Endri
Moderator
Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498
|
Ajo qe ke dashur gjithnje te dije mbi seksin
Akti seksual si mënyrë për t'u shumuar filloi të përdorej nga kafshët para 300 miljonë vjetësh. Por për 3 000 miljonë vjet të tëra jeta në Tokë ishte shtuar për bukuri edhe pa pasur seks. Mendohet se ky shumim është kryer nëpërmjet ndarjes së thjeshtë të qelizave, gjë që ka qenë e mjaftueshme për të krijuar një individ të ri.
Biologët kanë gjetur se në ndryshim nga shumimi nëpërmjet ndarjes së qelizës, shumimi nëpërmjet aktit seksual sjell si përparësi uljen e përqindjes së parazitëve, mundëson përmirësimin e materialit gjenetik të dëmtuar dhe bën që nëpërmjet kombinimit të gjeneve të ketë shumëllojshmëri individësh.
Nga ana tjetër shumimi nëpëmjet seksit kërkon shumë kohë, para së gjithash mund të mos arrihet të gjehet një partner i përshtatshëm për aktin, ose partneri nuk ka dëshirë të ketë fëmijë.
Sjelljet seksuale njerëzore
Përditë seks bëjnë 4 përqind e njerëzve në botë. Në një sekondë ngjisin trupat e tyre 2 778 burra dhe gra. Si rrjedhim brenda një sekonde mbesin shtatzane 11 gra.
Judith Makay, këshilltare mjeksore e WHO ka arritur të bëjë një "Atlas mbi sjelljet seksuale njerëzore" i cili përmban të dhënat e mësipërme si dhe të mëposhtmet.
Amerikanët kryesojnë duke kryer 160 akte penetrimi seksual në vit e duke marrë mesatarisht 28 minuta për çdo herë. Përsa i përket kohëzgjatjes, atyre arrijnë t'ua kalojnë vetëm brazilianët të cilët marrin 30 minuta për të kryer aktin.
Pas amerikanëve vijnë rusët dhe francezët që kryejnë mbi 130 penetrime seksuale në vit. Rusët duket se e kanë me nxitim punën pasi kohëzgjatjen mesatare të aktit seksual e kanë 12 minuta. Por rekordin në shpejtësinë e kryejes së këtij akti e mbajnë tajlandezët me 10 minuta.
Në Gjermani, çiftet e martuara e bëjnë 85 herë në vit, të pamartuarat 131 herë.
Seksi në kombe
Banorët e Hongkongut i mbajnë këllufët (prezervativët) të fshehura në këpucë.
Japonezët duan të sigurohen kaq mirë gjatë aktit seksual saqë kanë prodhuar edhe këllufë 183 cm të gjatë për të futur të gjithë trupin brenda tyre.
Njëzet përqind të burrave italianë kryejnë një herë në javë marrëdhënie me një prostitutë.
Në Tajlandë seksi është kthyer në një industri që ka një vlerë prej 25 miliardë dollarësh amerikanë.
Të bësh seks në Hënë do të merrte shumë kohë dhe do të ishte tepër
Revista Rruzull
Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar
|