Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Numrat dhe Mistika
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
AngelDevil
Shejtone

Regjistruar: 02/05/2009
Vendbanimi:
Mesazhe: 14604

Numrat dhe Mistika

Besohet se numri si shifër, nuk shpreh vetëm sasinë, por ajo në vete përmban edhe porosinë e forcave mistike, andaj, çdo numër, përveç se ka cilësi të ndryshme, ka edhe frekuenca të caktuara rrezatuese energjetike.

Kinezët, si dhe popujt tjerë të lashtë, në filozofinë e tyre tradicionale, konsideronin se vetëm përmes kuptimit të numrave dhe të kombinimeve në mes tyre, mund të vërehet realiteti i përsosur hyjnor në Univers. Popujt e ndryshëm të lashtë gjithnjë kanë besuar se fjalët kanë fuqi të madhe të ndikimit tek të tjerët, por, një ndikim edhe më të madh se fjalët, ata ia vishnin numrave dhe fuqisë magjike të tyre Andaj, si një traditë e përcaktuar, assesi nuk preferohej që të tjerëve t'ju tregohet numri i saktë i anëtarëve të familjes, vitet e moshës, sa dele kanë, si dhe shënime tjera që shprehen me shifra numerike, duke ju frikuar fuqisë të paparashikueshme të veprimit të tyre në fatet njerëzore.
Ata çdo numër e kanë konsideruar se është në lëvizje e sipër, me tentim të avancoj kah numri më i madh, andaj, jo rastësisht, numrave të ndryshëm ju visheshin karakteristikat në formë të virtyteve njerëzore.
Disa popuj besonin se gjithë numrat e parë "tek" (1,3,5,7,9,11,13...) janë numra të pa fat, e nga ta, dallon veçanërisht numri 13, i cili është numri i JUDËS, e që njihet si tradhtar i Jezusit.
Numrat tek, gjithnjë janë konsideruar si numra mashkullorë, sepse janë të pandashëm, ndërsa numrat çift kishin atributin e femërores, sepse janë numra të pjesëtueshëm.
Romakët e vjetër aq ju janë larguar numrave çift, sa që edhe muajt në kalendarin e tyre ikishin 29, ose 31 ditë.

MISTIKA E NUMRAVE

Sikurse e cekëm edhe më lartë, që nga lashtësia, numrave ju përshkruhej domethënie e ndryshme mistike:

Numri NJË (1): konsiderohet si fillimi dhe sipas religjioneve monoteiste, se një është vetëm ZOTI;

Numri DY (2): është numri i të kundërtave, në mes krijuesit dhe të krijuarit, dritës me natës, materies dhe shpirtit, anës femërore dhe asaj mashkullore etj.;

Numri TRE (3): konsiderohet si një numër i plotë dhe simbolizon përsosshmërinë; Numri KATËR (4): merret si numër i fuqishëm, sepe është treguesi i katër anëve të botës;

Numri PESË (5): shpreh tërësinë si njësim të përsosur. "Vula e Solomonit" kishte si simbol yllin me pesë cepa. Po ashtu, pesa konsiderohet si numër i fortë, e që ka fuqi mbrojtëse nga ndikimet negative të magjisë së zezë dhe rrymimeve tjera të dëmshme;

Numri GJASHTË (6): llogaritet si numër mistik, sepse në shkrimet e shenjta, me të tregohen gjashtë ditët e krijimit të botës. Ky numër, njëkohësisht, plotpjesëtohet me numrin çift - 2 dhe me numrin tek - 3;

Numri SHTATË (7): në Univers funksionojnë shtatë sfera kozmike që në veprat religjioze emërtohet si "shtatë qiej". Pastaj, kemi shtatë ditë të javës;

Po ashtu, ky numër ka domethënien e tërësisë kompakte hapësinore-kohore. Derivati e saj i përgjigjet shumëzimit të paskajshëm të faljes 7 X 70;

Numri TETË (8): konsiderohet si numër i shenjtë, sepse shpreh njërën ndër bashkësitë më të fuqishme hyjnore egjiptiane. Kjo bashkësi ka qenë e formuar nga 4 zona meshkuj dhe zota femra;

Numri NËNTË (9): tek shumë besëtytni të popujve të lashtë, numri nëntë është konsideruar me nivelin e numrit të përsosur 3. Në thelb, nënta plotpjesëtohet me treshin;

Numri DHJETË (10): formon shumën e numrave të parë rendor 1+2+3+4. Kuptimi figurativ i këtij numri, në vete përbënë të gjitha atributet okulte të numrave që e formojnë shumën e tij;

