Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerėzimi > Darvinizmi Fatekeqesia e Njerezimit.
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
i/e paregjistruar
.

Regjistruar: 13/08/2004
Vendbanimi: .
Mesazhe: 1280

C'do teori ka pikat e veta te forta dhe ato te dobtat, gje qe i pershtatet mjaft mire limitit ne mundesine tone per njohuri. Darwini ka kontribuar shume shkences me teorite e tij. Se kuptoj ku qendron "fatkeqsia e njerezimit" ne egzistencen e rrymave te tilla dhe njerezve te tille shkencor??

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2005 04:21
i/e paregjistruar nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė i/e paregjistruar Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me i/e paregjistruar (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: i/e paregjistruar Shto i/e paregjistruar nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto i/e paregjistruar nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Erzeni, nuk ka asnje fakt shkencor ne lidhje me ate qe quhet Teoria e evolucionit, nga Darvini. Skeletet e vjetra qe ka gjetur Darvini, u interpretuan nga ai i pari, sipas hamendjes se tij dhe, sot keto interpretime i perkasin sferes letrare, fantastiko-shkencore.
Ku eshte organi i ndermjetem????????
Kjo eshte kryesorja.
Me Darvinin, nuk kemi te bejme me filozofi, por, direkt me shkence. Aty nuk ka lojera fjalesh, por, direkt shkence.
KU JANE FAKTET ?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Maj 2005 07:29
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
amor alucius
Ennology

Regjistruar: 11/04/2003
Vendbanimi: city of the sin
Mesazhe: 7605

Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
Pershendetje

Nuk kam ndermend te ndalem dhe te humb kohen me rreplika...
Ka nga ata per te cilet as nuk ia vlen te replikosh... sepse ne menyre te verber mbrojne ate per te cilen nuk psedojne as dijen me te vogel, gje qe edhe po te replikoja s'do te kuptonin asgje...


Me fal por ti "grupo" meqe po hedh Darvinin poshte me nje kercitje gishtash,sa diplloma ne biologji ke?Sa diplloma universitare ne teologji ke?Ose me mire,ke noj dipllome universitare ti mbi te cilen neve duhet te bazohemi per te dalur nga injoranca jone darviniane?


Citim:
Po citoj ato që tha erzeni_be
Ka nga ata duken paksa me kompetente, te cileve eshte mire t'u rikujtosh se pikerisht kane rene ne gabimin per te cilet akuzojne te tjeret.
Thene shkurt kane ngaterruar Boten Njerzore me ate Shtazore...

Shendet e gjithe te mirat.


Pikerisht cuno,dhe individe si ti,qe duan te na kthejne ne kohet e lashta arabe,nuk duhet ti lexojme FARE.Sipas teje i bie qe gjithe qe besokan ne Darwin qenkan kafshe?

Feja eshte opium per mendjen e njeriut,dhe vetem dikush qe s'ka provuar asnjehere gjendjen jo-opiumore mund te na dale forumeve me parulla te tilla.Cdokush do bente mire ne rradhe te pare te zbatonte rregullat njerezore ne veprimet e tija,pastaj te na dale me noj shkrim cope-cope te perkthyer nga ndonje site propagande fetare per te na thene"ju jeni kaurret".Na e shpifet,thu se jeni ne Arabi ku ato kukuvajkat siper mbulohen me carcafe,e nen carcafet veshin Dior.Derr-derr-derr tere kohen per fene,nderkohe qe ne praktike nuk veni as rregullat me minimale te fese.


Kam respektin me te madh per ato njerez qe besojne me ZEMER dhe qe i vene ne praktike ato qe lexojne,po per te tjeret...

P.s. Mund te besh nje "shqetesim nr.2",ndoshta kesaj here te ecen me teper.Mund te tregohesh me origjinal
Mgjth me dhimbsesh per mendet qe ke,ne ato dy here qe te kam folur ne MSN,njera nga ato me Indritin ne prezence dukeshe normal.

__________________
I love him in the summer when it sizzles, I love him in the winter when it drizzles...

Modifikuar nga amor alucius datė 17/06/2005 ora 10:18

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Qershor 2005 08:08
amor alucius nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė amor alucius Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me amor alucius (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: amor alucius Shto amor alucius nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto amor alucius nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
belgium
Antare i perjashtuar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: bruksel
Mesazhe: 766

re

erzeni darvini ka shpikur teori qe nuk i kan rezistuar kohes esht mese e vertet.
por gjithashtu edhe teori qe kan ber revolucin ne biologji .
ateher nese e ke vertet iden çfar esht shkenca dhe çfar esht feja dhe teologjia mendoj qe gabon kur ben krahasime te cilat skan asnji lidhje te mundshme ndermjet tyre .
darvini ka jetuar ne nji periudh kohe ku shkenca nuk ishte aq moderne sa esht sot dhe per kete gje ai ka vlera te medha sepse esht si jules verne i cili shekullin e kaluar shkruante per anijet kozmike aerostatet dhe nendeteset gjera qe ne kohen kur jetonte ai as qe ekzistonin fare .
do thuash ne ket mes ka lidhje zoti ose feja ??
darvini teorit e tija i ka bazuar ne njohuri shum te thella shkencore fatkeqesisht spati mundesin ti provonte ne menyr laboratorike si esht e mundur sot dhe kjo esht nji nga arsyet per te cilat disa nga teorit e tij kan dal te pabazuara .
por ti smund te mohosh ekzistencen e llojeve te cilen e zbuloi pikerisht darvini.
dmth emri i vertet i darvinit ne boten e shkences dhe veçanerisht biologjis esht nismetar i eres se re i shkences reale .
pra ishte pionieri i zbulimeve te njepasnjeshme ne kete fush ku arritja me e fundit esht klonimi i kafsheve dhe se shpejti i njeriut .

