Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Kasėm Trebeshina > Ismail Kadare dhe Kasem Trebeshina-Dy stile te ndryshme,dy karaktere te kundert.
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr
Autori
Titulli Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
kotka
.....

Regjistruar: 21/06/2007
Vendbanimi: .....
Mesazhe: 3612

Citim:
Po citoj ato që tha kontinenti

Aha...ok.
Sepse e kishe shkruar ne ate menyre qe dukej sikur nuk te pelqente.
Mua, edhe nje here e them, ai shkrimi i tij per lidhjen e shkrimtareve, me pelqeu shume.



Ndersa mua me pelqeu analiza e tij e guximshme per femrat, kuptohet mbas asaj te Lidhejs se dordoleceve

__________________
Nuk mjafton te mendojme se duhet vepruar ndryshe...duhet te fillojme te mendojme ndryshe... dhe vetem atehere fillojme te veprojme ndryshe.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Gusht 2007 20:49
kotka nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kotka Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kotka (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė kotka't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: kotka Shto kotka nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kotka nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
kontinenti
Blujtes

Regjistruar: 14/09/2004
Vendbanimi: mbi kete planet
Mesazhe: 4934

Eh...sa shkrimatare te tille jane sakrifikuar e jane vrare e jane shtypur.
Mire qe kane mbetur gjalle thuaj.
Por qellimin e kane patur mbi te gjitha, t'u shkaterrojne talentin e tyre, t'i bejne njerez te pa vlera etj.
Por bravo o qofte atyre me kete shpirt te madh, megjithese kaluan burgjet e Shqiperise komunsite (kujdes...burgjet e komunizmit ok) ata perseri u japin njerzve te verteten e hidhur qe kaloi ky popull. Prapaskenat e ndyra e te peshtira qe per ironi beheshin dhe nga injorantet e caktuar nga qeveria dhe qe nderhynin edhe ne art, ngaku ata as qe e kishin idene me te vogel. Cfar ironie!
Mire e ka thene Trebeshina.....Mesjeta vdiq, por Dantja jeton.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Gusht 2007 20:59
kontinenti nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė kontinenti Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me kontinenti (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: kontinenti Shto kontinenti nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto kontinenti nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Vlonjati99Tave
Arrakat

Regjistruar: 15/12/2003
Vendbanimi: A Silent Night, A Secret Tear, Wishing You Were Here
Mesazhe: 2169

Citim:
Po citoj ato që tha sarandaebukur
z. Vlonjat99tave per mua Trebeshina i ka te dy medaljet kurse Kadarea ka nje medalje dhe nuk kam as te shtoje e as te pakesoje.

Kalofsh dite te mira.....



se di, un mora shkas nga cfare ke shkruajtur ditve te fundit

kalofsh dite te mira dhe ti

__________________
*Born To Touch Your Feelings* I Dont Care If Im Hated On The Net.
Because I Have A Real Life.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 14 Gusht 2007 21:21
Vlonjati99Tave nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė Vlonjati99Tave Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me Vlonjati99Tave (me Mesazh Privat) Vizito faqen personale tė Vlonjati99Tave't! Kėrko mesazhe tė tjera nga: Vlonjati99Tave Shto Vlonjati99Tave nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto Vlonjati99Tave nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Perse sulmohet Trebeshina?

Ne Shqiperi flitet shume rralle per Trebeshinen.Edhe ne ato te pakat raste,ka disa qe shkruajne shume keq per te.Perse?

Le te supozojme,se vepra e tij eshte e nivelit medioker.
Perse e sulmon ashper gazeta e Fahri Balliut,shkrimtarin qe thuajse hesht para medias.
Vepra e tij eshte shume pak e njohur ne Shqiperi.Gjithashtu shumica dermuese e pabotuar.
Perse behet ky turp ndaj Letersise Shqiptare?

Ka diçka teper ballkanike(ne kuptimin e keq te fjales)ne heshtjen dhe sharjen ndaj Kasemit.

Posa botohet nje shkrim rreth menyres se si u shpetuan veprat e Trebeshines(GSH),botohet nje shkrim i felliqur ku shkrimtari akuzohet si dembel,njeri i Sigurimit e dokrra te tjera.

Intersante eshte,se shkrimi pozitiv ishte intervistim i Dilaver Bengasit,nje njeri te cilin e ka permendur disa here per keq(me te drejte)Kadareja.10 dite me vone,botohet tek "55"shkrimi teper negativ per Trebeshinen.Botuesi i gazetes njihet si mik i afert i Kadarese.

Po c'fiton lexuesi shqiptar nga keto sherre dhe meri ballkanike?
Asgje.....vetem coroditet.

Uroj qe Ismaili mos jete indirekt i implikuar ne njollosjen e Kasem Trebeshines.Ne te kundert,i ben nje dem shume te madh Letersise Shqiptare.
Asnje letersi nuk mund te mbijetoje vetem me nje Perfaqesues te famshem.

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2007 13:01
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
bleta punetore
sindikaliste

Regjistruar: 15/08/2006
Vendbanimi: kosherja n.176
Mesazhe: 2075

Re: Perse sulmohet Trebeshina?

Citim:
Po citoj ato që tha ishpeshtimi

Asnje letersi nuk mund te mbijetoje vetem me nje Perfaqesues te famshem.


Faleminderit per temen e hapur!
Shume interesante dhe e dobishme.
Lexuesi shqiptar vertet mund te ndihet i coroditur nga fakte te tillla, por kjo na ndihmon te zhvillojme nje te llogjikuar analitik: te mos vazhdojme t'i marrim gjerat shabllon e t'i shohim vec bardhe e zi.
Dritehijet jane pjese e historise dhe karakterit te njerezimit ku prapaskenat kane nje rol thelbesor dhe per kete duhet te jemi te vetedijshem.

__________________
. . due gocce di chanel

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 04 Shtator 2007 13:47
bleta punetore nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė bleta punetore Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me bleta punetore (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: bleta punetore Shto bleta punetore nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto bleta punetore nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

