Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Ateizmi Dhe Kritika E Tij
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Amstel
me kerkoi kush????

Regjistruar: 21/09/2004
Vendbanimi: tu bo pall ariu neper bote
Mesazhe: 3736

pitkino une nuk te kuptoj pse te eshte ngulitur kaq keq ne koke ty qe nuk eksizton zot?megjithate secili mund te ket mendimet e veta edhe besimin e tij
KENI te foli tamam ti e the vet pavarishte qe nuk e kupton ose nuk do ta besosh.shendet zoti me ty

__________________
Jeta nuk pati qellimin te na bente qenie perfekte.Kushdo qofte apo pretendon te jete perfekt,s'e ka vendin ketu,por ne muze....'''

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Prill 2005 17:47
Amstel nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Amstel Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Amstel (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Amstel Shto Amstel nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Amstel nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
alkimisti
Anetar i ri

Regjistruar: 15/06/2005
Vendbanimi: Prane Mevlanes
Mesazhe: 28

Ateizmi Dhe Kritika E Tij

ATEIZMI DHE KRITIKA E TIJ

1. Rreth termit “Ateizm”

Termi ateizm është një koncept filozofik që tregon mendimin reaksionar ndaj të besuarit në egzistencën e Zotit. Në një superfuqi të pavarur nga fenomeni kohë. Superfuqi e cila ka krijuar dhe krijon gjithësinë nga asgjëja, i jep formë asaj, e rregullon dhe vendos ligje në të. Në saje të këtyre ligjeve u jep mundësinë e të jetuarit gjallesave.
Fjala ateizm rrjedh nga fjala greke “Theos” e cila ka kuptimin “Zot, Perëndi”. Dhe nga fjala “Theos” ka dalur botëkuptimi theism që do të thotë “Besimi në Zot”. Ashtu si fjalët “politikë” dhe “normal” kur marrin parashtesë n “a” bëhen “apolitik” dhe “anormal” që tregojnë “të mos qenurit politik”, “të mos qënurit normal”, gjithashtu pra edhe fjala “theism” kur merr këtë parashtesë tregon “të mos qenurit theist/mosbesimi në Zot”.
Këto ishin shkurtimisht kuptimet terminologjike dhe etimologjike të fjalës atheism. Mirëpo nëse i hedhim një vështrim më të gjerë, do vërejmë se fjala “atheism” nuk ka qenë dhe nuk është e kufizuar vetëm me mohimin e ekzistencës së Zotit. Ndjekësit e këtij betëkuptimi, pra ateistët, mohojnë, refuzojnë, injorojnë, njohin si bestytni të gjitha vlerat me burim fetar ose cdo gjë që i përket fesë. Pra, do ishte më e drejtë që kjo fjalë të ekuivalizohej me termin “a-fetarizëm”, madje nuk do ishte gabim edhe termi “anti-fetarizëm”.

2. Një historik i shkurtër mbi të quajturit ateistë në botën Perëndimore

Historia na tregon se përvec atyre që vetëquheshin ateistë, shumë mendimtar janë fajësuar me ateizm, ngase kanë mohuar apo kanë shpjeguar pak më ndryshë doktrinat e popullarizuara fetare të periudhës së tyre. Psh. Sokrati është quajtur ateist ngase refuzoi perënditë e Greqisë së Lashtë dhe ngase u drejtua në një lloj monoteizmi/tevhidi. Spinoza ngase fjalën Zot e pranon si më të gjërë se fjalën “Jehova” është quajtur ateist. Fichte megjithëse ishte një nga kundërshtarët e ateizmit, ai nuk ka mundur t’i shpëtojë etiketës ateist, sepse bënte shpjegime të ndryshme nga tradicionalia. Këto dhe plot shembuj të ndryshëm si me Galileon, Xhordano Brunon, Vaninin dhe të tjerë tregojnë se në botën perëndimore nuk kishte ndonjë normë që një përson të akuzohej ateist, por mjaftonte të refuzonte apo të pranonte ndryshë doktrinat tradicionale fetare.


