Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Artet e Bukura tė Shqipėrisė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Artet e Bukura tė Shqipėrisė

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re kulturatrash_artetbukura02.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 94 herė.

Gjurmët më të hershme
Fillimet e artit figurativ në truallin e Shqipërisë janë të herëshme. Gjurmët e para i përkasin periudhes se neolitit. Nëpërmjet zbulimeve të shumta arkeologjike, në zona të ndryshme të vendit, janë gjetur qindra e mijëra qeramika, terrakota, zbukurime ne metal etj., që u përkisnin fiseve ilire, paraardhësve të drejtpërdrejt të shqiptarëve të sotem.
Prodhimet më të herëshme janë të thjeshta, për përdorim praktik, por në to shfaqen edhe vlera artistike si në format zoomorfe të enëve ashtu edhe në dekoracionin, gdhendjet dhe elemente të tjerë. Nga shekulli i gjashtë deri në shekullin e trete p.e.re në qeramika vizatohen linja dhe figura gjeometrike; forma ndërtohet me siluet më elegant dhe pasurohet me elementë plastikë. Shumë enë të kësaj periudhe, që ruhen sot në muzetë e Shqipërisë, kanë vlera të mirëfillta artistike dalluese vendase, që nuk i ndeshim në artin e fqinjëve të tjerë po aq të lashtë si helenët, maqedonët apo romakët.
Nga ato enë të lashta, të zbukuruara me dekoracione e fraktura plastike, nis rruga e skulpturës në truallin e Shqipërisë duke u bërë kështu bashkëudhëtare me artin e popujve më të hershëm të Europes. Tipare më të qarta u dukën sidomos me formimin e qyteteve ilire Bylis, Amantia, Foinikue, Butrot si dhe me ngulmimet helene: Durahu, Apolonia, Oriku.

Arti Ilir
Në qytetet ilire mori zhvillim më të madh skulptura e rrumbullakët si dhe relievi që lidhej me ndërtimin e monumenteve. Në fillim skulptura u zhvillua duke përvetësuar elementë të artit helen, sidomos nga tradita korintike dhe korkyrase.
Më vonë, nga shekulli VI p.e.r., krahas lidhjes me traditen helene, arti ilir fiton vecori te reja, të dallueshme, brenda kuadrit helenistik. Apolonia dhe Durrahu që u bënë qendrat më të rëndësishme të artit në ato vite, kishin mjeshtrit e shquar vendas që gdhendnin dhe skalisnin në një stil me tipare të vecanta kundrejt krijimeve të importuara prej qytetërimit helen. Në muzeun e sotëm te Durresit janë ekspozuar disa skulptura të papërfunduara, të gjetura në atë trevë. Ato dëshmojnë për gdhendjet që janë bërë në truallin shqiptar. Janë zbuluar gjithashtu edhe gjurmë të punishteve të herëshme të qeramikës në Apolloni dhe Durrah. Aty u prodhuan shumë nga enët dhe vazot e bukura të stilit antik që ruhen në muzetë tona. Figurat e pikturuara paraqesin skena të ndryshme mitologjike, pamje nga garat atletike, skena luftimesh etj. Përgjithësisht janë me figura të zeza mbi sfond të kuq (shek. VI-V p.e.r.) dhe me figura të kuqe mbi sfond të zi (shek. IV deri në periudhën helenistike). Pikturimi i figurave është në lëvizje, plot harmoni dhe plasticitet. Në këtë periudhë krijohen edhe shumë statuja të vogla prej bronzi si dhe terrakota, ku paraqiten edhe motive laike si dhe figura fëmijësh, barinjsh etj.
Figura me vlerë artistike ndeshim edhe në monedhat e shumta të kësaj periudhe që u realizuan në Apolloni, Durrah dhe Orik. Lulëzimi i disa qyteteve ilire dhe i kolonive helene solli një zhvillim të madh të artit që u pasua edhe me shumëllojshmëri formash e teknikash; që nga afresket e deri te mozaikët e bukur monokrom dhe polikrom. Por në shekullin e I rë u ngadalësua gjithë ai hov zhvillimi. Pushtimi romak që shkaktoi rënien ekonomike të qyteteve ilire, la gjurmë të dukshme edhe në art. Ndonëse Roma pushtuese u pushtua vetë prej artit helen, përsëri ndikoi në qytetet ilire me tipare të kulturës së saj provinciale romake. U duk më qartë ndikimi në skulpturë, ku përgjithësisht u ndoq realizmi tipik i kohës, por ndjehet gjithashtu fryma klasike që mbështetet në traditën qindravjecare. Qendrat kryesore të krijimtarisë artistike mbeten përsëri Apollonia, Durrahu, Botroti etj.
Në vitet e pushtimit romak prej artit zyrtar shkëputet arti i trevave fshatare, ku pasqyrohen motive nga jeta e përditshme. Me praninë e elementëve të thjeshtë artistikë, që dallojnë nga krijimet e mëparshme, si dhe me skalitjen e veshjeve dhe emrave ilire, krijimtaria e këtyre viteve mund të vlerësohet edhe si një qëndresë ndaj asimilimit prej pushtuesve më të fuqishëm të kohës.

Zhvillimi i Mozaikut
Në të njëjtën periudhë me artin e trevave fshatare, në truallin e Shqipërisë arriti zhvillimin më të madh edhe arti i mozaikut. Më i herëshmi është gjetur në Durrës. I përket shekullit IV p.e.r. dhe është i punuar me gurë zalli shumëngjyrësh. Ka vlera të rralla artistike që shquhen në gjithë krijimtarinë e kësaj gjinie. Quhet “Bukuroshja e Durrësit” dhe mund të cilësohet si bukuroshja e gjithë mozaikëve që janë zbuluar deri tani në truallin shqiptar, për hijeshinë e figurës dhe mjeshtërinë e realizimit artistik. Në shekullin e I rë, sic përmendëm, u arrit lulëzimi i këtij arti dhe nga gurët e zallit u kalua në kubikë të prerë prej guri, qelqi, mermeri apo balte të pjekur. Mozaikë të tillë janë zbuluar në Apolloni, Durrah dhe Butrint.
Zhvillimi i mëvonshëm i mozaikëve lidhet kryesisht me monumentet paleokristiane. Pas shekullit te V-të motivet e mozaikut ndryshojnë nga modelet e pikturave të herëshme, sic është amazonamania në Apolloni, duke u zëvëndësuar me figura simetrike që qëndrojnë të shkëputura në sipërfaqe dhe që paraqesin figura kafshësh, shpendësh, pemë frutore, lule e të tjerë simbole të artit paleobizantin. Ruhen edhe sot në gjendje të mirë disa krijime të tilla, sic janë Pagëzimorja në Butrint, mozaikët e Linit dhe të Antigonës. Nga gërmimet e deritanishme, është gjetur vetëm një mozaik paretial në Durrës, brenda Amfiteatrit të qytetit, që i përket shekullit VI-VII-të.

Piktura Murore (Afresket)
Në periudhën e kalimit nga antikiteti i vonë në mesjetën e herëshme, skulptura vjen duke u zbehur deri në mohim të plotë nga estetika bizantine, ndërsa arti i pikturës gjeti shprehjen më të lartë artistike. Zhvillim më të madh mori sidomos piktura murore brenda tempujve kristiane. Kishat u mbushën me afreske dhe ikona që u nënshtroheshin plotësisht kanoneve të rrepta të metropolit. Autorët nuk i firmosnin veprat në atë periudhë, prandaj gjithë ajo krijimtari mbetet ende anonime. Tani në Shqipëri ruhen pak gjurmë nga krijimtaria më e herëshme, vetëm disa fragmente. Fatkeqësisht një pjesë e tyre u dëmtua gjatë luftës kundër fesë që u bë në regjimin komunist (1967), duke zhdukur kështu vepra me vlera të rralla për kulturën dhe historinë kombtare. Në ato pak fragmente që ruhen ndihen ndikime të stileve perëndimore (Kisha e Rubikut – 1272), si dhe lindore (Vau i Dejës – shek. XIV-të) të artit bizantin. Ikonat e shumta si dhe minaturat në kodikë të Beratit dhe të Vlorës (shek. XI-XIV-te) janë me vlera artistike dhe i përkasin periudhës së zhvillimit të artit bizantin në Shqipëri.

