Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > At Shtjefėn Gjeēovi
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

At Shtjefėn Gjeēovi

Postuar nga Fajtori

At Shtjefën Gjeçovi

Ndër figurat më të rëndësishme dhe më të qëndrueshme të Rilindjes Kombëtare, është edhe At Shtjefën Gjeçovi, apo siç e quanin në fëmijëri Hili (Mihilli) i Vogël.
Shtjefën Gjeçovi u lind më 12 Korrik 1874 në Janjevë të Kosovës. Mësimet e para i mori në vendlindje, i vazhdoi në Kuvendin françeskan të Troshanit (Shqipëri), në Dërventë (afër Banja Llukës) dhe në Fojnicë e Kresheve të Bosnje-Hercegovinës. U shugurua prift në Zllakuqan (afër Klinës), më 25 Korrik 1896. Shërbeu në Zllakuqan, Pejë, Gllogjan të Pejës, në Gjakovë e Zym të Hasit të Thatë të Kosovës, si dhe në Theth, Gomsiçe, Rubik të Kurbinit, Vlorë, Prekal të Shalës e vende të tjera të Shqipërisë si edhe në Zarë të Kroacisë e Livno të Hercegovinës. U vra nga pushtuesi serb në Zym të Hasit të Thatë më 14 Tetor 1929.
At Shtjefën Gjeçovi u lind dhe u rrit në shtratin e Rilindjes Kombëtare. Ishte personalitet i rrallë i fesë dhe i kombit. I nderuar nga mbarë kombi shqiptar ishte pishtar i devotshëm i shqiptarizmës, atdhedashurisë dhe i arsimit e kulturës shqi-ptare. Atë Shtjefën Gjeçovi bëri gjurmë të pashlyeshme në fushën e teologjisë së krishter (Katolike), në fushën e arsimit, të arkeologjisë, historisë, etnografisë, mbledhjes, sistemimit e kodifikimit të të drejtave zakonore shqiptare, mbledhjes së folklorit, në fushën e krijimtarisë së prozës e poezisë, si edhe të përkthimeve. Gjeçovi ishte një figurë e gjithanshme që do të thotë se vepra dhe kontributi i tij përbëjnë tiparet dalluese të atdhetarizmit e iluminizmit shqiptar. Ai hapi 11 shkolla shqipe dhe punoi në detyrën e mësuesit të shqipes në më shumë se 20 shkolla të tjera. Themeloi koleksionin e parë arkeologjik në trojet shqiptare. Për kontributin dhënë afirmimit të vlerave kombëtare fitoi admirim në nivelin kombëtar dhe nga qarqet shkencore evropiane, për ç’ka edhe u titulla Doktor Nderi në Universitetin e Lajpcigut të Gjermanisë.
Ndër veprat më të rëndësishme të Atë Shjefen Gjeçovit që kanë lënë gjurmë në letërsinë shqipe dhe përgjithsisht në kulturën tonë janë: "Dashnia e atdheut" (1901), "Jeta e shën Luçisë" (1904), "Agimi i Gjydetnisë" (1910), "Nji argtim arkeologjik" (1902), "Sebaste s'Armeni apo në Arbëri" (1921), "Trashëgime thrrake-iliriane" (1924), "Trashëgime pellazge në traditën shqiptare" (1914), si dhe veprat që u botuan më vonë si "Kanuni i Lekë Dukagjinit" (1933), "Shërbyesi i botës ose Jeta e Jezu Krishtit" (1997), apo veprat që ndodhen në dorëshkrim, si "Trashëgime ilire në traditën shqiptare", "Përrallat popullore" (1903), "Doke e zakone vdekjeje" (1907), "Mënyra e jetës në Malci" (1908), "Doke e zakone dasmash" (1910?1911) si dhe përkthimet e botuara "Atil Reguli" (1912), "Vajza e Orleansit" (1916), "Mark Kuli Kryeqitas" e shumë e shumë të tjera.
Atë Shtjefen Gjeçovi krijoi mbi 10 mijë faqe materiale e krijime të tjera të fushave të ndryshme. Në shenjë të përkujtimit të Atë Shtjefën Gjeçovit, tash e 29 vjet me radhë në Zym të Hasit të Thatë mbahet nje përkujtimore tradicionale kulturo-letraro-shkencore e titulluar "Takimet e Gjeçovit". Emrin e tij e mbajnë shumë shkolla fillore e të mesme në Kosovë, si dhe klubi letrar në Zym e shumë grupe letrare nëpër shkolla fillore e të mesme të Kosovës, si arkeologët e grupit të Historisë në Universitetin e Prishtinës. Duhet përmendur se redaksia e botimeve të "Rilindjes" në vitin 1987 e ka botuar serinë e veprave të tij (ato vepra që lejonte koha); gjithashtu, janë botuar vepra te tjera të ndryshme që i kushtohen Shtjefën Gjeçovit.