ATEIZMI NE BOTEN ISLAME

Duhet të theksojmë menjëherë se përpjekjet e bëra nga myslimanët e parë nuk ishin ndaj ateistëve por kundër politeistëve, mushrikëve, atyre që besonin në më shumë se një Zot. Në Kur’an nuk vërejmë ndonjë verset të lidhur direkt me ateizmin. Gjë e cila na tregon se në periudhën e Profetit të fundit, në atë zonë nuk ekzistonte një problem i tillë. Dhe ne e dimë se edhe idhujtarët mekas besonin se idhujt ishin vetëm ndërmjetësues tek Zoti i vërtetë. Pra, ata besonin në Zot.
Ateizmi në botën islame kurrë nuk ka qenë një problem serioz. Ngase nuk ka lindur dhe nuk i janë dhënë mundësitë të zhvillohej në sistemin e besimit islam. Për këtë arsye, në literaturën islame nuk gjindet ndonjë term ekuivalent që të ketë kuptimin e ateizmit. Por si terma të përafërta me fjalën “ateist” janë fjalët “kafir”, “zindik”, “mulhid” dhe “dehri”.
Besimi islam këshillon besimtarët të distancohen nga akti i etiketimit të tjerëve me terma si “mohues”, “i pafe”, “i devijuar”, etj. Jo aq sa në botën perëndimore, por edhe në historinë islame nuk kanë munguar njerëz të etur për t’i vulosur të tjerët. Fatkeqsisht, këtë akt kaq me shumë përgjegjësi dhe delikat vazhdojnë ta bëjnë edhe në kohët e sotme disa njerëz me njohuri të mangëta apo të gabuara islame të dezinformuar për etikën dhe kujdesin islam.
Imam Gazali thotë se besimtar quhet ai i cili beson në tre pika: Tevhid, Nubuvvet dhe Me’ad. 1. Në njësinë e Zotit. 2. Në Profeci. 3. Dhe në Botën Tjetër. Duke marrë shkas nga ky mendim i këtij dijetari erudit, ne mund të themi se ateist mund të jetë një person që mohon njërën nga këto.

Ateizmi si një problem filozofiko-teologjik mund të analizohet nga disa prizma të ndryshme. Si psh. Analizimi i rrymave ateistike, Analizimi i faktorëve burimor të ateizmit dhe analizimi kronologjik i ateistëve. Ndërsa ne e shohim më të përshtatshme që kjo cështje të shtjellohet nga kjo e fundit. Pra, tashi do përpiqemi të analizojmë shkurtimisht mendimet thelbësore të ateistëve kryesorë.
Do e filloj me ateizmin pozitivist të Ogys Komtit, duke vazhduar me ateizmin antropologjik të Fojerbahut, ateizmi sociopolitik i Marksit, ateizmi psikanalitik i Frojdit, ateizmi ekzistencialist i Nices dhe Sartrit dhe për ta mbyllur me ateizmin ideologjik të Enver Hoxhës dhe komunizmit shqiptar.


MENDIMET ATEISTIKE

1.Pozitivizmi i Komtit

Shekulli XVIII. Shën Simoni dhe shokët e tij ofrojnë një ilac të ri për shërimin e plagëve të thella të njerëzimit: POZITIVIZMIN. Rryma që mban këtë sigël, pranon si të vërtetë të vetme shkencën dhe përjashton cdo gjë që nuk hyn nën analizat shkencore. Pastaj këto mendime i vazhdon filozofi francez Ogys Komti i cili vlerëson si frut të fantazisë cdo dituri metafizike dhe teologjike. Ai, me një botëkuptim evolucionist thotë se njeriu kalon tre faza dhe me kalimin e kohës piqet intelektualisht. Faza e parë është ajo Teologjike, e dyta Metafizike dhe e treta Pozitiviste. Sipas tij, cdo njeri fillimisht është brënda botës teologjike, e cila do të thotë, të shpjegosh cdo gjë me shkak Perëndinë, Perënditë apo shpirtin. Metafizika, që përsëri sipas tij është “shpjegimi i gjithckaje me dukuri mbinatyrore” përbën shkallën e dytë që përjeton njeriu. Ndërsa grada më e lartë sipas Komtit është periudha Pozitiviste. Në të cilën njeriu dashje pa dashje largohet nga botëkuptimet “absurde”. Këto mendime të Komtit kanë ndikuar tek disa njerëz, mirëpo ai është përballur edhe me kritika serioze, madje edhe nga vetë ateistët e mëvonshëm, si Sartri. Ogys Komti presupozonte se njerëzimi duke iu drejtuar shkencës/pozitivizmit do largohej nga feja dhe do zhvillohej. Me të vërtetë sot ka një zhvillim marramendës si tekologjik ashtu edhe në botën e mendimit. Mirëpo, në të njëjtën kohë edhe feja është në gjallërinë e saj maksimale. Të gjithë shkencëtarët e mëdhenj besojnë në Zot bashkë me miliona njerëz. Përvec kësaj, vështrimi që i bën Komti shkencës dhe fesë si dy pole të kundërta, është i pavlerë për sistemin e besimit islam. Feja islame jo vetëm që kurrë nuk ka pasur ndonjë njollë me emër “antishkencore”, ajo nuk është as a-shkencore. Ne tashmë po e shohim këtë fakt me anë të dokumentarëve, kryesisht të Harun Yahya-s se si zbulimet e sakta shkencore po vërtetojnë faktin mrekullor të Kur’anit. Pastaj, myslimanët përherë kanë kontribuar shumë për zbulimet shkencore, kanë nxitur për edukimin e lëndëve egzakte dhe kanë ruajtur dhe zhvilluar mendimin filozofik, sociologjik dhe psikologjik sa që tashmë shumë shkencëtarë perëndimorë nuk e fshehin se rilindja perëndimore është dhuratë e botës islame.

