Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerėzimi > Darvinizmi Fatekeqesia e Njerezimit.
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
puci
Anetar i ri

Regjistruar: 04/08/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 12

darvinizmi

problemi eshte se darvinistat darvinizmin e kane fe dhe jo teori shkencore, keshtu qe eshte humbje kohe t'u mbushesh mendjen.
Here pas here del nje nenteori e evolucionit qe hedh poshte paraardhesen dhe na spjegon se si kemi ardhur ne bote nga nje BINGO molekulash.
Vetem nje molekule proteine nuk mund te behet artificialisht dhe jo me rastesisht, por t'ia thuash nje darvinisti eshte njesoj si t'i kundershto0sh fene nje besimtari.
Problemi eshte se besimtaret besojne ZOTIN, kurse darvinistet nje biolog amator me mjete me primitive se shkolla e mesme me e humbur e shqiperise.
po nis nje pasardhes te njerezve qe jetonin me peshk dhe quheshin peshkatare te evoluar kohet e fundit

__________________
kur nuk ke bageti ne mal, mos e kruaj b. me ujqerit

Modifikuar nga wydra datė 07/08/2005 ora 22:52

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2005 22:14
puci nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė puci Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me puci (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: puci Shto puci nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto puci nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
puci
Anetar i ri

Regjistruar: 04/08/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 12

shembull tjeter evoluimi.
Ky qen ne mungese te buceve pe te ruajtur rracen e ben me pulat, pra ka evoluar.
A thua te jene dhe zoofilet produkt i evolucionit?

__________________
kur nuk ke bageti ne mal, mos e kruaj b. me ujqerit

Modifikuar nga wydra datė 07/08/2005 ora 22:52

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Gusht 2005 08:25
puci nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė puci Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me puci (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: puci Shto puci nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto puci nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Kolonializmi Britanik dhe Darvinizmi

Vendi që ka përfituar më shumë nga pikëpamjet raciste të Darvinit ishte toka e vetë Darvinit, Britania. Në vitet kur Darvini nxori teorinë e tij, Britania e Madhe ishte në pozitën e themelueses së perandorisë koloniale numër një në botë. Të gjitha burimet natyrore të një zone që shtrihej nga India deri në Amerikën Latine shfrytëzoheshin prej Perandorisë Britanike. "Njeriu i bardhë" po e plaçkiste botën për interesat e veta.

Por sigurisht, duke filluar që nga Britania e Madhe, asnjë vend kolonizues nuk donte të shihej si "plaçkitës" e të hynte në histori si i tillë. Për këtë arsye, ata kërkonin një shpjegim për të justifikuar atë që po bënin. Një shpjegim i tillë mund të ishte përshkrimi i popujve të kolonizuar si "popuj primitivë" ose "qenie të gjalla shtazore". Në këtë mënyrë, ata që ishin masakruar dhe i ishin nënshtruar një trajtimi çnjerëzor, do të mund të shiheshin jo si qenie njerëzore, por si krijesa gjysmënjeri-gjysmëkafshë dhe atëherë keqtrajtimi i tyre nuk do të konsiderohej krim.

Në fakt, ky hulumtim nuk ishte i ri: përhapja e parë e kolonializmit në botë shkon deri në shekullin XV dhe XVI. Pretendimet se disa raca kishin tipare kafshësh u paraqitën për herë të parë nga Kristofor Kolombi në udhëtimin e tij në Amerikë. Sipas këtyre pretendimeve, amerikanët vendas (indianët e Amerikës) nuk ishin qenie njerëzore, por një specie kafshe e zhvilluar. Për këtë arsye, ata mund të viheshin në shërbim të kolonizatorëve spanjollë.

