Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerėzimi > Personazhe te Shquara
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

NERONI (37-68 e.r.) perandor romak qė u dallua pėr aventurat dhe mizoritė e tij.

* Në fillim të karrierës së tij Neroni sikur po i drejtonte mirë dhe me drejtësi punët e Romës.Më pas nisi të shoqërohej me njerëz të shthurur dhe tek ai u zgjuan instiktet më të ulëta njerëzore. Kalonte netët nëpër rrugë e taverna dhe dehej e bënte çdo lloj paturpësie. Një natë një senator po kthehej në shtëpi së bashku me të shoqen. Disa rrugaçë iu sulën por senatori i detyroi që t'ia mbathnin të turpëruar. Në përleshje me ta senatori kishte goditur edhe Neronin, të cilin nuk e kishte njohur në errësirë. Të nesërmen, kur mori vesh se kishte qëlluar perandorin, ai i shkroi një letër ku i kërkonte ndjesë. Neroni e lexoi letrën dhe thirri:
- Si? Ai më ka qëlluar mua dhe rron ende? Ditën tjetër dha urdhër që të vritej menjëherë.

* Pasi vrau nënën e tij, Agripinën, gjithë Roma u mbush me urrejtje të pashoqe për Neronin. Një mëngjes statuja e tij u shfaq e mbuluar me një thes. Kjo ishte shenjë e dënimit me vdekje, për ata që kishin vrarë prindërit.

* Të panumërta qenë krimet mizore. Midis të tjerave, ai e humbi jetën gruas së tij të dytë, Popesë, ministrave e mësuesve të tij Seneka dhe Burro, këshilltarit Petroni e të tjerë.
Për këto vrasje mizore ai thoshte:
- Paraardhësit e mij nuk i kanë gëzuar kështu si unë të drejtat pushtetit absolut. Më pëlqen më mirë të jem i urryer sesa i dashuruar, sepse për të qenë i dashuruar nuk varet vetëm nga unë, ndërsa për të qenë i urryer varet krejtësisht nga unë.

* Neroni kujtonte se ishte artist i madh, veçanërisht si këngëtar. Ai këndonte nëpër teatro dhe rrugëve. Për të ruajtur zërin mbante dietë ushqimore dhe pinte purgativ rregullisht. Midis publikut kishte roje të fshehta që kapnin ata që nuk duartrokisnin. Një nga këta ishte edhe Vespasiani, i cili për pak sa nuk la kokën e tij sepse ishte duke fjetur kur Neroni po këndonte. Një grek bëri "padrejtësi" një herë sepse këndoi më mirë se Neroni. Për këtë u arrestua dhe përfundoi në gjyq.

* Neroni trodhi një herë një djalë shumë të bukur, një farë Sporo, e veshi si grua dhe e martoi. Një romak që po shikonte këtë dasmë tha:
- Ah, sikur i ati i këtij përbindëshi të ishte martuar me një grua të këtij lloji.

* Kur po kalonte rrugës dëgjoi dikë që bërtiti:
- Digje të gjithë botën, kur unë të kem vdekur. Për mua s'do të ketë asnjë rëndësi.
- Kurse mua, përkundrazi, - tha Neroni - do të më pëlqente ta shikoja duke u djegur tani që jam ende i gjallë.
Disa ditë më vonë shpërtheu zjarri i madh në Romë, ndërkohë që perandori këndonte këngën e djegies së Trojës.

* Mbi truallin e djegur të Romës, Neroni ndërtoi pallatin e tij, një pallat të mrekullueshëm, me kolonata mermeri të çmuar, me lulishte, kopshte, shatërvane, e parqe të mëdha.

* Senati u lodh me krimet dhe poshtërsitë e Neronit, prandaj vendosi ta hiqte qafe duke e zëvendësuar me Galbën. Për këtë nxori një dekret që e shpallte Neronin armik të shtetit. Kryetar i kësaj revolte ishte Vindiçe. Neroni i tërbuar vuri çmim për kokën e Vindiçes. Ai kur e mori vesh thirri:
- Neroni i premtoi dhjetë milionë sesterca atij që do t'i shpjerë kokën time, kurse unë jam gati të jap edhe më shumë.
Do t'i jap kokën time që do të më sjellë kokën e Neronit.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2003 21:58
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

PASTĖR Lui (1822-1895) kimist dhe bakteriolog i shquar francez.