2. Ateizmi Antropologjik i Fojerbahut

Fojerbahu studion dy vite teologji. Pasi merr një lëkundje në besim, kalon në filozofi. Ishte një nga nxënësit e Hegelit. Për arsye të mendimeve të tij materjaliste pengohet në karieren e tij akademike. Ai, vecanërisht ndaj konceptit “Zot” mban një qëndrim të ashpër. Sipas tij, koncepti “Zot” është pasojë e reflektimit jashta të natyrës së vetë njeriut. Ai thotë se besimi i njeriut në Zot është përgënjështrim i identitetit të vet, tjetërsim nga vetvetja dhe varfëri. Sepse në këtë rast njeriu vlerat e veta ia dedikon/jep dikujt tjetër. Sipas tij, besimi në Zot si dhe koncepti “Zot” shfaqet, formohet në psikologjinë njerëzore me kalimin e kohës. Ky është një pohim i shumëpërdorur prej shumë ateistëve. Mirëpo këtë mendim e kanë refuzuar mjaft filozofë. Këta të fundit kanë thënë: besimi në Zot është pjesë e natyrës së njeriut dhe kjo vjen nga lindja e njeriut. Psh. Dekarti ka thënë se në thelbin e njeriut ndodhet mendimi i një zoti të përsosur, këtë mendim që njeriu e sjell nga lindja e ka vendosur vetë Zoti. Dhe sipas Dekartit ky është argumenti më i bukur për egzistencën e Zotit. Përvec filozofëve, tashmë edhe vetë shkenca e ka vërtetuar se njeriu ndjenjën e të besuarit në Zot e bart që nga lindja. Revista angleze TIME, në nëntorin apo dhjetorin e kaluar 2004 në faqen e parë shkruante: “The Gen Of God/Geni i Zotit”. Bënte fjalë për një studim të bërë nga një shkencëtar-biolog anglez, i cili hedhte tezën se kishte zbuluar që tek cdo njeri gjindej një gen që nxiste besimin në Zot. Ky zbulim u bë shkak i mjaft diskutimeve në Amerikë dhe në Europë. Përderisa njeriu këtë gen e mban me vete që nga lindja, kush ia vendosi në trupin e tij? Besoj se përgjigjen më të bukur kësaj pyetjeje ia jep Dekarti kur thotë: “kjo është sikur firma e një piktorit që hedh në cepin e pikturës së tij për të treguar se është i zoti i asaj vepër.”

3. Ateizmi sociopolitik i Marksit

Botëkuptimi i Marksit është një reaksion ndaj sistemit kapitalist Perëndimor. Kështu që, për të kuptuar Marksin duhet të kemi parasysh gjëndjen e popullit Perëndimor gjatë dy shekujve të fundit dhe mendimet e tija duhen vlerësuar pikërisht nga kjo korrnizë.
Marksi ashtu si Ogys Komti është interresuar për gjëndjen e popullit dhe ka dashur ta riformojë gjëndjen politike dhe ekonomike pasi ka vërejtur probleme. Ai vëren se klasa borgjeze duke pasur në duar mjetet prodhuese po ushtronte dhunë ndaj klasës puntore-proleteriane. Duhej t’i jepej fund kësaj pabarazie dhe padrejtësie. Sipas Marksit, rruga më e shkurtër për të realizuar këtë ishte; të sillej në pushtet një klasë punëtore, si do si të jetë. Për këtë, sipas marksistëve, edhe dhuna mund të përdorej.
Sipas Marksit, nuk është e thjeshtë sa duket t’u merret bergjezëve nga duart fuqia prodhuese. Sepse ata posedojnë armë të fuqishme. Njëra nga këto armë është feja. Kështu, sipas tij, feja e cila përdorej si mjet për të shtypur dhe shfrytëzuar njerëzit duhej eliminuar. Feja bënte detyrën e opiumit.
Marksi duke i dhënë fesë një rol mpirës, opiumi, përvojën njerëzore është munduar ta shpjegojë me një teori të vetme: idealet, personalitetin, besimin, sjelljet dhe karakterin i njeriut e ka zbritur në përbërjen e tij materiale. Sa do që pati përpjekje të mëdha, nuk pati sukses dhe marksizmi nuk mbeti i qëndrueshëm. U morën disa suksese politike, mirëpo nuk mundën t’ia heqin nga zemra njerëzve besimin në Zot.
Sipas Marksit, të besosh në Zot do të thotë të përkrahësh klasën borgjeze, të punosh për të. Faktikisht, në perëndimin e shekullit 19, 20 mund të hasim në disa pika që mund t’na bëjnë t’mendojmë se ka të drejtë Marksi. Mirëpo ai gabon kur e përgjithëson këtë. Perëndimi dhe kultura perëndimore nuk është një shembull i përgjithshëm për t’gjithë njerëzimin. Cdo njeri duhet ta dijë se një popull mysliman ideal nuk mund të jetë kurrë kapitalist. Kjo nuk përputhet me etikën islame. Feja islame që në ditët e para ka qëndruar pranë atyre që u është bërë padrejtësi. Është bërë jelek shpëtimi për të shtypurit, të përbuzurit dhe të dobëtit. Këtë mund ta shohim si tek personaliteti i Profetit të fundit Muhammed, ashtu edhe tek pasardhësit e tij.
Pra, shqetësimi i Marksit për fenë nuk ka vlerë për besimin islam. Mendimet e tija janë të lidhura ngusht me politikën dhe gjëndjen e popullit ku ai jetonte. Marksi të gjitha fetë i vë në një peshore. Nganjëherë jep shmebuj nga historia islame. Por disa shembuj të shtrembëruar nga realiteti, të shkëputur nga prapaskenat dhe nga kushtet sociale, ekonomike dhe kulturore. Është më se normale për një njeri si Marksi që mban qëndrim ideologjik për historinë të thotë se “Islamizmi i shpall jashtëligjit të gjithë të tjerët dhe krijon gjëndjen e armiqësisë të vazhdueshme midis myslimanëve dhe jomyslimanëve.” Harron Marksi se paraardhësve bashkëfetar të prindërve të tij, hebrenjtë ndërkohë që ekzekutoheshin, dëboheshin dhe interrnoheshin gjithandej ishte shteti islam Andaluzian ai që u hapi dyertë për të dhe që jetuan me shekuj me rrallë në harmoni. Pastaj përsëri hebrenjtë ishin ata që gjetën mbështetjen e supërfuqisë Osmane, madje –sa për kuriozitet- 400 familje hebreite Osmanët dërgojnë në Shqipëri për të gjallëruar tregtinë shqiptare. Sikur islamizmi të ishte ashtu si pohon Marksi dhe marksistët, në Turqinë e sotme me 99% myslimanë nuk do ishin mbi 400 kisha e po aq sinagogë të ndërtuar që nga periudha Osmane. Në fenë islame nuk ka dhunë! Nuk pranohet besimi i imponuar.

