Endri
Moderator
Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498
|
Kina-konsumatori mė i madh nė botė
Kina-konsumatori më i madh në botë
Kina është bërë konsumatori më i madh në botë
Kina ia kaluar Shteteve të bashkuara të Amerikës si konsumatori më i madh në botë.
Sipas një vëzhgimi të ri të një instituti mjedisor, Kina tani udhëheq në konsumimin e grurit, mishit, qymyrit dhe çelikut.
Amerika ia kalon vetëm në përdorimin e naftës.
Raporti i Institutit për Politikat Tokësore e përshkron Kinën jo më si një vend në zhvillim, por si një vend që po kthehet në superfuqi ekonomike.
Kina ia ka kaluar Shteteve të Bashkuara, ekonomisë më të pasur të botës, në konsumimin e pesë ushqimeve themeltare, energjisë dhe mallrave industriale.
Ajo ia kalon Amerikës dhe kur vjen puna në përdorimin e televizioneve, frigoriferëve dhe telefonave celularë.
Dalja në krye e Kinës si vend konsumator bazohet në numrin shumë të madh të konsumatorëve - një pikë tre miliardë banorë, që e bën vendin më të populluarin në botë.
Zhvillimi ekonomik i Kinës ka bërë që ajo të zhvillojë një oreks për materiale të papërpunuara për të furnizuar ekonominë e saj që po zhviollohet me shpejtësi.
Ajo importon sasi shumë të mëdha gruri, hekuri dhe platiniumi. Por kërkesa ka çuar dhe në rritjen e çmimeve.
Dhe për sa i përket mirëqënies së shtetasve të vet, Kina mbetet shumë pas Amerikës.
Autorët e raportit e përshkruajnë Kinën si një udhëheqës të mundshëm të botës në ekonomi, por po ashtu, bëjnë thirrje për të treguar maturi.
Ata thonë se rritja ekonomike të vend po paguhet nga mjedisi dhe e paralajmërojnë se ambicja e Kinës po shkakton presion shumë të madh në burimet natyrore të vendit.
BBC Shqip
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|