Trebeshina- Dhora Leka dhe fabrikimi i dezidenteve te rreme

Syri i zi thotë:
9 Shtator 2007

Peshku pa uje

Sadik Bejko
Për fat të keq, krahas fakteve të njohura, që tashmë dihen, ka aty dhe disa gjysmë të vërteta apo dhe pjesë të errëta e fare të pashpjegueshme, një pjesë e të cilave janë të fshehura me kujdes. E gjithë kjo nuk mund të mos ndodhte me një libër si ky, i bazuar herë mbi gjëra të paqena e herë-herë mbi dezinformime.
Përmendet numri prej 17 shkrimtarësh që kanë bërë denoncime ose ekspertiza kundër Trebeshinës, por emrat e tyre nuk dalin asnjëherë qartë. Diku dalin ca emra të plotë, si Dalan Shapllo, Naum Prifti, diku ca gjysma emra, diku një inicial e herën tjetër del ndonjë eufemizëm që turbull nënkupton dikë, për shembull, “përfaqësuesi i Lidhjes” ose “shefi i Lidhjes” etj., etj.
Që ka një mungesë transparence, për mos ta thënë troç fjalën “dredhi”, kjo duket qartë. Ashtu siç duket qartë edhe që Trebeshina vetë ka futur duart në këtë libër. Ka qenë dëshirë e tij që denoncuesit të përmenden si nëpër dhëmbë.
Sa më tepër që përpiqesh të kuptosh marrëdhëniet me shkrimtarët denoncues, aq më shumë të krijohet përshtypja se këtu kemi të bëjmë me një pazar të pistë. Disa nga denoncuesit janë pikërisht ata që i kanë bërë lajka më pas Trebeshinës. Ky i fundit e ka pranuar, siç duket, këtë pazar: lavdëromë që mos ta nxjerr emrin. Bile ka raste kur pazari shkon më tej: vetë Trebeshina u bën ndonjë lavdërim denoncuesve. Kulmi arrin kur shefi i hetuesisë së Tiranës, i akuzuar për kaq krime, siç e pamë më lart, është në krye të lajkatarëve të Trebeshinës.
Shefi i hetuesisë së Tiranës është armik i njohur i shkrimtarëve shqiptarë, e sidomos i Kadaresë.
Në vitin 1982, një nga vitet më të errëta, kur terrori komunist shënoi një nga kulmet e tij, Dilaver Bengasi kryesonte hetuesinë e Tiranës. Pikërisht në atë kohë zhvillohej një fushatë diskriminimi kundër Kadaresë, çështje ku Bengasi, siç e ka treguar dhe vetë në shkrimet që ka bërë për të, ka qenë i përzier kokë e këmbë. Në atë kohë, siç ka dalë në shtyp, një agjente e Sigurimit, dëshmitare e rreme e përdorur në dënimin e grave ruse, zhvillonte mitingje përpara banesës së Kadaresë, duke thirrur: “Kadare, agjent i borgjezisë! Agjent i Mehmet Shehut!”. Të gjithë habiteshin se nga i vinte guximi kësaj gruaje, aq më tepër që në atë kohë Kadare, përveç se shkrimtar i njohur, ishte ende deputet i parlamentit. Tani, me hapjen e dokumenteve sekrete, disa çështje dalëngadalë po sqarohen. Gazeta “Panorama”, në numrin e saj të 31 korrikut 2007, ka botuar dialogët sekret të mbledhjes së Byrosë Politike zhvilluar më 20 shtator 1982. Midis tyre gjenden fjalët e Enver Hoxhës për grupin e Todi Lubonjës, Fadil Paçramit dhe Ismail Kadaresë. “Po kështu mund të themi edhe për zbulimin e grupit të Fadil Paçramit, të Todi Lubonjës dhe të një sërë njerëzish të tjerë të lidhur pas tyre, si Ismail Kadareja me shokë”.
Është hera e parë që emri i shkrimtarit të njohur përmendet si pjesëmarrës në një grup armiqësor. Kjo do të thotë se në ato momente ai ishte caktuar për t’u eliminuar. Por mbledhja ishte tepër sekrete dhe këtë fakt shumë pak njerëz e dinin. Agjentja e Sigurimit bënte pjesë në këta njerëz. Fjalët e saj për kontakte me Nexhmije Hoxhën, nëpërmjet Liri Gjolikut, anëtare e gjykatës së lartë komuniste, një nga xhelatet e njohura të diktaturës, si dhe inkurajimi: shko t’i vësh zjarrin shtëpisë së Kadaresë, tingëllonin ndoshta si fantazi, por në dritën e dokumentit që sapo cituam këtu, ngjajnë fare të besueshme. Ishte në praktikën e gjithë diktaturave komuniste që, përpara se t’i rrëzonin personalitetet, përpiqeshin t’i diskretitonin ata.
Diskretitimi i Kadaresë kishte filluar me dënimin e “Pallatit të ëndrrave” dhe po vazhdonte në një plan privat. Më pas, i trembur nga reagimi i fortë ndërkombëtar, i cili në mënyrë spektakolare tregoi se do ta mbronte gjer në fund Kadarenë, Enver Hoxha u tërhoq, hoqi dorë nga dënimi i shkrimtarit.
Në librin “Letërkëmbim me presidentin” është botuar një letër e njohur qysh më parë, letra që Kadareja i ka shkruar Ramiz Alisë, ku, ndër të tjera, i flet dhe për intrigat e kryehetuesit të Tiranës kundër tij. Kadareja e ka akuzuar këtë zyrtar për ushtrim terrori, duke kërkuar shkarkimin e tij, bashkë me kriminelë të tjerë të njohur si Zylyftar Ramizi, Aranit Çela, Rita Marko, Rrapi Mino etj.
Këtu qëndron njëri nga çelësat e shpjegimit. Trebeshina është gati të falë këdo, duke përfshirë edhe njeriun që e ka marrë në hetim, pra, Dilaver Bengasin, mjafton që ky të jetë kundër Kadaresë. Le të kenë bërë denoncime kundër tij 17 shkrimtarë, ai e ka mendjen pikërisht te shkrimtari që nuk ka pasur punë me të asnjëherë, te Kadareja. Kadareja ka bërë një deklaratë të qartë përpara publikut shqiptar dhe atij botëror: “Kundër meje janë shkruar qindra faqe me denoncime, kurse një mijë vite të kërkohet, në një mijë arkiva, nuk do të gjenden kurrë dy radhë të mia kundër askujt”. Merret me mend se sa i nervozon kundërshtarët e tij kjo sfidë e tij.
Kasëm Trebeshina prej shumë vitesh ka një obsesion e një urrejtje të frikshme ndaj I.Kadaresë. Biografi i tij flet për “përplasjet e tij me Kadarenë”, ose për acarim “të shkaktuar nga xhelozitë midis të mëdhenjve”. E gjitha kjo të bën të vësh buzën në gaz. Kur kanë ndodhur këto përplasje? Xhelozi e kujt, ndaj kujt?
Vite më parë, në emisionin radiofonik me pjesëmarrjen direkte të publikut, Trebeshina, duke folur për dënimin e tij në Lidhje të Shkrimtarëve, tha se një nga shkrimtarët që e kërkuan këtë dënim në vitin 1952, ka qenë Kadareja. Një dëgjues e ndërpreu, duke i thënë se në atë kohë Kadareja ishte nxënës në gjimnazin e Gjirokastrës. I gjendur ngushtë, Trebeshina u bë qesharak përpara dëgjuesve, duke thënë se Kadare me siguri e ka ndërruar moshën.
Të qeshurat e dëgjuesve nuk iu bënë mësim Trebeshinës. Ai nuk ka lënë rast pa kërkuar të trillojë kundër tjetrit.