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 13:01
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
volter
shpirt artisti

Regjistruar: 19/11/2003
Vendbanimi: Moscow
Mesazhe: 4646

Postuar nga tresh

Shtjefen Konstantin Gjeçov*

Ndoc Kamsi

Tue qenë Shtjefen K. Gjeçov i njoftun si shkrimtar e atdhetar i vlefshëm dhe i pari intelektual shqiptar, që i fali popullit një vepër të çmueshme siç asht “Kanuni i Lek Dukagjinit”, kushtuem vetëm së drejtës kanonore të vendit tonë, po i rreshtojmë këtu pak fjalë përmbi jetën e tij.
Ky lindi në Janjevë të Kosovës me 12 korrik 1874. Mësimet fillore i kreu në vendlindjen e tij. Aty u dallue si nxanësi ma i mirë e për një zgjuetësi të rrallë, prandaj qe çue prej Krye-Ipeshkvit të Shkupit në kolegjin françiskan në Troshan, ku kreu klasët e para të gjimnazit. Në vitin 1888 qe çue në Bosnjë, ku vijoi mësimet liceale, e nën mësim e drejtim profesorësh të përmendun, kreu teologjinë.
Mbasi mbaroi mësimet (1896) kthei menjëherë në Shqipni, ku sherbeu si famullitar në Pejë, në Laç të Kurbinit, në Gomsiqe të Mirditës, pra jetoi në afërsi të vazhdueshme me shtresa të vorfna malësore, ku u nda në shej gjithëherë për zell e mësime patriotike që i jepte popullit, i cili i ishte lanë në kujdes e tue i dalë zot kundrejt padrejtësive të pushtuesve.
Qyshë ndër vitet e para ai e kuptoi ma së miri programin e misionit të vet e pa humbë kohë, nuk la rast as të përpjekun pa kapë diçka prej visarit të pashkruem të popullit, si përsa i përket gjuhës si edhe gojëdhanave, zakoneve, kanunit e folklorës në përgjithësi. Këtu fillon veprimtaria e tij kulturale e kombëtare.
Gjeçovi qe ai, i cili nga viti 1900 çoi zanin për me kërkue lirinë me një thirrje të fortë “Ngreu Shqypni!” – “Ngrehuni burra, çonju trima! Për Shqypni ta derdhim gjakun! Në luftë shqyptarë porsi vetima, liri të lypim, të lypim hakun!”
Nga Laçi u transferua në Durrës, ku i ra rasa me u përpjekë me atdhetarë të Toskënisë, me të cilët muejti me shëndrrue e me zhdrivillue mendimet e veta kombëtare për një Shqipni të përbashktë e të pamvarun.
(Mjaftonte një herë me folë me ‘te, pse të bante për vehte. Miqësia e tij ishte e njëmendtë dhe e qëndrueshme. Kjo shifet edhe ma qartë prej korespondencës që mbante me njerëz të ndryshëm të viseve të largëta të Shqipnisë. Në çdo shkrim a letër nuk lente pa e shti një mendim, një nxitje, një lavdi për atdhe.)
Në kohën e Xhemijetit u gjet në Gomsiqe dhe ai i kuptoi planet e turqve të ri, po ashtu edhe konsitucionin e Sulltanit e quejti si maskë për të shtypë ma shumë popullin tonë. Ai qe një ndër ma të mirët këshilltarë të komitës, aq sa shpesh vuni edhe kryet e vet në rrezik, pse donte ma fort popullin e atdheun se sa jetën e vet.
Në kohën e luftës ballkanike, në atë periudhë të vështirë të luftës për vendin e popullin tonë, Gjeçovi qëndroi krah për krah malësorëve luftëtarë të lirisë në kryengritjen e madhe në Veri më 1912. Pas shpalljes së pamvarësisë ai trajtohet keq prej serbëve, italjanëve, austrijakëve.
Më 1920 dërgohet famullitar në Vlonë, ku vihet menjëherë në opozicion me forcat italjane. Ata banë shpifje të ndryshme për ta mënjanue, por i patundun bashkë me priftin tjetër patriot Mark Vasa, ndihmuen luftëtarët e lirisë për dëbimin e italjanëve. Në lamën e veprimtarisë për me përhapë idenë e pamvarësisë e të dashunisë për atdhe ka ba përtej fuqive e mjeteve që kishte për dorësh. Ka qenë i palodhn e s’mund të paraqitet me pak fjalë ashtu si duhet në një biografi të shkurtë si asht kjo e jona.
Gjeçovi asht i njoftun edhe në lamën e letërsisë. Si intelektual u vu me zell me studiue gjuhën shqipe, tue mbledhë nga goja e popullit fjalë e fraza, shprehi popullore dhe sidomos ligjë të pashkrueme. Pra në këtë kohë literatura e gjuhës sonë ishte në fillim të vet. Gjeçovi qe nder ata shkrimtarë që ma së miri me shkrime të veta indihmuen letërsisë.