4. Ateizmi Psikanalitik i Frojdit

Në kohët moderne disa psikologë me në krye Frojdin janë munduar të hedhin poshtë besimin në Zot duke përdorur metodat e psikologjisë, gjë e cila nuk është nga objektivat e kësaj fushe. Kështu, dashje pa dashje kanë treguar një qëndrim ideologjik në emër të shkencës.
Si do qoftë, Frojdi dhe të tjerë që mendonin si ai kanë bërë mjaft studime të dobishme të pamohueshme lidhur me gjëndjen shpirtërore të njeriut. Ndërsa ne lidhje me besimin në Zot janë treguar me paragjykime dhe kanë arritur në përfundime të gabuara.
Menjëherë dua ta theksoj një nga gabimet e tij. Ai studion fetë primitive Afrikane dhe fenë e Greqisë së Lashtë dhe përfundimet që nxjerr nga ato i përgjithëson me të gjitha fetë e tjera. Kur cdo besimtar monoteist i refuzon këto besime dhe i kategorizon në grupin e besimeve të kota me plot bestytni. Konkretisht feja islame është kundër totemizmave dhe fetishizmave që ka studuar ky psikolog. Të njëjtin gabim bënte edhe Fojerbahu kur jepte shembuj nga mitologjia Greke duke menduar se të gjitha fetë janë si përallat e Greqisë së Lashtë.
Frojdi studion shqetësimet psikologjike të shfaqura tek pacientët. Dhe ka hedhur hipotezën se këto shqetësime rrjedhin nga dhuna e popullit, e ligjeve, e familjes dhe e fesë. Sipas tij, dëshirat janë shtypur dhe janë hedhur në nëndërgjegje si pasojë e kësaj dhune. Këto dëshira të hedhura në nëndërgjegjen e njeriut dhe të pangopura janë bërë shkak të shfaqen disa shqetësime në përbërjen e njeriut dhe i ka nxitur ato për sjellje jonormale.
Frojdi, themelin e besimit në Zot e ka kërkuar në lidhjen psikologjike midis fëmijës dhe babait të tij. “Frika, preokupimi dhe ndjenja e fajësimit që njeriu përjeton në periudhën e fëmijërisë janë faktorët e rëndësishëm që kanë bërë të shfaqet besimi në Zot” thotë Frojdi. Mirëpo ky lloj arsyetimi që përdorte Frojdi për besimin në Zot mund të përdoret shumë lehtë edhe kundër ateizmit. Xhelozia e fëmijës ndaj babait, frika nga ai, përpjekja që të shpëtojë sa më parë nga pamundësia e rezistimit të dhunës së ushtruar nga i ati mund ta drejtojë të refuzojë ekzistencën e Zotit dhe mund të bëhet i pafe. Pra, metoda e përdorur nga Frojdi nuk duket e shëndoshë.

