Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Illyrian Shepherd, Qeni Ilir, Qeni i Sharrit
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Illyrian Shepherd, Qeni Ilir, Qeni i Sharrit

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re prova.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 63 herė.

QENI ILIR Pregaditi: Bujamin Rushiti

"Vetëm disa dinin për atë, njerëzit e kanë çmuar,e kanë dashtur, e kanë ritur dhe i janë mahnitur bukurisë së tij, edhe ujqët largoheshin nga rruga dhe i përulen fuqisë së tijë, shqipet e lashta fluturonin mbi to dhe u këndonin epe trimerore këtyre trimave dhe nga lartësia shihnin dhe dëshmojnë për betejat e përgjakshme me bishat nëpër malet e larta.Në bjeshket e larta të malit Shar thuhet se është më shum se 2000 vjet, ashtu i vetëm ashtu trim dhe besnik,ashtu si që i ka hije emrit të tijë : QENI ILIR.

I regjistruar ne FCI si qeni i Ilireve që nga viti 1930 me numrin rendor 41, më vonë në vitin 1957 me propozim te LKJ (2) emëri I ndërohet në Qeni Jugosllav I malit Shar (sharpllaninac).


Disa karakteristika interesante:

Ështe shum I vetdijshëm dhe shum I lidhur për pronarin dhe kur nuk largohet nga ai, është I urtë por i rept kur duhet, edhe diteve të sodit i ka mbajtur ato karakteristika te cilët janëvyrtytëe këij qeni.


Numri me i madh i kësaj race gjendet në malin Shar, por kjo race gjindet edhe nëpër shum vende të botës ku njihet si njëri ndër qent më besnik për ruajtjen e dhenve dhe detyrave tjera të dhëna.
Në vitin 1970 janë importuar më shumë se 200 qen vetëm në Amerikën veriore, por kjo nuk është e vetmja,nëpër shum shtete ka vende të posacëm ku ruhet pastërtia e kësaj race.

Qeni Ilir është njëra nga racat e qenve barinj më të vjetër në botë, me shekuj pa prekje me raca tjera të qeneve, natyra e vrazhd e ka bërë të fortë, të ashpër, luftetar, mbrojtes i vërtet, nuk ikën as prej turmave të ujqve as prej arushave. Ka vetëm një pronar, dhe ai nuk është vetëm pronar por ai e sheh edhe si bashkeluftetar.
Ky qen është shum i qete, njëkohesisht është shum i ashper por vetem atëher kur për atë është nevoja. Është shum i fortë dhe është i gatshëm ti kundërvihet edhe kundërshtarit shum më të fortë për ta mbrojtur pronarin dhe atë që i është dhënë për ta ruajtur, ai lufton deri në fund pa mar parasysh se i është rezikuar edhe jeta. Ky qen është rojtar me instikt, nuk i nevojiten dresura të ndryshme.
Një vyrtytë e tijë është që kur nuk leh pa arsye, i është shum besnik pronarit të vet dhe nuk i beson askujt tjetër, edhe pse disa herë kur dikush vjen në miqësi e pranon mikun
por njëkohesisht duke vështruar çdo hap të tij.

Me siguri kjo do te habit disa nga ju, temë e cila edhe per mua eshte e cuditeshme.
Ka kohë që lexoj dhe dita më ditë më shtohet interesi për këtë.
Pyes veten se si është e mundur që ne Shqiptarët të jemi aq te painteresuar për nje pjesë të historisë sonë, athua vallë duhet gjurmuar vetëm nëpër kështjëlla, libra etj.
Lexoj neper faqe te ndryshme të internetit për Qenin Ilir, nëpër shumë gjuhë të botës janë të mbushura plotë me lëvdata vyrtyet e këtij qeni, në të vetmen gjuhë që nuk ka asgjë të shkruar është ajo gjuhë e pasardhësve të emrit që e mban edhe vete ai... në gjuhën e pasardhsve të Ilireve në gjuhën Shqipe.
Ne të cilët gjoksit i rahim dhe i themi vetes Shqiptarë, para hundës sonë dikush na vjedh një cop të historisë sonë, na vjedh një histori që daton më shum se 2000 vjet, populli i cili e haron historinë e vet e ka rëndë të gjejë edhe ardhmerinë e vet.
Ç“do të bënim sikur dikush do të donte të na vjedhë formulën e pagezimit e të e emërojë me ndonjë emër tjetër, me siguri se për këtë do te ishte bë nje huti e madhe dhe të gjithë ne do të dilnim të e mbronim nëse duhet edhe me gjak, e kurse në anën tjetër ky tjetri është vetëm qen, qen i cili nuk ia vlen gjë edhe pse e ka emrin QENI I ILIRËVE.
Do të kisha bërë një pyetje ?
Sa shtete do të kishin dhënë gjithcka vetëm e vetëm të e kenë këtë fat të kenë një race e njohtur në tërë botën përveq se atje ku duhet të jetë më e njohtur.
Ndoshta neve shqiptarve na duket poshtërsi të miremi me problematika të qenve, ndoshta mu edhe nga ky shkak më ky qen nuk njihet si qen Ilir por njihet si qen Jugosllav...
Shpresojë se një ditë dikujt nga ne do ti kujtohet që të mer një iniciativë dhe më së fundi të e thirë edhe ate qen me emrin e vet ashtu si që e kan thirur para 1957 ...
Më nuk ka Jugosllavi...
E ai ende qëndron ashtu besnik, ashtu i fortë me ato barinj që u bëjnë shoqëri,e njerzit le ta cmojnë,le ta duan, le ta risin dhe ti mahniten bukurisë së tij, edhe ujqët le te largohen nga rruga e tij, shqipet e lashta le të fluturojn mbi to dhe le të këndojn epe trimerore, dhe nga lartesia le të shiqojnë betejat e përgjakeshme me bishat nëpër malet e larta.
E ne do të mbetemi edhe më tej me shiqim të vrazhd, do të themi ato jan vetem qen ...

E ky qen Ilir do te mbetet serisht më afër diellit, aty tek Kodra e Diellit duke u ngrohur nga rezet e arta, e shiqimi i tije do të jet i drejtuar kah ne..."

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2005 05:02
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amoxil
I perjashtuar nga forumi

Regjistruar: 13/06/2004
Vendbanimi: •
Mesazhe: 3949

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re qeni 3.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 61 herė.

,

__________________
Nė faktin se jemi askushi dhe nuk kemi me tė vėrtetė kurrgja. Sa mė pak kemi, aq ma tepėr mundemi me dhan. Duket diēka e pabesushme, por kjo ashtė llogjika e dashunis.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2005 05:11
amoxil nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amoxil Vizito faqen personale tė amoxil't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: amoxil Shto amoxil nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amoxil nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Interesant ky qeni i Sharres.

Qen bagetie besnik.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 10 Dhjetor 2005 23:18
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 01:13 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Illyrian Shepherd, Qeni Ilir, Qeni i Sharrit

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.