Piktura Pasbizantine
Gjatë shekullit XVI-të,ndonëse ende nën pushtimin osman, u krijuan vepra të reja artistike në pikturë, në stilin pasbizantin. Personaliteti më i shquar i kësaj periudhe është Onufri (shekulli XVI).

Pikturat e tij dallohen për ngjyra të pasura dhe nuanca dekorative, për realizimin e tipave interesantë me gjendje tragjike, si dhe për futjen e disa elementëve etnografikë kombtarë që do t’i shohim më qartë edhe te pasardhësit e tij; i biri Nikolla (shek. XVI-të) si dhe te piktorët e shquar David Selanicasi (shek XVIII-të), Kostantin Shpataraku (shek. XVIII-të), dhe te të më vonëshmit vëllezërit Kostandin dhe Athanas Zografi (shek.XVIII-të), familja Katro (shek. XVIII-të) etj., që zbukuruan mjaft kisha në Shqipëri dhe në vendet fqinj.

Në Shqipëri është bërë edhe vazhdon të bëhet një punë e kujdesshme për veprat e artit pasbizantin pasi ato cmohen si pjesë e rëndësishme e trashëgimisë më të pasur kombtare. Vazhdojnë ende hulumtimet për zbulimin e autorëve të tjerë si dhe restaurimi i veprave të dëmtuara gjatë shekujve. Deri tani janë hapur disa ekspozita me vepra të këtij arti si në Paris (1975), Romë (1985), Nice (1993) etj të cilat kanë ngjallur intresa të shumta te specialistët e artit. Ekspozitat janë shoqëruar me botime të ilustruara dhe me komente të shumta nga shtypi i huaj. Krijimet më të cmuara të këtij arti ruhen në Muzeun e Artit Mesjetar ne Korcë, Muzeun Onufri Berat, Muzeun Hustorik Kombtar, Galerine Kombtare te Arteve si dhe në muze të tjerë në Tirane dhe qytete të tjerë të vendit. Në Korcë është ngritur edhe një muze privat, i vetmi deri tani nw Shqiperi, që ruan një koleksion të pasur me vepra të artit pasbizantin.

Rilindja dhe Pavarësia
Në gjysmën e dytë të shekullit XIX-të fillon një etapë e re, e rëndësishme për artin shqiptar. Lëvizjet e mëdha clirimtare që sollën pavarësinë e vendit (më 1912), krijuan atmosferën për një drejtim të ri artistik, që do të pasqyronte më me realizëm jetën. Lindi piktura laike me motive patriotike dhe etnografike. Në historinë e artit shqiptar viti 1883 është i shënuar për krijimin e dy pikturave më me vlerë: “Porteti i Skëndebeut” nga Jorgji Panariti dhe “Motra Tone” nga Kolë Idromeno. Me këto tablo nis rrugën piktura e Rilindjes Shqiptare. Duket si rastësi por pikërisht motivet e këtyre dy veprave të para, janë motivet kryesore që mbizotërojnë në tematikën e artit shqiptar të Rilindjes dhe të periudhës së Pavarësisë; pra tema patriotike që evokohej me trajtimin e figurës së Heroit Kombëtar, Skënderbeut, si dhe skenat nga jeta e përditshme ku fiksoheshin edhe vlera të kulturës të kulturës kombtare.
Te piktorët e Rilindjes përgjithësisht ndihet fryma romantike. Në shumë tablo vihen re edhe tipare të realizmit klasik si dhe të një realizmi më bashkëkohor, duke fiksuar kështu në art, gjendjen reale të vendit, ndonjëherë edhe me qëndrim kritik. Piktori më i shquar i kësaj periudhe është Kolë Idromeno (1860-1939) autor i shumë tablove, portreteve dhe peisazheve. Krijimtaria e tij u bë si shkollë për artistët e ardhshëm. Idromeno ka qenë gjithashtu edhe arkitekt dhe fotograf i njohur.

Fotografia artistike dhe dokumentare pati një përfaqësues tjetër të shquar, të njohur brenda dhe jashtë Shqipërisë; familjen Marubi, drejtuar kryesisht nga Keli, me një veprimtari të pasur artistike.
Po në në Shkodër, ku jetuan dhe krijuan mjeshtrit Idromeno dhe Marubi, dolën edhe piktorë të tjerë të shquar si Ndoc Martini (1880-1916), Simon Rrota (1887-1961), Andrea Kushi (1884-1959). Zef Kolombi (1907-1949) etj. Pas Shkodrës, Korça u bë vatra dytë ku mori zhvillim arti i pikturës në Shqipëri.
Andrea Kushi
Mugon!

Në Korcë u krijuan tablotë e bukura të piktorit autodidakt Spiro Xega (1876-1953) si dhe veprat e “poetit të peizazhit shqiptar” mjeshtrit Vangjush Mio (1861-1957). Të dy këta artistë janë në krye të përfaqësuesve më të shuar të Rilindjes dhe Pavarësisë shqiptare në pikturë.

Edhe skulptura e rrumbullakët, pas një ndërprerje të gjatë prej disa shekujsh, filloi të lëvrohet sërisht në periudhën e Rilindjes. Si autor i parë njihet Murad Toptani (1866-1917). Ka realizuar disa vepra me temë patriotike, ku shquhen dy bustet e Skënderbeut (më 1899 dhe më 1917). Por nivelin e këtij arti e ngriti lart skulptori Odhise Paskali (1903-1989). Me statujat e tij monumentale, që janë të parat vepra të këtij lloji në Shqipëri (“Luftëtari kombtar” - Korcë 1932, “Flamurtari” - Vlorë 1932, “Skënderbeu” – Kukës 1939), nis rruga e artit monumental në Shqipëri. Krijimtaria e Paskalit vazhdon edhe në periudhën e pasclirimit me vepra të shumta. Ai mbetet edhe sot si personaliteti më i shquar i skulpturës shqiptare.

Në vitet e pavarësisë artet në Shqipëri zhvillohen në mënyrë më të organizuar. U bënë përpjekjet e para për përgatitjen e artistëve të rinj, për krijimin e shoqatave artistike dhe për organizimin e ekspozitave. Në vitin 1920, në Korcë u hap ekspozita e parë personale nga piktori Vangjush Mio. Me kontributin e poetit të njohur kombtar, Gjergj Fishta (1871-1940), i cili mori pjesë edhe vetë me disa punime në akuarel, më 1923, në Shkodër u hap ekspozita e parë lokale, me pjesëmarrjen e mbi 15 artistëvë shkodranë. Ekspozita më e rëndësishme e gjithë kësaj periudhe është “E para ekspozitë arti” që u organizua Tiranë në maj të vitit 1931. Kjo është e para ekspozitë kombtare në historinë shqiptare. Ekspozita e mësipërme u përgatit nga Shoqata “Miqtë e Artit” që është gjithashtu e para shoqatë artistike e krijuar po atë vit në Tiranë. Më 1931 u bënë edhe dy përpjekje të rëndësishme: për krijimin e një Pinakoteke dhe për ngritjen e Shkollës së Artit. E para nuk u realizua, ndërsa shkolla u hap. Me nisiativën e piktorit A.Kushi, më 1931 u cel kursi i vizatimit dhe, pas një viti, më 1932 u themelua Shkolla e Vizatimit, e para shkollë arti në Shqipëri. Shkolla e Tiranës mori nxënës nga e gjithë Shqipëria. Aty jepnin mësim artistët O. Paskali, A. Kushi, A. Buza, italiani M. Ridola dhe L. Poradeci (1896-1989), poet i njohur i Rilindjes, i specializuar në Bukuresht për arte të bukura.
Nga Shkolla e Vizatimit morën mësimet e para për pikturë brezi më i njohur i artistëve shqiptarë midis viteve ’40-’70 si B. Sejdini, K. Kodheli, N. Zajmi, F. Stamo, I. Kodra, Q. Grezda, Ll. Nikolla, F. Makoci, H. Reci, Z. Bumci, etj.

