mayday
Anetar i regjistruar
Regjistruar: 13/01/2004
Vendbanimi: Tirane
Mesazhe: 50
|
Pallati i Popullit-Rumani-Ndertesa e dyte me e madhe ne bote...
Bashkangjitje: casa_np.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 133 herė.
Skllavët e epokës moderne
Pallati i Popullit, ndërtesa e dytë gjigande e botës
Nga Edmond PRIFTI
Kryeqyteti rumun, Bukureshti, është qendra kulturale dhe ekonomike e gjithë shtetit. U themelua më shumë se 500 vjet më parë dhe është pika e parë orientuese e udhëtimeve përreth Rumanisë. Në vitet 30, Bukureshti u quajt Parisi i Vogël, për shkak se bulevardet e saja ishin të mbushura me pemë dhe drita. Ndërkaq, arkitektura bashkëkohore e kohës së komunizmit, njeh Pallatin e Popullit, një ndërtesë kolosale me 6000 dhoma...
PALLATI i POPULLIT
E vendosur në qendrën historike dhe gjeografike të Bukureshtit, kryeqytetit rumun, ndërtesa tërheq vemendjen me një stil të veçantë arkitektonik. Është Pallati I Popullit i Rumanisë, një ndërtesë e ngritur në epokën e artë të diktaturës komuniste dhe e lindur nga mendja e një njeriu, për të cilat dimensionet, kishin një relevancë tjetër, nga ajo e sotshmja.
Libri i Rekordeve Guiness, e vlerëson konstruksionin e ndërtesës, në vendin e II në botë me një sipërfaqe shtrirje prej 330.000 m² (pas Pentagonit; 604.000 m²), dhe në vendin e III si volum, me 2.550.000 m³. Sipas ciceronit të kësaj ndërtese
në zonën ku aktualisht ndodhet kjo ndërtesë gjigande, janë nevojitur të prishen 16 lagje, 28 kisha dhe një manastir u zhvendos, nga aty për në një vend tjetër (me një metodë krejt të pazbuluar deri më sot). Vetëm sipërfaqja e vetë ndërtesës, kap shifrën e 64.800 m² dhe me një volum prej 2.55 milion metër kub, duke e renditur atë të tretën në botë pas Cape Cananerval (atje ku asamblohen pjesët e anijeve kozmike me 3.67 milion metër kub), dhe Piramidës Quetzalcoatl, në Meksikë (me 3.3 milon metër kub).
Flet Ciceroni i ndërtesës
Në parkingun e saj të nëndheshëm, shtrihej ish-stadiumi kombëtar I Rumanisë. Fasada ballore e ndërtesës ka një gjatësi 270 metra dhe e mbuluar me lulishte. Nikolaie Çaushesku, kishte planifikuar lyerjen e pjesëve metalike të pallatit me më shumë se pesë kilogram ar, çka u realizua, por plani I plotë,ëndrra e tij nuk u arrit kurrë më shumë, pasi, kur Çausheskun e pushkatuan në 1989, punimet e pallatit kishin përfunduar në përmasën 70 përqind. Pallati i Popullit, është 84 metra I lartë dhe 92 metra i gjatë nën tokë.Ai ndahet me 2 kate të nëndheshme, ku sot, ndodhen edhe një pjesë e mirë e arkivave komuniste. Kati i parë ndodhet 9 metra poshtë dhe i dyti në 15 metra nën tokë.
Kjo ndërtesë gjigande është e pajisur me një sistem sigurimi të përkryer, pasi kamerat nuk mund të shihen, ndërkaq që mozaikët e mermertë, të cilët janë të pranishëm në çdo dhomë, tregojnë planimetrinë e ndërtesës në një grafikë tepër origjinale. Ventilimi i Pallatit është arritur të bëhet në mënyrë natyrale, dhe kjo, jo sepse nuk ekzistonte sistemi i ventilimit modern, por familja Çaushesku (gruaja e Nikolaies, Elena Çaushesku), kishte frikë se mos e helmonin!. Në një nga sallat e para hyrëse, në anën jugore të Pallatit, në krahun e djathtë të saj, ndodhet një llampadar i varur, rreth 9 metra, i cili peshon rreth 3 ton dhe për dekorin e tij janë përdorur 6703 copa kristali. Të gjithë mozaikët, punimet prej druri ahu, shelgu dhe lisi, perdet dhe qilimat, kanë stampën, Made in Romania. Në të njëjtën kohë kur lartohej Pallati i Popullit, rreth 12.000 puntorë: minatorë,të burgosur, puntorë fabrikash dhe uzinash - të cilët ndërtuan gjigandin e mermertë,- punonin sakaq bulevardin Victoria Socialismului (Fitorja e Socializmit), sot, Uniri (Bashkimi). Bulevardi ishte projektuar ti ngjante simotrës së vet, Shans Elizesë (Champs Elysées) në Paris, të Francës. Objektivat finale u arritën. Vetëm me qindra metra, më pak
Thuhet se arkitekti kryesor i Pallatit ishte 29 vjeçarja, Anca Petrescu, por kjo ide u hodh poshtë nga specialistët (?), pasi dyshohej se ajo kishte lidhje gjaku me ish-gruan e diktatorit, Elena Çaushesku. Sot, ajo nuk jep asnjë koment, për këtë vepër
por, dihet me siguri, se për përfundimin e plotë të saj, punuan 700 arkitektë, - me planin e quajtur Uranus Hill, (ose siç u njoh më vonë, me emrin Arsenal Hill),- nga e gjithë Rumania. Po kështu, nuk ka ekzistuar asnjëherë një shifër e plotë e viktimave që gllabëroi ky Pallat, por më afërsi nga të dhënat e ish-punëtorëve, ishin rreth 300 puntorë
Drejt emrit të sotshëm!
