Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerėzimi > Strasburg, emigranti mund Greqinė
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
tresh
.

Regjistruar: 16/11/2003
Vendbanimi: .
Mesazhe: 2752

Strasburg, emigranti mund Greqinė

Kuriozitete nga bota ,nga njerezimi :p.
Nqs nuk gjeni drejtesi ne vendin tend ne Shqiperi apo ne emigrim si ne Greqi drejtohuni gjykates se Strasburg te te drejtave te njeriu atje mund te konsideroheni njerez akoma dhe mund te jeni te barabarte para ligjit.
3Sh

Gjykata e Strasburgut ka dënuar shtetin grek për shkelje ndaj emigrantit Agim Aliaj. Gjyqtari grek voton për emigratin

Vendimi: Greqia të dëmshpërblejë, brenda tre muajsh, me 10 mijë euro emigrantin shqiptar

Ervin Baku

STRASBURG –Një emigrant shqiptar mund Greqinë në gjykatën e Strasburgut. Seksioni i parë i Gjykatës, i përbërë nga 7 gjyqtarë ka pranuar unanimisht si të drejtë ankesën e emigrantit Agim Aliaj, përfshirë edhe vetë gjyqtarin grek Rozakis. Me anën e këtij vendimi, Gjykata e të Drejtave të Njeriut ka dënuar shtetin grek për dhunim të nenit 6 paragrafi 1, të Konventës Europiane të të drejtave të njeriut, që ka të bëjë me procesin e rregullt gjyqësor. Pas vendimit të djeshëm, Greqia duhet t’i paguajë brenda tre muajsh 10 mijë euro emigrantit shqiptar Agim Aliaj, si dëmshpërblim material dhe moral për burgim të padrejtë. Gjykata e Strasburgut ka ftuar edhe qeverinë shqiptare, si palë të interesuar për të dhënë opinionet e saj në lidhje me çështjen “Aliaj”.
Procesi në Greqi
Agim Aliaj kishte emigruar në Greqi që prej vitit 1990. Ai banonte në Monolophos-Selanik, ku edhe punonte. Sipas të dhënave nga Gjykata e Strasburgut, më 9 janar 1997 Aliaj u arrestua nga policia, pasi dyshohej nga autoritetet greke se kishte kryer dy vjedhje me armë në bashkëpunim. Policia vendase nuk kishte identifikuar bashkëpunëtorë të tjerë, ndërkohë që vjedhjet ishin kryer në korrik dhe gusht të vitit 1996. Pas arrestimit, Aliaj është identifikuar nga njëri prej viktimave. Emigranti shqiptar u arrestua me burgim të përkohshëm, ndërkohë që mandat-arresti mbante numrin 2/97. Qëndrimi në burg i Aliajt është shtyrë fillimisht deri më 16 qershor 1997 e më pas është bërë një tjetër shtyrje, deri më 22 dhjetor 1997. Akuza në Gjykatën e Apelit, ku u zhvillua procesi kundër Aliajt theksoi se kishte mundësi që emigranti të arratisej, pasi nuk ishte rezident i rregullt në Greqi. Ndërkaq, më 29 dhjetor të vitit 1997 prokuroria greke hodhi poshtë kërkesën e Aliajt për t’u liruar nga qelia. Ky i fundit është deklaruar i pafajshëm gjatë gjithë kohës së gjykimit në Greqi.
Emigranti shqiptar
Agim Aliaj ka mohuar të ketë kryer dy vjedhjet me armë në Greqi. Ai ka pretenduar se kur kanë ndodhur dy grabitjet me armë ishte në Shqipëri. Emigranti shqiptar ka pohuar në gjyq se policia greke e kishte dëbuar gjatë kësaj periudhe, pasi ai nuk ishte i pajisur me vizë. Pretendimet e emigrantit shqiptar u verifikuan në Gjykatën e shkallës së parë në Greqi, ku Agim Aliaj u shpall i pafajshëm. Më 11 shkurt të vitit 1998, Gjykata e Apelit të Selanikut miratoi pafajësinë që gjykata e shkallës së parë i kishte dhënë emigrantit shqiptar. Pasi fitoi pafajësinë, Agim Aliaj ka paraqitur para gjykatës greke kërkesën e tij për dëmshpërblim, për gjithë kohën që kishte qëndruar në qeli. Pretendimi për dëmshpërblim është dorëzuar në Gjykatën e Apelit të Selanikut më 7 shtator të vitit 2000. Edhe pse kishte fituar pafajësinë, kërkesa e Aliajt për dëmshpërblim nuk u mor asnjëherë seriozisht. Emigranti shqiptar kërkoi të dëmshpërblehej për 13 muajt që kaloi në qeli, ndërkohë që kjo kërkesë nuk iu miratua asnjëherë. Më 8 nëntor të vitit 2000, Gjykata e Apelit të Selanikut refuzoi kërkesën, duke u justifikuar me faktin se kishte të dhëna që Aliaj kishte shkelur ligjin në Greqi. Pas shumë orvatjesh në gjykatat greke, Agim Aliaj fiton çështjen në Strasburg, duke i marrë shtetit grek shumën prej 10 mijë eurosh dëmshpërblim për burgun e padrejtë.



