Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerėzimi > Ja perse kemi 5 gishta neper kembe dhe ne duar... Vlerėsimi i Temės: 3 votime, mesatarja 4.33.
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Ja perse kemi 5 gishta neper kembe dhe ne duar...

Ne duart dhe kembet tona kemi 5 gishta per çdo njeren nga ato.Kjo shpjegohet me faktin qe evuliminin e kemi nga Ripidistet,peshq nga te cilet evuluan kafshet.
350 milion 400 milion vjet me pare,kur ripidistet e pare ndermoren aventuren e tyre ne siperfaqen e tokes duke u dhene origjine amfibeve,ju desh ti pershtateshin kushteve te tokes ,e si pasoje te zhvilloheshin ne eshtra per ti ndihmuar te ecnin mbi siperfaqen e saj.Ne fillim numri i tyre u reduktua ne menyre progresive.....nga 7-8 gishta ne 5 te tille,ashtu si ne pjesen me te madhe te zvarranikeve ose gjitareve.
Disa dinozaure ne fakt kishin vetem tre te tille(gishta*)

Ky fakt u dha avantazh llojeve te kafsheve me me pak gishta duke garantuar ekstreme me te forta,si p.sh kali qe eshte i specializuar ne vrapim.Ndersa primatet nga te cilit kemi edhe ne prejardhjen konservuan 5 te tille per te kapur dhe manipuluar me mire objektet.

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 05 Shtator 2003 12:53
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Ndoshta !!!

Por do te qe me mire te mos e thoshit , se do t'ju degjoje Papa i Romes dhe do t'ju shkisheroje looooolll.
Bej shaka, vertete interesant shpjegimi shkencor.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2003 22:43
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Cool

Papa?!

Citim:
Ndersa primatet nga te cilit kemi edhe ne prejardhjen konservuan 5 te tille per te kapur dhe manipuluar me mire objektet.


I kam lene pak vend per diskutime ne kete rast

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 20 Tetor 2003 23:34
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mbreti luan
Anetar aktiv

Regjistruar: 20/10/2003
Vendbanimi: ne boten materiale
Mesazhe: 32

Thumbs down

Jo more

Une nuk jam papa i Romes dhe megjithate ju them se shpjegimi eshte totalisht fantastik por jo shkencor. Ne fakt me duket me shume si nje perralle ku mblidhen kafshet e pyllit dhe vendosin qe ne te ardhmen te evoluojne ndopak se ka ardhur koha qe te ekzistoje nje qenie me i avancuar se ata qe e ka emrin njeri. Nuk e shikoni sa qesharak po beheni? Boll mo me kete perrallen e evolucionit se ka dale edhe jashte mode po jo per gje. Evolucioni nuk ka te beje fare me shkencen, por vetem me perrallat fantastiko-dogmatike.
Jam ne pritje te cdo pyetje nese nuk bini dakord..........

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2003 17:19
Mbreti luan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mbreti luan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mbreti luan (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mbreti luan't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mbreti luan Shto Mbreti luan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mbreti luan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BUCS
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: ???
Mesazhe: 1256

Mbreti luan

Cili eshte versioni juaj i prejardhjes se njeriut???

__________________
un-Retired

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Tetor 2003 17:46
BUCS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BUCS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BUCS (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BUCS Shto BUCS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BUCS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
i_pafajshem
Anėtar Aktiv

Regjistruar: 15/07/2003
Vendbanimi: Spain
Mesazhe: 383

Pershendetje

Nuk e di te kete nje argument me bindes se ky per prejardhjen e njeriut Mbreti luan. Por nese ju keni nje argument me te besueshem do t'ju lutesha te na i thoni. Gjer atehere une do te ngelem ne argumentin qe shtjelloi Insomnia. Dhe do t'ju lutesha gjithashtu te na tregoni se perse po behemi qesharake;
-Nuk e kemi kuptuar drejt menyren sesi zhvillohet dialogu?
-Nuk kemi te drejte te mbrojme nje teze "fantastiko-shkencore"?
-Nuk jemi dakort me ju?
Ju lutem te pergjigjeni nese na respektoni si ju respektojme?

Me respekt per ju.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Tetor 2003 19:52
i_pafajshem nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i_pafajshem Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i_pafajshem (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i_pafajshem Shto i_pafajshem nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i_pafajshem nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
déją-vu
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/02/2003
Vendbanimi: Tortoreto Lido
Mesazhe: 940

Cool

Ka te pakten nje mundesi ne jete njeriu mbi zgjedhjen qe duhet te beje ne lidhje me prejardhjen e tij.Alternativat nuk jane te shumta....jane gjithnje ato po ato qe kane qene prej shekujsh.