E bërë dhe e ndërtuar brenda natës, Shtëpia e Republikës (emër të cilin ia dhanë pas Revolucionit, Casa a Republicii), hëngri disa miliardë lei (monedha rumune) nga buxheti i shtetit para Revolucionit të 89, dhe përfshiu një forcë puntore të paparë deri atëherë. Ndoshta kjo ishte zanafilla, sepse lindi dhe u ngrit shpejt dhe në një periudhë e cila nuk bëri shumë bujë, por gjithçka u ndërtua në fshehtësi. Kjo bëri që ndërtesa të urrehej fillimisht nga vetë populli rumun.
Nga faqja zyrtare e Qeverisë Rumune, shkruhet se, pas revolicionit antikomunist të Dhjetorit 1989, ndërtesa, e cila shihet nga çdo pikë e Bukureshtit, u pa me një frymë xhelozie, ku përreth saj filluan të hidheshin ide dhe mbi ide, si dhe si më origjinale. Disa, të etur nga ekstremi revolucionar donin ta shembnin me dinamit, sepse për ta, ajo konsiderohej si e lavdishmja e së kaluarës. Disa të tjerë ishin të mendimit që mungonte diçka muzeale e kohës komuniste dhe disa të tjerë që ishte, thjesht, një ndërtesë në plus. Kishte madje edhe ide të çmendura: me palma, tavolina zarash me ngjyrë jeshile dhe zhurma rulede. Por, nuk ishte e thënë të bëhej as Kazino
Njerëzit menduan se sa miliarda ishin të çimentuara aty, dhe sa vjedhje të pamasa ishin bërë, bënë atë, që ndërtesa u pa me një sy pak më të çorientuar, duke I vënë emrin, Casa Poporului (Shtëpia e Popullit).
Sepse ai, populli, duroi urinë dhe të ftohtin, ai ishte pjesëmarrës direkt apo indirekt i ngritjes së saj dhe kishte plotësisht të drejtën e vendosjes së fatit.
Konstruktorët e rimorrën në dorë ndërtesën duke përfunduar punimet e lëna përgjysëm, dhe në këtë mënyrë vihet edhe emri i dytë i Pallatit, duke u quajtur Casa Republicii (Shtëpia e Republikës), dhe më vonë Palatul Parlamentului (Pallati i Parlamentit), - simbolit të demokracisë, në të cilin edhe sot strehohen Dhoma e Deputetëve dhe Senati i Rumanisë.
Me vendim të Dhomës së Deputetëve, në Maj 1994, u krijua Qendra Ndërkombëtare e Konferencave, vend ku u zhvilluan edhe punimet e Forumit të Krans Montanës, pak muaj më parë, ku edhe Shqipëria ishte pjesëmarrëse. Ndërkaq, grupe të organizuara mund të vizitojnë çdo ditë Pallatin e Popullit.
Pjesa e brendëshme
Ndërtesa, që fillimet e saja i pati në Korrik të vitit 1984, dhe u nda në 6 nivele dhe 21 seksione. Në këtë vend përfshihen: mbulimet e sipërfaqeve të sklupturave monumentale, allçiut të artë (larë me ar), tavane me dantelë, tapiceritë dhe qilimat e rëndë, galeritë, sallat, hollet dhe sallat e dimensioneve gjigande. Në pjesën e brendëshme, ndodhen 440 zyra, ku 20 holle të saja kanë përmasaqë varjojnë nga 200 deri në 700 metra katrorë. Ndërkaq, 3 nga dhomat e Pallatit, me holle gjigande, ku zhvillohen asamble dhe konferenca, kanë një sipërfaqe midis 1000 dhe 1500 metra katrorë. Mermeri prej Rushkice (lloji i mermerit;Ruşchiţa) përcjell reflekset e kollonave, mureve dhe mbështetseve.
Punimet prej druri mbështjellin sklupurat gjithandej me një hijeshi të rrallë dhe më tej dekori gjigand plotësohet nga llampadarët e kristaltë. i projektuar dhe i ndërtuar me sakrifica nga specialistët rumunë dhe nga e gjithë industria rumune, asambli arkitektonik bën sot reale, thashethemet e dikurshme të një imazhi, i cili deri dje nuk ishte veçse një fantazi e çmendur. Duke e vizituar këtë ndërtesë gjigande, bindesh se ekzistojnë me të vërtetë sallone dhe galeri prej ari, guri, mermeri dhe druri nga malet dhe pyjet e Rumanisë. Madje, një pjesë e mirë e perdeve janë të punuara nga murgeshat, pa e ditur destinacionin final të tyren.
Për të huajt të cilët vizitojnë këtë vend, është normale që të krijojnë një afërsi sentimentale. Jo pak nga këta e kanë parë ndërtesën me respekt dhe admirim.
Jean Paul Carteron, -Presidenti I Forumit të Krans Montanës nënshkroi në librin e kujtimeve: Në këtë vend të magjishëm u mblodhëm, me çmimin e një sacrifice të madhe, pas vite dhe vite me rradhë, gjithë krijimtarinë e popullit rumun. Të harrojmë për atë që e porositi dhe ti nderojmë, atë të cilin e ndërtuan!.
Catherine Lalumiere- Sekretar I Përgjithshëm I Këshillit të Evropës: Sa I madh është hapi I Rumanisë në katër vjet, pas vitesh rikthimi, nga Shkurti i vitit 1990!. Keni arritur pikërisht ta zbusni këtë pallat gjigand, një pallat të megalomanizmit, por gjithashtu një kryevepër të botës rumune.
__________________
Shpesh here njeriu "qahet" per lirine e fjales te cilen e ka, por rralle here flasin per te verteten...
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|