Më 1905 përfundoi tragjikomedinë “Mark Kuli Kryeqitas” po atë vit, kur Esat Toptani si komandant i forcave turke sulmoi krahinat e Veriut për t’i çarmatosë, por populli i kundërshtoi. Asht një vepër e rrallë me një frymë të lartë patriotike. Një nga kryeveprat e tij asht “Agimi i Gjytetnisë” (1910). Botimi i saj pati një jehonë si mbrenda dhe jashtë shtetit. Aleksander Xhuvani nga Aleksandria i uronte me gjithë zemër për dobinë, që po i sillte gjuhës e literaturës sonë.
“Atil Reguli” (1912) dramë tri pamjesh, i përpunue prej Gjeçovit, tue vune në dukje ma tepër anën patriotike.
“Joana d’Ark” (1915) mbas A.P. prej Bergamos. Qëllimi i këtij libri asht me e mësue popullin me e dashtë atdheun.
Në këto kohë të vështira ai shkroi dramën mbi Skenderbeun, “Mojsi Golemi” etj.
Pas veprave origjinale e të përkthyeme, Gjeçovi shkroi edhe shumë artikuj në “Albania” të Brukselit e të Londonit, në “Hylli i Dritës” etj.
Por vepra ma e çmueshme e Gjeçovit asht “Kanuni i Lek Dukagjinit”, të cilin Gjeçovi me shumë cenë e duresë të pashoqe e mblodhi prej gojës së popullit.
Një pjesë e këtyne dorëshkrmeve u botue për të parën herë në “Hylli i Dritës” (1913). Materiali mbi kanunin qe aq i randësishëm dhe interesant sa shkrimtarë të huej e përdorën për studime në veprat e veta si Thaloscy etj., por kanuni shfrytëzohet edhe nga juristat vendas.
Mbas vdekjes së Gjeçovit dorëshkrimet e tij u mblodhën, u rradhitën dhe u shtypën nga shtypshkronja françeskane ose në shtyqpshkronjën e Shkodrës (1933) në një vëllim të vetëm së bashku me shumë ndodhje, që janë porsi kazuistika e kanunit, me titull “Lekë Dukagjini”.
Claudius Schwering, profesori i fakultetit të drejtësisë në Universitetin e Mynçenit ka dhanë gjykimin e vet mbi kanunin si tagre zakonesh. Ai i konsideron si ligjë krejt të interesantshme, ndoshta ma të vjetrat në Europë, dhe Europa le ta njohë se çka ka përftue kombi i vogël shqiptar për veprimet e mëdha të kulturës.
Me këto fjalë të bukura që u shpreh ai mbi kanunin i ban një nder krejt të veçantë kombit tonë shqiptar dhe auktorit të kryeveprës.
Gjeçovi u muer edhe me arkeologji që në kohë të sundimit turk (1900). Ai hapi (zbuloi) tumula ilire, mblidhte objekte të lashta, ka mbledhë monedha të periudhës ilire me një shije e kujdes të posaçëm eruditi. Vjetërsitë që ai mblodh nepër Shqipni, qenë çmue fort prej arkeologëve si Ugolini, Marucchi, Nopsçka etj.
Meritë e posaçme e tija asht gëdhënja në dru, se shkopi i tij asht i njoftun si punim artistik i jashtëzakonshëm e gjindet në Muzeumin e qyetit të Shkodrës.
Që nga 1926 Gjeçovin e gjejmë në vende të ndryshme të Jugosllavisë, i ndjekun jo vetëm nga shovinistët serbë, por edhe nga tradhëtarët shqiptarë. Më së fundi Gjeçovin e çojnë prift në fshatin Zymb, ku ai nuk la pa shftrytëzue kohën tue punue për mbledhjen e folklorit e tue vertetue lashtësinë e popullsive shqiptare në ato krahina.
Gjeçovi u vra me 14 tetor 1929 për shkak të veprimtarisë së tij patriotike. Lajmi i vrasjes së Gjeçovit theku zemrat e gjithë shqiptarëve, pse të gjithë e patën dashtë e çmue si letrar të vlefshëm e atdhetar të flaktë.
Por i miri nuk vdes kurrë. Kujtimet që len mbas vedi marrin hapët e përcillen gojë më gojë. Fëtyra e Gjeçovit, fëtyrë burrit e punëtorit, fëtyrë e atdhetarit të flaktë, asht edhe sot e gjallë e terheqëse për të gjithë njata që e duen atdheun që s’kursehen për me i vleftë. Sa ma fort të studiohet veprimtaria e Gjeçovit, aq ma shpesh na mbushet mendja se ai mund të jetë shembull punet e vetmohimit e një nxitës i palodhun në çdo degë që synon madhninë e naltësimin e atdheut, tue qitë në dritë visaret e panjoftuna të folklorës, të etnografisë, të arkeologjisë e të historisë sonë të lashtë.



