NoThInG
AltruisT
Regjistruar: 20/03/2008
Vendbanimi: Ballkan
Mesazhe: 70
|
Fjetja nė punė pėrmirėson kujtesėn
Bashkangjitje: sleep-learning.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 18 herė.
Fjetja në vendin e punës vetëm për disa minuta mund të përmirësojë aftësitë e kujtesës dhe ato mentale, kanë publikuar shkencëtarët gjermanë.
Doktori Olaf Lahl nga universiteti në Duisburg ka dëshmuar se gjumi afatshkurtër bën punë shumë më shumë sesa çlodhja e gjatë e trurit ajo, në fakt, mund të përmirësojë efektshmërinë e kujtesës dhe atë mentale.
Për më shumë, gjumi prej vetëm gjashtë minutash mund të ketë të njëjtin efekt në kujtesë sikur gjumi gjatë tërë natës.
Ekipi i doktorit Lahl u ka dhënë detyrë studentëve të mbajnë mend listën prej 30 fjalësh dhe ka testuar kujtesën e tyre pas një orë lojë në solitaire (loje kompjuterike me letra).
Shkencëtarët kanë përcaktuar se ata, të cilët kanë fjetur disa minuta, më mirë e kanë kryer detyrën sesa ata që kanë qëndruar të zgjuar.
__________________
Nga Pema e Heshtjes Varet Fruti i Qetesise
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|