Piktor
Artist
Regjistruar: 03/02/2007
Vendbanimi: larg & afer
Mesazhe: 10972
|
Në terr prej maces
19 May, 2008 12:42:00 Korrieri
Agjencite e huaja te lajmeve po i bejne jehone nje incidenti qesharak nga Shqiperia. KESH ka njoftuar se arsyeja e fundit e nderprerjeve 72-oreshe te rrymes ne Tirane, ka qene nje mace qe po gjuante per minj ne nje nenstacion elektrik
Tingëllon qesharake, por efekti është mëse serioz, madje shqetësues për banorët kryeqytetas. Një mace në gjueti të një miu, shkaktoi një black-out total për 72 orë në periferi të Tiranës, pasi ishte vënë në ndjekje të gjahut të saj, që nuk dihet se çfat pati. Gjithçka ndodhi, pasi macja e panjohur vrapoi drejt një kablli të tensionit të lartë, të paktën kështu njoftoi edhe Korporata Elektroenergjetike Shqiptare me lidhje me ngjarjen, ku edhe gjeti vdekjen nga elektriciteti.
Zëdhënësja e Korporatës tregoi për shtypin edhe foto të maces së gjorë, të ngordhur. Sipas saj, keto fotografi janë diçka e rrallë, pasi në realitet nuk para të bie rasti të shohësh pamje të tilla. I morëm fotot, për shkak se nuk kishim hasur ndonjëherë diçka të tillë, tha ajo për agjencinë e lajmeve Reuters. Pavarësisht se dëmi nuk u shkaktua nga avaritë në rrjet apo punimet e punonjësve të Korporatës Elektroenergjetike, banorëve që mbetën pa energji për orë të tëra nuk u intereson se 72 orët pa drita ua shkaktoi një mace që kërkonte të ushqehej.
Shqiptarët që i vuajtën këto orë në banesat apo bizneset e tyre në periferi të kryeqytetit, u ankuan në lidhje me ndërprerjen e energjisë, e cila sipas tyre ka rënduar mbi ta për dekada. Shumica e shtëpive dhe dyqaneve në kryeqytetin e Tiranës janë të varur nga gjeneratorët me karburant.
Autoritetet po mendojne te japin vazhdimisht arsye nga me te larmishmet per nderprerjet e here pas hereshme te energjise elektrike ne Shqiperi. Gjate vitit 2005, ato thane se kriza ishte shkaktuar ngaqe forca politike paraardhese kishte shkarkuar qellimisht tere ujin e hidrocentraleve. Nje vit me vone, arsyeja e krizes ishte nje thatesire qe nga autoritetet u shit si "me e egra e 500 viteve te fundit ne rajon". Se fundi, gjuetia e maceve ne nenstacionet elektrike pervecse nje lajm i pazakonte qe po shetit neper agjencite nderkombetare te lajmeve, mund te sherbeje se paku edhe si nje ngushellim per qytetaret shqiptare qe e degjojne ate.
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|