Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Gjelle tradicionale shqiptare
Gjithsej 21 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
hirushja
Lule mos prekese

Regjistruar: 06/08/2003
Vendbanimi: Misterioze
Mesazhe: 1475

Byrek me spinaq

Për 4 vetë

Duhen:

- miell 3 gota uji
- uje 300 gram
- spinaq 1 kg
- vezë 1 kokërr
- djathë 100 gram
- vaj 1/2 filxhan caji
- kripë, piper

Gatimi:

Hidhet mielli ne tepsi dhe hapet nje gropë në mes, shtohet ujë me pak kripë. Për 1 kg miell merret 600 gram ujë, megjthëse kjo varet nga lagështia e miellit. Duke e përzier nga mesi, zihet një brumë i fortë i cili punohet për 10 minuta, ndahet në kuleçë, mbulohet me picetë të lagur dhe lihen për 20-30 minuta që të fitojë elasticitet. Nga çdo kulaç bëhen petë të vogla, secila prej tyre spërkatet me niseshte dhe vendosen 3-4 copë mbi njëra tjetrën, pastaj hapen petët e zakonshme. Spinaqi për mbushje pastrohet, lahet dhe përvëlohet për 2-3 minuta në ujë të vluar e kripë, kullohet duke e shtrydhur, pritet dhe përzihet me djathë të thërmuar e vezë, shtohet kripë, piper dhe shtrohet në petë. Në tepsi të lyer me vaj shtrohet gjysma tjetër e petëve, duke i spërkatur secilën me vaj, mbi to shtohet mbushja e përgatitur dhe mbulohet me pjesën tjetër të petëve të spërkatura me vaj. Anët mbështillen nga brenda. Byreku spërkatet me vaj dhe piqet.


(sabina shpresoj te te pelqej tani, se gatimet vin te lehta ne fillim dhe te veshtira me pas).

Bye Dear.

__________________
The treasure in my mind is greater than any World Glory.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Maj 2004 19:02
hirushja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė hirushja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me hirushja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: hirushja Shto hirushja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto hirushja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Fergese me melēi ose tave dheu tiranese.

para se te filloj...
si eshte e mundur asgje nuk di te gatuaj ne kete forum...!

Per 4 vete.
melçi 500 g
yndyre 2 ose 3 luge gjelle (varet nga kilet qe keni)
miell 1 luge gjelle.
gjise 4-5 luge, (nese nuk keni bejeni me djath te bardhe grek ose turk)
pak speç i kuq e piper.

pergatitja.

melçite skuqen dhe kullohen ne nje ene.
ne yndyren e mbetur ne tigan hidhe pak miell skuqet deri sa te sverdhet, shtohet gjisa, spek i kuq, hidhen melçite, pak lenge mishi, nese kemi, ose uje, dhe vihet ne tave (mundesisht dheu).
tava vihet ne furre, derisa te dale yndyra siper...

ju befte mire...

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 20:52
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trojani
Veteran ne forum

Regjistruar: 20/12/2003
Vendbanimi: danimarke
Mesazhe: 900

karkaleca deti me salce domate per 4 vete

Me recete(dmth me grame) nuk e di por:
Karkalecat qeroi pa i hequr koken dhe bishtin.
Ne nje tigan fergohen ne zjarr te lehte dy-tre thelpinj hudhra, dhe gjysem qepe. Kur te kene marre ngjyre kafe hapet zjarri ne maksimum dhe hidhen 12 karkalecet, pas nja gjysem minute nga cdo ane, ulet perseri zjarri ne minimum, dhe shtohen kater domate te kuqe te grira shume holle.
Mbulohet tigani dhe lihet te ne zjarr per nje 5-6 minuta, shtohet kripe dhe piper sipas shijes, rreth nje minute para se te hiqet nga zjarri shtohet djath i bardhe (rreth 100 gram).
Mund te shtohet supe (buillon) peshku, perimesh ose pule (sipas shijes nenkuptohet).
Garnitoje me shume gjethe te njoma vasiliko dhe rigon te njome.

