Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > R O Z A F A dhe Legjenda e saj
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Mand1
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 27/11/2009
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 8

R O Z A F A dhe Legjenda e saj



Krenare ngrihet mbi Bunën e gjerë dhe mbi qytetin e Shkodrës kështjella e lashtë e Rozafatit.Kur është hedhur guri i parë i në themelet e kësaj kështjelle? S’dihet . Historia e saj humbet në mjegullën e lashtësisë ilire, banorëve të mocëm të kësaj mënge.

Një gjë dihet mirë e qartë ; atë e kanë pasur dikur labeatët dhe pastaj Ardianët, që ishin fise të forta ilire.Në atë kohë tërë bregu i këtejshëm i Adriatikut, gjer në Tergestenin e bujshme apo Triesten e ditëve tona, ishte breg ilir.

Më vonë u derdhën këtej romakët pastaj sllavët, normanët, venetikët turqit e shumë popuj të tjerë të huaj. Gjatë shekujve ata krepat e thatë nën muret e Rozafatit, si dhe vetë muret e kështjellës , janë lagur me përrenj gjaku të atyre që e kanë sulmuar dhe atyre që e kanë mbrojtur.

Të huajt erdhën dhe shkuan kurse populli ynë mbeti ngulur në këtë tokë ilire.Ndërtimi i Rozafatit ka një gojëdhënë të bukur por dhe të hidhur që ka ardhur nga lashtësia deri në ditët tona. Ja c’thotë kjo gojëdhën녅…

I ra mjegulla Bunës dhe e mbuloi të tërë . Kjo mjegull mbeti aty tre ditë e tre netë . Pas tri ditësh e trinetësh fryu një erë e hollë dhe e lartoi mjegullën. E lartoi dhe e shpuri gjer në kodrën e Valdanuzit.

Aty majë kodrës punonin tre vëllezër. Ndërtonin një kështjellë. Murin që e bënin ditën u prishej natën dhe kështu nuk e lartonin dot . Na shkon aty një plak i mirë.

- Puna e mbarë , o tre vëllezër.

- Të mbarë paç o plak i mirë . Po ku e sheh ti të mbarën tonë.
Ditën punojmë , natën prishet . A di të na thuash një fjalë të mirë . C’të bëjmë që të nbajmë muret në këmbë ?

- Unë di - u thotë plaku - po e kam për mëkat tua them .

- Atë mëkatë hidhe mbi kryet tona , se ne duam që ta qëndrojmë më këmbë këtë kështjellë..

Plaku i mirë mendohet e pyet :
- A jeni të martuar o trima ? A i keni ju të tre vashat tuaja ?

- Të martuar jemi - i thonë ata - edhe të tre i kemi vashat tona.
Na thuaj pra ç’të bëjmë që ta qëndrojmë këtë kështjellë ?

- Në doni ta qëndroni , lidhuni me besa besë : vashave mos u rrëfeni , në shtëpi mos kuvendoni për fjalët që do t’u them unë . Atë nga të tri kunatat që do të vijë nesër t’ju sjellë bukën , t’a merrni e t’a muroni të gjallë në mur të kështjellës . Atëherë keni për ta parë se muri do t’u zërë vend e do t’u qëndrojë për jetë e mot.

Tha kështu plaku , pastaj shkoi ; tani u pa , pastaj s’u pa.

Vaj !

Vëllai i madh e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet kështu e kështu , i tha të mos vinte atje të nesërmen . Edhe i mesmi e shkeli besën e fjalën : ia tregoi të gjitha vashës së vet . Vetëm i vogli e mbajti besën , fjalën : nuk kuvendoi në shtëpi , nuk i tha gjë vashës së vet .

Në mëngjes ata të tre ngrihen shpejt e shkojnë në punë . Cekanët godasin , gurët coptohen , zemrat rrahin , muret lartohen…
Në shtëpi nëna e djemve s’di gjë . I thotë së madhes:

- Moj nuse e madhe , mjeshtrit duan bukë e ujë ; duan kungullin me verë.
Nusja e madhe ia kthen:
- Besa nënë , sot s’mund të shkoj se jam sëmurë.
Kthehet i thotë së mesmes:

- Moj nuse e mesme , mjeshtrit duan bukë e ujë : duan kungullin me verë.
- Besa nënë , sot s’vete , se do shkoj tek fisi për të bujtur.

- Nëna e djemve i kthehet nuses së vogël .
- Moj nuse e vogël…

Nusja e vogël brof në këmbë:
- Urdhëro zonja nënë !

- Mjeshtërit duan bukë e ujë; duan kungullin me verë.

- Besa nënë unë shkoj , po e kam djalin të vogël. Druhem se do gji të pijë e qan.
- Nisu , shko se djalin ta shikojmë ne e s’ta lëmë të qajë - , i thonë të kunatat.