Ja ç’thotë Trebeshina, sipas citimit që bën N.Dragoi:
“Me Ismailin jam njohur qysh në vitin 1952. Kishim pikëpamje të ndryshme. Ai ka qenë në gjyqin tim më 1954. Dhe jemi takuar për herë të parë e të fundit më 25 janar 1955 në Rrogozhinë. Kur u kthye nga Bashkimi Sovjetik më 1960, ishte transformuar i tëri në një njeri agresiv”.
Pasazhi duket si i shkruar përçart. Siç u tha, më 1952, Kadareja ishte nxënës në klasën e dytë të shkollës së mesme në Gjirokastër. Më 1954 gjithashtu. Takimi i fundit në Rrogozhinë më 1955 tingëllon si halucinacion. ǒishte ky takim? Pse në Rrogozhinë? ǒdonte në Rrogozhinë dhjetë muaj pas dënimit të tij Trebeshina dhe aq më tepër ç’donte aty Kadareja, që në atë kohë ishte student i vitit të parë për letërsi në Tiranë? Kadareja thotë se s’ka pasur kurrë punë me Trebeshinën. Dhe “s’ka pasur kurrë takim me të as miqësor, as armiqësor, as në Rrogozhinë, as në Ndroq”. Më 1980, kur në Lidhjen e Shkrimtarëve u shpërndanë veprat e Trebeshinës për ekspertizë, I.Kadareja refuzoi të merrte pjesë. Trebeshina, në vend që të ishte mirënjohës, ka bërë të kundërtën. Më 2006, në rastin që u përmend më lart të fushatës kundër familjes së shkrimtarit, Trebeshina u tregua një zelltar meskin, duke përkrahur një agjente të Sigurimit, kundër kolegut të vet.
Mungesa e ndjeshmërisë që tregojnë Kasëm Trebeshina dhe Ardian Klosi ndaj denoncimeve të tilla të habit shumë. Por edhe ajo e ka një shpjegim: atyre nuk iu bën shumë përshtypje kjo, ngaqë ndërgjegjja e tyre në këtë sferë s’është fort e pastër.
Dy dokumente, një e vitit 1954 për Kasëm Trebeshinën dhe një tjetër i vitit 1979 për Ardian Klosin, hedhin dritë mbi atë që u tha më lart.
Po shqyrtojmë dokumentin e parë, procesverbalin e seancës hetimore kundër Kasëm Trebeshinës (prill 1954), hartuar nga major Sotir Zavalani, hetues i Drejtorisë së Sigurimit të Shtetit.
Nga pyetjet dhe përgjigjet e këtij procesverbali, na del një Kasëm Trebeshinë tepër zhgënjyes, që s’ka asgjë të përbashkët me namin “heroik”, që i ka krijuar vetes ai dhe mbështetësit e tij. Idetë e tij “të gabuara” janë më shumë cic-mice, për gjëra fare të parëndësishme. Qëndrimi i tij është meskin. Tregon ankesën që ka bërë kundër Dhimitër Shuteriqit, i cili në raportin e tij të 2 prillit 1953 “e konsideroi punën time, të Mehmet Myftiut dhe të Luan Qafëzezit si një punë pa duk”. Më poshtë, Trebeshina pohon se, “kam pasur kontradikta me regjisorin sovjetik Kriçko, në lidhje me trajtimin e figurës së Selfos, tek drama “Besa” e Sami Frashërit, Kriçko thoshte që Selfo mos ta flakë unazën që, mbasi ia dhuron Merushes dhe ajo nuk ia merr, por ta fusë në xhep, kurse unë isha i mendimit që të flaket unaza nga Selfua, sepse shqiptari kështu e ka zakon…”.
Më poshtë, në lidhje me Kriçkon, Trebeshina vazhdon të jetë meskin dhe, duke përgojuar kolegët e vet, thotë se tek ky regjisor “kanë influencuar intrigat e Besim Levonjës dhe të Behije Çelës”.
Dy a tri mendime për nivelin e dobët artistik të letërsisë shqipe dhe nevojën për të mësuar jo vetëm nga letërsia sovjetike, por edhe nga klasikët, mund të merren si të vetmet mendime “rebele” të tij.
Asgjëkund në këtë hetim dhe në asnjë dokument tjetër nuk përmendet “promemoria” e famshme, ajo ku gjoja i thotë Enver Hoxhës se po përgatit katastrofën e Shqipërisë. Sipas Trebeshinës, promemoria është dërguar në tetor të vitit 1953, pra gjashtë muaj më parë. Është e kuptueshme se çdo hetues do të merrej në radhë të parë me të, përpara se të merrej me broçkulla të tilla: Selfua do ta hidhte apo s’do ta hidhte unazën e Merushes. Pjesa më e pamoralshme në këtë dokument është ajo kur Kasëm Trebeshina, pa ia kërkuar njeri, flet kundër Mark Ndojës, pra e denoncon atë.
Gjer më sot “grupi armiqësor” i viteve ’50 në Lidhjen e Shkrimtarëve është konsideruar treshja “Ndoja-Trebeshina- Myftiu”. Nga kjo treshe, i vetmi që ka përfituar më pas frytet e disidencës është Trebeshina. Të tjerët, e sidomos ai që kishte edhe statusin më të lartë të intelektualit midis tyre, Mark Ndoja, mezi përmendet. Nga ky dokument i hetuesisë marrim vesh që njeriu i parë që e ka goditur me thikë pas shpine Mark Ndojën, ishte pikërisht “miku dhe shoku i tij i ideve”, Kasëm Trebeshina.
Një pjesë e dokumentit, tekstin e plotë të të cilit e disponon gazeta “Panorama”, flet fare qartë për këtë:
Pyetje (e hetuesit): Mehmet Myftiu deponon se në kohën kur ju shtruat këto pikëpamje në ‘Lidhje’, Mark Ndoja i ka thënë Mehmetit: “dolli opozita, a bëj unë për Kryetar?” ǒmund të na thoni ju për këtë?
Përgjigje (e K. Trebeshinës): Këtë gjë mua ma ka thënë Mehmet Myftiu në tetor, për çështjen e opozitës nuk di gjë, por për çështjen e kryetarit më ka thënë dhe bile jemi tallur dhe Mehmetit i kam thënë që absolutisht të shkëputet nga Marku. Unë, kur më ka pyetur Mehmeti si të duket Mark Ndoja, i kam thënë se Mark Ndoja kërkon një republikë shkodrane. Mark Ndoja mua më duket enigmatik, është dembel i madh. Kam pranuar dhe unë se është njeri enigmatik dhe tipa të tillë janë të predispozuar që të bëhen spiunë; ky ishte opinioni im”.
Ishte e lehtë të godisje Mark Ndojën, intelektualin me kulturë të thellë latine dhe gjermanike, aq më tepër që vinte nga tradita veriore katolike. Si i tillë, edhe kur i ishte dhënë një post sa për demagogji, ai prapë do të mbetej i huaj për regjimin. Ai nuk kishte kryer “detyra speciale” (të llahtarshme, siç do t’i shohim më poshtë), si Trebeshina. Prandaj dënimi i tij ishte i vërtetë, përfundimtar, pa cic-mice, pa hyrje e dalje nga burgu, pa përkëdhelje të fisit nga partia, përkundrazi, familja Ndoja iu nënshtrua terrorit gjer në fund.
As A.Klosi, as Mimoza Ahmeti, as N.Gragoi, as D.Bengasi nuk kanë dëshirë ta kujtojnë Mark Ndojën, sepse ai është shqetësues për ndërgjegjet e tyre. Në burg dhe në internim M. Ndoja përkthente “Ferrin” e Dantes dhe me të në duar i ka mbyllur sytë.

