Endri
Moderator
Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498
|
Ngrohja globale
Ngrohja globale ndryshon ekosistemin Britanez
Hapësirë / Shkencë - 20/10/2006 - Shkruar nga: Genc B. KASTRATI
Biologët në Britani kanë konkluduar se gjatë 25 viteve të fundit, fauna e ishullit ka nisur migrimin për në veri të vendit për ti ikur ngrohjes së trojeve jugore. Studimet e University of York, kanë treguar se 80% të rreth 300 llojeve të vëzhguara janë duke lëvizur për në veri.
Lëvizja në veri është zakonisht në distanca prej 70 - 100 km.
Chris Thomas, profesor i Biologjisë Ruajtse në York, deklaron se "mostra jonë është mjaft e madhe që të jemi të sigurt se ky është model i ndryshimit". Ai shton se "80% është për qindje mjaft e madhe...është mahnitëse sa i dukshëm dhe e fuqishëm është ndikimi i ndryshimit klimatik".
Krijesat e studiuara nga universiteti përbëhen nga insektet, gjitaret, kurrizoret dhe pakurrizoret.
Disa shkencëtarë parashikojnë se temperaturat mesatare në Britani do të rriten për 3.5ŗC mes 2006 dhe 2080. Gjatë shekullit të kaluar ato janë rritur për 0.6ŗC.
Pritet se temperaturat mesatare në 2100 do të jenë më të larta se gjatë 2 dhe ndoshta 10 milion viteve të kaluara.
Jeta (ekzistenca) mesatare e një llojit është mes 1 deri në 10 milion vite. Kjo do të thotë se prej 10% - 99% të krijesave të sotme do ta përjetojnë këtë ndryshim klimatik të cilin nuk e kanë përjetuar më parë.
Një shembull i migrimit është prania e krimbave kafshues në Kew Gardens (kopshti Kew) në Londer. Këta krimba rriten në Europë jugore.
Ngrohja globale gjithashtu ndikon në uljen e llojeve, gjë që ëshë vëzhguar në fluturat e ishujve Britanike.
Me migrimin e llojeve jugore në veri, mendohet se konkurenca për ushqim dhe teritor mes shtazëve do ta ç'rregullon ambientin dhe fillon një luftë e cila do të fitohet nga llojet më të adaptuara për mot të ngrohët.
Burimi i lajmit:
http://www.physorg.com/news80568523.html
http://www.physorg.com/news80568523.html
----
Si thoni, sikur ka filluar te ngrohet shume koha? Ketu ku jetoj une cdo dimer ka qene -15, tani eshte ulur mesatarja ne -8. Por edhe ne Shqiperi me thojne njerezit e mi qe dimri eshte bere si vere...
Gjynah per femijet e femijeve tane, do kene nje ekosistem te bastarduar.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|