* Pastëri kishte ngarkuar një nga rojet e kolegjit që ta zgjonte çdo mëngjes në orën katër për të studiuar.
Roja shkonte çdo mëngjes për ta zgjuar dhe i thoshte:
- Përjashta, Zoti Pastër, duhet të hidhet tej demoni i dembelizmit. Po të mos zgjohej, roja kishte urdhër ta tundte dhe t'ia hiqte batanijet.

* Që të merrte diplomën Pastëri shkoi në Paris për t'u diplomuar në një pension të lagjes latine. Me qenë se kjo dosje kishte nam të keq për jetën e shthurrur që bënin studentët, prindërit, veçanërisht e ëma, u shqetësuan shumë.
Pastëri i qetësoi duke u thënë:
- Kur ka gjak nën thonjtë, këtu lejohet me zemër të pastër dhe të drejtë si në çdo vend tjetër. Le të ndërrojë shtëpi ai që nuk di ç`është vullneti.


* Mjeku i shquar Klaudio Bernard të cilit i shërbente Pastëri, po ankohej një herë se askush nuk jepte gjak.
- Dikur gjaku rridhte rrëke nëpër spitale. Tashti nuk mund të gjesh një pikë gjaku, edhe sikur ta paguash sa frëngu pulën. Pardje më duhej pak gjak për eksperiment në laborator dhe nuk di çfarë do të kisha bërë sikur të mos më kishte dhënë asistenti im, Pastëri, që më gëzoi aq shumë. Për mua sakrifica e tij ishte shumë e madhe, kurse ai m'u përgjigj: "Oh, jo, doktor! Unë do të jap gjithnjë gjak dhe me gjakun tim do të ujit lulet e kopshtit".
* Pastëri ende i ri, dhe pothuaj i panjohur, megjithëse kishte bërë disa zbulime të rëndësishme, u martua me të bijën e një profesori të Strasburgut, ku ai jepte mësim. Kjo ishte një martesë e lumtur.
Shumë vjet më vonë një prej nxënësve të tij thoshte:
- Zonja Pastër e donte burrin e saj deri në atë pikë sa ta kuptonte vlerën e punës së tij.

* Kur Pastëri mësoi për tmerret që kishin bërë gjermanët gjatë pushtimit të territorit francez në kohën e luftës franko-prusiane i dërgoi fakultetit të universitetit të Bonit pergamenin, me të cilin e kishin bërë disa vjet më parë doktor "homoris Cause" në mjekësi. Bashkë me të dërgoi edhe një letër ku thuhej:
"Në qoftë se shkenca nuk ka atdhe, shkencëtari ka vetëm një".

* Në kohën e pushtimit prusian të Francës shkencëtarët italianë i ofruan Pastërit strehim në Milano, ku do t'i gjenin edhe një katedër kimie me të githa pajisjet laboratorike.
Pastëri nuk e pranoi ftesën duke thënë: "Do të më dukej se do të bëja një krim po të meritoja dënimin e dezertorit dhe të braktisja atdheun tim në çastin e fatkeqësisë, për të kërkuar diku tjetër një trajtim që atdheu im nuk mund të më bëjë sepse ka rënë në fatkeqësi."

* Një shoqëri i ofroi një milion franga Pastërit për monopolin e vaksinës së kafshëve. Ai nuk pranoi.
- Kjo vaksinë është një dhuratë që dua t'ua jap të gjithë bujqve. I dituri nuk ka tjetër vlerësim më të madh, veç atij që të zbulojë të vërtetën.



* Pastëri u ftua në oborrin e Napoleonit III që të mbante një konferencë për qarkullimin e gjakut. Meqenëse i duhej pak gjak që ta vërente në mikroskop, princesha Evgjeni shpoi gishtin për ti dhënë gjak.
Pastëri, ashtu i përqëndruar në demostrimin e tij, i tha se parapëlqente gjakun e bretkosës.
Të nesërmen sollën në dhomën e tij një thes me bretkosa të gjalla.Pastëri, ashtu i hutuar siç ishte, u largua dhe i harroi bretkosat në dhomë. Dhomën e tij të nesërmen e mori një princeshë e re e huaj. Në mes të natës ajo u zgjua nga një zhurmë e çuditshme, ndezi dritën dhe menjëherë uluriu. Shërbëtorja u ngrit menjëherë shkoi në dhomë dhe e gjeti princeshën të tmerruar në mes bretkocave që hidheshin përpjetë nga të gjitha anët.