……………………………………………………….

Nje gje me ben pershtypje:Kadarea ka 20 vjet qe e pret cmimin “Nobel” dhe perse ai hesht dhe ter keta kunndershtare pse nuk i hedh ne gjygj ? keshtu po te fitonte do te vinte nderin e tij ne vende e sidomos per agjenten Janulla rrapi!..
Por servilat e tij si bejko, Baze , balliu , Tozaj nuk ju heci ….Bazes ja trodhen nje here bolet….

Lexoni nje mesazh te Elena Kadarene 20 Tetor 2006 per motren e Ismailit Kadrie.

“Me ka marre ne telefon Liri Belishova shume e gezuar qe Hekuran Isaj kishte mohuar gjithcka por eshte merita e atij gazetarit Qafoku etj, etj
Po liri Belishova haroi qe ndau burin nga gruaja dhe femijte, te cilin e rembeu per vete , harroi qe bente dashuri me Krushovin… dhe ky i gazetes Panorama kush e di sa eshte paguar qe te prgenjeshtonte te vertetat.

Pena e Kadarese pikon gjak….

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 09 Shtator 2007 18:30
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
ishpeshtimi
Rest in peace

Regjistruar: 04/05/2007
Vendbanimi: Ne Ferrin e Dantes.
Mesazhe: 1106

Ismaili duhet te ndaloje fushaten e ndyre kunder Trebeshines!

Per fat te keq,lexuesi shqiptar ne vend te mesoje me shume rreth letersise sone,meson rreth ndyresirave dhe prapaskenave.Ne sherbim te kesaj jane vene edhe pacavuret-gazeta,qe nuk kane asnje lloj morali apo pergjegjesie per ato c'ka botojne.Duken si kopje te gazetave me te felliquar te "Gossip" ne bote.

Ismaili duhet te perdore gjithe forcen e tij,per te ndaluar fushaten kunder Trebeshines.
Kjo jo thjesht per Kasemin apo per Letersine Shqiptare,por per vehten e tij.

Antipatite e tyre personale,skane pse te gjenerojne kete llum shkrimesh ne shtypin shqiptar.

Letersia shqiptare ka vend per te gjithe!Edhe ne bote,gjenijve te penes ju jane falur mekatet morale ,te karakterit apo edhe ato politike.Ka dhjetra shembuj te tille si Ezra Pound,Kipling,D'Annuncio,O.Wilde e dhjetra te tjere.

Ne presim veprat e tjera te Isamilit dhe ato te reja apo te pabotuarat e Trebeshines.

E gjithe kjo qe ndodh,vetem na shton keqardhjen per vendin tone!

__________________
U tret per Pellazgji.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 13 Shtator 2007 13:48
ishpeshtimi nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė ishpeshtimi Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me ishpeshtimi (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: ishpeshtimi Shto ishpeshtimi nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto ishpeshtimi nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

TREBESHINA, KADAREJA DHE ANALIZAT E DR. SADIK BEJKOS
Nga HANS-JOACHIM LANKSCH
Sep 12, 2007,

Hans-Joachim LankschNë të përditshmen tiranase "Panorama", Dr. Sadik Bejko publikoi nji shkrim të gjatë që u botue me tri vijime: "Trebeshina, Dhora Leka dhe fabrikimi i disidentëve të rremë" (më 07 shtator), "E vërteta e promemories së Trebeshinës për Enver Hoxhën" (më 08 shtator), "Dokumenti, si e shiti Trebeshina në hetuesi mikun e tij Mark Ndoja" (më 09 shtator) dhe "Dokumenti, Klosi dyshohet për tradhti ndaj dy shokëve në sigurimin e shtetit" (më 10 shtator). Në këtë shkrim Dr. Sadik Bejko merret me shumëçka që e shkoqit dhe interpreton me analiza (prej të cilave rezultueka që Kasëm Trebeshina āsht nji disident i rremë, nji mashtrues, nji tradhtar, nji kriminel plus nji vrasës ordiner) për të na vū në dukje "se përpara ç'rreziku të madh ndodhet sot Shqipëria ".[/font]
Duhet me i kenë mirënjohës Dr. Sadik Bejkos, sidomos mbasi prej analizave të tij morëm vesh këto:
ai që në shtetin komunist e dënuen tri herë për agjitacion dhe propagandë, āsht I. Kadare
- ai që ka ndejtë 13 vite në birucat e Shqipnisë komuniste dhe që e kanë mbyllë katër vite në psikiatri të shtetit komunist, āsht I. Kadare
- ai që gjatë diktaturës nuk ka mujtë me i botue krijimet e shumta letrare, āsht I. Kadare
-  ai, dorëshkrimet letrare të të cilit janë djegë në Tiranë simbas vendimit gjyqësor, āsht I. Kadare.
 
Prej analizave të Dr. Sadik Bejkos poashtu morëm vesh se:
- ai që në shtetin komunist ishte deputet i popullit dhe nënkryetar i Frontit Demokratik, āsht K. Trebeshina
-   ai që për dy vjet ishte sekretar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve të Shqipërisë, āsht K. Trebeshina
-   ai që e vizitoi diktatorin, āsht K. Trebeshina
-   ai që në diktaturë botote libër me libër, āsht K. Trebeshina
-  ai që gjatë diktaturës botote tekste komprometuese si "Poemë blindazh", "Ëndërr industriale", "Toka kufitare", "Shqiponjat fluturojnë lart", "Vitet gjashtëdhjetë", "Motive për elektrifikimin e përgjithshëm të Shqipërisë", āsht K. Trebeshina
-   ai që gjatë diktaturës jetote rehat dhe e kishte privilegjin me dalë në botën e jashtme, āsht K. Trebeshina.
 
Në fund, na mbet veç nji pyetje – kush i shkruen gjithë këto romane gjithnji a la Kafka: Trebeshina a Kadare?
© by Gazetajava.co

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 21 Shtator 2007 15:17
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
sarandaebukur
Veteran ne forum

Regjistruar: 21/06/2003
Vendbanimi: New-York
Mesazhe: 817

KASEM TREBESHINA
perse duhen hapur dosjet e shkrimtareve

• Intervistoi Erjon Tase
     Gazeta Shqiptare

Ka mbushur prej pak kohësh të 80-at, por pak njerëz e
shquajnë imazhin e tij me kërshëri ndërsa gjerb kafen
e mëngjesit në një bar modest pranë ministrisë së
Brendshme. Pak metra më tutje ndodhet godina ku
zyrtarizoheshin akuzat e nisura që në Lidhjen e
Shkrimtarëve. Akuza për vepra që cënonin rëndë
sistemin dhe drejtuesit e tij, të cilat i kanë
kushtuar plot 13 vite burg, por edhe një mënjanim nga
letërsia shqiptare që Kasem Trebeshina vazhdon ta
vuajë ende dhe sot. Emri i tij është i njohur për të
gjithë, por megjithatë vepra vazhdon të mbetet e
dëshiruar por e pamundur për t’u prekur. “Vazhdojnë të
më bllokojnë. Nuk dëshirojnë që të botoj sepse kanë
frikë nga vepra ime”, përgjigjet Trebeshina. Dhe ai
vetë nuk i lutet askujt që të botojë veprën apo t’i
japë favore të tjera. Sepse kështu është gatuar Kasem
Trebeshina. Pas pak kohe hezitimi ai pranoi që t’u
përgjigjej pyetjeve të Gazetës, edhe pse intervista të
tilla janë tepër të rralla për të. Por sigurisht që ai
ka vendosur një kusht: Të mos censurohet asgjë. Edhe
pjesët ku preken emra konkretë. Duke menduar që është
më mirë që të sjellim opinionin e shkrimtarit
Trebeshina dhe t’ia lëmë publikut vlerësimin e tij,
sesa censurimin e dëshmisë dhe ideve të shkrimtarit,
po e botojmë këtë intervistë të plotë.