Pavarësisht se në filmat rreth zbulimit të Amerikës, Kolombi përshkruhet sikur ka mbajtur qëndrim human e të ngrohtë me vendasit, e vërteta është se Kolombi nuk i konsideronte vendasit qenie njerëzore.19


Masakra kundër amerikanëve vendas Me zbulimin e Amerikës nga Kristofor Kolombi filloi një masakër e tmerrshme kundër amerikanëve vendas.
Kristofor Kolombi ishte i pari që ndezi një masakër të madhe. Ai krijoi kolonitë spanjolle në vendet që zbuloi, skllavëroi vendasit dhe ishte përgjegjës për fillimin e tregtisë së skllevërve. "Pushtuesit" spanjollë e panë politikën e shtypjes dhe shfrytëzimit që ndoqi Kolombi dhe e vazhduan atë më tej. Masakrat e kryera arritën përmasa të pabesueshme. Për shembull, popullsia e një ishulli numëronte 200.000 banorë kur mbërriti për herë të parë Kolombi; 20 vjet më vonë kishin mbetur vetëm 50.000, ndërsa në vitin 1540 vetëm një mijë njerëz. Kur më i famshmi i pushtuesve spanjollë, Kortes, shkeli për herë të parë në Meksikë në shkurt 1519, e gjithë popullsia vendase numëronte rreth 25 milionë, por në vitin 1605 kjo shifër kishte rënë në 1 milion. Në ishullin e Hispaniolës, popullsia, që kishte qenë 7-8 milionë në 1492, ra në 4 milionë në vitin 1496 dhe në vetëm 125 vetë në vitin 1570. Sipas shifrave të historianëve, në më pak se një shekull pasi Kolombi shkeli për herë të parë në kontinent, 95 milionë vendas u masakruan prej kolonizatorëve. Kur Kolombi zbuloi Amerikën, 30 milionë vendas popullonin kontinentin. Si rezultat i masakrave që nga ajo kohë e deri tani, kanë mbetur më pak se 2 milionë vendas.

Arsyeja që këto masakra arritën përmasa të tilla të pamëshirshme ishte fakti që popullsia indigjene nuk konsiderohej qenie njerëzore por kafshë.

Por këto pretendime të kolonizatorëve nuk fituan shumë përkrahës. Në atë kohë në Evropë, fakti që të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë nga Zoti dhe se të gjithë rrjedhin nga një paraardhës, Adami, ishte pranuar kaq gjerësisht, saqë Kisha Katolike në veçanti mbajti qëndrim kundër këtyre pushtimeve plaçkitëse. Një nga shembujt më të njohur për këtë është përgjigja e dhënë nga ipeshkvi i Kiapas, Bartolome de las Kasas, i cili mbërriti në Botën e Re së bashku me Kolombin dhe deklaroi se vendasit ishin "qenie njerëzore", si përgjigje ndaj pretendimit të kolonizatorëve që vendasit ishin "një lloj kafshe". Papa Pali III mallkoi trajtimin shtazarak të vendasve në një qarkore papale të vitit 1537 dhe deklaroi se vendasit ishin qenie njerëzore, me aftësi të plota për besim.20

Por në shek XIX, situata ndryshoi. Bashkë me përhapjen e filozofisë materialiste dhe me largimin e shoqërive nga feja, e vërteta që qeniet njerëzore ishin krijuar nga Zoti filloi të mohohej. Kjo, ashtu siç u trajtua edhe më lart, shënoi në të njëjtën kohë lindjen e racizmit.

Me lindjen e filozofisë materialiste-darviniste në shekullin XIX, racizmi u fuqizua edhe më shumë dhe kjo krijoi një mbështetje të fuqishme për sistemin imperialist të Evropës.

James Joll, i cili ka punuar për vite të tëra si profesor historie në universitete të tilla si Oksfordi, Stenfordi dhe Harvardi, në librin e tij të historisë "Evropa që nga viti 1870", i cili edhe sot e kësaj dite përdoret si tekst shkollor nëpër universitete, përshkruan lidhjen ideologjike midis Darvinizmit, imperializmit dhe racizmit.

Grupet më të thella të ideve që frymëzonin konceptin e imperializmit ishin ato që mund të klasifikohen në vija të trasha si "Darvinizmi Social" dhe që i shihnin marrëdhëniet mes shteteve si luftë të përhershme për mbijetesë, në të cilën disa raca konsideroheshin "superiore" ndaj të tjerave në një proces evolutiv, ku më të fortit i duhej të tregonte veten vashdimisht.