E para:te jete nga krahu i lumit ku beson ne syte e nje ikone qe leshojne lote,duke enderruar qe te pakten nje here ne jete te shkoje te vizitoje Meken,te ngjitet ne malin Sinai apo te falet tek ''Muri i Vajtimit''......
E dyta:te jete nga krahu tjeter i lumit ku fillon e kupton qe pyetjet qe rendojne ne koken tende marrin pergjigje bindese e te argumentuara.Kjo e dyta jep shume pergjigje edhe mbi anen tjeter te lumit.......

Une jam nga ana e dyte e lumit Mbreti luan,aty ku pergjigjet jane te faktuara dhe jo frute te vegimeve nen efektet e ndonje statusi delirant.
Nese ti kerkon shpjegime te metejshme ne lidhje me paqartesite me siper,te lutem te me tregosh me pare nga cila ane e lumit je.

Kam pershtypjen qe do thjeshtonim shume gjera .
Pershendetje nga homo-sapiens sapiens

__________________
Voglio, avrņ — se non qui, in altro luogo che ancora non so. Niente ho perduto. Tutto sarņ. (Fernando Pessoa)

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 22 Tetor 2003 20:45
déją-vu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė déją-vu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me déją-vu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: déją-vu Shto déją-vu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto déją-vu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
xeni
Anetar i regjistruar

Regjistruar: 16/01/2003
Vendbanimi: gjakovė
Mesazhe: 149

Talking

Hahahahahahahaha

Ketu qendron edhe fija e pshtjellimit more njerez se me gjerat qe jane plotesishte te qarta humbet kohe kurse per ato te pa sqaruarat se lodhim koken fareeeeeeeee.
Vertete per te qare e jo per te qeshure por me falni se ne fillim qesha.

__________________
lufto pėr te verteten,pamvarsisht nga qmimi

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2003 14:54
xeni nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė xeni Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me xeni (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė xeni't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: xeni Shto xeni nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto xeni nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Mbreti luan
Anetar aktiv

