Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Futbollisti me origjin nga Kota, pjes e ajax..
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

Futbollisti me origjin nga Kota, pjes e ajax..

Është një ngjarje e rrallë, ku një emigrant shqiptar në Greqi, përplas 2 klube të mëdhenj të futbollit europian, siç janë PSV Eindhoven dhe Ajaks, të cilët duan ta kenë të vetin 15-vjeçarin nga Shqipëria. Në fund ai ka sfiduar skuadra të mëdha si Olimpiakos, Anderleht, Eindhoven për të përfunduar tek Ajaksi i madh. Është i vogël por edhe gjigand. Nuk mund të thuash ndryshe kur Vasil Shkurti, talenti i madh shqiptar është 15 vjeç, peshon 73 kilogramë dhe ka një gjatësi prej 1 metër e 87 centimetër. Por, më shumë sesa këta tregues, krejtësisht të veçantë, është talenti i tij i madh si futbollist. Që në këtë moshë ai ka arritur të sfidojë emra të klubeve të mëdha.

nga Ramadan Bizga

I dalë nga një kategori inferiore, Vasil Shkurti nuk ka pranuar të luaj as me Aek, Panathinaikos apo Olimpiakos në Greqi. Ai nuk ka pranuar të luaj as me Anderlehtin në Belgjikë. Madje 15-vjeçari shqiptar ka sfiduar edhe interesimin e madh të klubit holandez PSV Eindhoven e të trajnerit të tij Ronald Kueman dhe ka përfunduar tek Tulipanët e Ajaksit.

Rruga për të ardhur deri këtu ka qenë një aventurë e vërtetë, që veç një shqiptar sipas stilit të tij klasik mund ta bëjë. Është një aventurë, që përbën një rast të rrallë në historinë e futbollit. Një rast si ky nuk është parë e dëgjuar ndonjëherë. Ai ka arritur të luaj në stadiumet e Athinës, të Brukselit, të Amserdamit e të Eindhovenit pa pasur ndihmën e asnjë menaxheri, por falë vullnetit të tij dhe të prindërve.
Historia e rrallë nis pikërisht atëherë kur djaloshi Vasil Shkurti, djali i dytë i familjes me të njëjtin mbiemër nga Kota e Vlorës, pas 8 vjet stërvitjesh me ekipet inferiore në Hania të Kretës në Greqi, bie në sy të specialistëve vendas, të cilët u sugjerojnë prindërve, që djalin e talentuar, duhet ta çojnë të luaj me një nga skuadrat e mëdha të Athinës, AEK, Panathinaikos apo Olimpiakos. (p.s ja njof dhe te jatin )

Pikërisht kur ai nuk i kishte mbushur ende 14 vjeç, babai i tij Adriani troket në dyert e Olimpiakosit . Këtu e mbajnë një javë në provë dhe gjatë kësaj kohe ai dallohet edhe në një ndeshje miqësore, ku Olimpiakos e zhvillon me Panioniosin. Specialistët e klubit të njohur grek shohin tek djaloshi shqiptar një talent të vërtetë. Dhe binden për këtë kur Vasil Shkurti shkëlqen në një turne të zhvilluar në Argos, ku marrin pjesë edhe disa ekipe të huaja. Në këtë turne ai shënon 6 gola dhe shpallet futbollisti më i mirë i këtij aktiviteti.