Dy librat e Darvinit, "Origjina e llojeve", botuar në vitin 1859 dhe "Prejardhja e njeriut", që pasoi në vitin 1871, ndezën polemika që prekën shumë degë të mendimit evropian… Idetë e Darvinit dhe të disa bashkëkohësve të tij, si p.sh. filozofi anglez Herbert Spenser, u zbatuan me shpejtësi për çështje që s'kishin të bënin me ato shkencore. Thelbi i Darvinizmit që dukej më i zbatueshëm në zhvillimin e shoqërisë ishte besimi se mbipopullimi jashtë mundësive bënte të domosdoshme një luftë të vazhdueshme për mbijetesë, të cilën e fitonte më i forti ose ai që përshtatej më mirë. Kjo bëri që disa mendimtarë socialë ta kishin të lehtë t'i jepnin një përmbajtje morale nocionit të më të fortit (ligjit të xhunglës), kështu që speciet apo racat që mbijetonin ishin ato që kishin të drejtën morale për këtë.

Doktrina e seleksionimit natyror mund të lidhej fare lehtë me një tjetër zinxhir mendimi, të krijuar nga shkrimtari francez, konti Joseph-Arthur Gobineau, i cili botoi një "Esé mbi pabarazinë e racave njerëzore" në vitin 1853. Gobienau këmbëngulte se faktori më i rëndësishëm për zhvillimin ishte raca. Ato raca që mbeteshin superiore ishin pikërisht ato që e mbanin pastërtinë e tyre raciale të paprekur. Prej këtyre, sipas Gobineau, ishte raca ariane ajo që kishte mbijetuar më mirë. Ishte Houston Stewart Chamberlain që kontribuoi në çuarjen e këtyre ideve një stad më tutje… Vetë Hitleri e admironte autorin Chamberlain, aq sa i bëri një vizitë në shtratin e tij të vdekjes në vitin 1927.21

Siç u tregua, ekziston një zinxhir ideologjik që bën lidhjen midis Darvinit dhe mendimtarëve racistë, zinxhir ky që arrin deri te Hitleri. Darvinizmi është baza ideologjike e imperializmit që e mbyti botën në gjak në shek. XIX dhe e nazizmit që bëri të njëjtën gjë në shek. XX.

Edhe Britania e Madhe e kohës së Viktorias gjeti të ashtuquajturën "bazë shkencore" te Darvinizmi. Britania e Madhe nxori përfitime të mëdha nga kolonializmi dhe nuk kishte arsye pse të mos i shtypte ata që jetonin nën kolonializmin e saj. Një shembull i politikës së ndyrë të imperializmit britanik ishin "Luftrat e Opiumit" kundër Kinës. Britania e Madhe filloi të sillte kontrabandë në Kinë opiumin që e kultivonte në Indi qysh nga çereku i parë i shekullit XIX. Kjo tregëti kontrabandë e opiumit u rrit me kalimin e kohës për të zvogëluar defiçitin në tregëtinë e jashtme britanike. Futja e drogës në vend ndikoi, gjithashtu, në dobësimin e autoritetit të shtetit kinez mbi territorin e vet. Rrënimi i shoqërisë shumë shpejt arriti përmasa serioze. Ndalimi i opiumit, që qeveria kineze u detyrua të zbatojë pas një periudhe të gjatë mëdyshjeje, çoi në Luftën e parë të Opiumit (1838-1842). S'ka dyshim se kjo luftë e çoi vendin dalëngadalë drejt falimentimit. Kina u detyrua ta ulë kokën për shkak të paaftësisë së ushtrisë së saj në çdo konfrontim me forcat e huaja dhe të pranojë kërkesat e tyre gjithmonë në rritje. Perëndimorët dalëngadalë formuan qendra banimi brenda territorit kinez qysh në vitin 1842. Ata u morën konçesione të mëdha kinezëve, morën me qira fushat e tyre dhe e detyruan vendin të hapej me botën e jashtme në një mënyrë që do t'u sillte më shumë përfitim atyre vetë. Si rezultat i gjithë kësaj, varfëria në vend, qeveria e pafuqishme, si dhe humbja e ngadaltë e territorit kinez çuan në shumë kryengritje.