* Napoleoni III e pyeti njëherë Pastërin se pse nuk i kishte shfrytëzuar për fitime të mëdha zbulimet e tij, të cilat i kishin bërë të pasura krahina të tëra. Pastëri iu përgjigj me krenari:
- Sepse për ne shkencëtarët do të ishte një gjë shumë e pandershme.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2003 22:00
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

PERIKLIU (499-429 p.e.r.) burrė shteti, udhėheqės i shtetit demokratik tė Athinės.

* Kundërshtarin politik të Perikliut,Tuqididin, e pyeti njëherë mbreti i Spartës, se kush nga të dy ishte më i fortë në gojtari dhe në luftë. Tuqididi u përgjigj:
- Po të luftoj unë me Perikliun e mund dhe e shtrij për tokë, ndërsa kur të ngrihet ai do të dijë të tregojë me të tillë elokuencë sikur të ishte ai fituesi që më ka mundur mua. Të gjithë të pranishmit do ta besojnë, edhe pse e kanë parë me sytë e tyre të kundërtën.
* Perikliu bëri ndërtime publike madhështore në Athinë.Atje punuan artistët më të shquar të kohës nën drejtimin e Fidias. Qytetarëve të Athinës u dukej se Perikliu kishte shpenzuar pa masë për të zbukuruar qytetin. Gjatë një mbledhjeje ai u kritikua shumë. Perikliu qetë- qetë u përgjigj;
- Po mirë. Në qoftë se ju duket që unë kam shpenzuar shumë nga fondi publik, atëherë do t'i paguaj vetë të gjitha shpenzimet e mia.
Kjo bëri shumë përshtypje dhe qytetarët e Athmës nuk e përmendën më çështjen e shpenzimeve.

* Një mbledhje zgjati deri natën vonë nga një fjalim i gjatë i Perikliut. Një qytetar fare i panjohur, që kishte një çështje personale kundër athinasit të madh, ia ndërpreu me ashpërsi fjalën disa herë. Kur mbaroi fjalimin e ndoqi prapa deri në shtëpi duke e sharë dhe duke e kërcënuar. Perikliu nuk e prishi fare qetësinë, madje nuk i hodhi asnjë shikim për ta parë. Kur arriti te pragu i shtëpisë iu drejtua shërbëtorëve që po e shoqëronin me pishtarë në dorë:
- Shoqërojeni me pishtarë këtë njeri deri në shtëpinë e tij. Kjo ishte hakmarrja e Perikliut ndaj këtij njeriu.

* Perikliu ishte nisur me anijet e tij të luftës për një ekspeditë të vështirë kundër anijeve të Samos. Një eklips i diellit i shqetësoi shumë ushtarët dhe detarët. Për t'i bindur ata se nuk kishte asnjë të jashtëzakonshme dhe të rrczikshme nga errësimi i papritur i diellit, thirri personelin e shërbimit të anijes dhe në sytë e të gjithëve i hodhi mantelin e tij në kokë një detari.
- Sheh tashti? - e pyeti.
Tjetri u përgjigj se nuk shihte. Pastaj Perikliu i tha: - Ke frikë?
- Jo, se është manteli juaj që nuk më lejon të shoh.
- Atëherë çfarë ndryshimi ka midis kësaj dhe asaj që ju habit aq shumë?!


* Kur Perikliu ishte në shtratin e vdekjes të gjithë miqtë e kishin rrethuar dhe flisnin për punët e mira që kishte bërë për atdheun dhe për cilësitë pozitive të karakterit te tij.
Dikush lavdëronte madhështinë e ndërtimeve që ishin bërë me urdhrin e tij, dikush paqen dhe sigurinë e madhe të Athinës, dhe dikush tjetër ndihmat për të varfërit.
Perikliu duke dëgjuar këto lavde, u ngrit dhe tha:
- Ka edhe një gjë tjetër që unë mburrem më shumë.
Dhe kjo është se për shkakun tim asnjë nuk ka mbajtur zi në Athinë.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2003 22:02
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_lire
^^i_lire^^

Regjistruar: 02/08/2003
Vendbanimi: ^^__^^
Mesazhe: 1610

KARUZO Enriko (1873-1921) tenor italian me famė botėrore.