* shkëputur nga revista “Shkodra” (1965)

__________________
Poets were the first teachers of mankind. Horace

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Mars 2005 13:01
volter nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė volter Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me volter (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: volter Shto volter nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto volter nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Faik Konica mbi At Gjeēovin.

CA KUJTIME MBI AT GJECHOVIN (Marre fjale per fjale prej fletores "Dielli" 18 marc 1930. nr 5156. fq 2)

At Gjeçovin e pata njohur me ane letrash disa vjet perpara luftes ballkanike. Me 1913 shkova ne Shkodre dhe atje, ne kuvent te Françeskaneve, nji dite dite u njohme me sy e me fjale te gjalla. Mendimet
nderimi, qe kisha patur per At Gjeçovin per se largu, m'u shtuan ca me teper kur u poqme. I mesme nga gjatesia e trupit, pake si i thate, me nje pale sy te zeza ku çkelqnte mendja po edhe zemermiresia, At Gjeçovi fitonte menjehere besimin dhe dashurine. Fjalet i kishte te pakta po kurdohere ne vent, vetem kur ne te kuvenduar e siper takohej ndonje pike mi te cilen kishte dituri te veçante si per shembell Kanuni i Lek Dukagjinit ose vjeterite greko-romane- At Gjeçovi çelej ca me gjate dhe atehere ish gezim ta degjonte njeriu.
(vazhdon)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Janar 2010 22:15
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Faik Konica mbi At Gjeēovin.

(vijon)
...
Asi kohe At Gjeçovi ish "famulltar", domethene prift i ngarkuar me sherbimin e nje fshati ose rrethi dhe jetonte ne Gomsiqe, i pari katunt i Mirdites m'udhe nga Shkodra ne Orosh.
A i vemi musafire At Gjeçovit ndonje dite te kesaj jave? me pyeti njihere At Fishta, me te cilin piqesha çdo dite ne Shkodre. Mendimi i nje vizite At Gjeçovit me pelqeu pa mase. Ashtu, pa humbur kohe u nisme. Nje gje per te vene re dhe qe me mbushi me habi dhe trishtim, eshte se nga Shkodra gjer ne Gomsiqe, nje udhetim shtate a tete oresh me kale, nuk gjetme as katunt as shtepi. veç nje hani te varfer, ku qendruam per te pire nje kafe, s'pame gjekundi ndonje shenje gjallesie, nje vent i zbrazur e i shkrete, si merzia e udhetimit na u ç'perblye pertej shpreses posa arritem ne Gomsiqe, ose qe te flasim me drejt, ne famulli te Gomsiqes-se katundi vete i shperndare tutje tehu, nje shtepi ketu, nje shtepi nja dy mile me tej, as qe dukej.
(vazhdon)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2010 07:26
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Faik Konica mbi At Gjeēovin