Regjistruar: 20/10/2003
Vendbanimi: ne boten materiale
Mesazhe: 32

Tek keto lumenjte ngaterroheni ju. Por do t'iu them se evolucioni ben pjese tek lumi imagjinar i endrrave. Ku peshtyn shume behet lume. Une njerezit nuk i konsideroj lumenj, por individ qe jane ne gjendje ti japin pergjigje pyetjeve te tyre ne menyre te pavarur, duke mos u ndikuar nga asnje lum ideologjik, filozofik, politik apo pseudoshkencor. Nje njeri duhet te krahasoj alternativat e mundshme, te zgjedh me te sakten dhe ta pershtati ate ne filozofine e tij. Neqofte se te gjithe do ta linin veten te merreshin me vete nga lumenjte do te arrinin te besonin edhe dogmat me te medha te shekullit, qe nuk i mban as dheu, por qe ata do te vazhdonin ti perkrahnin sepse kjo eshte ajo qe lumi i tyre u ofron.
Nuk keni te drejte ta fusni arsyen, idene e qarte, mendimin e thelle dhe faktet shkencore ne te njejtin rreth me evolucionin dhe ti perjashtoni nga te gjithe rrathet e tjere, ashtu sic nuk keni te drejte ta fusni imagjinaten, delirin, magjepsesen dhe cdo gje qe ju duket e pabesueshme ne nje rreth me besimin tek Zoti, rreth ne te cilin nuk fusni asgje tjeter. E pra, nese do te veproni keshtu, do te beni nje gabim te rende qe nuk do t'iu leri kurre qe te keni mendime te kthjelleta.
Ne fakt debati qe po nisim eshte shume me i thelle se sa kjo teme sepse jam i sigurte qe duke mbrojtur idene e evolucionit ju mbroni edhe shume ide te tjera jo me pak fantastike sesa kjo. Por nese do te keni deshire do te hyjme edhe ne pjesen tjeter te debatit. Gjithmone nese arrijme te mbarojme kete dhe nese do te keni deshire te vazhdoni.
Persa i perket prejardhjes se njeriut une i shikoj njerezit te mbrojne dy mendime kryesore:
Te paret jane ata qe ja dedikojne ekzistencen e tyre rastesise, koincidences dhe asnjehere nuk pranojne se nje inteligjence ka pjese ne krijimin e tyre.
Te dytet jane ata qe e kane vene re se sa te sofistikuar jane dhe do ta kishin te veshtire te pohonin se i ka krijuar nje inteligjence jo e plote dhe si pasoje nuk do ta merrnin fare per baze idene se i karijuar rastesia.
Une bej pjese tek te dytet dhe sic e shihni per kete bazohem tek logjika dhe arsyeja ime dhe aspak tek ndonje gjendje deliri, emocionale apo lumore.
E ka shume mire nje aty qe thote se merremi me gjera qe bejne mu dhe nuk i veme rendesi gjerave qe kane nevoje per debat. E pra ben mu qe evolucioni eshte nje farse dhe ate do te kishte mundesi ta hidhte poshte edhe logjika e nje femije aspak te rrahur nga jeta. Por fakti qe ju e keni futur tek lumi juaj ju pengon qe te perpiqeni ta analizoni dhe te shikoni ne te boshlleqet gjiganteske qe e bejne, as me pak e as me shume, te barabarte me perrallen e Aladinit. E di qe ju tani po mendoni se une po flas ne tym dhe me siguri po pergatisni nje pergjigje qe do te me ver me shpatulla pas murit. Kjo sepse deri tani nuk ju kam dhene asnje argument pervec faktit qe te besosh evolucionin do te thote te besosh rastesine, fakt me te cilin te gjithe njerezit ne bote do te hiqnin dore perfundimisht nga teoria e evolucionit nese do te ishin te painfluencuar, por jo ju qe te gjithe filozofine e jetes e keni bazuar ne prejardhjen tuaj nga majmuni, qe per vite me rradhe keni menduar thelle per ti mbushur mendjen vetes per menyren e kalimit nga majmun ne njeri. Mos kini merak se nuk do t'iu bej pyetjen e zakonshme se pse tani majmunet nuk kthehen ne njeri se e di qe do te merrja pergjigjen klasike qe i le te gjitha mangesite e evolucionit jashte. Para se te nis me argumentet qe hedhin poshte teorine e evolucionit qe nga themelet e tij, sepse themelet jane edhe me difektoze madje nuk ekzistojne fare, do doja te meshoja pak ne faktin e krijimit te njeriut nga rastesia. Por do doja te thosha edhe se nuk do te kemi mundesi ti shikojme te gjitha pikat e evolucionit pernjeheresh. Do te duhet kohe.
Sic ju thashe, qe te pranosh evolucionin duhet me pare te pranosh se vete ti, dhe jo vetem ti por edhe te gjitha krijesat e tjera kane ardhur rastesisht ne jete. Rastesisht do te thote nepermjet faktoreve jo inteligjente. Me vjen keq por une, te gjitha gjallesat, madje edhe ato me te pazhvilluarat njeqelizore jane jashtezakonisht te sofistikuara qe te jene krijuar rastesisht nga faktoret e jashtem si era shiu, reaksionet e crregullta kimike etj, etj. Po e mbyll kete fjalen time pak te gjate (vetem per kete here) duke ju propozuar nje histori interesante. Po patet ndonje pyetje bejeni. Une do vazhdoje ne mesazhet e tjera t'ju paraqes argumentet kunder evolucionit dhe ju mos ngurroni ti kundershtoni nese mendoni se keni te drejte.

Përralla e "qelizës së prodhuar rastësisht"