Gjatë viteve 1932-1935 në shkollën e Vizatimit u organizuan disa ekspozita arti. Në krijimet më të bukura ndihej vazhdimësia nga tradita e pikturës së Rilindjes si dhe tipare të reja realiste, me qëndrim kritik ndaj vështirësive të jetës dhe padrejtësive shoqërore të kohës. Po në këtë periudhë, në artin shqiptar u zhvillua edhe karikatura me temë shoqërore e përfaqësuar nga A. Dino, M. Frashëri si dhe Q. Mesarea, që ishte njëkohësisht akuarelisti më i njohur shqiptar në vitet e Pavarësisë.
Pas njohurive të para që morën në Shkollën e Vizatimit, nxënësit e saj, vazhduan studimet në akademitë e arteve të Europës si në Romë, Paris, Athinë, Milano, Bukuresht, Firence etj, dhe, kur u kthyen në atdhe u bënë mësuesit e brezit më të ri të piktorëve shqiptarë.
Veprimtari tjetër e rëndësishme gjatë periudhës së pavarësisë ka qenë konkursi ndërkombtar për ngritjen e monumentit të Heroit Kombtar, Skënderbeut, që u organizua në Tiranë më 1937. Vec skulptorëve shqiptarë morën pjesë mjaft autorë të njohur europianë. Cmimin e parë e fitoi skulptori i njohur kroat A. Agustincic (1900-1979), ndërsa e drejta e ekzekutimit i u dha skulptorit italian R. Romaneli. Monumenti i Skënderbeut, realizuar nga Romaneli, u vendos në sheshin “Albania” në Romë, dy vjet pas kunkursit, më 1939.
Në artin e periudhës së Rilindjes dhe të Pavarësisë përfshihet edhe krijimtaria e artistëve që jetonin në kolonitë jashtë atdheut si dhe veprimtaria e arbëreshëve të Italisë. Ashtu si letërsia e kësaj periudhe, edhe krijimtaria figuratuve te arbëreshët dhe diaspora kishte të njëjtat motive e të njëjtin stil me artin që zhvillohej në Shqipëri. Nga kolonitë shqiptare vecohet piktori Theohar Gjini që krijoi në Paris dhe Bukuresht, ndërsa në fshatrat arbëreshe (Itali) u shqua skulptori Mikel Trota, që kritikët e kohës e quanin “Canova i ri” (A. Canova 1757-1822)
Gjatë luftës së dytë botërore (1939-1944), kushtet për krijimtari në fushën e artit u kufizuan. Megjithatë u organizuan disa ekspozita. Më e rëndësishmja ishte ajo e vitit 1943, me pjesmarrjen e artistëve më të mirë të vendit. Veprimtaritë e tjera kanë qënë kryesisht ekspozita personale.

Arti pas vitit 1945
Veprimtaria e parë në fushën e arteve figurative, pas clirimit të vendit, është Ekspozita Kombtare, e hapur në prill të vitit 1945, në Tiranë. Në shtypin e kohës ajo u quajt “ekspozita e parë kombtare”, duke mohuar kështu atë të vitit 1931 dhe të tjerat më pas. Pra u duk qartë tendenca për të filluar “gjithëcka nga e para” edhe në art!? Në atë ekspozitë nuk u ftua personaliteti më i shquar i artit shqiptar Odhise Paskali, pasi ende nuk dihej qëndrimi që do të mbante ai ndaj regjimit të ri.
Ekspozita e vitit 1945 dhe sidomos të tjerat që u hapën më pas, përcaktuan dhe drejtimin e ri në artin shqiptar, rrugën e vetme të lejueshme për shtetet komuniste; metodën e realizmit socialist.

Ngritja e instuticioneve artistike
Pas 1945-sës edhe në fushën e artit u bë një punë më e organizuar për ngritjen e instuticioneve. Më 1946 u hap shkolla e mesme artistike që përgatiste piktorë skulptorë dhe grafistë. Në vitin 1954 u ngrit për herë të parë Galeria Kombtare e Arteve, ëndërr disa vjecare e artistëve dhe amatorëve të artit. Aty u grumbulluan veprat më të mira të traditës si dhe të autorëve bashkëkohës. 20 vjet më pas u ndërtua godina e re e Galerisë, ku ndodhet dhe sot dhe u pasurua me një numër më të madh veprash. Në godinën e re është hapur një sallë për vepra të autorëve të huaj ku bëjnë pjesë edhe tablo nga Rembrandt, Ticiani etj.
Piktorët, skulptorët bashkë me artistët e tjerë të skenës dhe ekranit krijuan organizatën e tyre të quajtur Lidhja e Artistëve me qëllim “që të bashkonin përpjekjet për krijimin e artit të ri të realizmit socialist”.
Nxënësit që mbaronin shkollën e mesme artistike në Tiranë vazhdonin studimet në akademitë e arteve në Bashkimin Sovjetik dhe në vendet e tjera të Lindjes. Në vitin 1960, kur Shqipëria u nda nga kampi socialist, studentët u kthyen në atdhe dhe, po atë vit, në Tirane u ngrit Instituti i Lartë i Arteve (sot Akademia e Arteve). Disa vite më vonë u hapën edhe shkolla të tjera artistike. Në qytetet kryesore u ngritën Galeri Arti. U krijuan disa muze kombtarë si Muzeu i Artit Mesjetar në Korcë, Muzeu Arkeologjik në Tiranë etj si dhe disa muze historikë si Muzeu Skënderbeu në Krujë, Muzeu Histrik Kombtar ku vec afreskeve që janë pikturuar aty, ruhen edhe shumë vepra arti origjinale me shumë vlerë. Për studimin e krijimtarisë së arteve figurative, si dhe arteve të tjerë, që nga viti 1986 funksionon Qendra e Studimit të Arteve pranë Akademisë së Shkencave.

Ekspozita, konkurse kombtare dhe monumente
Që nga viti 1945, thuajse çdo vit janë organizuar ekspozita të arteve figurative. Më të rëndësishme quheshin ato me rastin e përvjetorëve të Clirimit dhe të ngjarjeve te tjera kombtare. Janë organizuar gjithashtu edhe shumë konkurse kombtare. Konkursi i parë u shpall më 1948 për krijimin e monumentit të Skënderbeut. Nga ky konkurs fitoi skulptori Janaq Paco (1914-1989) me bocetin e tij që u realizua në bronz pas 10 vjetëve dhe u vendos në qytetin e Krujës (28 nëntor 1959).
Mbas clirimit mori zhvillim të madh skulptura monumentale. Brenda pak viteve u ngritën disa vepra. Nga krijimet më të rëndësishme vlerësohen monumenti ekuestër i Skënderbeut në Tiranë (1968) me autorë O. Paskali, A. Mano, J. Paco; “Monumenti i Pvarësisë” në Vlorë (1972) më autorë K. Rama, M. Dhrami, Sh. Hadëri si dhe disa statuja shtatore dhe monumente të tjera nga Th. Thomai, P. Culi, H. Dule, F. Dushku, A. Mano etj.
Në pikturë u krijuan një numër më i madh veprash. Për herë të parë morën zhvillim thuajse të gjitha zhanret e arteve vizive që nga piktura e skulptura e kavaletit te grafika, skenografia, tekstili, qeramika, qelqi, e deri te mozaiket dhe afresket që u aplikuan në disa godina social kulturore. Në gjithë këtë mori veprash, ndonëse të krijuara nën një censurë të rrepte, u krijuan edhe vepra me vlera të vecanta artistike. Në artet figurative mungon një figurë aq e shquar sa I. Kadare në letërsi, por gjithësesi ashtu si dhe Kadare krijoi kryevepra gjatë periudhës së realizmit socialist, po ashtu edhe mjaft piktorë të talentuar, kanë realizuar tablo të bukura, që s’kanë asgjë të përbashkët me të ashtuquajturën metodë të realizmit socialist.