* Në moshën nëntëmbëdhjetë vjeçare Karuzoja ende nuk i ishte futur studimit të kantos, sepse zëri i tij nuk ishte as zë tenori as zë baritoni. Me këmbënguljen e dëgjuesve vendosi të studionte kanto. U paraqit te mjeshtri, i cili sapo e dëgjoi i tha se nuk kishte zë të mjaftueshëm. Megjithatë, për t'i plotësuar dëshirën, nisi t'i jepte disa mësime. Këto mësime u ndërprenë shpejt sepse Karuzoja shkoi ushtar.
Një mëngjes kur po pastronte kopsat e kapotës për të kaluar kohën nisi të këndojë. Një oficer që kaloi aty pranë e pyeti se ç`bënte në jetën civile.
- Oh, lëre, - u përgjigj Karuzoja, - do të doja të merresha me teatër. Oficeri nuk i tha asgjë, por qysh nga ajo ditë e liroi nga stërvitja dhe i krijoi mundësinë që ai të merrej me kanto.

* Në teatrin e oborrit në Berlin Karuzoja këndonte me një shpërblim prej dhjetëmijë lirash në natë.
- Ky numri dhjetë më pëlqen, - i thoshte Karuzoja një vizitori, sepse tamam dhjetë vjet më parë fillova të këndoj në Napoli në dhjetë lira në natë.

* Kur ishte në Amerikë, në kohën e Luftës së parë botërore, te Karuzoja u paraqitën pesë të rinj emigrantë italianë.
- Zoti Karuzo, - i thanë ata, - ne po lëmë Amerikën, se po na çojnë në luftë. Këtu nuk do të shkelim më, jemi njerëz të varfër. Por nuk duam të shkojmë në luftë pa dëgjuar njëherë Karuzon. Ja këtu kemi mbledhur dyqind dollarë. E dimë që janë pak, por më shumë nuk mundemi. Me këto para duam të na këndoni një këngë, vetëm një!
Dyqind dollarë! Karuzos iu bllokua fyti nga një lëmsh mallëngjimi. Në fillim nuk mundi dot as që të fliste nga emocioni i madh. Shpejt e mori veten. - Jo një, por sa këngë të doni. Dhe të dyqind dollarët ua çoni nënave tuaja në Itali.
Karuzoja gjithë natën këndoi për të pesë bashkatdhetarët e tij që shkonin në luftë.



* Karuzoja e nisi karrierën si tenor rezervë. Këngëtari titulluar gëzonte shëndet të plotë dhe Karuzos nuk i jepej rasti asnjëherë për ta zëvendësuar. Një ditë grupi arriti në një qytet afër Napolit, ku Karuzoja kishte shumë të njohur. Ata e ftuan në një pijetore dhe të gjithë u dehën.
Drejtori i teatrit po e kërkonte Karuzon, sepse tenori titulluar ishte i sëmurë. Më në fund Karuoos i erdhi radha që të këndojë në skenë, mirëpo nuk ishte në gjendje. Kur doli përpara publikut i vinte skena vërdallë dhe nuk i kujtohej asnjë fjalë nga ato që duhej të këndonte. Në sallë plasën të qeshurat e të bërtiturat:
- I dehur, i dehur!
Pas kësaj e dëbuan nga grupi artistik. Në kulmin e dëshpërimit vetëm me një lirë në xhep, me të cilën bleu një shishe me verë u mbyll në shtëpi. Të nesërmen i erdhi lajmi prej teatrit se publiku e kërkonte me këmbëngulje.
- Po si mund të më thërrasin, - tha tenori, - kur nuk më dini as edhe emrin? - Nuk të kërkojmë me emër, - i tha ai që i solli lajmin - por bërtasin dhe kërkojnë "atë të dehurin". Ai kujtoi se mos dëgjuesit donin të qeshnin me të, por me besim në aftësitë e tij shkoi në skenë dhe nisi të këndojë.
Suksesi qe i plotë dhe dëgjuesit e mbuluan me duartrokitje të gjata. Pas këtij suksesi drejtori e caktoi Karuzon që të këndojë për një qind lira në natë. Tashmë kishte nisur rruga e triumfit të tij të pandalshëm.