__________________
jeto sikur te ishte seconda jote fundit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Qershor 2005 08:31
belgium nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė belgium Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me belgium (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: belgium Shto belgium nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto belgium nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Hahahahahaha....nuk dine jevgat gje tjeter, as te kundershtojne,por,vetem te ofendojne.Edhe kjo eshte darviniane sepse ka prejardhje pikerisht nga lloji.
Erzeni mos i jep pergjigje sepse je rrace tjeter.

Modifikuar nga kontinenti datė 17/06/2005 ora 18:21

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 17 Qershor 2005 09:21
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Re: re

Citim:
Po citoj ato që tha belgium
erzeni darvini ka shpikur teori qe nuk i kan rezistuar kohes esht mese e vertet.
por gjithashtu edhe teori qe kan ber revolucin ne biologji .
ateher nese e ke vertet iden çfar esht shkenca dhe çfar esht feja dhe teologjia mendoj qe gabon kur ben krahasime te cilat skan asnji lidhje te mundshme ndermjet tyre .



Belgium, por rishkruaj edhe nje here nje pjese te asaj qe kam shkruar diku me lart ne lidhje me origjinen e Davinizmit, pikerisht per te provuar qe teoria e Darvinit dhe Mietet fetare kane me shume lidhje se sa mendohet te kete ajo me shkencen.


Shumica e njerzve, dhe kjo ne saje te propagandes dhe ndjekjes se verber te teorive, mendojne se teoria e evolucionit e paraqitur per te here te pare nga Darvini, eshte teori e mbeshtetur ne prova te forta shkencore, e perforcuar nga vezhgimet dhe eksperimentet.

Por per shume studiues , biles edhe ish-darvinista, themeluesi i vertete i teorise se evolucionit nuk eshte Darvini dhe per rrjedhoje burimi nuk mund te jete prove shkencore.

Dikur ne Mesapotami, kur sundonin fete pagane, bestytnite dhe mitet rreth zanafilles se jetes dhe universit ishin te shumta: Njera prej tyre ishte dhe "evolucioni"

Sipas eposit Enuma-Elish qe i perket periudhes se Semerianeve, kishte ndodhur nje permbytje e furishme dhe nga kjo linden,papritur, perendite e quajtura Lahmu dhe Lahamu. Sipas bestytnive, keto perendi ne fillim krijuan veteveten e me vone, pasi u bene universale, krijuan substanca dhe krijesa te tjera te gjalla. Me fjale te tjera sipas mitit semerian: Jeta evoluoi dhe u zhvillua nga kaosi ujor i pajete"

A nuk eshte kjo nje perputhje e plote me teorine e evolucionit?

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Qershor 2005 18:35
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Darvinizmi Social. Pershtatja e ligjit te Xhungles per njerezit.

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re 20_1.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 64 herė.

Shtypje ne te gjithe boten. Bashke me Darvinizmin u pranua edhe genjeshtra se konflikti dhe lufta jane ne natyren e njeriut. Si rrezultat i trishte i kesaj, ne shume vende te botes, luftrat, vrasjet e barbarizmat u mbeshtollen me nje petk pseudoshkencor dhe shek. i XX u kthye ne nje shekull vuajtjesh e mizorish, ku s'ekziston meshira.







Nje nga pretendimet kryesore te teorise se evolucionit eshte bazimi i zhvillimitte gjallesave ne "luften per mbijetese" ne natyre. Sipas Darvinit, ne natyre behet nje lufte e pameshirshme per mbijetese, nje konflikt i pashuar ne jete te jeteve. I forti gjithmone e mposht te dobetin dhe kjo ben te mundur zhvillimin.
Nentitulli i librit "Origjina e Llojeve" e permblidhte kete pikepamje: "origjina e qenieve te gjalla nepermjet seleksionimit natyror ose ruajtjes se rracave te favorizuara ne luften per mbijetese"
Burimi i frymezimit te Darvinit ne lidhje me kete çeshtje eshte libri i ekonomistit anglez Tomas Malthus, "Ese mbi parimin e popullsise".
Ky liber tregonte se nje e ardhme e zymte e priste njerezimin. Malthusi kishte llogaritur se po te mos nderhyhej , popullsia njerzore do te shtohej me nje shpejtesi te llahtarshme.
Shifrat do te dyfishoheshin çdo 25 vjet, por burimet ushqimore nuk do te shtoheshin kurresesi ne te njejten mase.
Po te ndoshte kjo, njerzimi do te gjendej perpara rrezikut te perhershem te urise.
Forcat qe do te mbanin popullsine nen kontroll ishin fatekeqesite, si luftrat, zia e bukes, semundjet etj.
Shkurt qe te jetonin disa njerez duhej te vdisnin disa te tjere.
Ekzistence do te thote "lufte e perhershme"