Zoti Trebeshina, faleminderit që pranuat ftesën tonë
për një intervistë...

Le të flasim hapur që në fillim... Nuk kam pasur dhe
nuk kam ndonjë dëshirë për të dhënë intervista.. .
Puna e solli që ne të merremi vesh për këtë
intervistë.
Në Shqipëri është bërë zakon që t’iu kërkohen
letrarëve dhe gjithë artistëve gjërat që duhet t’iu
kërkohen deputetëve dhe qeveritarë.
Të thonë sikur varesh nga ata:
- Çfarë ke bërë për kombin?!...
- Çfarë ke bërë për popullin?!.. .
Dhe të habitur gjer ku nuk thuhet, zemërohen keq kur
ti ua pret se ke shkruar libra... ose se ke bërë vepra
të tjera artistike...
- Pse ndodh një gjë e tillë?!...
Përpara se të nisim këtë intervistë, jemi të detyruar
të mundohemi të shpjegojmë pse ndodh ky moskuptim me
disa njerëz që pretendojnë se përfaqësojnë opinionin
publik si analistë, ose si aktivistë më tutje dhe më
tëhu.
Marr lejen që të vonohem edhe ca në përgjigjen e
pyetjes tuaj të parë në këtë intervistë... Dhe të
vazhdoj të merrem edhe për një kohë me moskuptimin që
po ndodh, edhe në periudhën historike që po kalojmë...
Me moskuptimin me ata njerëz që iu kërkojnë të tjerëve
orë e çast të merren me kombin, pasi ata vetë do të
shkojnë në dasmë...
Shqipëria, edhe si Iliri, gjatë tremijë vjetëve ka
nisur historinë, dëshirën e saj për të pasur ligj, gjë
që ka rrokullisur shekull pas shekulli sherre të
brendshme me vrasje dhe pabesi, gjëra nga të cilat
kanë përfituar vetëm të huajt.
Ashtu, duke vrarë për gjakmarrje njerëzit më të mirë
dhe duke kujtuar se ashtu do të ngrinin më lart
lavdinë e tyre personale, kryen një seleksionim
natyral sëprapthi... Dhe për grarinë, mbetën burrat më
të pabesë...
Që këtej del se nuk duhet shumë mund për të kuptuar
feudalizmin primitiv shqiptar... Dhe nuk duhet shumë
mund, se atë lloj feudalizmi e kemi në fuqi gjer sot e
këtë ditë...
Mjafton të marrësh mundimin dhe të hedhësh një
vështrim të shpejtë në Shqipërinë e tanishme, dhe do
të dallosh pa shumë vështirësi se gjendja mesjetare
shqiptare, e veshur me kostum të modës së fundit,
vazhdon me të njëjtin vrull si në Mesjetë.
Partitë janë vetëm grupime klanesh... Ose më mirë,
janë grupime fisnore me kontradikta krahinore, që edhe
ata të Mesjetës do t’iua kishin zili.
Partitë, që duhej të ishin grupime njerëzish mbi bazën
e një programi të caktuar, për t’u përmbushur në një
periudhë të caktuar, kohe të shënuar qartë në
Kushtetutë, i hartojnë programet shpejt e shpejt kur
mbahen zgjedhjet, i mbushin me premtime të fryra që në
asnjë mënyrë nuk mund të realizohen.. . Dhe i harrojnë
menjëherë pas zgjedhjeve, duke pretenduar se gjatë
votimeve politikani ka të drejtë të premtojë edhe
qiqra në hell...
A doni që të shtyhemi më shumë në Mesjetën e tanishme
shqiptare?!. .. Them se nuk duhet!...
Atëhere le të kalojmë më tej!
Duke qenë se shkrimtari shqiptar u dekretua nga
diktatori dhe i përkthyer në Shqipëri... Dhe i paguar
me të hollat e popullit shqiptar, u botua te
poligrafiku. .. Dhe ashtu u përcoll andej jashtë.
Po të tjerët?!...
Nuk ka të tjerë... Se kështu ka vendosur Mesjeta
shqiptare... Dhe më tutje puna shtyhet me gazeta, me
dekorata dhe me çmime...
Tjetrin e kanë përjashtuar nga shkolla, se falsifikoi
pesëlekëshin.. . Nuk ka gjë... Tjetri ishte spiun i
Sigurimit me nofkën “Gjenerali”... Nuk ka gjë...
Tjetri ka sharë gjer ku nuk thuhet, të gjithë
letërsinë shqipe... Nuk ka gjë...
Mjafton që të shkojë ajo që dekretuan bajraktarët e
ngjyrosur me ngjyrat që donin...
Dhe kur dordoleci ismailkadare nuk e merr Çmimin
Nobel, atë Çmimin aq të dëshiruar, ata fillojnë të
gjejnë armiqtë e popullit që i prishin punë kufomës së
pavarrosur.. .
Sigurisht, në luftën kundër armiqve të popullit i pari
që do të goditet jam unë... Dhe jam unë, jo vetëm si
person, por më keq akoma, si familje... Në fillim më
pushuan vajzën nga puna... Dhe ashtu e detyruan të
ikte jashtë.. Tani më pushuan nga puna edhe djalin...
Që të dy ishin inxhinierë dhe kishin punuar me
korrektësi në sektorët ku ishin... Dhe që të dy
duheshin pushuar... Dhe nuk ishin marrë ndonjë herë me
realizmin pornoburokratik socialist...
Ku do të ndaleni zotërinj, me këtë hazdisje dhe vrapim
që keni zënë?...
Nuk e di... Koha do ta tregojë.
Tani le të fillojmë me pyetjen e parë.

Z. Trebeshina. Sot po flitet gjithnjë e më tepër për
hapjen e dosjeve të komunizmit. A mund të hapet ky
debat për të hedhur dritë edhe mbi dosjet e
shkrimtarëve? Si e mendoni këtë proces duke patur
parasysh që mund të dëmtohen edhe personazhe të njohur
të artit?