* Gjatë një turneu në Amerikë, Karuzoja u ftua të këndojë në vilën e një miliarderi, i cili i jepte një shpërblim përrallor. Këngëtari vajti fiks në orën e caktuar. Për habinë e tij të madhe, përveç miliarderit dhe një qeni të vogël, ai nuk gjeti publik tjetër. Karuzoja e filloi koncertin me një arie opere. Që në notat e para qeni i vogël nisi të lehë si i tërbuar. Karuzoja e ndërpreu këngën. Atëherë i zoti i shtëpinë iu afrua me të qeshur, i dha në dorë një sasi të hollash dhe i tha:
- Faleminderit, mos u shqetëso fare. Unë desha të dija vetëm nëse do të lehte qeni im edhe kur këndon Karuzoja.



* Miliardieri Morgan ishte admirues i Karuzos.Sa herë që e ftonte për të kënduar në shtëpinë e tij, shpërblente me dhjetë mijë dollarë.
Njëherë, pasi e ftoi si zakonisht, mori nga këngëtari i shquar këtë përgjigje që e habiti shumë: "Faleminderit, po nesër mbrëma nuk kam mundësi të vij sepse jam për darkë te mjeshtri Leonkavalo". Leonkavalo nuk e mori vesh asnjëherë që kjo darkë i kishte kushtuar Karuzos më shumë se dhjetëmijë dollarë.

* Karuzo bleu një shtëpi. Iu desh të bënte ca ndryshime, prandaj mori disa punëtorë ndërtimi.
Në një dhomë të katit të dytë, ai studionte kanto çdo ditë dhe përsëriste pjesë të ndryshme të reportorit të tij të pasur.
Një ditë hyri në dhomën e tij kryemjeshtri i ndërtimit që i tha: - A doni që puna të mbarojë sa më shpejt?
- Pa tjetër, - u përgjigj Karuzoja.
- Atëherë ju lutemi shumë të mos këndoni derisa të mbarojmë ne punën që kemi nisur në shtëpinë tuaj. Duhet ta dini se sapo ju nisni të këndoni, punëtorët menjëherë lënë punën. Nuk ka burrë që t'i vërë prapë në punë deri sa të mbarojë kënga juaj. Për Karuzon ky nderim i atyre njerëzve të thjeshtë ishte më i madh se sa durtrokitjet në platetë e teatrit.

__________________
s...._d._m... says: for nothing that happened this time...!!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 11 Tetor 2003 22:04
i_lire nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_lire Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_lire (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė i_lire't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_lire Shto i_lire nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_lire nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BUCS
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: ???
Mesazhe: 1256

Thumbs up

Grupi me kishte shpetuar kjo tema mua, shume informacion interesant per te gjitha keto figura te shquara.

Urime

__________________
un-Retired

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2003 13:49
BUCS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BUCS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BUCS (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BUCS Shto BUCS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BUCS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

.. i_lire pergezime,shume informacion interesant.

Me respekt qershor13

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Tetor 2003 15:39
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Skarlet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/12/2004
Vendbanimi: Australia
Mesazhe: 62

Si haraq qe ishte, i madhi Anjshtanj, rastesisht takohet me disa studente te tij ne rruge, pas shume bisedimesh erdhi koha te ndahej me ta, por para se te ikte i pyeti; nga cila rruge po vija une para se te takoheshim? Studentet i treguan se nga erdhi dhe ai iu a kthehu, epo mire atehere paskem ngrene dreke...

__________________
Lot's of people are willing to die for the person they love...; wich is a pitty, for it is a much grander thing to live for that person...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Dhjetor 2004 09:17
Skarlet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Skarlet Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Skarlet (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Skarlet Shto Skarlet nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Skarlet nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Skarlet
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 01/12/2004
Vendbanimi: Australia
Mesazhe: 62

Thomas Edison(shpikes),
Ndoshta keni degjuar per historine e llambes elektrike, pas 11.000 experimentesh te ndryshem Edisoni ja arriti qellimit Llamba u shpik! Kur e pyeten se cili ishte mendimi i tij per deshtimin e krijimit te llambes ai u pergjigj; Une nuk deshtova thjesht zbulova 11.000 menyra sesi te mos krijoj llamben...

__________________
Lot's of people are willing to die for the person they love...; wich is a pitty, for it is a much grander thing to live for that person...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Dhjetor 2004 09:25
Skarlet nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Skarlet Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Skarlet (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Skarlet Shto Skarlet nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Skarlet nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 02:23 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerėzimi > Personazhe te Shquara

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.