Bon a petit

__________________
Dite me te mira pasketaj vine
shkoi erresira

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Qershor 2004 22:55
trojani nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trojani Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trojani (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: trojani Shto trojani nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trojani nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Sabina

Une jetoj ne itali hde kuzhina shqiptare nuk me mungon aspak, sepse kam mamin e me ben dite per dite vetem gjelle shqiptare....
Pastaj ne rimini kemi hapur edhe nje ristorant shqiptar, bejme
- MISH ME BAMJE (kemi gjetur edhe bamje ketu ne itali) dhe italianet e lyjne pjaten me cap kur hajme bamjet tona. eshte gjella me e preferuar.....p.sh
- QOFTET E FERGUARA nuk jane fantastike......
- IMAMBAJALLDI (jane patellxhanat e mbushura dhe pastaj vene ne tave me ufull) jane gjelle te yndyrshme po jane shume te shishme.....
-SPECAT E MBUSHURA (jane fantastike fare) edhe se ketu ne itali eshte veshtire te gjesh si specat tona)) por prape jane te mrekullueshme.
- TARATORI ME KASTRAVECA (perdoret ne vere, kosi me kastraveca te grire me hurdha, piper dhe vaj ulliri) ose edhe me kunguj te skuqur )
- SPINAQI ME VEZE NE TAVE.
- PATELLXHANA TE MBUSHURA ME GJISE, MARDANOZ,TE FERGUARA (tipike e shkodres)
- FERGESE TIRONE (me gjise dhe domate)
Kaq per sot se s'me kujtohen te tjerat......
ahhhhhh
SALLAMI SHQIPTAR vetem ne shqiperi e bejme te mire Une vdes per gjithe llojet e sallameve
ketu ne itali kemi gjetur SUXHUK kisha 10 vjet pa henger dhe kur e blem e kam henger nje rrote komplet vetm une. po deshe dicka tjeter Sabina me thuaj qe te ndihmoj nqs me eshte e mundur, sa per riceta te gjelleve shqiptare kerko me mire ne internet se une gjeta gjithe ato.....sa te rrish te presesh kur te shkruajne miqt e forumit. mjaft te hysh ke www.google.com dhe shkruaj kuzhine shqiptare
te uroj nje dite te mbare

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Korrik 2004 16:58
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
trebeshina
Anetar i ri

Regjistruar: 02/02/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 13

waw

me ato qe ke shkrujt lela -dr , na zgjove mallin per shqiperine. po se ke besdi na e trego ate restorantin tuaj ne Rimini , te te provojme nje gjelle shqipetare nga duart tuaja. te uroj oreks te mbare , per te mos humbur shijen e gjelleve shqipetare.

__________________
liri

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Korrik 2004 19:28
trebeshina nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė trebeshina Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me trebeshina (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė trebeshina't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: trebeshina Shto trebeshina nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto trebeshina nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
agata
idealiste

Regjistruar: 20/02/2004
Vendbanimi: Utopial
Mesazhe: 2981

Pershendetje Lela_dr.
Sa ma shtove nepsin me emrin e spesjaliteteve qe ke permendur moj Lela, por dua te them, qe un nuk jam guzhiniere e mire, prandaj do ishte kenaqesi per mua qe te na mesosh ndonje recet te lutem...sigurisht duhet te pyesesh mamin specjalisten....

me shume respekt sabina

__________________
Gjysma e asaj qe shkruaj ndoshta eshte e pa kuptimte per ju, por un e shkruaj qe gjysma tjeter te mund te arrije tek ju. FIRDUSI

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 02 Korrik 2004 19:31
agata nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė agata Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me agata (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė agata't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: agata Shto agata nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto agata nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Wink

Sabina

Nuk do te thote asgje nqs nuk din te besh me henger, sepse shume njerez e marrin kuzhinen me frike, sidomos edhe femrat qe jetojne vetem, ose meshkujt.
Gjellet shqiptare nuk kane nevoje fare te kesh esperience ne kuzhine sepse behen me te njejta gjera, psh bazat jane njesoj, (qepa e skuqur, pastaj hidhet mishi me uje dhe i len te zin deri sa mishi eshte i bere complet, dhe pastaj mund ti hedhesh, bizele, bishtaja,bamje ose oriz per specat e mbushur, pak salce ose domate me copa, kuzhina don vetem vullnet. u
ne ne shtepi nuk e kam pasur fare problem per te henger, se te gjithe e praktikojme.....
Kur je ne emigrim, nuk pret mamin te te bej me henger sepse punon gjithe diten, as babin e as vellain ose motren, duhet te sajosh....
Une kam babin dhe vellain qe jane kuzhinier, vellai eshte specialist per kuzhinen italiane kurse babi edhe mami per ate shqiptare.....
Une i bej te dyja
po pate VULLNET dhe kohe gjithcka behet....
Te uroj nje dite te kendshme