Ngjarjet në Kinë ishin vetëm një nga pasojat e politikës britanike. Gjatë gjithë shekullit XIX, shtypja dhe përmasat e dhimbshme të imperializmit britanik u përjetuan në vende të tilla si Afrika e Jugut, India dhe Australia.

Detyra për justifikimin e këtij sistemi shtypës të Britanisë dhe për të treguar se britanikët kishin të drejtë, u takoi sociologëve dhe shkencëtarëve të ndryshëm britanikë. Çarls Darvini ishte më i rëndësishmi dhe më efikasi nga të gjithë. Ishte Darvini ai që deklaroi se gjatë gjithë evolucionit ka pasur "raca superiore", si "raca e bardhë" dhe se shtypja e të tjerëve nga të bardhët ishte "ligj i natyrës".

Për shkak të justifikimit që ofroi Darvini për racizmin kolonialist, shkencëtari i famshëm, Kenneth J. Hsü, shef i departamentit të gjeografisë në Institutin Federal Zviceran të Teknologjisë, vetë me origjinë kineze, e përshkruan Darvinin si "një shkencëtar xhentëlmen të epokës viktoriane dhe anëtar i parisë së një shoqërie që dërgoi luftanijet e saj për të importuar opium me forcë në Kinë, gjithçka në emër të konkurrencës, (në tregtinë e lirë) dhe mbijetesës së më fortit."22

19 Jacques Attali, 1492, Librairie Arthčme Fayard, 1991, fq.197

20 François de Fontette, Le Racisme (Racism), botimi i gjashtë, Presses Universitaires de France, 1988, fq. 40-41

21 James Joll, Europe Since 1870: An International History, Penguin Books, Middlesex, 1990, fq. 102-103

22 Kenneth J. Hsü., "Darwin's Three Mistakes", Geology, vol. 15, April 1987, fq. 377

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Gusht 2005 18:11
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
belgium
Antare i perjashtuar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: bruksel
Mesazhe: 766

Re: darvinizmi

Citim:
Po citoj ato që tha puci
problemi eshte se darvinistat darvinizmin e kane fe dhe jo teori shkencore, keshtu qe eshte humbje kohe t'u mbushesh mendjen.
Here pas here del nje nenteori e evolucionit qe hedh poshte paraardhesen dhe na spjegon se si kemi ardhur ne bote nga nje BINGO molekulash.
Vetem nje molekule proteine nuk mund te behet artificialisht dhe jo me rastesisht, por t'ia thuash nje darvinisti eshte njesoj si t'i kundershto0sh fene nje besimtari.
Problemi eshte se besimtaret besojne ZOTIN, kurse darvinistet nje biolog amator me mjete me primitive se shkolla e mesme me e humbur e shqiperise.
po nis nje pasardhes te njerezve qe jetonin me peshk dhe quheshin peshkatare te evoluar kohet e fundit




o lal kush ka qen ai veteriner qe te ka lon me hik dursh se ti qeke per te ardh keq me kto citatet e tua jan shum revolucionare per zotin me ke habit


Problemi eshte se besimtaret besojne ZOTIN, kurse darvinistet nje biolog amator me mjete me primitive se shkolla e mesme me e humbur e shqiperise.

dua te di kur shkru keshtu broçkullash si e ndien veten ti ?????

__________________
jeto sikur te ishte seconda jote fundit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Gusht 2005 18:47
belgium nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė belgium Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me belgium (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: belgium Shto belgium nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto belgium nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
puci
Anetar i ri

Regjistruar: 04/08/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 12

jo fyerje

Sa per dijeni jane perfundime te nxjerra nga neodarvinistat.
Dhe sa per fyerjet mor belgium, di te fyej me bukur se ti, por per derisa nuk fyej njeri, po te isha neodarvinist ( darviniste te paster s'ka me mes njerezve me tru ) do te thosha se jam nje milion vjet para teje ne zinxhirin e evolucionit.