Skematizimi i krijimtarisë
Pas viteve ’60 në Shqipëri artet zhvilloheshin të shkëputura jo vetëm nga vendet e zhvilluara perëndimore, por edhe nga shtetet e bllokut të Lindjes. Për artistët figurativë ishte i pamundur kontakti me veprat origjinale të autorëve të huaj, qoftë edhe në mënyrë klandestine sic mund të bëhej me tingujt e muzikës apo me letërsinë. Pra ishte mbyllur çdo shteg për të mësuar nga përvoja e artit bashkëkohorë botërorë. Kështu, nga viti në vit, krijimtaria në këtë fushë skematizohej gjithnjë e më shumë dhe artistët e ndjenin veten gjithnjë e më ngushtë. Atëherë filuan disa reagime në forma të ndryshme. Artistë të vecantë preferuan të trajtonin më shumë temën historike, një pjesë e madhe i u përkushtua kryesisht peizazhit; pra u futën ne ato tema dhe gjini ku bëheshin mw lehte përpjekje për t’iu shmangur kanoneve të metodës së realizmit socialist që ngurtëzonte fantazinë krijuese. Nga “devijime’ të tilla qëndroi më pak e prekur krijimtaria e piktorit A. Buza (1905-1987) si dhe një pjesë e madhe e tablove të piktorëve K. Kodheli, (l. 1920), S. Kaceli (l. !913) etj.
Pas viteve ’70 në Shqipëri u krijuan tre breza pedagogësh që përgatisnin artistë të rinj. Grupi i parë vinte nga akademitë e perëndimit, i dyti nga shkollat e vendeve të Lindjes, dhe të tretët ishin përgatitur në Akademinë e Tiranës. Kontradiktat që filluan të shfaqeshin midis tyre vitet e fundit, rikrijonin grupe të tjera që nuk përcaktoheshin nga vendet ku kishin studiuar apo nga mosha, por nga aftësit, talenti dhe kultura e tyre. Përfaqësuesit që luftonin për tu shkëputur nga skematizmi gjendeshin në çdo brez. Por ndaj tyre qëndronte gjithnjë e fortë goditja nga ithtarët e realizmit socialist. Atëherë artistët novatorë mbijetonin duke krijuar dy lloj veprash; tablo për ekspozita, që plotësonin kërkesat e zyrtarëve të artit dhe vepra arti vetëm për në studio, tek të cilat bënin eksperimente artistike për një ditë që do të vinte. Herë pas here, krijime të tilla dorëzoheshin edhe në ekspozita. Ndonëse sillnin vlera të reja artistike ato jo vetëm nuk ekspozoheshin por bëheshin objekt kritikash. Një nga ato tablo ka qenë edhe “Betimi i Vrana Kontit” të S. Kamberit që sot cilësohet midis tablove më të mira. Ndër artistët më të shquar, të asaj periudhe, që mundi të rezistonte duke iu përgjigjur kërkesave të kohës, por të jepte edhe vepra me vlera artistike ka qenë piktori S. Shijaku (l. 1933). Krijimtaria e tij shtrihet në disa gjini si tablo, peizazhe, portrete, afreske dhe së fundi në qeramikë të pikturuar dhe skulpturë.

Përpjekje për liri krijuese
Fantazia krijuese e artistëve më të talentuar gjithënjë ka qenë në luftë me skematizmin e imponuar edhe në artin shqiptar. Ndonëse të izoluar nga krijimtaria bashkëkohore botërore, artistët shqiptarë herë pas here kanë bërë përpjekje për më shumë liri krijuese. Shembulli më i dukshëm i viteve të realizmit socialist, ka qenë ekspozita me titullin sinjifikativ: “Pranvera”-1972 që u hap në Tiranë. Pas disa përpjekjeve latente që u dukën në ekspozitën e një viti më parë (1971), në këtë të dytën u ndje një frymëmarrje më e gjërë. Por goditja kundër saj u bë e menjëherëshme dhe e fortë duke e ndrydhur më shumë artin shqiptar në vitet e mëpasëm. Në ato vite u shfaqën edhe desidentët e parë në pikturën shqiptare si E. Gjergo, E. Hila, A. Oseku, M. Velo etj. Përpjekjet për më shumë liri krijuese shfaqeshin herë pas here edhe në mbrojtjet e diplomave të artistëve të rinj, por ato ndrydheshin më lehtë. Megjithatë ato vazhdonin gjithnjë me guxim deri nga fundi i viteve ’80-të kur studenti E. Rama (l. 1966) me diplomën e tij paralajmëronte për një pikturë që nuk do të ndrydhej më në të ardhmen.

Krijimtaria në ditët tona
Ishte pikërisht viti 1991 kur piktura shqiptare nisi rrugën ku nuk do të ndjehej më tutela e një drejtimi të vetëm artistik, sic provoi gjatë 50 vjetëve. Më shumë se në artet e tjera tani në pikturë vihet re një krijimtari më e larmishme dhe më e madhe. Janë hapur më shumë ekspozita personale ku paraqiten krijime që u përkasin rrymave bashkëkohore të artit botëror. Në këtë fazë, në Shqipëri gjen edhe autorë që ende pikturojnë si në vitet e realizmit, por tonin e pikturës së sotme e japin krijuesit që përpiqen për një gjuhë të vecantë artistike si dhe autorët e rinj me “kapriçot” artistike që tentojnë drejt një stili sa më bashkëkohor. Artistët shqiptarë, deri dje të izoluar brenda vendit të tyre, tani po ballafaqohen me botën për të marreë vlerësimin më të saktë të krijimeve. Deri tani janë arritur suksese në shtete të ndryshëm nga disa autorë shqiptarë ku më i shënuari është ai i piktorit A. Shima në një nga galeritë më të njohura të Londrës dhe që vazhdon edhe sot në disa galeri të Amerikës.
Tani artistët shqiptarë janë të grupuar në shoqata të ndryshme, sipas prirjeve të tyre, ndonëse edhe Lidhja e Artistëve (e themeluar më 1952) ekziston akoma, kuptohet tani me një platformë tjetër, që i përshtatet krijimtarisë së sotme. Në vitin 1993 në Tiranë u ngrit Galeria Te & Gi, e para galeri private ku u grumbulluan një grup artistësh me prirje progesive. Janë hapur edhe galeri të tjera private. Galeria Kombtare është përshtatur krijimtarisë bashkëkohore dhe ka arritur të organizojë ekspozita me pjesmarrjen e artistëve nga shumë vende të botës.
Gjithësesi këto janë hapat e para të artit të ri shqiptar drejt harmonizimit me artin e vendeve të tjera europiane, ndaj të cilëve Shqipëria qëndroi e izoluar vite më parë.

Artistët e Diasporës
Pas pushtimit osman, gjatë shekullit XV-të dhe më vonë, morën rrugën e emirgimit shumë shqiptarë. Midis tyre emigruan edhe të talentuar në art të cilët i zhvilluan prirjet në vendet ku u vendosën. Megjithëse ende nuk është bërë ndonjë studim i plotë njihen disa artistë të shquar. Në Itali albanezëve të Vincencës, Gjon dhe Jeronim u është gdhendur epitafi: “Ille alter Phidias, his Poliklet erat”, që i krahason me dy nga mjeshtrit më të mëdhenj të skulpturës helene. Ndërsa në katedralen Duomo të Milanos, altari është gdhendur nga skulptori me origjinë shqiptare Aleks Tarketa. Shumë artistë shqiptarë u shquan në Venedik. Atje ngritën edhe shkollën e tyre dhe e quajtën “Scuola degli Albanesi”.
Si tekste shkollore u përdorën veprat e humanistëve shqiptarë Marin Bicikemi (1468-1528) dhe Marin Barleti (1460-1512) më të njohurit nga artistët janë piktorët Mark Basaiti (1496-1530) dhe Victor Karpaci (1465-1525). Për origjinën e tyre shqiptare kanë shkruar edhe disa studiues të huaj.
Një nga figurat më të shquara të kësaj periudhe është Aleksandër Albani (1692-1779). Edhe sot ai vlerësohet si një nga të parët koleksionistë të veprave të artit. Vila e tij në Romë që edhe sot quhet “Vila Albani” është nga të parat muze të artit në Europë. Aty ka studiuar edhe arkeologu i njohur J. Winckelman (1717-1768).
Me origjinë shqiptare kanë qenë edhe disa arkitektë të njohur si S. Mehmeti, K. Dulla, S. Atiku etj që zbukuruan Stambollin dhe qendra të tjera të perandorisë osmane si dhe A. Aleksi, M. Tivarasi, Gj. Durrësaku etj që punuan në vise të tjera të Europës.