Darvini pohon, se ishte pikerisht libri i Malthusit qe e beri te mendonte per luften per ekzistence:
"Ne tetor 1838, dmth 15 muaj pasi kisha filluar kerkimet e mija sistematike, rastisi te lexoja per zbavitje librin e Malthusit mbi popullsine dhe meqe isha pergatitur mire per te vleresuar luften per ekzistence qe vazhdon kudo ne saje te vezhgimeve te gjata e te vazhdueshme te zakoneve te kafsheve dhe bimeve, menjehere me shkoi ne mendje qe ne keto rrethana, prirja eshte qe llojet e favorizuara do te ruheshin, kurse ato te pafavorizuarat do te zhdukeshin. Rrezultat i kesaj do te ishte formimi i qenieve te reja . Me ne fund , kisha nje teori me te cilen te punoja*"

Ne shek. e XIX , idete e Malthusit ishin perqafuar nga nje publik i gjere. Intelektualet europiane te shtresave te larta i perkrahnin idete e Malthusit. Rendesia qe Europa e shek. te XIX i dha ideve te Malthusit duket qarte ne artikullin "Baza shkencore e programit nazist: Pastrimi i Rraces":

Ne fillim te gjysmes se pare te shek te XIX , kudo ne Europe, pjestare te klasave sunduese mblidheshin per te diskutuar tok "problemin e popullsise" te sapo zbuluar e per te gjetur menyra per zbatimin e urdherit malthusian, per te rritur vdekshmerine e te varferve, te pafavorizuarve: "ne vend qe t'u rrekomandojme pastertine e te varferve, ne duhet te nxisim zakonet e kunderta. Ne qytetet tona ne duhet ti bejme rruget me te ngushta, t'i mbushim shtepite me me shume njerez e te ndjellim kthimin e murtajes. Duhet ti ndetojme fshatrat tona prane pellgjeve me uje te ndenjur e veçanerisht te nxisim popullimin e vendeve moçalore e te demshme per shendetin"... E keshtu me radhe...**

Si rrezultat i kesaj politike mizore, i forti do te mundte te dobetin ne luften per mbijetese dhe, ne kete menyre, popullsia qe shtohej me ritme te shpejta do te arrinte nje ekuiliber te pranueshem. Ne Angline e shek te XIX, programi "Shtypni te varferit" u vu ne zbatim me te vertete. U krijua nje sistem industrial, ku femijet 8-9 vjeçare detyroheshin te punonin 16 ore be dite ne minierat e qymyrit e ku me mijera vdisnin nga kushtet e keqija. "Lufta teorike per mbijetese" qe per teorine e Malthusit ishtee domosdoshme , detyroi miljona te varfer ne Angli t'i nenshtroheshin nje jete te mbushur me vuajtje.

Darvini nen ndikimin e Malthusit, e vuri ne zbatim kete pikepamje ne te gjithe natyren dhe propozoi qe kjo lufte, e cila ne fakt ekzistonte, do te fitohej nga me i forti e me i zoti (dmth ai qe pershtatej me mire).
Ky pretendim i Darvinit , perfshinte tre gjithe boten bimore, shtazore e njerzore.
Ai gjithashtu theksoi se kjo lufte per mbijetese ishte nje ligj i perhershem dhe i pandryhueshem i natyres.
Duke mohuar krijimin, ai po ftonte njerezit t'i braktisnin besimet e tyre fetare e ne kete menyre, i mundesonte vetes venien nen shenjester e te gjitha parimeve etike qe mund te perbenin pengese per mizorine e kesaj "ufte per mbijetese"

Per kete arsye teoria e Darvinit gjeti mbeshtetjen e parise se vendit, qysh ne fillimet e saj, ne fillim ne Angli e me vone ne tere perendimin.
Imperialistet, kapitalistet dhe materialitet e tjere te cilet e mirepriten kete teori qe ofronte nje justifikim shkencor per sistemin politik e shoqeror qe kishin krijuar, nuk vonuan ta perqafonin.
Brenda nje kohe te shkurter, teoria e evolucionit u kthye ne kriterin kryesor te vleresimit ne çdo sfere qe ishte me interes per shoqerite njerzore, nga sociologjia te historia, nga psikologjia te politika.







* Anton Pannekoek, Marxism and Darwinism, Perkthyer nga: Nathan Weiser,Chicago, Charles H.Kerr & Company, 1912.
** Theodore D. Hall, The Scientific Background of the nazi "Race Purification"




Vijon

Modifikuar nga erzeni_be datė 19/06/2005 ora 20:04

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 19 Qershor 2005 19:39
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Darvinizmi Social. Pershtatja e ligjit te Xhungles per njerezit.

Bashkangjitje: Kliko pėr tė hapur kėtė file nė njė dritare tė re arnbelalar87.jpg
Ky file ėshtė shkarkuar 50 herė.