Ngrihet e vogla, e mira, merr bukë e ujë, merr kungullin me verë, puth djalin e vogël në të dy faqet,niset e bie në Kazenë; që aty ngjit kodrën e Vladanuzit, i afrohet vendit tek punojnë të tre mjeshtrit: dy të kunetërit dhe i shoqi.

- Puna mbarë , o mjeshtër !
Po c’është kështu? Cekanët ndalen e s’godasin, po zemrat rrahin fort e fort. Fytyrat zbehen. Kur e sheh i vogli të shoqen, hedh cekanin nga dora, malkon gurin e murin.

E shoqja i thotë:
- Cke ti im zot ? Pse mallkon gurin e murin ?
Hidhet kunati i madh:

- Ti paske lindur në ditë të zezë , moj kunata jonë . Ne e kemi bërë me fjalë të t’murojmë të gjallë në mur të kështjellës.

- Shëndoshë ju o tim kunetër. Po unë do t’ju lë një porosi: kur të më muroni në mur, synë e djathë të ma lini jashtë, dorën e djathtë të ma lini jashtë, gjirin e djathtë të ma lini jashtë. Se djalin e kam të vogël. Kur të nisë të qajë - me njërin sy do ta shikoj , me njërën dorë do ta ledhatoj, me njërën këmbë do ti tund djepin e njërin gji do t’ia jap të pijë. Gjiri im u muroftë, kështjella qëndroftë, djali im u trimëroftë, u bëft mbret e mbretëroftë !

Ata e marrin nusen e vogël dhe e murojnë në themel të kështjellës. Dhe muret ngrihen, lartohen nuk shemben më si më parë. Po reth tyre gurët janë dhe sot të lagur e të myshtë, sepse vazhdojnë të pikojnë lotët e nënës për birin e saj…
Dhe i biri u rrit , luftoi e trimëroi .

burimi http://www.forum-al.com/showthread.php?t=17847

__________________
Forum-al.com

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2011 20:01
Mand1 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mand1 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mand1 (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mand1't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mand1 Shto Mand1 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mand1 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

E di s eshte kjo pune.
ne tre veta dy jane hikeqare dhe njeri naiv.

E bukur si perralle po nuk me pelqen morali.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 03 Dhjetor 2011 23:54
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Morali i kesaj eshte kjo :....Me mire m...., se i vogel __porse legjenda e ka shprehur ne menyre Tragjikisht te bukur --
-
-Pasi kur je i vogel te urdherojne te gjithe, dhe shpesh here keto urdhera prodhojne ...tragjedi per ate qe eshte i vogel

--Dhe ky konkluzion eshte e perjeteshem-si per shoqerine njerezore edhe per ate shtazore ,.
-Sado qe demokracia mundohet ta zbuse kete fat tragjik per te vegjelit ,prape jane gjithmone ata,te vegjelit, qe paguajne ....Paguajne ne fakt cmimin e progresit dhe te ndergjegjesimit te shoqerise ....

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2011 20:44
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Komplimenti per ate qe e hapi teme .Gjithmon me ka prekur dhe me ka pelqyer shume kjo legjende eshte nje legjende qe ja lexoj gjithmon nxeneseve dhe e pelqejne shume si ato shqiptare dhe italiane.
Morali eshte shume i goditur shelgu dhe meqe ste pelqente po ta rikujtoj qe kurban behen njerezit qe kane zemer dhe shpirt te paster dhe kane nje vizion per jeten qe nuk ndalon vetem tek interesi vetjak personal po shkon ne larg tek te tjeret qe do vine pas tij .Nuk mund te beheshin kurban nuset e atyre derdimenve sepse ishin shume egoiste do prishesh muri .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Dhjetor 2011 20:45
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Arsyeja pse e bera ate koment ishte se kam lexuar se fundi nje liber te nobelistit serb Ivo Andric me titull "Ura mbi Drino". Eshte pikerisht legjenda e murosjes
Kjo legjende gjendet ne gjithe Ballkanin dhe te gjitha kombet ballkanike pretendojne qe ta kene te tyren.

Motivi eshte i thelle dramatik, mbreselenes dhe eshte nga ato motive qe nuk harrohen lehte.
Kjo ka bere qe t'i rezistoje edhe kohes.
Shqiptaret pretendojne se duke qene te paret ne Ballkan, ju takon atyre. Serbet thone se ka shume mundesi qe ata ta kene sjelle kur kane ardhur. Greket nga ana e tyre mburren se gjerat e bukura jane sigurisht greke.
Keshtu duke lexuar e duke menduar me lindi edhe nej mendim si alla shelg:
Po pse zihen xhamen? Morali eshte ca si i pjerllur. Dy vellezer te keqinj e hileqare dhe nje i drejte e i mire, por naiv.
Mondi thote qe" Me mire marmalate se i vogel" He ndoshta.
Bjondja ua tregon italianeve te vegjel dhe i cudit.