Pas këtij truneu, ai kthehet në Hania, ku nuk i ndërpret stërvitjet. Ndërkohë që Olimpiakos i premton djaloshit 14-vjeçar një pagë simbolike dhe gjysmën e qerasë së shtëpisë, ku ai mund të banojë në Athinë. Por pikërisht në Hania, ku fare pak flitet për futboll, një teknik futbolli u sugjeron prindërve se “ E mira do të ishte që djalin ta çonin të luante në një vend jashtë Greqisë”. Trupi i tij shtatlartë, nuhatja përpara portës për të shënuar gola, kishin nxitur mendimin e specialistit vendas për djaloshin shqiptar. Ndërkohë që ky mendim, i thënë me një sinqeritet të madh, shkakton “tërmet” në familjen e vogël shqiptare, që kishte zgjedhë emigracionin si rrugë të vetme për të mbijetuar. Pasi diskutojnë gjatë se ku mund ta çojnë djalin e tyre për ta provuar, ata kujtohen se në Belgjikë jeton një i afërm i tyre edhe ai emigrant nga Shqipëria. Pa e zgjatur shumë, burrë dhe grua sëbashku me djalin e tyre nisen drejtë Brukselit.Pasi diskutojnë me mikun e tyre dhe i tregojnë qëllimin e vizitës, ai u sugjeron atyre një person, që kishte njohje për sportin. Dhe të gjithë sëbashku trokasin në portën e Anderlehtit, klubit më të njohur belg të futbollit.” Ju lutem, provojeni njëherë nëse është i talentuar e dini vetë, por nëse jo, ne kthehemi sërish andej nga kemi ardhur”, i thanë pjesëtarët e familjes drejtuesve të klubit të Anderlehtit. Duke e parë si rast të veçantë këtë prezantim, klubi belg pranoj ta shikonte futbollistin e vogël shqiptar. Ata kërkuan që djali të qëndrojë tek ky klub të paktën për një javë, të stërvitet dhe të provojë të luaj edhe në ndonjë ndeshje miqësore. Por ka mjaftuar vetëm stërvitja e ditës së parë, që specialistët e Anderlehtit të arrinin në konkluzionin se kishin të bënin vërtetë me një talent të madh, ndaj brenda asaj nate ata shkuan në hotelin ku kishin zgjedhur për të pushuar familja dhe i kërkuan atyre, që tu jepnin leje në mënyrë që djali të luaj me ekipe, që kanë në gjirin e tyre futbollistë me moshë më të madhe se djali i tyre. Kështu u tha dhe kështu u bë. Madje futbollistët e rinj të Anderlehtit zhvilluan edhe një takim me ato të Bryzhit vetëm e vetëm që të provonin futboillistin e vogël shqiptar, i cili edhe në këtë ndeshje shkëlqeu, duke shënuar edhe një gol. Anderlehti tashmë i kishte hapur dyert “fëmijës gjigand”, që prindërit i kishte shqiptar por vetë kishte lindur në Hania të Greqisë.
Por ende pa hequr fanelën e klubit të madh belg, shqiptarëve dikush u kujtoj Holandën. Në kokën e babait shafaqeshin tulipanët me amrat e tyre të mëdhenj, që jo radhë futbollin e kanë kthyer në spektakël . Dhe pa humbur kohë, grupi i vogël, që shkonte drejt realizimit të ëndrrës së madhe, përfundon në Holandë. Stacioni i parë është Mastrihti, një skuadër e kategorisë së dytë. Pasi specialistët e këtij klubi e panë nga afër djaloshin shqiptar, lajmëruan menjëherë tek PSV Eindhoven, të cilët nuk vonuan dhe e ftuan ekipin e vogël në Eindhoven. Madje kjo gjë u bë në mënyrë urgjente, pikërisht brenda asaj nate.Tek klubi i njohur hoalndez ata u pritën në mënyrë të shkëlqyer. PSV pagoi çdo shpenzim. U krye i njëjti proces si tek Anderlehti. Djaloshin e panë nga afër specialistët , të cilët u sugjeruan atyre që djali duhet të luaj me futbollistë me moshë më të madhe nga ajo e vitlindjes 1992 siç ishte Shkurti.. Vasil Shkurti ndenjë tek PSV Eindhoven 13 ditë dhe gjatë kësaj kohe drejtuesit klubit për të arritur në një konkluzion më të saktë organizuan një ndeshje miqësore me Spartën e Pragës. Kishte një interesim të madh për këtë takim saqë në të ishte i pranishëm edhe trajneri i madh i PSV Eindhoven Ronald Kueman, i cili pas ndeshjes u shpreh me superlativa për futbollistin e ri shqiptar, i cili edhe në këtë ndeshje si në ndeshjet e tjera shënoj dhe u pëlqye për lojen e tij të mirë. Pas këtij takimi Eindhoveni e bëri “pronë” të tij 15-vjeçarin dhe i tha të vinte për të marrë pjesë në një turne, që do të zhvillohej në Belgjikë, ku do të merrte pjesë edhe PSV Eindhoven.

Dhe djali sërish u kthye në Hania të Kretës, aty ku kishte nisur të luante. Por gjatë qëndrimit këtu, atë e viziton një menaxher i Ajaksit dhe i thotë, që tek ky klub i ke dyert e hapura. Në mëndjen e familjes Shkurti tani ëndrrat kishin shkuar shumë larg, po aq sa edhe dëshira për të veshur fanelën e një prej klubeve më të njohur të futbollit. “Nuk ishte e lehtë, kujton Adriani, babai i Vasilit. Ne brenda një kohe të shkurtër kishim lëvizë në klube shumë të mëdhenj dhe djali kishte veshur fanelën e Olimpiakosit, të Anderlehtit por edhe të PSV Eindohovenit. Fama e Ajaksit i ndryshon mëndjen dhe djali i vogël merr rrugën drejtë Amserdamit për të veshur fanlën e klubit të madh. Qëndron 5 ditë atje për stërvitje dhe më pas meer pjesë në turneun e Brukselit kundrejt ish skuadrave të tij Anderleht e PSV Eindhoven.