Mugesa!
Artistët e diasporës se re shqiptare janë më të shumtë se ata të kohëve të herëshme. Ata u përkasin rrymave të ndryshme të artit botëror. Në këtë vështrim të shkurtër po vecojmë vetëm katër prej tyre që janë të njohur edhe në artin botëror. Këta janë: fotografi i shquar Gjon Milli (1902-1980), që jetoi dhe krijoi në USA; piktori Abedin Dino (1913-1993) mik me Picasso dhe personalitete te tjera të shquar në Paris; Çatin Saraçi (1902-1974) mik dhe bashkëpunëtor i afërt i ekspresionistit Oskar Kokoshka, gjatë viteve që qëndroi në Londër si dhe Ibrahim Kodra (l. 1916) një nga përfaqësuesit e shquar të kubizmit në Itali.
Gjeografia e artistëve të diasporës së re shqiptare përfshin shumë vende të botës dhe me krijimtarinë e tyre mund të bëhet një album me vepra të bukura arti. Në këtë krijimtari futen edhe tablote e artistëve arvanitas, që banojnë në Greqi. Në vitin 1985 është botuar në Athinë një album me krijimet e disa autorëve më të njohur arvanitas, por krijimtaria e tyre është më e pasur, ashtu sic eshtë më e pasur gjithë krijimtaria e diasporës së re shqiptare e cila po shtohet me autorë të rinj që u larguan nga atdheu pas vitit 1990.

Artistët e Huaj për Shqipërinë
Pikërisht gjatë shekullit XVIII-të, kur në Shqipëri sapo kishte nisur rrugën piktura realiste, në Salonet e Parisit, në disa ekspozita në Angli, Gjermani, Itali, Austri etj., u vendosën edhe tablo me temë shqiptare. Vepra të veçanta ishin krijuar edhe më parë nga autorë të shquar si P. Veroneze (1528-1588) ”Rrethimi i Shkodrës”, A. Durer (1471-1528) “Skënderbeu” vizatim etj., por gjatë shekjve XVIII-XIX-të erdhën më shumë piktorë të shquar drejt Shqipërisë. U realizuan disa tablo, etyde, akuarele dhe vizatime nga kreu i romantizmit E. Delacroix (1798-1863); portreti “Shqiptarja” nga C. Corot (1796-1875), kompozimi i famshëm “Gratë suliote” nga A. Scheffer (1799-1858), si dhe tablo, portrete dhe peizazhe nga R. Bonigton (1802-1828), V. Vereshagin (1843-1904), G. Sargent (1856-1925), Ç. Conder (1868-1909) etj. Artisti i njohur francez L. Gerome (1824-1904) ka pikturuar mbi 20 tablo me figura shqiptarësh; kroati P. Jovanovic (1859-1931) mbi 10 kompozime me skena të ndryshme nga jeta shqiptare, ndërsa anglezi i famshëm E. Lear (1812-1888) realizoi mbi 100 akuarele, litografi, vizatime dhe tablo në ngjyra vaji nëpër Shqipëri. Përvec artistëve të mësipërm, ka edhe shumë autorë të tjerë të huaj që, ndonëse janë më pak të njohur, kanë realizuar vepra me vlerë për historinë dhe kulturën shqiptare. Pjesa më e madhe e gjithë këtyre krijimeve që përmendëm është përmbledhur në librin e ilustruar “Albania and albanians in world art” që është botuar në shqip (1990) dhe në anglisht (1991).

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2004 15:05
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Fotografia Shqiptare

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re marubi.gif
Ky file ėshtė shkarkuar 1576 herė.

Trashegimia lene nga Dinastia Marubi eshte nder me te njohurat ne fushen e fotografise evropiane ne gjysmen e dyte te shek.XIX dhe gjysmen e pare te shek.XX. Dinastia Marubi fillon me Pjeter Marubin i lindur ne Piacencia (Itali1834 ) dhe I detyruar . te mberrije ne shkoder 1856 pas ndjekjeve te pushtuesve austro hungareze . Ne Shkoder Marubi nis aktivitetin e tij artistik ne disa fusha njeherazi si fotograf, arkitekt, piktor e skulptor.
Me “Kutine magjike” fotografike (1858) ai nisi te fotografoje jeten jashte studios nder te cilat edhe ngjarjet politike te kohes si “Kryengritja e Mirdites” (1876-77), Lidhja Shqiptare e Prizrenit (1878-81) qe mbeten deshmi edhe ne faqet e revistave te njohura evropiane “La guera d’Oriente”, “The Illustrade London Neës”, “L’lustration” etj.

Studio Marubi shkelqen me permasat europiane, me hapesire ndriçimi dhe pajisjet me te fundit (1885-1900).Ne ate kohe Pjeter Marubi zgjodhi per vijmesin e puneve ne studio djemte e Rrok Kodhelit nga Kodheli i Kodrines, se pari Mati - me jeteshkurter (1862-1881) pastaj Mikelin e mbiquajtur Kel (Marubi) me mbiemrin e ri ne nder te mjeshterit te madh.
Kel (Mikel Kodheli) Marubi (1870-1940) nis punen ne studion “Marubi”, 15 vjeçar me 1885. Pas vdekjes se mjeshtrit P.Marubi (1904) Kel Marubi u be trashegimtar legjitim i studios duke e transformuar ate ne nje atelie te vertete arti. Ai e pasuroi fototeken me figura e njohura te kohes, Fishten, Migjenin, Koliqin, Galica, Gjoluli, Curri, Noli, Zogu etj si edhe me foto nga njerëz të zakonshëm me kostume kombëtare, pamje nga nga jeta e qytetit dhe e fashatit, peisazhe dhe aspekte te tjera nga jeta në Shqipëri në fund të shekullit të nëntëmbëdhjetë dhe fillim të shekullit të njëzetë, duke u bërë kështu figure kryesore evropiane ne fotografine publike e kronikale te kohes pasi ndoqi gjithshka nga ngjarjet e rendesishme shqiptare per afro 55 vjet. Kel ishte edhe patriot i flakte dhe u aktivizua ne levizjen per pavaresine e Shqiperise duke marre pjese ne themelimin e shume shoqatave si Gjuha Shqipe 1908 etj si edhe ne botimin e gazettes Zeri i Shkodres. Kel Marubi njihej edhe jashte kufijve dhe ishte ftuar shepsh nga oborri I mbretit te Malit te Zi per punime ne fotografi.
Pas vdekjes se Koles (1940) trashegimtari u be Gega. Ai studioi ne Paris ne te paren shkolle kinematografike dhe fotografike ne Lymjeret, ne France.
Ne vitin 1970 e gjithe pasuria prej 150 000 negativa i kaloi shtetit. “Fototeka Marubi” ka sherbyer si burim per botime te ndryshme, per albume, botuar ne France dhe Itali. Por trashegimia kulturore Shqiptare ne artin e fotografise perben nje plejade artitesh talentuar qe vazhdon deri ne ditet tona.Me te shquarit mund te permblidhen ne kete kronike :
Kol Idromeno, lindi ne Shkoder me 1860 dhe vdiq me 12 Dhjetor 1939. Ai eshte nje artist i gjithanshem, mesoi tek Marubi plak fotografine gje qe i kthehet ne pasion si dhe piktura. Shquhej si potretist. Ne 1992 njihet si njeriu i pare ne Shqiperi kinematografine.
Ymer Bali. Ne 1930 kryen studimet ne Austri. I lindur ne Tirane pati nje aktivitet te madh. Dallohet per portrete dhe per fotografi kolektive.Ai nuk u martua, nuk la pas asnjeri qe te merrej me arshiven e tij te pasur. Pas vdekjes nje mbese e tij dorezoi (dhuroi) arshiven e tij ne Arkivin Qendror te Shtetit Tirane.
Mandi Koçi - Me pseudonimin MAK u lind ne Voskopoje te Korçes me 17 Janar 1912 ne nje familje zanatcinj. Ne 1936 hap ne Korce te paren studio fotografike me korent. Fotografoi demostraten e bukes dhe xhandaret e Zogut, pushtimin fashist ne Korce. Ne 1942 atashohet prane Brigades I partizane si dhe fotograf i shtabit. Ne 1947 hap te paren ekspozite fotografike ne Moske. Ne 1952 Maku mbaron nje kurs per kino-operator dhe punoi ne Kinostudion “Shqiperia e Re”. Me pas me prishjen e B.S. burgoset per 20 vjet pasi ishte martuar me grua ruse. Lirohet ne fillim te viteve ‘80. Pas burgut, ne moshe 70 vjet, i vetmuar perfundon ne azilin e pleqve ne Tirane, ku mbylli dhe jeten.
Jani Ristani, lindur ne fshatin Lliar-Zagori-Gjirokaster me 1913, qe ne moshe te vogel shkoi ne Stamboll ne “robert kolezh”, ne shkollen tekniko-inxhinierike, ku u njoh me radiogalenen dhe fotoromantizmin. Merr mesimet e para nga mjeshtri turk I fotografise Niko Huzuri dhe fillon nje aktivitet te ethshem ne Turqi duke fiksuar me aparatin e tij Qemal Ataturkun apo Miss Turqine ne vitin 1933 botuar ne gazeten “Xhumurjet “ me firmen Ristani. Ne 1935 kthehet ne Tirane dhe hap « Studio Ristani » te paren studio moderne vecanerisht me laboratorin ku ndjehej edhe si mbret .Si vleresim vjen me 1939 Diploma e nderit e njevleshme me ate te Marubit nga “Fiera de Levante “. Jane te njohura fotot e Ristanit te qendres se Tiranes viti 1938, fotot nga jeta partizane;fotot gjate luftes per Clirimin e Tiranes, fotot partizanesh qe parakalojne ne Tirane; foto pejsazhi nga natyra e bukur shqiptare. Ne 1947 studio e tij shtetezohet duke I dorezuar shtetit pa proces verbal nje sasi prej dhjetera mijera negativesh. Vazhdon si nepunes fotograf prane Ministrise se Ndertimit derisa del ne pension.Me pas punon shpesh part time edhe per rregullimet e fotove te portretit te diktatorit Hoxha pa asnje shperblim. J. Ristani krijoi arshiven e ndertimeve te infrastruktures ne Shqiperi .Me qershor 1965 fiton tre cmime te para ne festivalin nderkombetar te fotografoise ne Berlin me foto nga ndertimi hidrocentraleve etj .QE prej 1954 Jani zhvilloi ne laboratorin etij fotografine me ngjyra duke qene pionier i saj edhe ne arenen evropiane dhe me pas 1957 filloi stampimin e fotografise me ngjyra. Ne vazhden e Janit ishte edhe Vasil Ristani i cili punoi ne Studion Ristanideri ne 1947 kur u shtetezua. Ne kete tradite emri Ristani vazhdon edhe sot me Petrit Ristanin me nje studio modeste qe ka hapur me forcat e tij.
Mihal Popi (1909-1979) u lind ne Shkoder dhe me 1921 shperngulet ne Tirane. Pas pushtimit te vendit iu perkushtua fotografise, per nje kohe punoi si fotograf ne Radio-Tirana. Me vone hapi nje studio fotografike ne “Pazarin e Ri”. I sherbeu luftes duke i sherbyer asaj me fotografi e dokumente. Me themelimin e Teatrit Popullor, Mihali ishte nder te paret ku pati sukses dhe mori titullin “Artist i Popullit”.
Ali Bakiu - Lindi ne Tirane (1911-1981). Ne kohen e Zogut u mor me aktivitet tregtar dhe gjate kesaj kohe nuk u ndahej librave dhe pasionit te tij per fotografine. Kishte korrespondence me shume firma e studio fotografike te botes duke mundesuar futjen e mjeteve moderne fotografiuke ne Shqiperi . Per bindjet e tij politike burgoset 25 vjet. Vdiq ne 10 Maj 1981 ne moshen 70-vjeçare.
Niko Stefani - nga nje familje nga fshati Dardhe ne Korce, fshat i degjuar per fotografe te zote. I ati dhe xhaxhai vijne nga emigracioni nga Amerika ku kishin mesuar profesionin e fotografise. Me vone hapen studio ne Tirane.
Misto Cici lindi me 10.10.1902 dhe u rrit ne qytetin e Pogradecit. Bashke me te vellane i kushtohen fotografise. Nje rol te madhe luajten dhe udhetimet e tij ne Greqi e Itali. Me pas ne 1925 caktohet nga Drejtoria e Shtypit dhe Propagandes Turistike te beje nje seri fotosh artisitike te Pogradecit. Ky angazhim do ta evidentoje ate si fotografin e pare te fotografise artistike.
Petro Dhimitri (1861-1946) i mbiquajtur fotograf ose shqiptari, ai punoi gjithe jeten e tij ne Greqi. Kristaq Sotiri. Qe ne 1922 punon si fotograf dhe dallohet per portretin. Ai punoi gjithe jeten e tij ne Korçe. Agim Verzivolli. Fotografi i Kinostudios “Shqiperia e Re”, me inisiateven e tij hapi kursin per fotograf ne Pallatin e Pionierit ne Tirane. Ajo ishte fidanishtja per te nxjerre fotografe te rinj.