__________________
kur nuk ke bageti ne mal, mos e kruaj b. me ujqerit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Gusht 2005 19:16
puci nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė puci Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me puci (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: puci Shto puci nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto puci nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
belgium
Antare i perjashtuar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: bruksel
Mesazhe: 766

Re: jo fyerje

Citim:
Po citoj ato që tha puci
Sa per dijeni jane perfundime te nxjerra nga neodarvinistat.
Dhe sa per fyerjet mor belgium, di te fyej me bukur se ti, por per derisa nuk fyej njeri, po te isha neodarvinist ( darviniste te paster s'ka me mes njerezve me tru ) do te thosha se jam nje milion vjet para teje ne zinxhirin e evolucionit.



degjo un ste fyeva me vjen keq qe ke komplekse
megjithate un reagova sepse smund te pranoj absurditetin ne asnji menyr qoft edhe virtual .
ti je shum absurd ne mendime .
ai citati yt mund te shkaktoj amok te nji njeri me pak mend prandaj thjesht reagim dhe hiqi komplekset se ska fyerje ktu

__________________
jeto sikur te ishte seconda jote fundit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Gusht 2005 20:08
belgium nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė belgium Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me belgium (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: belgium Shto belgium nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto belgium nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
puci
Anetar i ri

Regjistruar: 04/08/2005
Vendbanimi: diku
Mesazhe: 12

Po citoj belgium
o lal kush ka qen ai veteriner qe te ka lon me hik dursh se ti qeke per te ardh keq
dua te di kur shkru keshtu broçkullash si e ndien veten ti ?????

Nqs keto s'jane fyerje atehere c'eshte fyerja?
Sa per amokun e mendimeve duhet te dish se darvinizmi eshte i tille.
S'ka asnje prove te kesaj teorie.
Dua te them qe s'eshte zbuluar ende asnje forme ndermjetese midis dy llojesh. Ky eshte fakt qe e thone dhe darvinistet kompetente.

p.s
C'eshte kompleksi????????????????
Mos valle te mos qenit dakord me ty?????????????????????????????!!!!!

__________________
kur nuk ke bageti ne mal, mos e kruaj b. me ujqerit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 07 Gusht 2005 21:27
puci nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė puci Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me puci (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: puci Shto puci nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto puci nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
belgium
Antare i perjashtuar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: bruksel
Mesazhe: 766

Citim:
Po citoj ato që tha puci
Po citoj belgium
o lal kush ka qen ai veteriner qe te ka lon me hik dursh se ti qeke per te ardh keq
dua te di kur shkru keshtu broçkullash si e ndien veten ti ?????

Nqs keto s'jane fyerje atehere c'eshte fyerja?
Sa per amokun e mendimeve duhet te dish se darvinizmi eshte i tille.
S'ka asnje prove te kesaj teorie.
Dua te them qe s'eshte zbuluar ende asnje forme ndermjetese midis dy llojesh. Ky eshte fakt qe e thone dhe darvinistet kompetente.

p.s
C'eshte kompleksi????????????????
Mos valle te mos qenit dakord me ty?????????????????????????????!!!!!



puco mvje keq qe skuptohena dhe e di persen .
megjithate vazhdo ti me kundershtu shkencetar qe te pakten kan ber diçka per shkencen edhe bohu si don kishoti mançes qe luftonte me mullinjt me er te mendimeve neper forume lal se e shof qe ta paska qefi me bo si interesant .
un ste kam ofendu dhe fyerja meqe pyete esht sens tjeter fyhesh ne nder ne familje kto jan bazat dhe fyerja esht vetem reale ndersa ketu bejm thjesht shkembime mendimesh qe ndonjiher kalojn ne sarkazem ose ironi sarkastike por ne asnji menyr sjan fyerje .
fakti qe je kunder mendimit tim me jep shum kenaqesi gje te cilen ti se kupton se ke kompleksin e luftes qoft edhe per ide .
plako thiri mendjes edhe boj noiçik sport re se jeni bo ju brezi ri sikur i keni kreh floket me dinamit mer

__________________
jeto sikur te ishte seconda jote fundit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Gusht 2005 11:15
belgium nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė belgium Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me belgium (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: belgium Shto belgium nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto belgium nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 16:29 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerėzimi > Darvinizmi Fatekeqesia e Njerezimit.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.