(Bilanci i dhimbshem Sipas Darvinizmit Social, te dobtit, te varfrit, te semuret e te prapambeturit duhet te eliminohen e te ç'farosen pa piken e meshires. Keta njerez mendojne se kjo eshte e domosdoshme per evoluimin e njerezimit)




Ne çdo sfere , ideja baze ishte motoja e "luftes per mbijetese" dhe e "mbijeteses se me te fortit" dhe partite politike, kombet, administratat, firmat tregtare dhe individet filluan te jetonin me frymen e ketyre motove. Pers shakak se ideologjite sunduese ne shoqeri kishin gjetur veten te Darvinizmi, propaganda darviniste nisi te behej ne çdo fushe, nga arsimi te arti, nga politika te historia. U bene perpjekje per te vendosur lidhje mes te gjitha fushave dhe Darvinizmit e te hidhej drite mbi to nga nje pikempamje darviniste.
Si rrezultat i kesaj edhe pse njerezit mund te mos e njihnin Darvinizmin, filluan te formoheshin prototipa te shoqerise qe jetonin jeten e parashikuar nga Darvinizmi.
Vete Darvini sugjeroi qe pikepamjet e tija te bazuara ne evolucion, te zbatoheshin te te kuptuarit etik dhe shkencat shoqerore.
Ne nje leter drejtuar H. Thiel ai shkruan ne vitin 1869:
Do ta besosh lehte se sa interes kam tek shoh qe per çeshtjet morale dhe shoqerore ju perdorni pikepamje te njejta me ato qe kam perdorur une ne lidhje me modifikimin e e qenieve te gjalla. S'me kishte shkuar mendja kurre me pare se pikepamjet e mija mund te shtriheshin ne fusha kaq te ndryshme e kaq te rendesishme(*)

Me luften ne natyre qe pranohej se ekzistonte edhe ne natyren njerzore, konfliktet ne emer te rracizmit, fashizmit, komunizmit e imperializmit dhe perpjekjet e popujve te fuqishem per te shtypur popujt me te dobet kishinveshur tani petkun e shkences.

Tashme ishte bere e pamundur te kritikoheshin apo pengoheshin ata qe kryenin masakra barbare dhe i nxisnin popujt kunder njeri-tjetrit, ata qe i perbuznin te tjeret per shkak te rraces se tyre, ata qe i mbyllnin bizneset e vogla ne emer te konkurrences, apo ata qe rrefuzonin t'u zgjasnin doren per ndihme te varferve.
Arsyeja ishte se ata po vepronin ne peruthje me nje ligj "shkencor" te natyres. Ky shpjegim i ri shkencor u be i njohur si "Darvinizmi Social

Nje nga shkencetaret me te rendesishem evolucioniste te koheve tona, paleontologu Stefen Xhej Gould (Stephen Jay Gould) e pranon te verteten duke shkruar se pas botimit te librit "Origjina e llojeve" ne vitin 1859,

"argumentet e mevonshme pro skllaverise, kolonializmit, dallimeve rracore, luftes se klasave dherrolit te seksit do te çanin perpara kryesisht nen flamurin e shkences" (**)

Nje pike kerkon vemnedje te veçante: Te gjitha periudhat e historise se njerzimit kane njohur luftra, amiqesi, mizori, rracizem e konflikte, por asnjhere nuk ka munguar nje besim hyjnor qe i mesonte njerezit se ajo qe po benin ishte e gabuar dhe qe i therriste ne paqe, drejtesi e qetesi. Per shkak se njerezit njihnin kete fe hyjnore, te pakten e dinin mire se ajo qe po benin kur perdornin dhunen , ishte e gabuar, por qe prej shek. te XIX, Darvinizmi tregoi qe lufta per perfitim dhe padrejtesi e kishte nje fare justifikimi shkencor dhe sipas tij qe te gjitha keto ishin pjese e natyres njerzore.
Ai tregoi qe njeriu trashegonte prirje per vepra mizore e agresivitet nga paraardhesit e tij dhe se, ashtu siç mbijetonte kafsha me forte e me agresive, te njejtat ligje vlenin edhe per njeriun. Nen ndikimin e ketij arsyetimi, luftrat vuajtjet dhe masakrat filluan te shtriheshin ne nje pjese te madhe te botes.

Darvinizmi perkrahte dhe nxiste te gjitha ato levizje qe sillnin dhimbje , gjak dhe shtypje ne bote. Ai tregoi se ato jane te arsyeshme dhe te justifikueshme dhe i mbeshteti te gjitha zbatimet ne praktike. Si rrezult i kesaj mbeshtetjeje pseudoshkencore, te gjitha keto ideologji te rrezikshme u perforcuan me shume dhe u bene shkas qe shekulli i XX te quhej "epoka e vuajtjeve"

Ne librin e tij "Darvini, Marksi, Vagneri" , profesori i historise Zhak Barzy (Jacques Barzun), analizon shkaqet shkencore, sociologjike dhe kulturore te renies se tmerrshme morale ne boten moderne. Keto komente nga libri i J. Brazun jane mbreselenese po te nisemi nga ndikimi i Darvinizmit ne bote:

... ne çdo vend europian nga viti 1870 deri 1914 ekzistonte nje parti lufte qe kerkonte armatime, nje parti individualiste qe kerkonte konkurrence te pameshirshme, nje parti imperialiste qe kerkonte te kishte dore te lire me popujt e prapambetur, nje parti socialiste qe kerkonte marrjen e pushtetit , nje parti rraciste qe kerkonte spastrim te brendshem te te huajve- qe te gjitha, kur thirrjet per ndihme drejtuar lakmise dhe lavdise deshtuan, ose edhe me pare, thirren per ndihme Spenserin dhe Darvinin, dmth misherimin e shkences... Rraca ishte bioligjike, ishte sociologjike ishte darviniste. (***)