5. Ateizmi ekzistencialist i Nices dhe i Sartrit

Nice duke thënë “Zoti vdiq, Atë ne e vramë” ka shprehur se donte një jetë pa Zot. Vdekja e Zotit, sipas tij, është zhdukja dhe heqja e konceptit Zot nga mendja e njeriut. Atëherë, sipas Nices, njeriu do e rifitojë lirinë dhe krnarinë dhe përsëri ai vetë do e formojë identitetin e tij.
Parulla “Zoti vdiq!” ishte dhe akoma është një parullë e shumë përdorur dhe e shumë pëlqyer nga shumë e ateistë dhe intelektualë si në të kaluarën ashtu edhe në kohët e sotme. Tregohet kur në kohen e Nices kjo fjalë e tij shkruhej gjithandej nga ithtarët e tij. Në një mur të madh shkruhej me germa të mëdha “Zoti vdiq!” dhe menjëherë poshtë “Nice”. Pasi vdiq Nice, besimtarët fshinë parullën e ndjekësve të Nices dhe shkruajtën: “Nice vdiq!” dhe poshtë parullës: “Zoti”, për të treguar se kujt i përket vdekshmëria..
Sartri i ndikuar nga Nice është shprehur se që të jetë njeriu i lirë duhet të mos ekzistojë Zoti. Sipas tij, në se Zoti ekziston atëherë liri nuk ka. Sipas këtyre mendimeve, kuptojmë se ata që nuk besojnë në Zot janë të lirë. E vërtetë është kjo? Pse, besimi në Zot bëhet pengesë për liri?
Faktikisht si Nice ashtu edhe Sartri më tepër se të hedhin poshtë besimin në Zot, ata arsyetojnë nga aspekti etik se nuk duhet të jetë Zoti. Përvec kësaj, mendimet e Nices dhe të Sartrit ne nuk duhet t’i mendojmë si kritika të drejtuara fesë islame. Sepse “zoti” që refuzojnë këta të dy filozofë, nuk është zoti i besimit islam. Edhe mendimet e tyre janë të lidhura ngusht me realitetin e kulturës së tyre. Projektet dhe idealet e tyre nuk duhet t’i mendojmë si norma universale.
Këta të dy, vecanërisht Sartri kur tregon se për të qënë i lirë nuk duhet të jetë Zoti, ai shton se nëse ka besim nuk ka as vlera morale. Pra, sipas tij, një besimtar është i pamoralshëm. Kjo është një hipotezë shumë e dobët. Cdo fe predikon për moral, madje edhe fetë jo-hyjnore. Tashi, nëse një përson që beson në Zot, nga ana tjetër sillet edhe jomoralshëm kjo nuk duhet të kërkohet në fe, apo tek Zoti, por tek vetë përsoni dhe këto janë shëmbuj të përjashtuar.

6. Ateizmi i Enver Hoxhës

Ky version ateistik nuk ka ndonjë specifikë që të emërohet si një lloj i ateizmit. Këtë e rrallita më shumë që të mundohem të tërheq sa do pak kureshtjen teleshikuesve.
Fryma ateistike e ushtruar gjatë regjimit komunist në Shqipëri hyn në Ateizmin Ideologjik që e ka zanafillën me Marksin. Ndërsa nga vetë marksistët ky ateizëm është quajtur “Ateizmi Shkencor”.
Enver Hoxha sa po kalon në postin e sekretarit të parë të komunitetit qëndror, ai shpall si tradhëtarë mjaft klerikë. Sipas studimeve të fundit, këtë gjë ai e bëri ngase i shikonte si rivalë të tij. Pastaj, ai ndoqi një politikë me propagandë se feja është një ndjenjë armiqësore mes njerëzish, e cila nxit për tradhëti ndaj atdheut dhe për prapambetje dhe duke thënë se gjoja populli vetë nuk e donte më fenë, ai shpalli luftë të hapur kundër fesë. Prishi apo shndërroj institucionet fetare dhe ndaloi rreptësisht me vite të tëra praktikimin e ritualeve fetare.
Në shkrimet e Enver Hoxhës nuk shohim ndonjë kritikë të mirfilltë që i bën fesë. Vetëm më 1967, në letrën e drejtuar komiteteve të partisë na bie në sy një vlerësim i shkurtër që bën në lidhje me fenë. Ai bën një pyetje: “C’lidhje mund të kenë ëndërrimet e Muhametit me realitetin tonë të shekullit të 20-të? Asnjë lidhje!” përgjigjet ai. Po mirë, i drejtohemi ne tani, cfarë lidhje mund të ketë me shekullin tonë të merret një sistem si Dialektika e kopjuar nga Demokriti, nga shekulli 3-4 para erës sonë, nga ata njerëz që shumica mendonin se hëna është rrotull djathi dhe që gjuanin me shigjeta lart për të acaruar perënditë e tyre? Kjo u duket më e arsyeshme??

Si përfundim mund të themi se,
nga aspekti i besimit islam, përpjekjet e ateistëve janë të pavlera. Teoritë e tyre janë jokoherente, irracionale, joobjektive dhe të pamundshme që të përgjithësohen. Ata nuk kanë hedhur poshtë asnjë nga vlerat dhe nga parimet e besimit Islam.