Mire, nuk them gje.
Pse zihen popujt xhanem kete nuk e marr vesh.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2011 00:35
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
RAIMONDI
Veteran ne forum

Regjistruar: 27/06/2007
Vendbanimi: ...prapa diellit...
Mesazhe: 3492

Ne gazeten Panorama ishin botuar kujtimet e shkrimtarit ,studjuesit dhe politkanit Malazes Djilan)--keshtu me dukej quhej-----

Ne kujtimet e tij historian imalazez flet edhe per takimin qe ai kishte bere me Stalinin,
ku Stalini e kishte pyetur per Shqiperine dhe shqiptaret

--Stalini i kishte thene o shqiptaret ca populli jane ,se atje ka shume vende me emra sllave

--Historiani malazes i ish pergjigjur : Shqiptaret jane kombi me i vjeter i Ballkanit ,ata jane me te vjeter edhe se greket-

-Emrat sllave atje jane per arsye se gjate pushtimit te Stefan Dushanit sllavet venosen administratoret e tyre atje dhe ata emeruan gjithe vendet qe kishin nen zoterim
Malesoret e tyre jane shume te ngjashem me malesoret tane ...etj
Pasta jStalini tha : Ta leme Shqiperine ta kollofise Jugosllavia

--Pastaj Stalini e kish pyetur :--Po Enveri si te duket ,se mua mu duk nje nacionalist mendjemadh

--PorInteresant eshte se te njetjin mendim ka pasur Stalini per Shqiperine ehe ne Konferencen e Jaltes dhe ka bere po te njetjin krahasim : " qe Shqiperine ta kollofise Jugosllavia"

------Pra ,kur nje historian Malazez i njohur thote se Shqiptaret jane me te vjeter se Serbet-
-kjo nuk ka me nevoje te diskutohet se tek Ura mbi Drino nuk kane jetuar asnjehere serbe

-Dhe duke ditur tendencen per te vendos emrat e tyre ,serbet Uren do e ksihin quajtur ROZAFA-VIC...qe ne kohe te Dushanit

--Pra del se jane Serbet qe e kane marre legjenden--Ndersa greket nuk kane nje legjende te tille-
-
-Por natyrisht tani edhe mund ta shpikin nje, sic bejne kur kendojne kengen labce ne greqisht

--Serbet pretendojne edhe per Eposin e Kreshnikeve qe eshte i tyre ,
Apo edhe per legjenden e Doruntines

Po pse zihen thote Shelgu ?---Po zihen o Shelg se shqiptaret jane te ardhur nga Azia ne kohe te Turqise dhe ju kane zene tokat serbeve, nersa grekeve ju kane zaptuar Vorio epirin
-
-Kjo eshte arsyeja qe zihen ?--Sikur nuk e di ti pse ..!!!??

__________________
Cdo gje shqiptare esht e dashur per mua

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2011 01:33
RAIMONDI nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė RAIMONDI Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me RAIMONDI (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: RAIMONDI Shto RAIMONDI nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto RAIMONDI nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BIONDIA
Ne zemren tende.

Regjistruar: 02/03/2006
Vendbanimi:
Mesazhe: 10184

Shelg legjenda eshte e jona dhe pike ,jo me mire dy pika .

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2011 16:07
BIONDIA nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BIONDIA Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BIONDIA (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BIONDIA Shto BIONDIA nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BIONDIA nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Arsyeja pse e bera ate koment ishte se kam lexuar se fundi nje liber te nobelistit serb Ivo Andric me titull "Ura mbi Drino". Eshte pikerisht legjenda e murosjes
Kjo legjende gjendet ne gjithe Ballkanin dhe te gjitha kombet ballkanike pretendojne qe ta kene te tyren.

Motivi eshte i thelle dramatik, mbreselenes dhe eshte nga ato motive qe nuk harrohen lehte.
Kjo ka bere qe t'i rezistoje edhe kohes.
Shqiptaret pretendojne se duke qene te paret ne Ballkan, ju takon atyre. Serbet thone se ka shume mundesi qe ata ta kene sjelle kur kane ardhur. Greket nga ana e tyre mburren se gjerat e bukura jane sigurisht greke.
Keshtu duke lexuar e duke menduar me lindi edhe nej mendim si alla shelg:
Po pse zihen xhamen? Morali eshte ca si i pjerllur. Dy vellezer te keqinj e hileqare dhe nje i drejte e i mire, por naiv.
Mondi thote qe" Me mire marmalate se i vogel" He ndoshta.
Bjondja ua tregon italianeve te vegjel dhe i cudit.

Mire, nuk them gje.
Pse zihen popujt xhanem kete nuk e marr vesh.