Ne shek. e XIX, kur Darvini doli me pretendimin se gjallesat nuk ishin krijuar, se ato sihin shfaqur rastesisht dhe se njeriu kishte nje paraardhes te perbashket me kafshet dhe ishte organizmi me i zhvilluar si rrezultat i rastesise, shumica e njerzve as qe mund ta imagjinonin se cilat do te ishin pasojat e ketij pretendimi, por ne shek. e XX rrezultati perfundimtar i pretendimit ishte perjetuar ne menyre te tmerrshme.
Ata e qe shihnin njeriu si kafshe te zhvilluar, nuk mungonin te shtypnin te vegjlit, te gjenin nje menyre per te zhdukur te semuret e te dobtit dhe te kryenin masakra per te hequr qafe rracat qe ata i shihnin si te ndryshme dhe inferiore.
E gjitha kjo ndodhte per arsye se teoria e tyre, nen masken e shkences, predikonte se ky ishte "ligj i natyres".
Fatekeqesite e Darvinizmit niesen ne kete menyre dhe u perhapen ne te gjithe boten. Ne shek. e XIX , deri para se materializmi dhe ateizmi te fuqizoheshin nepermjet perkrahjes se Darvinizmit, pjesa me e madhe e njerzve besonte se Zoti i krijoi te gjitha gjallesat dhe se njeriu, ndryshonte nga qeniet e tjera te gjalla, zoteronte mendjen e dallonte prej tyre.
Mungesa e fese , gjithesesi, e shkaktuar dhe e perforcuar nga Darvinizmi, beri te lindin grupe shoqerore me nje kendveshtrim konkurues dhe te pameshirshem per boten, qe nuk i jepnin kurrfare rendesie moralit dhe qe i shihnin njerezit si kafshe te zhvilluara.
Njerezit qe mohonin se kishin ndonje pergjegjesi perpara Zotit bene te lindte nje kulture ku çdo lloj egoizmi justifikohej. Prej kesaj kohe lindem shume "izma"...




(*)Francis Darwin, The Life and Letters of Charls Darwin, D. Appleton and Co., 1896, vol. 2, faq. 294

(**)Stephen Jay Gould, The Mismeasure of Man, W.W. Norton and Company, NY 1981, faq. 72

(***)Jacques Barzun, Darwin, Marx, Wagner, Garden City, NY.: Doubleday, 1958, fq 94-95, cituar ne librin e Henry M. Morris, The Long war Against God, Baker Book House, 1989 fq. 70

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 24 Korrik 2005 18:30
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
belgium
Antare i perjashtuar

Regjistruar: 14/02/2005
Vendbanimi: bruksel
Mesazhe: 766

re

erzeni degjo fakti qe lexon artikuj mbi sociologjin
dhe maredheniet ndermjet humaneve ska lidhje fare me darvinin .
dhe kjo lidhje qe mundohesh ti japesh fes dhe biologjis esht shum driteshkurter skam koh me nis e me te shpjegu pse si qysh dhe tek sepse e shof qe mer koh dhe sje i pergatitur akoma qe te konceptosh dhe te besh diferencen ndermjet ketyre gjerave .
darvini esht biolog shkencetar .
njerezit lufterat krimet keto jan pjes nga historia njerezore gje e cila ska asnji lidhje me biologjin dhe darvinizmin .
dmth ket mundohu ta ndash dhe e shef qe vertet shkenca biologjia ne ket rast dhe feja jan shum vite drit larg njera tjetres si koncepte.
shnet

__________________
jeto sikur te ishte seconda jote fundit

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 29 Korrik 2005 21:12
belgium nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė belgium Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me belgium (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: belgium Shto belgium nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto belgium nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
erzeni_be
Veteran ne forum

Regjistruar: 06/07/2004
Vendbanimi:
Mesazhe: 1306

Rracizmi dhe kolonializmi i Darvinit.

Miku i ngushtë i Darvinit, profesor Adam Sedgwick, ishte një nga ata që parashikoi se çfarë rreziqesh do të sillte në të ardhmen teoria e evolucionit. Pasi e lexoi dhe e rilexoi librin "Origjina e llojeve", ai deklaroi se
"nëse ky libër do të pranohej në masë të gjerë, do të sillte me vete një brutalitet që nuk ishte parë kurrë më parë.7
Dhe vërtet, koha tregoi që Sedgwick kishte pasur të drejtë. Shekulli XX ka hyrë në histori si një epokë e zezë, në të cilën njerëzit përjetuan masakra e spastrime vetëm për shkak të racës apo prejardhjes.

Sigurisht që ka pasur diskriminim dhe spastrime për të njëjtat shkaqe gjatë gjithë historisë së njerëzimit edhe shumë kohë para se të dilte në skenë Darvini, por Darvinizmi i dha këtij diskriminimi një respektueshmëri të rreme shkencore dhe një ligjshmëri të pamerituar.


"Ruajtja e racave të favorizuara…"

Shumica e darvinistëve të kohës sonë pretendojnë që Darvini s'ka qenë kurrë racist, por ata i komentojnë idetë e Darvinit siç u intereson për të mbrojtur pikëpamjet e tyre. Ata pretendojnë se shprehja "Nga ruajtja e racave të favorizuara", e cila gjendet si nëntitull i titullit "Origjina e llojeve" të librit të Darvinit, vlen vetëm për kafshët. Megjithatë, ajo ç'ka harrojnë ata që shprehin këtë pretendim janë thëniet e vetë Darvinit për racat njerëzore në librin e tij.