Në vitet 1990-1991, ismailkadareja nuk donte që të
hapeshin dosjet. Kohët e fundit, pasi u bë pastrimi i
tyre, ka filluar të bërtasë me të madhe që të
hapen...Unë kam qenë gjithnjë për hapjen e dosjeve.
E di... Do të jetë një gjë shumë e dhimbshme dhe e
tmerrshme, se në atë përmbysje të plotë të moralit, ka
rënë edhe tulla e fundit e nderit të njeriut, të
familjes... Dhe është shkallmuar përfundimisht gjithë
bota shqiptare... Se djali ka spiunuar babanë, babai
djalin... Gruaja burrin, burri gruan... Dhe sidomos,
tmerri është punuar me shtresat e goditura... I kanë
detyruar me mjetet më të poshtra që të punonin për
Sigurimin e Shtetit... Dhe ka arritur gjer në shkallën
sa vëllai ka pushkatuar vëllanë... Dhe të gjithë ata
që shkonin jashtë shtetit, shkonin dhe derdhnin
raportet e tyre në sportelet e Sigurimit.
Hapja e dosjeve do të ishte një ferr i ri për të
gjitha ato familje, në shumicë viktima të shtypjes...
Ndaj unë si njeri, edhe pse e kam kërkuar me ngulm
hapjen e dosjeve, edhe pse një gjë e tillë është
botuar në gazetën “Atdheu” me titull, “Letër e hapur
miqve dhe armiqve”, përsëri, duke e menduar këtë punë
më me përgjegjësi, them me bindje se hapja e tyre do
të ishte e domosdoshme. ..
Kur të gjithë të mësonin ato që janë punuar gjatë
diktaturës, do të nxirrej një mësim i madh dhe i
domosdoshëm.. . Dhe njerëzia do ta kuptonin se nuk
bëhet shaka me historinë... Dhe nga periudha e
diktaturës komuniste do të mbetej vetëm kujtimi i
tmerrshëm i asaj që nuk duhej bërë... Dhe askush nuk
do të besonte më se veprimet e turpshme mund të
mbuloheshin në histori...
Edhe nëse dosjet janë pastruar, le të shikohet
regjistri i spiunëve të shumtë... Dhe le të mbajnë
përgjegjësi ata që kanë shitur ose kanë shkatërruar
dosjet.

Ju keni qenë njëri prej drejtuesve të Luftës
Nacional-Çlirimtare, më pas keni patur detyra të
ndryshme drejtuese dhe keni pësuar dënimin pë shkak të
veprave tuaja letrare. Përse ndodhi kjo?
Kjo pyetje tregon se hyrja e gjatë para se t’i
përgjigjesha pyetjes së parë, ka qenë e domosdoshme.
Në kohën e tanishme, në çdo sektor të punës në
shoqërinë shqiptare, pëlqehen ata njerëz që i kanë
shërbyer diktaturës... Bashkë edhe me spiunët e
burgjeve... Nëse ndokush do të pyeste pse ndodh një
gjë e tillë, përgjigja do të ishte e thjeshtë:
Se ata janë shumë të bindur.
Në kundërshtimin e Sejfulla Malëshovës më 1949 ndaj
vendosjes absolute të realizmit pornoburokratik në
Shqipëri, ai u luftua egërsisht jo vetëm nga Bedri
Spahiu, por akoma më shumë nga Kryesia e Lidhjes së
Shkrimtarëve.
Udhëheqja komuniste ka përfituar gjithnjë nga përkulja
e shkrimtarëve të shërbesës. Gjithë e keqja erdhi se
shkrimtarët shqiptarë pas Luftës së Dytë Botërore
filluan të besojnë në përjetësinë e diktaturës dhe në
aristokratizimin që mund të bënte partia, duke i
dekretuar shkrimtarë të mëdhenj sipas shkallës së
postit që mbanin dhe sipas besnikërisë.
Kështu, në mënyrën më absurde, partia shpalli si
romanin e parë të letërsisë shqipe “Çlirimtarët” e
Dh.S. Shuteriqit.. . Në mënyrën më të trashë u harrua
se në Shqipëri ishin shkruar romane edhe më parë...
Pastaj u kapën pas ismailkadaresë dhe gardistëve të
tjerë të kuq që sollën në vitet gjashtëdhjetë
futurizmin.. . Jo të marrë nga Italia, jo të marrë nga
Marineti... Sollën një futurizëm të ideologjizuar
sovjetikçe dhe të mbushur mirë me luftë klasash dhe me
demokracinë e proletariatit! ...
Në atë kohë të gjithë flisnin dhe shpallnin me mburrje
në veprat e tyre, falenderimet e zjarrta për nënën
parti që i kishte bërë shkrimtarë të mëdhenj...
Dhe të gjithë këta shkrimtarë denonconin njëri-tjetrin
me zell shumë të madh, të bindur se do të hynin në
histori si bij të denjë të partisë mëmë.
Dhe jo vetëm denonconin njëri-tjetrin, por me intriga
dhe me bërryla mundoheshin të çanin lart dhe më lart
në rangjet e partisë...
Ai që shkëlqente më shumë në mes të këtyre
intrigantëve, ishte ismailkadareja. Akoma ka njerëz që
e mbajnë mend rastin kur ismailkadareja me atë
tjetrin, kurdisën atë studentin për të hequr nga
Universiteti i Tiranës një profesor dhe për të vënë në
vend të tij një njeri të ismailkadaresë ... Atëhere
nuk i shkoi, se studenti u pendua dhe i denoncoi...
Por më vonë pati gjithnjë suksese... Dhe tani në
universitet mbretërojë të plotëfuqishëm njerëzit e
ismailkadaresë , që dilnin në gjyqe kundër
shkrimtarëve të arrestuar.

Cila është e vërteta e denoncimeve nga shkrimtarë të
tjerë ndaj veprës suaj?

Mua të gjitha denoncimet më janë bërë nga Kryesia e
Lidhjes së Shkrimtarëve. Në të dy rastet e fundit,
denoncimi ka ardhur në mënyrë të drejtpërdrejtë . Më
1962 jam denoncuar nga ismailkadareja dhe dragosiliqi.
Kurse më 1980 propozimi për djegien e veprës sime
erdhi nga Kryesia e Lidhjes së Shkrimtarëve dhe
Artistëve të Shqipërisë. Për këtë mund të shihet
dokumenti i arkivuar i shkresës së hetuesisë drejtuar
Kryesisë së Lidhjes. Edhe akuza kundër meje ka qenë e
qartë: ka satirizuar Enver Hoxhën dhe ismailkadarenë .
Edhe kjo mund të shihet në dosjen time në ministrinë e
Brendshme, e cila ka të shënuar emrat e tyre.
Ata gjer sot e dinë këtë, nuk kanë kërkuar falje. Edhe
Naum Prifti që e pati trimërinë të më kërkojë falje,
çuditërisht në një libër të tijin që botoi vitin e
kaluar, thoshte se Bilal Xhaferri nuk duhet të
diskutonte i pari në mbledhjen për librushkën e
ismailkadaresë , për atë librushkën me dasma dhe me
revolucion kultural, sipas shembullit të gardistëve
kinezë... Ai duhej të dëgjonte të tjerët...
Huqet e tij Naum Prifti le t’i mbajë për vete! Bilal
Xhaferri nuk kishte pse t’i merrte leje atij, ose
ndonjë tjetri si ai.

Përse nuk lejohet hapja e dosjes suaj, në mënyrë që ju
të zbulohen emrat e atyre që kanë përgatitur dënimin
tuaj?

Dosja ime nuk hapet, se mbrohen nga shteti ata që më
kanë denoncuar.

E cilësoni veten si një disident, apo më tepër si një
zë i lirë në errësirën komuniste?