__________________
Padituria eshte lumturi!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2005 15:16
alkimisti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė alkimisti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me alkimisti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: alkimisti Shto alkimisti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto alkimisti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

Shkencateri ateist i brumosur me dituri eshte me i paditur se i padituri qe i beson Krijuesit te vet. Shkencetari ateist me tere diturine e tij prodhon dhe nderton mjete per shkaterrimin e njerezimit (pra sic keni siperpermendur disa emra te medhenje ) pra i sherbejne djallit per karierizmin e tij, ndersa besimtari nuk e ka ate force mendore te bene shkaterrimin e mases se gjere.

Ja se c'deklaron kirurgu dhe profesori i univerzitetit ne Paris, Dr. Mauricie Bucaille ( i cili eshte konvertuar ne Islam): "Sa me shume ecim perpara ne zhvillimin e diturise, posacerishte te asaj qe i perket pafundesise se vogel, aq me te theksuara jane argumentet ne favor te ekzistimit te Krijuesit. Por ne vend se para fakteve ekzistuese njeriu te pendohet dhe te perulet, ai perkundrazi mburret me kryelartesi. Ai eshte i autorizuar te perdhose tere popujt e botes dhe te talle cdo ide mbi Zotin, sikurse i nencmon te gjitha ato verejtje me te cilat ndeshet ne rrugen e vet djallezore, nese ata i jane pengese ne kenaqesite e tij (shtazarake) dhe ne deshiren e tij per deshmi. E ketille eshte shoqeria materialsite, e cila tani eshte ne ekspansion ne Perendim.... Nje fitues i Cmimit Nobel per mjekesi ne nje liber dedikuar publikut te gjere, ka paraqitur idene se materia e gjalle rastesisht dhe vetvetiu eshte krijuar prej disa pjeseve perberese elementare dhe se duke u nisur nga kjo materie e gjalle primitive, nen ndikimin e rrethanave te ndryshme atmosferike, jane formuar gjallesa te ndryshme per te arritur gjer te teresia e cuditshme cfare eshte njeriu. "Vertet ky fitues i Cmimit Nobel, qe i takon shoqerise materialiste, nuk eshte hic me teper se "materie e gjalle primitive". Ja pra, ky eshte shkencetari ateist, perfundoi deklarata e Dr. Maurice."

Eshte e ditur se njeriu eshte i pafuqishem ne krahasim me fuqine absolute te GjitheKrijuesit, sepse nuk eshte ne gjendje ta krijoje qofte dhe nje mize me nje krahe. Kete e verteton Kur'ani Kerim, ku thote: " Vertet, ata te cilet i adhuroni ju ne vend te Allahut, nuk mund ta krijojne kurrsesi as nje mize-edhe nese tubohen (te gjithe ata) per kete (krijimin e mizes)..."

Poashtu kirurgu dhe profesori francez, Dr. Maurice pohon: "Ate qe e lexojme sot ne Bibel eshte befasuese dhe e habitshme, qe para aq shume kunderthenieve e papajtueshmerive, ekxpertet e studimit te ketyre teksteve biblike, si dhe njohesit e argumenteve shkencore te Perendimit, ose shtihen se nuk dine per ato kunderthenie ose i zbulojne ato mangesi e provojne t'i fshehin me ndihmen e akrobacioneve dialektike, pra formulave apologjetike. Dhe me pas thekson: Kur'ani si lLiber Hyjnor zbriti per njerezimin si mrekulli me hipotezat e persosura te ligjeve te Gjithesise per brezat e ardhshem, qe ta besojne Kur'anin si fjale absolute te Gjithekrijuesit. Perndryshe Gjithekrijuesi ne Kur'an terheq verejtjen me keto fjale: "Ne do t'ua bejme atyre te mundshme qe te shohin argumentet Tona ne horizonte dhe ne veten e tyre deri sa t'u behet e qarte se ai (Kur'ani) eshte i vertete..."

Keshtuqe, shkencetaret ateist grumbullojne diturine e te diturve dhe mencurine e te mencurve ndersa ndaj vetes sillen si te marre.

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2005 02:16
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Hektori
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 06/05/2005
Vendbanimi: Ne Troje
Mesazhe: 215

Prishtinase kam shume dyshime per ate qe ke shkruar. Sepse shkencetari ateist nuk eshte e thene qe nuk beson, ai beson vec jo te zoti, por te arsyeja apo shkenca apo edhe te njeriu dhe forca e tij. Nuk eshte e vertete qe shkencetaret ateiste kane krijuar mjete arme per shkaterrimin e njerezimit. Por shume prej tyre i kane sherbyer shkences me punen e tyre. Shume shkencetare "besimtare" vazhdojne punen per ndertimin e armeve berthamore etj etj. Edhe nese pranojme per nje cast se jane shkencetaret ata qe ndertojne keto mjete kjo nuk eshte ne duart e tyre por ne doren e atyre qe udheheqin. Jana ata qe e drejtojne shkencen dhe punen e shkencetarit ne ate drejtim. Jane ata qe i perdorin keto arme. Pak gjera te keqija do beheshin sikur e keqja te mos behej ne emer te se mires.