Sipas pikëpamjeve të paraqitura nga Darvini në këtë libër, racat njerëzore përfaqësojnë nivele të ndryshme evoluimi dhe disa raca kanë evoluar e përparuar më shumë se të tjerat. Disa prej tyre, në fakt, janë pak a shumë në të njëjtin nivel me majmunët.

Darvini pretendonte se "lufta për mbijetesë" është e vlefshme edhe për racat njerëzore. "Racat e favorizuara" dolën fitimtare nga kjo betejë. Sipas Darvinit, raca e favorizuar ishin të bardhët e Evropës. Sa për racat aziatike dhe afrikane, ata kishin mbetur mbrapa në luftën për mbijetesë. Darvini shkonte edhe më tej: këto raca shumë shpejt do ta humbisnin përfundimisht luftën mbarëbotërore për mbijetesë e do të zhdukeshin.

Në një të ardhme jo shumë të largët, po ta masim me shekuj, racat e qytetëruara të njeriut do t'i shfarosin dhe do t'i zëvendësojnë racat e egra (primitive) kudo në botë. Në të njëjtën kohë, majmunët antropomorfë … do të jenë shfarosur pa dyshim. Hendeku midis njeriut dhe aleatëve të tij më të afërt do të zgjerohet, sepse do të ndajë njeriun e një stadi edhe më të qytetëruar se kaukaziani nga një majmun i një niveli të ulët sa babuni, në vend që të jetë si tani mes zezakut apo australianit dhe gorillës.8

Përsëri, në një pjesë tjetër të librit "Origjina e llojeve", Darvini del me pretendimin se është e domosdoshme që racat inferiore të zhduken dhe se s'është nevoja që popujt e zhvilluar të përpiqen t'i mbrojnë e t'i mbajnë gjallë ato. Ai e ka krahasuar këtë situatë me njerëzit që rrisin kafshë për mbarështim:

Te njerëzit e egër, të dobtit në trup dhe mendje eliminohen shpejt; kurse ata që mbijetojnë, në përgjithësi, gëzojnë shëndet të plotë. Ne, njerëzit e qytetëruar, nga ana tjetër, bëjmë të pamundurën të kontrollojmë procesin e eliminimit; ne ndërtojmë spitale për të çmendurit, memecët dhe të sëmurët, ne vendosim ligje të kota, ndërsa mjekët tanë përdorin gjithë zotësinë që kanë për të shpëtuar jetën e çdonjerit deri në momentin e fundit. Kemi arsye të besojmë se vaksinimi ka shpëtuar mijëra, të cilët për shkak të organizmit të dobët do t'i dorëzoheshin lisë së dhenve. Si rrjedhim, pjesëtarët e dobët të shoqërive të qytetëruara shtojnë llojin e tyre. Çdokush që është marrë me rritjen e kafshëve shtëpiake s'do ta vinte në dyshim që kjo do të jetë mjaft e dëmshme për racën njerëzore.9

Udhëtimet që ndërmori Darvini nxorën në pah anën e tij raciste. Për shembull, Darvini e konsideronte termin "kafshë të egra" si të përshtatshëm për ato fise, kulturën dhe aftësitë e të cilave i kishin vlerësuar studiues të tjerë.


Siç e pamë, në librin e tij "Origjina e llojeve" Darvini i vendoste aborigjenët (banorët autentikë të Australisë) dhe zezakët në të njëjtin nivel me gorillat dhe deklaron se këto raca do të zhduken. Sa për racat e tjera që ai i shihte si "inferiore", ai ishte i mendimit se ishte e domosdoshme t'i pengonte të shumoheshin në mënyrë që të shkonin drejt shfarosjes. Kështu, gjurmët e racizmit dhe diskriminimit që i hasim edhe sot e kësaj dite u miratuan e u justifikuan shkencërisht në këtë mënyrë nga Darvini.

Ndërsa detyra që i kishte rënë për pjesë "njeriut të qytetëruar", sipas idesë raciste të Darvinit, ishte që të përshpejtonte këtë periudhë evolucioni, siç do ta shohim më hollësisht në faqet që vijojnë. Në këtë situatë nuk kishte kundërshtime, nga pikëpamja "shkencore", që me këto raca, të cilat gjithësesi do të zhdukeshin, të mbarohej punë sa më shpejt.

Aspekti racist i Darvinit e tregoi ndikimin e tij në shumë shkrime e vëzhgime të tij. Për shembull, ai i shprehu hapur paragjykimet e tij raciste, kur përshkruante vendasit e Tokës së Zjarrtë (Tierra del Fuego), të cilët i pa gjatë një udhëtimi të gjatë që nisi në vitin 1871. Ai i përshkroi vendasit si krijesa "krejt lakuriqe, të llangosura me bojra, që hanë çfarë të gjejnë tamam si kafshët e egra, të pakontrolluara, mizore ndaj të gjithë atyre që s'bënin pjesë në fisin e tyre, që gjenin kënaqësi kur torturonin armiqtë, që ofronin kurbane të përgjakshme, që vrisnin fëmijët e tyre, që keqtrajtonin gratë, që ishin të mbushur me bestytni të kota..." Kurse studiuesi W. P. Snou, që i kishte përshkuar të njëjtat vise 10 vjet më parë, paraqet një panoramë krejt të ndryshme nga ajo e Darvinit. Sipas Snout, banorët e Tokës së Zjarrit ishin "njerëz të pashëm e të fortë, ishin shumë të dhënë pas fëmijëve të tyre, disa prej veglave të tyre tregonin mjeshtëri e origjinalitet, njihnin një farë të drejte për pronën, si dhe pranonin autoritetin e disa prej grave më të moshuara".10

