Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Kuriozitete tr ndryshme Vlerėsimi i Temės: 4 votime, mesatarja 5.00.
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

EURO*

Kartmonedhat e euros vijnë nga Evropa Juglindore


Me vënien e monedhës euro në qarkullim është menduar se ajo është e mbrojtur nga falsifikimi. Mirëpo shumë shpejt besimi i tillë është dëshmuar si iluzor. Ndërkohë Bavaria dhe Austria janë bërë sheshe lodrash për falsifikuesit e parave. Strategjia e koncentrimit evropian për luftimin e falsifikimit të parave, doli nga mbledhja e ekspertëve në Vjenë, organizuar nga enti për kriminalistikë të Bavarisë dhe Enti federal i Austrisë për kriminalistikë. Drejtuesi i zyrës për paratë e falsifikuara në entin për kriminalistikë në landin e Bavarisë, Eduard Liedgens, flet madje për garën ndërmjet bankave emetuese dhe bandave: "Pohimi del përjashtimisht nga kualiteti. Dëshmia kuptohet në raport me faktin se falsifikatorët aktualisht janë në gjendje që të gjitha tiparet e rëndomta t’i imitojnë kështu që laikët nuk kanë kurrfarë shanse të bëjnë dallimin e qartë nga paraja false".
Më në fund euro është paraja e njohur në mbarë botën, e cila do të përdoret në shumë vende të botës sikur dollari amerikan. Paraja euro bashkon Evropën mirëpo edhe energjia kriminale në anën tjetër bashkon falsifikuesit e parave. Kështu ata përdorin dallimet në Kodin Penal të vendeve evropiane, të cilat u sigurojnë rrugëdalje të mëdha. Në disa vende bie fjala përgjimi i telefonave apo vendosja e gjurmuesve sekret nuk është i lejuar në luftimin e krimit të falsifikimit. Vetëm harmonizimi i legjislacionit si dhe komunikimi më i mirë dhe më i shpejtë ndërmjet strukturave të ndryshme të policisë në vende të ndryshme do të mund t’i zinte mjeshtrit për falsifikimin e parave. Ky ishte mendimi kryesor në mbledhjen e ekspertëve të krimit në Vjenë nga BE dhe nga vendet e Evropës së Mesme dhe ajo Lindore.
Erich Zwettler, drejtues i sektorit për luftimin e krimit të organizuar, në zyrën federale austriake për kriminalistikë ka njoftuar për më shumë se 15 000 raste të falsifikimit të parave, vetëm në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në territorin e Austrisë. Zëvendësministri bullgar i Punëve të Brendshme Bojko Borissow, ka njoftuar madje për eliminimin e 12 shtypshkronjave ilegale gjatë vitit të kaluar. Në përgjithësi prodhimi i parave false në Bullgari, në kohën e fundit është kthyer prapa për 70%.

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Shtator 2003 16:24
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
qershor13
Vagabonding

Regjistruar: 05/02/2003
Vendbanimi: Rio
Mesazhe: 2547

Njė specialist hollandez do tė deshifrojė mbishkrimet e shpatave.

Pesë shpata ceremoniale të shek. XVIII-XIX, që ndodhen në proçes restaurimi në Laboratorin e Konservimit dhe Arkeometrisë në Tiranë, paraqesin vështirësi në zbulimin e përmbajtjes historike dhe fetare, si pasojë e vështirësive që paraqesin në deshifrimin e mbishkrimeve në gjuhën arabe. Shefi i këtij Laboratori, Frederik Stamati, i cili ka drejtuar punën për reastaurimin e këtyre shpatave, pjesë e fondit etnografik të Institutit të Kulturës Popullore, se "deshifrimi i shkrimeve të tyre në gjuhën arabe ka qenë një nga problemet kryesore të konservimit, pasi mbishkrimet paraqiten dhe mjaft të dëmtuara." Prof.Frederik De Jong, një specialist i gjuhës arabe nga Hollanda, do të deshifrojë mbishkrimet e tyre. Sipas Stamatit, "kjo do të bëjë të mundur zbullimin e të dhënave historike, ndërsa do t'i kthejë ato në objekte të ekspozueshme".

__________________
Lo scopo della nostra vita č di servire la Forza che ci ha creati,e dalla cui misericordia o approvazione dipende il nostro stesso respiro,servendo con lealtą le Sue creature.Questo significa amore,che dovrebbe sostituire l'odio che si vede ovunque.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 30 Qershor 2004 13:22
qershor13 nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė qershor13 Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me qershor13 (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: qershor13 Shto qershor13 nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto qershor13 nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 08:38 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 5 faqe: « 1 2 3 4 [5]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Kuriozitete tr ndryshme

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] nuk lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.