Teksa kujton këtë ngjarje gazeta “Protathliti” shkruan në një numër të saj: “Paraskenë e pabesueshme me protagonist një zalent 15-vjeçar nga Hania” dhe nën titullin “Molla e sherrit për Ajaks dhe Eindhoven” ajo vazhdon të shkruaj:” Një histori po zhvillohet me një futbollist të ri me prejardhje shqiptare që i takon një skuadre vendase (periferi) dhe është kthyer në “mollë sherri” midis dy skuadrave më të mëdha të Holandës Ajaks dhe PSV Eindhoven. Para 4 muajsh ndihmësi i Kueman në bankinën e Eindhovenit kontaktoj me një bashkëpunëtor të tij në Greqi dhe kërkoj më shumë të dhëna për talentin 15-vjeçar Vasil Shkurtaj apo Shkurti siç quhet. Vogëlushi është centerfor dhe luan për të rinjtë e Hanias. E panjohur është sesi holandezët e gjetën futbollistin e ri dhe filluan veprimet.Siç u tha edhe u bë. PSV dërgoj biletat e avionit, organizuan të gjithë programin për ditët e ndenjes së familjes shqiptare në vendin e tuliupanëve dhe u kujdesën të mos ju mungojë as gjëja më e vogël. Djali luajti me skuadrën e dytë dhe i enuzizmoi të gjithë madje edhe vetë Kuemanin e bashkëpunëtorët e tij.Kur Vasili dhe babai i tij u kthyen në Hania, drejtuesit e Eindhovenit filluan bisedimet e tyre me skuadrën nga Kreta. Lidhja e kontratës gjëndej në përfundim kur papritur humbën gjurmë e 15-vjeçarit. Atëherë pranë djaloshit u paraqit si menaxher, i cili edhe pse njihet nuk figuron të jetë i tillë. Ky zotëri tha se Eindhoveni është klub më i ulët se Ajaksi dhe është e mira që Vasili të lidhë një kontratë me Ajaksin. Tek Eindhoveni u tronditën shumë sepse ata bënë të gjitha përpjekjet për marrë djaloshin 15-vjeçar në gjirin e tyre dhe bënë të gjitha përpjekjet për ta gjetur. Por u gjënden përballë njëri tjetrit në një turne ku shqiptari luajti me fanelën e Ajaks”.

Adrian Shkurti, babai i djaloshit të talentuar shqiptar, thotë se i ka kërkuar të falur Eindhovenit dhe e ka falënderuar atë për gjithçka ka bërë për afirmimin e djalit të tij, por zgjodhën Ajaksin thotë ai, duke folur kështu edhe në emër të djalit të tij. Ai shton se djali i tij Vasil Shkurti do të shojë me 12 korrik në Amserdam përtë kryer kontrollin shëndetësor tek Ajaks dhe me 5 gusht do të nisë me Ajaksin fazen përgatitore. Përsa i takon aktivizimit në këtë moshë në një vend tjetër, UEFA ka rregulla të forta dhe nuk e di se si do të zgjidhet kjo punë: do të pritet sa ai të mbushë moshen 16 vjeç apo do të legalizohet në ndonjë mënyrë tjetër, këtë nuk e di. Një gjë është e qartë dhe e pakthyeshme thotë ai, që tani djali im Vasil Shkurti është pjesë e Ajaks të Amserdamit.

I pyetur nëse Vasil Shkurti do të jetë i gatshëm për të veshur në të ardhmen fanelën kuqezi të kombëtares së Shqipërisë, ai u përgjegj.”Ne jemi shqiptar. Çfarëdo kostoje që të ketë, ai do të veshë fanelën e kombëtares së Shqipërisë. Madje këtë përgjigje ai ua ka dhënë edhe gazetarëve të shumtë, të cilët e kanë pyetur. Kombëtarja e Shqipërisë është krenaria ime dhe e djalit tim, ndaj e kam për nder, që ai të vishet e ti shërbejë samë mirë këtyre ngjyrave të shtrenjta për çdo shqiptar, përfundoj bisedën e tij Adrian Shkurti babai i talentit të madh shqiptar Vasil Shkurti, i cili edhe pse ka lindur në Kretë, flet mjaft mirë shqip dhe në moshën 15-vjeçare ka arritur të veshë fanelat e disa prej skuadrave më të njohura të kontinentit tonë në futboll.

Pasaporta
Emri: Vasil
Mbiemri: Shkurti ( Shkurtaj)
Datëlindja: 27.04.1992
Vendlindja: Hania Kretë (Greqi)
Gjatësia: 187 cm.
Pesha: 73 kg
Roli që luan: Sulmues

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2007 01:14
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Sy_jeshilja
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 13/01/2003
Vendbanimi: God is LOVE
Mesazhe: 393

E lexova dhe une kete artikullin te peshku. Me erdhi shume mire, do Zoti i hapin dyert dhe ia degjofshim emrin ne te ardhmen nder skuadrat me emer ne futboll. Vetem nuk e kuptoj pse nuk ka synuar per klube me te medha, po ngeci kot me Ajaks . Sidoqofte, Vasilit iu befte drite !!!

__________________
Rumor is the only thing that gets thicker as you spread it.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 31 Gusht 2007 04:27
Sy_jeshilja nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Sy_jeshilja Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Sy_jeshilja (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Sy_jeshilja Shto Sy_jeshilja nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Sy_jeshilja nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:49 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Futbollisti me origjin nga Kota, pjes e ajax..

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.