N.q.s. ndonjë beson se qeliza mund të vijë në ekzistencë rastësisht, atëherë ai nuk ka pse të mos besojë historinë që do të tregojmë tani. Ajo është historia e një qyteti:
Një ditë, një copë plisi e shtypur midis dy shkëmbinjve në një tokë shterpë u lag nga shiu. Plisi u tha dhe u forcua kur doli dielli, pastaj u bë rezistent dhe mori formë. Pastaj, shkëmbinjtë që i dhanë formë u copëtuan dhe mbeti një tullë e fortë me formë të rregullt. Kjo tullë priti në të njëjtat kushte natyrore për vite me radhë derisa të formohej një tullë tjetër si ajo. Kjo pritje zgjati për qindra mijëra vjet dhe tulla të tjera me të njëjtën formë u formuan në të njëjtin vend. Asnjë tullë gjatë gjithë kësaj kohe nuk u dëmtua rastësisht. Megjithëse ishin të ekspozuara ndaj stuhive, shiut, erës, diellit pjekës dhe të ftohtit ngrirës për mijëra vjet asnjë tullë nuk u kris, nuk u thye apo lëvizi nga vendi. Ato qëndruan atje duke pritur në të njëjtin vend me durim formimin e tullave të tjera.
Kur numri i tullave u bë i mjaftueshëm, ato ngritën një ndërtesë, duke u vendosur mbi njëra-tjetrën në mur nën efektin e rastësishëm të kushteve natyrore si era, stuhitë apo ciklonet. Ndërkaq materiale të tjera si çimentoja dhe rëra, të përziera nën efektin e kushteve natyrore u futën në mënyrë perfekte midis tullave për t’i lidhur ato me njëra-tjetrën. Ndërsa ndodhte e gjithë kjo, nën tokë pikërisht në vendin ku tullat ishin vendosur sipër njëra-tjetrës, minerali i hekurit nën efektet e natyrës formoi një skelet me- talik, i cili, gjithmonë nën veprimin e kushteve të natyrës, së bashku me betonin formuan themelin e ndërtesës. Më pas u ngrit e gjithë ndërtesa me të gjitha gjërat e nevojshme.
Ndërtesa sigurisht që nuk ka vetëm tulla, llaç e themele, atëherë si u siguruan materialet e tjera? Përgjigja është e thjeshtë: Të gjitha llojet e materialeve që duhen për ndërtimin e ndërtesës ekzistojnë në tokën, mbi të cilën ajo u ngrit. Silikoni për xhamat, plastika për kabllot elektrikë, hekuri për kolonat, tubat e ujit etj, të gjitha ndodhen në tokë në sasi të mjaftueshme. Duhet vetëm mjeshtria e faktorëve natyrorë për t’i dhënë këtyre materialeve formën e duhur dhe për t’i vendosur në vendin e tyre në ndërtesë. Të gjitha instalimet janë vendosur ndërmjet tullave me ndihmën e erës, shiut dhe tërmeteve. Çdo gjë është rregulluar kaq mirë, saqë tullat janë vendosur në mënyrë të tillë që kanë lënë vendin e duhur për dritaret, sikur ta dinin se diçka e quajtur xham do të formohej më vonë nga faktorët natyrorë. Gjithashtu faktorët natyrorë nuk kanë harruar të lënë vend për instalimin e ujit, korentit, ujrave të zeza, ngrohjes që do të sigurohet më vonë nga kondicionerët e formuar nga faktorët natyrorë. Të gjitha këto janë bërë rastësisht. Gjithçka ka shkuar kaq mirë saqë "rastësia" dhe "faktorët natyrorë" ia kanë dalë të bëjnë diçka të përsosur.
N.q.s. e besoni këtë, ju s’keni vështirësi të besoni ndërtimin e rrugëve, lulishteve, kopshteve, hekurudhave, metrove, gradaçelave, aeroporteve, sistemeve të komunikacionit etj, në të njëjtën mënyrë, siç u ndërtua dhe ndërtesa e parë. N.q.s keni njohuri teknike dhe jeni në dijeni të kësaj gjëje, ju mund të shkruani një libër jashtëzakonisht "shkencor" me disa volume për të paraqitur teorinë tuaj për "procesin evolutiv të sistemit të ujrave të zeza të këtij qyteti dhe përshtatja e tij me strukturat prezente". Ju mund të nderoheni me një çmim të lartë akademik për studimin tuaj brilant dhe mund ta konsideroni veten një gjeni që ka hedhur dritë mbi rrugën e njerëzimit.
Teoria e evolucionit deklaron se jeta erdhi në ekzistencë rastësisht. Kjo nuk është më pak absurde sesa historia e treguar më sipër, sepse me të gjitha sistemet e saj operative, të komunikimit, transportit dhe drejtimit, qeliza nuk është më pak e komplikuar se një qytet.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2003 16:49
Mbreti luan nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Mbreti luan Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Mbreti luan (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Mbreti luan't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Mbreti luan Shto Mbreti luan nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Mbreti luan nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
BUCS
Veteran ne forum

Regjistruar: 24/07/2003
Vendbanimi: ???
Mesazhe: 1256

Re: Mbreti luan

Citim:
Po citoj ato që tha BUCS
Cili eshte versioni juaj i prejardhjes se njeriut???


Ne te gjithe kete hartimin tend nuk ju pergjigje pyetjes time.
Edhe njehere cili eshte versioni jot ne prejardhjen e njeriut? Ti thua qe nuk ka ardhur rastesisht, si e provone kete?

__________________
un-Retired

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 23 Tetor 2003 16:58
BUCS nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė BUCS Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me BUCS (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: BUCS Shto BUCS nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto BUCS nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 13:30 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 2 faqe: [1] 2 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerėzimi > Ja perse kemi 5 gishta neper kembe dhe ne duar...

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.