Emra te shquar te fotografise te kohes sone jane Besim Fusha, Petrit Kumi, Niko Xhufka etj.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2004 15:25
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Muzika Shqiptare

Folklori muzikor përbën një ndër pasuritë më të çmuara të vendit. Në përshkrimet e studjusve të huaj të ardhur në Shqipëri gjatë shekujve XVIII-XIX është arritur përafërsisht në konkluzionin se pasuria kryesore e Shqipërisë është folklori muzikor, por ka edhe krom edhe naftë.
Folklori muzikor bën një jetë aktive edhe sot, ndërkohë që gjurmët e lashtësisë së tij janë provuar që prej shekujve XIV-XIII p.e.s. Në objekte të ndryshme arkeologjike – skulptura, basoreliefe, terrakota, etj. – janë përfiguruar qartë vegla popullore, që përdoren deri në ditët tona, valltarë, këngëtarë, kostume karakteristike, etj.
Folklori muzikor shqiptar është jashtëzakonisht i pasur , çka dhe shprehet në ekzistencën e muzikës vokale që nga forma njëzërëshe e deri tek shumëzërëshi; në muzikën me vegla popullore; muzikën me zë e vegla; muzikën për shoqërimin e valleve popullore, etj. Këtyre u shtohet dhe një fond i madh veglash popullore të klasifikuara në katër grupet tashmë të njohura si ideofone, membranofone, kordofone, areofone.
Folklori muzikor shqiptar e bën jetën e vet në një ndarje specifike, që lidhet me format e të shprehurit muzikor dhe me tipet kryesore të instrumenteve të përdorur. Lumi i Shkumbinit, që përshkon mes për mes Shqipërinë, përvecse ndan dy dialektet kryesore të vendit në Gegë në Veri të Shkumbinit dhe në Toskë në Jug të Shkumbinit, shërben edhe si kufi natyror për klasifikimin e tipologjisë së folklorit muzikor. Në veri të lumit Shkumbin lokalizohet zona monodike e të shprehurit muzikor, e shoqëruar kjo me shkallët modale (diatonike apo kromatike) sëbashku me vegla muzikore specifike për këtë zonë, si lahuta dhe çiftelia. Ndërkohë, për trevat që shtrihen në jug të lumit Shkumbin është karakteristik fenomeni i të shprehurit muzikor në iso-polifoni (ang. Poliphonie with burdon) me përdorimin e shkallëve pentatonike si dhe të instrumenteve specifik si gajde dhe bicula (fyell i dyfishtë). Krahas muzikës fshatare pa shoqërim me vegla (a capella), duke nisur nga fundi i shekullit të nëntëmbëdhjetë, lindi dhe u kristalizua muzika popullore qytetare, që në Jug të Shqipërisë takohet kyesisht në qytetet Korçe, Vlorë, Sarandë, Delvinë, Përmet, Leskovik, Pogradec, me formacionin polifonik të Sazeve (të përbërë nga instrumente të importuar si klarineta,violina dhe fizarmonika, si dhe nga vegla popullore karakteristike si lahuta, dajre, fyell), ndërsa në Veri në qytetet Shkodër, Durrës, Elbasan, Kavajë, etj., shoqëruar nga ansamble popullore monodike ose monodi me shoqërim (të përbërë nga vegla të importuara si klarineta, fizarmonika dhe violina, por edhe nga vegla të traditës popullore, si kemanxhia, fyelli, etj).
Nisur nga roli i dorës së parë që ka në traditën shqiptare, folklori muzikor studjohet si lëndë e veçantë në shkollat e mesme të përgjithëshme, në ato artistike, si edhe në Akademinë e Arteve të Tiranës, ku formohen edhe etnomuzikologët e ardhëshëm.

Regjistrimet e folklorit muzikor shqiptar nisin që prej viteve 1900 e këtej. Përpara viteve 1940 ato janë realizuar pranë shoqërive Odeon, Columbia, Pathé, His master’s voice. Regjistrime më të vona takohen edhe në formën e CD-ve, si CD me muzikë të “Familjes Lela”, prodhuar në Francë më 1992 nga Judigo; dy CD me muzikë toske të “Laver Bariut”, prodhuar përkatësisht në Greqi dhe Angli, etj.