Siç shihet nga këta shembuj, Darvini ishte një racist i vërtetë. Në fakt, sipas fjalëve të autorit të librit "Çfarë ka thënë në të vërtetë Darvini", Beniamin Farrington, Darvini ka bërë shumë komente në lidhje me "dallimet më të mëdha mes njerëzve të racave të ndryshme" në librin e tij "Prejardhja e Njeriut".11

Për më tepër, mohimi i ekzistencës së Zotit nga teoria e Darvinit ishte shkaku që i shtyu njerëzit të mos besonin se njeriu është i krijuar prej Zotit dhe se të gjithë njerëzit janë krijuar të barabartë. Ky ishte një nga faktorët që fshihej pas shtimit të racizmit dhe shpejtimit të pranimit të tij në botë. Shkencëtari amerikan Xhejms Ferguson (James Ferguson) shpjegon lidhjen e ngushtë midis mohimit të krijimit dhe shtimit të racizmit në këtë mënyrë: Antropologjia e re u shndërrua shumë shpejt në sfond teorik midis dy shkollave të kundërta filozofike për origjinën e njeriut. Më e vjetra dhe më e formuara prej tyre ishte "monogjenizmi", besimi se gjithë njerëzimi, pa marrë parasysh ngjyrën apo tiparet e tjera, rridhte direkt nga Adami dhe nga akti i vetëm origjinal i krijimit nga Zoti.

Monogjenizmi u shpall nga kisha e u pranua gjerësisht deri në shekullin XVIII, kur kundërshtimi i autoritetit teologjik filloi të nxiste teorinë rivale të "poligjenizmit", (teoria e evolucionit) sipas së cilës bashkësi të ndryshme racore kishin origjina të ndryshme.12

Antropologu indian Lalita Vidjarthi shpjegon se si teoria e evolucionit të Darvinit bëri që racizmi të pranohej nga shkencat shoqërore:

Teoria e tij (Darvinit) për mbijetesën e atij që përshtatet më mirë u prit krahëhapur prej shkencëtarëve shoqërorë të asaj kohe dhe ata besonin se njerëzimi kishte arritur nivele të ndryshme evolucioni, duke arritur kulmin me qytetërimin e njeriut të bardhë. Nga gjysma e dytë e shek. XIX, racizmi ishte pranuar si fakt nga pjesa më e madhe e shkencëtarëve perëndimorë.13

Për sa u përket darvinistëve që erdhën pas Darvinit, ata nisën një luftë të madhe për të vërtetuar pikëpamjet e tij raciste. Në emër të asaj që po bënin, ata nuk kishin skrupuj kur vinte puna te mospërputhjet dhe të pavërtetat e shumta shkencore. Ata mendonin se po t'i vërtetonin ato, do të provonin shkencërisht superioritetin e tyre dhe "të drejtën" për të shtypur, kolonizuar e, po të ishte nevoja, edhe shfarosur racat e tjera.

Në kapitullin e tretë të librit të tij "The Mismeasure of Man", Stefën Jej Gould (Stephen Jay Gould) vuri në dukje se disa antropologë nuk i kanë kursyer edhe falsifikimet për të vërtetuar "superioritetin" e racës së bardhë. Sipas Gould, metodat që ata përdorën më shumë ishte falsifikimi i përmasave të trurit të kafkave të fosilizuara që gjenin. Ai përmend në librin e tij se, duke menduar që madhësia e trurit kishte të bënte me inteligjencën, shumë antropologë e zmadhuan qëllimisht madhësinë e kafkave kaukaziane (të bardhët) dhe e zvogëluan madhësinë e kafkave të zezakëve dhe indianëve.14

Në librin e tij "Ever Since Darvin", Gould shpjegon pretendimet e pabesueshme që morën përsipër darvinistët për të demonstruar se disa raca ishin inferiore.

Haeckel dhe kolegët e tij përdorën teorinë e përsëritjes për të vërtetuar superioritetin racor të të bardhëve të Evropës Veriore. Ata rrëmuan fakte nga anatomia dhe sjellja njerëzore, duke shfrytëzuar çfarë të gjenin nga trutë deri te kërthiza. Herbert Spenser ka shkruar se "tiparet intelektuale të të paqytetëruarve janë tipare që hasen te fëmijët e të qytetëruarve". Karl Vogt e theksoi këtë edhe më shumë në vitin 1864: "Zezaku i rritur, për sa u përket aftësive të tij intelektuale, ka natyrën e fëmijës… Disa fise kanë themeluar shtete, që kanë një organizim të veçantë, por, për sa i përket pjesës tjetër që mbetet, mund të themi pa frikë se e gjithë raca, nuk ka kryer ndonjë gjë që t'i shërbejë përparimit të njerëzimit apo që t'ia vlejë të ruhet, as në të shkuarën e as në të tashmen.15

Edhe anatomisti francez, mjeku Etienne Serres mbronte idenë se meshkujt zezakë janë primitivë, sepse kërthiza e tyre ndodhej më poshtë se te të tjerët.