(vijon)
Famullia nje bina prej guri, e ndritur dhe paster, gjysme e zbrazur nga plaçka po e mbushur dhe e zbukuruar nga zemera e madhe dhe nga buzeqeshja e te zotit te shtepise- qendronte mirepritese dhe e qete anes se nje lumi. Ketu ronte At Gjeçovi.
Ketu e shkonte jeten mes lutjes e mesimeve, nje nga njerzit me te larte qe ka pase Shqiperia: nje lartesi e perulur, ne mundt te afroj e te lith dy fjale aqe te perkunderta; nje lartesi shpirti dhe mendje e panjohur nga njeriu vete, i cili, bir i vertete i te varferit t'Assisit, ne pasterti e ne vobesi te zemres tij e dinte veten te vogel. Famullia, shkolle dhe vent keshillash te mira, u jepte femijve themelet e stervitjes, u perndante fjalet e urta dhe ngushllimet njersve ne nevoje. Kohen qe i tepronte, At Gjeçovi ia kushtonte studimit.
Merej ahere me institutat e vjeter te Shqiperise, nga te cilat nje qe arrin gjer ne ditet t'ona eshte Kanuni i Leke Dukagjinit. Askush nuk mund t'i afrohej At Gjeçovit ne diturin'e ketij Kanuni. Na tregoj nje doreshkrim n'ja dy-mij faqesh, studim i palodhur dhe i holle ku kishte mbledhur, radhitur dhe ndritur te gjitha sa kane mbetur nga mendimet juridike te Shqiperise ne Kohen e Mesme ( Mesjeta-shenim i imi ), mendime, te cilat ngjan t'i kene rrenjet shume thelle pertej Kohes se Mesme.
(vazhdon)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2010 12:19
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Faik Konica mbi At Gjeēovin

(vijon)
Ne kat te siperm te famullise, permi nje tryeze te madhe, ishte shtruar nje tok vjetrsirash greko-romane, te zbuluara e te mbledhura nje nga nje, me nje fatbardhesi te ralle dhe me nje shie te mbaruar, nga dora vete e At Gjeçovit. Mbaj ment, veçan, nje ene te vogel te qojtur "lacrumatorum" lotore, asish qe te vjetrit, ne besim se te vdekurit qajne te shkuarit e jetes se tyre, i mbulojin ne varr bashke me te vdekurin qe ky kish se ku ti mblithte lotte. Nuk me shkonte ahere kurre ner ment se pas ca vjet sicilido prej nesh, miq dhe admironjes te tij, do te kishim nevoje qi ne gjallesi per nga nje lotore ku te mbledhim lote t'ona per At Gjeçovin...

Bir i perulet i Shen Françeskut, e ditur me nje dituri pa tingellim, por edhe shqipetar i kthjellet, At Gjeçovit, qe i perkiste çdo miresi, nuk i mungoj asnje hidherim, asnje çpifje, me e çuditçmja e te cilave ndoshta eshte te mohuarit se ay ish Shqipetar. Sepse ish lindur ne nje kufi gjuhrash, ne nje kufi ku sot mbaron Shqipnia dhe nis nje tjater, ca mendje te klases se katert, te pazonjat te kuptojne se folesit e shqipes ne vijen me te perparuara jane sterniperit e atyre qe me qendrimin e tyre ne Kohen e Mesme dhe pastaj ndaluan te mprapsurit e vijes me tehu, ca mendje te klases katert e permbysin te verteten dhe e kthejne ne te share ate qe eshte lavdi.
(vazhdon)

Modifikuar nga Piktor datė 24/01/2010 ora 15:45

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2010 14:54
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor ėshtė moderator/e nė kėtė nėn-forum   Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972

Faik Konica mbi At Gjeēovin

(vijon)
Po At Gjeçovi eshte permi çdo sharje.
Emri i ketij njeriu te ralle do te veje duke u ritur dhe nje dite famullia e Gomsiqes do te jete nje nga guret e shenteruar te Shqipetarise.

FAIK KONICA.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Janar 2010 15:41
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:56 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Bota Shqiptare > Figura tė shquara > Rilindasit > At Shtjefėn Gjeēovi

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.