Numri NJËMBËDHJETË (11): është numri i radhës që vjen pas dhjetës. Ka domethënie të teprimit, joharmonisë dhe gabimit. Nëse dikush ëndërron këtë numër, thuhet se do ta gjej fatkeqësia ose vdekja;

Numri DYMBËDHJETË (12): në Kabala konsiderohet si numër i shenjtë hebrenj, sepse përputhet me numrin që tregon 12 fiset izraelite. Konsiderohet si rezultat i përfituar pas shumëzimit të treshes (3) hyjnore dhe katërshja (4) tokësore;

Numri TREMBËDHJETË (13): është numri i cili gjatë darkës së fundit është përmendur nga Jezusi në kontestin negativ. Që nga kohët më të lashta dhe nga ana e shumë popujve të ndryshëm, është konsideruar si numër që sjell fatkeqësi;

Numri KATËRMBËDHJETË (14): është numër që ndërlidhet me fazat e cikleve të hënës, dhe ka të bëj me ditën e katërmbëdhjetë kur hëna na shfaqet si e plotë;

Numri PESËMBËDHJETË (15): tek kabalistët (urtësi e fsheftë hebreje), konsiderohet si shuma e shprehur numerike e dy germave të shenjta: J dhe H, të cilat, së bashku, formojnë njërin prej emrave të madhërishëm të Zotit;

Numri GJASHTËMBËDHJETË (16): Pitagorianët këtë numër e kanë konsideruar si tejet të përsosur, sepse përfitohet duke shumëzuar 4x4;

Numri SHTATËMBËDHJETË (17): tek romakët e vjetër numri 17 (XVII - shkruar me numra romak), është konsideruar si anagram që jep kuptimin "Viksi" (VIXI), që në gjuhën latinishte ka domethënien: "kam jetuar", ose më konkretisht, "jam i vdekur", prandaj, romakët gjithnjë i kanë ikur këtij numri, duke e konsideruar atë numër të pafat, që sjell kob, fatkeqësi dhe vdekje;

Numri NËNTËMBËDHJETË (19): është numri i shenjtë në të cilin mbëshetet Kur'ani i madhërishëm;

Numri NJËZET E NJË (21): është rezultati i arritur numerik pas shumëzimit 3x7: përsosmëri "par exellence". Shpreh urtësinë hyjnore;

Numri NJËZET E DY (22): është shuma e 2x11=22. Alfabeti hebrenj ka 22 germa, ndërsa libri "Dhiata e vjetër", po ashtu, ka 22 kapituj;

Numri NJËZET E TETË (28): është numër mistik që mbështetet në 28 ditë të muajit, gjegjësisht, përfitohet duke shumëzuar 7x4 (shtatë ditë, herë katër javë):

Numri TRIDHJETË (30): po ashtu, konsiderohet si numër i mallkuar, sepse me 30 monedha të argjendit, si shpërblim, Juda kishte pranuar ta tradhtoj Jezusin;

Numri TRIDHJETË E TRE (33): edhe ky numër llogaritet si mistik, sepse Jezusi ka qeni i gozhduar në kryq kur i kishte 33 vjet, ndërsa Aleksandri i Madh (Leka i Madh), po ashtu, ka vdekur në moshën 33 vjeçare;

Numri PESËDHJETË (50): në afatin prej 50 ditësh, sa ishte në malin Sinaj, Ligjet e shenjta nga Zoti, u janë përcjellë Mojsiut;

Numri PESËDHJETË E PESË (55): gjegjësisht si 5x11, paraqitet si numër magjik në magjistarin e lashtë indian.

Numri NËNTËDHJETË E NËNTË (99): është numri i 99 emrave që përmenden në Kur'an. Po ashtu, tek numëratorët (tespit) vargu i madh përmban 99 kokrra, e që, e njëjta formohet nga triada 3x33 kokrra.

Numri GJASHTËQIND E GJASHTËDHJETË E GJASHTË (666): në Apokalips është numri i SATANIT (shejtanit, djallit, iblisit) ose numri i mallkuar i Antikrishtit.


p.s. Nuk e di a ekziston ky informacion ketu i lutem moderatorit ta kontrolle.

Ju faleminderit.

__________________
.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2009 19:42
AngelDevil  nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė AngelDevil Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me AngelDevil  (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: AngelDevil Shto AngelDevil  nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto AngelDevil  nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Piktor
Artist

Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10970

77- sipas napoletanve simbolizon kembet e grave.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Nëntor 2009 20:31
Piktor nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Piktor Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Piktor (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Piktor Shto Piktor nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Piktor nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 20:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Numrat dhe Mistika

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.