikerisht ate pp stresoja. Me fjalen komb dhe popull qe e kam permendur edhe me shpesh se fjalen shtet cfar nenkupton ti?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2011 05:44
kurt nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kurt Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kurt (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kurt Shto kurt nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kurt nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Jo exactly. Ate po stresoje por the qe per percarjen tone ata e kane fajin. Qe ne fund te fundit prape faji hiqet nga pergjegjesia jone. Kjo eshte nje ndryshim i madh. S'ka ndonje program te tille mesa di une neve jemi dhe kemi qene e keqja e vetes.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Tetor 2011 05:52
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:21 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Feja dhe statistikat fetare nė Shqipėri

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.