__________________
Ndero Zotin, dashuro gruan, mbroje atdheun

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Tetor 2005 17:22
Hektori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Hektori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Hektori (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Hektori Shto Hektori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Hektori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

HEKTORI citoi: Nuk eshte e vertete qe shkencetaret ateiste kane krijuar mjete arme per shkaterrimin e njerezimit. Por shume prej tyre i kane sherbyer shkences me punen e tyre.

I nderuar, e verteta qendron ne argumentet e saj. Pa u futur me thelle ne kete ceshtje, te rekomandoj te shfletoni kete liber; Bibla, Kur'ani dhe Shkenca, autor, Dr. Maurice Bucaille. ("La Bible, Le Coran Et La Science".) Dhe jam e bindur nje truri te zgjuar, do i mjaftojne argumentet e qarta qe posedon ky liber.

P.S. Studiuesit e Bibles i shikojne shkrimet biblike duke i zbukuruar artificialisht me cilesite qe deshirojne ti kene, andaj dhe tekstet biblike jane elaboruar. Dhe Augustini i shenjte thoshte; Zoti nuk ka mundur t'i mesoje njerezit per ate qe nuk i pergjigjet realitetit, dhe keshtu Augustini i shenjte ishte i gatshem qe prej cdo teksti te shenjte te heq ate qe i eshte dukur se per kete arsye duhet hequr.

Dr. Maurice Bucaille (i konvertuar ne Islam) thekson: Pa ndonje paragjykim dhe me objektivitet te plote une se pari jam thelluar ne Shpalljen kur'anore duke studiuar shkallen e perputhjes se tekstit kur'anor me te dhenat e shkences bashkekohore. Nga perkthimi e kam ditur se Kur'ani evokon shpesh te gjitha llojet e fenomeneve natyrore, por kete e kam njohur shume turbullt. Por, pas nje shqyrtimi shume te kujdesshem te tekstit arab, kam mundur t'i regjistroj dhe me kete kam vertetuar se Kur'ani me te vertete nuk permban asnje pohim qe do te mund te diskutohej sa i perket pikepamjes se shkences se sotme bashkekohore.
Nje studim te tille e kam bere edhe per Beselidhjen e Vjeter dhe per Ungjijte, me te njejten objektivitet. Per te paren, nuk ishte e nevojshme aspak qe te shkohej me tej se libri i pare, "Zanafilla!, qe te gjenden pohime te papajtueshme me te dhenat e vertetuara ne menyre shume solide te shkences se epokes sone. Kur ungjijte hapen me gjenealogjine e Jezusit, qe jane dhene ne faqen e pare, menjehere futemi ne nje problem shume serioz, duke qene se teksti i Mateut, per kete ceshtje, eshte ne kundershtim te qarte me tekstin e Llukes dhe ky i fundit nuk perputhet me njohurite e shkences bashkekohore qe kane te bejne me moshen e njeriut ne Toke. Pastaj kem shembullin ku as perafersisht nuk e dime daten e perafert te paraqitjes se njeriut ne Toke, por jane zbuluar mbetje te veprave te njeriut te cilat pa kurrfare dyshimi jane me te hershme se mileniumi i dhjete i epokes se re. Keshtuqe vertetesia e tekstit biblik , i cili krijimin e njeriut e vendos 37 shekuj para eres sone, nuk mund te konsiderohet se eshte ne perputhje me shkencen. Mund te ndodhe qe shkenca ne te ardhmen do te mund te caktoje data me te sakta se keto tonat sot, por mund te jemi te sigurt se kurre nuk do te vertetohet se njeriu eshte paraqitur ne Toke para 5. 736 vjeteve, sic e thote kalendari hebraik i vitit 1975. Te dhenat biblike qe kane te bejne me moshen e njeriut ne Toke jane te gabuara. E keshtu shembullin e zbatimit te papritur te shkences ne studimin e nje Shkrimi te Shenjte, kontribut i njohurise profane bashkekohore per kuptimin me te mire te disa ajeteve kur'anore qe deri tash kane qene enigmatike edhe te pakuptueshem, e si te na habit kjo kur e dime se ne islam religjioni dhe shkenca gjithmone jane konsideruar binjake. E keshtuqe, kultivimi i shkences ka qene pjese e normave religjioze qe ne fillim; zbatimi i kesaj norme ka sjelle deri te hovi i cuditshem shkencor ne kohen e lulezimit te madh te civilizimit islam, me te cilin edhe vete Perendimi eshte ushqyer para Rilindjes. Dhe si pasqyre e se gjithes eshte perparimi i cili eshte arritur ne kohen tone ne saje te njohurive shkencore ne drejtim te shpjegimit te disa fragmenteve te Kur'anit, cilat paraqesin kulminacionin e ketij konfrontimi te Shkrimeve dhe te shkences.