Aktivitetet kryesore folklorike shqiptare janë Festivali Folklorik Kombëtar, mbajtur çdo pesë vjet, i cili ka filluar në vitin 1952 në qytetet Lezhë dhe Tiranë, për të vijuar më pas në dy qytetet muze me arkitekturë mesjetare, Gjirokastër dhe Berat; Festivali Kombëtar i Këngës Popullore Qytetare në Elbasan; Takimi i Rapsodëve Lahutarë në Lezhë; Takimi i Sazeve në Korcë; Takimi i Grupeve Polifonike në Vlorë dhe Gjirokastër; Takimi i Grupeve dhe Shoqërive Folklorike (NGO) në Sarandë.

Organizatat folklorike kryesore që veprojnë në Shqipëri, të krijuara kryesisht pas viteve 1990 me qëllim mbështetjen e folklorit dhe të traditave popullore në përgjithësi, janë: Elena Gjika – Përmet, Demir Zyko - Skrapar, Shoqëria Folklorike – Gramsh; Grupi Bilbili – Vlorë, Gjirokastër; Shoqata Tirana – Tiranë, Kastrioti – Krujë, etj.

Institucioni i vetëm shkencor që merret me studimin e folklorit është Instituti i Kulturës Popullore në Tiranë, i përbërë nga departamenti i etnomuzikologjisë dhe etnokoreologjisë dhe nga departamenti i etnografisë. IKP boton revistën periodike Kultura popullore. Pranë tij gjendet një arkiv shumë i pasur me mbi 60000 ekzemplatë të mbledhur në tërë Shqipërinë.

Disa nga librat më të rëndësishme mbi Folklorin Muzikor Shqiptar janë: Gjurmime Folklorike i Ramadan Sokolit (Tiranë, 1981); Polifonia labe i Spiro Shitunit (Tiranë, 1989); Polifonia dyzërëshe e Shqipërisë së Jugut i Beniamin Krutës (Tiranë, 1989); Folklori muzikor shqiptar i Sokol Shupos (Tiranë, 1997); Muzika me saze + CD i Vasil. S. Toles (Tiranë, 1997).

Muzika profesioniste paraqitet si një ndër traditat më të reja artistike shqiptare . Fillimet e saj i përkasin viteve 1920-1930 të shekullit XX, ndërsa zhvillimet më të rëndësishme periudhës së mbas Luftës II Botërore e këtej. Sidoqoftë, nga të dhënat e deritashme, studjuesi i njohur i traditave muzikore shqiptare, Prof. Ramadan Sokoli, në librin e tij 16 shekuj (Tiranë; Eurorilindja, 1995) argumenton së paku kontributet e dy figurave të shquara shqiptare në artit kishtar mesjetar. I pari prej tyre është Niketë Dardani, i njohur ndryshe si Niketa i Ramesianës, lindur rreth vitit 340 në Ramesianë të Dardanisë. Personalitet poliedrik, teolog, vjershëtor, muzikant, mik i afërt i Aurel Ambrason, N. Dardani emërohet në moshën 26 vjecare Ipeshkëv i Ramesianës. Vepra e tij më e njohur është himni Te Deum Laudamos, i përhapur në Europë më 525, dhe mbi të cilin kanë shkruar muzikë kompozitorë të tillë si G.B.Lulu, G.F.Haendel, J.S.Bach, W.A.Mozart, F.Schubert, G.Verdi, G.Mahler, etj. Muzikanti tjetër, Jan Kukuzeli, i lindur në qytetin bregdetar të Durrësit rreth viteve 1078-1088, njihet si një ndër figurat më të mëdha të kishës bizantine Arsimohet dhe afirmohet në Kostandinopojë, për t’u vendosur më pas në kishën Laura e madhe në malin Athos, ku harton edhe veprën madhore të jetës së tij, shkrimin neo-biznatin. Disa nga krijimet e tij kryesore janë Himnet Aniksandri, Kënga e Kerubinëve, Psalmi 107, Polilei 117, të pasqyruara pothuajse në të gjitha antologjitë e muzikës bizantine.
Në periudhën e Rilindjes Kombëtare jeta muzikore shqiptare pasurohet me forma të reja, të cilat i drejtohen mjediseve të gjëra qytetare. Qendra të rëndësishme kulturore e muzikore të kohës janë qyteti i Shkodrës në Veri dhe ai i Korçes në Jug të vendit, ku krijohen formaconet e para orkestrale dhe korale laike. Sidoqoftë, përpjekjet më serioze për krijimin e një arti muzikor profesionist i gjejmë së pari tek kompozitori franceskan Pader Martin Gjoka (1890-1940), i cili punoi përgjithësisht pranë kishës franceskane të qytetit të Shkodrës, ku përvec muzikës fetare, kompozoi disa vepra vokale dhe instrumentale, midis të cilave një sinfoni, pjesë korale, pjesë për instrumente të ndryshëm, etj. Ndërkohë, Gjoka shquhet edhe si veprimtar i muzikës, duke formuar e drejtuar formacione të ndryshme instrumentale e vokale. Brezi i parë i kompozitorëve shqiptarë të pas-Luftës II Botërore përbëhet nga një grup muzikantësh, pjesa dërrmuese e të cilëve u formuan në Konservatorin Cajkovski (ang. Tchaīkovski) të Moskës, ndërsa të të tjerët pranë shkollave perëndimore. Dy veprat kryesore me të cilat themelohet tradita muzikore profesioniste shqiptare janë Sinfonia (1956) e Çeks Zadesë (1927-1992) dhe opera Mrika (1958) e Prenga Jakovës (1917-1969), që të dy kompozitorë me origjinë nga Shkodra, dhe i pari i cilësuar shpesh herë si babai i muzikës profesioniste shqiptare. Gjatë viteve 1950-1990 tradita e re muzikore shqiptare bëri hapa të rëndësishëm përpara, duke ezauruar në një mënyrë apo një tjetër vonesën e gjatë në kohë. Repertori muzikor shqiptar plotësohet me të gjitha format e gjinitë tradicionale, që nga ato të muzikës së dhomës e deri tek ato skenike. Një rol përcaktues për këtë luajti ngritja për të parën herë në Shqipëri e institucioneve të tilla të rëndësishme muzikore, si Filarmonia e Shtetit, Teatri i Operas dhe Baletit, disa orkestra sinfonike dhe ansamble korale në Tiranë dhe në qytete të tjera të vendit, si Shkodër, Korçe, Vlorë, Elbasan, Durrës, si dhe krijimi i sistemit të plotë të edukimit muzikor. Zhvillimet muzikore shqiptare të kohës pësuan një rritje të ndjeshme që prej gjysmës së dytë të viteve 1960 me Koncertet e Majit të Tiranës, të cilat u mbajtën në mënyrë periodike nga viti 1967 deri më 1990 duke aktivizuar muzikantë e trupa profesioniste dhe amatore. Përgjithësisht muzika e kësaj periudhe ka një orientim tradicional klasiko-romantik dhe një mbështetje të fortë në folklorin muzikor shqiptar. Përvec Zadesë dhe Jakovës, disa nga figurat kryesore të muzikës shqiptare të gjysmës së dytë të shekullit XX janë Tish Daija (1926), Nikolla Zoraqi (1929-1991), Tonin Harapi (1928-1991), Feim Ibrahimi (1935-1992), Shpëtim Kushta (1946), Thoma Gaqi (1948), etj. Në kushtet e izolimit të vendit, muzika shqiptare e kësaj periudhe, ashtu si të gjitha artet në përgjithësi, me përjashtim të përpjekjeve të rastit, e pati të pamundur avancimin drejt zhvillimeve bashkëkohore perëndimore.

Mbas viteve 1990 situata muzikore në Shqipëri njohu zhvillime krejtësisht të reja, të cilat synuan integrimin e shpejtë në strukturat artistike europiane. Një rol të rëndësishëm për këtë luajti formimi i shoqatave muzikore, si Shoqata e Muzikës së re Shqiptare (NAM, anëtare e Konferencës Europiane të Muzikës së Re) dhe Shoqata Mbarëshqiptare e Profesionistëve të Muzikës (seksioni shqiptar i ISCM), pranë të cilave është grumbulluar pjesa dërrmuese e kompozitorëve dhe interpretesve të vendit, dhe që aktualisht shërbejnë si tribuna kryesore të krijimtarisë së re muzikore të kompozitorëve shqiptarë.