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Korrik 2004 14:54
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Lela_Dr
** dream **

Regjistruar: 25/06/2004
Vendbanimi: Duke ėndėrruar
Mesazhe: 9455

Trebeshina

Kemi 7 muaj qe kemi hapur kete ristorantin ne Rimini, dhe shqiptaret jane shume te gezuar per kete, sepse te gjithe emigrantet kane hapur rist , si kinezet, indianet, grekt, marokinet, dhe peruanet, dhe menduam pse mos te hapim edhe nje shqiptar???
dhe keshtu bem.....
Pastaj ke lokali vejme edhe muzike popullore, dhe njerezit fillojne e kercejne sepse nuk mund ta degjosh populloren pa e kercyer.....
Keshtu qe kemi krijuar edhe ketu mundesine qe te mbajme traditat tona..... Edhe pse kam 12 vjet qe kam ikur nga shqiperia (durresi) nuk kam harruar asgje, c'do gje e bej sikur jam ne shqiperi.....
Dhe jam shum ekrenare te them qe jam Shqiptare.....
Nuk e mohoj fare, sepse italianet nuk jane me te mire se ne, vetem se ndodhen ne mes te Europes..... Edhe keto kane pasur traditat tona, edhe ne shume vende te italis flitet akoma gjuha Arbresh....
Po e mbyll me kaq per sot.....
te uroj nje dite te mbare trebeshina dhe po pate nevoje, per gjithcka, me kontakto......
Lela

__________________
L'ottimismo č il profumo della vita!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Korrik 2004 15:07
Lela_Dr nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Lela_Dr Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Lela_Dr (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Lela_Dr Shto Lela_Dr nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Lela_Dr nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
durrsake_topolake
virtualmente virtuale

Regjistruar: 17/05/2004
Vendbanimi: itali
Mesazhe: 908

mmmmmmmmmmmmmmmmm na hapet oreksin kot, une e shkreta jam dhe ne diete gjasme!!
per ato qe i ka mar malli per petulla, ja ku eshte receta:

ne tenxhere hidhet uje i vaket, kripe, maja, miell dhe pergatitet nje brum i bute, jo i forte eeeeeee kujdes ......
vendoset ne nje vend te ngrohte qe te vije brumi, perzihet dhe lihet te vije perseri.
pastaj ne nje tigan hidhet vaj deri te gjysma e enes dhe kur vaji nxehet hedhim petullat.petullat serviren duke pudrosur me sheqer, ose shoqerohen me reçel, mjalte djath si tju doje e bardha e zemer!

hajt ju befshin mire petullat
ju pershendes te gjitheve

__________________
[io non c'ero e se c'ero dormivo]

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 16 Korrik 2004 13:34
durrsake_topolake nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė durrsake_topolake Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me durrsake_topolake (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: durrsake_topolake Shto durrsake_topolake nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto durrsake_topolake nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
GENTI_the_KING
MBRET I PERJETSHEM

Regjistruar: 08/09/2004
Vendbanimi: Ne Keshtjellen Time Te Pamposhtur
Mesazhe: 2683

GJELLA ME KARAKERISTIKE SHQIPETARE ESHTE PERSHESH ME KOS

PRANAJ MOS JA FUSNI KOT JO GROSHET , JO BYREKU ETJ

.......AH SE HARROVA EDHE PERSHESHI ME DHALE ..............LE QE E NJEJTA

GJE ESHTE . HAJT PRA HANI KOS

__________________
Ti SHQIPERI , me jep nder , me jep emrin SHQIPETAR.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Shtator 2004 02:01
GENTI_the_KING nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė GENTI_the_KING Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me GENTI_the_KING (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: GENTI_the_KING Shto GENTI_the_KING nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto GENTI_the_KING nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 18:00 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 21 faqe: « 1 [2] 3 4 5 6 7 8 9 10 11 » ... E fundit »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Gjelle tradicionale shqiptare

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.