gagaci
orator_i_mbaruar
Regjistruar: 24/10/2004
Vendbanimi: tirona re_lapraka_ali demi-kjo osht tirona jon...
Mesazhe: 163
|
Jam dakort me mendimet tuaja. Nje rol kryesor ne bashkimin dhe harmonine e komunitetit Shqipetar jashte Atdheut, duhet te luajne ambasadat, personeli i tyre. Nese e kujtoni, para ca kohesh, nuk e mbaj mend me saktesi po me duket se para nja 2 vjetesh, Kryeministri jone mblodhi ne nje takim ne Tirane te gjithe kreret e perfaqesive diplomatike ne bote, duke i kritikuar shumicen prej tyre per pune te dobet dhe per mos dhenie kontributi ne ngritjen larte te imazhit te Shqiperise neper bote. Si duket, ky takim nuk paska vlejtur per ta, nga njeri i vesh ju kane hyre dhe nga tjetri ju kane dale porosite e Kryeministrit.
Mua per veten time me ka lene mbresa te jashtezakonshme organizimi i ceremonise per kremtimin e festave te Nentorit nga nje ambasade ne nje shtet perendimor. Pavaresisht nga numri i paket i personelit (vetem 5 veta bashke me ambasadorin), ata arriten te angazhonin ne pergatitjet per kete ceremoni nje pjese te mire te Shqipetareve qe ndodheshin me banim atje. Ishte merite e Ambasadorit qe ruante dhe vazhdon te ruaj kontakte te vazhdueshme me kete komunitet. Ceremonia ishte nje kryeveper. Nje ambient lluksoz por qe ne te vertete ishte pershtatur ne ate menyre qe te bente te ndiheshe sikur ishe ne Shqiperine e viteve te Pavaresise. Flamuj kuq e zi gjithandej, individe te veshur me kostume tradicionale te trevave te ndryshme te vendit, bile edhe e shoqja e ambasadorit kishte veshur nje te tille gjate pritjes se te ftuarve. Merrnin pjese personalitete te njohura te jetes politike te atij vendi. Shume prej tyre tashme dinin dicka me shume per Shqiperine dhe historine e saj pasi nuk ishte hera e pare qe organizohej nje ceremoni e tille.
Pas ceremonise zyrtare, na priste nje lokal i prenotuar vetem per ne Shqipetaret. E ca t'ju them. Nuk pershkruhen ato momente. Te gjithe se bashku kendonim kenget popullore tironse, serenatat korcare, ariet shkodrane. Mbresa te pashlyeshme.
Respekte per personelin modest dhe te mrekullueshem te asaj ambasade, ne vecanti per Ambasadorin, qe me punen dhe perkushtimin e tij, kishte krijuar nje atmosfere shume miqesore midis komunitetit Shqiptar qe jeton atje. Une mezi i pres festat, pasi do te jem serish pjesetar i ketij komuniteti gjate festimit te tyre.
GEZUAR FESTAT - in advance
__________________
Durimi eshte nje virtyt prej te cilit shqipetaret kane fare pak ose aspak.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|