Dhe jo rastesisht eshte konvertuar ne islam ky shkencetar francez Dr. Maurice, por eshte thelluar ne thellesine e Librave Hyjnore (Bibles dhe Kur'anit) sic e quan vete ky "Driten e zbulimeve shkencore bashkekohore". Dhe pasi e studioj me objektivizem te plote , ishte i mahnitur me Kur'anin dhe ligjet Islame, poashtu kishte ven re se deshmite e panumerta qe rrjedhin nga Kur'ani mbi te gjtiha fenomenet e Gjithesise, te cilat fenomene i vertetoi dhe po i verteton per cdo dite shkenca jone bahskekohore. Porse sic e thote dhe vete Dr. Maurice; prezantimi i Islamit dhe shpjegimi i Kur'anit ne opinionin boteror eshte bere ne menyre siperfaqesore dhe konservative duke u shtremberuar thelbi i tij, dhe jo vetem ne europe apo Amerike, por edhe nga disa vende arabe. Porse nga ana e perendimoreve shtremberimi i islamit dhe kur'anit kishin per qellim zhvleresimin e realitetit te Kur'anit si Liber Hyjnor duke e paraqitur ne menyre objektive permes metodave te pandershme, ndersa ne vendet islamike si pasoje e mungeses te studimit dhe te zbatimit te mirefillte te Kur'anit.

Nje pershkrim te shkurter ne vazhdim se cthote autori ne fjale per antiislamin ne Europe dhe Amerike: "Gjykimet krejtesisht te gabuara mbi Islamin qe jane plasuar dhe akoma plasohen ne Perendim, jane pasoje e mosnjohjes se tij dhe shpifjeve sistematike. Por me e renda nga te gjitha genjeshtrat e perhapura jane te pavertetat ne raport me faktet, sepse nese mashtrimet ne gjykim jane te falshme, prezentimi i "fakteve" kunder te vertetes nuk eshte i falshem... . Pikepamjet shkencore mjaft te theksuara te Kur'anit, ne fazen fillestare me kane habitur thelle, sepse gjer atehere nuk kisha besuar se eshte e mundur qe ne nje tekst te shkruar 14 shekuj me pare te gjej aq deshmi qe u perkasin tematikave te shumellojshme te absolutisht te mbeshtetura ne indikacionet e shkences bashkekohore. Ju qasa ketij studimi te teksteve (Bibles dhe Kur'anit) pa asnje paragjykim dhe me objektivitet te plote... Sikur shumica e njerezve ne Perendim edhe une kam mundur t'ia ruajt te njejtat ide te gabuara dhe aq shume te perhapura mbi Islamin deri ne ditet tona. Keshtu pra, e pranoj se isha nje injorant i madhe para se te krijoi per Islamin pikepamje cfare i kam sot, te drejta dhe objektive. Nese kam pasur pak ndikim apo kam hezituar me Kur'anin, atehere ka qene ajo cka me kishin mesuar ne rinine time; kurre nuk me flisnin per muslimanet, por vetem per muhamedanet, duke e theksuar posacerishte ate se eshte fjala per religjinoni te cilin e ka themeluar nje njeri, dhe i cili religjion nuk ka kurrfare vlere karshi Zotit... Ne asnje rast nuk ekziston as me i vogli kundershtim ne mes tekstit kur'anor dhe njohurive shkencore bashkekohore mbi krijimin e Gjithesise. Une e perseris ne konstatimin tim se qendrimet shkencore te Kur'anit jane deshmi se ne tekstin e tij nuk eshte futur dora e njeriut, por ai tekst eshte Shpallje Hyjnore per te cilin s'ka dyshim".

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2005 01:40
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Prishtinasja_
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 03/08/2005
Vendbanimi: London
Mesazhe: 251

... dhe ti, nese e quan vetem ndertimin e armeve berthamore shkaterrim, gaboheni shume.

__________________
“ Duaje per njerezit ate qe don per veten.” – Muhammedi, alejhi selam.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2005 01:42
Prishtinasja_ nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Prishtinasja_ Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Prishtinasja_ (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Prishtinasja_ Shto Prishtinasja_ nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Prishtinasja_ nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
misterioz
rrugaē

Regjistruar: 30/12/2004
Vendbanimi: rrugeve
Mesazhe: 892

Teme interesante.

...................................................................................................................
Ps. m.q.s. ka nja 10 muaj qe s'shkruan njeri thashe te them edhe une dy llafe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Qershor 2006 07:43
misterioz nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė misterioz Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me misterioz (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė misterioz't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: misterioz Shto misterioz nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto misterioz nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
imagjino_sikur
Anetar i ri

Regjistruar: 29/08/2003
Vendbanimi: usa
Mesazhe: 10

Thumbs up

I MODH!

KUR SHIKON VAGONAT LIND PYETJA KU ESHTE LOKOMOTIVA. POR KUR SHIKON LOKOMOTIVEN NUK PYETET KUSH E TERHEQ ATE! SEPSE AJO NUK TERHIQET, POR TERHEQ!
RRRRESSPEKTEE TALJONO

__________________
te gjithe vdesin por jane te pakte ata qe jetojne...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Gusht 2006 06:02
imagjino_sikur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė imagjino_sikur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me imagjino_sikur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: imagjino_sikur Shto imagjino_sikur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto imagjino_sikur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:27 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 4 faqe: « 1 2 3 [4]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Besimi Fetar > Ateizmi Dhe Kritika E Tij

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.