Bashkëkohësi i Darvinit, evolucionisti Havelock Ellis, mbështeste dallimin midis racave superiore dhe inferiore me një shpjegim të ashtuquajtur "shkencor", duke thënë:

Fëmijët e shumë racave afrikane është e vështirë, për të mos thënë e pamundur, të jenë më pak inteligjentë se fëmijët evropianë, por ndërkohë që afrikani bëhet budalla e i trashë kur rritet dhe e gjithë jeta e tij shoqërore bie në një gjendje rutine të pandryshueshme, evropiani nuk e humbet gjallërinë e fëmijërisë.16

Antropologu darvinist francez Vacher de Lapouge sugjeroi në veprën e tij të titulluar "Race et Milin Social Essais d'Anthroposociologie" (Paris 1909) se klasat jo të bardha ishin pasardhëset e njerëzve të egër që nuk kishin mësuar të bëheshin të qytetëruar, ose thëne ndryshe, ishin përfaqësuesit e degjeneruar të klasave me gjak të përzier. Ai nxori disa rezultate duke matur kafkat nga shtresat e larta e të ulta të Parisit në varreza. Sipas rezultateve të tij, në varësi të kafkave, disa njerëz ishin të prirur për të qenë të pasur, me besim te vetja dhe të lirë, kurse të tjerët konservatorë, të kënaqur me pak e të pajisur me të gjitha cilësitë e një shërbëtori të mirë. Shtresat ishin produkt i përzgjedhjes shoqërore, shtresat e larta të shoqërisë shkonin me racat superiore, pasuria ishte në raport me përmasën e kafkës. Lapouge më vonë bëri një parashikim: "Kam mendimin se në vitet që do të vijnë njerëzit do të vrasin njëri-tjetrin, sepse kokat e tyre janë të rrumbullakëta ose me majë."17
Ky parashikim doli i vërtetë, siç do ta shohim hollësisht në faqet e tjera të këtij libri, dhe shekulli XX ka parë shumë masakra të kryera për arsye racizmi…!

Por nuk ishin vetëm antropologët. Edhe entomologët (studiuesit e insekteve) hipën në makinën raciste që Darvinizmi kishte vënë në lëvizje me pretendime të pabesueshme. Për shembull, në vitin 1861, një entomolog anglez, pasi mblodhi morra që jetonin në trupat e njerëzve në vende të ndryshme të botës, arriti në përfundimin, se morrat e një race nuk mund të jetonin në trupat e një race tjetër, gjë që po të shihet nga niveli i sotëm shkencor, është diçka tepër qesharake.18
Kur edhe njerëzit me status shkencëtari bënin deklarata të tilla, nuk ishte për t'u habitur që disa racistë dogmatikë përdornin sllogane absurde si: "Edhe morrat e zezakëve janë zezakë."

Shkurtimisht, aspekti racist i teorisë së Darvinit gjeti terren pjellor në gjysmën e dytë të shekullit XIX. Kjo ndodhi për arsye se në atë kohë "njeriu i bardhë" evropian ishte në pritje të një teorie të tillë për të justifikuar krimet e veta.





7 A.E. Wilder-Smith, Man's Origin Man's Destiny, The Word for Today Publishing, 1993, fq.166
8 Charles Darwin, The Descent of Man, botimi i dytë, New York, A L. Burt Co., 1874, fq. 178
9 Charles Darwin, The Descent of Man, botimi i dytë edition, New York, A L. Burt Co., 1874, fq. 171
10 Godfrey Lienhardt, Social Anthropology, Oxford University Press, fq. 11
11 Benjamin Farrington, What Darwin Really Said, London: Sphere Books, 1971, fq. 54-56
12 James Ferguson, "The Laboratory of Racism", New Scientist, vol. 103, (Shtator 1984, fq. 18)
13 Lalita Prasad Vidyarthi, Racism, Science and Pseudo-Science, Unesco, France, Vendōme, 1983. fq. 54
14 David N. Menton, Ph.D., The Religion of Nature: Social Darwinism, St. Louis MetroVoice, September 1994, Vol. 4, Numër. 9
15 Stephen Jay Gould, Ever Since Darwin, W. W. Norton & Company, New York 1992, fq. 217
16 Stephen Jay Gould, Ever Since Darwin, W. W. Norton & Company, New York 1992, fq. 220
17 Alaeddin fienel, Irk ve Irkçilik Düflüncesi (Ideja e racës dhe Racizmi), Ankara: Bilim ve Sanat Yayinlari, 1993, fq. 67-68
18 Thomas Gossett, Race: The History of an Idea in America, Dallas: Southern Methodist University Press, 1963, fq.81 Cituar në Alaeddin fienel, Irk ve Irkçilik Düflüncesi (Ideja e racës dhe Racizmi), Ankara:Bilim ve Sanat Yayinlari, 1993, fq. 68



*Profesor Belgium me vjen shume keq qe nuk i kam marre leksionet nga ju.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 06 Gusht 2005 20:30
erzeni_be nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė erzeni_be Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me erzeni_be (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: erzeni_be Shto erzeni_be nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto erzeni_be nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 14:29 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 [2] 3 »   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Nen-forumet e lira > Kuriozitete > Njerėzimi > Darvinizmi Fatekeqesia e Njerezimit.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.