Këtu në Shqipëri, bajraktarët e harbuar si gomarët në
prill, kujtojnë se disidenca është një titull
fisnikërie dhe të nxitur nga dëshira e vazhdueshme e
tyre, duke mbajtur për vete disidencën, kujtojnë se
ashtu do të aristokratizohen.
Duke përmendur fjalën bajraktarë, nënkuptoj jo vetëm
bajraktarët e kuq ose blu... Edhe bajraktarët e bardhë
nuk mbeten prapa të tjerëve, Janë njëlloj... Me
ndryshimin e dukshëm se bajraktarët e bardhë, me
vështirësi marrin pak vota nga populli dhe nuk kanë
nxjerrë asnjë mësim nga vuajtjet gjatë më shumë se një
gjysmë shekulli.
Çfarë të bëjnë të varfërit... U është prishur ora që
në Luftën e Dytë Botërore dhe nuk e gjejnë më kohën as
për të ngrënë atë pak që u ka mbetur... Ndaj flasin
përçart, në përpjekjet për të qartësuar trurin e tyre
të mjegulluar.. . Dhe nuk duan që nuk duan të kuptojnë
ato që ndodhën në Luftën e Dytë Botërore... Se...
Prit pakëz...Hidhet tjetri pa pikën e turpit dhe të
përgjegjësisë, se gjenitë e tyre kanë vdekur në
burg... Dhe nuk kujtohen fare se Martin Camaj është
gjallë ndër më të gjallë!... Duket, kujtojnë se çdo
familje shqiptare ka nxjerrë një gjeni!... Bre, gjer
ku shkon mendjengushtë sia e bajraktarëve shqiptarë...

Dhe dihet... Martini nuk ka qenë komunist... Atëhere,
pse nuk e do Martinin ky i bardhi?!...
Përgjigja është e qartë: bajraktari i bardhë, si
mesjetar që është, nuk mund të pranojë njerëz që nuk
janë nga fisi i tij...
Këtu e ka burimin edhe ajo përçartje e të bardhëve në
gjykimin e Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri!
Se unë e paskam vendosur diktaturën në Shqipëri dhe
për mospranimin e saj, më pas meritoj vetëm të quhej
“i burgosur politik”... Kurse zotëria e tij është nga
raca e lartë e të bardhëve dhe i autorizuar nga Zoti i
Plotëfuqishëm i të bardhëve, që të përcaktojë kush
është disident dhe kush nuk është... Kush është
shkrimtar i madh dhe kush jo!...
Të vdekurit le të prehen në paqe të nderuar, se iu
vunë kundër diktaturës gjer në flijim... Kombi është i
detyruar t’iu lartojë një përmendore, se dhanë gjënë
më të shtrenjtë për lirinë e popullit dhe për nderimin
e kombit...Për këtë jemi të detyruar të gjithë...
Por më pas vjen tjetra!
Në letërsi dhe në arte nuk hyhet me trimëri të
treguar... Dhe as me vdekje heroike... Hyhet me vepra
të lëna pas... Qoftë edhe me një mbetje vetëm prej
shtatë tragjedish dhe me një fragment si Sofokliu.
Mbetesh me vepra letrare gjenish, dhe jo me spiunë të
Sigurimit të Shtetit me nofkën “Gjenerali”!.. .
Ai bardhoshi pretendon se asnjeri nga njerëzit e
mëdhenj nuk e ka kërkuar lavdinë pse ka bërë vjersha
të bukura... Por a nuk na thotë ai bardhoshi, me çfarë
do të hyjnë në përjetësi poetët?!... Mos me opinionet
që shkruhen tek gazeta “Standard”, ose te gazeta
“Sot”?!...
Kjo ishte njëra anë... Tani le të shikojmë edhe
vëllimin tjetër të historisë.
Në Luftën e Parë Botërore, nga Revolucioni Bolshevik
përfituan më shumë dy popuj: gjermanët dhe turqit...
Dhe humbi më shumë Rusia, që e pagoi me miliona
viktima gjatë gati gjithë shekullit.
Pas Luftës së Parë Botërore, në Gjermaninë e pakënaqur
nga Traktati i Versajës u vendos nazizmi... Një regjim
shtypës po aq i egër sa dhe komunizmi.
Fillimisht, fshehtërisht, së bashku me Rusinë
bolshevike, Gjermania arriti t’i zhvillonte armatimet
dhe të ngrinte kuadrot për një ushtri moderne nga më
të fuqishmet në botë, për të mos thënë më të
fuqishmen... Me gjeneralë që mund të krahasohen me ata
të Napoleonit.. . Dhe më 1938 i detyroi dy fuqitë më
të mëdha evropiane, Francën dhe Anglinë, që të
pranonin marrëveshjen me Hitlerin, duke synuar që ta
hidhnin Gjermaninë kundër Rusisë bolshevike.
Pikërisht në këtë kohë, Italia fashiste pushtoi
Shqipërinë... Dhe disa nga krerët e mëvonshëm të
Ballit Kombëtar erdhën në Shqipëri bashkë me
pushtuesit dhe morën poste të larta në qeveritë
kuislinge. Më pas Gjermania i ra Polonisë dhe e ndau
me Rusinë... Dhe filloi Lufta e Dytë Botërore...
Dhe Lufta e Dytë Botërore nuk ishte si ato përrallat
që tregohen te dyqani i fshatit në Shqipërinë e
bajraktarëve. ..
Gjermania hitleriane vuri në provë të gjithë botën...
Dhe ishte shumë afër zbulimit të armëve
atomike...Fuqitë Perëndimore vunë në peshore rrezikun
që vinte nga fashizmi i kuq dhe panë se ai rrezik
ishte fare i papërfillshëm në krahasim me atë që vinte
nga nazizmi!...
Dhe ashtu u krijua koalicioni i madh kundër fuqive
fashiste dhe lufta u fitua kur në fushën e luftës
zbritën edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës...
Del pyetja:
Ti, zoti bardhosh, me cilin ishte gjatë Luftës së Dytë
Botërore?
Të jesh i sigurtë, unë nuk i kam futur dhe nuk i fus
të gjithë ballistët në një kazan... Veç edhe ti, zoti
bardhosh, bashkë dhe me disa të tjerë të ngjashëm me
ty, nuk na fut dot ne që kemi luftuar në Luftën e Dytë
Botërore në kazanin tënd të shpuar të injorancës...
Historia e letërsisë merret me ata që kanë shkruar
libra dhe nuk merret me të hedhur fall kush mund të
shkruante libra, por nuk arriti t’i shkruante...
Prandaj, zotërinj politikanë, merruni me politikë...
Për më tepër, po ua përsëris edhe një herë: Martin
Camaj ka shkruar, nuk ka qenë komunist... Dhe
megjithatë, nuk po merr dot frymë në arsimimin e
fëmijëve tanë...
Për çudi, zotërinjtë bardhoshë kjo gjë nuk i shqetëson
aspak... Duket, nuk duan të dinë se edhe Fishta nuk ka
qenë komunist... Edhe Xhojsi nuk ka qenë komunist...
Dhe për çudinë e të gjitha çudirave, këtyre zotërinjve
që hiqen sikur e duan letërsinë, nuk u bëhet fare vonë
që ismailkadareja me nofkën “Gjenerali”, është
shgërryer si ka dashur me letërsinë shqipe dhe atë
botërore...
Pse spiuni me nofkën “Gjenerali” dhe të gjithë sojet e
bajraktarëve bëjnë kështu, nuk ka nevojë për
shpjegime... Të gjitha dihen. Tani le të kthehemi te
Disidenca.
Disidencë do të thotë të mos aprovosh një gjë... Një
rrymë fetare ku ke qenë anëtar, një shoqëri...E të
tjera mosaprovime të këtij lloji.
Unë kushtet për të qenë disident i përmbush
plotësisht, por nuk dua në asnjë mënyrë të rris vlerën
time letrare me disidencë. Për këtë kam qenë i qartë
që në fillim. Vepra ime letrare është më se e
mjaftueshme për misionin tim në jetë.
------------------------------------