08/04/2005

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Prill 2005 10:27
tresh nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė tresh Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me tresh (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: tresh Shto tresh nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto tresh nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Fajtori
Apo jo?

Regjistruar: 11/06/2002
Vendbanimi: Europe
Mesazhe: 10706

Ky lajm permban nje skandal brenda fitores

Ky lajm eshte qesharak. Apo nuk e kuptoni se ku?

Eshte nje arritje qe shqiptari ka fituar te drejten por shikoni sa leke ka fituar. 10 000 euro ???. Te rrish 13 muaj ne burg vleka vetem dhjete mije euro sipas ketyre? Po ato para nuk mjaftojne as per te organizuar gjyqin ne Strasburg. Vetem avokatet kushedi sa kane marre, pa llogaritur udhetimet per ne Bruksel qe i jane dashur te beje Agim Aliaj.

Une se kuptoj. Vetem rroga e nje viti qe Aliaj ka humbur eshte se paku 20 000 mije euro. Eshte sikur gjykata e Strasburgut ti kete dhene nje kafe qe te hiqte mendjen nga historia e keqe. Qesharake !!!

__________________
Ne vendin tim, ne vendin tend, e shpojne lakren, i hedhin mend...

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Prill 2005 13:41
Fajtori nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Fajtori Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Fajtori (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Fajtori't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Fajtori Shto Fajtori nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Fajtori nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Endri
Moderator

Regjistruar: 02/01/2003
Vendbanimi: Today
Mesazhe: 1498

Hajde o faje me mire pak se hic?

Eshte ideja qe fitoji qe i gezon disa nga ky shtet ksenefob si Greqia.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Prill 2005 14:51
Endri nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Endri Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Endri (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Endri Shto Endri nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Endri nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Proud_to_Be_Albanain
I LOVE YOU BITCH

Regjistruar: 10/02/2005
Vendbanimi: I lothur nga jeta
Mesazhe: 63

C'te bejm kjo esht jeta.Duhet te shkojm rrugvete botes te mbrojm te drejtat tona sespe ne nuk kemi shtet.!!

__________________
Me lot ne Sy Nene me the Lamtumir.(Rrug te mbar bir) Plaga ne Zemer nuk me la te qet Dhe un te ktheva Pergjigjje Nene te lutem mos me qaj per se gjalli.!

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 08 Prill 2005 15:19
Proud_to_Be_Albanain nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Proud_to_Be_Albanain Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Proud_to_Be_Albanain (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: Proud_to_Be_Albanain Shto Proud_to_Be_Albanain nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Proud_to_Be_Albanain nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 00:34 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
  Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerėzimi > Strasburg, emigranti mund Greqinė

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.