Institucionet muzikore më të rëndësishme në Shqipëri janë Teatri i Operas dhe i Baletit, Anasambli i Këngëve dhe Valleve Popullore (që të dyja në Tiranë), ku janë përqëndruar muzikantët e kërcimtarët më të mirë të vendit. TOB, me seli në sheshin Skënderbej, ka një aktivitet permanent sezonal, ku vendin më të rëdësishëm e zenë shfaqjet e repertorit klasik e romantik; ndërsa AKVP, i përbërë nga grupi i valleve, i korit, orkestrës dhe solistëve, përfaqëson një institucion muzikor profesionist fare specifik, repertori i të cilit mbështetet kryesisht në përpunimin artistik të traditës muzikore e koreografike popullore.

Formacionet orkestrale më të rëndësishme të vendit janë Orkestra Sinfonike e Teatrit të Operas dhe Baletit, Orkestra Sinfonike e RTV, Orkestra Sinfonike e Akademisë së Arteve dhe Orkestra e Dhomës e drejtuar nga muzikanti Zhani Ciko - kjo e fundit, me një veprimtari të dendur disavjeçare brenda dhe jashtë Shqipërisë, dhe shpesh herë laureate në aktivitete europiane. Ndër dirigjentët kryesorë janë Ermir Krantja, Rifat Teqja, Ferdinand Deda, Bujar Llapi. Repertori koncertal i këtyre formacioneve përfshin muzikë që nga periudha barok e deri në shekullin XX, por në përgjithësi ai anon për nga tradita klasiko-romantike dhe krijimtaria e autorëve shqiptarë.

Sistemi i edukimit muzikor në Shqipëri u themelua me hapjen për të parën herë në vitin 1947 të Shkollës së Mesme Artistike “Jordan Misja”, që me kalimin e kohës u shoqërua me disa shkolla të tjera të llojit në qytetet kryesore të vendit, si Durrës, Shkodër, Elbasan, Korçe, Vlorë, Fier, Gjirokastër, etj. Më 1962 hapet Koservatori Shtetëror i Tiranës, tashmë i përfshirë si një Fakultet më vete në Akademisë e Arteve të Tiranës, ku bëjnë pjesë gjithashtu dhe Fakulteti Dramatik dhe ai i Arteve Figurative. Pranë shkollave të muzikës dhe Akademisë së Arteve ushtrojnë aktivitetin e tyre mësimor dhe koncertal orkestra sinfonike dhe formacione të tjera të muzikës së dhomës sëbashku me koret. Midis këtyre të fundit, një aktivitet intensiv, shpesh herë të vlerësuar me çmime ndërkombëtare, ka Kori i Vajzave të Akademisë së Arteve, me dirigjent Milto Vakon. Po në Tiranë, gjatë dekadës së fundit të shekullit të kaluar, nën drejtimin e mjeshtres së korit Suzana Turku, është krijuar edhe kori tjetër i njohur i vendit, Pax Dei.

Aktivitetet kryesore të jetës së sotme muzikore shqiptare mbahen kryesisht në Tiranë dhe pjesa dërrmuese e tyre realizohen nëpërmjet veprimtarisë së shoqatave muzikore, përmes të cilave janë afirmuar emra të rinj kompozitorësh, si Aleksandër Peçi, Sokol Shupo, Vasil. S. Tole, Endri Sina, etj., dhe ushtrojnë aktivitetin e tyre koncertal ansamblet e specilizuara për interpretimin e muzikës së re, SPECTRUM dhe ASMUS. Që prej vitit 1992 NAM organizon Festivalin e përvitshëm të muajit maj, Ditët e Muzikës së Re Shqiptare, ndërsa prej vitit 1994 Festivalin e Interpretimit të Muzikës Bashkëkohore “Nikolla Zoraqi”. Me inisiativën e Seksionit shqiptar të ISCM qyteti i Tiranës pret në çdo sezon vjeshte muzikantë dhe artistë të huaj, pjesëmarrës në veprimtarinë komplekse Vjeshta e Tiranës, inaguruar në tetor 1994. Veprimtari të tjera permanente të fushes së interpretimit dhe krijimtarisë muzikore janë Festivali i Romancës Shqiptare (organizuar që nga viti 1994 nga Shoqata muzikore “Tonin Harapi”), Konkurset e pianistëve të rinj (organizuar që nga viti 1993 nga Shoqata EPTA), etj.
Qendrat muzikore koncertale janë të shtrira në disa prej qyteteve kryesore të vendit; në Tiranë ndodhen midis të tjerash Salla e Koncerteve e Akademisë së Arteve, ajo e Qendrës Ndërkombëtare të Kulturës, Teatri Rubairat, etj; në Shkodër salla e Teatrit Migjeni, në Korçë Salla e Koncerteve e Shtëpisë së Kulturë; në Elbasan salla e Teatrit Skampa; në Durrës, Salla e Koncerteve e Pallatit të Kulturës; etj.

Muzika e lehtë shqiptare bën pjesë edhe ajo në traditën e re artistike të formuar mbas Luftës II Botërore, pavarësisht disa përpjekjeve të pjesëshme që zënë fill gjatë viteve 1920-1930. Këngëtarët dhe instrumentistët e muzikës së lehtë e zhvillojnë veprimtarinë e tyre kryesisht pranë trupave të Teatrove të Varieteve, pothuajse aktive në të gjitha qytetet kryesore të Shqipërisë. Sidoqoftë, Tirana, si qendër kryesore kulturore e vendit, është njëherësh edhe qyteti më i pasur i veprimtarive të muzikës së lehtë. Këtu zhvillohen në mënyrë të rregullt dy aktivitetet kryesore të vitit, Festivali Kombëtar i Këngës në Radio-Televizion (themeluar në vitin 1962) dhe Festivali i Pranverës - ky i fundit destinuar kryesisht për muzikantët e rinj, ndërsa të dy sëbashku, të njohur si aktivitete ekskluzive të Radio-Televizionit Shqiptar. Mbas viteve 1990 kënga e lehtë shqiptare pësoi zhvillime të rëndësishme si rrjedhojë e hapjes së përgjithëshme kulturore të vendit ndaj shoqërisë perëndimore. Me formimin e traditës bazë të llojit, të kryesuar nga emra shumë popullorë për publikun shqiptar, si ai i këngëtares së shquar Vaçe Zela, i kompozitorit Agim Prodani, i fizarmonicistit, kompozitorit dhe aranzhatorit Agim Krajka, në Shqipërinë e fund-shekullit të njëzetë, muzika e lehtë mund të cilësohet si një ndër fushat e artit, që njohu ridimensionime ndër më të të ndjeshmet, duke adaptuar format dhe drejtimet kryesore të njohura perëndimore. Aktualisht ajo njeh të gjitha zhvillimet e mundëshme, që nga muzika rok, xhaz, rap, tekno, etj, duke synuar njëherësh edhe pasurimin me elemente ritmike dhe timbrikë të folklorit muzikor vendas. Shqipëria ka sot një numër të madh interpretësh, kompozitorësh, kantautorësh, aranxhuesish të muzikës së lehtë, ndër më të njohurit e të cilëve janë Ardit Gjebrea, Elton Deda, Elsa Lila (këngëtarë), Shpëtim Saraçi (kompozitor-aranzhator), etj, si dhe një sërë kompleksesh të muzikës alternative.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Shkurt 2004 15:57
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Deb*
different

Regjistruar: 08/02/2007
Vendbanimi: diku aty, prane......
Mesazhe: 5515

http://www.forumihorizont.com/showt...?threadid=18018


Te njejten teme, dhe te njejtin informacion ka sjelle dhe Fleurs dje.
Tema e hapur nga Fleurs duhet te mbyllet pasi ekziston.

Do ti lutesha anetareve te kontrollojne njehere nese temat qe hapin ekziston ne forum apo jo, per te shmangur riperseritjet.

Flm per mirekuptimin.


P.s I lutem Piktorit apo ndonje SM, Admini te mbylli temen e hapur nga Fleurs.

__________________
Te dua, jo per ate qe je, por per ate qe me ben te ndihem.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Tetor 2010 16:55
Deb* nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Deb* Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Deb* (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Deb* Shto Deb* nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Deb* nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 07:31 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Shqiperia, traditat kulturore > Artet e Bukura tė Shqipėrisė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.