Spiuni me nofken "Gjenerali"

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 28 Dhjetor 2007 19:03
sarandaebukur nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė sarandaebukur Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me sarandaebukur (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: sarandaebukur Shto sarandaebukur nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto sarandaebukur nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
shelgu
-

Regjistruar: 27/11/2007
Vendbanimi: EU
Mesazhe: 8928

Nga Jeton Kelmendi

Kasëm Trebeshina u lindi në Berat më 8 gusht 1926. Studioi për pak kohë në Shkollën Normale të Elbasanit, por më 1942 u aktivizua në Luftën Nacionalçlirimtare. Trebeshina i ndërpreu edhe studimet e larta në Institutin e Teatrit “Ostrovski” të Leningradit dhe iu kushtua krijimtarisë letrare. Në vitin 1961 boton poemën “Artani dhe Minja” dhe përkthen tre drama të Garcia Lorkës, të cilat u botuan pa emrin e tij.
Veprat e Trebeshinës nisën të botoheshin në fillimvitet ’90 kryesisht në Prishtinë e më vonë edhe në Tiranë. Në Kosovë, Trebeshina ka botuar: “Stina e stinëve“, 1991; “Mekami, melodi turke“, 1994; “Histori e atyre që nuk janë“, 1995 ndërsa në Shqipëri: “Legjenda e asaj që iku“, 1992; “Koha tani, vendi këtu“, 1992; “Qezari niset për në luftë“, 1993; “Rruga e Golgotës“, 1993; “Lirika dhe satirë“ 1994: “Hijet e shekujve“, 1996; “Ëndrra dhe hije“; 1996, “Këngë shqiptare“, etj. Romani pesëvëllimësh “Këngë shqiptare” konsiderohet si një ndër prozat më të gjata të letërsisë shqipe. Si dramaturg, Trebeshina ka shkruar mbi 70 drama, por vetëm pak prej tyre janë vënë në skenat shqiptare (“Muzeu“), dhe fare pak në Francë e gjetkë. Megjithatë pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Trebeshinës është ende në dorëshkrim: 23 vëllime me poezi, 62 pjesë teatrore, shumë e shumë romane, përmbledhje tregimesh, ese e vëzhgime, etj..
“Legjenda e asaj që iku”, është një ndër veprat më përfaqësuese të Kasëm Trebeshinës dhe që përfshin novelat “Stina e stinëve”, “Odin Mondvalsen” dhe “Fshati mbi shtatë kodrina”. “Odin Mondvalsen” përbën një veçanti si përsa i përket objektit të pasqyrimit, ashtu edhe për nga teknikat e rrëfimit, sa është krahasuar me vepra të mjeshtërve të absurdit, si Beket, etj.. Ajo vepër duket sikur nuk ka lidhje me gjithë çka është shkruar në letërsinë shqipe.

Trebeshina, censurimi vazhdon
Pjesëmarrës aktiv në Luftën Nacionalçlirimtare që në rininë e hershme, Trebeshina nuk u pajtua me politikën moniste të kreut të partisë komuniste ku edhe vetë bënte pjesë; e kundërshtoi atë në mënyrë të drejtpërdrejtë, veçanërisht për drejtimin që po i jepte letërsisë dhe arteve. Për këtë qëndrim u burgos dhe veprat i mbetën në dorëshkrim. Letra e tij “Promemorje për Enver Hoxhën”, e 5 tetorit 1953, denoncoi vendosjen e pushtetit “njëdorësh” në Shqipërinë e pasluftës së Dytë Botërore dhe instalimin e realizmit socialist të cilin Trebeshina e identifikon me censurën më të çuditshme.
“Kasëm Trebeshina, profet” e quan Robert Elsie në një artikull të ‘92-shit prozatorin, dramaturgun dhe poetin e sapokthyer në jetë, sepse Trebeshina kundërshtoi që në zanafillë realizmin socialist pasojat e të cilit i kishte parashikuar bashkë me burgosjen e poetëve e shkrimtarëve.
Në fillim të viteve ‘50-të, Trebeshina shkruante ndryshe nga veprat që botoheshin në atë kohë. Thellësia ideore e veprave të tij dhe temat tabu lidhen me talentin e autorit që bën letërsi pa pyetur për pasojat. Edhe pse persekutimet e herëpashershme i shkaktuan vuajte të gjata fizike, vepra e Trebeshinës, ndonëse s’u botua, e shfaqi vlerën e saj pas disa dekadash.
Për kritikën, vepra e Trebeshinës qëndron ndërmjet traditës kuteliane dhe surealizmit, por atij vetë i pëlqen ta quajë realizëm simbolik. Nisur nga fakti se pjesa më e madhe e veprës së Kasëm Treb-eshinës është ende e pabotuar, si pasojë e një klime armiqësore, kërcënuese dhe censuruese që mbizotëron në qarqet botuese shqiptare (të pabotuara ose “me botim të shtyrë” që prej 10 vjetësh janë intervista, ese, novela e poezi, të zhdukura rregullisht nga pseudobotues të rinj e të vjetër) , vendi i saj –pra i veprës së Trebeshinës në letërsinë e sotme shqipe mbetet ende i papërcaktuar përfundimisht.

Denonco kėtė mesazh tek moderatorėt | IP: e regjistruar

Mesazh i vjetėr 15 Mars 2010 18:56
shelgu nuk po viziton aktualisht forumin Kliko kėtu pėr Profilin Personal tė shelgu Kliko kėtu pėr tė kontaktuar me shelgu (me Mesazh Privat) Kėrko mesazhe tė tjera nga: shelgu Shto shelgu nė listėn e injorimit Printo vetėm kėtė mesazh Shto shelgu nė listėn e monitorimit Ndrysho/Fshij Mesazhin Pėrgjigju Duke e Cituar
Ora tani: 17:58 Hap njė temė tė re    Pėrgjigju brenda kėsaj teme
Gjithsej 3 faqe: « 1 2 [3]   Tema e mėparshme   Tema Tjetėr

Forumi Horizont Forumi Horizont > Tema Shoqėrore > Letėrsia > Letersia Moderne Shqiptare > Kasėm Trebeshina > Ismail Kadare dhe Kasem Trebeshina-Dy stile te ndryshme,dy karaktere te kundert.

Pėrgatit Kėtė Faqe Pėr Printim | Dėrgoje Me Email | Abonohu Nė Kėtė Temė

Vlerėso kėtė temė:

Mundėsitė e Nėn-Forumit:
Nuk mund tė hapni tema
Nuk mund ti pėrgjigjeni temave
Nuk mund tė bashkangjisni file
Nuk mund tė modifikoni mesazhin tuaj
Kodet HTML nuk lejohen
Kodet speciale lejohen
Ikonat lejohen
Kodet [IMG] lejohen
 

 

Kliko pėr tu larguar nese je identifikuar
Powered by: vBulletin © Jelsoft Enterprises Limited.
Materialet qė gjenden tek Forumi Horizont janė kontribut i vizitorėve. Jeni tė lutur tė mos i kopjoni por ti bėni link adresėn ku ndodhen.