Serbet nuk zihen per ROZAFATIN,por per kishen e vjeter qe sot ka vetem rrenoja prane lumit buna ,e cila ne te permban varrin e princeshes serbe me origjine franceze ku ajo gjate rruges vdiq ne breg te lumit buna ....dhe ajo preferoi te varrosej po ne kete vend (oboti fshat nderkufitar me malin e zi sot).por ka ngaterrim ketu me tjeter zonje ku ajo njihet ZOJA E SHKODERS .Zoja e Shkodrës apo Zoja e Kshillit të Mirë, është një ikonë e Shën Marisë me Jezusin fëmijë. Kjo ikonë gjendej në kishën kushtuar Sh. Marisë në Shkodër. Sipas dëshmive të ndryshme të asaj kohe, thuhet se ikona braktisi kishën rrëzë kalasë së Rozafës me 25 prill 1467, pak para pushtimit të qytetit nga turqit, që kërcënonin çshenjtërimin e kishës, dhe mori rrugën fluturimthi duke kaluar detin drejt Italisë, e mbajtur nga dy engjëj. Kjo ngjarje u ndoq nga dy shtegëtarë shqiptarë, Gjorgji dhe De Sclavisi. Në Itali, ikona e Zojës së Shkodrës u vendos në kishën e Gjenacanos, një kishë ndërtuar që në shekullin e dhjetë. Këshilli i katërt i peshkopëve shqiptarë, i mbajtur në vitin 1895, e shpalli Zojën e Shkodrës "Pajtore të Shqipërisë". Shkodranët e shprehin në këngë mjerimin që pushtoi qytetin pas shtegtimit të Figurës së Zojës dhe pushtimit osman:

"Qysh at ditë që na u largove,

Te tana të zezat na kan ra".

Dita e Zojës së Shkodrës është 26 prilli me nji fjale shkodra ka dy zonja ROZAFEN dhe ZOJEN E SHKODERS qe te dyja kane te njejtin fat shejterimi,dhe ska as serbi e as greqi qe pretendojn se jane pjese e historis se egsistences se tyre ,ato jane vetem pjese e ketij vendi(shkoder)e askujt tjeter te dyja kane dhane per shkodren e skan lidhje me kombe tjera.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2011 19:33
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Bukur shkodrani me kete histori, me pelqeu shume flm.

Nejse une akoma nuk e kuptoj pse duhet me u zi per perralla. Sikur nuk ma mbushni mendjen. Aq me teper qe perrallat na e nxjerrin 66.6% te miletit hileqar medemek ne tre njerez, dy te keqinj. Dua me shume argumente. qe te shpjegojne sherrin.
Qe jane shqiptaret me te vjeterit ne Ballkan, nuk ka dyshim asnje historian serioz dhe nuk ka pse diskutohet kjo.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Dhjetor 2011 23:52
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
SHKODRA4001
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 18/09/2011
Vendbanimi: BELGJIKE DHE SHKODER
Mesazhe: 599

Citim:
Po citoj ato që tha shelgu
Bukur shkodrani me kete histori, me pelqeu shume flm.

Nejse une akoma nuk e kuptoj pse duhet me u zi per perralla. Sikur nuk ma mbushni mendjen. Aq me teper qe perrallat na e nxjerrin 66.6% te miletit hileqar medemek ne tre njerez, dy te keqinj. Dua me shume argumente. qe te shpjegojne sherrin.
Qe jane shqiptaret me te vjeterit ne Ballkan, nuk ka dyshim asnje historian serioz dhe nuk ka pse diskutohet kjo.

e nderuar !ketu zihen vetem shqiptaret sepse jemi paranojak te vetvetes ku sdim te tregohemi realiste.meri te gjitha faqet web shqiptare dhe analizo gjithe at panik ku i krijojme vetvetes me mundesi tjetersimi gjoja drejt serbise apo greqise,shqiperi emadhe q ekurre ska exsistu ectr.....jo ma te zihemi me nje legjende jo ka zanafill serbe apo mongole....rendesi ka vendi ku kjo legjende ka fillu te buroje e atje del origjina e dashur.(made in shkodra,scutari,scodrinon, skadar,scutari, yskudar).mile thileqar po ja prsh:ne cdo familje nje nene ka disa femije te gjith ete njete i ka ,te presi nje gisht i dhem nje soj si ta presi tjetrin e po ne keto dhimbje edhe nganjeher simptomat nuk dalin te barabarta me snjera tjetres e te thot jo nuk me dhemb shume.sherri ketu ska qene tradhetia por mallkimi dhe magjia e zeze ate kohe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Dhjetor 2011 19:34
SHKODRA4001 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė SHKODRA4001 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me SHKODRA4001 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: SHKODRA4001 Shto SHKODRA4001 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto SHKODRA4001 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:44 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > R O Z A F A dhe Legjenda e saj

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.